Aktualitet

Historia e Boçarëve, pronarë të bregdetit në Vlorë: 30 vite në gjyq për pronat

Familja Boçari është pronare e 142 hektarëve në Vlorë. Në komunizëm u shpronësuan për t’u ngritur ndërmarrje bujqësore. Në vitin 1996, Komisioni i Kthimit të Pronave i ktheu Gëzim Boçarit 2 hektarë toke.

Por dokumenti ju dorëzua me mangësi materiale pa firmë të kryetarit të komisionit, raporton në një kronikë Top Channel.

Gjykata e Lartë vendosi në 2003 plotësimin e mangësisë dhe dorëzimin siç e kërkon paditësi”, shprehet Gëzim Boçari për TCH.

Për vite me radhë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës së Lartë, atëherë Gëzim Boçari ju drejtua Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“Gjykata vendosi që të ekzekutojë pa vonesë vendimin e Gjykatës së Lartë si dhe e dënoi shtetin shqiptar me një gjobë prej 49 mijë eurosh për dëmin moral. Në atë kohë ka qenë kryeministër Berisha, paratë i kemi marrë, pronën jo”, thotë Boçari.

Ju drejtohet për vite me radhë institucioneve të shtetit.

“Të gjithë ose s’janë përgjigjur ose janë përgjigjur tjetër për tjetër. I jam drejtuar sërish Strasburgut që të evidentojnë që vendimi i tyre nuk po zbatohet”, shprehet Gëzimi.

Deri në 2017, Avokati i Shtetit ka reaguar që vendimi i Strasburgut është ekzekutuar.

“Ekzekutimi konsiston në dhënien e një firme nga kryetari i ATP pro ose kundër kjo nuk është ë bërë, pra shteti ka mashtruar përsëri Strasburgun”.

Në zonën e Jonufrës, ndërkohë lulëzojnë përditë ndërtime në prag të sezonit të ri veror.

“Në këtë pronë kryetarët e bashkisë, të mëparshmit, në mënyrë të veçantë Shpëtim Gjika, kanë bërë biznes ose pis-nez”, thotë Boçari.

Ka qenë 40 vjeç kur e nisi këtë betejë, tani është 70 vjeç.

“E gjithë shtëpia është plot me dokumente. Me pyet ku nuk kam qenë jo ku kam qenë”.

Profesor Boçari thotë se gjithë dosja e tij duhet t’i nënshtrohet vettingut.

“Të gjithë këta që janë këtu, asnjë nuk është pronari, pra po zhvillohet strategjia e Katovicës që t’i qarkullojnë pronarët nëpër gjyqe derisa të lodhen. Unë kam vendosur të mos lodhem”, shprehet Gëzim Boçari.

Historia e Boçarëve, pronarë të bregdetit në Vlorë: 30 vite në gjyq për pronat Read More »

Horoskopi për ditën e sotme, 24 prill 2018

Dashi

Me Uranin që grindet me Hënën, do të ishte mirë të mos dilni në konkluzione të menjëhershme për ato që do t’ju thonë. Dëgjojini argumentet e të tjerëve, edhe pse brenda jush keni një ndjenjë të fortë rebelimi, që ju shtyn t’ju kundërviheni.

Demi

Me Plutonin që ndikon, sjellja jo e duhur mund të konsolidohet në vend që të jetë diçka e rastit. Pyesni veten nëse e dini si do të reagonte partneri. Mos u përzieni me gjëra që nuk ju takojnë dhe në lidhje me këtë bëni një sqarim.

Binjakët

Me favorizimin e Jupiterit, nëse jeni në kërkim të një pune, dijeni se fati mund t’ju trokasë në derë. Mos rrini duarkryq. Me Venusin mike, mund të hapni një kapitull të ri në lidhjet e juaja dashurore me personin e zemrës.

