Aktualitet

“Aktori” i videos që imitoi Agronin, “kap për fyti” Salianjin, i kërkon “hakun e punës” që luajti rolin e “Kapos” së “Portokallisë”

PD e gënjeu edhe për lekët e përmbytjeve
Kur porositi, inskenoi, realizoi, mori në dorëzim dhe publikoi videon-përgjimin “Babale” kundër vëllait të ministrit Xhafaj, deputeti Salianji nuk e kishte menduar, se përveç halleve me drejtësinë, do t’i shtohej edhe një siklet tjetër personal, me “aktorin” nga Novosela, që imitoi Agronin për llogari të “straegjisë” së PD për shptimin e Shqipërisë nga trafiqet.

Burime të “PAMFLETI”, thonë se “aktori” që luajti rolin e Agron Xhafajt, ka gjurmuar prej disa ditësh deputetitn Ervin Salinaji, të cilin sot e paska ndaluar në hyrje të SHQUP. Sipas një militanti të PD, që po priste dhëndrin e Artan Shkrelit, kryetarin e FRPD Belind Këlliçi, për të marrë furnizmin me vezë, sardele e miell për protesëtnë e kundër Edi Ramës, thuhet se “Aktori” i video-përgjimit “Babale”, e paska “kapur për fyti” deputetin Salinaji, duke bërë këtë debat me njeri-tjetrin:

“AKTORI” BABALES: – Më jep lekët e hakut të punës, se unë nuk e luajta kot rolin e “Kapos” së Portokallisë, bëra 10 ditë prova para teje dhe e nxorra sikur isha Agroni! ERVIN SALIANJI: – Mos u mërzit, se do t’i japim lekët, kam folur me Lulin. Por, po munde, hiqma dorën nga këmisha e kollarja, se sapo m’i ka hekurosur shërbëtorja e shtëpisë!

“AKTORI” BABALES: – Ti or pasha, e paske hallin tek kollarja. Po “kollaren” që më bëre mua me lekët, e harove?!

ERVIN SALIANJI: – Do durosh edhe pak ditë, deri sa të na vijnë sposnorizimet. Ato që kishim, ia dhamë Babales. Do flasë urgjent edhe me doktorin e do taapa paraqs si rast në nevojë emergjente” dhe besoj se do na jap ndonjë ide, për ta zgjidhur!

“AKTORI” BABALES: – Nuk besoj më tek ju të PD, kështu më gënjyet edhe për lekët e përmbytjeve kur isht në pushtet, ia dhatë të gjitha kryetarit të komunës….

“Aktori” i videos që imitoi Agronin, “kap për fyti” Salianjin, i kërkon “hakun e punës” që luajti rolin e “Kapos” së “Portokallisë” Read More »

Kryeministri Rama na jep sot lajmin e mrekullueshëm: Nuk do ju marrim më lekë për këtë!

Kryeministri Rama në një takim në qytetin e Lushnjes në turin e Llogaridhënies Publike, dha lajmin e mirë për biznesin e vogël. Deri në Korrik, para se të mbyllet sesioni i Kuvendit, Rama tha se do të ketë gjetur zgjidhje çështja për taksën e biznesit të vogël.

“Është bërë një propagandë e madhe se në kemi rritur taksa dhe janë vetën dy. Ne kemi rritur taksat vetëm për të pasurit, tatimi mbi të ardhurat, qoftë taksën mbi kompanitë më të mëdha. Këtë po e kemi rritur dhe e kemi thënë që kush merr më shumë do paguajë më shumë. Ndërkohë që kemi ulur taksat për 97 % të njerëzve që kanë një punë në shtet apo në privat dhe këtë e dëshmojënë, mjekët, mësuesit, infermierët, punonjësit e administratës dhe ata që punojnë në sektrorin privat. Sikurse kemi ulur dhe takasën e biznesit të vogel, ku deri dje pagunte 10 % më shumë madje më shumë se biznesi i madh, ndërsa sot paguan 5%.

Në Korrik do të ulim taksën dhe për një pjesë tjetër të biznesit për biznesin e vogël që kalon mbi 80 milionë,

Nga 80 milionë deri në 140 milionë do bëjmë ulje takse nga 15% në 5%.

Kjo është taksa më e ulët në të gjithë rajonin tonë, për biznesët që vetëpunësojnë dhe për ata që punësojnë.

