Shkolla Orikum

Ministrja Kushi: Sezoni i provimeve të zgjatet në 45 ditë, ja rastet kur studentët do të rikthehen në auditore

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në një deklaratë për shtyp foli sa i përket zhvillimit të sezonit të provimeve në universitete.
Ministrja kërkoi që sezoni të zgjatet me 45 ditë duke pasur parasysh situatën e pandemisë në të cilën ndodhet vendi.

Kushi u bëri thirrje universiteteve që lëndët për të cilat provimi nuk mund të zhvillohet online, ta zhvillojnë në klasë.
Ajo vijoi më tej duke thënë se për ata studentë që nuk kanë mundësi të japin provimin këtë sezon duhet t’u mundësohet një tjetër periudhë
“Në ato raste kur provimi i lëndës është e pamundur të zhvillohet “online”, për arsye të specifikave të lëndës, sipas vlerësimit të vetë universiteteve, provimi mund të zhvillohet në auditorë, duke respektuar me korrektësi maksimale zbatimin e protokolleve anti-Covid.
Universitetet të shohin mundësinë për t’i dhënë të drejtën studentëve të vendosin nëse do të marrin pjesë apo jo në këtë sezon, në varësi të mundësisë apo pamundësisë të tyre për arsye që lidhen me pandeminë.

Sugjerojmë që kohëzgjatja e sezonit të jetë më shumë se 45 ditë, për të mundësuar distancë midis provimeve dhe për të parandaluar mbipopullimin e mjediseve të universiteteve”, tha ajo.
Sipas ministres Kushi, kohëzgjatja e sezonit po ashtu do të bëjë të mundur që studentët të kenë më shumë mundësi për t’u përgatitur për provimet.
Kushi po ashtu propozoi që mungesat në mësimin e zhvilluar online mos t’i penalizojë studentët.

“Kohëzgjatja e sezonit do t’i ndihmojë edhe studentët që të kenë më shumë kohë për t’u përgatitur në këto provime. Sugjerojmë që mungesat e studentëve në leksionet apo seminaret “online” të mos i penalizojnë ata për pjesëmarrje në provime, duke vlerësuar vështirësitë objektive që mund të kenë pasur një pjesë e studentëve gjatë kësaj periudhe”, tha ajo.
Sakaq, ministrja theksoi se duhet të merren masat e nevojshme për të bërë të mundur mospërhapjen e virusit.
Sa i përket numrit të personave që duhet të jenë në një klasë gjatë provimeve, ajo theksoi se në klasë nuk duhet të jenë më shumë se 15 studentë.
“E konsideroj shumë të rëndësishme të sjell edhe një herë në vëmendjen tuaj garantimin e kushteve për të minimizuar riskun e infektimit për studentët, pedagogët dhe të gjithë stafet universitare.
Numri i studentëve në sallë të jetë jo më shumë se 15 veta, duke garantuar distancën e nevojshme”, bëri me dije ajo.

Ministrja Kushi: Sezoni i provimeve të zgjatet në 45 ditë, ja rastet kur studentët do të rikthehen në auditore Read More »

Vendoset se si do të zhvillohet sezoni i provimeve për studentët

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, foli në lidhje me zhvillimin e sezonit të provimeve.

Provimet kur është e pamundur që të zhvillohen online do të zhvillohen në auditore.

Evis Kushi tha se pas një takimi me Komitetin Teknik të Ekspertëve është marrë një vendim i tillë.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një deklaratë për shtyp në lidhje me zhvillimin e sezonit të provimeve, ku ka kërkuar që të zgjatet në 45 ditë duke pasur parasysh situatën e pandemisë në të cilën jemi. Ajo theksoi se ata lëndë për të cilat provimi nuk mund të zhvillohet online, do ta bëjnë në klasë, por me jo më shumë se 15 nxënës. Ndërkaq për provim do jetë jo më shumë se 1 orë në dispozicion.

“Që nga ky moment duke qenë se përgjegjësia jonë e përbashkët është shumë e lartë për të garantuar një proces të rregullt do të kërkoja nga universitetet që në rastet kur provimi smund të zhvillohet online ai mund të zhvillohet në universitetet duke respektuar protokollet”.

“Universtietet duhet t’u japin të drejtë studentëve nëse do të marrin pjesë në këtë sezon. Atyre që s’do marrin pjesë t’u ofrohet mundësia e një sezoni të ndërmjetëm. Zgjatja e sezonit të jemi më shumë se 45 ditë. Kjo do frenojë përhapjene pandemsië dhe do të ndihmojë studentët të mësojnë më shumë”, tha Evis Kushi.

