Aktualitet

Spartak Ngjela: Berisha dhe Rama duan të mposhtin Amerikën me Erdoganin, ja pse Donald Lu mbështet ministrin Xhafaj

Ambasadori amerikan Donald Lu dje takoi në mënyrë ceremoniale, botërisht e me ngarkesë të plotë politike, ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në fakt kjo ishte një sfidë e hapur politikë kundrejt antiamerikanëve që janë të korruptuarit e elitës së lartë politike në Shqipëri.

Shkruan Spartak Ngjela

l.
Në kohën kur ambasadori amerikan takonte ministrin Xhafaj, në Parlament korrupsion i fliste kundër ministrit.
Qesharakë si këta nuk ka parë asnjë
shtet i korruptuar deri më sot.
Amerikanët në fakt kanë kohë që tallen me këta të humbur që janë edhe steril nga mendja.

Nuk e kuptojnë dot faktin që politika është forcë; në një kohë kur Sali ziu e ka provuar njëherë këtë aspekt.

Por ekipit qesharak Berisha iu bashkua edhe Rama. Tjetër kaqol ky; sepse ky mendon të mundë Amerikën me Erdoganin, dhe dje u pa që interpretonte syret e Kuranit me sy nga Stambolli.
Këta fakirë besoj se shpejt, në një të ardhme të afërt do të jenë personazhe nëpër komeditë shqiptare që do të shkruhen, se janë tema të gatshme.

ll.
Tani për këdo është e qartë që ministrin e Brendshëm Xhafaj po e mbështet politika amerikane. Dhe sigurisht që kjo ndodh se kuptohet që forca aktuale kundër korrupsionit të lartë në Shqipëri është një polici e fortë dhe e palëkundur. Xhafaj duket që ua ka garantuar këtë.

Takimi i djeshëm i tij me Donald Lu, me atë ngarkesë të thekshme politike kundër korrupsionit kryeministror shqiptar, e tregoi hapur këtë gjë.

“Analiza spektrale e zërit, për çështjen Babalja, ka dalë tani që është manipulim i manipulatorëve të Partisë Demokratike; dhe ne do ta godasim rëndë”- këtë kuptohet se ka thënë dje politika amerikane me anë të takimit që bëri ministri Xhafaj me ambasadorin Donald Lu; dhe sidomos me daljen publike dhe hipjen e Xhafaj në makinën e ambasadorit amerikan.

lll.
Mbrëmë në të gjitha televizionet antiamerikanët që përkrahin korrupsionin e lartë në Shqipëri, flisnin budallallëqe, jashtë artikulimit politik.

E gjithë kjo dha të kuptuar se nga reforma në drejtësi preken shumë sfera të aktivitetit politik dhe gazetaresk në Shqipëri.

Në të vërtetë Shqipëria sot është futur plotësisht në procesin e vet të purifikimit antikorrupsion.

Për këtë arsye, të koruptuarit e lartë nuk kanë më asnjë shpresë, kot tjetrrin budallallëqe me argumente qesharakë nëpër emisione televizivë.

Kurse “çështja Babalja” pritet të shkojë shumë keq për Bashën dhe Berishën, se ka qenë në fakt një provokimi i rëndë kundrejt politikës amerikane, dhe kuptohet që FBI e ka hetuar plotësisht.

Në fakt gjithçka ka marrë fund për korrupsionin kryeministror Rama-Berisha, por edhe për të gjithë bishtat e tyre në të gjitha sferat ku ka punuar politika e korruptuar: edhe në treg por edhe në pushtetin gjyqësor, dhe, edhe në media. Sot gjithçka është e faktuar, prandaj ka siguri të plotë që purifikimi antikorrupsion në Shqipëri do të jetë i një spektri shumë të gjerë.

Ka një rregull që na ka mësuar historia në situata të tilla: kur një forcë madhore si Amerika merr përsipër reformën në një vend, me marrëveshje politike, ajo rregullon legjislacionin, pastron pushtetin gjyqësor dhe prokurorinë nga korrupsioni; dhe fillon goditjen penale të korrupsionit.
Fiks kjo është metoda që amerikanët po përdorin edhe në Shqipëri: sistemimin e kushtetutës dhe të legjislacionit, skartimin e korrupsionit në gjykatë dhe prokurori, dhe, në fund, akuzën penale kundër të gjithë korrupsionit kryeministror shqiptar.

Realisht kjo është edhe tabloja e zhvilluar në Shqipëri për antikorrupsionin.
Që Sot e tutje, kuptohet se, bashkë me “çështjen Babalja”, mendoj se opinioni shqiptar do të vijojë të jetë në kontakt publikisht edhe me shumë fakte të tjerë.

