Aktualitet

Video-përgjimi pë vëllain e Fatmir Xhafajt, PD fsheh të dhënat e personit X. Nuk publikon pjesën e dytë

Shtohen pikëpyetjet dhe dyshimet mbi besueshmërinë e përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike, e cila pretendon se ka të bëjë me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Teksa përfaqësuesit e PD po fshehin dhe mjegullojnë të dhënat kryesore rreth përgjimit të publikuar, që nga identiteti i personit X, origjina etj.,

Prokuroria e Krimeve të Rënda është shfaqur dje në selinë e Partisë Demokratike, për të sekuestruar pamjet filmike të përgjimit. Përfaqësuesit e organit të akuzës po hetojnë tashmë mbi origjinën dhe autenticitetin e përgjimit ambiental, i cili trazoi më tej politikën shqiptare. Gjithsesi, sekuestrimi nga prokurorët konfirmon paraprakisht se përgjimi nuk është realizuar përmes vendimeve të organeve të drejtësisë, por jashtë saj.

Ndërkaq, misteri shtohet në kushtet kur Partia Demokratike ‘harroi’ dje për të publikuar pjesën e dytë të përgjimit, sikundër paralajmëruan disa përfaqësues të saj. Kur pritej publikimi i pjesës tjetër, befas në PD nuk flet më askush për këtë çështje.

Distancohet Basha

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, doli dje në një konferencë për të shtyp, teksa foli gjatë rreth kësaj çështjeje, por çuditërisht nuk tha asnjë fjalë për përgjimin e publikuar nga tre bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Nëse ditën e hënë PD e paraqiti përgjimin si ‘provën’ më kompromentuese rreth çështjes ‘Xhafaj’, ditën e martë, Lulzim Basha nuk tha asnjë fjalë për të, duke distancuar në heshtje.

Ndërkaq, dy ditë më parë vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj kishte depozituar kallëzim penal për tre zyrtarët e PD, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi duke i akuzuar se kanë sajuar prova. Agron Xhafaj pretendon se në asnjë moment zëri që është dëgjuar në përgjimin e publikuar dje nuk është i tij.

Kallëzimi penal ndaj tre zyrtarëve Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji u bë pasi këtë të hënë, ishin ata që publikuan një material, që sipas tyre është përgjim ambiental, që provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.

Misteret e tjera

Së pari, trafikanti që pretendon PD se dëgjohet në audio-përgjim identifikohet vetëm me një “X” dhe nuk thuhet nëse përgjimin e ka bërë ai vetë, apo prokuroria. Për personin në fjalë nuk ka asnjë të dhënë se kush është. Edhe pse PD thotë se ai është një trafikant i dënuar më parë, ajo nuk e bën të ditur identitetin e tij, duke i shtuar edhe më shumë pikëpyetjet mbi besueshmërinë e përgjimit.

PD ka dhënë edhe një numër telefoni që pretendon se i përket Agron Xhafajt, por nga audio e publikuar PD nuk thotë se cila është prova që zëri që dëgjohet në të është i njëjtë me atë të Agron Xhafajt. Agron Xhafaj nuk është person publik dhe pakkush e njeh zërin e tij. Përgjimi ambiental, PD thotë se është kryer në një lokal që njihet si pronë e Agron Xhafajt, por edhe për këtë nuk ka asnjë të dhënë.

Në fakt, bashkëpunëtori “X” përmend lokalin me emrin e një personi tjetër, që ai e quan “Toto Qorri”. Në asnjë pjesë të bisedës telefonike apo asaj ambientale nuk përmendet një lokal tjetër, që të mund të japë ndonjë indice që të lidhet me Agron Xhafajn.

Rama do flasë sot për situatën e krijuar

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një qëndrim rreth situatës së krijuar në Ministrinë e Brendshme. Kryeministri njoftoi në rrjetin social Facebook se, ditën e sotme, në orën 11:00 do të flasë para grupit parlamentar të PS, mbi akuzat e PD mbi vëllezërit Xhafaj. Rama lajmëroi se sot do të mbajë një qëndrim, përpara deputetëve të PS-së.

