Aktualitet

Pas ndarjes nga jeta të djalit të shkrimtares deputetja e PD-së bën dedikimin prekës: Nuk kam frikë nga jeta

Një lajm të hidhur ka ndarë me publikun, shkrimtarja Flutura Açka, pasi ajo në një postim në Facebook, tregoi se djali i saj 18-vjeçar ishte ndarë nga jeta. Pas këtij lajmi deputetja Grida Duma, në një reagim të saj ka shprehur ngushëllimin e saj në për këtë tragjedi dhe shkruan me fjalë prekëse.

Postimi i plotë

“ ..Nuk kam frikë nga vdekja, jeta mund të më tmerrojë… “

Kjo shprehje m’u fanit në mendje kur lexova lajmin e humbjes së djalit të vetëm të Flutura Açkës.
A mundet njeriu të gjejë fjalët e duhura të ngushëllojë në të tilla humbje! Asnjë fjalë, asnjë simbol nuk ngushëllon dot; por pa fjalën, krejt në heshtje humbëtira të zhyt në errësirë deri në mbytje.
Flutura kish shkruar për humbjen e të birit me një madhështi jo vetëm prej nëne të madhe, por prej njeriu të madh.

Madhështia në rreshtat e saj ishte mungesa e plotë e çdo elementi prej shkrimtareje.
Të zgjedhësh të ndahesh nga shpirti i shkrimtares, të ndahesh në dy, në momentet kur shpirti është copëtuar në qindra, është vendim i një force të përbindshme njerëzore.

Dhe ajo zgjodhi ashtu, e na përcolli madhështinë humane, madhështinë e dhimbshme të faktit të ftohtë të humbjes së më të shtrenjtës qenie në jetë.
Faktit më të ngurtë, të ngrirë akullt, të jetës njerëzore.

Ish shkruar sot për të tjerë shkrimtarë e poetë që kanë vuajtur humbje të tilla, që mbi ta rëndon një peshë prometeu dhe vetë prova e mbinjerëzishme për t’i treguar njerëzimit madhështinë në dhimbje.
Më erdhi ndër mend Zija Çela, një ndër bisedat më të vyera me të, për humbjen e të birit. “….Vdekja s’më tremb aspak, jeta shumë, jeta mund të të tmerrojë. Kur do duhet të jetosh me pahir pasi ke humbur vetë jetën….. “kështu mërmëriti krejt pa pritur ndërsa flisnim për ide të tjera.

Uli paksa kokën e me sytë që shihnin në një botë tjetër e vijoi:

“…. E vetmja gjë që mund t’i them miqve është jetojini të gjitha sa më shumë, jetojini fëmijët, jetojini të shtrenjtët tuaj sa më shumë, se duket se vetëm kjo i mbron dhe ata të mos humbin, …jetojini.”

Pas ndarjes nga jeta të djalit të shkrimtares deputetja e PD-së bën dedikimin prekës: Nuk kam frikë nga jeta Read More »

Lajm i madh! Mercedes-Benz, Ford dhe Fiat vijnë në Shqipëri, ja ku do t’i prodhojnë pjesët

Tre prej kompanive më të mëdha të prodhimit të makinave do të prodhojnë pjesë të tyre të jashtme në Shqipëri. Bëhet fjalë për një fabrikë në Librazhd që do të prodhojë për “Mercedez-Benz”, “Ford” dhe “Fiat”.

Lajmin e bën të ditur kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Përmes një postimi në facebook ai thotë se “ndoshta nuk do ta besoni, por është e vërtetë që pjesë me veshje lëkure si timoni, leva e marsheve apo leva e frenave të dorës të një makine Mercedez Benz, Ford apo FIAT që mund të blini pas disa kohësh, është prodhuar në Shqipëri, në një fabrikë të vogël në Librazhd”.

Postimi i plotë i Ballës

Kompanitë e prodhimit të makinave Mercedez-Benz, Ford dhe FIAT tashmë prodhojnë pjesë interiore të tyre në një fabrikë në Librazhd.

Ndoshta nuk do ta besoni, por është e vërtetë që pjesë me veshje lëkure si timoni, leva e marsheve apo leva e frenave të dorës të një makine Mercedez Benz, Ford apo FIAT që mund të blini pas disa kohësh, është prodhuar në Shqipëri, në një fabrikë të vogël në Librazhd.

