Aktualitet

Jeta luksoze e djalit të vogël të deputetit të ndjerë të PD Azem Hajdari, ja shifrat marramëndëse që i harxhon çdo natë

Azem Hajdari Junior është djali 19-vjeçar i deputetit të ndjerë të PD Azem Hajdari.
Mjaft i ri në moshë, por me një pasion për mjetet e shtrenjta dhe jetën luksoze, i riu Hajdari ka rënë mjaft në sy në rrjetet sociale.

19-vjeçari bie në sy në kryeqytet duke lëvizur me makinat e luksit të tipit Mercedez Benz S-Class, të cilat arrijnë deri në 120 mijë euro.

Duke u nisur edhe nga pamja e jashtme, djali i të ndjerit Azem Hajdari shpenzon shuma marramendëse për atlete të firmave të shtrenjta që vlerësohen nga 500-1000 dollarë.

Ai ka një tatuazh të madh që i mbulon pjesën e parakrahut dhe të krahut të majtë.
Është një prej pasanikëve të rinj të kryeqytetit, frekuentues i pubeve më me emër në Tiranë, gjithnjë i gjendur në zonën VIP.

Sipas atyre që e njohin, Azem Hajdari Junior ka marrë për ditëlindje një dhuratë tejet “të kripur”, një avion g6.3 me vlerë marramendëse.

Nuk dihet nëse i riu do të vendosë më vonë të ecë në gjurmët e të atit dhe t’i bashkohet politikës, ashtu si edhe motra e tij e madhe, deputetja e PD-së Rudina Hajdari. Materialet siguruar nga @RichKidsTirana

Jeta luksoze e djalit të vogël të deputetit të ndjerë të PD Azem Hajdari, ja shifrat marramëndëse që i harxhon çdo natë Read More »

Kjo grua e moshuar është 112 vjeçe dhe kërkesa e saj sot të këput shpirtin

Kjo grua që shihni ne foton me lart eshe plot 112 vjece dhe kerkon ti rritet pensioni se ato para qe merr nuk i dalin per asgje.

Një ankesë e pazakontë mbërriti në redaksinë e “Fiks Fare”, nga një zonjë 112-vjeçare. Mineko Rrapa, e lindur më datë 4 tetor 1906, merr një pension qesharak, vetëm 56 mijë lekë të vjetra. Djali i saj thotë se janë 6 motra dhe vëllezër, ku më i madhi është 78 vjeç.

“Nëna jonë është 112 vjeçe dhe merr një pension qesharak, 56 mijë lekë të vjetra. Ato lekë s’i dalin as për ilaçe dhe as për gjë. Ajo ka punuar gjatë gjithë kohës, nga krijimi e deri në fund të kooperativës. Na ka rritur dhe ne, Vitet e fundit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore” thotë djali.

Ai shton se fillimisht ka marrë një pension 1 mijë lekë, më pas 2, 3 e tani 56 mijë lekë.

Ndërkohë, gruaja shekullore kërkon që t’i rritet pensioni. “Po ma rritën mirë do të bëjnë. Paratë i dua për ilaçe, t’i bëj derman vetes” thotë zonja Mineko, ndërsa thotë se ka 4 djem dhe dy vajza. “Kam punuar gjithë jetën në kooperativë. Ato lekë që merrja që atëherë, ato marr tani. S’më dalin për asnjë gjë” vijon 112-vjeçarja. Nga jeta nuk kujton shumë detaje, ndërsa në fund thotë se “dua të rroja sa të jetë e shkruar”.

Kjo grua e moshuar është 112 vjeçe dhe kërkesa e saj sot të këput shpirtin Read More »

Hajduti i vitit 0 !