“Jemi të gjithë njësoj? JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj! Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave”, shkruan kryeministri.

Sekuestrimi

Prokuroria e Krimeve të Rënda është shfaqur dje në selinë e Partisë Demokratike, për të sekuestruar pamjet filmike të përgjimit. Përfaqësuesit e organit të akuzës po hetojnë tashmë mbi origjinën dhe autenticitetin e përgjimit telefonik.

Dyshimet

Dyshimet shtohet në kushtet kur Partia Demokratike ‘harroi’ dje për të publikuar pjesën e dytë të përgjimit ambiental, sikundër paralajmëruan disa përfaqësues të saj./Shqiptarja.com

Video-përgjimi pë vëllain e Fatmir Xhafajt, PD fsheh të dhënat e personit X. Nuk publikon pjesën e dytë Read More »

Emigranti që u bë kryeministër nuk meriton akoma mbështetjen e plotë të Francës

Burime diplomatike bëjnë me dije se takimi mes kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të Francës nuk i ka dhënë frytet për negociatat. Si duket skandalet e shumta që kanë shoqëruar qeverisjen e Edi Ramës gjatë 6 viteve të pushtetit të tij e kanë bërë të pabesueshëm Ramën në sytë e Europës dhe SHBA.

Duke komentuar takimin, specialistët e gjuhës së trupit thonë se dukej qartë se Presidenti Macron shprehte haptas dëshirën për ta mbaruar sa më shpejtë këtë takim të kërkuar me aq ngulm nga kryeministri shqiptar, dikur emigrant në Paris dhe i hezituar nga presidenti Macron.

Burime në takim bëjnë me dije se Presidenti Macron do të refuzojë mbështetjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij me nivel performance jo bindëse për Evropën.

Edi Rama i ka provokuar së shumti kohët e fundit ndërkombëtarët, ndofta i gënjyer se Merkel do ta kishte përzemër gjatë si “djalë seksi”, por nuk rezultoi ashtu.

Çdo ditë e më tepër pas asaj të folure provokative të Ramës opinioni ndërkombëtar po kupton se kush është në të vërtetë “gjatoshi shqiptar” i maskuar me hipokrizi perëndimore, por që thellë-thellë është pjellë e mentalitetit autoritarist, i ngarkuar me pabesi dhe paaftësi.

Edhe Macron njëlloj si amerikanët ‘po e vë me shpatulla për muri’ për çdo pengesë që po i nxjerr në bashkëpunim me integralistin Sali, i cili njëhërë e një kohë ia theu kafkën dhe sot e ka ortak. Ortak në korrupsion, ortak në autoritarizëm, ortak në bllokimin e Shqipërisë përkundrejt Perëndimit./Pamfleti

Emigranti që u bë kryeministër nuk meriton akoma mbështetjen e plotë të Francës Read More »

Akuzat e PD-së për vëllain e ministrit Xhafaj, reagon kryeministri Rama: Ja kur do të flas

Pas akuzat të PD-së për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ky i fundit mbron vëllain e tij Agron Xhafaj, pasi pretendohet se është i lidhur me trafikun e drogës, vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Rama pohon se për këtë çështje do të flasë nesër në orën 11:00 para grupit parlamentar.

“Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave”, tha ai.

Akuzat e PD-së për vëllain e ministrit Xhafaj, reagon kryeministri Rama: Ja kur do të flas Read More »

I pakënaqur nga performanca, Rama shkarkon nga detyra kreun e Hipotekës, ja kush e zëvendëson (Foto)

Elion Semanaj është larguar nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekës dhe në vend të tij është emëruar kreu i hipotekës së Tiranës, Valdrin Pjetri.

Semanaj qëndroi në krye të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për 6 muaj, duke zëvendësuar Blerina Doracajn, e cila qëndroi në këtë detyrë 5 muaj. Gjatë periudhës që Semanaj drejtoi Hipotekat ka ekzekutuar disa denoncime penale për punonjës të hipotekave që janë kapur në shkelje të ligjit dhe abuzime korruptive.