Gjithashtu kompani të prodhimit të barkave detare si Castoldi apo kompani të prodhimit të traktorëve bujqësorë tashmë prodhojnë timonët e drejtimit të tyre në Librazhd.

Është vetëm fillimi dhe janë punësuar dhjetra vajza dhe djem të rinj. Në muajt në vijim kompania SV MEGA, kontraktori shqiptar, synon ndërtimin në Librazhd të një fabrike më të madhe me standardet e emrave për të cilët punon, duke garantuar në të ardhmen një numër më të madh të punësuarish. PUNË PËR SHQIPËRINË QË DUAM/njekomb

Lajm i madh! Mercedes-Benz, Ford dhe Fiat vijnë në Shqipëri, ja ku do t’i prodhojnë pjesët Read More »

Skandal, mediat greke shkruajnë që Gjergj Kastrioti është me origjinë greke

Ismail Patrioti Jashari, ka bere nje status ne facebook, dhe ka postuar nje foto ku shkruhet se mediat greke kane shkruar se Gjergj Kastrioti, eshte me origjine greke.

Kujtojmë se sot me 6 Maj, mbushen plotë 613 vjet nga lindja e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu (6 maj 1405 – 17 janar 1468), mbretit të përjetshëm të Shqipërisë.

Mbrojtës i të gjithë Europës së civilizuar, strateg ushtarak dhe politikan, me një kulturë të gjërë dhe ndjeshmëri intelektuale të jashtëzakonshme./njekomb

Skandal, mediat greke shkruajnë që Gjergj Kastrioti është me origjinë greke Read More »

Tërbohet Rama, sondazhi i fshehtë nxjerr Veliajn mbi kryeministrin

Kryebashkiaku i Tiranës eklipson Edi Ramën për mbështetje popullore, kryeministri në dilemë të madhe për t’i shpallur luftë apo për t’i dorëzuar kreun e PS në 2021

Edi Rama zhvillon sistematikisht sondazhe për të matur mbështetjen popullore ndaj qeverisë dhe figurave të caktuara, sidomos pas aksioneve dhe nismave të debatueshme kundër shtresave të caktuara shoqërore.

Sondazhet zhvillohen në mënyrë të fshehtë. Të dhënat e sondazheve mbahen përgjithësisht sekret. Një sondazh i ditëve të fundit, me rezultatet e të cilit janë njohur një rreth i ngushtë njerëzisht, ka tërbuar kryeministrin Edi Rama.

Sipas të dhënave të sondazhit, për herë të parë që nga koha kur Partia Socialiste drejtohej nga Fatos Nano, një figurë tjetër e PS rezulton me mbështetje më të madhe se sa Edi Rama.

Sipas të dhënave të sondazhit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gëzon një mbështetje më të madhe se sa kryeministri Edi Rama, si brenda Partisë Socialiste, ashtu edhe nga qytetarët në përgjithësi. Fillimisht, zbatuesit e këtij sondazhi, të tronditur, kanë tentuar ta manipulojnë këtë tregues, por Rama ka marrë vesh gjithçka.

Për rritjen e Erion Veliajt në sytë e qytetarëve duket se ka ndikuar puna e tij e jashtëzakonshme në transformimin e gjithanshëm të Tiranës, çka ka marrë edhe një vëmendje të madhe ndërkombëtare, por nga ana tjetër, ka ndikuar edhe përplasje e Edi Ramës, me shtresa të ndryshme shoqërore, gjatë mandatit të dytë, çdo ka zbehur besimin tek qeveria dhe kryeministri.

Gjatë muajve dhe javëve të fundit, Edi Rama dhe qeveria e tij kanë marrë edhe disa goditje të forta ndërkombëtare, sidomos nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e ka certifikuar qeverinë e Edi Ramës si më të korruptuarën në botë. Sipas DASH, nën udhëheqjen e Edi Ramës, korrupsioni është përhapur në çdo degë të shtetit.

Rezultati i këtij sondazhi të brendshëm është reflektuar menjëherë me një ftohje mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Madje, ditët e fundit, në korridoret e PS u përfol për një plan të Ramës për eliminimin politik të Erion Veliajt, duke mos e kandiduar për një mandat të dytë, me qëllim për ta larguar më pas nga Partia Socialiste.

