Aktualitet

Garda, policia dhe FNSH blindojnë qytetin e Shkodrës, zbulohet arsyeja

Dy qeveritë; ajo shqiptare dhe ajo malazeze do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në Shkodër. Sipas burimeve është përzgjedhur që takimi të zhvillohet në fototekën ‘’Marubi’’, ku do të nis me ekzekutimin e dy himneve kombëtare në pedonalen ‘’Kolë Idromeno’’

Pas fjalimeve hapëse, takimi do të vijojë me dyer te mbyllura ku do të nënshkruhen marreveshjet respektive. Në përfundim dy kryeministrat, Rama dhe Markoviç do të kenë konferencën për shtyp. Ndërsa në orën 12:00 është forumi i biznesit Shqipëri – Mal i Zi.

Garda, policia dhe FNSH kanë blinduar qytetin e Shkodrës.

Garda, policia dhe FNSH blindojnë qytetin e Shkodrës, zbulohet arsyeja Read More »

Kushtet e BE-së për hapjen e negociatave, ky është institucioni që ka në dorë fatet e zyrtarëve të lartë në luftën anti-korrupsion. Gati sistemin online për pasuritë e funksionarëve

Ky vit, por edhe viti i ardhshëm pritet të shkaktojë furtunë dhe të sjell zhvillime në politikën dhe drejtësinë shqiptare. Para disa ditësh BE-ja vuri disa kushte për hapjen e negociatave qershorin e ardhshëm  dhe institucionet që po nisin luftën anti-korrupsion janë duke u bërë gati, pjesë e së cilës është edhe ILDKPKI, i cili ka në dorë fatet e ministrave, deputetëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë të administratës.

Ky institucion ka nisur përgatitjet që vitin e ardhshëm të ketë gati sistemin online për pasuritë e funksionarëve.

“Inspektorati i Lartë më datë 3 tetor 2017, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me University Research Co. (URC), me mbështetjen financiare të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për ofrimin e asistencës në përgatitjen dhe ngritjen e sistemit elektronik të deklarimit të interesave private, i cili do t’i mundësojë ILDKPKI rritjen e efikasitetit në plotësimin, administrimin, kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, si dhe publikimin e të dhënave në deklaratat e interesave private për konsultim nga publiku, media dhe shoqëria civile apo çdo palë tjetër të interesuar”, thuhet në dokument.

Në zbatim të këtij Memorandumi, gjatë periudhës tetor – dhjetor 2017, Inspektorati i Lartë u angazhua në përfundimin e termave të referencës, të nevojshme për zhvillimin e procedurave të prokurimit për pjesën e programimit të sistemit (softuare), pjesëmarrjen, së bashku me përfaqësues të URC dhe USAID, në komisionin e vlerësimit të ofertave për kompanitë që shfaqen interes për të zhvilluar këtë sistem, si dhe finalizimin e procedurës për përzgjedhjen e kompanisë fituese.

Pakti me BE

Sipas ”SOT” përveç bashkëpunimit me USAID, Inspektorati i Lartë vijoi bashkëpunimin e ngushtë me Këshillin e Europës për zbatimin e projektit “Horizontal Facility” të financuar nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës, ku një nga komponentët e lidhur me sistemin online të deklarimit, sigurimi i pajisjeve (harduare), do të mbështetet nga ky projekt. “Për këtë qellim, më 13 shtator 2017 Këshilli i Europës dhe ILDKPKI organizuan një tryezë të rrumbullakët, në të cilën ishin të ftuar institucionet kryesore vendase dhe partnerët ndërkombëtarë.

Gjatë tryezës u parashtrua rëndësia e sistemit online, nevojat e identifikuara për zhvillimin e tij, si dhe u kërkua mbështetja e tyre e mëtejshme institucionale dhe financiare në këtë proces. Inspektorati i Lartë e vlerëson rëndësinë e kësaj iniciative, jo vetëm si përmbushje të detyrimit ligjor, por edhe si përmbushje të angazhimit të marrë në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2015 – 2020 dhe Planit të saj të Veprimit, ku një nga objektivat parashikon specifikisht forcimin e regjimit të deklarimit dhe kontrollit të pasurive të zyrtarëve publike dhe rasteve të konfliktit të interesave nëpërmjet mundësimit të deklarimeve online të pasurisë për të gjithë subjektet deklaruese”, thuhet në dokument.

