Shkolla Orikum

‘Viti më i vështirë shkollor në historinë tonë’/ Rama tregon si duhet zhvilluar mësimi në kohë pandemie

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur vitin më të vështirë shkollor në historinë tonë.

Në një takim online me drejtuesit e Drejtorive Rajonale dhe zyrave arsimore vendore, Rama dha disa detaje për mënyrën si do zhvillohet procesi mësimor në kushtet e pandemisë nga Covid-19.

Orët e mësimit do jenë 30 minutëshe dhe për mësimin në klasa duhen respektuar rregullat e s’duhet të ketë në asnjë rast më shumë se 20 nxënës, porositi shefi i qeverisë drejtuesit arsimorë.

Sipas Ramës, 472 shkolla do të jenë me dy turne, 1 mijë e 997 shkolla me 1 turn dhe 183 shkolla me 3 nënturne

“Për shkollat me mësim të kombinuar, klasat do zhvillojnë javën e parë në mjediset e shkollës, javën e dytë online”.

“Nxënësit do vlerësohen vetëm sipas mësimit në shkollë. Të gjitha institucionet arsimore që po marrin masa për fillimin e vitit të ri shkollor duke pasur prioritet ruajtjen e shëndetit janë absolutisht në një sfidë të jashshtëzakonshme jo për të filluar por për të zhvilluar e përfunduar atë, sepse do jetë një vit shkollor shumë herë më i gjatë e më i vështirë se gjithë të tjerët, prandaj pas trajnimeve të vazhdueshme, pajisjen me bazë materiale të nevojshme ku shtohen detergjentë, doreza, maska, dezinfektantë, termometra, do ketë dhe një person të dedikuar nga sistemi i shëndetit publik pranë shkollës”.

“Personat e dedikuar pranë shkollës duhet të jenë kontakti juaj i përditshëm, jo për ti pyetur formalisht, as për ti shtuar presionin normal të kësaj pune, apo normale që në këtë punë të kenë presion më të madh por për ti inkurajuar frymëzuar e gjendur pranë duke këmbyer informacion e duke qenë ju ata që garantoni të gjithë observimet e lëre më pastaj kërkesat apo ankesat e tyre të ndiqen në kohë reale”.

Sipas Ramës, procesi i vijëzimeve te nevojshme për mënyrën e futjes në shkolla po përfundon e sigurimi i distancës fizike 1.5 metra është domosdoshmëri.

Rama u tha drejtuesve arsimorë që t’iu qëndrojnë pranë mësuesve, pasi ka nga ata qe nuk janë të disiplinuar për situatën ku ndodhemi.

“Thënë kjo, është absolutisht e domosdoshme që të kuptohet drejt e thelle jo vetëm nga ju, që s’bëhet fjalë për të vendosur në rresht persona adult, burra e gra djem e vajza që janë në moshën e tyre të pjekurisë, bëhet fjalë për të disiplinuar sjelljen në mjedisin social të një grupi moshash shumë delikate. Prandaj duhet që ky proces të kryhet me përkushtim të madh jo me britma e masa shtrënguese për njërin e tjetrin por me përpjekje për ta shpjeguar pse-në”.

“Beteja juaj e përditshme lidhet dhe me nevojën për të mbajtur parasysh që jo të gjithë mësuesit janë lehtësisht të disiplinueshëm brenda kësaj kornize të re se dhe mësuesit janë njerëz që vijnë nga një jetë familjare që kanë streset e tyre, nëna që kanë fëmijët e tyre në shtëpi e s’janë robot, duhet që edhe ata të jenë nën përkujdesjen, jo kontrollin tuaj”.

/NOA.al

‘Viti më i vështirë shkollor në historinë tonë’/ Rama tregon si duhet zhvilluar mësimi në kohë pandemie Read More »

Hapja e shkollave duhet të shoqërohet me rritje të kapaciteteve qoftë sa i përket gjurmimit, hetimit epidemiologjik dhe testimit.

Në 14 shtator hapen shkollat në të gjithë vendin, por çdo gjë pritet të jetë ndryshe nga vitet e tjera për shkak të koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot me ekipet e reja epidemiologjike të Tiranës se me nisjen e mësimit do të rritet edhe testimi për të dyshuarit me koronavirus si edhe hetimi epidemioligjik.

“Hapja e shkollave duhet të shoqërohet me rritje të kapaciteteve qoftë sa i përket gjurmimit, hetimit epidemiologjik dhe testimit.

Lufta me këtë virus nuk ka përfunduar. Jemi përpara hapjes së shkollave, bashkëpunimi me koordinatoret e shkollave, mjekëve infermierëve do të luajë një rol të shtuar në strategjinë e testimit dhe gjurmimit të rasteve.

Lufta e madhe është në terren me këtë virus dhe rritja e kapaciteteve influencon në një rezultat pozitiv të atij imapkti që ne presim, që është ulja e të prekurve nga covid 19”, tha ministrja.