Dalja e fundit e Ramës në krah të Veliajt ishte më shumë një lëvizje taktike për të fshehur krisjen e madhe. Në korridoret e PS flitet gjithashtu se Rama ka piketuar për kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës Ogerta Manastirliu, si një personazh me profil shumë të ulët dhe që kontrollohet lehtë.

Por kjo lëvizje mbart një rrezik shumë të madh të madh, humbjen e Bashkisë së Tiranës dhe më pas edhe humbjen e pushtetit qendror në 2021.

Kjo është dilema e madhe e Edi Ramës, i cili nuk është i sigurt nëse duhet t’i hapë publikisht luftë Veliajt apo të bëhet gati t’i dorëzojë Veliajt partinë në 2021.

Gjithashtu, Edi Rama i trembet edhe një puçi brenda partisë nëse SPAK-u do t’i hapë ndonjë çështje penale./Pamfleti.com

Tërbohet Rama, sondazhi i fshehtë nxjerr Veliajn mbi kryeministrin Read More »

Gjinushit nuk i ndahet shpirti nga Kuvendi, ja ku e pi kafen

Ka një karrierë të gjatë në politikë dhe në funksione të larta shtetërore që në kohë të diktaturës, por sot Skënder Gjinushi nuk është deputet.

Por, mesa duket, nuk i ndahet shpirti nga Parlamenti, pasi këtë të enjte është parë te kafja afër Parlamentit në shoqërinë e disa miqve.

Prej vitesh Gjinushi nuk ka arritur të fitojë asnjë mandate, pasi nuk siguronte votat e duhura. Në zgjedhjet e fundit partia e tij arriti ta fuste në parlament permes Tom Doshit.

Gjinushit nuk i ndahet shpirti nga Kuvendi, ja ku e pi kafen Read More »

Braktisin foshnjen, e lënë në një kuti mbi makinen e Imamit të Xhamisë

Braktisin foshnjen e porsa lindur dhe kanë gjetur nje vend për ta lënë të vetmuar fëmijën. E kanë futur në një kuti dhe e kanë vendosur sipër një makine e cila është në pronësi të Imamit të Xhamisë në Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj. Ngjarja ka ndodhur gjatë mengjesit të ditës së sotme ku ai e ka gjetur foshnjen të braktisur, të lënë në një pako mbi veturën e tij, pranë xhamisë.

“Sot, pasi që e fala namazin e Sabahut në Xhaminë e fshatit Vrellë, kur dola jashtë Xhamie pas faljes se namazit, e gjeta një paketë mbi veturen time. Ora ishte rreth 5 e 15 min. Kur shikova në paketë ishte një foshnje e posalindur e mbështjellur me batanije ”, ka shkruar hoxha Arben Dreshaj.

“Pastaj menjëherë kam njoftuar policinë dhe pak më shumë se 20 minuta vonesë, ka ardhë një veturë e policisë, bashkë me autoambulancën dhe e kanë marrë foshnjën”, ka thënë ai.

Imami i Xhamisë në Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj, sot në orët e hershme të mëngjesit e ka gjeturnjë foshnje të braktisur, të lënë në një pako mbi veturën e hoxhës, pranë xhamisë. Ndëkorhë që policia ka nisur hetimet mbi braktisjen e fëmijës, por akoma  nuk është bërë publike asnjë detaj në lidhje me këtë çeshtje./syri

Braktisin foshnjen, e lënë në një kuti mbi makinen e Imamit të Xhamisë Read More »

Basha nxjerr demokratët që të ‘vrasin’ Mokinën. PD gati të bashkohet me Ramën për të futur në burg Ilirin

Lulzim Basha, kur është i zënë në kurth, kërkon një mënyrë për të dalë nga situata. Duke parë se partia po i del nga duart dhe se koalicioni me LSI-në, po e dëmton dhe nuk po e ndihmon aspak në arenën politike, Basha ka vendosur që të luajnë ndryshe gurët e shahut.

Një ditë më parë, u publikua një sondazh nga ISP-ja. Këtë sondazh, Basha po mundohet ta përdorë për lojën e tij politike. Aty thuhet se demokratët nuk e duan Monika Kryemadhin, por preferojnë më shumë Ramën.

