Shkolla Orikum

Mbyllen pjesërisht shkollat në vend, shkak rastet e shtuara me Covid

Nisur nga situata e rënduar e koronavirusit në vend, ministrja e Shëndetësisë tha se është parë e arsyeshme që shkollat të mbyllen pjesërisht.

Manastirliu u shpreh se do t’i kërkojë ministrisë së Arsimit që të përgatisë planin e mësimit të alternuar.

Mbyllen pjesërisht shkollat në vend, shkak rastet e shtuara me Covid

Nisur nga situata e rënduar e koronavirusit në vend, ministrja e Shëndetësisë tha se është parë e arsyeshme që shkollat të mbyllen pjesërisht.

Manastirliu u shpreh se do t’i kërkojë ministrisë së Arsimit që të përgatisë planin e mësimit të alternuar.

Pra, një pjesë në shkolla, dhe një pjesë tjetër online, duke filluar nga data 1 dhjetor.

Deklarata e ministres:

Prej mëse 9 muajsh, i gjithë sistemi ynë shëndetësor është në gatishmëri të plotë në përballje me këtë virus që po sfidon mbarë botën.

Ne po vazhdojmë të fuqizojmë kapacitetet tona në gjithë sistemin shëndetësor duke filluar nga përmirësimi i testimit dhe gjurmimit, dhe përfshirja e testeve të shpejta brenda dhjetorit do të bëjë të mundur kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit.

Bazuar në planin tonë të vjeshtë-dimrit kemi siguruar vaksinimin falas ndaj gripit për grupet e riskuara për 368 mijë qytetarë dhe sot ka mbërritur sasia e fundit prej 230 mijë vaksinash.

Si pjesë e planit tonë ka filluar rimbursimi i paketës së barnave falas të çdo qytetari të diagnostikuar me covid19.

Spitali Covid 4 dhe spitalet rajonale janë gati për t’u shërbyer pacientëve sipas skenareve në strategjinë e vjeshtë-dimrit.

Për t’iu përgjigjur nevojave dhe për të mbështetur stafet tona kemi punësuar deri tani 270 profesionistë të shëndetit.

Dua të falenderoj ekipet tona mjekësore në të katër anët e Shqiperisë për punën, sakrificën edhe përkushtimin që kanë treguar në këto kohë sfiduese.

Bazuar në percaktimet e udhezimeve të OBSH dhe analizën mbi baza dinamike të Institutit të Shëndetit Publik, situata paraqitet në një nivel risku të shtuar.

Ekspertët e shëndetit publik në ISHP vlerësojnë se impakti i masave që kemi marrë deri më sot, vlerësohet në hapësirën kohore 4-6 javë nga momenti i fillimit të zbatimit.

Por, që të kenë efekt duhet që çdo masë të zbatohet nga të gjithë me përpikmëri e përgjegjësi.

Të dashur qytetarë,

Ashtu siç e kemi përsëritur në këto javë, për ne shëndeti është i pari dhe mirëqenia e përgjithshme e fëmijëve tanë, shëndeti dhe siguria e tyre, janë prioritet absolut.

Deri tani, siç ekspertet analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-CovV2.

Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra.

Por, për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur:

T’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore.

Të dashur qytetarë

Në këto 9 muaj, shumë mësime janë nxjerrë kudo në botë, nga kjo pandemi.

Një prej tyre mbetet i pandryshueshëm: Masat në mbrojtje të jetës kanë efekt, vetëm nëqoftë se gjithësecili prej jush merr përgjegjësitë e veta.

Në këtë pandemi, çdo veprim i pakujdesshëm ka pasoja të drejtpërdrejta mbi shëndetin tuaj, dhe shëndetin e të afërmve.

Përpara kemi një dimër të vështirë, por sot shpresa që të dalim të fituar nga kjo luftë, janë më të mëdha se kurrë më parë.

Lajme të mira vijnë nga kompani ndërkombëtare për efikasitetin e vaksinës. Shqipëria i ka hedhur tashmë hapat dhe po punojmë intensivisht për të patur qasje në këto vaksina, njësoj si shtete të tjera të botës.

Të dashur qytetarë,

Në fund dy fjalë me një lutje për të gjithë:

E kuptojmë fare mirë dëshirën për të festuar, aq më tepër Festat e Nentorit.

Por këtë vit, këto festa na gjejnë përballë një sfide të shëndetit publik, që ndodh një herë në shekull.

Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve.

Do të vijë një kohë kur, ndër fitoret tona më të medha do të jete dhe fitorja që arritëm bashkë në betejën për shëndetin!

