Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka paraqitur projektin rehabilitues i cili do të shndërrojë bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.
Pas përfundimit të “Lungomares”, duket se rehabilitimi i radhës do të ketë gjithashtu një impakt të madh te ndryshimi te qyteti bregdetar.
FSHZH-ja bën me dije se guri që do të përdoret për shtrimin e Bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë është me origjinë nga zonat e Vlorës, Beratit dhe Lezhës.
Janë 5 lloje tonalitetesh të gurëve të përzgjedhur dhe kryesisht mbizotëron ngjyra gri dhe bezhë, tipike e gurëve të Malësisë së Vlorës. Gurët do të shtrohen në 4 modele mozaikësh, që do të jenë të shpërndarë në një sipërfaqe prej 63,000 metra katrorë.
Ndërkohë po punohet me nënshtresat në trup të rrugës, si dhe me vendosjen e tubave të ujësjellësit në të dyja anët e rrugës. Paralelisht me këto punime vazhdon betonimi i të gjitha pusevate të ujësjellësit dhe të linjave rezervë.
Projekti dhe punimet në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë
Projekti për rikonstruksionin e bulevardit “Ismail Qemali” Vlorë financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës dhe parashikohet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm. Bulevardi “Ismail Qemali” do të lidhë monumentet historikë dhe kulturorë të Vlorës, që sot janë të ndarë dhe të palidhur, për të krijuar bërthamën kulturore dhe historike të qytetit.
Kryeministri Edi Rama me tone të ashpra dhe plot ironi ka sulmuar opozitën, kolegët dhe mediat në lidhje me akuzat ndaj vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Pas ofendimeve të njëpasnjëshme, Rama ka avancuar duke i quajtur tashmë mediat “fekale” për shkak sepse nuk i ka pëlqyer raportimi i veprave kriminale të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj.
Në pothuajse gjithë fjalën e tij, Rama nuk e ka hequr “baltën” nga goja, “balta e opozitës, balta mediatike…etj”, duke gjetur si fajtorë për akuzat ndaj ministrit të tij opozitën dhe median.
“Nuk mund të rri duke para se si hanë baltë njerëzit e familjes time. Baltën e përditshme që ua çoj unë në shpi përditë përmes gojës së shqyer të politikës dhe fekaleve të kanaleve mediatike, kazan më kazan e kafene më kafene”.-u shpreh Rama.
Seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla është ndërprerë, pasi subjekti i kërkuar mungonte dhe përfaqësohej nga avokati Sokol Hazizaj.
‘’Nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar për këtë mosparaqitje të subjektit të marrë nën shqyrtim. Nuk është paraqitur ndonjë arsye se pse nuk është i pranishëm”, u shpreh kryetari i komisioni në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Duket se pas largimit nga detyra Llalla ka zgjedhur që të mos përballet me drejtësinë, duke mos harruar faktin se përballë tij qëndron, ish-kryeprokurorja Ina Rama.
Sipas avokatit Llalla nuk kishte dijeni për seancën që do të zhvillohej sot, çka përbën pak çudi, për shkak se kjo seancë është bërë publike jo pak herë në media. Sipas avokatit ai ka më shumë se dy jave që nuk ka komunikuar me Adriatik Llallën , madje edhe komunikimet për prokurën i ka pasur me bashkëshorten e tij.
Agron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj i drejtohet autoriteteve italiane për të ekekutuar një vendim dënimi penal.
“Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse.
Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt
Unë kam gabuar në rininë time. Si jo pak të tjerë. Aspak dhe për asnjë arsye nuk e justifikoj dhe nuk e përligj atë gabim. Edhe pse cilido që ka patur mundësinë të shohë atë dosje penale dhe ka parë rrethanat e kryerjes së asaj vepre penale, e kupton shumë mirë shkallën e përfshirjes dhë rolin tim në atë histori“, shkruan Xhafaj në letrën e tij.
LETRA E PLOTË drejtuar opinionit publik:
Unë jam Agron Xhafaj.