Gaforrja

Sot do të tregoheni shumë kokëfortë, por partneri do t’ju kuptojë dhe do t’ju falë. Me pak fjalë do të jeni edhe më të bashkuar se më parë. Mos jini koprrac kur vjen puna për të treguar dashurinë. Njerëzit që ju rrinë në krah e meritojnë plotësisht.

Luani

Hëna pozicionohet me Venusin dhe Marsin. Do të keni fërkime me një familjar që këmbëngul që gjithçka shkon mirë, ndërsa në realitet ka tensione të fshehura. Kush jeton në çift, duhet të bëjë kujdes që të mos ndërlikojë atë që është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.

Virgjëresha

Me Venusin, Marsin dhe Uranin kundra paralajmërojnë një ngritje të menjëhershme tensionesh, si edhe ndonjë vendim që mund të merret në mënyrë të pakontrolluar. Nguliteni mirë në mendje se gjaknxehtësia dhe paragjykimet mund të ndikojnë që të bëni më shumë sesa një gabim.

Peshorja

Me ndikimin e Hënës, priten ulje dhe ngritje të humorit në lidhje me sqarime familjare, por jo përballje zënkash. Çlirohuni nga të tjerët. Veproni sipas mendjes suaj, pa u dashur fare t’u përshtateni ritmeve të të tjerëve.

Akrepi

Në këtë ditë bukur do të jeni nismëtar, i iniciativave të këndshme në grup. Do të argëtoheni jashtë mase, duke harruar çdo shqetësim. Aftësia juaj për të dëgjuar kërkesat e partnerit dhe t’i plotësoni dëshirat do ta forcojë lidhjen.

Shigjetari

Hëna nuk ka shumë gjëra për t’ju thënë. Nga ana tjetër, Merkuri dhe Venusi ju mbikëqyrin dhe jua bëjnë gjërat më të thjeshta. Me mbështetjen e vyer të planetit të dashurisë, do të tejkaloni keqkuptime të rastit me partnerin.

Bricjapi

Të jeni më të dashur nuk ju bën veçse mirë. Padyshim do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin që keni në krah. Mos e harroni, ndërhyrja e një familjari në punët tuaja do t’ju nervozojë disi, por nuk keni çfarë bëni.

Ujori

Me Jupiterin që ju mbështet, nëse keni ndonjë ide të bukur që ju shkon ndërmend, vëreni në veprim. Do t’ia dilni të gjeni edhe aleatë. Nëse do të ketë fërkime brenda familjes, largojuni duke e kaluar me sportivitet.

Peshqit

Një person ju tërheq së tepërmi e për rrjedhojë do të bini në kurthin e dashurisë, duke u ushqyer me iluzione dhe ëndrra. Por ndërkaq, e keni vetë në dorë nëse kjo dashuri do të materializohet. E rëndësime është të tregoheni në çdo çast vetja

Horoskopi për ditën e sotme, 24 prill 2018 Read More »

Ky është deputeti socialist që u diplomua në Gjenevë pa lëvizur nga Shqipëria! (Emri + Dokumentet)

Deputeti mediokër që nuk di mirë shqip deklaron se di tre gjuhë të huaja. Sipas formularit të dekriminalizimit nuk është larguar asnjëherë më shumë se një muaj jashtë vendit, por pretendon se është diplomuar në Gjenevë. Nuk tregon nëse e ka mbaruar shkollën e mesme

Shkruan Adriatik Doçi

Sadri Abazi perceptohet nga opinioni publik si një ndër deputetët më mediokër të Parlamentit Shqiptar, por kjo cilësi, jo vetëm nuk e ka penguar, por përkundrazi, duket se e ka ndihmuar që të ngjitet pas këpucës së Edi Ramës, duke futur në xhep një pjesë të buxhetit të shtetit shqiptar, me anë të një kompanie, të cilën e ka kaluar në emër të familjarëve të tij. Edhe pse e ka të vështirë të artikulojë një fjali në gjuhën shqipe sipas rregullave elementare sintaksore, Sadri Abazi, në jetëshkrimin e tij, deklaron se di tre gjuhë të huaja dhe se është diplomuar në Gjenevë. Duke iu referuar gjithnjë jetëshkrimit të tij, Sadri Abazi thotë se di anglisht, italisht dhe turqisht, ndërkohë që pretendon se në vitin 2002 është diplomuar në Gjenevë.

