Aktualitet

Ambasada e SHBA: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më tërheqëse të rajonit

Sot është dita Botërore për Turizmin.

Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një nga destinacionet turistike më tërheqëse të rajonit për udhëtarët në kërkim të aventurave.

USAID/Albania po punon me partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të promovuar krijimin e vendeve të punës dhe inovacionit në sektorin e turizmin.

Nisma më e fundit, IntoAlbania, përdor platformën e faqes së saj në internet dhe aplikacionin për celularë për të nxitur rritjen ekonomike duke lidhur vizitorët me kulturën, trashëgiminë dhe bukuritë natyrore të vendit nëpërmjet përdorimit të përvojave dixhitale dhe unike./atsh

Ambasada e SHBA: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më tërheqëse të rajonit Read More »

Lehtësim i procedurave për anijet e peshkimit

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të shikojnë mundësinë e lehtësimit të procedurave të nisjes dhe mbërritjes së anijeve të peshkimit në porte.

Kjo u konfirmua sot nga zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila zhvilloi një interpelancë në platformën e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al me përfaqësues të Konfederatës së Prodhuesve Shqiptarë të Peshkimit dhe Akuakulturës.

Lehtësimi i procedurave së kontrollit para daljes së anijeve në det, ishte pikërisht një nga kërkesat e parashtruara në këtë interpelancë.

“Shqipëria është një vend i prekur nga flukset migratore, ndaj dhe kontrolli kufitar ka të bëjë me parandalimin e këtij fenomeni”, tha zv/ministrja Voda në fillim të fjalës së saj.

“Fokusi ynë i punës ka qenë në ushtrim të një kontrolli kufitar të detajuar, jo vetëm në pjesën e kufirit blu, por edhe në gjithë pjesën e kufirit shqiptar dhe në të gjitha pikat kufitare”, tha zv/Ministrja.

Megjithatë, ajo e konsideroi të drejtë pretendimin e përfaqësuesve të sektorit të peshkimit, duke premtuar se skanimi i anijeve do të zhvillohet vetëm bazuar në analizën e riskut.

“Të mos jetë më damka e dikurshme që peshkatarët i kemi kontrabandistë e kriminelë. Ka ikur ajo kohë. Edhe nga kontrollet që kemi pasur, realisht nuk kemi pasur raste të anijeve e peshkarexhave që kryejnë veprimtari të jashtëligjshme. Do të kemi një kthesë dhe do të marrim masa që kjo kërkesë të realizohet”, premtoi zv/ministrja.

Lidhur me vonesat në procedurën e kontrollit, sidomos në rastet kur bëhet dalja në det e rreth 60 anijeve menjëherë, Voda premtoi po ashtu rishikimin e procedurës me qëllim eleminimin e pengesave që mund t’i krijohet këtij sektori në aktivitetin e përditshëm./atsh

Lehtësim i procedurave për anijet e peshkimit Read More »

Vlora në “shtetrrethim” fillon “Forca e Ligjit”

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion gjatë natës.Burime për ‘Shqiptarja.com’ nga policia bëjnë me dije se aksioni ‘Forca e ligjit’ është përqëndruar edhe në qytetin e Vlorës.Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë aksionit për arrestimin e personave në kërkim, nuk është kapur asnjë por operacioni do të vijojë në qytet.

Ky operacion ka goditur edhe qytete të tjera të vendit. Së fundmi, ‘Forca e Ligjit’ shkatërroi bandën e ‘Bajrajve’, të cilët operonin në Shkodër dhe konsideroheshin si një nga grupet më të rrezikshme kriminale në veri të Shqipërisë.Më herët, ky operacion është zhvilluar edhe në Elbasan, Fier, Tiranë dhe Durrës.Forca e ligjit ,aksion gjatë nates në Vlorë. Në fokus personat me precedent penal,ndersa sipas burimeve nga policia mesohet se aksioni është zhvilluar gjatë orëve të vona të natës. Kontrolle në disa pika të qytetit të Vlorës, ndërsa në aksion forca policie të Vlorës dhe Tiranes.

