Orikuminews

Historia e pabesueshme e shqiptarit, nga kamarier në pronar restorantesh në New York

Për Alban Prelvukajn kanë shkruar “Nju Jork Times”, “Forbes”, e shumë media të rëndësishme ndërkombëtare. Restorantet e tij janë në top listën e Nju Jorkut.

Në vijim, ndiqni historinë e djalit nga Plava dhe Gucia, i cili shkoi në Amerikë në moshën 17 vjeçare, 17 vite më parë dhe sot është bërë një sipërmarrës mjaft i zoti, një nga shqiptarët më të suksesshëm, që ka krijuar brendin e tij.

“Benjamin Stake House” rrjeti i restoranteve te vleresuar si me te miret ne New York disa here. Endrra amerikane e bere realitet nga Alban Prelvukaj.

Ai ka rrëfyer për “Pasdite në Top Channel” historinë e jashtëzakonshme:

“Sot kam 4 restorante në Nju Jork dhe në Tokio hapa të pestin në korrik të këtij viti. Jam shqiptari i parë me restorant në Japoni.
Është shumë i suksesshëm deri tani.

Nuk e kam pasur ëndërr Amerikën, por kur nisi lufta në Kosovë dhe gjendja ekonomike u vështirësua, vendosëm që të largoheshim”,

300 punërtorë i kam shqiptarë nga 550 në total.

Unë jam shumë i lidhur me komunitetin shqiptar, pasi dua që t’ia hap derën të rinjve, në mënyrë që të vazhdojnë jetën në Nju Jork.”

“Babain e kam humbur që ditën që kam lindur, në aksident, dëshira e tij ka qenë të bënte një festë që kisha lindur unë, duke u kthyer në Pejë autobusi ka rrëshqitur në borë se ka qenë koha shumë e keqe dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtojë. Emrin Alban e kam trashëgim nga babai”, tha ai.

Historia e pabesueshme e shqiptarit, nga kamarier në pronar restorantesh në New York Read More »

Hapet votimi per perzgjedhjen e personazhit te vitit 2017 per zonen tone. Ja kush jane rregullat dhe kur mbaron afati i votimit !

Hapet votimi per te perzgjedhur tre personalitetet e vitit 2017 per Njesine Administrative Orikum !

Votimi do te behet ne grupin ne facebook Orikum Dukat Tragjas Radhime.
Cdo banor ka duhet te shkruaje tre emra te cilet do ti perzgjedhe nga lista perfundimtare.
Nuk lejohet te shkruan emra te tjere pervec listes perfundimtare.
Nuk do te merren parasysh votimi nese nje votues shkruam me shume ose me pak se tre emra dhe vota e tij do quhet e pavlefshme.
Votimi mbyllet ne daten 31 Dhjetor 2017, ne oren 18:00.

Suksese dhe urojme te perzgjidhen ata qe meritojne.

RIFRESKOHET MINUTE PAS MINUTE
Lista perfundimtare :

Shenim : Me ngjyre blu  jane dy me te votuarit deri ne keto momente. 

1- Muarrem Jazo – Propozuar nga Besnik Niku Naçi, Lesko Troqe
2- Edmond Leka – Propozuar nga Drini Harizaj, Vasiljevski Hibraj, Arnaldo Seferi, Serena Velaj,Marinela Vangjeli
3- Qerim Bozhani – Propozuar nga Ndricim Vangjelaj,
4- Gezim Capoj – Propozuar nga Olsen Llambro, Vasiljevski Hibraj, Bake Mustafaj,
5- Albert Haxhija – Propozuar nga Olsen Llambro, Shpati Ramohitoj
6- Kanan Braho – Propozuar nga Hasan Gjata,Diana Cipa,Virgjil Novruzaj
7- Edlira Gjoni – Propozuar nga Ndricim Vangjelaj,
8- Emiljana Shaho – Propozuar nga Adriatik Ferunaj,ODTR
9- Noel Xhelili – Propozuar nga Ferdinando Xhebroj
10- Ariz Kapo – Propozuar nga Arben Shyti
11- Adhurim Bejo – Propozuar nga Arben Shyti
12- Nexhip Hysolako – Propozuar nga Arben Shyti
13- Mefail Haxhiselimi – Propozuar nga Grejsi Haxhia
14- Astrit Janushi – Propozuar nga Edlira Kapllani
15- Hamza Kuteli – Propozuar nga Edlira Kapllani
16- Alket Shabani.Propozuar nga Edlira Kapllani
17- Tare Belaj – Propozuar nga nje banor i zones
18- Qerrim Bozhanaj – Propozuar nga nje banor i zones
19- Adriatik Ferrunaj – Propozuar nga Adriana Shaho Sulejmani, ODTR
20- Florika Rodakaj – Propozuar nga Adriana Shaho Sulejmani
21- Enver Mixha – Propozuar nga Ylli Xhelilaj
22- Vitri Zyka – Propozuar nga Ylli Xhelilaj
23- Andre Vangjeli – Propozuar nga Ylli Xhelilaj
24- Hasan Laba – Propozuar nga Lame  Troqe
25- Andon Meco – Propozuar nga Lame Troqe
26- Edmond Leka – Propozuar nga Lame Troqe
27- Florika Rodakaj – Propozuar nga ODTR
28-Ardjan Binjaku – Propozuar nga Bake Mustafa

Hapet votimi per perzgjedhjen e personazhit te vitit 2017 per zonen tone. Ja kush jane rregullat dhe kur mbaron afati i votimit ! Read More »

Ulem e puth token, mall i perveluar. Per Dukatin tim, per cfare kam kaluar ! Nga Musa Alicka.