Për shkak të gjithë akuzave që janë ngritur ndaj meje gjatë ditëve të fundit, por edhe si vëllai i Fatmir Xhafaj, sot Ministër i Brendshëm, ndihem i detyruar të bëj publike sa vijon:
Kam vendosur që t’i drejtohem vetë autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt meje.
Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse.
Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt.
Unë kam gabuar në rininë time. Si jo pak të tjerë. Aspak dhe për asnjë arsye nuk e justifikoj dhe nuk e përligj atë gabim. Edhe pse cilido që ka patur mundësinë të shohë atë dosje penale dhe ka parë rrethanat e kryerjes së asaj vepre penale, e kupton shumë mirë shkallën e përfshirjes dhë rolin tim në atë histori.
Ka edhe një TË VËRTETË të madhe që dua ta bëj publike përkundrejt shpifjeve që janë bërë vazhdimisht për këtë cështje.
Unë jo vetëm që NUK I JAM SHMANGUR HETIMIT dhe GJYKIMIT tim në këtë çështje, por përkundrazi, kam bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të qënë prezent në Itali gjatë hetimit dhe më pas gjatë gjykimit tim. Janë të plota dhe të dokumentuara të gjitha përpjekjet e mia në këtë drejtim.
Ishin vetë autoritetet italiane që më liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin tim nga Italia. Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për tu pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar.
Sot jam 43 vjec dhe prej vitit 2002 e deri më sot NUK KA ASNJË sjellje, apo vepër time që të ketë qënë në kundërshtim me ligjin dhe me moralin. Kam bërë të gjitha përpjekjet dhe jam krenar që sot e prej shumë kohësh ia kam dalë që të kem një jetë normale si gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Prej shumë kohësh energjitë dhe vëmendja ime i janë kushtuar tërësisht familjes time.
I detyrohem shumë bashkëshortes time që më ka ndihmuar dhe mbështetur që të dy fëmijët tanë, djali dhe vajza, edhe pse akoma të vegjël, të shohin tek ne dy prinder të përkushtuar, që përkujdesen me ndershmëri në mënyrën më të mirë të mundshme për ta.
Për hatër të tyre, për shkak të dashurisë për ta, për shkak të dëshirës time për të qënë pranë tyre dhe për të gëzuar çdo ditë me ta dhe për ta, (besoj e kuptueshme kjo për cilindo prind), kam gjithë këto vite që mbaj përbrenda meje këtë barrë. Edhe pse e dija shumë mirë që duhej të paguaja për çfarë kisha gabuar në rininë time. Pavarësisht se ajo që më kërkon drejtësia të shpaguaj, është shumë më shumë se gabimi që kam kryer.
Sot, si rrjedhojë e këtij presioni politik dhe publik kundrejt familjes time, në pamundësinë për t’i ofruar fëmijëve një jetesë të qetë e pa stresin e përditshëm të shpifjeve e shantazhit, por edhe në bindjen time se ky është vendimi i duhur, marr guximin të kryejë vet këtë hap të rëndësishëm dhe të përballem në rrugë ligjore me egzekutimin e vendimit.
Njëkohësisht, pranë Prokurorisë, kam deklaruar e dhënë shpjegime konform ligjit, se audio e publikuar, përfshirë efektet zanore si dhe imazhet e sajuara janë false, dhe janë bërë publike në media me qëllim shantazhin dhe presionin ndaj meje e vëllait tim, Ministër i Brendshëm. Ditën e djeshme, datë 15 Maj 2018, kam kryer të gjitha procedurat e nevojshme, të parashikuara nga ligji, përfshirë depozitmin e zërit tim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të ekspertit të fushës, duke ofruar në këtë mënyrë të gjithë bashkëpunimin e mundur në funksion të zbardhjes së të vërtetës. Shpresoj që prokuroria dhe gjykata t’i shkojnë deri në fund hetimit penal dhe civil ndaj montazhit te paskrupullt ndaj meje e familjes time.