“Të mos penalizohen provimet për mosmarrjen pjesë në seminare. Ndarja e studentëve të bëhet në grupe dhe orare të ndryshme. Kohëzgjatja e provimeve të jetë jo më shumë se 1 orë”.

“Higjienizimi i mjediseve të bëhet sa më shpesh. Çdo universitet duhet të përgatisë një rregullore më të detajuar. Jam mirënjohëse çdo studenti për durimin dhe sakrificën e treguar deri tani”, tha ministra Kushi.

Situata nuk është aspak premtuese, por në disa fakultete dhe po ashtu në disa lëndë specifike, provimi online është thuajse i pamundur që të zhvillohet.

Duke respektuar në maksimum masat anti-covid, Komiteti Teknik i Ekspertëve i ka dhënë leje Ministrisë së Arsimit, pas takimit me rektorët, duke i ndezur dritën jeshile edhe kërkesës së studentëve që kishin ngritur një shqetësim të tillë.

Ky vendim vjen në të njtëjtën ditë, kur Komiteti i Ekspertëve shtrëngoi edhe për dy javë masat anti-covid.

/NOA.al

Vendoset se si do të zhvillohet sezoni i provimeve për studentët Read More »

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar ditën e sotme datat e provimeve të Maturës Shtetërorë.

Provimet me detyrim dhe ai me zgjedhje do të kenë 4 ditë diferencë nga një provim te tjetri.

Do të nisin në datën 3 qershor me testin e gjuhës së huaj dhe do të mbarojnë mbarojnë në 15 qershor, me provimin e lëndës me zgjedhje.

Gjuhë e huaj – 3 qershor 2021

Gjuhë shqipe dhe letërsi – 7 qershor 2021
Matematikë – 11 qershor 2021

Provim më zgjedhje – 15 qershor 2021

Ky vit ka qenë tepër i vështirë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kjo pandemi ka ‘detyruar’ arsimin që të marrë masa të ndryshme gjatë vitit shkollor.

Provimet e maturës këtë vit do të zhvillohen një pjesë me alternativa dhe një pjesë me zhvillim. Në total testi përmban 60 pikë dhe është në tre nivele vështirësie.

Në total do të jenë katër provime, tre prej të cilave me detyrim dhe një me zgjedhje.

Rezultatet do të shpallen brenda datës 30 qershor ndërsa diplomat do të shpërndahen deri më 15 korrik.

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore Read More »

Lulzim Basha prezanton programin e Partisë Demokratike për arsimin: Mësuesit do marrin 700 euro në muaj, pedagogët 900

Nën moton “Shqipëria fiton”, kryedemokrati Lulzim Basha, ka prezantuar sot programin e Partisë Demokratike për arsimin.

Në prani të ekspertëve të arsimit, nga selia blu, Basha tha se ky plan, është më i miri, duke e cilësuar arsimin si bazën dhe të ardhmen e shoqërisë.

Ai theksoi se programi do të ndryshojë sistemin aktual të arsimit. Pika e parë e planit të Bashës, është shpërndarja e teksteve falas për 350.000 nxënës.

Po kështu, ai shtoi se fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë, do të përfitojnë paketë shkollore gjatë gjithë arsimit parauniversitar.

Basha premtoi se do të ofrojë për çdo të ri dhe çdo të rritur shqiptar deri në 35 vjeç, kurse private pa pagesë të platformës së mirënjohur amerikane “Education World Wide” për 5 gjuhë të huaja.

Kreu i demokratëve, u zotua se do të rrisë me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 euro në muaj rrogë.

Ai premtoi rritje të pagave me 50%, duke iu garantuar pedagogëve shqiptarë paga prej 900 eurosh në muaj dhe profesorëve, paga prej 1.300 euro.

“Përsëris sot angazhimin tim para studentëve shqiptarë, se me qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ne do të paguajmë 10 mijë stazhe 12 mujore për studentët më të mirë çdo vit, – deklaroi kryedemokrati. – Brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën 1 tablet apo kompjuter në shtëpi. Ne do të arsimojmë çdo fëmijë, pavarësisht statusit të tyre social, ekonomik apo aftësive të kufizuara”. /noa.al/

Lulzim Basha prezanton programin e Partisë Demokratike për arsimin: Mësuesit do marrin 700 euro në muaj, pedagogët 900 Read More »

Shqiptari 14-vjeçar ngre në këmbë suedezët, i mahnit me zërin e tij (video)

Rejhan Sjunger është 14-vjeçari me prejardhje nga Kosova, i cili ka marrë pjesë në një kompeticion muzikor për fëmijë në Suedi.