Janë mbi 80 punonjës të hipotekave në të gjithë vendin që janë shkarkuar si nga hetimi i brendshëm administrativ ashtu dhe nga denoncimet e qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.

Detyra e mëparshme e Semanajt ishte ajo e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Mësohet se ka qenë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që ka bërë prezantimin e Pjetrit në drejtorinë e Përgjithshme të Hipotekave. Motivi i kësaj lëvizje duket se ka qenë impulsi i ri që kërkohet në zyrat e hipotekave në të gjithë vendin, ku edhe ankesat e qytetarëve janë më të mëdha.

Ministrja Gjonaj ka vlerësuar punën e mirë të Valdrin Pjetrit në krye të hipotekës së Tiranës gjatë pesë muajve që ai drejton këtë degë, duke e emëruar atë në krye të zyrës qendrore të hipotekës.

Valdrin Pjetri ka mbajtur disa detyra drejtuese në ministrinë e Mbrojtjes që nga viti 2014. Ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm Rregullator dhe i Përputhshmërisë në Fushën e Mbrojtjes, Drejtor i Përgjithshshëm i Shërbimeve Mbështetëse dhe Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Aseteve në Ministrinë e Mbrojtjes.

I pakënaqur nga performanca, Rama shkarkon nga detyra kreun e Hipotekës, ja kush e zëvendëson (Foto) Read More »

Do ishit më fatkeqët nëse tani do blinit shtëpi në Tiranë. Ja çfarë po ndodh!

Çmimet e banesave në kryeqytet gjatë muajve të parë të 2018-ës, kanë shënuar rritje .

Banka e Shqipërisë vetëm pak ditë më parë deklaroi një ulje të çmimit në terma real me 3.1% për banesat në Tiranë gjë e cila nuk është konfirmuar nga agjentët imobiliarë. Këta të fundit shprehen për televizionin Scan se çmimet kanë lëvizur krahasuar me një vit më  parë kryesisht në zonat e preferuara, duke  kapur vlerën nga  120 euro në 160 euro për metër  katror. Por ajo që vihet re  është se pavarësisht rritjes së vazhdueshme të çmimeve  kërkesa për të blerë  apartamente  vijon të mbetet e lartë, kryesisht në zonën e ish Bllokut, te  21 Dhjetori dhe në rrugën Don Bosko.

Rritje  ka pasur edhe në qeratë të cilat në zonat e preferuara kapin vlerën  nga 300 deri në 700 euro.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se optimizmi rreth rritjes së çmimeve në tregun e pronave në kryeqytet ende nuk mbështetet plotësisht në shifra.

Në fakt, rritja e çmimeve është më e prekshme në ndërtimet e reja, të nisura në vitet e fundit, ku ka ndikuar pjesërisht edhe dyfishimi i taksës për ndikimin në infrastrukturë, si edhe përqindjet shumë të larta që kërkojnë pronarët e tokës.

Do ishit më fatkeqët nëse tani do blinit shtëpi në Tiranë. Ja çfarë po ndodh! Read More »

Monika “zgjohet” mbas një viti: Na mashtruan, ligjin nuk e kemi lexuar

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e quan plan mafioz uzurpimi çështjen “Xhafaj”. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Kryemadhi akuzon ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka manipuluar ndryshimin e pikës F të nenit 491 për ekstradimet.

Sipas saj, emaili i mbërritur nga komisioni i Ligjeve, i cili po hartonte ndryshimet e Reformës në Drejtësi, nuk ka qenë zyrtar dhe anëtari i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, nuk e ka lexuar.
Çështja Xhafaj, një plan mafioz uzurpimi. Ne nuk e kishim përpara pikën “F” kur e votuam. Email i mbërritur nuk është zyrtar dhe Petrit Vasili nuk e ka lexuar. Ne nuk menduam që maskarallëku do të shkonte në këtë farë feje.