Nga 20 milionë deri në  140 milionë taksa do të jetë  5%

Dhe nga 0-20 milionë taksa do të jetë zero

Taksa tjetrër që ne kemi rritur është taksa e karburanit duke konsideruar nga njëra anë nevojë që kemi pasur për buxhetin, pasi ishim në atë gjendje të mjerueshme dhe nga ana tjetër pasi siç na tha FMN, ishim në rrezik se nuk paguanim dot pensionet”, tha ai.

Kryeministri Rama na jep sot lajmin e mrekullueshëm: Nuk do ju marrim më lekë për këtë! Read More »

E DUA VLOREN !

E DUA VLOREN

Natyra ne kete vend shpalos perkryerjen e nje harmonizimi spektakolar te malit, kodres, fushes, lumit, burimit, detit, lugines, lagunes, flores se pafundme e faunes aq te vecante e shumellojshme!
Ketu Dielli lind me nje rrezellim te argjend e perendon i florinjt, e gjate kesaj udhe dhuron spektakle drite me shkelqimin e tij, me pasqyrimet e tij aq te bukura e aq shprehese sa asnje lloj arti nuk do mundej ta rrokte ne gjithe mrekulline e spektaklit qe jep thuajse pjesen me te madhe te diteve te vitit!
Ketu Hena lind vec per poete e te dashuruar, duke e bere naten diten e dashurise, kot s’thoshte Naimi : “Nate atje eshte tjater nate,edhe dita tjater dite!”
Ketu ne kete vend majat e maleve pershendesin Zotat lart ne qiej e lumenjt si me nje marsh triumfi luajne pjeset me te bukura te lavdise se natyres!
Ketu deti, thinjoshi qe edhe ne terbim qesh, duket se i ka dhene bucimen e vet historise se ketij vendi!
Ketu zor se ka nje vend ku natyra ta kete braktisur, veshtire se gjen nje vend ku te mos falenderosh Zotin per kujdesin qe ka patur duke u marre edhe me detajin e nje petali luleje apo nje cicerime zogu! Gjithshka perfekte gjithshka frymezuese!Arben Abazaj

Fotografia e Abazaj Arben

Fotografia e Abazaj Arben

Fotografia e Abazaj Arben

Fotografia e Abazaj Arben

Fotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj Arben

E DUA VLOREN ! Read More »

Sali Berisha ka vrarë gjysmën e Shqipërisë, “vajton” për vrasjen e qenve endacakë

Sali Berisha, megjithëse i rrëshkitur, zemrën e ka të “madhe”. Ai është shumë i ndjeshëm dhe duke shfletuar mediat e partisë, ka gjetur një shkrim rremë të një portalit pranë tij, ku flitet se Bashkia po ekzekuton qentë endacak. Bile, sipas pretendimeve të këtyra mashtruesave, kanë bërë dhe video ku qentë ekzekutohen me injeksion.

Kjo sipas kryetarit Erion Velijaj është një shpifje e ndyrë dhe e vërteta është se video është reale, por klinika injekton ilaçë për ti sterilizuar, matrikuluar dhe vaksinuar qentë e rrugës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha teksa ka publikuar lajmin e rrremë nga portali që ka sulmuar kryebashkiakun Erion Veliaj, natyrisht që e ka përdorur këtë “armë”për të luftuar edhe ai, megjithëse kjo është një bumerang për të.

Si është e mundur, që Berisha ka vrarë dhe masakruar gjysmën e Shqipërisë, duke i’a kaluar dhe Hoxhës, pa i’u dridhur qerpiku, ka vrarë njerëz si të ishin kafshë të egra, në mes të rrugës, e sot i vjen keq për qentë?!

Ja postimi i Berishë:

“Tirana kryeqyteti i barabarise ndaj qenvëve! Lal Plehu ka vrare mbi 10. 000 qene dhe ka vjedhur fonde publike te destinuara per mbrojtjen e tyre”! Duke mos patur asnjë foto për qentë e “vrarë”, po e shoqërojmë postimin e tij me fotot e njerëzve të vrarë nga ai.