Spartak Ngjela: Berisha dhe Rama duan të mposhtin Amerikën me Erdoganin, ja pse Donald Lu mbështet ministrin Xhafaj Read More »

Të gjithë po merren me Babalen e PD, ndërsa “bablokët” e policisë bëjnë tender 3.3 miliardë lekë për makina me qera, por policia nuk ka adresë e-maili

Taksat e shqiptarve bëhen “qoka”, koncesioni zgjat 4 vite, kur ligji e lejon 1 vit
Gjithë rrugët e Tiranës, yshtojnë në çdo orë të ditës e natës nga zhurmat dhe sirenat e qindra makinave dhe motoçikleta të policisë së shtetit, të çdo sektori shërbimi, të çdo lloji, marke e ngjyre.

Aq shumë automjet policie ka policia e shtetit, sa një numër i madh prej tyre qëndrojnë edhe në oborret e Ministrisë së Brendshme, të komisariateve, të parkut të transportit të kësaj ministrie, pas menderes së shtetarëve e madje shumë prej tyre edhe “mërzejnë” nën hije pemësh, mbi trotuare, anës rrugëve e në oborre pallatesh, restorantesh dhe vilash private, në pritje të shefave e dashnoreve.

Sipas informacioneve që disponojmë, rezulton se Ministria e Brendshme ka 22% më tepër makina, se sa numri i miratuar për çdo strukturë dhe sektorë të shërbimeve policore në të gjithë nivelet, 15% e të cilave gjenden përherë, në servise për shërbime ditore ose javore! Specialistët e transportit në ministri, thonë se numri i miratuar dhe shtesa e numrit të mjeteve aktuale, jo vetëm që janë tre mjaftueshme për të përballuar shërbimet e plota, por edhe “teprojnë”, por shumë prej tyre edhe qëndrojnë në gatishmëri në “tako”!

Thuhet, se shumë makina të caktuara për shërbime policore, përdoren privatisht prej shefave për wekend-e fundjavash, për vajtje-ardhje privatisht në shtëpi brenda e jashtë Tiranës, madje edhe për çuarje të prindërve e gjysheve nëpër qytetet dhe fshatrat nga janë me origjinë shefat, si dhe për çuarjen e grave në punë e të fëmijëve të tyre në çerdhe, kopështe e shkolla.

Mirëpo, megjithëse ka automjete edhe mbi nurmin e përcaktuar, “çuditërisht” ministria e Brendshme, lejon marrje makinash me qera nga privatët. Kjo çudi është fakt zyrtar me vule e me firmë shtetërore. Ja çfarë ndodh realisht. Ndërsa këto ditë, të gjithë po merren me Babalen e PD, “bablokët” (shefat) e Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, vazhdojnë pazaret me tenderët!

Sipas njoftimit zyrtar, të shpallur në “Buletini i Prokurimeve Publike” Nr. 19, datë 14 Maj 2018, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka shpallur tenderin me fond limit me gjithë TVSH, ne vlerën 3.3 miliardë lekë, me objekt: “Marrje automjete me qera për Policinë e Shtetit”! Sipas njftimit, tenderi do të zhvillohet në datën 25 maj 2018, ose 1 ditë para protestës së opozitës!

Të bënë përshtypje skandali, që në njoftim thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit… nuk ka adresë elektronike E-mail, kur dihet që aplikimet për pjesëmarrje në tendera bëhen me postë elektronike!

Ja njoftimi për tenderin

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË SË SHTETIT

  1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, adresa : Bulevardi “ Bajram Curri”-Tiranë,

Tel/Fax: 04279212/ 04278919. 2.

2.E-mail: Nuk ka

 

  1. Lloji i procedurës së prokurimit: “E hapur, mbi kufirin e lartë monetar”

  2. Objekti i kontratës: ”Marrje mjete me qera operacionale për Policinë e Shtetit”

  3. Numri i referencës së procedurës:

REF – 68060-05-09-2018 6. Fondi limit: 273,360,000 (dyqindë e shtatëdhjetë e tre milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë pa TVSH.

  1. Kohëzgjatja e kontratës, ose afati kohor për ekzekutimin: 4 (katër) vjet nga momenti i dorëzimit të mjeteve (48 muaj).

  2. Afati për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 25/06/2018, ora: 10:00 9. 8- Afati për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 25/06/2018, ora: 10:00.

