Grabitet me dhune posta sekrete e prokurorise Durres. Ngjarja ka ndodhur kete paradite rreth ores 10.30.
Persona ende te paidentifikuar grabiten posten sekrete.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me një lajm të mirë për qytetin e Fierit. Ai bën me dije se së shpejti nis projekti i programit kombëtar për Rilindjen Urbane. Rama publikon edhe një video nga projekti, të cilën e gjeni më poshtë. Rama bën me dije se pas ndërhyrjes në zonën e lumit Gjanica, kjo zonë do të bëhet pjesë integrale e qytetit.
“Mirëmëngjes dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, që nis zbatimin së shpejti për ta kthyer qendrën e Fierit nga një parking të ndotur në një hapësirë të re publike, si edhe lumin Gjanica nga “Lana e dytë” e Saliut të Parë, në pjesë integrale të qendrës së re të qytetit të rilindur, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Skeçi i Portokallisë së kësaj jave nuk duket se ishte thjesht një fabul komike, pasi duket se përbënte një metaforë reale të asaj që Donald Lu-ja personazhi real i skeçit donte të përcillte.
Fraza e Lu-së ishte lapidare kur personazhit të Edi Ramës në show-un komik ai i bëri thirrje: “Ndaje mendjen do shkosh këndej apo andej”.
Kush ka mend në kokë e kuptoi qartë, prerë dhe saktë mesazhin e qeverisë së Donald Trumpit, e cila sapo i ka zgjatur mandatin ambasadorit të saj në Tiranë.
Në mënyrë precise në Portokalli personazhet e Berishës, Bashës dhe Monika Kryemadhit ishin në një front, Edi Rama ishte në mes dhe lëvizte here këndej e here andej, ndërsa Donald Lu-ja, jo personazhi, por ambasadori i SHBA-së në Tiranë i bënte thirrje aktorit që imitonte kryeministrit që ta ndante mendjen nëse do ishte me Berishën apo me SHBA-në.
Mesazh më i qartë nuk ka pasur ndonjëherë.
Dhe menjëherë pas asaj performance që ishte shumë e qartë dhe që pati një përkrahje shumë të madhe nga publiku në sale (në portokalli nuk shkojnë njerëz me 5 mijë lekë, por ai që do dhe që e paguan biletën), një zë nga qarqet anti reform e ka cilësuar vettingun si një kob.
Është Anti Bushati, gazetari që për 4 vjet nuk është vetëm kundërshtari i Edi Ramës, por lustraxhiu i Bashës dhe Kryemadhit sot dhe Berisha-Metës dje.
Anti Bushati, sëbashku me Shkullakun është kalemi zyrtar i antireformës në drejtësi.
Sot Bushati shkruan i shqetësuar në përkrahjen popullore për largimin e të korruptuarve nga drejtësia.
Bushati, i cili sulmon ashpër Donald Lu-në shkruan se
“Fatëkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, në Shqipëri, po triumfon gjuetia e shtrigave ndaj të djeshmes, përpara preokupimit për të nesërmen.
Dhe ky është sinjali që duhet të n’a shqetësojë.
Sepse as deklamimet e diplomatëve dhe qeveritarëve as enumeracioni që ata i bëjnë kokave të prera deri më tani, nuk janë një garanci për të ardhmen. Në të kundërtën, ato mund të jenë spektakli zhurmëmadh që na pengon t’i shohim rreziqet e saj”.
Pra në mënyrë të qartë, njeriu fenomen që nuk thërriti asnjë here për krimin dhe mafia-n në Shqipëri, madje është paguar kokërr më kokërr, e quan gjueti shtrigash një process kontrolli pasurie.
Gjueti shtrigash është të akuzosh pa baza, gjueti shtrigash është të sulmosh të pambrojturin, ose viktimën që do t’I marrësh gjobën, por jo kontrollit të pasurisë së zyrtarëve më të lartë të shtetit.
Në botën perëndimore, por edhe lindore, është standard, madje ka qenë edhe në perandoritë e vjetra që nga ajo Romake, Bizanti e madje edhe osmanët që kadiun që madje nuk i jepnin as grua që të mos ketë kunetër e krushq për të favorizuar e fshehur pasurinë.