Hetimet për implikimin e Shkëlzen Berishën me trafikun e drogës dhe për lidhjet e ish-ministrave të Lëvizjes Socialiste për Integrim me Klement Balilin tashmë e kanë rrugën të hapur. Me ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e Saimir Tahirit dhe drogës, anëtarët e Partisë Socialiste kanë patur në fokus zbulimin e fakteve të reja pikërisht për dy çështjet e mësipërme. Për këtë arsye ata patën përgatitur disa shkresa për informacione për t’jua drejtuar tetë institucioneve të ndryshme, por hasën në pengesën e Partisë Demokratike. Duke qenë se ky komision drejtohet nga demokrati Edi Paloka, ky i fundit nuk pranoi t’i firmoste kërkesat e PS, duke shfaqur tentativa për bllokimin e hetimeve të socialistëve. Mirëpo siç duket ngërçi i krijuar mes anëtarëve të PS dhe kryetarit të komisionit është zgjidhur.
Sipas informacioneve të gazetës “Sot”, pasi Partia Socialiste iu drejtua me një shkresë Konferencës së Kryetarëve për t’i dhënë një zgjidhje për këtë pengesë të Edi Palokës, mes opozitës dhe mazhorancës është arritur konsensusi dhe shkresat janë firmosur. Burimet i thanë gazetës se tashmë këto kërkesa kanë mbërritur edhe tek institucionet si: Shërbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Prokuroria e Përgjithshme apo edhe Ministria e Bujqësisë
Në këtë mënyrë, tentativat e Partisë Demokratike për të bllokuar hetimin e lidhjeve të djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha me drogën dhe benefiteve që “Eksobari i Ballkanit” Klement Balili mund të ketë përfituar nga eksponentët e LSI kanë marrë fund. Pasi angazhoi edhe Konferencën e Kryetarëve, tanimë socialistët i kanë dorëzuar kërkesat e tyre për të dhënë dhe detaje për këto dy çështje dhe rruga për hetime është e hapur. Nuk dihet akoma se kur do të mbahet mbledhja e radhës e komisionit hetimor, por pritet që kur të zhvillohet të shqyrtohen materialet e ardhura nga institucionet pas shkresave të PS dhe PD dhe mund të zbulohen edhe fakte tronditëse.
Informacionet e kërkuara nga PS
Për të zbuluar lidhjet e Klement Balilit me LSI, Partia Socialiste ka dorëzuar kërkesë për informacion tek Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë. Tek Ministria e Ekonomisë do të kërkohen të dhëna për kontratën koncensionare të skanimit të kontenierëve; të dhëna lidhur me rastin Klement Balili , kontrata koncensionare ose qiradhënie shtetërore për të ose familjarët e afërt tij, si, kur, në cilat rrethana është vendosur privatizimi i hotelit Santa Quaranta të ndodhur në Sarandë, cili person ishte ministër në kohën që ka filluar procedura e privatizimit të këtij objekti, hapat e mëtejshme të ndërmarra.
Ndërsa nga Ministria e Bujqësisë do të kërkohen: Të dhëna lidhur me grante të dhëna shtetasit Klement Balili ose të afërmve të tij, sa është vlera e tyre, kur dhe nga kush janë dhënë, për çfarë janë dhënë. Nga ana tjetër, mazhoranca ka kërkuar që të hetohen edhe të gjithë zyrtarët e lartë të cilët janë të akuzuar se janë implikuar me trafikun e drogës. Një nga këta emra është edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, i cili është akuzuar nga Izet Haxhia se ka lidhje me trafikantë droge dhe është i përfshirë në trafik armësh. Për këtë arsye anëtarët socialistë kanë vënë në “shënjestër” edhe Shkëlzen Berishën. Në lidhje me trafikun e drogës, PS ka dërguar shkresa tek Prokuroria e Përgjithshme për të dhëna gjatë gjithë viteve, Ministria e Brendshme apo edhe SHISH.
Agjërimi i muajit të Ramazanit konsiston në privimin me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit.
Sipas besimit islam: Myslimani e agjëron këtë muaj sepse është urdhër i Zotit dhe këtë vetëm për të fituar kënaqësinë e Tij. Gjithsesi në këtë adhurim, si në çdo adhurim tjetër, ka një sërë urtësish e dobish shpirtërore, psikologjike, sociologjike, shëndetësore, etj. Ky adhurim që e ngre njeriun në nivelin e engjëjve, i kujton atij vlerën e mirësive dhe Dhuruesin e vërtetë të tyre; duke i vënë fre egos e maturon atë; duke e bërë bashkëvuajtës me shtresat në nevojë, i mëson atij durimin dhe e bën të përgatitur të përballojë vështirësitë e mundshme të jetës.