Fjalet e nje emigranti nga Dukati

Ulem e puth token
malli i perveluar
per Dukatin tim
per cfar kam kaluar
ti o maj e qores
shume me ke munguar
me boren e bardhe
dhe ujet e kulluar
syte hedh nga vastaku
dhe mbushem me mall
me kujtohet gjyshja
kur me jepte dhalle
me kujtohet vrizi
kur vija per uje
si femij te hedhur
kur benim rremuj
me kujtohen shoket
edhe femijria
s mungonte respekti
me shume ciltersia
me kujtohet shkolla
edhe klasa e pare
germat kur mesoja
dhe mesuesi i pare
shkolla mbushur plote
gumezhinte fshati
edhe pleqt e mocem
kur loznin tek rrapi
me kujtohen shume
mbresa qe s harroj
syte me mbushen lote
sa her i kujtoj
fjalet e njej plaku
ne mendje me vin
njeriu ka vler
ku shkon feminin
ndaj mos harro fshatin
atje ku ke ler
ne cdo vend ku shkon
asgje nuk ka vler

Musa Alicka

Ulem e puth token, mall i perveluar. Per Dukatin tim, per cfare kam kaluar ! Nga Musa Alicka. Read More »

Kush eshte Emiljana dhe miqte e saj qe mundesuan ambulancen per Orikumin ! Te vertetat e pa thena . (Intervista e plote)

Ne Nentor te ketij viti Qendra Shendetesore Orikum u be me nje ambulance shume te mire e cila eshte vene ne sherbim te banoreve te zones.Kur e degjon kete lajm duket si dicka normale por historia e mberritjes se asaj ambulance ne Orikum eshte shume interesante, e gjate e komplikuar dhe me shume precipeci ! Kontributin kryesor per pajisjen e zones me kete ambulance e ka nje banore e krahines e cila quhet Emiljana Shaho.

Kush eshte Emiljana Shaho ! 

Emiljana Shaho ka lindur ne Orikum ku ka kryer dhe shkollen tete vjecare. Me pas ajo kreu gjimnazin ne Vlore. Emiljana jeton ne Itali prej 17 vjetesh , dhe merret  me pune vullnetare  duke marre pjese aktivisht  ne jeten sociale te vendit ku jeton . Mamaja esaj i ka trasmetuar shpirtin e bamiresis e ndihmes . Meqe edhe vete ka pasur shume here nevoje per ndihme sepse situata e saj familjare dhe ekonomike nuk ka qene e lehte e kupton shume mire vleren e nje ndihme ne moment nevoje .

Ajo ka  qene pjestare e keshillit te te huajve te komunes se Tavarnelle val di Pesa per 7 vjet ku 5 vite si zevendes presidente dhe 2 vite si presidente deri  ne 2 Dhjetor. Vjet  ne vitin 2016 ajo ka firmosur nenshtetesine italiane  ndaj per arsye ligjore nuk mund te jete me anetare por vazhdon punen e nisur si bashkpunetore .

Edhe pse punon me kohe te plote ajo ka dy femije qe po i rrit e vetme dhe nuk heziton te marre pjese aktive ne jeten shoqerore te vendit ku jeton . Emiljana ka  organizuar disa here ne vit festa per shqiptaret dhe te huajt e zones ku jeton, gjithashtu ka organizuar mbremje me tema te ndryshme per te promovuar kulturen dhe traditat e vendit tone.

Por si lindi ideja per sigurimin e nje ambulance per Orikum ! Kush e dhuroi, kush kembenguli, kush kontriboi, cilat ishin pengesat dhe peripecite dhe si u realizua me ne fund ajo qe e beri Qendren Shendetesore Orikum me nje ambulance dhe beri Emiljanen te perlotet kur mori vesh  lajmin se ambulanca me ne fund mberriti ne Orikum dhe kishte bere transportin e pare ! 

Intervista e plote me Emiljana Shaho : 

Historia ka nisur ne Korrik , kur vellai im qe  eshte vullnetar te Miserikordia ne Tavarnelle Val di Pesa  e shikon kete ambulanc te parkuar ne menjane. Ai pyeti pyeti perse ishte atje  dhei thane qe do ta conin per ta shkrire. Ai u thote qe nese ishte ne gjendje pune mund ta conim ne ne vendlindjen tone sepse atje nuk kishte nje te tille . Ata i thane qe ishin dakort por qe duhet te shkoja une e te flisja me ta . Me mori vellai ne telefon dhe  me pelqeu shume si ide . Mora ne telefon nje nga drejtusit e Miserikordies dhe  lam takim per te diskutuar kete ceshtje .

