Aktualitet

Alexis Tsipras: Brenda qershorit Shqipëria dhe Greqia mbyllin marrëveshjen për kufirin detar

Shqipëria dhe Greqia mund të përmbyllin brenda Qershorit marrëveshjen për kufirin detar dhe po ashtu t’i japin zgjidhje çështjeve të mbetura pezull nga lufta e dytë botërore. Në një deklaratë pas punimeve të samitit të Sofjes, ku pranoi se Shqipëria dhe Greqia janë ende në gjendje lufte kryeministri grek Aleksis Tsipras konfirmoi përparimin e bisedimeve, që sipas tij ishin tejet të vështira.

“Negociatat me Shqipërinë ishin më të vështira se me Maqedoninë, na kanë marrë më shumë kohë. Imagjinoni që kemi për të zgjidhur çështje që janë të hapura që nga Lufta e Dytë Botërore. Jemi ende në gjendje lufte. Është çështja e Zonave Ekskluzive Ekonomike, një çështje e rëndësishme si dhe të tjera mes të cilave edhe respektimin i të drejtave të minoritetit grek. Jemi në rrugë shumë të mbarë, nuk dua të them i sigurt, por jam shumë optimist se do të kemi zhvillime pozitive për këto çështje brenda Qershorit”.

I pyetur nëse Shqipëria do të marrë dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, Tsipas tha se kjo nuk varet vetëm nga zgjidhja e problemeve dypalëshe mes Shqipërisë e Greqisë, duke shtuar se në gjirin e BE-së ka vende që kanë mendime të ndryshme për këtë çështje./JavaNews

Alexis Tsipras: Brenda qershorit Shqipëria dhe Greqia mbyllin marrëveshjen për kufirin detar Read More »

Dy muaj stres në burg, Vlonjati që u dënua gabimisht kërkon drejtësi (Video\Foto)

Laureta Halili, një qytetare e komunitetit egjiptian në qytetin e Vlorës, denoncoi në emisionin “Stop” arrestimin dhe mbajtjen pa të drejtë të djalit të saj Kevi Bilaj në qelitë e paraburgimit.

“Jam nëna e 4 fëmijëve dhe jam e divorcuar. Janë vjedhur dy trupe motorash në lagjen “Çole” dhe më akuzojnë djalin. Më thanë do bëjmë kontroll në shtëpi dhe kanë bërë një procesverbal që nuk është gjetur asnjë send. Në të njëjtën kohë janë gjetur dy grupe motorash në shtëpinë e  Eljo Muratit nga OPGJ dhe i plotfuqishmi i rajonit numër 4. Si përfundim, pas 72 orësh djali im ka shkuar në burg, ndërsa Eljo Muratin e kanë lënë të lirë. Unë kërkoj drejtësi!”, u shpreh e shqetësuar Laureta.

Gazetarja e emisionit “Stop” komunikoi nëpërmjet një telefonate me avokaten e Kevi Bilaj, Odeta Alirraj.

“Kevi Bilaj është ndaluar në datën 4 Mars. Unë kam qenë në komisariat, ndërkohëqë para se të merrej në pyetje u bë masa e arrestit. Pastaj gjyqtarja vendosi “vleftësimin e paligjshëm të arrestit”. Caktoi si masë sigurimi personal “arrest me burg”. Neni e parashikon që ndërkohë që gjykata vendos që arresti është i paligjshëm, duhet të vendosë lirimin e menjëhershëm. Bëra ankimimin dhe Gjykata e Apelit vendosi “lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë”. Sa të vijë dosja nga apeli, do bëjmë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë”.

Pra Gjykata e Shkallës së Parë e quajti të paligjshëm mbajtjen në paraburgim të Kevi Bilaj dhe po kështu Gjykata e Apelit, ndërkohë që ai mbeti në qeli.

Kryetarja e shoqatës egjiptiane “Nefreta”, Zhaneta Veizaj u shpreh se gjithë lufta e tyre për të nxjerrë fëmijët nga burgjet në mënyrë që t’i drejtojnë në bankat e shkollës po hidhet poshtë.