Kushtet e BE-së për hapjen e negociatave, ky është institucioni që ka në dorë fatet e zyrtarëve të lartë në luftën anti-korrupsion. Gati sistemin online për pasuritë e funksionarëve Read More »

Ligji për Gjyqtarët dhe Prokurorët, PS ”i shtrin dorën” PD, opozita vendos 3 kushte për votimin

Sesionit parlamentar po i vjen fundi dhe Partia Socialiste është vënë në lëvizje për të miratuar sa më shpejt ndryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për t’i hapur rrugën Shkollës së Magjisraturës. Që nisma e propozuar të miratohet duhen 84 vota, numër ky që imponon një konsensus politik apo sigurimin e të paktën 7 votave individuale. Meqënëse LSI-ja është shprehur kundër këtij vendimi, maxhoranca ka hedhur sytë te Partia Demokratike.

Sipas ‘’Shqiptarja.com’’ burime pranë PD-së bëjnë me dije se janë të gatshëm ta votojnë këtë ligj me qëllimin e vetëm që PS-ja të pranojë 3 kushte:

1.  Rikthimin dhe votimin e një nisme të propozuar nga demokratët për ndryshimin e nenit të Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Nisma e PD parashikon shkarkimin e Arta Markut dhe miratimin e një kryeprokurori të ri me 3/5 e votave.

  1. Largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj,

  2. Reforma zgjedhore, ku opozita kërkon aplikimin e numërimit dhe votimit elektronik.

Mbetet për t’u parë nëse Partia Socialiste do të pranojë ndonjë nga kushtet apo do të gjejnë një tjetër zgjidhje, atë të sigurimit të 84 votave, përmes disa votave individuale në radhët e partive opozitare.

Nisja e bisedimeve

Nisja e bisedimeve për miratimin e ndryshimeve në ligjin për statusin e magjistratëve u sinjalizua në fund të javës së kaluar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. “Grupet parlamentare po negociojnë për këtë projektligj.

Unë do ta inkurajoj këtë bashkëpunim dhe nuk do të kërkoja thjeshtë numrat për të miratuar këtë ligj, por do të kërkoja dhe do të inkurajoja një konsensus të gjitha forcave politike parlamentare që ta miratojnë një orë dhe më parë këtë ndryshime për shkollën e magjistraturës”, u shpreh Ruçi.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka pohuar se “do të na duhet së bashku të reflektojmë thellë për hapat që duhen hedhur, për të ndryshuar thellësisht, për të marrë një kthesë themelore politikën dhe qeverisjen, për t’iu rikthyer në mënyrë të sigurt perspektivës evropiane”.

Emergjenca në gjyqësor

Gjyqësori shqiptar po kalon një situatë emergjence për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe kufizimit të mundësive për emërimin e gjyqtarëve të rinj. Pas mbylljes së gjykatës së parë dhe më të rëndësishmes në Shqipëri, Gjykatës Kushtetuese, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, edhe nëntë gjykata të tjera, kryesisht të shkallës së parë, janë në prag mbyllje.

Disa ditë më parë, gjatë një mbledhje të KLD është dhënë alarmi për mungesën e gjyqtarëve në gjykatat e Kavajës, Krujës, Lezhës, Kukësit, Gjykatën Administrative të Shkodrës, Gjykatën Administrative të Durrësit, Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë dhe për Gjykatën Administrative të Apelit, të cilat funksionojnë me një deri në dy gjyqtarë.

Ligji për Gjyqtarët dhe Prokurorët, PS ”i shtrin dorën” PD, opozita vendos 3 kushte për votimin Read More »

Kush është Nertil Qato, shqiptari që shëptoi dy jetë në Itali, ja si e shpërblen kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Napolit në Itali, Filippo Nogarin, është takuar ditën e sotme me shqiptarin Nertil Qato.

Takimin e ka kërkuar vet kryebashkiaku pasi Qato ka bërë një gjest human në këtë zonë, duke shpëtuar jetën e dy personave.

Shqiptari Nertil Qato, siç raporton Livorno.it , u zgjua nga gjumi teksa degjoi thirrjeve për ndihmë qe vinin nga banesa ku kishte rënë në zjarr në katin e parë të një ndërtese.