Mbas disa ditesh  ne takim u informova per kushtet aktuale te mjetit  dhe per mundesite e dhurimit . Misericordia Tavarnelle kishte blere nderkohe nje mjet te ri keshtu qe e  dhuronin pa problem . Me vone u interesova tek nje zyre ketu qe quhet ACI  e cila merret me dokumentat e mjeteve. Aty mora informacion per dokumentacionin , koston , menyren e transporti etj . Kam pasur disa takime informative para se te nisja gjithe kete procedure qe ne fakt ja  vlente ta beje per vendin tend.

Kur u binda qe mund te behej kam kontaktuar Uran Havarin dhe i shpjegova ceshtjen duke i kerkuar te informormohej ne qendren shendetsore nese ata e pranonin kete mjet nese dhurohej . I kerkova  te me gjente nje kontakt aty qe mund te merrej me dokumentat qe duheshin ne Shqiperi.  Urani u informua e u lidh me Dritan Bircaj . Te dy ishin entuziast per kete gje . Nderkohe koha kalonte e une shkova per pushime ne Vlore  se aty e kam shtepine. Plazhin  e beja perdit ne Orikum. Aty u informova nga miqte dhe familjaret e mi per kushtet e sherbimit mjekesor aktual ne zone, si dhe per gjendjen e ambulances qe ishte aty . Te gjithe ankoheshin . Kjo gje me beri te jem me e vendosur per ta sjelle kete ambulanc .

Para se te kthehesha ne itali patem nje takim me  Uran Havari e Dritan Bircaj ku u shpjegova idene e menyren e dhurimit . Diskutuam e  folem se bashku per cfare duhej bere per ta sjelle ambulancen. Kur u ktheva ne itali fillova mbledhjen e dokumentave qe duheshin dhe  kerkimin e fondeve . Pashe qe nuk ishte shume e lehte e qe duheshin shume lek por  une vete nuk i kisha . Fola me disa persona ketu te cilet ishin me origjine nga Orikum dhe kerkova ndihme por nuk me ndihmuan te them te drejten . Me shkoi mendja te perdorja internetin si mjet te fuqishem komunikimi. Postova lajmerimin e pare ne grupin tim “Je nga Orikumi nese ….” . Ne kete postim kerkova ndihme per realizimin e dergimin e ambulances ne Orikum.  

I pari qe me kontaktoi ka qene Adriatik Ferrunaj bashkmoshatari im edhe shoku im i klases ne 8 vjecare. Adriatiku te cilin e falenderoj shume me ofroi ndihmen e vet. shume  te tjere me premtuan qe do me ndihmonin. Te gjithe ishin dakort qe te hapja nje kart krediti te parapaguar tek e cila cdokush qe deshironte mund te  jepte kontributin e vet . Per mua si person eshte shume e veshtire te kerkoj sidomos nese behet fjale per vete time por kjo ishte per nje interes te perbashket per njerzit dhe zonen tone . Por per kete qellim kisha nevoj per ndihme se e vetme nuk mund tja dilja . Hapa karten e pas njefare kohe kishim hedhur ne kart vetem Adriatiku edhe une . Keto nuk mjaftonin . Nderkohe kisha mbledhur dokumentat qe duheshin .

Kam bere shume here turnin e nates ne punen time ne menyre qe diten te mund te levizja per dokumentat . Kur kisha gati cdo gje mungonin leket . Ka qene nje moment qe kam vene nje postim ne grupin ne facebook  ku thashe qe hiqja dore nga ky qellim sepse nuk kishte oferta . ADRIATIKU ka qene ai qe me ka dhene gjithnje kurajo  duke me thene se do i veme edhe vete ne te dy te gjitha leket qe duhen . Beme disa thirrje per ndihme e pati disa dhurime te vogla sipas mundesive kush 10€, 20€, 50€ . Ne kete moment me ka kontaktuar Florika Rodakaj pasi beri dergesen e vet ju fut punes per te gjetur dhurues te tjere . Nga dhurimet u mblodhen rreth 350€ qe nuk dilnin sigurisht .

Nje dite ne mengjes shpejt me kontaktoi nje cift  ku burri ishte italian dhe bashkeshortja shqiptare te cilet kane apartamente ne Orikum . Ata me kerkuan tu shpjegoja projektin . Fola edhe ne telefon me zonjen ja shpjegova edhe ne shqip gjithcka . Atyre u pelqeu ideja e thane qe do ta financonin ata kete projekt . Ate mengjes ata bene nje dhurim te konsiderushem ne kart . Kam qare nga gezimi ate dite. Atehere fillova punen e motivuar.