Mesohet se forcat e policisë kanë kryer edhe kontrolle në banesa,ndersa burime nga blutë e Vlorës kanë berë me dije se aksioni pritet të vijojë. Nuk ka ende informacion,per persona të arrestuar apo persona te shoqeruar,por konfirmohet se në aksion ,fokusi mbetet ndalimi i personave me precedent apo persona te shpallur në kerkim. Sipas burimeve nga polcia e Vlores,aksioni i bluve eshte ndalur edhe në hyrje dalje të qytetit bregdetar të Vlores,në një nga qytetet të cilesuar problematik.

Vlora në “shtetrrethim” fillon “Forca e Ligjit” Read More »

Historia fatkeqe e Xhesiela Malokut, jetime pa baba, pa vëlla, që nuk ka asnjë lloj përkrahje…

Një qeveri që i përdhunon qytetarët e vetë me varfëri dhe padrejtësi, e ka ‘detyrë shtëpie’ që të mbrojë edhe përdhunuesit e vajzave jetime, nga bijtë e atyre që e mbajnë në këmbë! Këtë e ka thënë autori i këtij shkrimi i cili ka ‘meritën’ vetëm të artikulimit në një fjali të vetme, sepse me fjalë të tjera e dëgjon çdo ditë kur hipën në urbanët e ferrit në Tiranë; nga taksixhinjtë me licensë që ‘përdhunohen’ nga ata në të zezë; nga plakat e fshatit që shesin barishte të kopshtit nëpër trotuarët që kthehen në lokale nga shoferët e këshilltarëve të Ramës dhe që gogolin në përrallat që u tregojnë nipërve e mbesave, e kanë zëvendësuar me policët e Erion Veliajt; nga ajo mësuesja që troket derë më derë nëpër fis e miq, për të bërë 5 mijë eurot, për vendin e punës; nga ai ‘ditëziu’ që rri ditë të tëra përpara derës së policisë, për të kërkuar mbrojtje për fëmijët nga të fortët e lagjes…

Një hyrje për të kuptuar Fundin

Paraditen e djeshme gazetari investigativ, Basir Çollaku, në faqen e tij në Facebook bëri një njoftim të shkurtër, nëpërmjet të cilit paralajmëronte se në orën 13.00 në TV Shijak, do të zhvillonte një intervistë me një Nënkomisar policie, i cili do të jepte një dëshmi tronditëse për lidhjet e bandave të rrezikshme me policinë dhe politikën, për një deputet që porosiste vrasje, etj.

‘Sot në orën 13:00, në Shijak TV, dosja dhe rrëfimi ekskluziv. Dëshmi tronditëse e nënkomisarit të policisë së shtetit. Deputeti që mori 3 milion euro nga bandat për zgjedhje, dhe bandat që bëjnë emërimet në Ministrinë e Brendshme. Deputeti porositës i vrasjeve me pagesë…
Nuk keni parë gjë akoma…thotë ai….’, ishte njoftimi që bëri Çollaku rreth orës 11.00 të ditës së mërkurë.

Në orën 13.00 fiks, në TV Shijak në një edicion special u shfaq gazetari Çollaku, duke intervistuar oficerin e policisë Emiliano Nuhu. Tashmë dihet rrëfimi i tij tronditës i cili nis me historinë e 25-vjeçares, Xhesila Maloku,  nga një fshat afër Niklës, e cila është dhunuar dhe përdhunuar sistematikisht nga djali i deputetit socialist të Krujës, Rexhep Raja.

Ngjarja në fakt është denoncuar rreth 2 muaj më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe elementë si; mbyllja e çështjes, mosmarrja e kallëzimit ndaj të dëmtuarës në shumë komisariate, kërcënimi sistematik ndaj vajzës dhe vetë oficerit që ndiqte hetimin, transferimi i tij në Berat etj, nuk ishin surprizë.

Nuk është ndonjë habi tashmë, edhe ndërhyrja e babait deputet të Rilindjes, për të mos lejuar burgosjen e djalit (Është pak i përkëdhelur dhe nga Nikla-tha mbrëmë në opinion gazetari Artan Hoxha!), i cili rezulton kontigjent kriminal dhe ‘i kërkuar’ nga policia, por arrin që të futet edhe brenda në komisariat me pistoletë në brez.

