Orikuminews

ilir beqaj SPAK

SPAK nuk ndalet! ‘GODET’ nje tjeter politikan te nivelit te larte!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO) pranoi të shtunën (18.11) kërkesën e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) për të marrë masë sigurie ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. SPAK bën me dije, në një njoftim zyrtar të publikuar të shtunën, se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, “është nën hetim për veprën penale “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Marrrja e kësaj mase sigurie e detyron ish-ministrin Beqja të paraqitet në policinë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH) dhe të mos dalë jashtë Shqipërisë pa autorizimin e GJKKO. “Personi nën hetim, Ilir Beqja urdhërohet të paraqitet para policisë gjyqësore të BKH një herë në javë ditën e premte, ora 15.30,” bën me dije njoftim i SPAK.

Në të theksohet që “hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë, të cilët gjatë procedurës së koncesionit për sterilizimin e instrumenteve për ndërhyrje kirurgjikale kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.”
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, 2013-2017, njëherazi edhe zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, është thirrur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij për koncesionin në fjalë edhe para marrjes së masës së sigurisë. Ai ka hedhur poshtë dyshimet për shpërdorim detyre dhe favorizime korruptive në kontratë.

Zbardhja e korrupsionit në koncesionin e sterilizimit

Nën akuzën e prokurorëve të SPAK për shpërdorim detyre, falsifikim dhe mashtrim në koncesionin e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë në spitalet publike të Shqipërisë u arrestua në mes të gushtit të këtij viti ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
Një tjetër i arrrestuar në të njëjtën kohë është Ilir Rrapaj, pronar i kompanisë “Sani Service” që fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit të instrumentave për ndërhyrjet kirurgjikale .Koncesioni i formës Partneritet Publik-Privat (PPP) u dha në vitin 2015 nga Ministria e Shëndetësisë, dy vjet pas marrjes së mandatit të parë qeverisës të socialistëve me kryeministër Edi Ramën.

Dyshimet për korrupsion me paratë publike

Kontrata që Ministria e Shëndetësisë lidhi me kompaninë “Sani Service”kishte një vlerë prej 100 milionë eurosh për një periudhë 10 vjeçare. Kontrata në fjalë do të bënte të mundur që sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale njëpërdorimëshe të mos ofrohej nga spitalet publike, por në mënyrë të unifikuar nga kompania “Sani Service.”

Në vitin 2018, vetëm tre vjet pas lidhjes së kontratës rezultoi që kostoja e shërbimit për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale njëpërdorimëshe ishte 28,3 përqind më e madhe nga shuma e caktuar në buxhetin e shtetit të atij viti. Kjo përllogaritje solli që në fillim të vitit 2019 të kishte angazhim për të rishikuar setet kirurgjikale lidhur me numrin e instrumenteve në ҫdo set dhe ҫmimin e tyre me synimin e zvogëlimit të kostove.

Dyshimet për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve të buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve të Shqipërisë lindën kur në kontratën prej 100 milion eurosh u konstatua që kishte qenë e qartë që kompania “Sani Service” kishte marrë sterilizimin e instrumentave kirurgjikalë vetëm për një numër të caktuar ndërhyrjesh dhe jo për të gjitha. Kjo krijonte hapësira për rritjen e kostos së ndërhyrjeve kirurgjikale nga buxheti i shtetit.

Kallëzimi i parë penal ndaj shpërdorimit të fondeve publike përmes korrupsionit në koncesionin e sterilizimit u bë në dhjetor 2019 nga shoqëra civile. Nisma “Thurje” kërkoi hetimin e zyrtarëve të lartë publikë në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me dyshime për abuzime me buxhetin e shtetit.

Tre vjet pas denoncimit dhe shndçrrimit të nismës “Thurje” nga një lëvizje qytetare në një parti politike, afera e koncesionit të sterilizimit ndodhet për t’u zbardhur në tavolinën e SPAK./DW

SPAK nuk ndalet! ‘GODET’ nje tjeter politikan te nivelit te larte! Read More »

Banori i Orikumit ka nje ‘THIRRJE’per te gjithe krahinoret qe jetojne jashte shtetit…!

I irrituar nga problematika e nderpretjes se energjise elektrike ne Njesine Administrative Orikum nje prej banoreve te kesaj zone ka reaguar me nje status ironizues drejtuar gjithe krahinoreve qe jetojne jashte Shqiperise. Ja cfare shkruan ai:

Për të gjithë krahinorët që janë jashtë shtetit, mos të kenë merak për familjarët në Orikum! Thjesht ska energji elektrike prej 5 orësh.. por do të vijnë së shpejti!