Të gjithë po merren me Babalen e PD, ndërsa “bablokët” e policisë bëjnë tender 3.3 miliardë lekë për makina me qera, por policia nuk ka adresë e-maili Read More »

Te rejat tronditëse që Donald Lu solli nga SHBA prodhojnë “furtunë” në Tiranë

Ambasadori amerikan Donald Lu është sulmuar sërish nga qarqe pranë Berishës, pikërisht pas kthimit nga SHBA.

Lu-ja ka qenë në Uashington i thirrur nga Sekretari i ri i Shtetit Mike Pompeo, ku është folur mbi rolin e shtuar amerikan në Ballkan dhe Tiranë.

Pas kthimit, ambasadori i SHBA-së, ka takuar Fatmir Xhafajn dhe ka kërkuar që të kapen “peshqit e Medhenj” që sipas tij janë harruar nga policia.

“Kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”,theksoi Lu në postimin e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Facebook.
Pikërisht pas këtij postimi, sot qarqe fare pranë familjes “Berisha” kanë intensifikuar luftën ndaj ambasadorit amerikan.

Duke përdorur lojën e mbështetjes së Trump, por duke sulmuar Lu-në, shkrimi që duket është shkruar nga vetë ish-kryeministri, vijon diversionin bajat që po zgjat prej 3 vitesh.

“A do të heshtë përsëri apo do të reagojë ambasadori Lu në një situatë të ngjashme me atë kur Rama e cilësoi presidentin e vendit të tij Donald Trump si “turpin e njerëzimit”?
A do të vazhdojë në të ardhmen ambasadori Lu të mbështesë politikat e majta, dhe politikanë të ish-partive komuniste të ngjashëm me Fatmir Xhafajn e Gramoz Rucin, gjë për të cilën u stigmatizua nga Judicial Watch dhe 6 senatorët republikanë?”, shkruan komenti i qarqeve pranë Berishës ndaj Donald Lu-në.

Kishte mbi dy muaj që po zbatohej një “armëpushim” nga klanet e Berishës dhe Metës ndaj Donald Lu-së, sidomos pas lajmit që ambasadori amerikan në Tiranë është emëruar në një vend kyç, Kirgistan, pikërisht në portat e Rusisë së Putinit.

Por kthimi i Lu-së nga Uashingtoni dhe përforcimi i “kapjes së peshqve të mëdhenj” ka trazuar ujrat sërish, pasi tashmë duket se nuk ka më alibi nga një tërheqje e administratës Trump.
Madje, disa ditë më parë, në ambasadën e SHBA-së në Tiranë Xhafaj dekoroi Jan Hiemstra, një oficer amerikan që është këshilltar i policisë shqiptare në luftën ndaj korrupsionit.

Ceremonia, ku mori pjesë numri dy i ambasadës, Rajan Roberts, u bë jo pa qëllim me mungesën e Lu-së, i cili ndodhej në Uashington, ishte një demonstrim i qartë që SHBA nuk është tërhur asnjë centimetër, madje po përparon edhe më shumë…Pamfleti

Te rejat tronditëse që Donald Lu solli nga SHBA prodhojnë “furtunë” në Tiranë Read More »

Mëngjesi me vranësira dhe shira, si do të jetë moti gjatë ditës

Moti mbetet me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në Veriperëndim dhe Qendër. Por gradualisht pasditja zhvendos shirat drejt zonave Lindore dhe ekstremit verior duke lënë pjesën më të madhe të vendit me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga Veriperëndimi duke gjeneruar në det dallgëzimin mbi 2 ballë.

Sipas Meteoalb temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, por rënie të ndjeshme sjell mesdita si pasojë e shirave në territor.

Mëngjesi me vranësira dhe shira, si do të jetë moti gjatë ditës Read More »

Historia e dhimbshme e 14-vjeçarit që peshon vetëm 14 kg

Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët”, këtë javë ka udhëtuar në fshatin Malvilëz. Një fshat i largët i Tiranës. Largësia shtohet edhe më tepër në kushtet e kësaj rruge. Fshati shtrihet në këtë luginë rrëzë Malit, aty banorët merren me bujqësi, por askujt nuk i mjaftojnë të ardhurat që sigurojnë nga toka.

Elvis Naçi, ka shkuar vetë për të takuar dhe parë nga afër familjen e Kujtim Elqenit. Kujtimi dhe Shqipja, janë prindërit e 5 fëmijëve, 3 djemve dhe dy vajzave. Njëri nga djemtë, Asllani ka lindur me anomali. Asllani nuk ka një fëmijëri si gjithë të tjerët, ai është 14 vjeç, peshon vetëm 14 kg dhe ka organizmin dhe pamjen e një foshnjeje. Edhe gjatë verës, Asllani ka ftohtë sepse ka mungesë gjaku.

