Aktualitet

Qytetari e denoncon për abuzim, Artan Lame: Objektet s’kanë lidhje me mua, je burrë me një pëllëmbë mustaqe

Drejtori i ALUIZNIT, Artan Lame i është përgjigjur akuzës së një qytetari nga Saranda se ka legalizuar dy objekte të paligjshme në Sarandë. Lame hedh poshtë akuzat e qytetarit duke e sqaruar se asnjë nga pretendimet e bëra nuk është i vertetë. “Pra si fillim, asnjë nga këto dy objekte nuk ka lidhje me mua, dmth akuza jote, me emer e mbiemër, bie poshtë e gjitha. Jemi në rregull bashkë? Dhe meqenëse je, apo të paktën ke qenë ushtarak dhe, nga fotografia të shoh që ke një pëllëmbë mustaqe ?, me mirësjellje të kërkoj që, siç më akuzove publikisht, tani edhe të më kërkosh ndjesë gjithashtu publikisht”, shkruan Lame.

Ndërkaq kreu i ALUIZNIT nuk ngurron t’i kërkojë qytetarit ndjesë publike. “Jemi në rregull bashkë? Dhe meqenëse je, apo të paktën ke qenë ushtarak dhe, nga fotografia të shoh që ke një pëllëmbë mustaqe ?, me mirësjellje të kërkoj që, siç më akuzove publikisht, tani edhe të më kërkosh ndjesë gjithashtu publikisht. Kaq si fillim.                Të shkojmë më tej. Ta zëmë se më kërkove ndjesë dhe le të merremi me ALUIZNI-n tani. Mirëpo nuk do harruar që Aluizni është veçse hallka e fundit e një zinxhiri të turpshëm përgjegjësish dhe institucionesh që nuk kanë bërë punën e tyre vit pas viti.

Sepse, për sa mund të të duket absurde, të dyja këto objekte janë ndërtuar në truall që është pronë e tyrja (ose më saktë kryesisht pronë e tyrja, se kanë zënë edhe pak pronë shtet). Dmth që e kanë shitur lojën ato institucione që ju kanë dhënë truall në pronësi në pika kaq delikate sa ç’është hyrja e Portit apo lulishtja e Spitalit”, shkruan ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:
PËRGJIGJE E HAPUR NJË LETRE TË HAPUR
Para disa ditësh, një qytetar nga Saranda, z. Arben Seraj, i ka dërguar një letër publike drejtorit Artan Lame me shqetësimet e tij rreth disa legalizimeve. Këtu në vijim përgjigjja e drejtorit Lame, gjithashtu publike. Zoti Arben Seraj, natyrisht që ma dërguan linkun me letrën e hapur postuar në profilin tënd në fb. Për miletin që s’ka nge ta lexojë, po bëj një përmbledhje. Më akuzon me emer dhe mbiemër që unë Artan Lame, në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t kam legalizuar në Sarandë dy objekte të paligjshme. Me thënë të drejtën, të gjitha objektet që legalizohen janë të paligjshme, por të themi që qenkan legalizuar në kundërshtim me ligjin e legalizimeve. Në fund, si qytetar më kërkon që të vë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës.

E the tënden Arben? Tani dëgjo timen. Objekti i parë, pra ai në hyrje të Portit nuk është legalizuar, pra rezulton ende sot objekt pa leje. Objekti i dytë, pra ai në oborrin e Spitalit, është legalizuar më 01.06.2013, pra në muajt e fundit të qeverisë Berisha-2. Pra si fillim, asnjë nga këto dy objekte nuk ka lidhje me mua, dmth akuza jote, me emer e mbiemër, bie poshtë e gjitha. Jemi në rregull bashkë? Dhe meqenëse je, apo të paktën ke qenë ushtarak dhe, nga fotografia të shoh që ke një pëllëmbë mustaqe ?, me mirësjellje të kërkoj që, siç më akuzove publikisht, tani edhe të më kërkosh ndjesë gjithashtu publikisht.