Banori i Orikumit ka nje ‘THIRRJE’per te gjithe krahinoret qe jetojne jashte shtetit…! Read More »

Lajm i hidhur! Mësuesja ndërron jetë duke shkuar në shkollë!Nxënësit prekin me dedikimin..!

Etleva Gjoni, mësuese e anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Dimal ka ndërruar jetë në moshë të re, si pasojë e një infarkti.

Etleva ishte duke shkuar në shkollë, si çdo ditë mëngjesin e së premtes kur ra pa ndjenja në tokë. Ajo u transportua në spital ku dhe ndërroi jetë. Të shumta janë mesazhet ngushëlluese në rrjetet sociale të nxënësve dhe kolegëve.

“Ky është një nga ato postimet që nuk do të donim të ndanim me ju. E vështirë për ta besuar dhe e dhimbshme për ta pranuar se kolegia dhe mësuesja jonë e dashur Etleva Gjoni nuk do të jetë më midis nesh. Jeta jote njerëzore edhe pse e shkurtër ka siguruar mbijetesën e personit tënd. Na beso mike, errësira që ke lënë është shume e madhe. Të qoftë dheu i lehtë! U prehsh në paqe!”, shkruhet në profilin e shkollës “Sali Gjuka” në facebook.

Lajm i hidhur! Mësuesja ndërron jetë duke shkuar në shkollë!Nxënësit prekin me dedikimin..! Read More »

Alarmante ne Vlore, rritet numri i te prekurve nga SKOLIOZA! Zbulohet arsyeja…!

Në Vlorë është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur nga skolioza. Grupmosha 10-15 vjeç janë më të predispozuar për të pasur probleme me shtyllën kurrizore me 40%. “Duke qenë se të rinjtë përdorin më shumë telefonin, të rinjtë nuk bëjnë aktivitete fizike…kanë probleme me frymëmarrje dhe nuk kanë një strukturë të rregullt”, thotë mjekja Meri Gjikaj.

Problemet vertebrale janë më të shpeshtat, thyerja, dhimbja apo gërryerja nga sëmundje si osteoporoza, skolioza apo artriti.

Mjekët bëjnë thirrje që t’i kushtohet një vëmendje më e veçantë këtij deformimi dhe të nxitojnë të nisin trajtimet në kohë, sidomos tek fëmijët dhe tek mosha e tretë.

Alarmante ne Vlore, rritet numri i te prekurve nga SKOLIOZA! Zbulohet arsyeja…! Read More »

aksident ne fier

Po vinte nga Vlora! Ja si humbi jetën inxhinieri në aksidentin e ndodhur në Fier

Një 26-vjeçar nga Fier -Shegani i Lushnjes ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor.

Viktima Eri Naska, punonte si inxhinier mekanik në pikën e kontrollit të automjeteve në Fier.

Të afermit e tij pohojnë se viktima po kthehej nga Vlora në orët e para të mëngjesit të sotem, në kilometrin e tretë ne aksin rrugor Fier-Lushnjë, teksa duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Po vinte nga Vlora! Ja si humbi jetën inxhinieri në aksidentin e ndodhur në Fier Read More »

Garda rrethon Parlamentin! Ja cfarë po ‘KURDIS’ Lindita Nikolla?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj vendimit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për të rrethuar sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës.

Bardhi e konsideron këtë vendim si shpallje zyrtare të shtetit autokrat të kryeministrit Rama, ndërsa përmes një fotoje ku dallohen punonjësit e Gardës në Kuvend, shton se po bëhen “prova” për të penguar demokratët gjatë aksionit të tyre opozitar.

“Sot jemi njohur me urdhrin e paligjshëm të Lindita Nikollës për të rrethuar të hënën sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës, duke shpallur kështu zyrtarisht shtetin personal autokrat të Edi Ramës.
Siç shihet edhe në foton bashkëlidhur Garda e Republikës është urdhëruar të bëjë “provat” gjatë ditës së sotme sesi do të rrethojnë deputetët e opozitës gjatë seancës plenare të së hënës”, shkruan ai.

Garda rrethon Parlamentin! Ja cfarë po ‘KURDIS’ Lindita Nikolla? Read More »

5-vjeçarja rrëzohet në kopesht, dërgohet urgjent në spital

Një vajzë 5-vjeçare është dërguar në spital për të marrë mjekim pasi është dëmtuar në kopsht.