Hapja e shkollave duhet të shoqërohet me rritje të kapaciteteve qoftë sa i përket gjurmimit, hetimit epidemiologjik dhe testimit. Read More »

Dallin rregullat e reja që duhet të zbatohen nga nxënësit, në prag të vitit të ri shkollor

Dallin rregullat e reja që duhet të zbatohen nga nxënësit, në prag të vitit të ri shkollor.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin që ia ka nisur Ministrisë së Arsimit, për zbatim.

Hapja e shkollave që nis në 31 gusht për ata që humbën mësimin online gjatë kohës së pandemisë dhe 14 shtator, për të gjithë nxënësit në mbarë Shqipërinë, do të shoqërohet me masa konkrete:

Të gjithë nxënësit do të hyjnë në shkollë me radhë me një largësi 2 metra nga njëri-tjetri.

Nxënësve do iu matet temperatura dhe nëse kanë simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, do të njoftohet mësuesi kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.

Justifikimi i mungesave tani do të bëhet vetëm nga mjeku i familjes.

Nxënësit duhet të jenë të gjithë të pajisur me maska me një përdorim, ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë) të cilat duhet të lahen në 60 gradë dhe të hekurosen, si dhe shami letre për higjenën e hundëve.

/NOA.al

Dallin rregullat e reja që duhet të zbatohen nga nxënësit, në prag të vitit të ri shkollor Read More »

Ja kur fillon shkolla/ Ministria e Arsimit zbulon datën

MASR – SQARIM

Nisur nga disa lajme ditën e sotme, MASR nënvizon se viti i ri shkollor NUK FILLON më datë 31 gusht, por më 14 shtator, ashtu siç edhe është parashikuar.

Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese VETËM me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020.

Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020.

Zyrat Arsimore kanë identifikuar shkollat dhe nxënësit të cilët mund të jenë pjesë e këtij programi dhe që janë kryesisht nxënës të cilët u përkasin shtresave vulnerabël, romë, egjiptianë apo të zonave të thella gjeografike. Zbatimi i programit plotësues do të menaxhohet nga drejtoritë dhe zyrat arsimore vendore, si dhe shkollat sipas rasteve të identifikuara.

Ndërkohë, orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit.

Ja kur fillon shkolla/ Ministria e Arsimit zbulon datën Read More »

Shahini: Pakti për Universitetin dhe ligji ‘për Rininë, politika për angazhimin e të rinjve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në Ditën Ndërkombëtare të të rinjve, ka thënë se ata janë brezi që do të çojnë përpara Shqipërinë përmes angazhimit dhe vullnetit të tyre.

“Gëzuar Ditën e Rinisë! Të rinjtë e sotëm janë brezi që do e çojë përpara Shqipërinë me aktivizmin, vullnetin, kreativitetin dhe angazhimin e tyre. Si ministri e të rinjve dhe fëmijëve, ne duam të garantojmë që çdo i ri ka aftësitë e duhura për jetë dhe punë, që të jetë i përmbushur për vete dhe të kontribuojë në shoqëri”, tha Shahini.

Ministrja thekson se Pakti për Universitetin, ligji “Për Rininë” si dhe projektet e ndryshme të aktivizimit rinor, janë politika që çojnë drejt realizimit të qëllimit.

“Pakti për Universitetin, ligji ‘Për Rininë’, dhe projektet apo programet e ndryshme të aktivizimit rinor janë politika që çojnë drejt realizimit të qëllimit tonë të përbashkët.Gëzuar ditën tuaj të rinj!”, tha Shahini. /atsh

Shahini: Pakti për Universitetin dhe ligji ‘për Rininë, politika për angazhimin e të rinjve Read More »

MASH publikon opsionet për fillimet e vitit të ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21. Në një komunikatë për media thuhet se organizimi i mësimit është parashikuar të nisë për të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

Për rihapjen e institucioneve arsimore, gjatë hartimit të Udhëzuesit të përgjithshëm për organizimin e mësimit në vitin shkollor 2020/2021, në kushtet e pandemisë COVID-19, janë marrë parasysh vlerësimi i gjendjes dhe udhëzimet e UNESCO-s, UNICEF-it, Bankës Botërore, WFP-së, IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në udhëzuesin e përgjithshëm, përveç tjerash janë përcaktuar edhe tre skenarë për organizimin e mësimit në kushte pandemie.

Në skenarin e parë është parashikuar kthimi në shkolla apo mësimi me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, me masa parandaluese.

Tek plani i dytë ose skenari B është përllogaritur kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësimi i kombinuar; prezencë në shkolla dhe mësim online.

Kurse në skenarin e tretë dhe të fundit autoritetet kanë planifikuar ta vijojnë mësimin online.

Gjithashtu, MASH ka bërë të ditur se janë duke u bërë përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor.

Fillimi i vitit të ri shkollor në Kosovë është parashikuar të nisë më 1 shtator. Prezenca e pandemisë së Covid-19, ka detyruar autoritetet të hartojnë një sërë planesh paraprake, me qëllim garantimin e procesit dhe ruajtjen e shëndetit të nxënësve.