Të pastër “qelibar” dhe meqë vettingu është i zënë dhe ka punë të tjera, mendojnë ta përshpejtojnë procesin e tyre vetë, me pak ndihmë, duke hedhur në shesh të burrave, tamam si ajo dopio gjashta… tezën e “Vitit 0”!
Shkruan Anri Bala

E gjetëm Vangjel… tezën e “Vitit 0”! Madhështore është padyshim, teoria më perfekte e ngritur deri më sot… për politikanët! E pse mos ta hedhin si teori, kur i kemi parë, i kemi dëgjuar dhe i kemi provuar të gjitha në kurriz?! Vetëm kjo, na kishte mbetur!

Ta vendosim menjëherë në praktikë them unë… meqë vettingu po bënë gjumin e tij “letargjik”, prej të cilit, as këtë pranverë nuk ka ndërmend të zgjohet… sepse nëse do e bënte, me “urinë disa mujore të ariut, të paktën do ta mbërthente ndonjë cironkë apo ndonjë peshk të shkretë”… që mos të ngordh nga uria!

Pse mos ta kërkojnë “politikanët e gjorë” vitin 0, kur shikojnë vetting-istat, që paguhen me paga milionëshe dhe prej tetorit të vitit kaluar kanë “masakruar” plotë… 8 vetë?! Vetëm 8 gjyqtarë në 8 muaj, kanë kaluar në “sitën” e vettingut, ndërsa prej 3 javësh, nuk është prekur asnjë dosje me dorë dhe procesi është tërësisht i bllokuar.

Por, lajm i mirë është, se politikanët me “padurim” po numërojnë ditët, se kur do të vij dhe koha e tyre, se po plasin nga dëshira e madhe, për treguar “pastërtinë” e figurës!
Të pastër “qelibar” dhe meqë vettingu është i zënë dhe ka punë të tjera, mendojnë ta përshpejtojnë procesin e tyre vetë, me pak ndihmë, duke hedhur në shesh të burrave, tamam si ajo dopio gjashta… tezën e “Vitit 0”!

E para, më duhet të pranoj se ky angazhim i tyre, për t’i çuar gjërat përpara, e nderon imazhin e politikanit, por nga padija ndoshta, më duhet t’i bëj një sqarim të vogël, partisë së “11 Skifterave”, që të mos e dëmtojnë procesin e pastrimit të figurës, që edhe ne të jemi të qetë, e largëqoftë, ata të mos bëjnë ndonjë gabim, që do i njolloste përjetë!

E dashur shoqja Çizme dhe të nderuar deputetë të ish-partisë së Këmboraxhiut në Presidencë, me keqardhje më duhet t’iu informoj, se “Viti 0” nuk ekziston në kalendarin Gregorian, ai që përdorim sot! Madje, “viti 0” nuk ka ekzistuar në asnjë kalendar, as ata të përdorur më parë! Kështuqë, me dorën në zemër nga keqardhja e sipërmarrjes së partisë tuaj, “viti 0” bie si koncept krahasimor kohor, ndaj ju duhet një kohë tjetër… përshembull viti 1… muaji 1… dita 1… viti para se të ishte në pushtet Lavjerrësi, me numërim deri në vitin kur doli nga pushteti dhe u degdis në Presidencë “Rrjepsi”.

Viti 0 për ju, që numëratorin me shifrën e krimeve, e keni me dhjetë zero nga mbrapa… do ishte vdekje e moralit të një kombi! Por ku keni moral ju, ndaj as që e kuptoni se çfarë kërkoni, duke i hequr nga gjoksi medaljet e poshtërsive, që u duken si trimëri dhe fshehjen e milionave të grabitura, që u duket zotësi!

Por, sikurse unë, të gjithë shqiptarët e dinë fare mirë, se përse asnjë vit tjetër, përveç atij “zero”, si koncept abstrakt, nuk ju shkon shumë për shtat! Mos nuk i’u kuptuam dhe donit të na thoshit, se ne do të ndryshojmë, t’iu durojmë, e pse jo, edhe t’iu falim?!