Agjërimi i Ramazanit është bërë obligim në muajin Shaban, viti i dytë hixhri, nëpërmjet ajetit 183 të sures Bekare, ku thuhet: “O ju që keni besuar! Agjërimi ju është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”.
Agjërimi në Islam dhe aplikimi i tij në praktikë, mbi të gjitha, është një adhurim që bëhet vetëm për hir të Allahut, duke nënkuptuar nënshtrimin dhe respektimin e ligjeve të Tij, duke hequr dorë, në një pjesë të kohës së dhuruar nga Zoti, nga ushqimi, pirja dhe marrëdhëniet intime bashkëshortore.
VLERAT E RAMAZANIT
Prej të mirave të panumërta që Allahu Dhurues e Bamirës na ka favorizuar, është edhe Ramazani, muaji i nëntë i kalendarit islam. Fakti që Ramazani, i cili llogaritet sipas kalendarit hënor, rastis në të gjithë muajt e vitit kalendarik diellor, që kemi në përdorim, përmban një urtësi krejt të veçantë. Kështu, agjërimi mbahet në ditë të nxehta e të ftohta, të gjata e të shkurtra, duke i begatuar të gjitha ditët e vitit në intervale të caktuara e duke u përsëritur çdo 33 vjet.
Me të vërtetë ky muaj është pastrim për njeriun nga mëkatet që ka bërë gjatë gjithë vitit, pasi agjërimi në Ramazan është si një pastrim shpirtëror, portë në të cilën njeriu hyn një herë në vit, për të pastruar njollat e mëkateve të tij e për të dalë prej saj krejtësisht i pastër. Profeti Muhamed a.s., që në krye të herës lajmëron: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe bindje, i falen të gjitha mëkatet e mëparshme”.
Njeriu largohet nga ushqimi gjatë ditës, nga agimi deri në perëndim të diellit, derisa uria ta ketë lodhur dhe etja ta ketë ngacmuar, me mbërritjen e kohës së iftarit, arrin të kuptojë rëndësinë dhe vlerën e mirësisë së Allahut. Këtu ai ndien një gëzim të natyrshëm kur sheh se, ajo për të cilën ishte kufizuar gjatë ditës, iu bë e lejuar, siç thotë edhe Profeti ynë i nderuar: “Agjëruesi ka dy gëzime: gëzimi kur çel iftarin dhe gëzimi kur të takohet me Zotin e tij.”
KUSH E KA DETYRIM AGJËRIMIN
Ashtu si tek adhurimet e tjera, edhe tek agjërimi, përgjegjës për të agjëruar janë personat që plotësojnë kriteret e kërkuara, si më poshtë:
Personi duhet të jetë mysliman. Që dikush ta ketë detyrim (farz) agjërimin, duhet të jetë mysliman. Jomyslimanët nuk obligohen të agjërojnë.
Duhet të ketë hyrë në moshën e pubertetit dhe të ketë zhvillim mendor normal. Personat që nuk e kanë arritur moshën e pubertetit, nuk konsiderohen fetarisht përgjegjës për të kryer adhurime të caktuara. Konkretisht, fëmijët dhe personat me të meta mendore janë të përjashtuar nga obligimi i agjërimit.
Duhet të jetë i shëndetshëm për të agjëruar dhe duhet të jetë vendas. Që dikush ta ketë detyrë agjërimin, duhet të jetë fizikisht i shëndoshë (të mos ketë të meta trupore që e bëjnë të paaftë për të agjëruar); duhet të jetë klinikisht i shëndoshë, pra të mos jetë i sëmurë; dhe të jetë vendas, pra të mos jetë në udhëtim. Ndërkaq, po qe se kategoritë e mësipërme e agjërojnë, adhurimi i tyre është i vlefshëm. Por, nëse e përdorin lejen që u është dhënë dhe nuk agjërojnë, ditët e paagjëruara i zëvendësojnë në një kohë tjetër.
KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN
· UDHËTARI
· I SËMURI
· I MOSHUARI
· GRATË ME ARSYE
· URIA DHE ETJA E THELLË
· ÇFARË E PRISH AGJËRIMIN
· NË KËNDVËSHTRIM TË PËRGJITHSHËM
AGJËRIMIN E PRISHIN:
• Marrëdhëniet intime bashkëshortore nga agimi deri në
perëndim të diellit.
• Ngrënia, pirja apo përdorimi i ilaçeve.
• Pirja e duhanit, thithja me qëllim e tymrave, avujve, etj.
• Përtypja e çamçakëzit.
• Hyrja në trup e diçkaje nga goja, hunda, veshi, etj.
• Dalja e gjakut nga goja dhe gëlltitja e tij.
Si për çdo adhurim, edhe për agjërimin e Ramazanit, që kryhet një herë në vit, ka një sërë rregullash që duhen respektuar. Këto rregulla kanë të bëjnë me tri loje situatash në të cilat gjendet personi që agjëron:
Situatat që e prishin agjërimin, por kërkojnë vetëm zëvendësimin e tij. Këto situata ndodhin kur agjëruesi, pa dashje ose me shkujdesjen e tij, ose duke gabuar pa qëllim, e prish agjërimin. Në këto lloj rastesh, personi kompenson vetëm atë ditë pas Ramazanit.
Situatat që e prishin agjërimin dhe kërkojnë edhe zëvendësimin edhe dëmshpërblimin e tij. Kjo ndodh kur agjëruesi e prish agjërimin pa arsyet e caktuara, me qëllim e vetëdije të plotë. Kush e prish me qëllim agjërimin, duhet të agjërojë ditën ose ditët që ka prishur, si dhe gjashtëdhjetë ditë radhazi pa ndërprerje si shpagim. Në pamundësi të kësaj, duhet të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër.
Situatat që nuk e prishin agjërimin kur ndodhin në harresë. Kur agjëruesi e prish agjërimin në harresë e sipër, prej tij nuk kërkohet gjë tjetër përveç vazhdimit të agjërimit.
DISA DOBI TË AGJËRIMIT
• I kujton njeriut takimin me Zotin.
• E lartëson në nivelin engjëllor.
• I mëson vlerën e të mirave.
• E edukon të bëjë ekonomi.
• I maturon shpirtin.
• I vë fre egos.
• E mbron nga mëkatet.
• I mëson respektin ndaj amanetit.
• I mëson besnikërinë ndaj fjalës së dhënë.
• E mëson të jetë i ngopur dhe i kënaqur.
• I mëson durimin.
• E mëson të përballojë shqetësimet.
• I mëson bindjen dhe rregullsinë.
• I siguron shoqërisë unitetin dhe bashkimin.
• I kujton gjendjen e të varfrit.
• Parandalon lypjen.
• I jep pushim trupit.
• Rigjeneron trupin.
• E mbron trupin nga sëmundjet.
NATA E KADRIT
Nata e Kadrit është njëra prej netëve të Ramazanit. Ajetet kuranore dhe fjalët e të dërguarit të Allahut, që flasin për të janë të shumta. Rëndësinë dhe pozitën që kjo natë gëzon te zemrat e njerëzve, e tregon fakti që, pothuajse i madh e i vogël, e agjërojnë ditën që i paraprin Natës së Kadrit.
Allahu në Kur’an thotë: “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) Natën e Kadrit. E ku e di ti se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e dobishme se njëmijë muaj. Atë natë zbresin engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili) me lejen e Zotit të tyre për çdo çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit” (Kadr, 1-5).