Kaq si fillim. Të shkojmë më tej. Ta zëmë se më kërkove ndjesë dhe le të merremi me ALUIZNI-n tani. Mirëpo nuk do harruar që Aluizni është veçse hallka e fundit e një zinxhiri të turpshëm përgjegjësish dhe institucionesh që nuk kanë bërë punën e tyre vit pas viti. Sepse, për sa mund të të duket absurde, të dyja këto objekte janë ndërtuar në truall që është pronë e tyrja (ose më saktë kryesisht pronë e tyrja, se kanë zënë edhe pak pronë shtet). Dmth që e kanë shitur lojën ato institucione që ju kanë dhënë truall në pronësi në pika kaq delikate sa ç’është hyrja e Portit apo lulishtja e Spitalit.

Pastaj, për sa mund të të duket sërish absurde, njëri nga ato dy objekte është edhe me leje ndërtimi, të vitit 1998 (!!!) dhe tek Aluizni ka ardhur se ka shkelur lejen. Pra e paska shitur lojën edhe Bashkia që i ka dhënë leje ndërtimi në vitin 1998, edhe Këshilli i Rrethit që kanë dhënë lejen e sheshit të ndërtimit në vitin 1994 në lulishte. Madje e ka shitur lojën edhe Prefektura e asaj kohe, që ka verifikuar vlefshmërinë ligjore të lejes së ndërtimit dhe i ka dhënë në fuqi.

Pastaj e ka shitur lojën policia ndërtimore (qëndrorja) që ka lejuar të ndërtohet pa leje m’u midis qytetit në të dy rastet. Se njëri është fare pa leje, ndërsa tjetri ka leje për 2 kate e ka bërë 4 kate pastaj. E ka shitur lojën prapë edhe Bashkia dhe inspektoriati i ndërtimit i Bashkisë, që kanë lejuar të ndërtohet pa leje brenda kompetencave të tyre territoiale. Pastaj e ka shitur lojën polici i Portit dhe drejtori i Spitalit që kanë lejuar që në hundë të tyre të ndërtohet pa leje. Pastaj e ka shitur lojën Hipoteka e asaj kohe që ka lejuar të regjistrojë dhe të lëshojë certifikata pronësie me probleme origjine.

Dhe në fuuuund faaare, për njërin prej objekteve, e ka shitur lojën edhe ALUIZNI i kohës së Saliut, që e ka legalizuar në vitin 2013. Me një llaf e kanë shitur lojën të gjithë, po të gjithë ama (përveç meje, që po i ha të thartin kësaj çorbe). Po s’është halli tek halli im, është tek e gjithë historia jonë me pronat përgjatë këtij çerekshekulli, që janë shqyer e çaplyer sa s’ka ku të vejë më dhe jo nga ca alienë që s’dihet se nga na erdhën, por nga ne, nga bashkëqytetarët tanë, nga të zgjedhurit tanë, nga të emëruarit e këtij shteti, nga gjyqtarë, noterë e avokatë, nga police, kontrollorë, inspektorë e zyrtarë, nga miqtë, të afërmit e të njohurit tanë. T’i futim të gjithë brënda? Punë që bëhet, po kush do u japë të hanë pastaj, se kam frikë se mos bëhen më shumë brënda se jashtë!

Ajo që bënë shqiptarët me pronën në këta 28 vjet, s’ka libër e roman që e tregon dot dhe nuk ndreqet më nga fillimi, edhe sikur të ngjallet Ai që vdiq në ‘85-ën. Por të paktën të ndreqim ç’mundemi në këto vite në vijim. Me modesti ta them se pikërisht këtë po përpiqemi të bëjmë. Legalizimi i pronës, pavarësisht se edhe unë kam vërejtjet e mia, është hapi i parë duhur dhe nuk besoj që ka njeri që e vë më në dyshim që ja dolëm ta bëjmë. Bërja e Kadastrës së re nga krei në fund, është një tjetër gjë e domosdoshme dhe në drejtimin e duhur. Jo se merrem unë me këtë punë dhe më ngjan kushedi se ç’është, por realisht, nëse kjo Qeveri do ja dalë të ngrejë një kadastër të besueshme, të saktë dhe të përdorshme nga të gjithë, do t’i japë të ardhmes së vendit themelin e shëndoshë qoftë për ekonominë, qoftë për bujqësinë, e qoftë për paqen sociale, se lanë leshtë njerëzia duke u zënë vëlla me vëlla për një copë tokë e një dhomë shtëpie. Në këtë proces, vullneti është, na duhet vetëm kohë, durim dhe djersë. Të falenderoj dhe pres atë ndjesën që thashë sefte?.
Shëndet,
Artan Lame