Sali Berisha ka vrarë gjysmën e Shqipërisë, “vajton” për vrasjen e qenve endacakë Read More »

Destiancionet turistike, Telegraph: Pse ka ardhur koha për të vizituar Shqipërinë

Mediat britanike vazhdimisht i kanë kushtuar vëmendje Shqipërisë si një destinacion turistik. Së fundmi është Telegraph që i ka dedikuar një reportazh ku tregon pse është momenti i duhur për të vizatuar shtetin e moçëm shqiptar. Një grup prej 13 personash nga mosha 40 deri në 70, vizituan Shqipërinë dhe shkruan këtë artikull. Shqipëria i magjepsi britanikët, aq sa njëri prej vizitorëve ka blerë një shtëpi në Durrës, dhe në fakt artikulli nis me itinerarin e Durrësit, për të cilën vizitorët përshkruajnë bulevardin Epidam me të gjitha kafenetë që e rrethojnë.

Sipas pritshmërive të para, Durrësi është pikërisht ajo çfarë mund të presësh nga qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë. Kontejnerë të shumtë popullonin portin e Durrësit, ndërsa tragetet presin që nisen drejt Barit apo Anconas.

Trafiku rëndohet në rrugët e ngushta. Turistët akomodohen në hotelet e ndërtuara pas 1992 me rënien e komunizmit.

Amfiteatri i Durrësit shpalos një histori me shumë kapituj. Jo vetëm atë romane (duke qenë se u ndërtua ne kohë e perandorit Trajan), por edhe epokën Bizantine, dhe periudhën otomane që filloi të përhapej në shekullit e 15. Arena u mbulua në shekullin 16, ku mbi të u ndërtuan shtëpi.

Kështu, Durrësi përfaqësonte sipas Telegraph, një qytet mjaft të rëndësishëm të Perandorisë Romake, i njohur si Dyrrachium, dhe nga ku fillonte pikënisja e rrugës Egnatia, një rrugë që zgjaste 161 km drejt lindjes dhe që përfundonte në Stambollin e sotshëm.

Pjesë e grupit ishte dhe një eksperte e historisë antike, Carolyn, e cila ka punuar për Muzeun e Britanisë dhe që ka shërbyer si guidë në udhëtime në destinacione si Irani apo Arabia Saudite. Ajo e ka pëlqyer aq shumë Shqipërinë sa që ka blerë një shtëpi në Durrës.

Njohuritë e saj i testuan në Lezhë, 72 km në veri të Durrësit, ku ajo tregoi se problemi kryesor me ilirët ishte se nuk kishin një kulturë të shkruar.

Më parë ishte një tempull ilir, dhe më vonë u bë katedralja e Shën Nikollës, sot është një mauzoleu dedikuar Gjergj Kastriotit, një figurë ushtarake, i njohur si Skënderbeu.

Pika e fundit, kryeqyteti i Shqipërisë
Udhëtimi në Shqipëri përfundoi me një vizitë në kryeqytet. Tirana është një qytet plot gjallëri, me baret që mbizotërojnë në zonën e Bllokut.

Muzeu Kombëtar, në kryeqytet, hedh dritë për epokën ilire. Në brendësi kemi armatime bonzi të shekullit të tretë para erës sonë, helmeta dhe armatime të tjera, memoriale përkujtimi për njerëzit e rënën në luftë, dhe ornamente të tjera të shekullit të pestë para erës sonë, s vazo etj.

Për të parë shfaqje të tilla, ka mundësi të shumta. Për të “spiunuar” trashëgiminë ilire, Shqipëria ofron disa pika tërheqëse. Ndër to është Bylis në afërsi të Fierit, në të cilin ju mund të shihni një ndërthurje të kulturës ilire dhe romake. Një tjetër amfiteatër e shekullit të tretë para erës sonë, e kulturës ilire pozicionohet në majë të një kodrine në Bylis. Pjesa më e madhe e arkitekturës së tij është venitur me kalimin e kohës, por madhësia është gjithsesi e dukshme edhe në ditët e sotme./monitor

Destiancionet turistike, Telegraph: Pse ka ardhur koha për të vizituar Shqipërinë Read More »

Gjykata liroi mësuesin pedofil, 11-vjeçarja tenton vetëvrasjen

Lirohet në sallën e gjyqit mësuesi 63-vjeçar, i cili u akuzua nga prindërit e 11-vjecares nga fshati Lutfinjë, për ngacmim seksual. Seanca është zhvilluar në shkallën e parë të gjyqësorit në Gjirokastër, ku është lënë i lirë mësuesi i fillores, i cili akuzohet nga organi i akuzës së Gjirokastrës për ngacmime seksuale me të mitur.

