Ka degjeneruar në përplasje fizike mes banorëve dhe policisë shpërthimi i portës që deri sot i privonte banorët të shkonin në plazhin e Kakomesë.
Banorët e Nivicës janë bërë bashkë për të hedhur poshtë derën që sipas tyre ua ka “vjedhur” plazhin e stërgjyshërve në Kakome.
Sapo kanë hedhur derën, kanë ndërhyrë forcat e rendit duke i penguar për të rendur në plazh.
Por, sipas medias lokale, “Saranda Web”, banorët janë shprehur të vendosur deri në arritjen e qëllimit të tyre.
Në fakt është jashtë perceptimit logjik se si mund të zaptosh bregun e detit dhe të privosh banorët ta frekuentojnë. Policia në këtë rast duhet të ishte kundër zaptuesit që ka vënë portë e gardh, e jo kundër qytetarëve.
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar detaje të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti 5.1 ballë në Bulqizë.
Në deklaratën për mediat, ministria sqaron se “sot më datë 11.08.2018, ora 17:33, në fshatin Vinjoll të bashkisë Mat, ka pasur një lëkundje tërmeti me Magnitudë = 5,4 shkalla Rihter, dhe Thellësi= 5 km. Lëkundjet e Tërmetit janë ndier në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan”.
Deri tani nga komunikimi i QKOEC me specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë raportuar këto dëmtime të pjesshme në banesa:12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj; 8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat si dhe 47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh.
Ministria e Mbrojtjes njofton se specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit, janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.
Gjithashtu, ministria thekson se specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit./aatsh
Shpenzimi i kohës online në rrjetet sociale duket se ka sjellë një indiferentizëm të dukshëm ndaj leximit në Shqipëri. Arlinda Dudaj, drejtuese e shtëpisë botuese “DUDAJ” pohon se ka një largim të dukshëm ndaj librit. “Ka shumë pak të interesuar t’iu afrohen librarive”, pohon ajo. Tek të rinjtë interesi për të lexuar është i pakët. Dudaj këshillon që të jenë shumë të vëmendshëm prindërit dhe sidomos kurrikula shkollore. Është shkolla ajo që duhet të gjejë një rrugë të mesme mes edukimit të dashurisë, por edhe disiplinës që duhet të shtyjë brezin e ri të lexojë.
Si kanë ecur shitjet e librit gjatë këtij sezoni krahasuar me një vit me parë?
Gjatë këtij viti ka pasur një ulje të dukshme të shitjeve të librave. Dallohet një indiferencë e qartë për sa u përket librave dhe leximit në tërësi. Përkundër asaj çka vërehet gjate Panairit të Librit për shembull, ka shumë pak të interesuar t’iu afrohen librarive. Dhe në fakt edhe këto nëpër gjithësi lënë shumë për të dëshiruar. Ka shumë pak librari të denja për ta trajtuar librin ashtu siç ai e meriton të promovohet dhe shitet në fund të fundit. E shoh me dhimbje këtë largim dhe do të preferoja të mendoja qe gjithsesi është i përkohshëm.
A ka një rikthim te libri te të rinjtë?
Pati një periudhë që m’u krijua ideja se qe kështu. Le të themi që ka një komunitet të mirë lexuesish të rinj që komunikojnë mes tyre, qoftë në klube leximi, rrjete sociale, diskutime të hapura, por edhe këto janë shumë sporadike dhe të pakta. Unë jam e mendimit se dashuria për librin kultivohet që në vegjëli. Për këtë duhet të jenë shumë të vëmendshëm prindërit dhe sidomos kurrikula shkollore. Është shkolla ajo që duhet të gjejë një rrugë të mesme mes edukimit të dashurisë, por edhe disiplinës që duhet të shtyjë brezin e ri të lexojë. Në fund të fundit, edhe pse kohët kanë ndryshuar, unë mbaj shumë mirë mend që në shkolla na detyronte ne lexime që në fund të herës hapnin e zbukuronin mendjet tona. Ndaj kurrikula shkollore duhet të përfshijë lexime në mase të gjere që në hapat e para të jetës shkollore.
Cili zhanër preferohet?
