Aktualitet

Godina gjigande në zemër të kryeqytetit, ndërtimet nuk njohin ndalje në Tiranë…

Vala e ndërtimit të godinave gjigande në Tiranë nuk do të njohë ndalje. Një kompleks i madh dhe luksoz pritet të ndërtohet në Rrugën e Durrësit. Godina e cila është emërtuar “Greenside out” është projektuar nga studio Holandezë JA për llogari të kompanisë shqiptare të ndërtimit Eurocol.

Sipas të dhënave të projektit objekti do të shtrihet në një sipërfaqe 9600 metra katror kur 3000 metra do të përdoren për parking. Godina shtrihet në katër objekte shumëkatëshe të cilat lidhen me njëra- tjetrën në katet e poshtme, duke krijuar një hapësirë në forma rrethore brenda tyre. Në përfundim të saj ajo do të ketë funksion të miksuar me dyqane, banesa dhe zyra luksoze.

Objekti do të ndërtohet në Rrugën e Durrësit, aksi hyrës në kryeqytet në afërsi të qendrës së Kryeqytetit, Sheshit Skënderbe. Godina do të ndërtohet me një sistem të posaçëm të filtrimit të ujit dhe të ajrit përmes fasadave të gjelbëruara.

Tirana, kantier kullash
Tirana është shndërruar së fundmi në një kantier ndërtimi ku mbizotërojnë objektet e luksit në zonën e qendrës. Këto objekte brenda një kohë shkurtër do të rrisin ndjeshëm ofertat në treg për hapësira tregtimi, banesa luksi dhe zyra edhe pse kërkesa nuk po ecën më të njëjtat ritme.

Pritet të nisë puna për një ndërtesë shumëfuksnionale  “Met  Building Tirana“ që do të shërbejë si qendër tregtare me zyra dhe ambiente banimi luksi në qendër të Tiranës ndërmjet ish- Hotel Dajtit dhe Katedrales Katolike.

Pak javë më parë nisi nga ndërtimi një ndërtese e ngjashme ne zonën e Bllokut e cilësuar, “Kubi i Bllokut”, një projekt i arkitektit italian Boeri. Objekti për të cilin tashmë themelet janë hapur do të jetë multifunksional, me hapësira tregtare, bare dhe restorante zyra etj.

Por një seri objektesh luksi janë në proces ndërtimi. Pas disa kohësh pezullimi punimet kanë nisur për objektin 20 katësh në afërsi të qendrës përballë kishës ortodokse, e cilësuar Tirana Forever Green. Objekti tani një karabina zë një sipërfaqe prej më shumë se 12.400 m² dhe do të ketë 20 kate, në të cilat katër nëntokë. Kulla do të këtë 4 nivele parking nëntokësor, hapësira komerciale, dyqane, 7 nivele zyra, 8 nivele banimi dhe një hotel super luksoz me një investim 25 milionë euro.

Gjithashtu kompania Edil Al ka nisur përgatitjet për ndërtimin e “Syrit të Tiranës”. “Eyes of Tirana” është projektuar si një ndërtesë e madhe, 26 kate e lartë. Të dhënat nga projekti bëjnë me dije se propozimi përbëhet nga tre pjesë të godinës që do të përmbajnë apartamente, zyra dhe dyqane që arrijnë në total në 55.444 m². Punimet për ndërtimin e kullës pritet të nisin këtë vit.

Punimet kanë nisur edhe për projektit më të madh deri më tani Doën Toën Albania, tek ish parku i lodrave për fëmijë “7 xhuxhat”, një kullë me 40 kate me funksione të ndryshme të ndara sipas kateve ku 2912 m2 të kateve të para do shërbejnë si hapësira komerciale, një investim 100% i grupit Kastrati, pas tërheqjes pak muaj më parë të grupit Balfin. Ne katet që vijojnë do të jenë të lokalizuara ambientet e zyrave me një sipërfaqe prej 21840 m2. Ne katet e sipërme për të ofruar pamjet më të mira nga lartësia e kullës janë pozicionuar banimet me një sipërfaqe rreth 26208 m2./ Monitor

Godina gjigande në zemër të kryeqytetit, ndërtimet nuk njohin ndalje në Tiranë… Read More »

Sqaron Ministria e Jashtme shqiptare: Zhgënjim për reagimin zyrtar të Greqisë

Ministira për Evropën dhe Punët e Jashte të Shqipërisë sqaron të gjithë ngjarjen e ndodhur në Bularat ku u var shtetasi Konstandinos Kacifa. Deklaratë e MInistrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme./ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, bashkë me keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në Bularat, Gjirokastër, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa, shpreh po ashtu keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj.

Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa, janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare. Policia e shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe nje rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”.

Duke bërë thirrje për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të këtij rasti sa të qartë dhe të paprecedentë, i sigurojmë fqinjët tanë se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.

Sqaron Ministria e Jashtme shqiptare: Zhgënjim për reagimin zyrtar të Greqisë Read More »

Fake News, Krasniqi: Të kërcënuar në të drejtën themelore, atë të informimit

Forumi i VI Ndërkombëtar Humanitar, i mbajtur në kryeqytetin azer, Baku, mblodhi rreth 90 delegacione nga vende të ndryshme të botës, përfaqësues nga Këshilli i Europës, nga Komisioni Europian, Parlamenti i BE, drejtues të medias ndërkombëtare dhe vendase, organizata ndërkombëtare dhe rajonale të medias si dhe ekspertë të shquar.

Në këtë samit ndërkombëtar në sesionin me temë ”Politika e dezinformimit – kërcënim për stabilitetin e botës moderne”, që u hap nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ishte e ftuar edhe drejtoresha e përgjithshme e ATSH, Armela Krasniqi.

Në Forumin Ndërkombëtar Humanitar, morën pjesë përfaqësues të elitës botërore të shkencave politike dhe kulturore ,përfshirë politikanë të shquar, fitues të Çmimeve Nobel në fusha të ndryshme të shkencës dhe lider të organizatave ndërkombëtare me influence, me qëllimin për të zhvilluar dialogje, bisedime dhe shkëmbime opinionesh në një fushë të gjerë të problematikave botërore me interes për të gjithë njerëzimin.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit janë përfaqësues të shkencave të natyrës dhe sociale si dhe nga elita botërore kulturore që kanë objektivin ambicioz për të krijuar një axhendë të re humanitare me synim përhapjen e saj në nivel botëror në të ardhmen. Të ftuar në këtë forum ishin edhe shumë personalitete të fuqishme të botës, drejtues dhe ish drejtues të shteteve të ndryshme dhe themelues të korporatave shumëkombëshe.

Në ditën e parë të samitit me temë “Formësimi i një bote dhe humaniteti të ri: Krijimtaria dhe zhvillimi njerëzor”, folës të panelit ishin: Olga Golodets, zëvendëskryeministre e Federatës së Rusisë; Rashid Khalilov, asistent i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Partneritet Humanitar me Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore; Abdulaziz Othman Altwaijri, drejtor i Përgjithshëm i ISESCO; Qu Xing, zëvendësdrejtor i UNESCO-s, si dhe Gabriela Cuevas Barron, Presidente e Unionit Ndërparlamentar.

Drejtoresha e ATSH ishte në një panel me personalitete si Aslan Aslanov, drejtor i Bordit të AZERTAC dhe Presidenti i Kongresit Botëror të agjencive të lajmeve; Fardi Ayar, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së agjencive të lajmeve, Laure Sleiman, Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë kombëtare të lajmeve të Libanit; Peter Tase, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, asistent i programit ndërkombëtar të Universitetit “ Marquette” në SHBA; si dhe Amir Aliyev, dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Shtetëror të Bakusë.

Në këtë forum ku mes të tjerash u diskutua edhe për problematikat që paraqesin “Fake News” për stabilitetin e botës moderne, Krasniqi theksoi se “jemi të kërcënuar në një nga të drejtat themelore, të kërcënuar në të drejtën e informimit”.

Krasniqi i cilësoi “Fake New” si një problem kërcënues që rrezikon shumë nga arritjet e vendeve demokratike, veçanërisht kur bëhet fjalë për demokraci të reja dhe delikate si ato në Europën Lindore apo në gadishullin e Ballkanit”.

“Globalizimi dhe tregtimi i ‘Fake News’ janë çështje serioze. Ato mjete që supozohet të ndihmojnë njerëzit dhe të mundësojnë mirëkuptimin po bëhen mjete për të krijuar kaos dhe influencuar sjellje të pajustifikueshme”, tha drejtoresha e ATSH-së.