Dyshimet për vërtetësinë e jetëshkrimit të deputetit konsistojnë në faktin se Sadri Abazi, në formularin e dekriminalizimit, deklaron se nuk është larguar asnjëherë më shumë se sa një muaj jashtë vendit. Pyetjes se nëse ka jetuar ndonjëherë më shumë se sa një muaj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, deputeti i është përgjigjur me ‘jo’. Nuk marrim përsipër të pohojmë që deputeti Sadri Abazi e ka blerë diplomën dhe as se nuk ka fare diplomë, por që të diplomohesh në Gjenevë pa lëvizur më shumë se sa një muaj nga Shqipëria, duket të kesh cilësi magjistari.

Ligji për dekriminalizimin ngarkon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të verifikuar vërtetësinë e të dhënave të deklaruara nga deputetët në formularin e dekriminalizimit, por organi i akuzës mund të verifikojë edhe ligjshmërinë e diplomës që pretendon deputeti, i cili në jetëshkrimin e tij nuk thotë asgjë se ku dhe kur e ka mbaruar shkollën e mesme.

Deputeti Sadri Abazi ka disa vite që fut në xhep një pjesë të buxhetit të shtetit shqiptar, duke kombinuar ndikimin politik si deputet i Kuvendit të Shqipërisë me pjesëmarrjen në tendera të kompanisë Usluga shpk, të cilën e ka kaluar në emër të familjarëve të tij. Me paratë që u ka marrë shqiptarëve, Sadri Abazi, përpos të tjerave, në vitin 2016 ka blerë edhe një makinë me vlerë 105 mijë euro. Pasuria e tij e përgjithshme e këtij deputeti është marramendëse në raport me nivelin e jetesës së qytetarëve shqiptarë. Javët e fundit kompania e nipit të Sadri Abazit është kapur me dokumente të falsifikuar, me të cilat ka fituar tendera. Institucionet e shtetit shqiptar, në nivel lokal dhe qendror, janë vënë në garë se kush u jep më shumë tenderave njerëzve të afërt të Sadri Abazit. Kjo duket se është arsyeja se pse Sadri Abazit i duhet mandati i deputetit dhe shpërfytyrohet nëpër fushata zgjedhore. Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e fundit për të drejtat e njeriut në Shqipëri, përpos të tjerave konstatonte se “zyrtarët herë pas here përdorën burime shtetërore për përfitime personale”.

Në vitin 2016, Partia Demokratike tentoi të vinte në lëvizjen Gjykatën Kushtetuese, për t’i hequr mandatin Sadri Abazi, i cili përfitonte me anë të familjarëve të tij para publike, por çuditërisht PD u tërhoq, duke konfirmuar edhe një herë perceptimin e fortë, se këtë janë të gjithë bashkë, janë të lidhur me fije interesash, se mbrojnë njëri-tjetrin, përfitojnë sëbashku dhe se alternohen në pushtet, kundër interesit publik.

Ky është deputeti socialist që u diplomua në Gjenevë pa lëvizur nga Shqipëria! (Emri + Dokumentet) Read More »

Gjyqtarë e prokurorë në “gropën”, që kanë hapur vetë/ Kryegjyqtarja dhe burri 23 vite drejtor ‘çmendin’ me pasurinë (Dokumentet)

Gjyqtarët dhe prokurorët po bien në gropën që kanë hapur vetë, nëpërmjet pasurimit të tyre në kohë rekord.

Fenomeni është tashmë i njohur dhe CNA.al, sjell pothuajse çdo ditë raste konkrete. Ajo që bie në sy në formularët e deklarimit të pasurive të tyre, është favorizimi i bashkëshortëve përkatës, në rastet kur ata kanë humbur punën apo në rastet kur ata akuzohen për ndonjë vepër korruptive.