Dakord, por kemi një kusht për ju: Kaloni pak orë të Vetting-ut të “Ditës 1” dhe ne do na mjaftonte që të qetësoheshim, të bindur, se Viti 0 që kërkuat, sapo filloi për ju, në qelitë më të errëta të burgjeve, prej ku ditët e datat do të mund t’i shënonit e t’i numëronit veç nëpër mure, duke filluar nga viti zero me krim zero.

Besoj se nuk do u ngelte merak! Ju a plotësuam edhe amanetin e fundit dhe të parin… me gjithë shpirt!

Hajduti i vitit 0 ! Read More »

Blindohen shkollat me policë, ministrat Xafaj e Nikolla nënshkruajnë marrëveshje

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla nënshkruan marrëveshjen për shtrirjen e projektit të Oficerëve të Sigurisë, në të gjitha shkollat e mesme të Shqipërisë që prej shtatorit të 2018. Ky projekt u pilotua në 15 shkolla në Tiranë dhe garantoi një mjedis të sigurt për nxënësit. Oficerët e Sigurisë do të shërbejnë për të garantuar më shumë siguri në mjediset shkollave, për parandalimin e konflikteve dhe akteve të dhunshme. Brenda komunitetit të nxënësve dhe parandalimin e çdo lloj veprimtarie kriminale në mjedisin rreth territorit të shkollave apo tentativave për të përfshirë të rinjtë në këtë lloj veprimtarie.

Marrëveshja u nënshkrua në gjimnazin ”Petro Nini Luarasi”, një prej shkollave të mesme të Tiranës ku nisi aplikimi i projektit pilot. Oficerët e Sigurisë do të trajnohen në Akademinë e Sigurisë, për një periudhe intensive 1 mujore.

Ministri Xhafaj deklaroi se nisja e projektit, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Rama, synon ndërtimin e ambjenteve shkollore më të sigurta.

“Ne nuk dëshirojmë, nuk kemi pasur dhe nuk kemi kurrë si qëllim që të vendosim një polic, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, por ne kemi si qëllim për të ofruar më shumë siguri që të vendosim këtu, edukatorë me frymën e ligjit, edukatorë për zbatimin e ligjit, edukatorë për të parandaluar së bashku me trupën pedagogjike, së bashku në mënyrë të veçantë me psikologët e shkollave për të parandaluar fenomene negative, akte të konflikteve apo të dhunës së brendshme.

Akte të konflikteve, apo të dhunë së brendshme, apo edhe përpjekje të jashtme, për të implikuar dhe tërhequr nxënës të veçantë në shkolla të veçanta në rrugën e krimit. E trajtuar në këtë mënyrë në këtë lloj qasje, Oficerët e Sigurisë në shkolla brenda territorit të shkollës janë edukatorë, jashtë territorit të shkollës ata shërbejnë si pika lidhëse ndërmjet policisë dhe shkollës. Në mënyrë që brenda territorit të shkollës të japin të gjithë edukimin e nevojshëm për ligjin, me frymën e rregullit dhe zbatimin e tyre dhe të kontribuojnë për ta bërë këtë gjë në bashkëpunim me psikologun dhe me trupën pedagogjike si dhe me komunitetin e prindërve, duke qenë në shërbim të tyre, në funksion të tyre dhe nga ana tjetër të mund të kontribuojnë që policia jashtë mureve rrethuese të shkollës të kryejë të gjithë veprimtarinë e vetë, në kufijtë e ligjit, në funksion të parandalimit të çdo lloj veprimtarie negative, çdo lloj veprimtarie kriminale që tenton t’i ofrohet, apo të tërheqë nxënës dhe nxënëse të shkollave tona. Ky është qëllimi i rolit të Oficerit të Sigurisë në shkolla”, tha ministri i Brendshëm.

