Si destinacion i preferuar për familjarët është Bullgaria, ndërsa për eksplorim kërkohet të vizitohet Shqipëria dhe Rumania.
Kështu e cilëson media austriake Noen.at, tradicionalisht e dedikuar turizmit dhe sporteve.
Në një artikull të publikuar disa ditë më parë, austriakët shkruajnë se Kroacia po tejkalon Italinë për kërkesat për të pushuar në plazhet e bukura; Turqia është kthyer si destinacion pushimi, pas viteve të fundit që ishte hequr nga lista për shkak të sulmeve të mundshme terroriste; Spanja preferohet sepse konsiderohet si një hit i festave etj.
“Për ata që duan të zbulojnë vende interesante në Evropë, këtë vit do të shkojnë në Shqipëri ose Rumani, siç raporton Claudia Panhauser për Pfleger Reisen. “Një destinacion i nxehtë është edhe Islanda”, sugjerojnë profesionistët e udhëtimit të Kneissl.
Bregdet i gjerë, det të kaltër, shtëpi me gurë të bardhë dhe ishull përrallor – kështu kërkesa kanë shumica e turistëve të St. Pöltner në Austri. Dhe automatikisht nga përshkrimet mendja ju shkon për ishujt grekë Rhodos. Greqia është kthyer në destinacionin kryesor të vendeve perëndimore pas Pranverës Arabe.
“Turistët austriakë shmangin akoma Egjiptin dhe në shumë raste edhe Turqinë, ndonëse këtë vit janë kthyer sërish në hartën e destinacioneve të kërkuara”.
Kërkesa interesante ka edhe nga Spanja. “Spanja është e mirë për familjet dhe çiftet,” shkruan portali austriak noen.at. Si destinacion i preferuar për familjarët është edhe Bullgaria. Kroacia ka arritur t’i marrë tregun Italisë pasi ofron çmime më të lira dhe cilësi më të mira, sipas portalit.
Sa u takon udhëtimeve të largëta shumica e turistëve të qytetit austriak preferojnë Indonezinë dhe Amerikën Perëndimore.
Sapo është bërë publik emri që do të pasojë diplomatin Donald Lu në ambasadën e Tiranës.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar Kathleen Ann Kavalec, e cila do të jetë do të jetë Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë.
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu do të largohet nga Shqipëria këtë muaj nga Shqipëria.
Njeriu që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgistanit, thuhet aty.
Ambasadori që pati ndoshta ndikimin më të madh në politikën shqiptare ka meritën e nxitjes së reformës në drejtësi e falë përpjekjeve të tij, dy zyrtarë të lartë shqiptarë kanë marrë “ndalim publik” nga DASH-i, diçka që ndodhte për herë të parë. Lu do të mbahet mend gjatë edhe për qëndrimin e tij për kapjen e ”peshqëve të mëdhenj”.
Banorët e Librazhdit iu është dashur të bëjnë vetë detektivin privat dhe rolin e policisë. Ankesa e tyre e vazhdueshme për vjedhjen e banesave duket se është neglizhuar nga policia. Lidhur me ketë rast banorët kanë vendosur kamera në një prej banesave duke filmuar të gjitha lëvizjet e personit që dyshohet të jetë hajduti.
Ngjarja e rrallë ka ndodhur në lagjen Semëz të këtij qyteti. Në pamjet filmike të siguruara nga vetë banorët shihet se si hajduti lëviz në mesnatë duke kontrolluar shtëpitë dhe del prej andej pa u shqetësuar.
Banorët e lagjes shprehen se kanë njoftuar disa herë policinë, por përgjigja që ka marrë ka qenë shokuese. Ndërsa një banor tjetër shprehet se fëmijët janë të terrorizuar. Ai tregon se si i kanë vjedhur dyqanin para 3 viteve dhe pse denoncoi askush nuk bëri gjë. Ndërsa tani ka instaluar kamerat dhe ka filmuar të gjithë lëvizjet e hajdutit nëpër lagje.
Banorët i kanë vënë në dispozicion policisë pamjet filmike, e cila vetëm tani duket se po e vlerëson seriozisht ngjarjen, pasi banorët kanë vendosur ta bëjnë publik rastin.
Çmimi i naftës është rritur sërish gjatë ditës së sotme në bursat botërore.
Si pasojë, treguesit referencë të cilët shfaqin të dhënat për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.83 për qind dhe u tregtuan me 77.94 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 0.87 për qind dhe u tregtuan me 74.58 dolllarë amerikanë për fuçi.