Qytetari e denoncon për abuzim, Artan Lame: Objektet s’kanë lidhje me mua, je burrë me një pëllëmbë mustaqe Read More »

Njihuni me emigranten shqiptare që mundi Greqinë. Fiton gjyqin në Strasburg, urdhërohet dëmshpërblim

Dhurata Sulçe prej 14 vitesh lufton për të gjetur vrasësit e vëllait të saj në Greqi, por betejën e saj të parë e fitoi në Gjykatën e Strasburgut.

Megjithëse familja e Luan Bërdëllimës nuk u informua asnjëherë nga pala greke se çfarë fati patën hetimet ndaj një polici të dyshuar për krimin, përmes monitoruesit grek të Helsinkit ata ngritën padi kundër shtetit grek dhe në vendimin e Strasburgut thuhet se secili nga të afërmit e Luan Bërdëllimës, një emigrant i rregullt në Greqi i vrarë në moshën 36-vjeçare, duhet të dëmshpërblehet nga shteti dhe përpos kësaj shteti grek duhet të ndërmarrë masa për përshtatjen e ligjit të brendshëm.

“Duam që fajtori të gjykohet, mos të lihet i lirë si në këto 14 vitet e fundit. Të hapen sërish hetimet”, thotë Dhurata.

Gjykata e Strasburgut thotë se hetimet paraprake zgjatën mbi 4 vjet dhe gjatë viteve 2005-2006 nuk u ndërmor asnjë veprim hetimor, dhe se dëshmitarët, të cilët u larguan nga frika, nuk u pyetën.

I vetmi i dyshuar u mor në pyetje dy vjet pas vrasjes së emigrantit, por ndonëse çështja kishte të dhëna për një oficer policie, autoritetet nuk treguan zell për ta zbardhur, thotë Gjykata e Strasburgut. “Vëllai im u vra kot, ishte në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar aty”, thotë Dhurata.

Si shkelje evidentohet edhe fakti që familjarët nuk u përfshinë si palë civile. Motra e të ndjerit, edhe pse ishte në listën e dëshmitarëve, nuk u thirr asnjëherë në gjykim. Gjykata evropiane thekson se autoritetet greke ishin të detyruara të informonin kërkuesit për vijueshmërinë e procesit dhe të hetimeve, por edhe tu vendosnin në dispozicion aktet si edhe dëshmitë mbi përfshirjen e një oficeri policie në vrasje.

Pas fitores në Strasburg, Sulçe shpreson edhe në ndihmën e autoriteteve shqiptare për rihapjen e dosjes: “Ministria e Jashtme shpresoj që të bëjë diçka tani sepse atëherë nuk bëri asgjë”./tch

Njihuni me emigranten shqiptare që mundi Greqinë. Fiton gjyqin në Strasburg, urdhërohet dëmshpërblim Read More »

Kakavijë, grekët kapin shqiptarin me 21 mijë euro në çantë, nuk i deklaroi në kufi

Një tjetër rast i parave të padeklaruara është shënuar në doganën e Kakavijes. Sipas mediave greke, një shqiptar i cili po dilte nga Greqia duke udhëtuar drejt Shqipërisë, u ndalua me një shumë të madhe parash.

Ai po transferonte 21.900 Euro, të cilat nuk i kishte deklaruar sikurse e parashikon ligji doganor. Pas verifikimeve të kryera nga doganierët grekë, shqiptarit iu mbajt 25% e shumës së parave që dispononte, sikurse e parashikon ligji. Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që shqiptarët kalojnë në doganë me shuma të padeklaruara.

re ditë më parë, një shtetas shqiptar po dilte nga kufiri grek me 14 mijë Euro, për të cilat nuk kishte dokumentin e vërtetësisë së këtyre parave. Edhe ndaj tij u aplikua masa administrative, duke iu mbajtur 25% e shumës.