Fjala “kadr” do të thotë fuqi, sundim, nder, vlerë, caktim. Ky përgëzim hyjnor është aq i qartë në Kur’an saqë nuk lë vend për asnjë koment tjetër. Si rrjedhojë, ky është edhe një argument që tregon për vlerën e lartë të kësaj nate. Asnjë natë nuk krahasohet për nga vlerat, mirësitë dhe begatitë me Natën e Kadrit, sepse Zoti xh.sh. nëpërmjet ajetit të cituar pohon se ajo është më e vlefshme se njëmijë muaj (rreth 83 vjet). Në një ajet tjetër Zoti Fuqiplotë përmend natën në të cilën është zbritur Kur’ani, ku thotë: “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. Ne deshëm t’u tërheqim vërejtjen e njerëzit të jenë të gatshëm” (Duhan, 3).
ZEKATI
Zekatin e kanë obligim personat që plotësojnë kushtet e
mëposhtme:
• Të jetë mysliman dhe të gëzojë liri të plotë.
• Të jetë i shëndoshë mendërisht dhe të ketë hyrë në moshën e
pubertetit.
• Të ketë pasuri të mjaftueshme për të dhënë zekatin (sipas
Islamit, kjo është pasuria që mbetet pas plotësimit të nevojave
bazë dhe pagesës së borxheve).
Ai që zotëron pasuri sa kjo masë, një herë në vit, pasi të kalojë
një vit hënor (354 ditë) nga momenti kur e ka zotëruar këtë
pasuri, duhet të japë 2.5% ose 1/40-tën e saj.
KUJT I JEPET ZEKATI
Zekati i shpërndahet këtyre kategorive:
• Të varfërve dhe të dobëtëve që kanë nevojë për shërbim.
• Atyre që kanë borxhe e nuk mund t’i shlyejnë.
• Udhëtarëve që u janë mbaruar të ardhurat gjatë udhëtimit.
• Atyre që janë në rrugë të Allahut (që përpiqen për lartësimin e fesë).
• Nëpunësve të zekatit.
• Për të afruar njerëzit me realitetin e Islamit.
ME ÇFARË JEPET ZEKATI
Gjërat me të cilat nxirret zekati janë si më poshtë:
• Paraja.
• Sendet e çmuara si ari, argjendi apo stolitë si perlat, diamantet, etj.
• Kafshët si gjedhët, delet, devetë, etj.
• Mallrat e tregtisë.
Zekati dhe sadakaja (lëmosha) nxiten në shumë ajete kuranore
dhe thënie profetike, ku bamirësve u premtohen shpërblime të
mëdha si në këtë botë edhe në tjetrën.
SADAKAJA E FITRIT
Sadakaja e Fitrit është një nga detyrimet që duhet kryer brenda hapësirës kohore të Ramazanit. Me të obligohet çdo mysliman, pa dallim moshe a gjinie.
Qëllimi i këtij adhurimi është pastrimi i agjëruesit nga mangësitë dhe pakujdesitë e tij gjatë Ramazanit. Ajo llogaritet që të jepet në një sasi të caktuar për çdo pjesëtar të familjes. Kjo sasi duhet t’i jepet një njeriu vërtet në nevojë. Profeti Muhamed a.s. ka thënë: “Shpëtojini ata (të varfrit, nevojtarët) në këtë ditë.” Pra, nëpërmjet kësaj sadakaje, krijohet mundësia që bajramin ta festojnë të gjithë bashkërisht.
Koha e dhënies dhe e pranimit të saj është deri para faljes së namazit të bajramit. Nëse jepet më pas, nuk konsiderohet si Sadaka e Fitrit, por si një lëmoshë e thjeshtë.
Vlera e sadakasë nuk matet me sasinë e dhënë, por me gëzimin që ajo sjell te një zemër e lënduar.
Vlera minimale e Sadakasë së Fitrit e përcaktuar për këtë vit është 200 Lekë.
Vulëhumbur pa atdhe, dhe të çoroditur nga frika e drejtësisë i quajti Rama opozitën, duke reaguar edhe për çështjen “Xhafaj”.