Kryetarja e LSI kërkon tërheqjen e nenit që sipas saj mbron nga ekstradimi në Itali vëllain e Fatmir Xhafajt.

“Të tërhiqet neni që mbron vëllain e Xhafajt”.
Sa i takon zhvillimeve politike, kryetarja e LSI thotë se opozita nuk ka hequr dorë nga mosbindja civile. Ajo garanton gjithashtu se asnjë deputet i LSI-së nuk do kalojë me PS-në, pavarësisht lëvizjeve të dyshimta të tre deputetëve të Kryemadhit.

Nuk e kemi harruar mosbindjen civile. Asnjë deputet i LSI-së nuk kalon me PS. Deputetët tanë që votuan, votuan për të shpëtuar mandatin. Largimi i deputetëve të LSI është tymnajë e Edi Ramës. Më vjen keq ta zhgënjej Ramën, por nuk më merr asnjë deputet.
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

LSI pse del pas një viti dhe e denoncon ndryshimin në kodin e procedurës penale, nenin 491 gërma ‘f’?
Vasali u përgjigj vetë dje. Parlamenti për këto procedura kaq të rëndësishme nuk mund të komunikojë përmes email-it. Nuk mund të komunikojë Komisioni i Ligjeve me ministrin përmes email-it. Pastaj ,pse nuk i është përgjigjur Ministria e Drejtësisë email-it?

Ju e keni votuar pa e lexuar?
Deputetët janë njohur me material tjetër, jo me këtë ndryshim.

Ka pasur variant tjetër në Kuvend?
Po ndryshimi që është bërë duhet kaluar në Komision Ligjesh, por nuk ka kaluar. Nuk ka proces verbal, që LSI e ka votuar. Ky nen nuk ka kaluar në komision. Kjo lë shumë dyshime, këtu fillon mënyra e dyshimit të veprimit që ka bërë komisioni.

Asnjë nga LSI nuk e ka kapur këtë detaj kur hyri ligji në miratim?
Më 2017, ministria e Drejtësisë nuk drejtohej nga LSI. Pas marrëveshjes, gjithë punonjësit e LSI ishin të shkarkuar. Ata erdhën në Parlament me dçka tjetër. Ne kemi rënë dakord për atë që kanë diskutuar ekspertët dhe kërkojmë të rikthehet ajo që u diskutua nga ekspertët.

Monika “zgjohet” mbas një viti: Na mashtruan, ligjin nuk e kemi lexuar Read More »

TE FALA NGA ZHGENJIMI Jam lodhur, lodhur, looodhur! Une jam ai, i riu qe ne ’90 bertita fort rrugeve te qytetit tim per Demokraci! E sot????Nga Arben Abazaj