Nuk ka qene e lehte aspak, kam marre takim per zhdoganin ne Firenze  ku e kam cuar me karroatreci ambulancen te zyra. Prej aty e cuam te mekaniku per te bere nje kontroll te mire e per te bere ndonje punim qe mund te duhej . Nderkohe Adriatiku me gjeti kontaktin e nje bizarke per transportin . Mbas zhdoganimit  jane bere dokumentat e tjera ne Aci . Ne ambulance kam ngarkuar vete edhe shume veshmbathje per familjet ne nevoje te zones te cilat Florika i coi tek motrat ne Orikum qe ti shperndanin  . Erdhi e ngarkoi bizarka e mjeti zbriti ne Durres .Aty ka bere nje pune te kosiderueshme me dokumentat Florika , sigurisht qe edhe Dritani per cfare kishte ne dore ai .

Ne durres e priti Dritani me shoferin qe ecuan ne vlore per zhdoganim . Aty kemi hasur disa probleme per dokumentat.Si  fillim i kam nderruar perseri aktin e dhurimit dhe faturen doganore dhe i bera sic i kerkuan ata . Mjeti kaa pritur rreth nje jave e gjysem per zhdoganim.

E nje dite te bukur marr nje mesazh te fantastik qe me beri te perlotem  – ” Urime Emiljana ambulanca eshte ne Orikum e mbreme ( ishte e Premte) ka bere transportin e pare .” I jam pergjigjur Dritanit keshtu ; urime juve qe do punoni me te , e te gjithe banoreve qe mund te kene nevoje , e shpresoj mos te jete nevoja te perforet shume . Ka qene dite e bukur per mua

Nuk ka qene aspak e lehte , kam harxhuar shume kohe , kam qene shume e stresuar deri sa ja dola por ja vlejti. E nuk ka mbaruar ketu..- shprehet me ne fund Emiljana duke mos dashur te flase per deshirat dhe planet qe ka per te vazhduar perpjektjet e saj ne ndihme te banoreve te zones.

Ajo falenderon perzemersisht – Misericordia Tavarnelle val di pesa, Adriatik Ferrunaj , Florika Rodakaj , Dritan Bircaj , Uran Havari, punonjesit e Qendres, banoret e zones dhe gjithe ata qe dhane kontributin monetar.

Ky eshte shembulli qe te gjithe duhet te marrim nga ajo cka ka bere Emiljana, Adriatiku, Florika, Dritani dhe gjithe ata qe kontribuan per te realizuar kete objektiv !

 

Kush eshte Emiljana dhe miqte e saj qe mundesuan ambulancen per Orikumin ! Te vertetat e pa thena . (Intervista e plote) Read More »

Fakte nga Ago Nezha – Nuk do ta besoni, Dukati eshte sa 1/5 e rrethit te Vlores dhe ka 260 . . .

Një nga zonat më të bukura në  rivierën e vendit tonë është padyshim edhe Dukati, i cili mban brenda vetes një shumësi rrethinash të vogla.

Po si qëndron historia e këtij fshati që mban brenda vetes histori e legjenda të shumta.

Ka shumë historian e studiues që Dukatin e përshkruajnë si vendin ku kalonin vendin “Dukët” për shkak të bukurive natyrore.

Po t’i referohemi fakteve që sjell profesor Eqerem Çabej të gjitha vendbanimet që kanë në emrin e tyre prapashtesën “at” kanë rrënjë qartazi, Ilire.

Ndoshta për këtë arsye, hapësira e madhe që përfshin fshati Dukat përmbledh edhe disa qytete antike, si për të treguar historinë fort të mistershme dhe mjaft të vjetër të këtij vendi.

Nëse përfshijmë banorët e Dukatit të vjetër atij të ri dhe Okrikumit, numri i banorëve mund të shkojë më shumë se 7 mijë banorë, ndërkohë që 3 a 4 mijë të tjerë janë shpërndarë në qytetet më të mëdha të vendit.

Ago Nezha, kryetari i shoqatës “Labëria” thotë se Dukati është një fshat, nëse mund ta konsiderojmë si të tillë, me përmasa të gjera gjeografike dhe është një fshat për ta pasur zili jo vetëm për gjerësinë gjeografike, po edhe për resurset që ka ai brenda vetes.

Dukati ka 260 kilometra katrorë sipërfaqe, që është 1/5 e rrethit të Vlorës dhe 1/100 e gjithë Shqipërisë.

Fshati fillon tek Kepi i gjuhës dhe në vijë lienare dhe bregdetare është 91 km që përshkon malet Akrokeraune, që sot banorët i quajnë “Malet e vetëtimës”, shkon në Llogara, zbret në Palasë dhe harkon në malet e tjera në Çikë, në Tërbaç, në Vranisht, zbret në Tragjas më e më pas në Rradhimë.

Pra është një amfiteatër natyror që përveç madhësisë ka edhe një diversitet natyror të admirushëm.

Gjurmët më të hershme në këtë krahinë, i gjejmë padyshim në qytetin e lashtë të Orikut. Ai përmendet në fundin e shekullit të VI si një koloni e krijuar edhe më parë nga Eubeasit.