Ai ka mahnitur jurinë suedeze me zërin e tij gjatë performacës në skenë. Ndërsa pritet të ketë një të ardhme të ndritur në fushën e këngës.
Teksa tregon për jetën e tij, Rejhan thekson se muzikën e ka pasion dhe pse nuk ka studiuar në një shkollë muzike. Dëshira e tij më madhe është të arrijë në finale.

Shqiptari 14-vjeçar ngre në këmbë suedezët, i mahnit me zërin e tij (video) Read More »

Si do të vijojë mësimi për studentët në universitetet publike, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë jep njoftimin e rëndësishëm

Për shkak të pandemisë, mësimi për studentët në universitetet publike do të vijojë “on-line”.

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka njoftuar të gjithë studentët se ky Vit i Ri do të nisë me mësim online. Pritet që edhe fakultetet e tjera të ndjekin të njëjtin hap, pasi vendimi merret nga rektorati dhe u është deleguar fakulteteve.

Sipas njoftimit zyrtar, të martën, më 5 janar të gjithë studentët që frekuentojnë këtë Fakultet duhet që të ndjekin mësimin sërish online, aty ku e lanë 1 vit më parë.

Universitetet vijojnë të jenë të mbyllura dhe studentët tashmë prej muajsh janë në mësim online teksa ende nuk dihet se kur do të rikthehen në auditore.

Gjithçka varet nga ecuria e pandemisë në ditët në vijim, nëse studentët do të kthehen në auditore./NOA.al

Si do të vijojë mësimi për studentët në universitetet publike, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë jep njoftimin e rëndësishëm Read More »

Ministrja Kushi zbulon kur do të rinisë shkolla pas pushimeve dimërore

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, njoftoi se shkollat për këtë vit do të mbyllen në datën 23 dhjetor, dy ditë para Krishtlindjeve, ndërsa pas pushimeve dimërore, shkollat do të fillojnë në datën 11 janar 2021.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.

Ndërkohë, në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe ‘online’. Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor. Ndërsa, studentët zhvillojë ‘online’ procesin mësimor.

Kushi e bëri këtë deklaratë gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Pustec, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Që prej 1 dhjetorit në shkolla ka nisur mësimi i alternuar, me prani fizike dhe ‘online’. Ndërkaq në universitete studentët po e zhvillojnë mësimin tërësisht ‘online’.

Më herët. Komiteti Teknik është shprehur se nëse shkollat do të kthehen në vatra infeksioni, atëherë do të bëhet rivlerësim i situatës.

Megjithatë, sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacollit, situata paraqitet e qëndrueshme, ku ka një rënie të shtrimeve në spitale dhe rasteve pozitive me koronavirus. /noa.al/

Ministrja Kushi zbulon kur do të rinisë shkolla pas pushimeve dimërore Read More »

Pushimet dimërore parashikohen se do të jenë më të gjata se asnjëherë, flet ministrja Kushi

Pushimet dimërore parashikohen se do të jenë më të gjata se asnjëherë, por ekspertët e arsimit po vlerësojnë nëse do t’i lënë fëmijët në shtëpi tri javë apo një muaj.

Ky është ende objekt diskutimi midis ekspertëve të shëndetësisë dhe atyre të arsimit, të cilët duhet të peshojnë mirë vendimin pas kufizimeve shtesë që pritet të vendosin së shpejti për të gjithë qytetarët për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Këtë fakt e ka pranuar edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila ishte në një shkollë 9- vjeçare në Elbasan.

“Vendosëm që nxënësit e fillores të vijnë në shkollë, sepse për ta është më e vështirë të zhvillohet mësimi “online”, por edhe se ata konsiderohen si jo-transmetues të fortë të COVID-19. Edhe pak ditë mbeten deri në përfundim të këtij tre-mujori dhe kërkoj përkushtim, të kalojmë edhe këto ditë, dhe më pas do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera, e cila besojmë se do ta stabilizojë disi situatën” – u shpreh Kushi.

Ndryshe nga nxënësit e parauniversitarit, të cilët kanë qenë të pranishëm në shkolla, për studentët, nuk ka ende një vendim. Qoftë për vazhdimësinë e mësimit ‘online’ apo për periudhën e pushimeve. /noa.al/

Pushimet dimërore parashikohen se do të jenë më të gjata se asnjëherë, flet ministrja Kushi Read More »