MASH publikon opsionet për fillimet e vitit të ri shkollor Read More »

Modeli i vajzës që ka zgjedhur të jetojë ndryshe nga shumë moshataret e saj: Të mos jetë ‘skllave’ ofertash, por shitëse lëvizese librash!

Ka zgjedhur të jetojë ndryshe nga shumë moshataret e saj. Të mbijetojë përmes punës, edukimit dhe librit, ndonëse kjo zgjedhje perceptohet e vështirë në vendin tonë.

Një vajzë e re, e ngarkuar me libra, është vetëpunësuar në këto ditë të nxehta, për të nxjerrë të ardhura që do t’i duhen për shkollë.

Gazetari Granit Sokolaj, nga plazhi i jugut, ku ai ndodhet ka shkrepur foton e vajzës që është ngarkuar në mes të vapës me libra dhe shëtit bregdetit, për t’i shitur pushuesve, ndërsa moshataret e saj e shumë të tjerë pushojnë e relaksohen.

“Një vajzë për t’u marrë shembull!!! Në pikën e vapës, ka zgjedhur të ecë brigjeve të Jonit, me nje stive librash në krah dhe shumë të tjera në çantë”, shkruan Sokolaj.

“Shijon detin nga larg, duke nxjerrë ndoshta të ardhurat për shkollën e saj, pa pritur se cili emigrant do vijë nga Anglia apo Zvicra e t’i ofrojë pushimet e Drimadhes, Jalës apo Ksamilit, nga ku mund të postonte foto të bukura, trupin e vajosur dhe me tanga apo pjatat me prodhime deti përpara”, – ironizon gazetari, me fenomenin e njohur për sjelljet e shumë prej moshatarëve të saj.

“Ka zgjedhur të mos jetë “skllave” ofertash, por shitëse lëvizese librash”, – mbyll reagimin gazetari Sokolaj.

/NOA.al

Modeli i vajzës që ka zgjedhur të jetojë ndryshe nga shumë moshataret e saj: Të mos jetë ‘skllave’ ofertash, por shitëse lëvizese librash! Read More »

Afati i fundit për maturantët, ja si të regjistroheni për në universitetet

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë publik urdhrin, sipas të cilit do të lejohen aplikimet për të gjithë ata maturantë të cilët deri më tani nuk kanë aplikuar për ndonjë degë në universitet publike. Aplikimet nisën në datën 3 dhe do të pranohen deri në 10 gusht, duke ngarkuar me përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit të gjitha zyrat arsimore vendore.

Në ditën e fundit të mbylljes së portalit për aplikimet e Formularin A2, dikasteri i Ministrisë së Arsimit vendosi të hapë ato sërish, për plotësimin e formularit A1/ A1Z, duke u dhënë një shans shumë të rinjve të konkurrojnë.

Kjo bëhet pasi pandemia e COVID-19 ka pasur ndikim jo vetëm në mbarëvajtjen e cunguar të shkollës dhe të provimeve, por veçanërisht te maturantët. Duke qenë se Formulari A1 plotësohet online nga çfarëdolloj ambienti ku ka akses interneti, jo të gjithë kanë arritur ta bëjnë këtë, veçanërisht ata të viteve të kaluara që e kanë më të vështirë të përshtaten.

QSHA-ja ka vendosur të mos e lërë pas dore këtë kategori, duke u dhënë mundësi të aplikojnë përgjatë gjithë kësaj jave. Tashmë kanë gjithë kohën në dispozicion për të aplikuar përmes e-albania për të vazhduar aplikimin pranë shkollës në portalin matura.akp.gov.al.

Ata që nuk kanë arritur të aplikojnë, në afatet e paracaktuara (qoftë maturantë të rinj apo të vjetër) mund ta adresohen fare mirë pranë shkollave ku kanë përfunduar arsimin e mesëm për të plotësuar formularin që cakton provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje që duhet të jepen në sezonin e vjeshtës

Në total ato janë katër: gjuhë e huaj, gjuhë shqipe e letërsi, matematikë dhe lënda me zgjedhje, e cila do të përzgjidhet sipas preferencave të maturantit nga listat e miratuara për secilin profil shkollor. Por në formular aplikuesi qarkon vetëm ato në të cilat ka rezultuar ngelës apo ato që nuk i ka dhënë si provime.

Kalimi me sukses i provimeve në sezonin e dytë i bën pjesë të garës për t’u futur në universitet maturantët e këtij viti që rezultuan mbetës në një ose disa provime, si dhe ata të viteve të shkuara që nuk kanë shlyer detyrimet me Maturën Shtetërore. Por këto kategori nuk do të konkurrojnë që në raundin e parë, por në të dytin dhe të tretin.

Konkretisht, bëhet fjalë për kuotat që do të deklarohen të lira në përfundim të raundit të parë. Rregulli vlen për të gjithë, dhe përfshin universitetet shtetërore dhe ato private.

Afati i fundit për maturantët, ja si të regjistroheni për në universitetet Read More »