Mbetet për t’u parë se si do të pasqyrohet kjo në çmimin e naftës në tregun vendas.
Sipas sinoptikaneve te IGJEUM, rreziku nga zjarret vjen me rritjen e temperaturave me i larte ne qarkun e Fierit se sa ne qarqet e tjera. Nuk priten reshje teksa temperaturat maksimale do arrijne ne 32 grade.
ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e martë, dt.03) dhe nesër (e mërkurë, dt.04), pritet rrezik “I MODERUAR” në qarkun e Fierit dhe “I ULËT” në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nё disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug-perëndim), qarku Durrës (Jug), qarku Tiranë (Perëndim), qarku Elbasan (Perëndim), qarku Korçë (Lindje), qarku Vlorë (Veri) dhe qarku Gjirokastër (Veri). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditёs sё nesërme.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.03) dhe nesër (e mërkurë, dt.04), në përgjithësi, nuk priten reshje, përjashtuar zonat malore në Veri, ku mund të ketë ndonjë reshje lokale (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Këto reshje mund të jenë në formën e një shtrëngate të shkurtër (në kohë), kryesisht pasditeve dhe në mbrëmje.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 29 °C
në vendet e ulëta: 19 / 32 °C
në vendet malore: 16 / 29 °C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt.03) dhe nesër (e mërkurë, dt.04) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, veçanërisht në bregdet dhe në zonat malore.
PS, PD dhe LSI degradojnë administratën, në zyrat e shtetit vetëm dashnoret, tarafi familjar i pushtetarëve dhe lukunia e militantëve, raportet që nxjerrin realitetin e zi
Administrata publike është kthyer në një oaz ku vegjetojnë, bëjnë thashetheme, lundrojnë në Facebook, shihen në pasqyrë dhe marrin rrogën dashnoret e deputetëve, ministrave, ish-ministrave, drejtorëve, gjyqtarëve, prokurorëve etj. Zyrat e administratës janë mbushur gjithashtu me gratë, kunatat, motrat, hallat dhe të gjithë rrethin e mundshëm familjarë të kastës në pushtet dhe të atyre që janë larguar nga pushteti. Administrata po ashtu është mbushur me lukuninë e të paaftëve, hajdutëve, skllevërve elektoralë dhe militantëve, të cilët i përdor partia nëpër fushata për të mbledhur vota.
Një administratë profesionale dhe e pavarur është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por PS, PD dhe LSI e kanë kthyer administratën publike në një shtëpi të madhe publike. Në të gjitha raportet ndërkombëtare konstatohet degradimi i tejskajshëm i administratës. Të gjitha gjoja konkurset, trajnimet dhe nismat janë si një pudër në fytyrat e dashnoreve të zyrtarëve në administratë.
Vetë Departamenti i Administratës Publike, në një raport të fundit, ka pranuar se 12 për qind e punonjësve të administratës publike nuk e kalojnë testin për njohuritë minimale për të mbajtur vendin e punës. Nga ana tjetër, vetëm një përqindje e papërfillshme janë vlerësuar me shumë mirë. Kjo tregon nivelin e paaftësisë, pasi emërimet nuk janë bërë në bazë merite, por në bazë dashnori dhe partie.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në një tjetër raport ka konstatuar se 18 për qind e grave dhe vajzave nga ngacmohen seksualisht në punë. Sipas raportit, gratë dhe vajzat ngacmohen kryesisht nga eprori në punë. Raporti thotë: “18% kanë deklaruar se kanë perceptuar keqtrajtim, trajtim të padrejtë ose ngacmim në qasjen e tyre në punësim. Shumica deklaron se autori ishte shërbimi publik i punësimit (54%), 19% nga një epror dhe 14% nga pronari i kompanisë. Tre shkaqet e diskriminimit të raportuara ishin: përkatësia politike për 38%, statusi ekonomik për 29% dhe përkatësia etnike/raca për 17% (të anketuarit mund të jepnin disa përgjigje). Përkatësia etnike dhe gjendja ekonomike ishin dy arsyet kryesore të raportuara nga familjet rome në 92% dhe 25% përkatësisht. Fyerjet/abuzimet verbale dhe refuzimi/mohimi i qasjes ishin mënyrat kryesore që u materializuan përkatësisht për 48% dhe 58%. Për familjet rome, fyerjet u raportuan në 72%””.