Krasniqi solli në mendje edhe rastin në lidhje me “vdekjen e regjisorit të famshëm grek, Kostas Gavras, që u raportua edhe nga agjenci prestigjioze si ‘Associated Press’ apo ‘New York Times’ tregon se si në ditët e sotme askush nuk është imun ndaj ‘Fake News’.

Për drejtoreshën e ATSH-së, një rol të rëndësishëm për të luftuar dezinformimin kanë dhe mund të luajnë agjencitë zyrtare, duke rritur bashkëpunimin mes tyre.

“Jam e bindur se agjencitë zyrtare duhet të krijojnë struktura të pavarura, në gjendje që të demaskojnë në kohë reale ‘fake news’. Çdo herë që ‘fake news’ përpiqen të përhapin rrënim në shoqëritë tona, ne mund të bëjmë atë që shumë portale lajmesh nuk e bëjnë, verifikimin e informacionit nga burimet përkatëse”, deklaroi Krasniqi.

“Qëllimi përfundimtar i këtyre ndryshimeve është se duke vendosur gradualisht standarde të larta, që në secilin prej vendeve tona të krijohet një rrjet i medias së besueshme, që pavarësisht politikës së tyre editoriale dhe interpretimeve personale të lajmeve, të mund të raportojnë të vërtetën gjithnjë dhe në një mënyrë të besueshme”, theksoi theksoi drejtoresha e Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Për të kufizuar sa më shumë këtë fenomen, sipas Krasniqit, “është e nevojshme që të gjithë të përfshihen. Qeveritë, OJQ-të, akademikët dhe mbi të gjitha qytetarët e thjeshtë”./atsh

Fake News, Krasniqi: Të kërcënuar në të drejtën themelore, atë të informimit Read More »

“Forca e ligjit” në terren, mbi 300 të arrestuar javët e fundit

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” gjatë këtyre javëve janë arrestuar mbi 300 persona.

Policia e Shtetit publikoi të dhëna nga operacioni “Forca e ligjit”, duke theksuar se, “gjatë këtyre javëve janë arrestuar 67 persona me precedentë, 70 persona për armëmbajtje pa leje, 154 persona janë ndaluar si të kërkuar kombëtar dhe 14 persona janë ndaluar si të kërkuar ndërkombëtar”.

Në kuadër të këtij operacioni “janë sekuestruar 43 armë zjarri, 460 kg kanabis, 2.6 kg heroinë dhe kokainë, 4 mina dhe 400 gram tritol, 36 granata dhe 2200 fishekë”.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe 17 300 euro./atsh

“Forca e ligjit” në terren, mbi 300 të arrestuar javët e fundit Read More »

Parashikimi i motit, e dielë 28 tetor 2018

Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, do të ketë reshje shiu të herë pas herëshme dhe të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive në veriperëndim e jugperëndim.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug  me shpejtësi 2-28m/sek, erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta pranë tyre.

Valëzimi në det parashikohet i forcës 5-6 me lartësi vale 2.0-3.5 metra.

Temperaturat parashikohen:
 

QYTETETTemperaturat në °C
Shkodër12/25 re shi
Kukës11/25 diell re
Lezhë12/23 re shi
Dibër9/24 diell re
Durrës15/25 re  shi
Tiranë14/27 re diell
Elbasan14/26 re diell
Berat9/27 re diell
Vlorë15/25 re shi
Korcë7/22 diell re
Gjirokastër5/25 re shi
Sarandë17/26 re shi

Parashikimi i motit, e dielë 28 tetor 2018 Read More »

Tepelenë/ Nxënësit e gjimnazit ‘Abaz Shehu’, aksion pastrimi në luginën e Vjosës

Pas aksionit të pastrimit në qytet, nxënësit e Gjimnazit ‘Abaz Shehu’ në Tepelenë, kanë vazhduar me pastrimin e luginës së Vjosës për të treguar se pastrimi për ta është një prioritet.

Së bashku me disa fondacione, nxënësit e këtij gjimnazi të shoqëruar edhe nga drejtuesit, kanë pastruar mbetjet plastike në luginën e Vjosës.

Në orën e Shërbimit Komunitar përveç punës në terren, nxënësit ndërgjegjësohen për mbrojtjen e natyrës dhe hedhjen e mbeturinave në vendin e duhur, duke dhënë një mesazh të qartë në komunitet.