Deri më tani, të gjithë bashkëshortët (tet) e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë humbur punën e kanë fituar gjyqin dhe dëmshpërblimin pa u zvarritur çështja, dhe në rastet kur bashkëshortët (tet) akuzohen për vepra korruptive, kanë shpëtuar pa iu hyrë gjemb në këmbë.

Një situatë e tillë, duket se ka ndodhur edhe me Drejtorin e Ujësjellësit të Korçës, Petrit Tare, bashkëshortja e të cilit Entela Prifti është kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës.
Kujtojmë se kohë më parë, Petrit Tare u padit penalisht nga KLSH, në prokurorinë e Korçës për “shpërdorim detyre” dhe Këshillit Mbikëqyrës iu rekomandua largimi i tij nga detyra, gjë që nuk ndodhi.

Dëmi i shkaktuar, sipas KLSH-së, ishte disa milion euro, ku vetëm blerja e matësave të ujit vlerësohej 3.6 milion euro (pa TVSH).

Por hetimet e sfumuan dhe për pasojë për dëmin e shkaktuar, nga bashkëshorti i kryegjyqtares së Apelit, Entela Prifti, nuk u dha përgjegjësi.

Entela Prifti, është prej më shumë se 20 vitesh gjyqtare dhe prej më shumë se 15 vitesh punon në Gjykatën e Apelit të qytetit Juglindor.

Në këto rrethana, dyshohet se Prifti mund të ketë ndikuar që bashkëshorti i saj t’i shpëtojë drejtësisë.

Prej disa ditësh procesi i Vettingut është kthyer në ferr për gjyqtarët dhe prokurorët që kanë abuzuar dhe shpërdoruar detyrën.

Në këtë rreth “ferri” pritet të kalojë edhe kryegjyqtarja Prifti.

Kjo e fundit së bashku me bashkëshortin e saj Petrit Tare janë lakuar më herët edhe për pasurinë marramendëse.
Para pak kohësh dhe konkretisht në vitin 2015, në media doli me foto një super- vilë e çiftit Tare, rikonstruksioni së cilës, u tha se kishte kapur vlerën e rreth 500 mijë eurove.

Në katin e parë të godinës ndodhej një restorant ndërsa taraca shërben si lokal.

Por në deklaratën e pasurisë së Entela Priftit dhe Petrit Tare, për vitin 2016 nuk është deklaruar një pronë e tillë.

Ndërkohë në deklaratën e pasurisë bien në sy kredi, në vlerën 70 mijë euro të marrë në vitin 2011, hua e marrë nga motra e kryegjyqtares 550 000, shpenzime për pushime 2500 euro, shkollimi i fëmijëve në shkolla jopublike 600 000 lekë dhe mbyllje e hapje llogarish në kohë rekord.

Deklarimi i pasurisë për vitin 2016

Llogari rrjedhëse nga paga e bashkëshortit në vlerën 515 000 lekë.

Llogari rrjedhëse nga paga në shumën 671 300 lekë.

Mbyllje llogarie rrjedhëse të bashkëshortit në shumën 182.000 lekë.

Mbyllje llogari rrjedhëse të bashkëshortit në shumën 659 000 lekë.

Mbyllje llogari rrjedhëse të bashkëshortit 545 800 lekë.

Mbyllje llogarie për fëmijën në shumën 3 502 000 lekë.

Mbyllje llogarie depozita kursimi për fëmijët në vlerën 1 882.000 lekë

Çelje llogarie kursimi për fëmijën në shumën 5 573 000 lekë

Çelje llogarie për fëmijën pas mbylljes së llogarisë parë në shumën 1 000 000 lekë.

Llogari rrjedhëse në euro në shumën 1 000 euro.

Shpenzime shkollimi për fëmijën në shkollë jopublike në shumën 600 000 lekë.

Shpenzime për pushime vjetore 2500 euro.