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në një tjetër raport thotë se rreth 10 mijë punonjës të administratës publike kanë marrë diploma në universitet private. Dihet tashmë që të pafatët kanë blerë diploma në universitet private që janë mbyllur nga qeveria dhe më këto diploma të blera janë futur në administratë, duke dhënë ryshfet apo për shkak të lidhjeve politike dhe familjare. Ky është realiteti në administratën publike. Degradimi ka ardhur nga të gjitha partitë, kur secila parti e ka thelluar këtë degradim./Pamfleti
Prishmëritë e BE-së nga Shqipëria që ajo të meritojë hapjen e negociatave të anëtarësimit në 2019 janë temë e ditës në Tiranë. Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar të hënën (2.07.2028) nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert, politikanë vendas, europarlamentarë dhe diplomatë të vendeve të BE diskutuan për detyrat e shtëpisë që Shqipëria duhet t’i bëjë mirë pas konkluzioneve të Këshillit të Përgjithshëm të BE, në Luksemburg.
Ndalim tërësisht azilkërkimit për motive ekonomike në vendet e BE
Fakti që mijra qytetarë nga Shqipëria, vitin e kaluar, kërkuan azil për motive ekonomike në vendet e BE , kryesisht në Francë dhe Holandë, ishte një nga argumentat kokëforta për bindjen e këtyre dy vendeve se Shqipëria nuk ishte gati të hapte negociatat e anëtarësimit në qershor 2018. Shifrat zyrtare mbështesin bindjen e tyre: EUROSTA deklaron se 27. 575 shqiptarë kërkuan në vitin 2017 azil për motive ekonomike. Numri është shqetësues edhe pse 30 % më i ulët se një vit më parë.
Menaxhimi i integruar i kufinjve të Shqipërisë dhe marrveshja me FRONTEX ( European Border and Coast Guard Agency- Agjensia për Ruajtjen e Kufirit Europian dhe Rojes Bregdetare) kanë ulur në mënyrë drastike në 6 muajt e parë të këtij viti emigrimin e paligjshëm dhe azilkërkimin.
Anke Holstein, Zv. Ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, tha në tryezën e rrumbullakët se situata ka ndryshuar tërësisht. “Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria nuk është më një problem në Gjermani. Kjo ҫështje është zgjidhur përmes bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve. Praktikisht, mundësia e azilit të qytetarëve nga Shqipëria në Gjermani është përjashtuar” tha Anke Holstein.
Pro&Contra ndaj hapjes së tregut të punës për Ballkanin Perëndimor nga Gjermania
Por situata ekonomike në Shqipëri dhe gjithë Ballkanin Perëndimor mbetet e vështirë. Në raportin e fundit të Bankës Botërore ” Trendi i Tregjeve të Punës në Ballkanin Perëndimor- 2018” theksohet: “Tregjet e Punës në vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë , ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Serbi karakterizohen nga një nivel i ulët punësimi dhe i lartë papunësie në raport me standardet europiane. Gjithë rajoni po përballet, si kudo në Europë, me tkurrjen e popullsisë për shkak të nivelit të ulët të lindjeve dhe emigrimit. Rreth 1/ 3 e popullsisë në rajon është në emigracion”.
Të dhënat aktuale të Bankës Botërore hedhin dritë në një realitet ku rajoni prej dekadash është furnizues me emigrantë në BE. Kjo pasi përmirësimet në tregjet e punës nuk kanë qënë të mjaftueshme për të mos nxitur rininë dhe njërezit e arsimuar të mos emigrojnë.
Përkimi i nevojave të qytetarëve të BP për punë dhe i Gjermanisë për fuqi punëtore ka sjellë hapjen e tregut gjerman të punës ndaj rajonit.
” Gjermania ka hapur tregun e punës për Ballkanin Perëndimor. Ka shumë njerëz nga Shqipëria që janë të interesuar të punojnë në Gjermani. Ka vonesa në dhënien e vizës për shqiptarët, që kanë një kontratë pune edhe pse personeli në sektorin e vizave është shtuar me 6 gjermanë dhe një shqiptar”, tha zv. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Anke Holstein: “Nuk mendoj që migrimi në Gjermani është një zgjidhje për Shqipërinë. Sidomos rinia duhet të qëndrojë në Shqipëri dhe të kontribuojë në këtë proces unik të përafrimit të Shqipërisë me BE. Forca e punës , profesionistët, ekspertët i duhen Shqipërisë. Dhe në fakt ka shumë mundësira që ata të qendrojnë në vend”, thekson Anke Holstein./ DW
Videoja që u bllokua në vitin 2015 nga Berisha pas sherrit me Metën pritet të publikohet nga Rama dhe Basha, Berisha përgjoi 850 herë Metën, si u grindën tre vite më parë dhe u bashkuan sërish kundër reformës në drejtësi
Në mars të vitit 2015, Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan, u përfshinë në një luftë të egër politike, për arsye dhe rrethana të paqarta. Berisha e akuzonte Metën se kishte porositur vrasjen e dy deputetëve dhe se ishte përfshirë në aferën CEZ, ndërsa i kërkonte dorëheqjen dhe largimin nga politika.