“Unë i bëj thirrje dhe apel të gjitha organeve kompetente të të gjitha rangjeve: Mos na i largoni fëmijët nga bankat e shkollës dhe të na i mbyllni prapa hekurave të burgjeve. Mos na i detyroni fëmijët të largohen nga puna,  gjiri i familjes dhe shteti!”

Gazetarja e emisionit “Stop” sëbashku e të ëmën e të burgosurit iu drejtuan Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për të pyetur për këtë çështje, por e vetmja përgjigje ishte që duhej të dërgonin një kërkesë te zyra e informacionit.

Më pas gazetarja komunikoi me oficerin e policisë gjyqësore, Bardhosh Gjon Dedën, i cili pretendoi se ka vepruar drejt në këtë çështje, pasi as prokurori nuk ia ka dhënë lirimin e menjëhershëm të dënuarit.

Gazetarja – Ku e ke gjetur mjetin “Piaggio”?

OPGJ Bardhosh Gjon Deda – Të dy personat janë arrestuar dhe…

Gazetarja – E ke gjetur te dy vëllezërit Eljo dhe Kevin Murati, të cilët e kanë pranuar në seancë gjyqësore që mjetin e kemi ne dhe e kemi vjedhur ne të dy.

OPGJ Bardhosh Gjon Deda – Po, po, po!

Gazetarja – Ku e ke kapur në flagrancë djalin tjetër të komunitetit egjiptian?

OPGJ Bardhosh Gjon Deda – Nuk të shpjegoj dot flagrancën unë ty tani, që të shpjegoj ku është flagranca..

Gazetarja – Nuk është flagrancë zotëri sepse ta ka sjellë vetë nëna me dorën e vet! Ke dhe një prind tjetër këtu që e ke thirrur për verifikim!

OPGJ Bardhosh Gjon Deda – Nëse veprimet tona do të ishin të gabuara, prokurori i çështjes do ta kishte bërë lirimin e menjëhershëm. Prokuroria dhe gjykata ka vendosur për atë, që më 16 vjeç të hetohet në gjendje të lirë.

Gazetarja – Po pra, se është bazuar te faktet e tua!

OPGJ Bardhosh Gjon Deda – Të lutem, më fal tani më duket, se u sqaruam!

Laureta Halili iu drejtua gjykatës për t’i kërkuar llogari gjyqtares së çështjes, Vjola Canajt se përse e ka lënë të birin në burg, ndërkohë që hajduti e ka pranuar vjedhjen.

Qytetarja –Ka pasur djali në masë arresti dhe keni nxjerrë Eljo Muratin, domethënë që është hajduti dhe keni lënë Kevi Bilaj brenda.

Gjyqtare Vjola Canaj – Kam bërë edhe të drejtën e Apeli.

Qytetarja – Eljo Murati e pranoi që Kevi Bilaj nuk ka lidhje, unë e kam vjedhur. Për çfarë arsyeje ma lë djalin në burg o zonjë, se unë jam për bukën e gojës. Kam kërkuar diskun (e seancës gjyqësore) dhe ju kemi thënë që është minoren.

Gjyqtare Vjola Canaj – Çfarë rëndësie ka? E kam dhënë vendimin tim!

Qytetarja – Për çfarë arsye më keni lënë djalin brenda? Unë atë dua të di, kur ke nxjerrë hajdutin, o e nderuar gjyqtare!

Gjyqtare Vjola Canaj – Unë të sqarova, pak a shumë…

Qytetarja – Me çfarë akuze më ke lënë fëmijën brenda?

Gjyqtare Vjola Canaj – Zonjë…

Qytetarja – Kur Eljo Murati e pranoi që e kam vjedhur unë…Kevi Bilaj nuk ka…

Gjyqtare Vjola Canaj – Keni të drejtën e ankimimit, shko…!

Qytetarja – Moj më kthe një përgjigjie, të lutem!

Gjyqtare Vjola Canaj – Nuk kam unë përgjigjie…

Qytetarja – Gjyqin për çfarë e ke bërë pa disk?