Të pesë anëtarët e familjes jetojnë në këtë shtëpi, me mure te çara, me një tavan e çati që rëndon mbi trarët e vjetër dhe që nga dita në ditë rrezikon tu shembet dhe t’i zërë brenda. Ata tremben shumë, gjatë natës e ditës, por më shumë i tremben ndonjë tërmeti i cili do të ishte fatal për ta. Ky është Marlindi 10 vjeç, ndërsa kjo është Eliza 8 vjeçe, ajo ka kryer një operacion në zemër ku ka qëndruar për tre muaj në Spital, sot është më mirë, por sërish mbetet e brishtë.

Barra më e rëndë bie mbi Kujtimin dhe Shqipen, të cilët, më dy fëmijë të sëmurë, dhe me një shtëpi që rrezikon të shembet nga momenti në moment, e ata nuk kanë asnjë mundësi për ta rregulluar apo për të ndërtuar një shtëpi të re./syri.net

Historia e dhimbshme e 14-vjeçarit që peshon vetëm 14 kg Read More »

Basha vodhi 230 milionë euro të “Rrugës së Kombit”, shpëtoi nga burgu me raporte mjekësore. Kosova hetim vetëm për 53 milion euro, rrezikon qeveria

Jemi shqiptarë, por jemi në dy shtete në Shqipëri dhe Kosovë duke prezantuar dhe dy mentalitete në qasjen ndaj ligjit dhe ndëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

Nëse në Kosovë shoqëria civile dhe drejtësia vihen në lëvizje dhe për një abuzim sado të vogël me paratë e shtetit, në Shqipëri as që bëhet fjalë të lëvizë b***thën shoqëria civile apo të ndërhyjë drejtësia.

Ndonëse janë vjedhur miliona euro nga zyrtarë të lartë shqiptarë dhe për këtë ka dosje pas dosjeje të kopsitur mirë nga organet ligjzbatuese shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë.

Paralelet e frikshme mund të bëhen në rastin e Rrugës së Kombit, nga pjesa shqiptare dhe në atë në territorin e Kosovës, me shpenzime të ndryshme, si dhe me cilësi po të ndryshme.

Ku gjithnjë përsa i përket mungesës së cilësisë dhe sasisë së shpenzimit, shqiptarët e Shqipërisë janë të parët.

Nëse Lulzim Basha ish ministër i Transporteve dhe aktualisht kryetar i opozitës shqiptare vodhi 230 milionë euro të rrugës së Kombit dhe i shpëtoi burgut me raporte mjekësore e procedurë, në Kosovë për 53 milionë euro fillon hetimi dhe ta masin “kokën me spango”, duke rrezikuar madje dhe qeverinë që të rrëzohet.

Më konkretisht, shoqëria civile i është drejtuar sot, përmes një letre, institucionit të lartë të hetimit, duke i kërkuar të hetojë lidhur me “humbjen” e 53 milionë eurove të nxjerra nga buxheti i shtetit më të varfër në Ballkan për t’ia dhënë kompanisë “Bechtel Enka”.

Në përgjigje, kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi ka paralajmëruar nisjen e hetimeve nëse gjenden dyshimet e bazuara se janë kryer shkelje në rastin e “Bechtel Enkas”, së cilës Qeveria e Kosovës ia dha para disa ditësh 53 milionë euro.

Kjo shumë e parave të ndara për këtë kompani ka ngritur reagime nga shoqëria civile por edhe nga spektri politik e cila erdhi si pasojë e mos përmbushjes të detyrimeve të kontratës nga ana e qeverisë së Kosovës.

Shoqëria civile i është drejtuar sot kryeprokurorit Aleksander Lumezi përmes një letre, duke i kërkuar atij të marrë masa për humbjen e 53 milionëve nga buxheti i shtetit, dhënë kompanisë “Bechtel Enka”.

Sipas tyre, zhvatja e 53 milionë eurove ka adresën e institucioneve, ka vendimet e marra nga këto institucione dhe dokumentet përkatëse (kontrata specifike) të cilat shumë lehtë mund të tregojnë emrat e përgjegjësve ligjore për këtë plaçkitje të pasurisë publike.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka thënë të premten për gazetën “Express” se Prokurori ne bashkëpunim me task forcën speciale nuk e ka pritur letrën e shoqërisë civile, por sqaron se ka nisur grumbullimi i informatave për të gjetur nëse ka shkelje.

