Orikuminews

Do habiteni me gjestin fisnik te Brahim Ramos nga Radhima gjate Luftes Nacional Clirimtare !

Raste qe lene gjurme :

Ne Radhime ka mjaft raste te cilat kane lene gjurme te pa shlyeshme ne kujtesen e njerezve
dhe jo vetem ne Radhime ,por edhe me gjere

Gjat periudhes se luftes nacional çlirimtare ,ne nje nga bastisjet e bera nga pushtuesit
gjermane ne fshat ,kerkohej te merrej peng i biri i Hasan Pulos (Jahja Pulo ) i cili ishte gjiton me
Brahim Ramon ,ne te njejten kohe Jahjai ishte edhe afersisht ne nje moshe me te birin e Brahim
Ramos (Qani Ramo )

Brahim Ramo nuk lejoi qe te merrej djali i Hasan Pulos ,meqene se Hasani ka vetem ate djale
tha ai ,une po i jap gjermaneve tim bir Qaniun sepse une kam edhe te tjere. dhe siç tha ashtu edhe
beri ,gjermanet e moren te birin e tij ne vend te Jahjait dhe pas disa oresh e liruan ,kur moren vesh
se nuk ishte ai qe duhej.

 

 

Marre nga radhima.wordpress

Do habiteni me gjestin fisnik te Brahim Ramos nga Radhima gjate Luftes Nacional Clirimtare ! Read More »

Kisha e Marmiroit ne Dukat vend qe sheron ! Cdo lutje e bere aty … !

[sgmb id=”1″]

Kisha e Shenjte e Marmiroit” ne Dukat eshte nje vend qe sheron .
Aty çdo lutje me zemer dhe shpirt te paster shkon ne vesh te Perendise.
Ne banoret autokton kemi prova te gjalla per mrekullite sheruese te ketij vendi te shenjte qe e respektojme dhe e besojme te gjith njesoj si Myslimane & Kristiane.
Eshte nje kult fetar e cila i perket qyteterimit tone Ilir para e pas Krishtit dhe jo siç e etiketojne historianet sikur eshte ndertuar ne vitet 1200-te

Aty falej dhe lutej dhe Mbreteresha Ilire Teuta , si dhe qyteti antik i Orikut , Dukati me 100 fshatrat e Tij Ravena, Siadovina,Erihoi,Sotirani ,Reza e Kanalit , Kulat /Albanopoli , etj etj.
Dihet se pushtuesit Romak , Sllavo/bizantin dhe Turq jane kujdesur per te shkaterruar kultet dhe tempujt Ilir , qyteterimin , Artin , kulturen , keshtjellat tona iliro pellazge dhe deri tek ndalimi me zjarr e hekur te gjuhes e shkollave tona shqipe.

Sehit Beluli 

 

Kisha e Marmiroit ne Dukat vend qe sheron ! Cdo lutje e bere aty … ! Read More »

Ulet cmimi i tokes truall ne Orikum ! Ja sa kushton nje meter katrore !

Ministria e Drejtësisë ka menduar të ulë çmimin e tokës truall në të gjithë vendin. Diku duke e përgjysmua, diku me afro 30 përqind, apo diku me një përqindje edhe me të vogël, harta e çmimeve ka ndryshuar totalisht. Veçanërisht në zonat e bregdetit, nga një krahasim i hartave shihet se si qytetet por dhe fshatrat bregdetare kanë ndryshuar çmimin e tokës. Në Sarandë qytet, çmimi i tokës vitin e kaluar ishte 12.193 lekë/metri katror. Ndërsa me hartën e re, çmimi është bërë 10.777 lekë/metri katrorë. Sakaq, çmimi ka ndryshuar dhe për zonat përreth bregdetit. Borshi, Lukova, Shën Vasili etj., kishin një çmim fiks prej 3.102 lekë/metri katror.

Sot ky çmim është ulur në 2.560 lekë/metri katrorë. Por, e njëjta linjë duket se nuk ndjekur me përpikmëri edhe për Vlorën. Fshatrat e bregut të Vlorës si Palasa, Qeparo, Vuno etj., kishin një çmim fiks prej 3.102 lekë/metri katrorë. Sot, këto zona kanë çmime të ndryshme; Palasa me 2.135 lekë/metri katrorë, kurse Qeparo, Vuno etj., kanë një çmim pak më të lartë 3.560 lekë/metri katrorë. Ndërsa në Himarë dhe Orikum çmimet si në zonat e tjera kanë pësuar ulje.