Ndërkohë që vetë autori i grabitjes, Eljo Murati pranon fajësinë para të ëmës së të akuzuarit, duke thënë se këtë gjë e ka thënë edhe në gjykatë.

Qytetarja – O Eljo, mua më tha avokatja që ti e pranove në sallë..

Eljo Murati – Po!

Qytetarja – Me kë i vodhe dy grupet e motorit?

Eljo Murati – Po… vetëm.

Qytetarja – Me kë?

Eljo Murati – Mora edhe vëllain. Vëllai ishte larg, me vëllanë e vogël edhe.. ashtu thashë edhe në gjykatë. I mora unë i thashë, ky (Kevi Bilaj) s’ka punë fare!

Qytetarja – Bardhoshi( OPGJ) ku e gjeti mallin?

Eljo Murati – Te shtëpia ime.

Qytetarja – Dy grupet e motorave…

Eljo Murati – Te shtëpia ime.

Policia dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi u informuan që  emisioni “Stop” po ndiqte këtë çështje, më datë 30.04.2018 vendosën të ndryshonin masën “arrest me burg” për 19 – vjeçarin, në “detyrim paraqitje”.

“Dua të falenderoj emisionin “Stop” sepse sa morën vesh që “Stop” po merrej me çështjen e djalit, gjykata, prokuroria dhe policia, nga “arrest me burg” që ma kishin lënë djalin ma nxorën me “detyrim paraqitje”. Me këtë masë që ka marrë gjykata e kundërshtoj sepse djali është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje në këtë çështje. Më ka bërë 2 muaj burg pa të drejtë!”, tha Laureta Halili.

Nga ana tjetër, i dënuari për vjedhje u shpreh: “Kam kaluar 2 muaj stres atje brenda për diçka që nuk e kam bërë. Jam i pafajshëm! Pse duhet të dënohesha unë për diçka që nuk e kam bërë? Kërkoj drejtësinë time!”

Ndërkohë që Kevi Bilaj kërkon ende pafajësinë, i duhet të paraqitet dy herë në javë te OPGJ deri në momentin që do të merret vendimi përfundimtar për të. /Tvklan.al/

Dy muaj stres në burg, Vlonjati që u dënua gabimisht kërkon drejtësi (Video\Foto) Read More »

Kur Albert Veliun e konsiderojnë “të sinqertë” dhe Izet Haxhinë “gënjeshtar”

Izet Haxhia konsiderohet një “kriminel” nga Sali Berisha. Po ashtu edhe Saimir Tahiri, Agron Xhafaj e plot të tjerë që kanë qenë nën akuzë politike.
Nga Ardit Rada

Politika shqiptare ka qenë dhe mbetet mjeshtre për ta futur sistemin e Drejtësisë në qorrsokakë, edhe kur kjo e fundit mund të ketë pasur një fije vullneti për të qenë e paanshme. Si në rastin e 21 Janarit, ndalimin e gardistëve për vrasjet e bulevardit, sekuestrimin e kasetave filmike me qëllim hetimi apo pyetjen e dëshmitarëve, e të tjera si këto.

Muaji maj nisi me disa zhvillime që nuk i lanë radhë njëra tjetrës, duke filluar nga kthimi i Izet Haxhisë pas 20 vitesh, arresti shtëpiak i Saimir Tahirit dhe audio-përgjimi i pretenduar i PD-së ndaj Agron Xhafajt.

Duket se nxitimi i opozitës për t’i nxjerrë në fushëbetejë të gjitha armët njëherazi nuk është një taktikë, por synon zhvendosjen e vëmendjes së publikut dhe drejtësisë nga dëshmitari i vërtetë i ngjarjeve më të rënda në vend. Pikërisht Izet Haxhisë që mezi pritej 20 vite të dëshmonte para një gjykate shqiptare.
Janë sëpaku 16 dëshmi të ish-shoqëruesit të President Berishës që mendohet se do ta vejnë para bangës së të akuzuarit këtë të fundit. Ngjarje sa të harruara, po aq edhe me vlerë për një sërë dosjesh të mbuluara nga pluhuri duke përfshirë edhe atë të vrasjes së Azem Hajdarit.

