Orikuminews

Ju lutem, shpenzoni pak momente nga jeta juaj, e me lejoni tu tregoj për shokun tim Klevis. (Si u vra pabesisht)

Shoku i ngushtë i të riut nga Skrapari që humbi jetën tragjikisht pasi u plagos me thikë në Islandë ka treguar detaje nga ngjarja makabër që i mori jetën.

Klevis Sula, 21 vjeç u godit me thikë në Austurvöllur në qendër të Rejkjavikut.

Shoku i tij, Andrea Zisaj, thotë se Klevisi u qëllua pabesisht nga një burrë që tentoi t’i ofronte ndihmë.

“Ju lutem, shpenzoni pak momente nga jeta juaj, e me lejoni tu tregoj për shokun tim Klevis. Ai ishte një djalë e mrekullueshëm, ai përpiqej gjithnjë që të ndihmonte njerëzit, ti bënte të qeshnin dhe gjithnjë, transmetonte pozitivitet. Ishte gjithnjë i qetë dhe me zemër të madhe, por ajo zemër ndaloi. Doni ta dini si vdiq? Ai po tymoste një cigare jashtë një lokali dhe një burrë po qante pranë tij. Ai shkoi dhe ofroi ndihmë, por në këmbim mori një thikë të mprehtë. Ja sa e lehte është te vdesësh në një prej vendeve të konsideruara si më të sigurtët në botë”- shkruan miku i tij në faqen e tij të ‘Facebook’-ut.

Klevisi u transportua menjëherë në spital, por vdiq disa ditë më pas si pasojë e plagëve të marra./lajmifundit.al/

Ju lutem, shpenzoni pak momente nga jeta juaj, e me lejoni tu tregoj për shokun tim Klevis. (Si u vra pabesisht) Read More »

Orikum-Aktivitet ndermjet shkollave me rastin e dites se ‘Demokracise’. Shkolla Balil Pelari fiton…

Në ditën e “DEMOKRACISË” u xhvillua një aktivitet në bashkpunim me ” Qëndrën Rinore Vlorë” shoqatën ” Shqipëria” “Klubi Labëria” të cilat iniciuan konkursin në lëndën e historisë midis dy shkollave “Balil Pelari ” Orikum dhe “Eqrem Beqiri” Kotë.

Konkursi u fitua nga shkolla 9-vjecare “Balil Pelari” me 1-ë pikë diferencë, pasi nxënësit ishin të mbushur me dije në njohjen e historisë së qytetit të Vlorës dhe rrethinave të saj. Konkursi drejtohej nga juria e DAR- VLORË që kishte përgatitur dhe pyetësori për konkursin.

Vec të tjerash shkolla u kërcyen nga shkolla “B.Pelari” vallja e qëndistares së flamurit ( MARIGO Posjo) kërcimi Kuq e zi dhe këtcime moderne nga fëmijët e Qëndrës Rinore, vjersha patritike dhe drama ” Kush e solli Doruntinën” etj

Shoqata ” Shqipëria” me kryetare E. Kapllanaj shpërndau disa dhurata për fëmijët e të dyja shkollave në shenjë inkurajimi si dhe për jurinë.Ndërsa drejtori i QRV shpërndau certifikata për nxënësit.

Titroi lajmin dhe ilustroi me foto vidio Blerta ( Haluli ) Xhaferaj

 

 

Orikum-Aktivitet ndermjet shkollave me rastin e dites se ‘Demokracise’. Shkolla Balil Pelari fiton… Read More »

I perjashtojne miqte nga Klubi ‘Petro Marko’, veteperjashtohet poetja nga Dukati !

Gazetarja, poetja e mirenjohur me origjine nga Dukati ka publikuar nje status ne profilin e saj ne fabook ku shprehet e indinjuar per faktin se disa miq te saj jane perjashtuar nga Klubi ‘Petro Marko’. Ajo ka deklaruar veteperjashtimin e saj ne shenje solidariteti. Ja statusi i plote.

Kam mbi 20 vjet që kam botuar vëllim poetik, ndërsa poezi kam botuar dhe më parë, madje qysh fëmijë. Mua nuk më ka përjashtuar kush nga Klubi ʺPetro Marko”, por kanë përjashtuar miq të mitë. Këtë akt e ndjej si kufizim lirie, ndaj unë vetëpërjashtohem nga Klubi ʺPetro Marko” si shenjë solidariteti ndaj atyre që guxuan të dalin nga reshti. Ju faleminderit.