Ai ka marrë shkallën që ndodhej në pjesën e pasme të furgonit të tij dhe u ngjit në banesë, ku shpëtoi fillimisht vajzën 14-vjeçare dhe më pas nënën e saj.

“Dëgjova një shpërthim dhe dola jashtë. Pashë banesën që ishte shembur pjesërisht, flakë dhe tym të zi.

Dëgjova një thirrje për ndihmë dhe nxitova. Vendosa shkallën dhe u ngjita në katin e dytë. Aty nuk dukej gjë për shkak të tymit të zi. Por dëgjova zërin e një vajze, e mora në krahë dhe e zbrita poshtë. Më pas edhe nënën e saj,”ka treguar ai.

Kreu i bashkisë së Livornos, Filippo Nogarin i ka dorëzuar një çmim special shqiptarit dhe i ka premtuar përshpejtim të procedurave për t’u pajisur me leje qëndrimi, madje duke i hapur edhe rrugën për të marrë shtetësinë italiane.

“Nertili ndodhet këtu prej 6 vitesh. Është njeri punëtor dhe ende nuk ka nënshtetësinë sepse ligjet parashikojnë se duhet të ketë të paktën 10 vite leje qëndrimi. Më kujtohet veprimi i presidenti francez që vendoi t’i japë shtetësinë një qytetari nga Mali, pasi shpëtoi një fëmijë. Do doja dhe unë të bëja diçka të ngjashme”- ka thënë kreu i bashkisë së Napolit.

Kush është Nertil Qato, shqiptari që shëptoi dy jetë në Itali, ja si e shpërblen kryebashkiaku Read More »

Misteri i “MP5”, pse shoferi i Xhafajt mbante një armë automatik me silenciator?

Shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj deri tani zyrtarisht: u vetëvra në makinën e tij brenda ambienteve të Gardës së Republikës.

Shkëlzen Qordja nuk kishte patur më parë as probleme dhe as konflikte për të mbajtur dy armë, një pistoletë të shërbimit dhe një armë automatik me silenciator.

Ngjarja ka disa fakte dhe rrethana që pritet të verifikohen, si tabulatet, telefonatat e fundit të viktimës, pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë brenda ambienteve të Gardës (nëse kanë qenë në gjendje pune), të cilat do zbardhin shumë pikëpyetje mbi ngjarjen.

Një gjë është fakt, i ndjeri u gjet pa jetë me një plumb në kokë. Ngjarje që brenda pak orësh u cilësua si “vetëvrasje”. Këtë herë u përdor një armë policie-ushtrie që mbante, ndërsa nuk dihet se për çfarë arsyeje shoferi i ministrit të Brendshëm përdori këtë armë dhe jo atë të shërbimit që mbante në brez.

Më herët  grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e ambienteve të Gardës, por në vendin ku ai qëlloi veten, në garazhin e Gardës së Republikës, nuk ka pasur kamera sigurie. Ambienti që survejohet është ai përtej garazhit të Gardës. Ende nuk dihet ora e saktë e vetëvrasjes së 31-vjeçarit, ndërsa ngjarja u raportuar rreth orës 11:00 të ditës së shtunë.

Ndërkohë, vetëvrasjen e Shkëlzen Qordjas e konfirmon edhe ekspertiza paraprake mjeko-ligjore. Ai vetëqëlluar në pjesën e djathtë të kokës dhe plumbi i ka shkaktuar dëmtime të shumta në kokë, duke e tejshpuar. Sipas mjekëve, Gardisti mund të mbijetonte nëse ndërhyrja e mjekëve do të ishte më e shpejtë.

Misteri i “MP5”, pse shoferi i Xhafajt mbante një armë automatik me silenciator? Read More »

Skandali me bukën, sapo u zbulua se çfarë “helmi” po hamë! Ky eksperiment na ka futur frikën të gjithëve

Buka është ajo që konsumojmë çdo ditë, por mesa duket jemi të mashtruar dhe të pasigurt e ku i dihet se si po na ndikon në shëndet. Top Channel kryen eksperiment me bukën e zezë dhe atë integrale.