Ministrja Nikolla duke u ndalur në të dhënat e ofruara nga projekti pilot tha se janë shumë inkurajuese dhe pozitive. Vetëm brenda 10 javëve, sipas ministres Nikolla, Oficerët e Sigurisë kanë ndihmuar në zgjidhjen e 80 konflikteve brenda shkollave.

“Një tregues tjetër që unë do të doja ta evidentoja është jo vetëm përcjellja e informacionit që kam marrë nga drejtuesit e shkollave, nga mësuesit dhe nga prindërit, por edhe një trend zbritës në rrafshin e konflikteve. Nëse shikojmë raportimet shumë serioze që vijnë dhe nga shkollat dhe nga oficerët e sigurisë, në javët e para numri i konflikteve ka qenë shumë më i madh, gjë që ka ardhur çdo muaj në zbritje, duke treguar edhe njëherë besimin në rritje, por ajo që është objektivi kryesor i këtij projekti, shkollat janë më të sigurta.

Këto 15 modele na kanë shërbyer jo vetëm si modele për të treguar sesa i rëndësishëm ishte ky projekt midis dy ministrive tona, por patjetër janë modele që nevojshëm dhe mjaftueshëm garantojnë dhe kërkojnë që ne të vijojmë më tej duke i shtrirë edhe në shkolla të tjera në të gjithë vendin për të mësuar edukim sesi zgjidhen konfliktet, edukim sesi menaxhohen zëmëratat e vogla të adoleshentëve, edukim për mospërdorimin e lëndëve narkotike, edukim sesi komuniteti, prindërit dhe mësuesit të dinë të koordinojnë veprimin dhe punën për të ofruar më shumë siguri dhe më shumë arritje në shkolla. Janë të gjitha objektiva që në këto 10 muaj këta djem dhe vajza të shkëlqyer, të mirëtrajnuar edhe në Akademinë e Sigurisë, na kanë dhënë shembullin më të mirë, por edhe gjithë argumentet që ne të vijojmë më tej me këtë projekt”, theksoi ministrja e Arsimit.

Blindohen shkollat me policë, ministrat Xafaj e Nikolla nënshkruajnë marrëveshje Read More »

Dosja e “Habilajve”, flet avokati: Çfarë ndodhi më 30 maj

Avokati i ri i Mosi Habilja Maria Caterina Caltabiana ka zbardhur disa nga detajet e seancës së parë gjyqësore të gjyqit të Habilajve zhvilluar një ditë më parë në Katania.

“Siç e dini, procesi për të cilin është arrestuar Habilaj Mosi ka nisur dje më datë 31 05.2018.
Në këtë seancë u trajtuan çështjet paraprake dhe u parapri zgjedhja e ritit të gjykimit.

Seanca gjyqësore u shty për në datën 26 shtator 2018 kur Prokurori Publik italian do të bëj kërkesat e tij të dënimit.

Në seancat e mëvonshme do të zhvillohen diskutimet e palës mbrojtëse të të gjithë të dënuarve.
Është e vërtetë që z. Habilaj është marrë në pyetje nga prokurorët shqiptarë më datë 30 maj për hetime që varen (kanë të bëjnë) në Shqipëri, por e vërtetë është që kjo marrje në pyetje për vullnetin tim si avokat u bë pjesë e procesit gjyqësor italian.

Nuk mund të zbuloj përmbajtjen e marrjes në pyetje pasi është një akt hetimor i mbuluar ende nga sekreti i hetimit.

Sa i takon linjës mbrojtëse ndaj klientit tim, nuk mund t’ju them asgjë paraprakisht pasi gjithçka do varet nga rindërtimi i fakteve nga Prokurori Publik”, Maria Caterina Caltabiano për Ora News.

Dosja e “Habilajve”, flet avokati: Çfarë ndodhi më 30 maj Read More »

Çfarë po ndodh kështu në Shqipëri? Lajmërimi më i fundit na tregon që jemi futur në 1 “bela” të madhe

Popullsia shqiptare po vijon të tkurret nga viti në vit ndërsa femrat shqiptare jetojnë 3 vite më shumë.