Kjo është një taktikë që po përdor Basha, për të bërë Kryemadhin kurban dhe të shpëtojë nga furia e madhe e demokratëve që nuk e duan. Me një gurë, Basha po vret dy zogj. Ai po mundohet të hedhë në humnerë Monikën dhe të ikë sërish në krahët e Ramës dhe të puthët me pushtetin.

A e do tepsinë Basha?

Absolutish që po! Basha po kërkon të ringjallë edhe njëherë zërat para zgjedhjeve të 25 qershorit, ku thonin për një koalicion të mundshëm mes PD-së dhe PS-së.

Duke e parë që LSI-ja, është një letër e djegur që po mundohet të shpëtohet nga Berisha, kryedemokrati Basha ka vendosur që të ndryshojë krah.

Më mirë me Ramën sesa të rrokulliset poshtë me Monikën dhe Ilirin në humrenë. Sondazhi i djeshëm, kishte dy mesazhe. Një për Monika Kryemadhin që ti tregojë se PD-ja nuk ia ka nevojën dhe në rast se duhet Basha do e flakë tutje LSI-në bashkë me Berishën. Mesazhi tjetër është për Ramën, për ti treguar se ka hapur një dritare bashkëpunimi me demokratët.

Kjo tregon se bashkëpunimi opozitar është një farsë e madhe, e ideuar nga Meta, e realizuar nga Berisha, e mirëpritur nga Kryemadhi dhe e pranuar me dhunë nga Basha.

Gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokartike, Instituti i Studimeve Politike ka zhvilluar një anketim duke pyetur 180 delegatë.

Ndërkohë, për marrëveshjen për refomat me Partinë Socialiste numri i atyre që janë kundër është rreth 51 për qind, 2 për qind më pak se ata që kundërshtojnë një aleancë me LSI-në.

“Në kulmin e partneritetit aktiv midis PD e LSI, më shumë se gjysma e delegatëve të PD (54%) janë kundër një koalicioni zgjedhor 2019 dhe 2021 me LSI. Përqindja e atyre që janë pro këtij koalicioni është 37%, pra 2% më pak sesa ata që mbështetin një marrëveshje politike me PS. Preferenca një pakti të ri politik me PS ose vijim të marrëveshjes aktuale me të, në dy rastet është më e lartë sesa koalicioni elektoral me LSI”, thuhet në gjetjen e sondazhit të ISP.

Basha nxjerr demokratët që të ‘vrasin’ Mokinën. PD gati të bashkohet me Ramën për të futur në burg Ilirin Read More »

Greqia ‘shkund’ policinë shqiptare: Na sill kriminelët, mos i ‘mbro’

Janë më shumë se 180 kriminelë shqiptarë që janë në kërkim të akuzuar për krime të rënda në Greqi, të kryera gjatë 18 viteve të fundit, të cilët thuhet se janë strehuar në vendin e tyre të lindjes.

Kjo sipas të dhënave të siguruara nga media greke “Kathimerini”, e cila thotë se autoritetet greke kanë lëshuar 184 mandate arresti për shtetasit shqiptarë të akuzuar për vepra penale nga viti 2000. Asnjë prej tyre nuk është kapur deri tani, shkruan sot media greke.

Sipas policisë greke, shqiptarët e kërkuar për krime në Greqi janë arratisur dhe fshihen në Shqipëri. Gjatë këtij viti janë lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare për 14 shqiptarë, ndërsa në vitin 2017 u lëshuan 21 mandate kërkimi dhe 26 për vitin 2016.

Zyrtarë të lartë të Policisë Greke kanë thënë për Kathimerini se asnjë prej shqiptarëve të kërkuar nuk është ekstraduar në Greqi, me pretendimin se hasin në vështirësi nga autoritetet shqiptare.

“Në rastet kur kërkojmë ekstradimin e të dyshuarve, pala shqiptare na kërkon të dërgojmë shkresat të përkthyera në gjuhën shqipe në mënyrë që ata të mos ekstradohen në Greqi por të përballen me gjyqin në Shqipëri”, tha një burim policor për “Kathimerini”.

Greqia ‘shkund’ policinë shqiptare: Na sill kriminelët, mos i ‘mbro’ Read More »