“U them të gjithë atyre që unë mendoj shumë më ndryshe se ata, dhe pse pa dyshim e respektoj plotësisht shqetësimin e tyre që lidhet me bindjen legjitime tek shumë qytetarë të këtij vendi se drejtësia nuk mund të bëhet duke shkuar pas gjurmëve të njerëzve tanë, ndërkohë që ujqve të pyllit të padrejtësive jo vetëm nuk u ka hyrë gjë në këmbë, po duhet tu dëgjojmë përditë ulërimën duke kërkuar koka ndër ne. Ne nuk jemi si ata, dhe nuk duhet të bëhemi si ata. Ne nuk jemi të rënë nga qielli, engjëj jo e jo”, tha Rama.
Ai shtoi se ka kërkuar agjenci të specializuar ndërkombëtare për ekspertizë shkencore të përgjimit audio të publikuar nga opozita.
“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare ekspertizën shkencore të këtij materiale, dhe burimet e duhura zyrtare për mbledhjen e çdo informacioni të disponueshëm të agjencive përkatëse dhe partnerëve mbi çdo indicie të mundshme lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm”, tha Rama.
“Ky sekret mafioz u zbulua nga opozita jonë dhe u shpërnda jo vetëm në median tonë që pati një shok amnezik dhe nuk u kujtua dot se sa shumë herë të tjera në këto vite, po në të gjitha faqet e Facebook të ministrave të vendeve anëtare të BE. Ministri i Brendshëm dora vetë paska qenë dhe diversant i krimit të organizuar në krye të komisionit të reformës, ku ka futur në fshehtësi një nen klandestin me qëllim mosekstradimin në Itali të vëllait të tij. Lavdi Zotit që shqiptarët kanë opozitën syfajkua e hundëçakall që zbuloi këtë akt mafioz kaq tronditës për mediat tona, duke u bërë thjesht një pyetje partnerëve të EURALIUS dhe OPDAT.
Kjo provë ulëritëse e vërtetësisë së parullave mori dhenë në mediat tona dhe gjithë kanalet ndërkombëtare të lobimit opozitar për të çelur negociatat për anëtarësim. E gjitha do të ishte një parodi për të qeshur nëse nuk do të kishte ndodhur me të vërtetë që e gjithë kjo shfaqje poliitke nuk do të kishte helmuar realisht gjakun e shumë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, baltosur Shqipërinë jashtë vendit që mezi presin lajme nga opozita.Kjo është një maskaradë e mirëfilltë destabilizuese e vënë në skenë për ti thënë Europës se ky është një vend ku ministria e Brendshme është vetë organizata mëmë e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, dhe për tu thënë shqiptarëve sa të jetë Edi Rama në qeveri minsitrat e brendshëm do të jenë eksponentë të lartë t botës së krimit global. Dhe si e tillë maskarada kësaj here meriton një përgjigje të qartë në rrafshin politik, po dhe shembullore në rrafshin e hetimit dhe ndëshkimit penal”, tha Rama.
“S’kemi njerëz për të lëshuar në gojën e ujqërve”, ky ka qenë mesazhi i kryeministrit Rama pas kërkesës së opozitës për dorëheqjen e ministrit Xhafaj.
Kryeminisri Rama e ka thënë prerë se Ministri i Brendshëm, nuk duhet të përgjigjet, jo ligjërisht, por as moralisht.
“Një udhëheqës e një parti nuk matet me një individ brenda llojit që mund të gabojë apo që mund të bëjë edhe krime, por matet me se si reagon ndaj gabimeve dhe veprimeve të tyre të papranueshme. Integriteti moral i një shumice nuk matet me një individ nën akuzë, por me mënyrën se si pozicionohet në raport me ta. 100 herë po ti ktheheshim kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit do të mbanim të njëjtin të njëjtin qëndrim dhe unë do të mbaja të njëjtin fjalim.
Akuzat nuk vijnë nga organet e drejtësisë, por as mund të neglizhohen, si shumë e për lumë, por as mund të lihen me sqarimet e radhës, se në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret që dikush duhet të përgjigjet jo me fjalë por me burg.
Pse sot që flasim MB nuk duhet të përgjigjet, as moralisht.
Nga rizbulimi i dënimit të formës së prerë në Itali, për të cilin nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Italia për ekstradim, pavarësisht llogjeve të kazanit, teorive të revolucionarëve që kërkojnë drejtësinë”, është shprehur Rama.