Mbyllen pjesërisht shkollat në vend, shkak rastet e shtuara me Covid Read More »

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos të shtyjë rihapjen e universiteteve

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të shtyjë rihapjen e universiteteve duke njoftuar sot se deri tani nuk ka një vendim të dytë për rikthimin e studentëve në auditorë. Në këto kushte, studentët do të vijojnë mësimin online.

Ermira Racakolli, kryetare e KTE, tha: “Komiteti mendon që mësimi në universitete për shkak të situatës do të vazhdojë online”. Ajo që ne vazhdojmë të themi me forcë, është se beteja me Covidin nuk është spitalore, por betejë territori dhe është betejë e të gjithëve. Vetëm nëse do të zbatoni ato masa që ne me shumë forcë i kemi kërkuar vazhdimisht, vetëm në këtë mënyrë do ta ndalojmë epideminë. Në vendimet që marrim jemi të orientuar nga numrat konkretë dhe nga rekomandimet që bën OBSH dhe që bëjnë kolegët tanë në botë”.

Ndërsa sa i takon një mbylljeje të mundshme të arsimit parauniversitar, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, tha se nuk ka ndonjë ndryshim, duke shtuar se nëse shifrat do të ndryshojnë do të marrim një vendim”.

Pyetje: A jeni duke diskutuar në lidhje me një mbyllje të përkohshme të sistemit parauniversitar?

“Nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në influencën, që hapja e shkollave të ketë pasur në një rëndim të shifrave. Ajo që Komiteti vlerëson është në radhë të parë mirëqenia në përgjithësi e fëmijëve. Në shifrat që ne jemi tani, ka një rritje. Nuk e diskutojmë për momentin sot, por është një gjë që ne e ndjekim. Nëse shifrat do të ndryshojnë dhe do jenë brenda numrave që kërkojnë masë të tillë…”.

Si kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ajo shtoi se qytetarët duhet të kufizojnë ceremonitë familjare, aktivitetet ekonomike dhe artistike: “Janë gjëra të thjeshta, por shpëtimtare. Prandaj të vazhdojmë të mbajmë maskat, të mos shkojmë në lokale, të mos grumbullohemi më shumë se 10 veta, të eliminojmë ceremonitë, të kufizojmë pjesëmarrjen tonë në aktivitete dhe të respektojmë protokollet e sigurisë”. /no.al/

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos të shtyjë rihapjen e universiteteve Read More »

Apel për ndihmë për Elifin, vogëlushen me tumor në kokë: Kërkohen 20 mijë euro për trajtimin

Bamirësi Elvis Naçi ka bërë publik rastin e Elifit, vogëlushes që vuan nga tumori në kokë. Për kurimin e saj duhen 20 mijë euro.

Familjarët kanë gjetur një spital në Turqi që ka marrë përsipër ta kryejë këtë operacion të vështirë, ndaj ata kërkojnë ndihmën e çdokujt.
Të gjitha të dhënat e llogarive bankare ku mund të depozitohen ndihmat janë në shënimin e publikuar nga Hoxhë Elvis Naçi.
Postimi i plotë
Urgjente, Shperndajeni ju lutem! Elifi eshte motra jone e vogel me tumor ne koke. Duhen 20 mij euro qe Elifi te kurohet.

Familjaret kane gjetur nje spital ne Turqi qe ka marre persiper kete operacion te veshtire.

https://www.gofundme.com/f/Firdeus-halle-2020

Pay pal:[email protected]

Te dhenat bankare ne Zvicër: Name: Firdeus

Emri i Bankes: Post Finance

Adresse: Untere Scheugstr 3 8707 Uetikon am See

Konto Nr.: 15-387081-5

IBAN: CH94 0900 0000 1538 7081 5

BIC: POFICHBEXXX

Të dhënat bankare në USA:

Bank Name : Morton Community bank

Beneficiary Name : Friends of Fondacioni Firdeus

Routing Number: 071123204

Account number : 769397

Të dhënat bankare në Shqiperi:

Fondacioni Firdeus, Credins Bank,

Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.

SWIFT CODE CDISALTR

IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481

IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

Konto Gjermani:

Firdeus Germany Stiftung

Sparkasse Fürstenfeldbruck

IBAN: DE88 7005 3070 0032 2673 46

BIC: BYLADEM1FFB

Zoti i shperblefte bamiresit!

Apel për ndihmë për Elifin, vogëlushen me tumor në kokë: Kërkohen 20 mijë euro për trajtimin Read More »

Matura 2021/ Formulari dhe kalendari me datat e aplikimit, publikohet udhëzuesi

Është publikuar formulari që do të plotësojnë studentët maturantë për këtë vit. Formulari i aplikimit për në universitet bashkë me datat dhe programet orientuese është firmosur nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Siç shihet në formular aplikimi do të nisë ditën e nesërme dhe do të zgjasë deri në 10 dhjetor. Ndërkohë bëhet e ditur se këtë vit maturantët duhet të zgjedhin që tani lëndën ku do të testohen në qershor, e cila ka rol kyç në garën universitare.
Në larminë e lëndëve që maturanti ka zhvilluar në gjimnaz, do të jenë vetëm tetë për shkollat e mesme të përgjithshme. Mësohet se ata që duan të zgjedhin një shkollë prefesionale kanë mundësi të zgjedhin mes 38 alternativave.