Megjithatë siç në rastin e Dyrrahut apo Apollonisë edhe Oriku u vendos në një qendër të banuar më parë. Vendbanimi shtrihej në gjirin e Dukatit ku u krijua edhe laguna nën të cilën ndodhen edhe rrënojat e pjesës tjetër të qytetit.

Banori i Dukatit Sofo Kuteli thotë se Dukati është një trevë me shumë vendbanime të hershme.

“Unë mund të numëroj 8-9 vendbanime, që po të bësh disa gërmime gjen vlera të mëdha. Brisani, Ravena, Kanali, Maruka, Gjyrati, Erihoi e disa të tjerë”.

Kanë qenë shumë kronikan që kanë kaluar në këto anë dhe Dukatin e kanë përshkruar me nota shumë romantike duke filluar që nga Evlia Çelebia, i cili në kujtimet e tija shkruan që “Kalova nëpër Dukat dhe Dukati kishte brenda vetes së tij 100 fshatra”.

Çelebia i përshkruan dukatasit si njerëz shumë të veçantë, me një trimëri të rrallë e që nuk e njihnin tërheqjen.

Legjendat anë të shumta në këto anë dhe një prej tyre është që në Malin e Vetëtimës ka lindur Zeusi dhe këtë e mbështesin edhe shumë studiues, e një prej tyre është edhe ai anglez, Hamond.

“Këto quhen ‘Malet e vetëtimës’, vetëtima ka zot Zeusin dhe kjo është shtëpia e Zeusit”, kështu shprehet një nga banorët.

Më vitin 48 pas Krishtit, në Palasë zbarkoi Jul Çezari për t’iu ngjitur Llogarasë e për të shkuar në atë vend që edhe sot quhet qafa e Qezarit. Pikërisht aty, Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar dhe shpartalluar Pompeun.

Më 29 maj 1920 në Dukat u mbajt Kuvendi i Barçallasë që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë.

Thuhet se Emrin “Dukat” ky fshat e gëzon nga viti 220 para erës sonë. Aty është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III para Krishtit.

Sipas Mulla Isa Hasko, emri i këtij fshati duhet të ketë prejardhjen nga një monedhë e vjetër dhe me vlerë. Edhe Evilja Celebiu në librin “Shqipëria para dyqind vjetëve”, i përkthyer nga Sali Vuçiterni, hedh dritë mbi emrin e Dukatit.

Ndërsa Dukati i Ri ose siç quhet ndryshe Dukat-Fushë u ndërtua pas vitit 1945 në të zbritur të grykës së Shën Thanasit, në të majtë të lumit të Dukatit e të rrugës automobilistike Vlorë – Himarë, nën këmbët e maleve të vetëtimës ose siç quhet sot mali i Rimit.

Në Dukat ndodhet edhe Kulla e Dervish Aliut. Në afërsi të fshatit Dukat ndodhet një kompleks ndërtimor me vlera historike.

I ndërtuar në fillim të shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848. Banesa është ndërtuar në tokën e tij nga mjeshtrat vendas.

Ajo përfaqëson banesë të tipit Kullë me tipare mbrojtëse nga më të arrirat në të gjithë Shqipërinë e Jugut.

Si pjesë më të rëndësishme të këtij ndërtimi përmendim kullën e vrojtimit, kullën mbrojtëse, divani me kollona guri e harqe, shtëpinë e bukës, odën e miqve e banesa të tjera ndihmëse.

Në banesën e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frengji (vende ku gjuanin luftëtarët) nga ku kontrollohet i gjithë territori përreth.

Kjo e shndërron këtë ndërtim në një kështjellëz të fortifikuar.

Kompleksi është shpallur monument kulture në vitin 1979. Si të shkojmë tek Kullat e Dervish Aliut? Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në qendër të Dukatit të Vjetër.

Pasi arrihet në qendër të fshatit merr rrugën që të çon në lagjen “Mazo”. Rruga që të çon deri në qendër të fshatit përshkruhet nga makina, më tej rreth 1 km ecet në këmbë.

Fakte nga Ago Nezha – Nuk do ta besoni, Dukati eshte sa 1/5 e rrethit te Vlores dhe ka 260 . . . Read More »

Si luftuan trimat e krahines se Dukatit kunder 2000 trupave te Ali Pashait ! Detaje nga beteja e qishes ne qafen e Llogorase