I perjashtojne miqte nga Klubi ‘Petro Marko’, veteperjashtohet poetja nga Dukati ! Read More »

Parashikimi i motit-Ja kur pritet kulmi i reshjeve ne zonen e Orikumit !

Ashtu si ne nje pjese te madhe te qyteteve edhe ne Orikum pritet te kete reshje te medha shiu. Sipas meteorologeve reshjet edhe ne Orikum dhe ne fshatrat perreth do te vazhdojne gjate gjithe nates por do te kulmojne mengjesin e dates 1 Dhjetor ku pritet te arrijne deri ne 96mm.

Era ne zone do te jete e forte gjate nates me rreth 50 km/0re por shpejtesia e eres do te ulet gjate dates 1 Dhjetor me rreth 25 km/ore.

 

 

Parashikimi i motit-Ja kur pritet kulmi i reshjeve ne zonen e Orikumit ! Read More »

Orikum – Nuk mjafton 24 ore mungesa e energjise elektrike por…

Energjia elektrike ne Orikum dhe fshtrat perreth ka mungur prej 24 oresh diten e sotme. Energjia eshte nderprere qysh pasditen e djeshme per tu rikthyer mbremjen e sotme.

Si te mos mjaftone mungesa e energjise elektrike banoret kane hasur veshtiresi edhe ne furnizimin me uje pasi mungesa e energjise elektrike ndikon gjithashtu edhe ne furnizimin e kesaj zone me uje.

Problemi i nderprerjeve te energjise elektrike eshte bere nje problem shume shqetesues per banoret e zones dhe fshatrat perreth sidomos ne periudhen e dimrit ku nderperjet behen gjithnje e me te shpeshta.

Orikum – Nuk mjafton 24 ore mungesa e energjise elektrike por… Read More »

Orikumi – Identifikohen rastet e para te mushkonjes me malarie ne Vallto !

Janë identifikuar rastet e para të mushkonjës me malarie në Vallto. Kjo mushkonjë fluturon deri në 30 km larg.
Krahina Orikum Dukat Tragjas Radhimë rrezikohet nga sëmundja vdekjeprurëse e malaries për shkak të kënetëzimit të qëllimshëm të Valltos. Mavropartitë na kanë marrë pronën dhe nuk janë mjaftuar me aq por tani po e kthejnë pronën tonë në burim vdekjeje për ne dhe fëmijët tanë.
Kuvendi i Krahinës ju bën thirrje për të reaguar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më 2013 u infektuan me malarie mbi 198 milionë njerëz dhe si pasojë vdiqën rreth 584.000 veta. Afro 83 për qind e tyre ishin fëmijë nën pesë vjeç. Ajo kërcënon gati njëqind vende dhe zona të botës, duke rrezikuar rreth 3,2 miliardë njerëz.

1 ÇFARË ËSHTË MALARIA?
Malaria është sëmundje që shkaktohet nga parazitë. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, të dridhura, djersitje, dhembje koke e muskujsh, të përziera dhe të vjella. Ndonjëherë simptomat mund të përsëriten çdo 48 deri në 72 orë, në varësi të llojit të parazitit dhe të periudhës së infektimit.

2 SI PËRHAPET?
Parazitët e malaries—protozoarë që quhen Plasmodia—futen në qarkullimin e gjakut me anë të pickimit mushkonjës femër Anopheles.
Parazitët hyjnë te qelizat e mëlçisë, ku shumohen.
Kur çahet një qelizë mëlçie, parazitët dalin dhe pushtojnë rruazat e kuqe të gjakut. Aty vazhdojnë të shumohen.
Kur çahet një rruazë e kuqe gjaku, parazitët dalin dhe bëjnë namin duke infektuar edhe më shumë rruaza të kuqe gjaku.
Ky cikël vazhdon e vazhdon. I infektuari shfaq simptoma tipike të malaries sa herë çahen rruazat e kuqe të gjakut.

Artikulli nga faqja ne facebook e Kuvendi Dukat. 

Orikumi – Identifikohen rastet e para te mushkonjes me malarie ne Vallto ! Read More »