Tashmë po duket e qartë se ajo që ka ndodhur në këto katër vite ka qenë një luftë e hapur pro dhe kundër pastrimit të zyrtarëve të shtetit shqiptar.
Andi Bushati e tha qartë dhe nuk ka dyshim se lufta e tij kundër krimit e korrupsionit është pikërisht për ta mbrojtur atë.
E jo më kot sulmojnë edhe Donald Lu-në, duke shpresuar se Trump do ta heqë.
Porduket se Trump-i dëgjoi shqiptarët dhe jo Bushatët…/Pamfleti.com
Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, do të ekstradohet nesër nga Turqia. Sipas lapsi.al oficerët e policisë shqiptare ndodhen tashmë në Turqi për të marrë Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit.
Disa ditë më parë Izet Haxhia u vetëdorëzua në policinë turke, me qëllim që të niste procedura e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë. Ai do dalë nesër para gjykatës në Ankara.
Lajmin e vetëdorëzimit ai e njoftoi përmes faqes në Facebook. Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kerkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.
Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.
Haxhija ka akuzuar se ka qënë Sali Berisha ai që ka vrarë Azem Hajdarin.
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj do të jetë sërish në sistemin e drejtësisë.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi sot, që Beçaj, pas katër vitesh të rikthehet në Gjykatën e Apelit.
Beçaj futet në derën e Gjykatës së Apelit, pasi ka fituar dy vendime gjyqësore.
Kjo e fundit ishte larguar pasi i përfundoi mandati dhe kishte bërë kërkesë për rikthimin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Më herët, në vitin 2013, KLD e kishte refuzuar kërkesën e Beçajt, duke mos e emëruar.
Emri i Beçajt është i lakuar në kohën që kanë qenë në krye të Gjykatës së Lartë, për “mbrojtje” të kreut të LSI-së në atë kohë, që sot është President Ilir Meta.
Historia e ka zanafillën tek video-përgjimi i “bllokut të zi” apo “7 përqindëshit”, që ndryshe njihet si rasti “Meta-Prifti”.
Pas publikimit të videos Meta-Prifti, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për korrupsion pasiv e aktiv dhe shpërdorim detyre si dhe u sekuestrua kaseta me pamjet filmike dhe pas shumë sorollatjesh, gjoja ekspertiza, çështja përfundoi në Gjykatën e Lartë, e cila në atë kohë drejtohej nga Shpresa Beçaj.
Ndërkaq, në të njëjtin video-përgjim, që u shfaq në janarin e vitit 2011, u lakua mediatikisht dhe emri i vajzës së kryetares së Gjykatës së Lartë, Silvi Beçaj.
Në video-përgjim, ish-zëvendëskryeministri i thoshte ish-ministrit Dritan Prifti ,se nuk do të kishte asnjë problem me Gjykatën e Lartë në lidhje me një çështje, pasi ai kishte emëruar vajzën e Beçajt si diplomate.
Dhe që në këtë pikë nisën paralajmërimet qoftë nga mediat apo edhe nga qarqet politike se kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj do të amnistonte nga hetimet, kryetarin e atëhershëm të LSI –së, Ilir Meta.
Dhe në fakt, kështu ndodhi, duke qenë në krye të Gjykatës së Lartë i dha pafajësinë ish-kreut të LSI-së lidhur me videon e famshme me Meta-Prifti.
Të paktën këto dyshime ngritën mediat në atë kohë kur po shqyrtohej çështja.
Në vitin 2012, ndërsa çështja kishte përfunduar në Gjykatën e Lartë, mediat njëzëri raportonin se më në fund u arrit qëllimi për të shpëtuar të pandehurin Ilir Meta nga drejtësia, nëpërmjet asgjësimit të provave.
Pafajësinë e Metës, u shkruajt se e kishte marrë përsipër kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, në këmbim të sigurimit të karrierës së vajzës së saj si diplomate.
Mirëpo nga ana tjetër, Kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, që në kohën e publikimit të video-përgjimit, reagoi, duke thënë se distancohet prerazi dhe në mënyrë kategorike nga përfshirja në këtë çështje.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat citohej, se kryetarja e Gjykatës së Lartë nuk ka asnjë kompetencë për të ndërhyrë apo ushtruar presion për zgjidhje të favorizuara të çështjeve të caktuara gjyqësore nga kolegjet e Gjykatës së Lartë të cilat gjykojnë me trupa gjyqësore të përbërë nga 5 gjyqtarë.