E futur në ujë për 60 minuta ajo lëshon ngjyrë, çka do të thotë se gjatë përgatitjes është përdorur ngjyrues ushqimor. Këtë rezultat e konfirmon edhe eksperti i ushqimit Abdyl Sinani.

“Buka nuk duhet të lëshojë ngjyrë. Kjo tregon se ata marri miellin e bardhë dhe i hedhin ngjyrues”, shprehet Abdyl Sinani, që thekson se ka edhe ngjyrues që dëmtojnë rëndë shëndetin e njeriut, deri në kancer.

Skandali me bukën, sapo u zbulua se çfarë “helmi” po hamë! Ky eksperiment na ka futur frikën të gjithëve Read More »

“Djali im është budalla!”, flet nëna e 50-vjeçarit që plagosi tre policët: E shtrinë dhe e lidhën

Nëna e autorit të grabitjes së dyqanit ka thënë se djali i saj është me probleme mendore, prandaj ka kryer aktin e grabitjes. E pyetur nga gazetarët, ajo nuk jep shumë detaje në lidhje me ngjarjen, pasi nuk ishte e pranishme, por thote se djali mund ti ketë qëlluar policët me gërshërë.

Nëna e autorit: I gjetën policët po nuk mi treguan sa para ishin.

Kush i goditi i pari, polici apo djali juaj?

Nëna e autorit: Po nuk isha unë se isha në punë, erdha me vonesë. Po më duket se ata e goditën më parë, kurse ai nuk e di. E goditi një polic, e shtrinë dhe e lidhën, gjaku shkonte lumë dhe e çuan në spital.

Ka pasur thikë djali?

Nëna e autorit: Jo, kishte gërshërët që punonte thuprat

Po me gërshërë i ka gositur policët?

Nëna e autorit: Nuk e di, më gërshërë mbase e ka goditur, kurse ata 4 veta e shtrinë.

Ju e dënoni veprimin e djalit që ka marrë lekë dhe a ka qenë mirë nga ana psikologjike?

Nëna e autorit: Nuk ka qenë mirë ai, ne kemi kaq vite që hamë tek ai dyqan. Ka një javë që ka kaluar, iku nga mendja, se jeton vetëm dhe pa drita. Edhe këtë shtëpina ja bëri vjet qeveria.

Çfarë kërkoni ju?

Nëna e autorit: Mos ma torturojnë djalin, është njeri me probleme mendore, budalla është. Edhe ata e dinin që është i sëmurë, se do ta kishin vrarë me pistoletë./OraNews

“Djali im është budalla!”, flet nëna e 50-vjeçarit që plagosi tre policët: E shtrinë dhe e lidhën Read More »

Asfaltimi i rrugës së plazhit në Orikum: “Gjiknuri po të vjen huri”-Nga Agim Xhafa

Nga Agim Xhafa :

GJIKNURI,PO TË VJEN HURI.

Pardje u hodh një shtresë asfalti në rrugën e Orikumit. U mbushën gropat dhe u harxhuan miliona sa për të thënë se qeveria nuk i ka harruar njerëzit e këtij bregdeti. Që tani plot pjesë të rrugës janë mbuluar nga zhavori i detit që dallgët e hedhin mbi rrugë. E uji,aq më keq i kripuri,është kanceri i asfaltit,e kafshon dhe e kafshon pa pushim.
Dhe shihni se si ngushtohet rruga nga që nuk rregullohet ura sa një pordhë e shihni se si përgjysmohet kalimi i këmbësorëve nga që nuk “gjenden” gjashtë dërrasa të thjeshta,nga ato që çdo mobileri t’i dhuron po ia kërkove.
Në se kjo rrugë do ishte private,psh pronë e Gjiknurit,ai nuk do paguante asnjë lekë dhe firmën do e hidhte në gjyq. Por nga që janë lekët e njerëzve që marrin detin të punojnë nëpër botë,ky ministër nxjerr foto sikur kjo rrugë është bulevard në mes të Parisit.
Për dëmin material dhe për tallje me banorët e pushuesit këtij ministri i shkon shprehja :Gjiknuri po të vjen huri!’ E besoj shpejt do ia shohë majën,vendin ta caktoje vetë.

Asfaltimi i rrugës së plazhit në Orikum: “Gjiknuri po të vjen huri”-Nga Agim Xhafa Read More »