Tre ‘Bomba’ që shkojnë përtej fatit, të një djali deputeti

‘Bomba’ e parë në rrëfimin e Nënkomisar, Emilano Nuhut, plasi, kur ai tregonte se pikërisht në zyrën e tij në komisariat, në momentin që po zbatonte urdhrin e prokurores, Mirela Kapo, për arrestimin e dhunuesit dhe përdhunuesit ‘me imunitet’, xhaxhai i tij nxori pistoletën dhe ja vendosi në kokë oficerit të Policisë së Shtetit.

Dhe kjo skenë e denjë për stacionin e policisë në zonën që kontrollonte Pablo Eskobar në Kolumbinë e viteve 80-të, u zhvillua edhe në prani të deputetit të zonës, të kryetarit të bashkisë Krujë, Artur Bushi, por më pikanti aty, vetë Taulant Ballës, NR2 i Rilindjes, shefi i grupit gjigant të deputetëve të PS në parlament.

Kjo skenë në fakt nuk është më e rëndë se ‘Afera Teatri’, apo grabitja pa mëshirë e financave dhe pronave të vendit nga Rama me një grusht biznesmenësh. Ashtu si artikuluam në fillim të shkrimit, kur një sekt pa ideologji në pushtet të përdhunon çdo ditë me padrejtësi dhe varfëri, nuk ka se si të bëjë dot as detyrën bazike për të mbrojtur nënshtetasit e saj, aq më shumë kur bëhet fjalë për një nga pinjollët e tyre.

Por ajo është e ndyrë, ka një impakt të jashtëzakonshëm edhe te votuesit më ‘qorra’ të Rilindjes; e përbuz edhe ai hajduti i vogël apo mesatar rilindas te tatimet, doganë apo hipotekë.

Sepse bëhet fjalë për një vajzë të re, jetime pa baba, pa vëlla, që nuk ka asnjë lloj përkrahje, e cila përdhunohet sistematikisht, i digjet cigarja nëpër pjesët intime të trupit (torturë e njohur kjo e tutorëve shqiptarë me vajzat që prostituojnë me dhunë, rrugëve të Europës); e cila vërtitet e frikësuar dhe e dëshpëruar komisariateve të Krujës, Tiranës dhe Durrësit dhe në vend që shteti ta marrin në mbrojtje, bëhet palë me xhelatin e saj.

Të gjitha këto, për të mbrojtur imazhin e deputetit të Rilindjes dhe për të mos lejuar, që të gërvishtet sadopak varaku me të cilin e lyen me kujdes çdo ditë Edi Rama dhe një makineri gjigante propagande. Një betejë titanike që Rama me të tijtë e ka bërë edhe më herët, me përdhunues e kriminelë të katapultuar në kryetar bashkish e deputetë.

‘Bomba’ e dytë e oficerit të policisë që ka marrë guximin të bëjë publike këtë maskaradë, (me një fabul të thjeshtë, por që nxjerr sheshit rrënjët e kalbura të shtetit që ka ndërtuar Rama) ishte implikimi i Taulant Ballës me një nga grupet më të rrezikshme kriminale, që vepron i plotfuqishëm në Elbasan e më gjerë.

Edhe kjo nuk është ndonjë surprizë e madhe, pasi shumë kandidatë dhe deputetë të opozitës, (Edhe kalamajtë e Elbasanit e dinë) në atë zonë elektorale e kanë denoncuar, që në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar këtë fakt.

‘Bomba’ e tretë në rrëfimin e Emiliano Nuhut ishte komunikimi pa përgjigje i tij, me majën e piramidës së shtetit; Drejtorin e Përgjithshëm Ardi Veliu, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vetë kryeministrin Ed Rama.

As ky element nuk përbën surprizë, për këto 5 vite pushtet të Rilindjes. Le ta quajmë ‘histori të shkuar’ atë të Dritan Zaganit e Saimir Tahirit, e të japim një info ‘të vogël’ për aktualitetin.

Janë me qindra emaile pa përgjigje për Fatmir Xhafajn  e Edi Ramën, të cilat tregojnë me detaje, se çfarë ndodh mes krimit dhe shefave rajonalë të policisë, hipotekave, tatimeve, doganave, etj. Mes grupeve kriminale që kontrollojnë zona elektorale dhe deputetëve socialistë në gjithë vendin, të cilëve u kërkohet nga Edi Rama shifra e numrit të votave që kanë ‘në thes’, njësoj siç u kërkonte Lenka Çuko kryetarëve të kooperativave, kuintalët për hektarë të grurit.