Matura 2021/ Formulari dhe kalendari me datat e aplikimit, publikohet udhëzuesi Read More »

Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo maksimale

Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo maksimale për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore. Burime nga Ministria e Financave pohuan se ende nuk është vendosur, por paga maksimale pritet të rritet me 15%.

Një rritje e tillë do ta çonte pagën maksimale nga 114.7 mijë lekë, që është sot, në rreth 131 mijë lekë. Rritja e pagës maksimale pritet që të shtojë automatikisht pagesën për sigurimet shoqërore, e cila ndahet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Me pagën aktuale, prej 114.7 mijë lekë, sigurimet e paguara në total janë rreth 31.9 mijë lekë. Nëse ajo shkon 131 mijë lekë, atëherë sigurimet që do të paguhen nga punëdhënësi dhe punëmarrësi do të jenë 36.5 mijë lekë, ose 4,500 lekë në muaj më shumë, (54 mijë lekë në vit) me një rritje prej rreth 14%.

Sipas të dhënave të INSTAT, 4.6% e të punësuarve kontribuues në vend kanë një pagë mbi 120 mijë lekë, në fund të tremujorit të dytë 2020.

Rritja e pagës maksimale reflekton atë të pagës minimale, që nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të shkojë në 30 mijë lekë, nga 26 mijë lekë që ishte më parë. Po sipas INSTAT, 27% e të punësuarve kontribuues në vend paguhen më pagë minimale.

Në total, ka 660 mijë të punësuar me kontribute në vend, nga të cilët rreth 74% janë të sektorin privat jo bujqësor. Nga totali i të punësuarve, rreth 30 mijë persona paguhen mbi 120 mijë lekë. Për këta persona do të paguhet (nga punëdhënësi dhe punëmarrësi) maksimumi 4,500 lekë më shumë çdo muaj (54 mijë lekë ne vit) ose në total 1.2-1.6 miliardë lekë më shumë (rreth 10-13 milionë euro) për vitin 2021.

Ndërsa me pagë minimale paguhen rreth 178 mijë të punësuar në vend, për të cilët pagesa e sigurimeve do të rritet me rreth 1,100 lekë në muaj, (13.3 mijë lekë në vit). Ministria e Financave ka llogaritur në projektbuxhetin 2021 se efekti i rritjes së pagës minimale në buxhet do të jetë rreth 3 miliardë lekë, ose rreth 24 milionë euro.

Si rrjedhojë, nga rritja e pagës minimale dhe maksimale në 2021, punëdhënësit dhe punëmarrësit do të paguajnë në total rreth 37 milionë euro më shumë taksa mbi pagën./Monitor

Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo maksimale Read More »

Studentët në protestë/ Jo mësim Online!

Ka nisur protesta e parashikuar e studentëve para ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit ditën e sotme. Ata kanë vendosur që të ngrihen në protestë pas vendimit për të zhvilluar mësimin online, që komiteti i ekspertëve njoftoi disa ditë më parë.

Një nga kërkesat e studentëve është përgjysmimi i tarifës vjetore të studimit meqënëse mësimi do te zhvillohet online.

Sakaq ka mbëritur dhe policia të cilët janë duke paralajmëruar studentët për shpërndarje në kuadër të ligjit anti Covid.

Ata kanë nisur të thërrasin në kor: “Jo mësim online”, ose “Ulni tarifat”. “E kemi të pamundur për të vijuar kështu mësimdhënien, – vijojnë ata. – Nuk ka kuptim që universitetet të mbyllen dhe baret të qëndrojnë të hapura. Ku të shkojmë ne… Kemi të drejtën tonë. Rinia në çdo vend ndryshon fatet e vendit. Dhe pastaj thonë që rinia ikën jashtë”. /NOA/

Studentët në protestë/ Jo mësim Online! Read More »

Mbyllja befason studentët/ Shumë prej tyre kanë paguar për shtëpi me qira dhe konvikte

Auditoret e universiteteve dhe konviktet nuk do të hapin dyert për të pritur studentët në këtë fillim viti akademik.

Vendimi i komitetit të ekspertëve për mbylljen e konvikteve për të paktën një muaj, ka krijuar paqartësi tek studentët të cilët kanë bërë parapagesa për qëndrimin në rezidencat studentore.