TE FALA NGA ZHGENJIMI

Jam lodhur, lodhur, looodhur!
Une jam ai, i riu qe ne ’90 bertita fort rrugeve te qytetit tim per Demokraci!
E sot????
Une jam ai Shqiptari qe ne ’91 ika maleve se vendi im nuk kishte asnje mundesi jetese!
E sot???
Une jam ai Shqiptari qe me djers e mund vadita mijra dite emigrimi, por shpresen s’e humba se ktheja syte nga vendi im, dhe shpresoja e besoja se do behej streha e nje jete normale njerezore per ne bijt e tij!
Por sot ……
Jam une qytetari qe humbi parate e gjithe kursimet ne firmat piramidale!
Humbi?!
Jo or jo, na i vodhen!
Sot hajdutet vazhdojne te jene Parlament!
Une jam i vjedhuri, i mashtruari, i genjyeri qe dola ne proteste, dite per dite e shesh me shesh te qytetit tim ne ’97, per parate e vjedhura. Hajduti me vrau se donte te ruante karrigen e pushtetit!
Por une mendova se e rrezova!!!
Gabova!
Hajdutet i gjenden njeri – tjetrit ne raste rreziku, ne qytetaret si per ironi, si per mallkim, si per njemije dreqna, jo!
Ne qytetaret behemi kunder njeri- tjetrit ne emer te hajdutit qe na vret e na vjedh njesoj!
Une jam qytetari qe hapa biznes timin e si njeri korrekt nuk lashe taks pa paguar qe pa filluar pune, por zvarraniket e hajdutit donin bakshishe, e ca me shume akoma meqe nuk isha militant i partise tyre, me perndoqen me kontrolle e gjoba pa asnje arsye, thjesht :
Paguaj dhe hec!
Une jam qytetari qe per t’i shpetuar represionit te zvarranikeve u futa ne borxhe e kredi derisa falimentova!
Une jam Shqiptari qe ende ndjej se me 21 Janar u shava “kokpalar”, jam po une qe ndihem i vrare e i torturuar po ate dite!
E horrat?!
Horrat qe na vrane e shane sot njeri President, tjetri kryetar de facto i gjithe politikes se vendit!
Une sot, mallkoj vendin tim, Shqiperia, vendi qe vret bijt e saj e majm horrat! Une sot i them vendit tim e popullit tim se ti nuk e meriton as mundin, as djersen e as sakrificen e bijve te tu!
Ti Shqiperi je vendi qe vret bijt e tu ne emer te ca horrave langaraqe qe vine ne pushtet!
Une jam ti, jam ai tjetri qe po si ne eshte vjedhur, vrare e mashtruar, eshte fyer e turperuar, eshte marre ne pune dhe eshte hequr nga puna vetem me teser partie, e i eshte zgerdheshur ne fytyre cdo perpjekje per te bere dicka te mire per vendin e tij!
Ne jemi Shqiptaret e nje lufte te pashpallur, por qe ka 25 vite qe i mbush varrezat plot me djem e vajza te reja!
Shqiperia nje vend me moshe te re, por akoma me te rinj ka banoret e varrezave!
Ne jemi Shqiptaret qe me pare mendojme t’ia mbathim sesa te cohemi e t’u tregojme vendin batakcinjeve qe majmen nga indiferenca jone!Arben Abazaj

TE FALA NGA ZHGENJIMI Jam lodhur, lodhur, looodhur! Une jam ai, i riu qe ne ’90 bertita fort rrugeve te qytetit tim per Demokraci! E sot????Nga Arben Abazaj Read More »

Nikolla lajmëron betejën e rradhës, “në panik” drejtorët e shkollave

Ministrja e Arsimit në kuadër të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”, nga Rrogozhina informoi qytetarët se drejtuesit e shkollave të fëmijëve të tyre do të jenë njerëz të mirëtrajnuar në Shkollën Drejtorëve dhe nuk do të jenë më as drejtorët e politikës e as të korrupsionit.

“Kemi ende drejtorë shkollash që sillen si bajraktar, kemi ende drejtorë që përpiqen t’i ndajnë mësuesit në tanët dhe tyre, kemi drejtorë shkollash që janë aty për të bërë çdo gjë tjetër por jo misionin e tyre. Kjo është beteja jonë e radhës që do ta zgjidhim me Shkollën e Drejtorëve.

Ne fillojmë një proces të ri duke e bërë atë edhe ligjor, kemi një debat në Parlamentin e Shqipërisë në mënyrë që drejtuesit e shkollës të mos jene të zgjedhur nga partia apo aq më keq korrupsioni por të jenë njerëzit më të mirë për të bërë të mundur transformime cilësore në të gjithë Shqipërinë.

Shkolla e Drejtorëve e cila do të bashkëfinancohet nga Fondi Shqiptaro Amerikan për Zhvillim do të jetë një shkollë e parametrave evropianë që do të mundësojë kushdo që është në krye të shkollës apo edhe ata që aspirojnë për të udhëhequr dhe menaxhuar një shkollë në Shqipëri, të kenë së pari formimin e nevojshëm për të garantuar se kjo do të jetë e mundur dhe nuk do të jenë aty njerëzit që merren me çdo gjë tjetër përveç se me atë që janë zgjedhur për të bërë nuk merren”, tha Nikolla.

Nikolla lajmëron betejën e rradhës, “në panik” drejtorët e shkollave Read More »