Duke qenë si gjithmonë krahina e Himarës dhe ajo e Dukatit të panënshtruara, të njëjtin qëndrim ata
mbajtën edhe ndaj Ali Pash Tepelenës. Në dokumentat e shumta që
ekzistojnë për këtë periudhë, theksohet se krahina që i kishte sjellë probleme
dhe i kishte rezistuar nënshtrimit ndaj tij, ishte ajo e Himarës, ku përfshihej
edhe treva Labëri (lugina e lumit të Vjosës). Prandaj në Dhjetor 1798, Ali
Pashai, ndërmori një fushatë nga deti kundër saj, duke zbarkuar në Lukovë
2000 trupa. Pas luftimesh të ashpra, krahina e Himarës kaloi nën
protektoratin e tij, kurse krahina e Dukatit rezistoi akoma. Por më 1806 Ali
Pashai nisi nga Kalaja e Porto Palermos një fuqi ushtarake, duke patur si
qëllim nënshtrimin edhe kësaj të fundit. Këto trupa pasi kaluan qafën e
Llogorasë, tek vendi i quajtur Qisha, u pritën me luftë nga trimat e krahinës. *
Sipas të dhënave në këtë përpjekie mbetën të vrarë:
– Anastas Dano Boçari Tragjas **
– Lab Muharremi Dukat
– Lame Borshi Radhimë
Shumë qartë kjo përpjekie del edhe nëpërmjet një kënge të hulumtuar në
Dukat:
O Çaço Dano këmisha,
kur u gremise te qisha.
U gremise e nuk u tunde,
majën e jataganit ngule,
pallën për tokë s’e vure …
Lëftove Çaço, lëftove,
siç të keshëm ashtu dolle.
Me Ali Pashan lëftove,
Por pas rebelimit të vitit 1811 të Krahinës së Akrokeraunit, Ali Pashai
përdori me të vërtetë dhunë brutale, duke djegur, vrarë, grabitur, plaçkitur
gjithçka në fshatrat tona, duke kaluar në jatagan krerët rebelë, ndërsa të tjerët
i internoi në Lubonjë. Ata, pra rebelët e krahinës së Dukatit, të kapur
tradhëtisht në mal të Tragjasit e të burgosur në Lubonjë, edhe pse jetën nuk e
kishin të sigurtë me një fije shprese betoheshin për riorganizim e hakmarrje.
Ja si ja merr këngës një ndër ta nga Tragjasi; këngë, e cila është kënduar
deri vonë në shek. XX edhe në Radhimë:
Lubonj’ na internuan,
na muarr malli, na muarr,
për Sirotic’ e Izvuar,
për të dy rrepet në krua…
Xhami’ shumë të paguam,
gratë me furka në duar,
vështronin malin kundruall,
q’e grisi pashai me pluar…
Po në dalçim dot pëllua,
dhe Duda d’e paguaj… *
TRAGJAS, 1811
Pas nënshtrimit të krahinës sonë ndaj Ali Pashait, ai uli një sërë taksash e
haraçe në krahasim me pushtuesit osmanë. Prandaj duke ju referuar fakteve
historike, pati shumë burra e trima nga krahina jonë që u vunë në shërbim të
tij; lidhur kjo edhe me faktin se ai donte të formonte një vilajet të pavarur
shqiptar. Nga ana tjetër, duke qenë se krahina jonë (e Dukatit) ishte akoma e
një pjesë e krishtere si dhe ata që kishin ndërruar fenë aspironin akoma fenë
origjinë (ortodokse), Ali Pashai u vuri si kusht që të shkonin në xhami’ dhe të
bëheshin synet, pra të ktheheshin në myslimanë të vërtetë, si vetë bindjet e
Pashait…

Si luftuan trimat e krahines se Dukatit kunder 2000 trupave te Ali Pashait ! Detaje nga beteja e qishes ne qafen e Llogorase Read More »

Njihuni me 13 emrat e propozuar nga banoret e zones per tu votuar si personalitete te zones per vitin 2017 ! Afati i fundit skadon ne …

Gjate dites se sotme banoret e zones kane bere propozimet e tyre duke dhene emrat te cilet ata mendojne se duhet te vleresohen si personazh i vitit 2017 per zonen tone.

Deri sot ne mbremje numri i emrave te propozuar nga banoret e ndryshem te zones ka shkuar ne 13. Afati i fundit kur cdo banor mund te beje propozimet e tij eshte data 25 Dhjetor 2017, ora 20:00.

Te gjithe banoret jane te inkurajuar te bejne propozimet e tyre per emrin qe ata mendojne se meriton te perzgjidhet si personalitet i vitit.

Njihuni me listen 13 emrave te propozuar deri sot ne dt 24 Dhjetor 2017 dhe me banoret te cilet kane bere propozimet.