Këto letra-emaile, shkruhen nga qytetarë, policë që ende besojnë se ligji ‘vonon por nuk harron’; dërgohen nga drejtues të strukturave socialiste në rrethe të cilët kurrë nuk e kishin imagjinuar se partia dhe qeveria e tyre do të bëhej pale, edhe me llumin e llumit në qytetet e zonat ku jetojnë e rrisin fëmijët. Të gjitha plot fakte e emra të përveçëm, të gjitha pa përgjigje!

Alibia e qepur trashë e Taulant Ballës, panik dhe kaos

Por le të rikthehemi te ‘bombat’, që plasën nga rrëfimi i Nënkomisar Nuhut. Të gjitha i ndërlidh një fill; Taulant Balla; Komisar i plotfuqishëm në çdo cep të vendit; I ngarkuari nga Rama për të parandaluar skandalet, zgjidhur dhe kuruar çdo cedim, që bëjnë deputetët dhe gjithë Rilindja nëpër Shqipëri.

Jo më kot ky shkrim nisi me elementë, që tregojnë kohën kur u lajmërua nga gazetari Çollaku, se do të kishte një intervistë eksplozive të Nënkomisar Nuhut dhe orën ekzakte kur do të shfaqej në TV Shijak. E theksojmë këtë fakt për të kuptuar, se sa trashë dhe në çfarë situate paniku u përpoq Taulant Balla të qepte alibinë e tij, përpara opinionit publik.

Doli dje rreth orës 15.00 dhe tundi letrën e dërguar prej kohësh nga Nënkomisar, Emiliano Nuhu, për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, ministrin Xhafaj e kryeministrin Rama, ku tregohej gjithë historia që tashmë dihet. Pastaj tha, që një ‘Babale 2’ e gatuar në kuzhinën e SHQUP-it pritet të dalë në mediat e opozitës.

Meqenëse jemi te mediat ‘e tyre’ dhe ‘tonat’, gjithë paraditen e djeshme shumica e televizioneve informative, refuzuan që ta jepnin atë intervistë. Gjithsesi thelbi i daljes së Ballës (atë e dhanë të gjithë) në TV ishte që ti thoshte popullit shqiptarë, se çfarëdo që të dëgjonte për atë ishte mashtrim dhe ai po ju thoshte vetë e më herët.

Këtu bëri cedimin e parë, në qepjen e alibisë së tij. Intervista ku i dilte emri dhe roli i ndyrë e i paprecedent për një politikan të lartë, kishte 2 orë që ishte transmetuar live në tv, por edhe në rrjetet sociale. Syri.net dhe më pas disa portale të tjera e zbardhi dhe e hodhi në eter, në kohë reale.

Taulant Balla tha në atë dalje, edhe se në datën (21 Korrik) kur bëhet fjalë se ka ndodhur ngjarja në zyrën e Nuhut, ka qenë diku tjetër nëpër Shqipëri dhe madje cilësoi; ‘ në aktivitet politik, publik’. Por as dje dhe as deri më tani nuk na thotë vendin, qytetin dhe çfarë ishte ky ‘aktivitet publik’. Le të thotë qytetin, ambientin, tematikën, njerëzit me të cilët bënte ‘aktivitetin’, se të tjerat i verifikojnë vetë ata pak gazetarë dhe ato media që punojnë ende për të vërtetën.

Por Balla pasi jehona e skandalit precipitoi me shpejtësi, u vetë-zhyt edhe më shumë pasditen vonë të ditës së djeshme (shih në fund të shkrimit scrinin e statusit të Ballës, se e heq dhe e mohon ai pa problem).

‘Të mençurit e dine fare mirë çfarë marrëzie është kjo shpifje, që janë turrur ta pasqyrojnë me një zell të madh, vetëm pasi e nxora unë vetë!’, shkruan në faqen e tij në FB. E nxora unë vetë-këmbëngul i zhytur në mashtrim të trashë!