Shumë familje janë të paqarta se si do të veprohet me pagesat që tashmë janë kryer për qëndrimin në konvikte.

Ndërsa është vendosur zhvillimi i mësimit vetëm online, studentët shprehen se është shumë e vështirë, sidomos për ata që janë në vitin e parë.

120 mijë studentë nuk do të ulen në auditore këtë vit akademik, të paktën për një muaj deri në një vendim të dytë nga komiteti teknik i ekspertëve.

Mbyllja befason studentët/ Shumë prej tyre kanë paguar për shtëpi me qira dhe konvikte Read More »

Inagurohet shtëpia e rindërtuar e At Gjergj Fishtës

Me rastin e 149 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të ndritura të letërsisë shqipe dhe rilindjes shqiptare, në fshatin Fishtë sot u inagurua rindërtimi i shtëpisë së tij. Gjithçka ishte iniciativë e Ministrisë së Kulturës për të sjellë një kujtim të kësaj figure të madhe kombëtare shqiptare.

Të pranishëm ishin në inagurim ministrja e Kulturës Elva Margariti si dhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama shkroi lidhur me eventin:

SHTËPIA E RINDËRTUAR E AT GJERGJ FISHTËS çel dyert në këtë përvjetor të lindjes së tij, në Fishtën e bukur ku prej sot ka një arsye më shumë për t’u ndaluar e shijuar ajrin e natyrës dhe historisë shqiptare.

Dita e vdekjes e Naimit dhe dita e lindjes së Gjergj Fishtës duket sikur janë vendosur me dorën e Zotit për të ndjekur njëra-tjetrën. Të dy e kanë merituar lavdin e të qenurit “Homerë të Shqipërisë ”. Të dy lirikë e të dy epikë. Të dy etër të shqipes së shkruar e të folur mbi dy partitura të ndryshme muzikore. Njëri tosk e tjetri geg, Naimi dhe Gjergji janë dy zërat e Shqipërisë dykrenare, asaj të jugut plot gurgullima e asaj të veriut plot bubullima.

Të dy të ngjizur me mistikë e të përkryer në politikë, në politikën e shërbimit të kombit të vuajtur e të paepur, jo në atë të “vagabondave e shakllabanve, që rrin tash sa mot tu’u talle npër ne, me na qelb fis e atdhe”.

At Gjergji ishte ëndërrimtar e ishte usta. Prej oratorisë s’krështenë, formue pranë De Martinos dhe Mihaçeviqit dhe nën hijen e “cathedra Petri”, në një kohë lulëzimi të literaturës katolike, françeskani sqimatar përftoi nji t’ligjëruem plot tharm e forcë që mbas vedit tërhiqte gjithkënd.

Zoti i Shqiptarëve e begatoi me ndjesitë e dhuntitë më depërtuese në shpirtin shqiptar. Stoicizmi i tij ishte sa diellor aq dhe hënor. Për ne shqiptarët, ai është një zgjidhës nyjesh gordiane, nga ajo e alfabetit dhe paqtimit mes elitës katolike e shtetit modern shqiptar, tek ruajtja e kufijve të jashtëm të këtij vendi e naltësimi në vendin që i takonte të “universitas” gegë në të larmishmen Shqipëri. Sa ishte një Homer shqiptar i thellësive shpirtërore, Gjergj Fishta ishte edhe një Perikli i betejave madhore.

Si një françeskan i mirë përpara sulltanit të Egjiptit, trubaduri i Lahutës së Malcis u bë mburojë e së drejtës dhe e drejtpeshimit; këtu duke marrë në mbrojtje Shqypnin e mesme, që ca intelektualë me poture e quanin djep të anadollakëve, aty tue lshue anatemën mbi ksenofobinë me guzhinjeta. Ky frat që kishtë bredhur botën e në gjoks mbante dekoratat e shteteve fqinj, ishte një patriot i kulluar dhe një antinacionalist i bekuar; frymëzuesi i më të mirëve të këtij vatani dhe tmerri i mediokërve të çdo sahani.

Meshtari që kremtonte veç në gjuhën e Horacit e të Shën Jeronimit, e që në atë rang e nivel ngriti gjuhën e shqiptarëve të maleve, është përnjimend një Judas Makabe i shekullit XX. Heroit të madh biblik judeas që aq shumë e frymëzonte, Gjergj Fishta i përngjan për nga ideali, martiri shpirtëror, përkushtimi ndaj tempullit të Zotit e altarit të atdheut dhe fjala që kocka s’ka po kocka thyen.

U falemi Orëve të Shqipërisë që na falën një kolos të tillë!

“Ave Reverende Pater ac summe magister, morituri te salutant”

Inagurohet shtëpia e rindërtuar e At Gjergj Fishtës Read More »