Ndërkohë që pritet data se kur Haxhia do të dëshmojë para togave të zeza, Partia Demokratike duket se ka gjetur konkurrentin-dëshmitar të tij. Albert Veliu ishte një emër i panjohur deri më sot, dhe nga sot është një emër i diskutueshëm për fjalët e thëna. Edhe Haxhia është i diskutueshëm në ato që ka thënë para mediave, derisa të provojë vërtetësinë para një gjykate.

Por ka një dallim të madh mes Dëshmitarit Iks dhe atij Ypsilon: Haxhia iu dorëzua drejtësisë për të dëshmuar, ndërsa Veliu iu dorëzua PD-së dhe dëshminë e dha nga selia blu.

Analiza e fjalëve të vlonjatit, që sot për PD-në është “heroi” i tyre, tashmë është bërë gjerësisht nga mediat. Prej orësh janë zbardhur kontradiktat e tij për dënimet që ka kryer apo Agron Xhafajn koprac që s’i dërgoi një paketë në burg, por më pas ia futi djalin në punë si kamarier…

Nga ana tjetër, Izet Haxhia konsiderohet një “kriminel” nga Sali Berisha. Po ashtu edhe Saimir Tahiri, Agron Xhafaj e plot të tjerë që kanë qenë nën akuzë politike. Sepse t’i dorëzohesh vullnetarisht drejtësisë për t’u hetuar nuk është standard që Partia Demokratike e ka njohur ndonjëherë. Të pengosh drejtësinë dhe të mos dorëzosh të akuzuarit, kjo po! (Kujto të paktën gardsitët e 21 Janarit).

Shumë pikëpyetje ngrihen sot mbi Dëshmitarin X, që PD nuk e dorëzoi në Prokurori ashtu sikurse edhe audio-përgjimin. Madje treshja e juristëve as dënjoi t’i përgjigjej ftesës së organit të akuzës duke i mëshuar të vetës se kjo drejtësi është e kapur.

Gjithësesi, e kapur ose jo, askush nuk beson se Prokuroria do t’i marrë jetën Alibeajt, Bardhit, Salianjit apo Veliut. Thjeshtë kërkohet një dëshmi mbi ato që dinë apo kanë parë.

Kur Albert Veliun e konsiderojnë “të sinqertë” dhe Izet Haxhinë “gënjeshtar” Read More »

Po bëhet nami në Pogradec! Ky biznes po bën kërdinë si në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë

Shumëkush mund të mendojë se në Pogradec bizneset që kanë më shumë të ardhura gjatë gjithë vitit janë ato që ofrojnë shërbime për turizmin, por në fakt këto biznese kanë një konkurrent të fortë.

Janë pikërisht pikat e basteve dhe të kumarit ato që kanë zhytur qytetin turistik në një dembelizëm të thellë që vjen edhe nga mungesa e vendeve të punës.

Bashkia e Pogradecit është në fakt bashkia me numrin më të lartë të të papunëve dhe numrin më të madh të të varfërve, e cila vazhdon t’i mbajë shpresat te kumari

Këto pika të lojërave të fatit në Pogradec janë shpërndarë në qendër, anës liqenit dhe deri në periferi. Ato hapen herët në mëngjes dhe mbyllen vetëm pas mesnate.

Fenomeni shqetësues mbetet një ndër faktorët kryesorë të divorceve, por para se të shkojnë në shkallët e gjykatës frekuentuesit e tyre në këmbim të vlerave monetare lënë peng aparate celulare, pajisje elektronike, automjetet e në raste ekstreme edhe pronat e paluajtshme.

Po bëhet nami në Pogradec! Ky biznes po bën kërdinë si në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë Read More »

Rama: Europa është feja e shqiptarëve

“Shqiptarët janë mbështetës entuziastë të BE-së dhe Europa është feja jonë”. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku foli për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Me anëtarësimin në BE, theksoi Rama, “ne do të ndërtojmë një urë mes të kaluarës dhe të ardhmes sonë”.

Duke folur për rëndësinë që ka për Shqipërinë integrimi në Bashkimin Europian, Rama tha se “për ne dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është çështje për jetë a vdekje”.