Në të njëjtin tekst zhytet edhe më thellë, kur lëshon profkën e madhe; ‘Unë s’kam shkelur as në Krujë gjatë vitit të fundit dhe jo më në komisariatin e Krujës i armatosur’. Pikë e zezë deri ku është katandisur Fuga, me gjithë taborët e vetë që menaxhojnë propagandën e Rilindjes!

Po kush ka thënë, cili ka artikuluar apo dëgjuar ndonjë akuzë deri në momentin e këtij statusi të shkruar nën panik, se Taulant Balla ka hyrë me pistoletë, në komisariatin e policisë në Krujë?!  Pastaj vazhdon; ‘Unë e provoj lehtësisht ku kam qenë atë ditë që maskarai i paguar apo i paturp apo të dyja bashkë, ka bërë këtë letër për të përfituar azilin politik!’.

Po provoje pra, na e thuaj me kë, për çfarë, ku ke qenë atë natë për të cilën akuzohesh se ke qenë në zyrën e oficerit të policisë Nuho?!Pur i bie gjoksit se ‘provon e lehtësisht’ bëje dhe qetëso e shpëto nga infarkti, të paktën ata socialistë të shkretë e të ndershëm, të cilët ende ju dinë se jeni të tyre dhe njësoj si ata.

Që ata dhe gjithë shqiptarë i përdhunoni me taksa, koncesione, varfëri, papunësi, emigrim masiv e mbi të gjitha me padrejtësi, kjo nuk ju bën më përshtypje. Por të paktën vërtetojuni, se nuk keni arritur deri aty, sa të mbroni përdhunimin dhe cigaret e shuara në trupin e një vajze fshati, pa baba e pa vëlla!/Syri-Poli hoxha

Historia fatkeqe e Xhesiela Malokut, jetime pa baba, pa vëlla, që nuk ka asnjë lloj përkrahje… Read More »

Taulant Balla kallëzon Lulëzim Bashën dhe ish oficerin Emiljano Nuhu

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal për kreun e PD, Lulzim Basha, pasi e akuzon për shpërdorim detyre dhe kallëzim të rremë, pas denoncimit të ish oficerit të Krujës Emiljano Nuhu.

Gjithashtu Balla ka  kallëzuar penalisht edhe ish oficerin për deklarim të rremë si dhe gazetarin Basir Collaku që realizoi intervistën.

Taulant Balla kallëzon Lulëzim Bashën dhe ish oficerin Emiljano Nuhu Read More »

Ndërkombëtarët hedhin poshtë kauzën e Bashës, ambasadorja gjermane: Vettingu politikaneve bëhet nga reforma në drejtësi

Pastërtia e figurës së politikanve po ashtu do të kalojë nga e njëjta rrugë si edhe e drejtuesve të drejtësisë dhe rendit dhe për këtë është reforma në drejtësi. Në këtë formë arguementimi Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare duket se ka hedhur poshtë kauzën më të fundit të opozitës. Sipas saj, vetingu në drejtësi nuk duhet të ngatërrohet me vetingun në politikë, teksa shtoi se se raporti i pasurisë së politikanëve në Shqipëri bëhet nga ILDKP, si organi kompetent për këtë lloj vlerësimi.

“Për politikanët ashtu si dhe për çdo person tjetër, veprat penale si korrupsioni dhe të tjera shkelje ligjore duhet të ndiqen penalisht. Në një shtet ligjor ekzistojnë rregulla dhe ligje të qarta për të cilat çdo shtetas duhet t’i përmbahet, qoftë ky dhe politikan”, tha Schütz . “Është mjaft e rëndësishme që për këtë qëllim të ndërtohen organet e duhura të sistemit të Drejtësisë për t’u ndjekur edhe politikanët nga drejtësia, por thelbësore është të mos ngatërrohet vetingu në drejtësi me atë në politikë. Krahas kësaj mbi bazën e informacioneve të mia ekzistojnë në Shqipëri, mekanizmat e duhura për të verifikuar raportet pasurore të personave të rëndësishëm, si politikanët, si ILDKP, që është organi përgjegjës për këtë dhe rëndësi ka që këto informacione të mbledhura të bëhen transparente në rrugë elektronike që të jepet mundësia të bëhet krahasimi i raporteve pasurore dhe vlerësimi i këtyre raporteve sipas ligjit”, tha Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz.