Kakavijë, grekët kapin shqiptarin me 21 mijë euro në çantë, nuk i deklaroi në kufi Read More »

Pushime në e fund gushtit, sinoptikanët kanë lajme të këqija, moti do t’ju ndëshkojë

Lajme jo të mira vijnë nga sinoptikanët për të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë në këtë fund gushti dhe kryesisht për fundjavën. Duke nisur nga dita e nesërme do të kemi ndryshime temperaturash si dhe reshje shiu. Sinoptikanët kanë parashikuar reshje shiu gjatë dy ditëve të ardhshme.

Ja parashikimi i METEOALB/ MOTI FUNDJAVA: sot dhe nesër, moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht në pjesën e dytë të ditës kur priten shira të përkohshëm në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër. Dita e diel sjell fuqizim të vranësirave dhe shira në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar ekstremin Jugperëndimor i cili do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Dita e hënë paraqitet me vranësira dhe shira në gjithë territorin, më të konsiderueshëm në Qendër dhe zonat Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të sjellin rënie të lehtë dhe graduale deri të henën kur pritet një rënie me të paktën 3°C në të gjithë territorin duke bërë që vlerat ekstremale në rang Shqipërie të luhaten nga 9 në 31°C.

Pushime në e fund gushtit, sinoptikanët kanë lajme të këqija, moti do t’ju ndëshkojë Read More »

Lojës i ka dalë boja, Bego është i “kuq, blu, mavi”, PD i ka dhënë HEC-e, LSI miniera e gurore, PS tendera

Edmond Bego trafikanti i përfshirë në politike dhe që ka rindezur akuzat mes partive se i kujt është ai, rezulton se ai përfaqëson aq ngjyra politike sa ka edhe emra. PD akuzon PS dhe “politologun” e saj Balla, se Bego është mbështetur me biznese nga kjo parti. PS deklaron, se ka marrë tendera edhe nga pushteti i PD, ndërsa LSI është e zgjuar e po hesht, mbasi e di që i ka dhënë leje mjedisore, koncesione rruge, minerare e ujore dhe male për gurore, me firmat e Ministrisë së Mjedisit, të Transportit, të Bujqësië e të AKBN!

Nga të dhënat e një investigimi që ka bërë “PAMFLETI”, rezulton se ish-trafikanti Bego, përfaqëson aq ngjyra partiake, sa ka edhe emra, mbasi sipas pasqyrës së aktivitetit të tij si biznesmen i çdo sektori, Edmond Bego e ka nisur biznesin qysh në kohën kur ka qenë kryeministër Ilir Meta, ka vazhduar në pushtetin Berisha-Xhuveli, ka shtuar llojet e aktiviteteve dhe numrin e tenderëve në pushtetin Berisha-Meta, ka zgjeruar zonat e kontrollit dhe kooperimet koncesionare në pushtetin Rama-Meta, ndërsa prej 1 viti po vazhdon të jetë me bizense vetëm me Ballën, brenda pushtetit “Tepsia vetëm”.

Prandaj, të (ç)nderuar “agallarë” e batakçinj të “krye-kurvës” politikë shqiptare, mos bëni sikur ziheni, për të na bindur se cilit batak korruptiv e kriminal partiak, i përket ish-trafikanti Edmond Bego, mbasi faktet e bizneseve dhe lirimit të tij nga burgjet, tregojnë se si gjithë “babalet” e tjerë që janë përdorur në këto 26 vite prej jush, edhe ky Bego është i “kuq, blu e mavi”.

Faktet shkresore, tregojnë se PD i ka dhënë licenca e miliarda lekë tendera e koncesione dhe e ka liruar disa herë nga burgu. LSI i ka dhënë leje mjedisore, licenca për miniera e grurore dhe ka lobuar e “promovuar” uljen e dënimit të tij. PS i ka dhënë e po i jep tendera energjie e rrugësh dhe i ka rinovuar licencat, që i kanë dhënë pushtetet PD-LSI e PS-LSI, si dhe ka heshtur, kur është dënuar sikur ka shtypur një pulë në rrugë.