Kredi bankare në shumën 70 000 euro, për një fata 7 vjeçar e marrë me datë 26. 12. 2011. Pagesa kësti kredie në shumën 10 500 euro. Janë pa paguar 21 700 euro.

Kthim huaje motrës, në shumën 550 000 lekë.

Gjendje cash në banesë 50 000 lekë.

Të ardhura nga dieta e bashkëshortit nga puna si drejtor i UKKO në shumën 2 051 700 lekë.

Të ardhura nga paga, dieta, nga puan si kryetare e Gjykatës së Apelit në Korçë në shumën 1 546 500 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë dt 05.01.2016, për objektin në pronësi të bashkëshortit në shumën 2 400 000 lekë

Të ardhura nga kontrata e qirasë, dt. 07.01.2016 për objektin në pronësi të bashkëshortit dhe djalit në shumën 2 200 euro.

Djali Elio Tare, apartament banimi me sipërfaqe 77.55 metër katror, me vlerë 8438 lekë. Në bashkëpronësi me babain Petrit Tare. Privatizuar nga gjyshërisht dhe babit nga shteti më vitin 1994. 2/3 e banesës dhuratë nga gjyshërit.

Djali Elio Tare, lloggari e përbashkët kursimit me babain Petrit Tare, në shumën 5. 573 000 lekë.

Fillimisht është çelur llogari kursimi në vitin 2006 në emër të Elio Tares, nga kalimi i një shumë të hollash të ndodhura në llogarinë e kursimit të Petrit Tares. Pas hapjes së llogarisë janë kaluae çdo muaj nga llogaria e pagës së prindit Petrit Tare, në llogari të secilit prej fëmijëve në shuma 10 000 lekë në muaj deri në vitin 2015. Ndër vite janë kaluar edhe shumë të ndryshme përsëri nga të ardhurat e [gës dhe shpërblimet e punës së babait Petrit Tare si dhe kursime të mbledhura nga vetë fëmijët. Njëkohëisht janë shtuar edhe interesate bankare të akumuluara në vite. Në muajin janar 2016, e gjithë shuma e mbledhur dhe interesat e shtuara ndër vite së bashku me të ardhurate mbetura në llogaritë e prindit Petrit Tare janë mbledhur dhe janë rindarë në dy llogari të reja në emër të djalit Elio Tare dhe babait Petrit Tare si dhe një tjetër në emër të vajzës.

Gjyqtarë e prokurorë në “gropën”, që kanë hapur vetë/ Kryegjyqtarja dhe burri 23 vite drejtor ‘çmendin’ me pasurinë (Dokumentet) Read More »

Fuoristradë luksoze dhe BMW, zbardhet pasuria e Grida Dumës

Sekretarja e marrëdhënieve me publikun në Partinë Demokratike,Grida Duma, e cila rastësisht ka të njëjtat iniciale me bashkëbiseduesin-en G.D., në video-skandalin erotik të deputetit demokrat, Ervin Salianji, është personazhi më i përfolur në skenën politike.

Grida Duma, e cila përgjithësisht është e ashpër ndaj politikave qeverisëse asnjëherë nuk ka nguruar të flasë për tema të ndryshme.

E vetmja çështje, për të cilën Duma ka heshtur është lakimi i emrit të saj, pasi përkonte me inicialet G.D. në videon-erotike të deputetit Ervin Salianji.

Grida Duma, e cila u zgjodh deputete për herë të parë në korrik të vitit të shkuar,  së fundmi e kemi parë të flasë për varfërinë.

Në disa raste, deputetja ka “braktisur” për disa orë luksin ku jeton për të vizituar familjet e varfra të cilat janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike.

Referuar të dhënave të pasurisë të përgatitura nga Open Spending Albania dhe të dhënave të marrë nga CNA.al pranë ILDKPKI –së, vërehet se Duma në rolin e  zëvendës-ministres gjatë qeverisjes së Berishës, ka në pronësi dy apartamenteve luksoze, njëri në Tiranë dhe tjetri në Durrës me një vlerë totale prej 162 000  euro.