“Lidhur me çështjen e diskutuar në video-përgjim konstatohet se nga verifikimi i bërë në administratën e Gjykatës së Lartë rezulton se dosja gjyqësore është regjistruar pranë kësaj gjykate dhe pret radhën për t’u gjykuar si shumë çështje të tjera”, thuhej në njoftimin për media.
Më tej Beçaj ishte ndalur dhe tek emërimi i vajzës së saj në Ambasadën e Vjenës duke deklaruar, se ky emërim është bërë në bazë të kritereve profesionale dhe jo të ndonjë marrëveshjeje.
Por vënia e vajzës së saj, Silvi Beçaj në kye të listës së LSI –së, për Kukësin, në zgjedhjet e fundit parlamentare, rizgjoi sërish dyshimet e pazareve të Beçajt me Ilir Metën.A do të jetë sërish në krah të Ilir Metës, i cili tashmë është President? Kjo mbetet për t’u parë, pasi edhe Shpresa Beçaj, duhet të kalojë në sitën e Vettingut, ku do të vendoset më tej për të ardhmen e saj profesionale.
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, e cila prej katër vitesh ka qenë jashtë sistemit të drejtësisë, në aspektin pasuror, rezulton se në vitin 2012, ka përfituar nga paga dy milionë lekë, ndërkohë që kishte ende pa shlyer edhe 3.9 milionë lekë nga një kredi për shtëpi që ka marrë në vitin 2005./ CNA.al
Ka shumë njerëz që pyesin se cila është lidhja e Fahri Balliut me Lulzim Bashën.
Çfarë e lidh një ish-spiun dhe batakçi me kryetarin e PD-së që është shumë larg nga mosha, por jo nga mentaliteti me Fahriun.
Pas shumë e shumë pyetjesh, investigimesh dhe përpunim informacioni zbuluam atë që është më e pabesueshmja, pra thuajse i kemi shkuar në fund zbulimit të sekretit që ka të bëjë me lidhjen Balliu-Basha, që fillon me Faron te zyra e Lulit dhe përfundon tek çuni deputet, pjesë e grupit parlamentar të PD-së.
Ka edhe të tjera influenca Fahriu, vendos edhe kryetar degësh, i bën dhe mbrojtje publike. Gjithmonë për të treguar se është “babai” i paepur i Lulzimit, jo vetëm i Klevisit.
Midis shumë gjërave, ajo që i lidh dhe është e pabesueshmja, është “dashuria” për kunatin apo kunaten.
Shembulli është i thjeshtë, Fahriu e ka mbështetur Blegina Agollin, kunatën e tij që kur e ka pasur kryeredaktore në gazetën “55”, më pas në ministrinë e Kulturës dhe në ministrinë e Drejtësisë.
Fahriu ka një “dashuri” të pamasë për kunatën e tij dhe një vlerësim maksimal. E ka mbështetur çdo ditë në rrugën për të ardhmen dhe karrierën në biznese private apo në shtet.
Përballë “dashurisë” së Fahriut për kunatën, qëndron “dashuria” e Lulit për kunatin. Ai e ka bërë atë biznesmen. I qëndron nga pas hap pas hapi, sa Luli-kunatit, aq edhe kunati-Lulit. Ashtu si dhe Fahriu, kunati ka ndikim të madh te Luli dhe gjithmonë e ka mbështetur aksionin e tij politik. Kunati të bën deputet apo ministër. Ndaj tij ka pasur akuza të forta nga elementë dhe eksponentë brenda PD-së.
Në fakt kunati i Lulit, përtej mbështetjes që i jep këtij të fundit, ndryshon shumë nga Fahriu dhe mbështetja që ai i jep kunatës. Por, këto lidhje të forta shpirtërore kanë bërë që më në fund të zbulohet se vetëm lidhja me kunatin apo kunatën mund të bëjë një afrim me Lulzim Bashën dhe Fahriun, kaq të fortë dhe kaq të pazgjidhshme, përjetësisht!/ CNA.al
“Jemi duke u përballur me një fluks në rritje të turistëve dhe për të adresuar nevojën e akomodimit, është hartuar paketa e lehtësirave për hotelet me 4 dhe 5 yje, e cila ka rritur ndjeshëm interesimin e emrave të njohur të hotelerisë botërore për të investuar në Shqipëri”, deklaroi Hajrullah Çeku, zv.ministri i Turizmit dhe Mjedisit
Gjatë llogaridhënies publike përpara qytetarëve të Lezhës, ai tha se në kuadër të projektit të “100 fshatrave”, kemi nisur procesin e certifikimit të njësive të agroturizmit bashkë me paketën e lehtësirave fiskale dhe skemën kombëtare të mbështetjes përmes granteve të bashkë investimit.