Mësohet se e mitura ka rënë aksidentalisht në ambientet e kopshtit dhe është dërguar për mjekim. Pasi mori mjekim, e mitura është dërguar në shtëpi me familjarët.

“Në spitalin e Elbasanit është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore një 5-vjeçare, banuese në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se 5-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit ku qëndron. Pasi mori mjekim në spital, vajza u largua në banesë, me familjarët e saj”, njofton policia.

5-vjeçarja rrëzohet në kopesht, dërgohet urgjent në spital Read More »

Nexhmie Hoxha

30 gjera qe nuk i dini per Nexhmie Hoxhen !

Nexhmije Hoxha, e veja e ish- liderit komunist, Enver Hoxha, është ndarë nga jeta një vit më parë. Ajo ishte ndër figurat më eminente të kohës së komunizmit në Shqipëri.

Dokumentarë e gazeta të ndryshme kanë folur e shkruar rreth veprimtarisë së saj duke e etiketuar edhe me emrin “Marimënga e zezë e Shqipërisë”.

Joel Soler, autori francez i “Despot Housewives”, dokumentar i cili përfshin gratë e komunistëve në kohën moderne, pas një interviste të gjatë me Nexhmije Hoxhën, është shprehur – “Nexhmije Hoxha është një zonjë e rëndë me një frëngjishte të shkëlqyeshme”.

Albanian Post rradhit 30 fakte që ju duhet t’i dini rreth këtij personazhi që kishte ndikim të jashtëzakonshëm në periudhën komuniste të Shqipërisë.

1. Nexhmije Hoxha erdhi në jetë me 8 shkurt të vitit 1921.

2. Ajo u lind në qytetin e Manastirit të Maqedonisë së Veriut.

3. Mbiemri i saj i vajzërise ishte – Xhuglini.

4. Naxhije dhe Tefik – ishin emrat e prindërve të saj.

5. Familja e saj kishte origjinë nga Dibra.

6. Më 1928, Nexhmije Hoxha bashkë me familje shpërngulën në Tiranë.

7. Ndoqi me gjysmë burse dhe përfundoi Institutin Femëror Pedagogjik “Nana Mbretneshë”, në Tiranë.

8. Më 10 nëntor të vitit 1941 figuron e regjistruar në Federatën Fashiste të Tiranës.
9. Me dekretin ministror të datës 20 dhjetor të vitit 1941, Nexhmije Hoxha – Xhuglini u emërua mësuese filloreje në Tiranë.

10. Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi.
11. Ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, 22-23 nëntor të vitit 1941.

12. Gjatë luftës mori pjesë si delegate në të gjitha konferencat kombëtare si atë të Pezës, Labinotit dhe Përmetit.

13. Pas çlirimit të vendit, ajo kishte kryer funksione të larta partie dhe shoqërore.

14. Në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror.

15. Për një kohë kishte qenë edhe presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë.

16. Ishte përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat e tij.

17. Ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Propagandës, Arsimit dhe Kulturës në Komitetin Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë.

18. Me Enver Hoxhën u martua me 1 janar të vitit 1945.

19. Diferenca e moshës mes tyre ishte 13 vite.

20. Nexhmije Hoxha në martesën me Enverin, lindi tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë.
21. Nga viti 1966 e në vazhdim kreu detyrën e drejtoreshës së Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qendror të PPSH-së.

22. Ka kryer edhe veprimtari studimore dhe publicistike.

23. Në vitin 1988 u zgjodh kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë.

24. Është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”.

25. Ka botuar disa libra – Jeta ime me Enverin (1998), Lufta jonë çlirimtare (2011), Kosova e lirë (2015) dhe Përjetime dhe meditime në jetën time politike – 2020.

26. Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit.

27. Nga 11 vite dënim me burg, ajo mbajti vetëm 5 nga to.

28. Në vitin 1998, Nexhmije Hoxha shkoi në Maqedonine e Veriut për herë të parë pas 70 vitesh.

29. Nexhmije Hoxha ishte ateiste.

30. Vitet e fundit të jetës i kaloi duke jetuar e vetme në shtëpinë e saj në zonën e Laprakës, në Tiranë. Ku edhe vdiq në moshën 99 vjeçare, më 26 shkurt të vitit 2020.

30 gjera qe nuk i dini per Nexhmie Hoxhen ! Read More »