Në seancën e zhvilluar, prokurori Julijan Cafka ka parashtruar të gjithë materialin voluminoz që ka të bëjë me provat që kishin servirur prindërit e vajzës 11-vjeçare, ku pretendohej se ishte ngacmuar sistematikisht seksualisht vajza e tyre nga mësuesi 63-vjeçar përgjatë dy viteve të fundit. Për këtë prokurori i çështjes kërkoi masën “burg me afat” deri në sqarimin e rrethanave dhe analizave mjekësore në trupin e vajzës për të vërtetuar nëse ajo është ngacmuar seksualisht apo jo.

Ndërsa avokati i çështjes kërkoi lirimin në sallën e gjyqit të klientit të tij, duke thënë se gjithçka ka qenë e inskenuar nga ana e prindërve të fëmijës 11-vjeçar. Ndërkohë që pritej reagimi i gjyqtares për vendosjen e masës së arrestit, vetë i akuzuari për ngacmim seksual qëndronte brenda kafazit të hekurt të gjykatës mjaft i qetë dhe i heshtur.

Gjykatësja Mirela Kore ka habitur me vendimin e dhënë në ngarkim të mësuesit të akuzuar për pedofili, duke e liruar atë në sallën e gjyqit pa u analizuar të gjitha rrethanat dhe provat e servirura nga organi i akuzës që 63-vjeçari të qëndronte në burg. Mësuesit ju dha masa ‘detyrim paraqitje’, ndërkohë që ky vendim do të apelohet nga organi i akuzës. Vendimi që ndërmori gjykatësja Mirela Kore ka rënduar gjendjen mentale të vajzës 11-vjeçare..

Report TV ka kontaktuar me prindërit e vajzës dhe ka mësuar se e mitura ka tentuar sot vetëvrasjen, sapo ka marrë vesh që mësuesi i saj u lirua nga burgu. Të ndodhur përballë këtij fakti, prindërit e vajzës janë të prirur të vendosin vetëgjyqësi në një kohë kur gjyqtarja Kore e liroi mësuesin 63-vjeçar./javanews

Gjykata liroi mësuesin pedofil, 11-vjeçarja tenton vetëvrasjen Read More »

I dha fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë në banesën e tij në fshatin Mesaplik të Vlorës /Detaje

Roland Rrodhaj, 26-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë në banesën e tij në fshatin Mesaplik të Vlorës, kishte vetëm 10 ditë që ishte kthyer nga Italia.

Mësohet se 26-vjeçari ka mbyllur dhe adresat e rrjeteve sociale. I riu i dha fund jetës në kushte të rënduar psikologjike.

Policia Vlorë Njofton:

Informacion paraprak: Më datë 07.06.2018, rreth orës 23:44, në fshatin Mesaplik, është vetëvrarë në banesën e tij me armë zjarri pistoletë shtetasi R.R., vjeç 26.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se e ka kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

I dha fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë në banesën e tij në fshatin Mesaplik të Vlorës /Detaje Read More »

Lihen në burg dy të dyshuarit për vrasjen e Vasil Dervishajt

U zhvillua dje në Gjykatën e Vlorës seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për 3 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit. Amarildo Çaushi dhe Amarildo Grembi mbetën në burg, Nekid Arpai, “arrest shtëpie”

Gjykata e Vlorës zhvilloi dje seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit, si autorë të dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit, Vasil Dervishaj, mbrëmjen e 4 qershorit. Më konkretisht, gjykata dha masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy prej të arrestuarve, Amarildo Çaushaj dhe Amarildo Grembin, ndërsa për Nekid Arapin, 21-vjeçarin nga Vlora, dha masën e sigurisë “Arrest shtëpie” nën mbikëqyrjen elektronike. Seanca e djeshme e sigurisë, e drejtuar nga gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Elona Mihali u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa sipas informacioneve që bëhen të ditura, tre të rinjtë nuk kanë folur para togave të zeza. Sipas hetuesve, Amarildo Caushi, Amarildo Grembi dhe personi i shpallur në kërkim kanë qenë së bashku në një makinë dhe kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në ngjarje, ndërsa 21-vjeçari i ndodhur tashmë në masën e sigurisë, “Arrest në shtëpi”, i ka transportuar me makinë tre bashkëpunëtorët, por askush nuk i ka shpjeguar atij për situatën ku ndodheshin, pra sipas prokurorisë, me hetimet e deri tanishme, i riu nuk është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në vrasje. Kur kanë kaluar rreth 5 ditë nga ngjarja e rëndë që tronditi qytetin bregdetar, policia ka dalë me një version zyrtar të mënyrës se si kanë vepruar të rinjtë e implikuar në konfliktin me pasojë vdekjen e biznesmenit, Dervishaj, në lagjen “Pavarësia”. Për policinë, si një ndër autorët kryesor për krimin, është Amarildo Çaushi, dorëzuar në polici vetëm pak orë pasi ishte shpallur në kërkim nga forcat blu të Vlorës. Ai akuzohet si i autori i përfshirë në vrasje, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori tjetër, 31-vjeçari Ergest Avdiu.