Gjithashtu deputetja ka në pronësi gjithashtu edhe një fuoristradë luksoze prej 30 000 eurosh si edhe një tjetër makinë, kësaj radhe BMW me vlerë 15 000 euro.

Ndër të tjera ajo ka edhe katër llogari bankare, të cilat deri në momentin e deklarimit kishin rreth 2.4 milion lekë kursime.

Deklarata fillestare të vitit 2011

Pronare me 50 % e një apartamenti banimi me sipërfaqe 153 m2 në Tiranë blerë në vitin 1999, vlera 18 500 dollarë.

Pronare me 100 % e një ap. banimi me sip. 152 m2 në Tiranë, blerë në vitin 2005 me divident nga aksione në partneritet, vlera 90 000 euro.

Pronare me 100 % e një ap. banimi me sip 121 m2 + tarracë 90 m2, blerë në vitin 2008 me divident nga aksione në partneritet, vlera 72 000 euro.

Kredi bankare leasing në një bankë të nivelit të dytë për blerje automjeti, detyrimi i mbetur pashlyer, 11 600 euro (shumë e mbetur për t’u paguar në gusht 2016.).

Pronare me 100 % i një makine ‘Chevrolet Captiva’ blerë në gusht 2007, 22 000 euro leasing, vlera 33 000 euro.

Burimi i të ardhurave nga Puna:

Të ardhura nga Fakulteti i Shkencave Sociale, departamenti i Sociologjisë.

Të ardhura nga Universiteti “Marin Barleti”.

Të ardhura nga Universiteti Europian i Tiranës.

Të ardhura nga Agjencia e Akreditimit (MASH).

Të ardhura nga OSBE, Departamenti për Demokratizim.

Të ardhura nga paga si zëvendësministre deri më 05.09.2013, 1 230 702 lekë.

Pronare me 100 % e një apartamenti  banimi me sip. 152 m2 në Tiranë, blerë me kursime, divident në shoqëri private, vlera 90 000 euro.

Pronare me 100 % e një apartament banimi me sip 121 m2 + tarracë 90 m2 në Durrës, blerë në vitin 2008 me divident, vlera 72 000 euro.

Pronare me 100 % i një makine ‘Chevrolet Captiva’ blerë me të ardhura nga shitja e makinës së vjetër + leasing, vlera 33 000 euro.

Të ardhura nga shitja e ap. me sip 53 m2 në Tiranë, 4 910 000 lekë.

Kontratë leasing në një bankë të nivelit të dytë për blerje makine. Detyrimi i shlyer 11 040 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 11 040 euro.

Shpenzime për blerjen e një makine ‘BMË’, blerë me kursime, të ardhura nga shitja e makinës së vjetër, të ardhura nga shitja e ap., vlera 15 000 euro.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si zëvendësministre deri më 05.09.2013, 1 230 702 lekë.

Pronare me 100 % e një apartamenti banimi me sip. 152 m2 në Tiranë, blerë me kursime, divident në shoqëri private, vlera 90 000 euro.

Pronare me 100 % e një apartamenti banimi me sip 121 m2 + tarracë 90 m2 në Durrës, blerë në vitin 2008 me divident, vlera 72 000 euro.

Pronare me 100 % i një makine ‘Chevrolet Captiva’ blerë me të ardhura nga shitja e makinës së vjetër + leasing, vlera 33 000 euro.

Të ardhura nga shitja e ap. me sip 53 m2 në Tiranë, 4 910 000 lekë.

Kontratë leasing në një bankë të nivelit të dytë për blerje makine. Detyrimi i shlyer 11 040 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 11 040 euro.

Shpenzime për blerjen e një makine ‘BMË’, blerë me kursime, të ardhura nga shitja e makinës së vjetër, të ardhura nga shitja e ap., vlera 15 000 euro.