“Pas aq shumë e shumë vitesh dhimbjeje dhe ankthi, Europa përcakton të ardhmen tonë. Siç mund të jeni në dijeni, Shqipëria ka patur regjimin më të frikshëm komunist në Europë dhe jo shumë larg në kohë, ne kemi përjetuar disa prej luftrave më të përgjakshme në Europë gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ose në Kosovë”, tha Rama.

I pyetur lidhur me “koston” që do të ketë për BE-në anëtarësimi i Serbisë apo Shqipërisë, dhe dyshimet që krijon një hap i tillë kur bëhet një analogji me situatën e krijuar me Greqinë, Rama tha se, “ky nuk është problemi im, por është problem që duhet të zgjidhet nga politikanët gjermanë dhe britanikë”.

“Shoqëritë tuaja nuk kanë përjetuar luftra prej tre brezash. Shoqëritë tuaja janë në njëfarë mënyre të shkëputura nga realitetet e ashpra të botës përtej BE-së. Nga këndvështrimi ekonomik, shoqëritë tuaja janë në gjendje të mirë dhe kjo ndoshta mund të jetë arsyeja përse europianët harrojnë se sa me fat janë”, tha Rama.

Ndërsa lidhur me avantazhet që do të ketë për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian, anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Kryeministri Rama u shpreh se “nuk dua të shqetësoj ata që nuk dëshirojnë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, pasi është një rrugë e gjatë për ne drejt BE-së”.

“Duke e thënë me fjalët e presidentit francez, Macron: Europa, së pari ka nevojë për integrimin përpara se të fillojë zgjerimin e saj. Po, BE-ja ka nevojë për disa reforma. Dhe ne gjithashtu, duhet të ndërmarrim reforma në vendin tonë. Por, shpresojmë se rrugët tona do të bashkohen një ditë. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, janë të një rëndësie vendimtare për paqen dhe sigurinë e Europës. Ne jemi një zonë gri në Europë dhe kjo duhet të ndryshojë”, theksoi ai.

Lidhur me progresin e Shqipërisë, Rama tha se “shumë gjëra kanë ndryshuar, por sinqerisht, kjo në të vërtetë varet nga mënyra se si e sheh situatën”. “Nëse e mendoni nga ku ne kemi filluar, ne kemi bërë një rrugë të gjatë në Shqipëri. Por nëse e gjykoni ku ne duam të jemi, atëherë ka ende rrugë për të bërë. Transformimi ynë duhet të bëhet më i qëndrueshëm”, tha ai.

Reforma jonë gjyqësore, vijoi Rama, duke përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese, po transformon pothuajse gjithçka sot. “Gjyqtarët dhe prokurorët tanë janë vënë nën mbikëqyrje, burimi i tyre financiar dhe e kaluara e tyre profesionale, janë duke u verifikuar. Shumë zyrtarë të lartë kanë humbur punën dhe kjo do të pastrojë sistemin tonë gjyqësor”, theksoi kryeministri.

Por, sipas Kryeministrit Rama, kjo nuk është e mjaftueshme. “Ne duam të kemi një sistem gjyqësor të drejtë dhe efikas që mund të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ne kemi të njëjtën qasje në sektorin e arsimit.

Ne kemi mbyllur 18 universitete private, sepse ato nuk përmbushën standardet moderne. Për më tepër, ne kemi prezantuar një sistem të arsimit të dyfishtë dhe kemi reformuar tregun tonë financiar. Kjo është mënyra sesi ne po ndërtojmë një themel të ri për shoqërinë tonë”, theksoi ai.

Lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve, Rama tha se ka qenë një luftë e ashpër dhe ne kemi bllokuar arsyet rrënjësore të këtij problemi, veçanërisht kultivimin e kanabisit, që ishte një problem serioz.

“Ka qenë një luftë e ashpër. Ne i kemi bllokuar arsyet rrënjësore të këtij problemi, veçanërisht kultivimin e kanabisit, që ishte një problem serioz. Kjo ka vazhduar që nga viti 1991 dhe askush nuk i jepte rëndësi. Jugu i Shqipërisë në atë kohë ngjasonte me një Kolumbi të vogël.