“Por disa ditë më herët ka filluar grumbullimin e te dhënave dhe informatave te nevojshme për të vërtetuar a ekziston dyshimi i bazuar se është kryer ndonjë vepër penale për të cilën ndjekja ndermirët sipas detyrës zyrtare”, ka bërë të ditur Lumezi.

Në skandalin e 53 milionëve, ish ministri Pal Lekaj dhe ish ministri i Infrastukturës Lutfi Zharku e kanë akuzuar njëri tjetrin për situatën e krijuar rreth kësaj shume të parave që i kushtoi buxhetit të shtetit.

Pavarësisht kësaj, “Bechtel-Enka” pikërisht ditën e sotme i ka futur 53 milionë euro në xhep, dhe e ka falënderuar Qeverinë për këtë. Por arsyetimi i kryeministrit Haradinaj ka qenë i çuditshëm.

Sipas “Express”-it kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot në Kuvend se kontrata dhe vendimi për alokimin e 53 milionë eurove kompanisë “Bechtel-Enka” ka qenë i domosdoshëm, për t’i ikur Arbitrazhit dhe dëmit më të madh.

“Nuk kemi pas çare pa ia pagu paret, sepse i kemi gjet pa pagu 14 milionë që Qeveria e kaluar i ka lënë qaty. Dhe nga ky borxh është krijuar 53 milionëshi”, ka thënë Haradinaj./Pamfleti

Basha vodhi 230 milionë euro të “Rrugës së Kombit”, shpëtoi nga burgu me raporte mjekësore. Kosova hetim vetëm për 53 milion euro, rrezikon qeveria Read More »

Sarandë: Zjarri shkrumbon 5 ha kullota dhe 130 mijë rrënjë ullinj, shkak shkëputja e kabullit elektrik

Një zjarr i fuqishëm ka djegur 5 ha kullotë dhe 130 mijë rrënjë ullinj në Livadhja të bashkisë Finiq.

Zjarri ka rënë si pasojë e shkëputjes së një kabulli elektrik.Nga zjarri janë rrezikur edhe 5 banesa, por pa pësuar dëmtime pasi është shuar nga ndërhyrjet e zjarrëfikseve.

Zjarri është fikur pas disa orësh nga 30 forca zjarrfikse dhe ndërhyrja e policisë.

Sarandë: Zjarri shkrumbon 5 ha kullota dhe 130 mijë rrënjë ullinj, shkak shkëputja e kabullit elektrik Read More »

Kulmi i hipokrizisë/ Ilir Meta bën thirrje për mbrojtjen e mjedisit. Kush flet? Njeriu që shkatërroi Tomorin, kanionet e Osumit, shtretërit e lumenjve dhe pyjet

Në Ditën Botërore të Mjedisit ka përcjellë një mesazh në facebook edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili bën thirrje për përdorim me racionalitet te burimeve natyrore dhe mjedisit në tërësi, në mënyrë që të ruhen vlerat mjedisore në Shqipëri e banorët të kenë një mjedis të pastër e të shëndetshëm.

O Zot, kush flet?! A mund të ketë hipokrizi më të madhe mbi këtë tokë sesa të flasë Ilir Meta për mjedisin dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së tij?

Nuk është aspak rastësi që flasin për mjedisin dy persona mjaft të urryer dhe shkatërrimtarë të mjedisit: Ilir Meta dhe dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi, injorantë të mirëfilltë në këtë fushë.

Jo vetëm kaq, por edhe dëmtuesit më të mëdhenj të mjedisit, duke nisur më së pari nga masakra në Gjirin e Lalzit, shkatërrimin e shtretërve të lumenjve si pasojë e marrjes së inerteve etj, projektet ogurzeza për fshatrat turistike në Bregdetin e Jonit etj.

Ilir Meta është përgegjës për shkatërrimin e mjedisit në malin e Tomorit me guroret e tij që kanë dëmtuar mushkëritë e banorëve të zonës, është përgjegjës për dëmtimin e kanioneve të Osumit, është përgjegjës për dëmtimin masiv të pyjeve në mjaft qarqe të vendit, sidomos në bashkitë që drejton partia e tij private LSI, pra Ilir Meta është shkatërruesi më i madh i mjedisit në Shqipëri. Ruajna o Zot, nga kjo monstër me fytyrë njeriu!Pamfleti

Kulmi i hipokrizisë/ Ilir Meta bën thirrje për mbrojtjen e mjedisit. Kush flet? Njeriu që shkatërroi Tomorin, kanionet e Osumit, shtretërit e lumenjve dhe pyjet Read More »