1- Emiljana Shaho – Propozuar nga Adriatik Ferunaj,ODTR
2- Edlira Gjoni – Propozuar nga Ndricim Vangjelaj,
3- Qerim Bozhani – Propozuar nga Ndricim Vangjelaj,
4- Gezim Capoj – Propozuar nga Olsen Llambro, Vasiljevski Hibraj
5- Albert Haxhija – Propozuar nga Olsen Llambro, Shpati Ramohitoj
6- Kanan Braho – Propozuar nga Hasan Gjata,Diana Cipa,Virgjil Novruzaj
7- Edmond Leka – Propozuar nga Drini Harizaj, Vasiljevski Hibraj, Arnaldo Seferi, Serena Velaj,Marinela Vangjeli
8- Muarrem Jazo – Propozuar nga Besnik Niku Naçi, Lesko Troqe
9- Noel Xhelili – Propozuar nga Ferdinando Xhebroj
10- Ariz Kapo – Propozuar nga Arben Shyti
11- Adhurim Bejo – Propozuar nga Arben Shyti
12- Nexhip Hysolako – Propozuar nga Arben Shyti
13- Mefail Haxhiselimi – Propozuar nga Grejsi Haxhia
14- Astrit Janushi – Propozuar nga Edlira Kapllani
15- Hamza Kuteli – Propozuar nga Edlira Kapllani
16- Alket Shabani.Propozuar nga Edlira Kapllani
17- Tare Belaj – Propozuar nga nje banor i zones
18- Qerrim Bozhanaj – Propozuar nga nje banor i zones
19- Adriatik Ferrunaj – Propozuar nga Adriana Shaho Sulejmani, ODTR
20- Florika Rodakaj – Propozuar nga Adriana Shaho Sulejmani
21- Enver Mixha – Propozuar nga Ylli Xhelilaj
22- Vitri Zyka – Propozuar nga Ylli Xhelilaj
23- Andre Vangjeli – Propozuar nga Ylli Xhelilaj
24- Hasan Laba – Propozuar nga Lame  Troqe
25- Andon Meco – Propozuar nga Lame Troqe
26- Edmond Leka – Propozuar nga Lame Troqe
27- Florika Rodakaj – Propozuar nga ODTR

Njihuni me 13 emrat e propozuar nga banoret e zones per tu votuar si personalitete te zones per vitin 2017 ! Afati i fundit skadon ne … Read More »

Kush jane tre banoret e zones qe organizuan kampionatin ‘Rrok Simoni’ ne Orikum ne vitin 2012 ! (Meritojne respekt)

10 – Ekipe , mbi 70 lojtare , 1 arbiter , qindra tifoze ! Ky qe Kampionati Rrok Simoni qe u zhvillua ne Orikum ne Gusht te Vitit 2012 ! Ky qe organizimi me spektakolar i inicuar nga banoret e zones ne Grupin Orikum Dukat Tragjas Radhime. Nisi thjesht si nje ide dhe konkludoi ne nje kampionat fantastik e me nje organizim perfekt duke dhene mesazhin se me pak pasion, kembengulje dhe deshire se bashku mund te realizohen shume gjera.

Po kush ishin ata qe e bene te mundur realizimin e ketij kampionati ! 

Hasan Gjata – Drejtues i kampionatit . Hasani eshte nga fshati Tragjas i datelindjes 28.12.1972. Aktualisht jeton me familjen e tij ne Arezzo Itali.

———————

Sonila M.Jamisah . Koordinatore e kampionatit. Sonila eshte nga Orikumi dhe jeton aktualisht ne Tirane me familjen e saj.

————————-

Sinan Peculaj – Koordinator i kampionatit . Sinani eshte nga fshati Dukat i datelindjes 26.10.1976. aktualisht eshte emigrant.

skuadrat dhe lojtaret e tyre :

Skuadra 1 ( Atletic club Dukati)

1-Taulant Xhebroj (kapiten i skuadres)
2-Eniljon Blushaj
3-Memisha Jazoj
4-Ritvan Jazoj i
5-Vullnet Dervishaliaj
6-Ziadet Balaj
7-Anjelo Blushaj
8-Ilir Hamzoj
9-Anjelo Blushaj
10-Armando Gjipali

Skuadra 2 ”LUNGARA CLUB”

1-Ermal Gjata (kapiten i skuadres )
2-Altin Ramadani
3-Mete Ramadani
4-Kimo Mecaj
5-Xhafer Brati
6-Hasan Gjata
(Ka nje nderrim lojtari , do percaktohet ne vazhdim)

SKUADRA 3 ”ORIKUMI UNITED BEACH”fanella kuq e zi
1- Elton Xhuvani (kapiten i skuadres)
2- Besian Mehillaj,
3-Arben Mece
4- Rido Mehillaj,
5- Drini Gjoni,
6- Sokol Bimaj,
7- Visi Kongjoni
8- Erjon Besho

Skuadra 4 ” DUKATASIT”
1-Sokol Hamzoj (Kapiten i skuadres)
2-Meno Hamzoj
3-Vitri Hamzoj
4-Gazmend Bena
5-Cili Mucoj
6-Gezim Hamzoj.
7- Miri Kulluri (rezerve)

Skuadra 5 ( Karaburuni )
1- Hysen Jazoj.(Kapiteni i skuadres)
2- Teti Gjondedaj.
3- Arjan Gjondedaj.
4- Genti Brahimi.
5- Arsen Belaj.
6- Fredinant Jazoj.
7-Laze Zeqo

Skuadra 6 ”PARTIZANI TRAGJAS”
1- Ronaldo Beqiraj (Kapiten i skuadres)
2- Bruno Rrapi
3- Enrik Ramohitoj
4- Murat Troqe
5- Devidio GJata
6- Klajdi Ruci
7- Romeo Canaj
8- Kliton Mecoj