Në vitin 2017, jetëgjatësia për femrat është 80 vjet dhe për meshkujt 77 vjet.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i popullsisë në total për vitin e kaluar rezultoi 2.87 mln banorë me një ulje prej 0.2%.Ulja e popullsisë lidhet me emigrimin uljen e lindshmërisë por edhe si rezultat i martesave të vona. Shqetësues mbetet edhe fakti se ka pasur një rritje të numrit të moshuarve dhe ulje të numrit të rinjve.

Sipas qarqeve Tirana zë 30,8 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Fieri, Durrësi dhe Elbasani.

Qarku i Gjirokastrës paraqet numrin më të ulët të popullsisë me rreth 63 mijë banorë ndjekur nga qarku i Kukësit.

Instat konstaton se në vitin 2017, mosha mesatare në martesë si për meshkujt dhe për femrat ka pësuar rritje me 1 vit. Një burrë martohet në moshën 31,5 vjeç dhe një grua në moshën 26,5 vjeç.

Por si janë banesat në të cilat banojnë shqiptarët?

Të dhënat e INSTAT tregojnë se banesat me sipërfaqe deri në 90 metra katrorë zënë peshën më të madhe të të gjithë banesave ndërsa banesat me sipërfaqe 91-130 metra katrorë renditen në vendin e dytë. Pjesa më e madhe e banesave janë në pronësi të familjeve

Çfarë po ndodh kështu në Shqipëri? Lajmërimi më i fundit na tregon që jemi futur në 1 “bela” të madhe Read More »

Harrojeni plazhin, kapni çadrat ose mos dilni fare nga shtëpia! Meterologët sapo na dhanë lajmin e keq

Këto ditë kanë qenë të nxehta dhe herë – herë me disa reshje shiu, por duket se dhe nesër moti do na surprizojë.

Sipas MeteoAlb, vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të ketë në Juglindje të vendit. Pasditja fuqizon me tej vranësirat duke sjellë rrebeshe të shkurtra në zonat jugore dhe juglindore, si edhe shira të papërfillshme në zona qendrore.

Temperaturat e ajrit vijojne pa ndryshime të ndjeshme në mëngjes dhe gjatë mesditës duke ruajtur maksimumin vendor prej 31 – 32°C.

Era do vijojë e lehtë në tokë, por mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior, ndërsa në det do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Edhe fundjava pritet të jetë e tillë.

Harrojeni plazhin, kapni çadrat ose mos dilni fare nga shtëpia! Meterologët sapo na dhanë lajmin e keq Read More »

Kjo është fytyra bastarde e hipokrizë

Kjo është hipokrizia e pështirë dhe falsiteti “model” i politikanëve.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili shkollon fëmijët jashtë shtetit me 160 mijë paund e që u ka siguruar si trashëgimi llogari bankare, biznese, apartamente e vila luksoze brenda e jashtë Shqipërisë, priti një grup fëmijësh, të cilëve u uroi lumturi në jetën e tyre, duke u premtuar se do punonte si për fëmijët e tij!

E pështirë! Ndërkohë që fëmijët e popullit janë të zhytur në mizerje, fëmijët e këtij soji “tallin menderen” në makina luksoze e qejfe turistike.

Aktualisht, në Shqipëri janë mbi 50 mijë fëmijë të punësuar në të zezë, që shfrytëzohen si skllevër edhe në punë të rënda, 30% e të cilëve kanë braktisur shkollën. Faktorët që shkaktojnë punën e fëmijëve, kanë lidhje me politikat shpërfillëse të politikës e shtetit. Prindërit dërgojnë fëmijët e tyre të punojnë, sepse familjet nuk ka të ardhura mbijetese ekonomike!/Pamfleti

Kjo është fytyra bastarde e hipokrizë Read More »