Sa i takon reformës në Drejtësi, Ambasadorja the se “procesi i vetingut është një shans real dhe mjaft i rëndësishëm, që krijon një bazë të rëndësishme për të larguar politikën dhe korrupsionin nga sistemi i drejtësisë”. “Mesa di unë ky proces ka pasur vonesat e veta për shkak të hapave të ndryshëm për të cilat s’do doja të hyja në hollësi të veçanta, por KPK dhe KLGJ do ngrihen së shpejti që t’i hapin rrugën ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAKUT që janë kyçe në realizimin e plotë të Reformës në Drejtësi”, tha Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Ndërkombëtarët hedhin poshtë kauzën e Bashës, ambasadorja gjermane: Vettingu politikaneve bëhet nga reforma në drejtësi Read More »

Kallashnikovë, makina luksi e kanabis, kush është djali i deputetit të PS që akuzohet për akte monstruoze

Historia e rende e Xhisiela Malokut nga djali i deputeti socialist ka tërhequr vëmendje totale prej dy ditës, teksa të gjithë duan të dinë të vërtetën. Vajza pretendon se është përdhunuar, rrahur dhe djegur me cigare nga djali i deputeti të PS, Rrahman Rraja.

Por kush është djali i deputetit Rraja i përfshirë në këtë histori? Shqiptarja.com ka mundur të sigurojë fotot e tij nga profili i Facebook, një adresë që me sa duket nuk e ka përdorur më kohët e fundit. Ai përdor emrin Xhen (Rexhep) Rraja dhe fotot e profilit i përkasin vitit 2010-të.

Ndonëse të shkrepura pak vite më parë, pasionet e tij janë të përafërta me ato të djemve që kanë baballarë të pasur. Ai poston foto makinash të shpejta dhe luksoze, tufa me euro, por jo vetëm kaq.

 

Pasionet e tij prekin edhe armët e plumbat. Me sa duket të gjithë miqtë e njohin me emrin Xheni, siç e shkruan vetë Rrahmani me plumba karshi një kallashnikovi.

E si të mos mjaftonte në moshë fare të re, i riu shfqet edhe me kallashnikov teksa bëhet gati ta përdorë. Ai shfaqet në ambientet e një ballkoni që nuk dihet nëse është shtëpia e tij.

Përveç armëve, tufave me euro e makinave, Rrahmani apo Xheni ka edhe foto të disa rrënjëve me kanabis. Nuk dimë nga i ka shprepur, por bima narkotike duket të jetë një tjetër nga pasionet e tij qysh në moshë të re.

/korrieri

Kallashnikovë, makina luksi e kanabis, kush është djali i deputetit të PS që akuzohet për akte monstruoze Read More »

‘Do ju ekzekutojmë, do ju fshijmë’, Çollaku: Na kërcënuan pas intervistës me oficerin

Gazetari Basir Çollaku ka bërë publike sot kërcënimet që ka marrë gjatë ditës së djeshme, ai dhe televizioni Shijak që transmetoi videon e nënkomisarit Emiljano Nuhu.

Me një status në Facebook, Çollaku tregon se menjëherë pas pjesës së parë të intervistës një telefonatë në Shijak Tv ka lëshuar kërcënime, fyerje e sharje.

Reagimi i gazetarit Basir Çollaku:

Kanosja ne tv Shijak

‘Do tju vrasim do tju fshijme. ‘Kanosje ne redaksine e Shijak tv.

Sapo Televizioni Shijak transmetoi pjesen e pare te intervistes se nenkomisar Emiljano Nuhut, qe denonconte kansojen ne zyre ndaj tij te djalit te deputetit Rrahman Raja, ne prani te deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Artur Bushi, banda e trazuar nisi nga kercenimet. Nje telefonate vjen ne numrin fiks te redaksise dhe thote: Do tju vrasim, do tju fshijme

Ky eshtë mesazhi mafioz i ardhur ne redaksi.

Prokuroria nese eshte vullnetdashese ne zbatim.te ligjit mund te hulumtoje dhe gjeje telefonuesin e bandes kriminale. Ne do te vazhdojme te permbushim misionin tone te fjales se lire.

‘Do ju ekzekutojmë, do ju fshijmë’, Çollaku: Na kërcënuan pas intervistës me oficerin Read More »