Lojës tuaj, me gjoja luftë ideologjike, me anti-korrupsion e anti varfëri, tashmë i ka dalë boja, mbasi këta janë “trimat” e çdo pushteti, siç janë oligarkët Ulaj, Allajbeu, Fusha, Nushi, Leka, Naçi e lukuni përfitues koncesionesh, që ju ndërtojnë vilat, ju mbushin llogaritë bankare, ju shkollojnë fëmijët jashtë shtetit, ju blejnë makinat luksoze, ju financojnë pushime luksoze dhe ju pastrojnë miliardat, që zhvasni bashkërisht me rotacion e ortakëri pushtetesh.
Ja disa fakte 1. Edmond Bego me firmën “Inerte Ekspres”, sponsor i Bashkisë Tiranë, në investimet komunitare në 3 kopështe fëmijësh, në 13 lyrje fasadash e në 10 aksione mbjellje pemësh, së bashku me firmat “Proper Pizza”, “Telebingo Shqiptare” dhe “Klinika Balikci” 2. Edmond Bego me firmën “S.G.B”, evadim mbetjesh inerte në mjediset dhe rrugët e qytetit të Tiranës pas punimeve të kryera prej bashkisë “Basha” e “Veliaj”3. Edmond Bego me firmën “Poëer Trade Albania”, punime në rrugët nacionale në pushtetin “Berisha-Meta”

  1. Edmond Bego, leje minierare kromi Nr. 479/2, datë 25.04.2017, “Zona e Re” Batër, Horizonti 1240-1280, Shtyrje afati me Akt-Miratim: Pr.MEI 2038/2, datë 25.04.2017, për Shfrytëzim Kromi, adresa e firmës: Lagjia Nr. 2, ish-ofiçina Mekanike, Librazhd 5. Edmond Bego, Leje gurore Nr. 586, datë 15.12.2000, Fund Fushë-Këkes, Hotolisht Librazhd. 6. Leje minierare Nr. 1514, datë 22.04.2014 (shfutëzim Kromi), adersa e biznesit: Rruga “Ferit Xhajko”, Nr. 56/1, Apart. 3, Tiranë

  2. Edmond Bego me firmën “Inerte Ekspres”, Leje minerare gurore Nr. 1416, datë 08.09.2009, zona Kodra e Shulcit, Mamurras, Kurbin, adresa e biznesit: Njësia Bashkiake Nr. 2, Rr. “Faik Konica”, Pallati AL-Gi, Nr. 1, Kati I, Ap. 3, Tiranë 8. Edmond Bego me firmën “Inerte Ekspres”, Leje minerare gurore Nr. 1746, datë 30.03.2015, zona Kosovë-Komuna Fierzë-Elbasan./korrieri

Lojës i ka dalë boja, Bego është i “kuq, blu, mavi”, PD i ka dhënë HEC-e, LSI miniera e gurore, PS tendera Read More »

Shteti merr masa për të mbledhur borxhin me fortë, 21 mijë biznese rezultojnë me detyrime

Ekonomia e një vendi pasqyrohet nga gjendja e bizneseve. Fakti se 21 mijë biznes janë në borxh me shtetin tregon se, gjendja është e rëndë për të mos thënë kritike. Lista e bizneseve debitorë është publikuar nga Tatimet, ku thuhet se detyrimet do të mblidhen me forcë.

Mbi 21 mijë ka shkuar numri i bizneseve ndaj të cilave administrata tatimore ka vendosur barrë hipotekore dhe siguruese për shkak se figurojnë debitore ndaj fiskut. Lista e gjatë është bërë publike ndaj drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, dhe ne të figurojnë subjekte tregtar nga të gjitha qytete e vendit. Barre hipotekore dhe siguruese, është fillimi i procedurave për mbledhjen me force te detyrimeve. Në krahasim me fillim vitin lista është shtuar me mbi 4300 subjekte.