Rindërtohet skema e vrasjes

Nga hetimet e deri tanishme, që konkludojnë në zbardhjen e tabulateve telefonike dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë të ngjarjes, policia e Vlorës ka arritur në një version zyrtar. Sipas policisë, rezulton se para disa vitesh, Vasil Dervishaj dhe Ergest Avdiu, i shpallur në kërkim, kishin pasur një konflikt në Itali, çka dyshohet se mund të ketë qenë edhe motivi i krimit, por pavarësisht kësaj, grupi hetimor ende nuk e ka përjashtuar pistën e prishjes së pazareve të drogës. Vrasja ndodhi në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar në afërsi të dyqanit të njërit prej autorëve të dyshuar dhe i vetëdorëzuar në polici, Amarildo Çaushit. Mësohet se atë ditë Dervishaj u ka dalë me makinë përpara të dyshuarve, duke u prerë rrugën, teksa edhe ata kanë qenë në makinë tjetër. Dyshohet se ka qenë 29-vjeçari ai i cili nxori armën i pari, por pa mundur ta shkrepë, duke bërë që Ergest Avdiu të nxjerrë pistoletën që mbante me vete dhe ta vrasë.

Personazhi misterioz dhe arratisja e autorëve

Sipas dëshmitarëve të marrë në pyetje nga policia, kanë sqaruar se së bashku me biznesmenin e mbetur të vrarë, ka qenë edhe një person tjetër i paidentifikuar deri më tani. Sipas uniformave blu, Vasil Dervishaj është vrarë me një plumb në dorë dhe një në qafë, në afërsi të kokës. Pas momentit të plagosjes, personi që shoqëronte Dervishajn ka marrë kallashnikovin dhe e ka zhvendosur disa metra më tutje, ndërsa ju ka kërkuar banorëve të zonës të lajmërojnë një ambulancë dhe është larguar në këmbë. Se cilat janë arsyet se pse ky person nuk ka dashur të identifikohet, ende nuk është bërë e ditur, ndërsa dëshmitarët e kanë përshkruar atë si një djalë të ri dhe të gjatë rreth 1.90 cm. Policia sqaron se në këtë kohë Amarildo Çaushi ka tentuar të dali nga automjeti por Erges Avdiu i dha gaz automjetit dhe i zbriti dy të rinjtë në afërsi të Portit duke u thënë se përgjegjësia ishte e tij dhe se dy të rinjtë nuk kishin lidhje me ngjarjen. Dy pasagjerët kanë përshkuar më pas rrugën nga porti deri në hyrje të Lungomares dhe me pas janë ndarë.

Biznesmeni

Biznesmeni 30-vjeçar, Vasil Dervishaj, i cili humbi jetën në atentatin e ndodhur mbrëmjen 4 qershorit, më konkretisht në orën 23:10 në rrugën “Pavarësia” në qytetin e Vlorës është i martuar dhe baba i një djali të vogël, ndërsa kishte dy motra dhe një vëlla më të madh. Sipas të dhënave, Dervishaj ishte me precedentë penalë në lidhej me veprat penale të shit-blerjes së drogave, por që asnjëherë nuk ka qenë i dënuar vendim të gjykatës. Vasil Dervishaj, kishte disa biznese në qytetin e Vlorës dhe më konkretisht ishte pronar i një bar-kafeje të quajtur “Gimoka”, një loto sporti dhe një dyqani elektroshtëpiakesh/shekulli

Lihen në burg dy të dyshuarit për vrasjen e Vasil Dervishajt Read More »