Orikuminews

Makinat e vjedhura

Zbulohet skema! Ja si futen dhe shiten ne Shqiperi makinat e vjedhura jashte!

Trafikimi i makinave luksoze që vidhen në perëndim dhe sillen në vendin tonë me synim shitjen e tyre është kthyer në trend në vitet e fundit. Zakonisht shqiptarët vjedhin makinat luksoze që kushtojnë më shumë. Fillimisht ato pikasen dhe më pas nis plani për vjedhjen e tyre. Për ata shqiptarë që e kanë kthyer në zakon këtë mënyrë veprimi në perëndim, nuk është shumë e vështirë. Ka mënyra të shumta për të vjedhur në makinë, por më e shpeshta është përmes çelësave inteligjent.

Pasi e shtinë në dorë, plani i radhës është sjellja e saj në Shqipëri dhe shitja. I tillë ishte rasti i 15 nëntorit, që u godit nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës. Një 36-vjeçar u arrestua pasi për 9 mijë euro bleu një makinë “BMË” seria 5 që ishte vjedhur nga 2 persona të tjerë në Britani të Madhe, njëri prej të cilëve shqiptar dhe tjetri nga Rumania. Si ky rast, burime pranë policisë i thanë Report Tv se nga janari deri më tani janë në total rreth 25 makina që janë kapur vetëm në kryeqytet, të vjedhura jashtë dhe me synim shitjen brenda vendit. Makinat kanë rezultuar të vjedhura jo vetëm në Britani të Madhe, pore dhe Gjermani, Itali e shtete të tjera.
Por, çfarë skeme përdorin trafikantët e makinave luksoze?

Pasi janë vjedhur në perëndim, makinat i sjellin në rrugë tokësore deri në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën dhe Malin e Zi, Morinë, Muriqan dhe Han të Hotit. Për të kaluar doganën, trafikantët dorëzojnë një dokument sikur mjeti është marrë me qira, por që në fakt ka rezultuar të jetë fals. Pasi marrin dritën jeshile për të kaluar në tokën shqiptare, nuk përdorin me të njëjtin dokument qiraje, por përdoret një akt shit-blerje, po ashtu i falsifikuar, dhe dokumenti i zhdoganimit, për të targuar makinën.

Në rastet që kanë mundur të “gënjejnë” autoritetet ka rezultuar se menjëherë më pas makina është shitur tek persona të tretë, me qëllim humbjen e gjurmëve të origjinës se ku është vjedhur. Burimet thonë se ka pasur raste të personave që i kanë blerë këto makina dhe nuk kanë pasur asnjë dijeni se më herët ka qenë e vjedhur, por që policia është dashur t’ia sekuestrojë, pavarësisht dëmit ekonomik që i është shkaktuar.

Zbulohet skema! Ja si futen dhe shiten ne Shqiperi makinat e vjedhura jashte! Read More »

Grabitje me arme ne Dukat! Arrestohet nje prej autoreve

Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili ditën e djeshme nën kërcënimin e armës dhe i maskuar vodhi një shumë parash në një firmë ndërtimi në fshatin Dukat i Ri. I arrestuari rezulton person me precedent të theksuar penal, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe një aparat celular. Sakaq, është shpallur në kërkim një person tjetër, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i autorit.
Policia informon se ‘shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, në zyrën e një firme ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Outsider”, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduralo-hetimore, me mbështetjen e inteligjencës informative, është zbardhur ky rast vjedhjeje, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. C., 32 vjeç, banues në Fier. 32-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. C., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, të maskuar dhe duke kërcënuar me një arme zjarri kallashnikov, kanë marrë një shumë parash, në zyrën e një firme private ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri dhe më pas janë larguar me automjet.
Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorit të shtetasit S. C. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtij krimi, si dhe një celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme’.

Grabitje me arme ne Dukat! Arrestohet nje prej autoreve Read More »

A e mbeshtet krahina Qetsorin ne rrugetimin e tij te dyte ne Big Brother ?

Qetsor Ferrunaj u be per here te dyte pjese e reality show me te madh Big Brother VIP Albania. Pavaresisht faktit se nje pjese publikut nuk e mbeshteti hyrjen e tij te dyte ne Big Brother, ne shume pak dite Qetsori ja arriti qe me lojen e tij te behet faktor brenda shtepise. Kjo u vertetua ne Primin e fundit ku ai ishte ne qender te vemendjes dhe mori nje pjese te konsiderueshme te kohes televizive.

Qetsori eshte nje lojtar qe e njeh shume mire kete loje dhe ai eshte duke luajtur bukur per te kapur finalen por edhe pse jo per te fituar. Ajo qe vihet re eshte se ai verte po luan forte por nga ana tjeter tregohet shume i kujdesshem qe loja e tij te jete brenda normave, rregullave dhe etikes se komunikimit.

Por a e mbeshte publiku i zones rrugetimin e Qetsorit per here te dyte ? Fillimisht nje pjese ishin skeptike dhe nuk e perkrahen hyrjen e tij per here te dyte me mendimin se kohet kane ndryshuar dhe ndoshta ai nuk ka cfare te jape nga vetja kete here. Por ne fakt ai ka filluar te rrembeje zermat e publikut dhe mbeshtetja per te po rritet dita dites.

URIME DHE SUKSESE QETSORIT

A e mbeshtet krahina Qetsorin ne rrugetimin e tij te dyte ne Big Brother ? Read More »

Blindohet kryeqyteti! Ç’po ndodh në Tiranë?! “Shqiponja”, “Operacionalet” e Policia Kriminale ne terren!

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore janë duke zhvilluar kontrolle të befasishme në kryeqytet.

Ky aksion është realizuar me synim kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si edhe personave të shpallur në kërkim.

Kontrolle të befasishme në kryeqytet, nga të gjitha strukturat e DVP-së, për rritjen e parametrave të sigurisë.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore janë duke zhvilluar kontrolle të befasishme në kryeqytet, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.

Kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun.

Blindohet kryeqyteti! Ç’po ndodh në Tiranë?! “Shqiponja”, “Operacionalet” e Policia Kriminale ne terren! Read More »