Skuadra 7 ”RADHIMA”
1-Aldo Bulla (Kapiten i skuadres)
2-Marius Rama
3-Marsid Hysi
4-Andi Bilani
5-Enert Begaj
6-Leonard Gjondedaj
7-Kuleman Havari

Skuadra 8 ” FUTBOLL CLUB ORIKU ”
1-Fitim Vangjeli (Kapiteni i skuadres)
2-Artan Capoj
3-Bledi Bozhani
4-Sandri Dhora
5-Ermal Xhebroj
6-Adem Peculi
7-Paulin Berdo

Skuadra 9 ”OMG”
1-Visi Cipa (kapiten i skuadres)
2-Arber Bozhani
3-Fatmir Sejdiu
4-Besmir Spaho
5-Bushak Korca
6-Tansel Vangjeli
7-Xhulio Alia
8-Ervis Kongjoni

SKUADRA 10 F.SIENA
1- Ledi Kuteli,
2-Klajdi Çeolaliaj,
3-Ledi Blushaj,
4-Mondi Peçulaj,
5-Mando Qepi .
6-Lemi Hamitaj.

 

 

 

Pas punes se madhe te bere nga Hasan Gjata , njeri prej organizatoreve te kampionatit u publikua kalendari i ndeshjeve per turneun e madh ”Rrok Simoni” qe u zhvillohet ne Orikum ne muajin Gusht 2012 .

GRUPI (A)
1-DUKATASIT
2-KARABURUNI
3-PARTIZAN TRAGJASI
5-FUTBOLL CLUB ORIKU
5-OMG

GRUPI (B)
1-ATLETIC DUKATI
2-LUNGARA CLUB
3-ORIKUMI UNITED BEACH
4-RADHIMA
5-F. SIENA

KALENDARI I NDESHJEVE: GRUPI (A)

DT. 06-08-2012

1- DUKATASIT – KARABURUNI
2- PARTIZAN TRAGJAS – OMG
FUTBOLL CLUB ORIKU – PUSHIM

DT. 08-08-2012

1-PARTIZAN TRAGJAS – FUTBOLL CLUB ORIKU
2-DUKATASIT – OMG
KARABURUNI – PUSHIM

DT.10-08-2012
1-OMG – KARABURUNI
2-DUKATASIT – FUTBOLL CLUB ORIKU
PARTIZAN TRAGJAS – PUSHIM

DT.12-08-2012
1-PARTIZAN TRAGJAS – DUKATASIT
2-KARABURUNI – FUTBOLL CLUB ORIKU
OMG – PUSHIM

DT.14-08-2012
1-OMG – FUTBOLL CLUB ORIKU
2-PARTIZAN TRAGJAS – KARABURUNI
DUKATASIT – PUSHIM

KALENDARI I NDESHJEVE: GRUPI (B)

DT.07-08-2012
1-ATLETIC DUKATI – ORIKUM UNITED BEACH
2-RADHIMA – F. SIENA
LUNGARA – PUSHIM

DT.09-08-2012
1-LUNGARA CLUB – ORIKUM UNITED BEACH
2-ATLETIC DUKATI – F. SIENA
RADHIMA – PUSHIM

DT.11-08-2012
1-RADHIMA – LUNGARA CLUB
2-F. SIENA – ORIKUM UNITED BEACH
ATLETIC DUKATI – PUSHIM

DT.13-08-2012
1-ATLETIC DUKATI – RADHIMA
2-LUNGARA CLUB – F. SIENA
ORIKUM UNITED BEACH – PUSHIM

DT.15-08-2012
1-ORIKUM UNITED BEACH – RADHIMA
2-LUNGARA CLUB – ATLETIC DUKATI
F. SIENA – PUSHIM

DT.17-08-2012 GJYSEMFINALJA E PARE
E PARA E GRUPIT A KUNDER E DYTA E GRUPIT B
DHE
E DYTA E GRUPIT A KUNDER TE PARES TE GRUPIT B

FINALJA :
DT.20-08.2012

Lojtaret e skuadres fituese te kampionatit te futbollit ”Rrok Simoni” . Suksese ne kampionatet e tjera.

1-Arian Gjondedaj,,,,,
2-Hysen Jazoj,,,,
3-Teti Gjondedaj,,,,,
4-Genti Brahimi,,,,,
5-Arsen Belo,,,,
6-Laze Zeqo,,,,,
7-Fredi Jazoj,,,,
8-Alem Blushi,,,

Djemte e te madhit “Rrok Simoni” dhuruan 1 mijone leke skuadres “Karaburuni” , fituese e trofeut Rrok Simoni qe u zhvillua ne Orikum ne muajin Gusht. Ata mbuluan gjithashtu edhe shpenzimet prej 360 mije lekesh te cilat u dhane per gjyqtarin e ndeshjeve.

Kush jane tre banoret e zones qe organizuan kampionatin ‘Rrok Simoni’ ne Orikum ne vitin 2012 ! (Meritojne respekt) Read More »