Një parajsë e sigurt për shpërndarësit e drogës. Paraardhësi im në postin e kryeministrit, i la këta persona në jug, në paqe për një kohë të gjatë. Ai tha se ata kanë vuajtur shumë gjatë komunizmit. Ne, në anën tjetër, i sulmuam ata. Pati policë të vrarë dhe të plagosur, shumë të burgosur.

Por, rrjetet kriminale u përgjigjën duke u përpjekur të blejnë policë me ryshfete të larta. Dhe policia jonë ishte ajo me moshën mesatare më të lartë në gjithë rajonin, trajnimin më të dobët dhe pagën më të ulët. Na duhej të rishikonim çdo gjë.

Dhe mendoj se ia dolëm. Sidoqoftë nuk është gjetur asgjë gjatë kontrollit të ish-fushave dhe pjesa më e madhe e kontrolleve është bërë nga aeroplanët italiane”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit.

Po ashtu, Rama theksoi se ekonomia shqiptare po përmirësohet në plan të përgjithshëm.

Së fundi, Kryeministri Rama komentoi edhe situatën në Ballkan të cilën e cilësoi si “një situatë problematike”, por që sipas tij, “nuk e kërcënon sigurinë në rajon”.

“Në fund të fundit, nëse e krahason me situatën 5 apo 10 vite më parë, gjërat po ecin përpara. Mali i Zi nuk është në një rrugë të keqe, Maqedonia po ndryshon shumë shpejt. Pavarësisht të gjitha problemeve, Serbia po zhvillohet dhe po bëhet më tërheqëse për investimet.

Dhe pastaj, vjen Kosova, që ka pasur kohë të vështira. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i vështirë, nuk ka progres real. Ndërsa situata në Bosnje është shumë e komplikuar. Kishte shumë shpresa në fund të viteve ’90-të, por ka ikur ajo kohë.

Të gjithë kanë ngecur në atë situatë. Kjo është arsyeja përse BE-ja është e rëndësishme, në mënyrë që vrulli të rikthehet në këto bisedime”, tha Rama.

Rama: Europa është feja e shqiptarëve Read More »

Në shtëpinë e “Dëshmitarit X”! Albert Veliu në gjendje të keqe ekonomike (Video)

Albert Eqerem Veliu në qytetin e Vlorës njihet me nofkat Berti i Abesë, ose Babale. Por, përveç kësaj ai njihet në vendlindje edhe për problemet ekonomike dhe për dënimet e shpallura nga drejtësia italiane dhe shqiptare.

Ai nuk ka patur asnjëherë një punë të qëndrueshme, pasi prej vitesh rezulton të jetë i papunë. Ka probleme me alkoolin dhe shpesh u kërkon ndihmë të njohurve për shpenzimet e ditës.

Lista e borxheve që ka është e gjatë, tregojnë ata që e njohin. Së fundmi, në janar 2018 Bashkia e Vlorës e ka futur në listat e ndihmës ekonomike.

Albert Veliu jeton bashkë me 2 djemtë e tij në lagjen Topana në një banesë private dykatëshe, tek e cila, pas rrëfimit të tij nuk gjendet askush në shtëpi. Fqinjët nuk pranojnë të flasin për Albertin.

Top Channel e kontaktoi dëshmitarin pak minuta pasi u publikua dëshmia e tij. Ai tha se ndodhej në Tiranë, ndërsa në banesë nuk kishte askënd. Pas kësaj bisede, Albert Veliu nuk u përgjigj më në telefon.

Ai rezulton një person i skeduar nga policia përsa kohë deklarohet se në 16 gusht 2013 është ekstraduar nga Interpol Roma. Pasi është dorëzuar në Shqipëri ai ka vuajtur në burgun e Peqinit për 3 vite.

Shpallja fajtor e Albert Veliut ishte firmosur nga Gjykata e Vlorës për trafik të mjeteve motorike për një vepër të kryer nga 51-vjeçari në vitin 2008.