Viti 2017 para fillimit të detyrës

Pronare me 50 % (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një ap. banimi me sip. 152 m2 në Tiranë, blerë nga deklaruesja sipas kontratës së porosisë me kursime, kontribute prindërore, divident nga ortakëria në sipërmarrje private, vlera 90 000 euro.

Apartament banimi në Durrës i cili nuk është në pronësi të deklarueses për shkak të moszbatimit të kontratës nga pala sipërmarrëse. Për këtë arsye kontrata e pronësisë është në proces gjyqësor në Tiranë në një kohë që në vitin 2009 ishin paguar për këtë ap. 72 000 euro

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga si lektore me kohë të pjesshme dhe të plotë, 287 756 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga si lektore me kohë të pjesshme dhe të plotë, 372 573.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga si lektore me kohë të pjesshme dhe të plotë, 3 558 euro.

Gjendja cash, 1 250 000 lekë.

Pronare me 100 % i një makine ‘Chevrolet Captiva’ blerë me leasing dhe vlera e makinës lënë në koncesionar, shlyer me të ardhura nga pagat, vlera 33 000 euro.

Pronare me 100 % e një makine BMË, blerë me të ardhura nga shitja e ap. me sip 53 m2, vlera 15 000 euro.

Të ardhura si lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, 582 489 lekë.

Të ardhura si lektore e ftuar, Lead Albania, 255 dollarë.

Bashkëshorti, Z. Ilir Shqina, të ardhura si specialist (grada këshilltar), në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, (janar-gusht 2017.), 740 040 lekë.

Fuoristradë luksoze dhe BMW, zbardhet pasuria e Grida Dumës Read More »

Gjykata Kushtetuese në kolaps, pas Lulos dhe Imerajt vetingu rrezikon të rrëzojë anëtaren tjetër

Gjykata Kushtetuese vijon që të jetë në kolaps. Pas dorëheqjes së anëtarit të Kushtetueses Besnik Imeraj dhe shkarkimit të Fatos Lulos situata në këtë gjykatë është vështirësuar akoma më shumë.

Por ajo ç’ka e çon akoma më shumë drejt kolapsit organin kolegjial në të lartë në vend, është se edhe gjyqtarja e Altina Xhoxhaj, njëherësh anëtare e Kushtetueses, rrezikon që të ngelë në provimin e vetingut.

Kjo për faktin se në seancën dëgjimore që u mbajt dje nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja Xhoxhaj nuk mundi ta justifikojë pasurinë e saj përpara trupës drejtuese. Ndërkohë nga ana tjetër e kur priten që këtij procesit të verifikimit t’i nënshtrohen dhe tre anëtarë të gjykatës Kushtetuese e vetmja që ka arritur ta kalojë procesin e verifikimit deri më tani është gjyqtarja Vitore Tusha, e cila mundi të justifikonte të gjithë pasurinë e saj para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Por ndonëse janë dhe tre anëtarë të Kushtetueses që presin radhën për të kaluar në filtrin e skanimit, një shkarkim i mundshëm nga detyra i anëtares Altina Xhoxhaj do të bënte që praktikisht Gjykatë Kushtetuese të mos ekzistonte më. Kjo sepse kjo gjykatë ka dal për herë të fundit në seancë plenare të hapur në datë 19 dhjetor të vitit 2017.

Ndërkohë që javën e kaluar iu komunikoi palëve se nuk mund të formojë kuorumin për një padi të shoqatës së ish-pronarëve për një VKM-je për pronat. Shkak u bë largimi i Lulos dhe Imerajt si dhe mbarimi i mandatit të dy anëtarëve të tjerë, shkruan gazeta Sot.Megjithatë nga ana tjetër për shkak të kësaj situate me të cilën po përballet Gjykata Kushtetuese Presidenti i Republikës shpalli dhe aplikimin e gjyqtarëve për kandidatë të Kushtetueses si dhe nga ana tjetër të njëjtin veprim ndërmori dhe Kuvendi.