Kryesisht letërsia, por edhe libra me karakter historik, më pak shkencor e shumë pak poezi.
Si e parashikoni ecurinë e librit në pjesën e mbetur të vitit?
Mbetem me shpresën dhe optimizmin që kjo rënie të ndalet. Sigurisht ne kemi sjellë disa libra të rinj për periudhën e verës, shkrimtarë tanët që i botojmë rregullisht dhe do të vijojmë me sjelljen e tyre në shqip. Për shembull Dan Brown me “Origjina”, John Grisham me “Bashkëpunëtori”, “Shuma e ditëve” nga Isabel Allende, Sveva Casati Modignani me “Vreshti i Anxhelikës”, “Zogu ogurzi” nga Camilla Lackberg, “Ajo e errëta” nga Enkelejd Lamaj dhe “Ajlen” nga Esmeralda Petrela. Uroj vërtet që lexuesi ti marrë dhe t’i shijojë me gëzimin që vetëm një libër i mirë di ta shkaktojë.
Burimi:Monitor
Sizmologu Olgert Gjuzi në një intervistë, tha se tërmeti më i fuqishëm u regjistruar në afërsi të Bulqizës me magnitudë prej 5.1 rihter.
Sipas tij, lëkundja është shoqëruar edhe me 15 lëkundje të tjera më të ulëta dhe kjo është një shenjë e mirë se mund të mos ketë më lëkundje të forta.
“Rrjeti sizmologjik kombëtar sot ka regjistruar një sërë tërmetesh. Goditja kryesore ishte ajo në orën 17:38, me një magnitudë 5.1 rihter, thellësi 24 km dhe epiqendra 10 km në veri të qytetit të Bulqizës.
Tërmetet e kësaj madhësie shoqërohen me pasgoditje. Deri tani janë regjistruar 15 pas goditje por me një intensitet më të vogël. Nga raportimet, pothuajse e gjithë Shqipëria është prekur nga ky tërmet. Nga raportimet online të qendrës simiologjike për Evropën dhe Mesdheun, ka raportime pothuajse në të gjithë rajonin.
Shqipëria është një vend me aktivitet të lartë sizmik dhe këto tërmete janë të një shkalle mesatare që shpesh gjenerojnë edhe panik tek banorët. Kryesorja është që të ruhet qetësia dhe të rrinë sa më larg objekteve që mund të rrezikohen.
Ajo që është fakt është se vazhdoni aktiviteti me intensitet më të ulët. Kjo është një shenjë e mirë që mund të shkojë drejt normalizimit”, sqaroi Gjuzi.
Tërmeti i fuqishëm i pak orëve më parë shkaktoi dëme të mëdha në Veri.
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka postuar një status ku tregon gjendjen në disa prej bashkive në Veri. Nga tërmeti, mësohet se kanë mbetur pa banesë shumë banorë, pasi janë dëmtuar nga lëkundjet. Dëmtime të shumta ka pasur në bashkitë Klos, Mat e Bulqizë.
Reagimi i deputetes Çupi:
Në Qarkun e Dibrës paraqitet shqetesuese dhe me pasoja, situata pas tërmetit, epiqendra e të cilit ishte në Mat.
Nga komunikimet e mia te vazhdueshme banorët të shqetësuar tregojnë se nga tërmeti kanë mbetur shume banesa të dëmtuara ndërsa vetë janë të trembur e disa edhe në qiell të hapur.
Ka dëme në dhjetra banesa në bashkite Klos, Mat e Bulqize. Kjo situatë kërkon angazhimin URGJENT të autoriteteve ligjzbatuese për tu ardhur në ndihmë banorëve.
Nga komunikimin me institucionin e Prefektit dhe me Organet e Njesive Vendore përgjegjese , kërkova që strukturat e këtye institucioneve duhet të angazhohen në këtë situatë që të evidentohet cdo banesë apo familje që ka nevojë për strehim apo mbështetje.
Bilbil Asllani, 60 vjeç, banues në lagjen “Tafil Skendo” raportohet se ka qenë duke dalë nga një lokal kur është goditur nga shkarkesa elektrike, rreth orës 20:00.
Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Beratit për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 20:00, është marrë njoftim se pranë një lokali në Kuçovë, një rrufe ka goditur shtetasin B.A, 60 vjeç, banues në lagjen Tafil Skëndo, Kuçovë. Për pasojë shtetasi i lartpërmendur ka marrë lëndime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Berat për ndihmën e nevojshme mjekësore, i cili për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.
Moti i keq në Kuçovë ka sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa lagje.
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe “rastësisht” jeni dhe edhe mace-dashës, atëherë ka një opsion shumë të veçantë që vjen nga Greqia.
Kjo është historia interesante e një çifti, i cili kujdeset për 55 mace të braktisura, në ishullin grek, Syros.
Çifti ka kërkuar një person që të përkujdeset për to gjatë kohës që ata nuk do të jenë aty, duke iu mbuluar të gjitha shpenzimet, si dhe duke u dhënë një rrogë mujore prej 320 euro.
Joan Bowell, e cila është me prejardhje nga Danimarka, jeton që prej vitit 2010 në këtë ishull, kohë kur ajo ajo dhe burri i saj u zhvendosën aty për arsye shëndetësore.
Postimin për këtë vend pune ajo e ka bërë në Facebook duke thënë se nuk është aspak një shaka por e vërtetë.
“Ofrohet një pozicion shumë i veçantë dhe kushtet e jetesës janë të përfshira në ofertë, në një ishull të vogël grek të quajtur Syros (jo më pak se një parajsë e vogël), për një person që i do macet dhe di të kujdeset dhe t’u falë dashuri atyre”, ka shkruar ajo.
“Ju duhet të kujdeseni për 55 mace gjatë periudhës që unë nuk do të ndodhem në ishull, dhe nëse jeni veteriner apo veterinere, atëherë keni bonus tek paga pas shërbimit mjekësor që do t’u ofroni”, vijon ajo.
Personi që do të shkojë në këtë punë do të jetojë në një shtëpi të vogël me kushte të mira, dhe do të ketë të mbuluar çdo shpenzim, ushqimet për macet apo kujdesin e tyre veterinarë.
“Ju do të duhet të prisni që të merrni macet nga veterineri në rast sëmundjeje, dhe prandaj do duhet të jeni në gjendje të drejtojnë një makinë manuale. Ne jemi të vendosur në një zonë të izoluar natyrore e cila është shumë e qetë në kohën e dimrit, por me turistë gjatë verës”, shkruan ajo.
Joan shtoi se puna do të ishte më e përshtatshme për dikë mbi 45 vjeç me një “zemër ari”.
Aplikuesi i suksesshëm do të marrë përsipër “vendin e shenjtë” nga data 1 nëntor 2018. Vizitoni faqen e Facebook për më shumë informacion: God’s Little People Cat Rescue
Jo vetëm pushime pranë detit të Shëngjinit por edhe aktivitete sportive dhe zbavitëse për turistët.
Rana e Hedhun është kthyer në një pikë takimi për pushuesit e Shëngjinit, në një aktivitet sa zbavitës aq edhe sportiv.
Kështu, për të dytin vit radhazi, Bashkia Lezhë organizoi aktivitetin rrëshqitje pranë ”Ranës së Hedhun” ku të shumtë ishin pushuesit që përfituan të bëheshin pjesë e këtij sporti.
Specialistët e sportit dhe të turizmit në bashkinë e Lezhës shfrytëzuan potencialin e zonës për aktivitete plot adrenaline por edhe promovimin e turizmit.
Plazhi i mrekullueshëm, Rana e Hedhun, është i mbrojtur mirë nga erërat e asaj zone ndërsa pushuesit e zgjedhin për qetësinë që ofron, mungesën e ndërtimeve por edhe për pastërtinë e rërës dhe ujit.
Ky plazh është quajtur kështu për shkak të peizazhit të tij me kodra të larta me pamje nga deti dhe të mbuluara me rërë. Sporti më i praktikuar? Rrëshqitni në dunat e rërës!
Ky plazh është përzgjedhur edhe nga revista italiane ”greenMe”, si një prej plazheve më të bukura që nuk duhet lënë pa u vizituar. /atsh