Në Orikum, çmimi i tokës truall ishte 7.044 lekë/metri katrorë ndërsa në Himarë ishte 4.799 lekë metri katrorë. Sot, çmimi në Orikum është 5.530 lekë metri katrorë ndërsa në Himarë është 4.350 lekë metri katrorë.

Ulet cmimi i tokes truall ne Orikum ! Ja sa kushton nje meter katrore ! Read More »

Foto ne Tragjasin e vjeter qe po ben xhiron e rrjetit ! Gjarperi kafshon hardhucen. Foto nga Fatjon Plaku !

Para disa kohësh publikuam disa foto ku tregohej një gjarpër, që kishte gëlltitur një hardhucë.

Kjo e fundit reagoi, duke e kafshuar gjarprin, edhe pse ishte thuajse plotësisht brenda trupit të tij.

Fotot u bënë hit në rrjet.

Por fotografi i talentuar, Fation Plaku ka fiksuar një moment të tillë në Tragjas të vjetër në Vlorë.

Në foto duket momenti kur gjarpri kafshon hardhucën, por edhe ajo kundërpërgjigjet.

Gjarpërinjtë njihen si llupës të mëdhenj dhe shpesh e teprojnë me zellin e tyre, duke kafshuar më shumë se ç’mban, siç tregon koleksioni i mësipërm.

 

Foto ne Tragjasin e vjeter qe po ben xhiron e rrjetit ! Gjarperi kafshon hardhucen. Foto nga Fatjon Plaku ! Read More »

Vdes foshnja, nëna e la 6 orë në makinë sepse po lyente flokët !

[sgmb id=”1″]Një grua është arrestuar, pasi akuzohet për vdekjen e foshnjës së saj ne moshen 1 – vjeçare. fajtorja Dijanelle Fowler, 25 vjeç qëndroi për 6 orë në parukeri, ndërkohë që fëmijën e saj e la në makinë kur temperaturat jashtë ishin të larta.

Fowlerc nga Georgia, në SHBA është akuzuar gjithashtu dhe për fshehje të krimit, pasi nuk tregoi që foshnja e saj kishte ndërruar jetë nga fakti që e kishte lënë në makinë. Ajo e fshehu vajzën me disa rroba

Prokuroria tha se sipas hetimeve foshnja vdiq në 15 qershor, pasi bateria e makinës ku ajo po qëndronte është fikur duke bërë kondicioneri të mos punonte dhe e gjithë nxehtësia që ishte jashtë të depërtonte brenda në makinë per 6 ore.

Temperatura ishte rreth 32 ° C në Georgia atë ditë, por brenda makinës ka qenë shumë më e lartë, vleresuan hetuesit. Sipas Daily Mail, Fowler kaloi gjashtë orë në sallon pa kontrolluar asnjëherë fëmijën e saj. Gruaja është dënuar nga gjykata për dy krime.

 

 

Vdes foshnja, nëna e la 6 orë në makinë sepse po lyente flokët ! Read More »

Zbulohet sozia e Edi Rames ! Ja ku ndodhet !

[sgmb id=”1″]Kryeministri Edi Rama mesa duket nuk është i vetmi në llojin e tij. Rama ka një sozi, që ndodhet në Britaninë e Madhe. Një qytetar shqiptar me banim në Britani ka mbetur i shokuar kur ka hapur televizorin në një emision quiz dhe befas ka parë Edi Ramën.

Pas hutimit të disa çasteve, ai zbuloi se ky zotëri ishte një shtetas britanik që po merrte pjesë në shfaqje, por që për çudi i ngjante mjaft kryeministrit të Shqipërisë.

Ashtu si duket edhe nga foto mes kryeministrit dhe shtetasit britanik me emrin Mike ka një ngjashmëri mjaft të madhe

Zbulohet sozia e Edi Rames ! Ja ku ndodhet ! Read More »

Arrestohet krijuesi i ‘Balena Blu’. E pabesueshme sa vite burg denohet !

Loja vdekjeprurëse ‘Balena Blu’ solli një bilancit tragjik ku 130 të rinj kishin vrarë veten për shkak të kësaj loje. Krijuesi i kësaj loje u arrestua vitin e kaluar.

Philipp Budeikin dyshohej se kishte lidhje me vdekjen misterioze të 16 adoleshentëve në regjione të ndryshme të Rusisë. Ai cilësohej si truri i lojës.

Ai është dënuar vetëm me tri vite burg, pasi ka arritur tsa pranojë se ka nxitur shumë të rinj të vrasin veten.

Budeikin i tha policëve se ai po pastronte shoqërinë nga mbetjet biologjike (viktimat).

Arrestohet krijuesi i ‘Balena Blu’. E pabesueshme sa vite burg denohet ! Read More »