Nga ana e tij, Ilir Meta tha se nuk jepte për herë të dytë për Shkëlzen Berishën. Konflikti la me gojë hapur shumëkënd, pasi siç dihet, Ilir Meta dhe Sali Berisha ishin në një aleancë të fortë dhe mafioze që nga kohë kur Fatos Nano ishte në burg, kur Meta tentoi t’i merrte partinë me ndihmën e Berishës. Pavarësisht kësaj, Berisha e kishte përgjuar Ilir Metën 850 herë me anë të Visho Likës. Këtë gjë, Meta e mori vesh me anë të Spartak Brahos dhe ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.
I gjendur në këtë situatë, Meta e kërcënoi Sali Berishën me publikimin e një video-skandali me Shkëlzenin. Spartak Braho, në atë kohë kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare paralajmëroi publikimin e videos me Shkëlzen Berishën në një seancat plenare. Braho tentoni t’i shfaqte pamjet filmike në një video-projektor, por një gjë e tillë u bë e pamundur, pasi Berisha mobilizoi deputetët duke pushtuar foltoren e Kuvendit. “Ju e patë që Berisha nuk më la. Seancën e ardhshme do ta publikoj”, tha Braho.
Vetë Sali Berisha tha: “Ilir Meta tregon se kufijtë e zhytjes së tij në krim dhe në korrupsion nuk kanë kufi. Ilir Meta punën e parë që bëri kur doli kjo aferë tha se e ka organizuar kunati i Berishës, video tregon qartë se Bami është sponsorizuar dhe se kush e ka sponsorizuar janë të gjitha në video. Ilir Meta mendon se djali im ka lidhje pasi i ishte lutur që të ndërhynte tek i ati, por nuk ndërhyri, sepse Meta nuk donte të jepte dorëheqjen dhe u detyrua të jepte dorëheqjen. Unë e dua shumë djalin tim, por natyrisht detyra shtetërore është detyre shtetërore”.
Publikimi i videos u paralajmërua edhe nga Petrit Vasili, i cili tha: “Ilir Meta nuk do të japë kurrsesi dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar, ju konfirmoj edhe njëherë qartë edhe prerë se lufta e mazhorancës kundër krimit të organizuar do të jetë shumë e rreptë dhe pa asnjë kompromis. Gjithashtu bëj me dije opinionin publik se fakte të reja tronditëse do të bëhen publike gjatë 24 orëve në vazhdim”.
Video nuk u shfaq pasi digjeshin si Meta ashtu edhe Sali Berisha. Ishte një veprim i dëshpëruar i Ilir Metës, por ndoshta ishte thjeshtë një lojë e tij për të trembur Berishën. Në video vërtetë shfaqej Shkëlzen Berisha, siç pretendonte Braho, por Shkëlzenin shfaqej me Monika Kryemadhi.
Publikimi i videos mund të çonte si në arrestimin e Shkëlzenin ashtu edhe të Monika Kryemadhit. Videoja ishte gjetur rastësisht nga eksperti amerikan në lap-topin e Dritan Priftit gjatë rikuperimit dhe ekspertimit të videos së pazarit të Ilir Metës. Videoja ishte fshirë, por eksperti amerikan e kishte rikthyer. Videoja ra në dorën e Spartak Brahos.
Pas tre vitesh rrethanat politike kanë ndryshuar dhe politika shqiptare mund të tronditet sërish. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë rikthyer në aleancën e tyre tradicionale, duke u bashkuar kundër reformës në drejtësi. Spartak Braho ka kaluar në krahun e Edi Ramës bashkë me videot në çantën e zezë, fillimisht si këshilltar i Ramës dhe tani si deputet i PS.
Braho tashmë është një armë e fortë në duart e Edi Ramës kundër Ilir Metës. Rama, me mbështetjen në hije të Lulzim Bashës, pritet të publikojnë videon, duke vrarë kështu me një gurë dy zogj.Pamfleti