/atsh

Tepelenë/ Nxënësit e gjimnazit ‘Abaz Shehu’, aksion pastrimi në luginën e Vjosës Read More »

Investimet në rrjet, OSHEE kufizon energjinë në disa zona të Vlorës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton se për shkak të remonteve të planifikuara në disa zona të Vlorës, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Në njoftimin e saj, OSHEE shprehet se “do të ketë stakim dhe tokëzim të çelësave 10kV të fidrave TR1 në N/stacionin Himarë, në datën 30 tetor nga ora 08:00’ deri në orën 16:00’. Si pasojë do të mbeten pa energji disa zona në rrethin e Vlorës/ Himarës pjesërisht, Livadhe, Jalë, Vuno, Dhërmi, Kondragjë, Qeparo, Kudhës”.

“Ndërsa për shkak të stakimit dhe tokëzimit të çelësave 10kV të fiderave TR2 në N/stacionin Himarë, në datën 31/10/2018 nga ora 08:00’ deri në orën 16:00, do të jenë pa energji zonat në rrethin e Vlorës si Himarë, Pilur, Potam”, bën të ditur OSHEE.

Po ashtu do të ketë stakim dhe tokëzim të zbarrave 10kV në N/stacionin Kuç, në datën 29 tetor nga ora 09:00’ deri në orën 16:00’ dhe do të mbeten pa energji zonat në rrethin e Vlorës, Kuç dhe Bolenë.

Sipas OSHEE, si pasojë e stakimit dhe tokëzimit të Linjës 35kV L30-31/2 Uji Ftohte – Radhimë, në 31 tetor nga ora 08:00’ deri në orën 16:00, do të mbeten pa energji
disa zona në rrethin e Vlorës si Rradhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufer, Orikum, Shen Thanas.

OSHEE njofton gjithashtu se “si pasojë e stakimit dhe tokëzimit të Zbarrave 35kV në N/stacionin Uji Ftohtë në 31 tetor nga ora 08:00’ deri në orën 16:00’ do të mbeten pa energji zonat në rrethin e Vlorës si Uji ftohte, 10 Korriku, Pavarësia, 2 stacione pompimi”./atsh

Investimet në rrjet, OSHEE kufizon energjinë në disa zona të Vlorës Read More »

Del raporti, ky është qyteti ku ndodhin më shumë krime

Një analizë e Ministrisë së Drejtësisë mbi veprat penale në vend arrin në përfundimin se është Durrësi qyteti me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend, por njëherësh edhe me krimin më të dhunshëm në gjithë territorin. TV Scan disponon analizën e kryer nga Ministria e Drejtësisë mbi Koeficienti e kriminalitetit bazuar te të dhënat e Gjykatave të Shkallës parë në gjithë vendin për vitin e shkuar.

Bëhet fjalë për parametër që mat kriminalitetin duke shprehur numrin e krimeve për 100.000 banorë. Rezulton që për vitin 2017 në shkallë vendi kemi 146 krime për 100.000 banorë.

Kriminaliteti sipas këtij koeficienti e ndan territorin e Shqipërisë në tri grupe kryesore: në grupin e parë Ministria rendit qytetet me kriminalitet më të lartë se mesatarja prej 146-200 krime për 100 000 banorë, ku përfshihen rrethet Durrës, Krujë, Kukës, Pukë, Tiranë dhe Tropojë.

Në grupin e dytë përfshihen qytetet me kriminalitet që në koeficient është i përafërt me mesataren e vendit, 100-144 krime për 100.000 banorë, ku përfshihen rrethet Fier, Gjirokastër, Kavajë, Kurbin, Sarandë e Shkodër.

Në grupin e tretë renditen rrethet me kriminalitet me vlera nën mesataren e vendit, 50-99 krime për 100.000 banorë, koeficientë që hasen në rrethet Elbasan, Korçë, Përmet, Pogradec.

Por në Durrës haset edhe niveli më i ashpër i kriminalitetit në gjithë territorin. Ministria ka analizuar edhe raportin krime-kundërvajtje, nga ku rezulton se në rrethin e Durrësit nga 820 çështje të gjykuara në 2017, 545 janë për krime dhe 275 kundërvajtje.

Del raporti, ky është qyteti ku ndodhin më shumë krime Read More »