Albert Veliu e identifikon veten si një të dënuar edhe nga Italia për çështje droge. Për këtë dosje, sipas tij, ka vuajtur 7 vjet e dy muaj, sepse u kap në vitin 2000 me një sasi prej 10 kilogramë kokainë, në Peskara të Italisë.
Top Channel

Albert Eqerem Veliu në qytetin e Vlorës njihet me nofkat Berti i Abesë, ose Babale. Por, përveç kësaj ai njihet në vendlindje edhe për problemet ekonomike dhe për dënimet e shpallura nga drejtësia italiane dhe shqiptare.

Ai nuk ka patur asnjëherë një punë të qëndrueshme, pasi prej vitesh rezulton të jetë i papunë. Ka probleme me alkoolin dhe shpesh u kërkon ndihmë të njohurve për shpenzimet e ditës.

Lista e borxheve që ka është e gjatë, tregojnë ata që e njohin. Së fundmi, në janar 2018 Bashkia e Vlorës e ka futur në listat e ndihmës ekonomike.

Albert Veliu jeton bashkë me 2 djemtë e tij në lagjen Topana në një banesë private dykatëshe, tek e cila, pas rrëfimit të tij nuk gjendet askush në shtëpi. Fqinjët nuk pranojnë të flasin për Albertin.

Top Channel e kontaktoi dëshmitarin pak minuta pasi u publikua dëshmia e tij. Ai tha se ndodhej në Tiranë, ndërsa në banesë nuk kishte askënd. Pas kësaj bisede, Albert Veliu nuk u përgjigj më në telefon.

Ai rezulton një person i skeduar nga policia përsa kohë deklarohet se në 16 gusht 2013 është ekstraduar nga Interpol Roma. Pasi është dorëzuar në Shqipëri ai ka vuajtur në burgun e Peqinit për 3 vite.

Shpallja fajtor e Albert Veliut ishte firmosur nga Gjykata e Vlorës për trafik të mjeteve motorike për një vepër të kryer nga 51-vjeçari në vitin 2008.

Albert Veliu e identifikon veten si një të dënuar edhe nga Italia për çështje droge. Për këtë dosje, sipas tij, ka vuajtur 7 vjet e dy muaj, sepse u kap në vitin 2000 me një sasi prej 10 kilogramë kokainë, në Peskara të Italisë.

Top Channel

Në shtëpinë e “Dëshmitarit X”! Albert Veliu në gjendje të keqe ekonomike (Video) Read More »

Ka shkundur gjithë Shqipërinë sot! Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Bolenë.Të kenë kujdes këto zona

Jugu i Shqipërisë është lëkundur nga tërmeti gjatë ditës së sotme.

Sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Bolenë të Vlorës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth.

Duke iu referuar Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 dhe ka rënë në një thellësi prej 4 kilometra nën tokë.

Vetëm tre ditë më parë dy tërmete të tjera kanë lëkundur vendin tonë dhe tërmeti është ndier më tepër në Jugperëndim të Memaliaj.

Ka shkundur gjithë Shqipërinë sot! Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Bolenë.Të kenë kujdes këto zona Read More »

Dëshmitari “X” i Bashës, bleu 20 kg kanabis me lekë borxh

Albert Veliu në rrëfimin e tij në videon e publikuar nga PD, në një moment mbase pa vetëdije për ato që thotë, inkriminon vetveten si të përfshirë në një tentativë për blerjen e 100 kg kanabis me qëllim për ta trafikuar në Itali.

Ai thotë se arriti të blejë 20 kg me para borxh, pasi siç shprehet herë pas here, ndodhet në gjendje të keqe ekonomike. Ja çfarë deklaroi ai në dëshminë e dhënë në Partinë Demokratike:

Unë do çoja një 100-she (100 kg kanabis). Arrita të blija 20 kg kanabis me lekë borxh, mallin do ta blija vetë me lekë borxh. Ndërsa ai do më siguronte transportin, gomonen. Gomonen ata e kishin, se unë ku e gjeta?! Unë jam hallexhi. Gjërat ishin të zgjidhura, rrugët ishin të hapura të gjitha.

Dëshmitari “X” i Bashës, bleu 20 kg kanabis me lekë borxh Read More »