Aktualisht tha ai, jemi duke shqyrtuar aplikimet për certifikim dhe Shqipërisë shumë shpejt do t’i shtohen dhjetëra njësi të reja agroturizmi në të gjithë territorin e vendit. Më tej, Çeku tha se për t’ju përgjigjur në mënyrë më të mirë kërkesave të turistëve, është zhvilluar programi “1 mijë të rinj dhe të reja të punësuar gjatë sezonit të verës”, një nismë që synon punësimin e të rinjve, pastrimin e vendit dhe informimin e turistëve mbi aktivitetet rekreative që zhvillohen në të gjithë territorin e vendit tonë.
Ai tha se kalendari turistik 2018, i cili përmbledh të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet artistike të kulinarisë, sportive dhe rekreative e veçanërisht festat tipike lokale që zhvillohen nga janari në dhjetor, nga veriu në jug të Shqipërisë. Zv.ministri tha se janë certifikuar 50 udhërrëfyes të rinj turistikë që do të jenë të angazhuar për të pritur dhe informuar turistët e huaj gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë.
Duke u ndalur në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, Çeku tha se kemi zhvilluar një numër programesh të reja si, brendimi i produktit të kulinarisë, që synon të shndërrojë produktet bujqësore dhe gatimet tradicionale tona në ambasadorin më të fuqishëm të turizmit dhe zhvillimin e portaleve dhe kanaleve të reja të promovimit të Shqipërisë turistike nëpër gjithë botën.
“Për kundër të gjitha këtyre zhvillimeve, ne jemi shumë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka mjedisi dhe në ndikimin që ka mjedisi në forcimin e perceptimit të çdo turisti gjatë qëndrimit në Shqipëri. Ka qenë programi ynë i madh mjedisor me synim një Shqipëri turistike të pastër dhe të gjelbër, që ka mobilizuar dhjetëra e mijëra në betejën kundër papastërtisë, e veçanërisht kundër burimeve të ndotjes. Programi ynë ka qenë operacioni më i madh i pastrimit dhe gjelbërimit në Shqipëri dhe deri tani ka pastruar tonelata mbetje dhe synon 20 milionë pemë të reja deri në vitin 2020”, deklaroi Hajrullah Çeku, zv.ministri i Turizmit dhe Mjedisit/ata
“Nga një vend me një aeroport me tarifa të larta, brenda këtij mandati qeverisës, Shqipëria do të ketë 3 aeroporte ndërkombëtare”.
Në kuadër të turit të llogaridhënies publike në Lezhë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të fillojë ndërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, një aeroport i të gjitha standardeve, duke përfshirë edhe tranzitin.
Po ashtu, Rama tha se “do të vihet në funksionim edhe aeroporti i Kukësit, me çmime të ulëta”. Kjo sipas tij, “… do të bëjë që tarifat e larta të aeroportit të Rinasit, që janë problem shumë i madh i trashëguar, të ulen për shkak të konkurencës që do të krijohet”.
“Do të vëmë në funksion edhe Aeroportin e Kukësit me çmime më të ulta. Kështu do të bëjmë të mundur që tarifat e Rinasit, një problem I trashëguar të ulën, për shkak të konkurrencës. Nga një vend me një Aeroport me tarifa të larta që sjellin edhe çmime biletash, që janë absolutisht të larta, do të kemi një vend brenda këtij mandati, me tre Aeroporte”, – tha ai.
“Këto janë reale, jo si ata që edhe në Lezhë premtuan aeroport dhe në fakt edhe një aeroport që kishim e kthyen në më të shtrenjtin e Europës për shkak të koncesioneve të tyre”, – tha Rama./ATSH