Por pavarësisht kësaj iniciative të ndërmarra nga ana e institucionit të Presidencës dhe Kuvendit pati debate të shumta nëse anëtarët e rinj të Kushtetueses duhet ta kalonin si fillim procesin e vetingut apo jo. Debat që ndikoi që procesi të bllokohet deri në një moment të dytë.

Gjykata Kushtetuese në kolaps, pas Lulos dhe Imerajt vetingu rrezikon të rrëzojë anëtaren tjetër Read More »

Del foto e Mandit pak para se të vdiste, miku që ishte me të jep detaje tronditëse për kameramanin e News24

Kjo është foto e fundit e Armand Hallvaxhiut, pak orë para se të humbiste jetën gjatë një zhytje në det që rezultoi fatale për të, shkruan ShkodraNews.

Miku i tij, Dardan Delija i cili mesa duket e ka takuar i fundit, ka publikuar foton e fundit të Mandit, i cili shfaqet i buzëqeshur duke i dhënë makinës rrugës për Vlorë ditën e djeshme.

Sakaq Dardani rrëfen bisedën e fundit me 34-vjeçarin: Me the që “Do bëjmë namin”…

Ja postimi rrënqethës i mikut te tij:

Armand Hallvaxhiu o Vëllai im. Kështu e nisëm ditën dje herët në mëngjes duke bër atë që na pëlqente më shumë në botë ty dhe vëllezërve tanë. Po e shoh me kujdes që rrezet e diellit vijnë drejt teje. Kjo paska qen shenja. Por unë nuk kuptova asgjë. Ndoshta ti e ke ditur dhe ske folur. Ndoshta e ke ditur pasi një natë përpara ishe shumë optimist.

Me the që “Do bëjmë namin”. Zakonisht e thoja unë. Por këtë herë ti ishe plot entuziazëm, nuk e le gëzimin për në fund të gjuetisë siç bëje përherë.

Ndoshta e ke Ditur ose e Ke ndierë por unë kurrë nuk mendoja që ti do ndaheshe kaq herët. Mendoja që të gjithë ne së bashku me ty do plakeshim e do gjuanim me pushkë me ajër.

Se ti do thoje ” Plako, s’kena mo takat me kariku fusionat”. Ja kështu mendoja. U largove tepër herët. Na le bosh, dhe pa batutat e tua nuk do e zbusim dot dhimbjen. Tedi sot më hoqi pak mallin Tënd. Ma kishe përmendur me qindra herë dhe ai fliste njësoj si ty. Por vetëm pak se për ne ty askush nuk zëvendëson.

Më pyeti djali tani se çfarë të ndodhi ty. I thash që ty të morri deti se të donte shumë. Është më I fortë se unë deti, dhe ndaj të morri pa na pyetur se sa shumë do na mungoje ti. Trupin nuk ta morri dot , por të morri gjënë më të çmuar.

Shpirtin tënd të bukur e mori e ta ngjiti lartë. Tani jemi bosh. Ideja që do të na mungosh përherë që këtej e tutje qenka e pa durueshme. Dritë tu bëftë shpirti se çdo ditë të jetës na e ke bër të gjithëve më të bukur me mirësinë e dashurinë që na ke dhuruar.ShkodraNews

Del foto e Mandit pak para se të vdiste, miku që ishte me të jep detaje tronditëse për kameramanin e News24 Read More »

Atentat me armë në Elbasan, plagoset 22-vjeçari (Emri)

Një person është plagosur me armë zjarri në Elbasan.

Ngjarja ndodhi pak më parë në lagjen ‘5 maji’.

I plagosuri është 22-vjeçari Xhon Rusta.

Policia thotë se ai është një person me precedentë penalë pasi rezulton i dënuar më parë për plagosje me armë zjarri.

Shkaqet e ngjarjes së sotme nuk dihen.

I riu është transportuar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa Policia s’ka ende asnjë të ndaluar.

Atentat me armë në Elbasan, plagoset 22-vjeçari (Emri) Read More »