Njoftimi i tatimeve bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet, të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet. Me pagimin e plotë të detyrimit, të dhënat e subjektit fshihen nga lista e debitorëve

Shteti merr masa për të mbledhur borxhin me fortë, 21 mijë biznese rezultojnë me detyrime Read More »

Në 7 muaj, 3 milionë turistë të huaj në Shqipëri

Shqipërinë e zgjodhën si destinacion pushimesh 20 mijë polakë më shumë se një vit më parë. Për numrin e rritjes polaket janë në vendin e parë me 78 mijë. Shifrat e shtatë muajve të parë të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë të huaj. Grupi më i madh i pushuesve në Shqipëri vijojnë të mbeten shtetasit nga Kosova.

Pushuesit polake janë ato që kanë rritjen më të madhe në numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë për janar-korrikun e këtij viti.

Mbi 33 përqind është rritja vjetore e pushuesve polakë, të cilët sipas INSTAT llogariten në mbi 78 mijë për 7 mujorin e 2018.

Zhvillimi i sektorit të turizmit dhe integrimi i i tij me rrjetin e agjencive ndërkombëtar ka bërë që pushuesit të mos vijnë vetëm spontanisht, por edhe në mënyrë të organizuar.

Nisja e sezonit ka qenë pak e vakët, por gjithçka është rikuperuar në 2 javët e fundit të korrikut dhe gjatë gushtit thotë menaxherja e një rrjeti hotelesh.

Në rrugën e plazhit të Durrësit mëngjesin e së premtes kishte trafik të rënduar. Automjete të shumta nga vendi dhe rajoni i janë drejtuar plazheve për të pushuar edhe këtë fundjave të nxehtë gushti, po trafiku i ngarkuar e kthen në një sfidë të vërtetë udhëtimin. Ashtu si në shifrat e INSTAT turistët polakë dominojë me plazhin e Golemit.

Si numër të përgjithshëm kosovarët zënë vendin e parë me mbi 911 mijë vizitorë.

Për t’u rikthyer tek shifra numri të huaj të hyrë në vendin tonë në 7-mujorin e 2018-s është gati 3 milionë me një rritje prej 12,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë./tch

Në 7 muaj, 3 milionë turistë të huaj në Shqipëri Read More »

Përdoruesit e kokainës rriten në mënyrë të frikshme, çdo ditë në spital paraqiten…

Pas një raporti të revistës “The Economist” që e rendiste Shqipërinë të parën sa i takon përdorimit të kokainës, kjo gjë konfirmohet nga mjekët. Sipas mjekëve toksikologë çdo ditë paraqiten 2 raste që kërkojnë ndihmë për shkak të përdorimit të drogë së fortë.

“Nëse do i referohemi një dhjetëvjeçari, nga 2008 deri ne 2018 kemi një rritje galopante të përdoruesve të kokainës në Shqipëri, që në shumicën e rasteve janë me mbidozë nga kokaina, por ka edhe raste që trajtohen që janë përdoruesit e rregullt që kanë një kohë pa marrë kokainë dhe bëjnë atë fazën e mungesës së kokainës në trup”, thotë mjeku toksikolog Alert Drishti.

Vetëm gjatë një viti, pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza paraqiten rreth 750 përdorues droge për të marrë ndihmë mjekësore. “Në 2017 kemi pasur rreth 700 raste të trajtuara në Urgjencën e spitalit në QSUT dhe rreth 42 raste të trajtuara në pavionin tonë në toksikologji”.

Nuk mungojnë edhe adoleshentët nën 18 vjeç që kanë varësi nga kokaina. “Si grupmoshë, është ajo aktive për punë, rreth 90 përqind e përdoreusve ështët nga mosha 18-40 vjeç, por ka raste të veçanta edhe të atyre nën 18 vjeç. Si gjini përdorues më të lartë gjen ajo mashkullore. Nuk ka një ndarje kategorike pasi gjen në çdo kategori përdorues kokaine”.

Një pjesë e mirë e përdoruesve paraqiten në spital pasi bien në kontakt për herë të parë me kokainën, i cili njihet si grupi i eksperimentuesve. Megjithatë mjekët sqarojnë se shumica e përdoruesve të drogave shkojnë rrallë në urgjencë. Kjo tregon se numri i përdoruesve është mjaft më i lartë se rastet e regjistruara. /TV Klan

Përdoruesit e kokainës rriten në mënyrë të frikshme, çdo ditë në spital paraqiten… Read More »