Me rastin e Vitit te Ri 2018 sot ne fshatin Tragjas jane dhuruar ndihma monetare per disa familje ne nevoje. Kane qene gjithsej pese familje te cilat kane perfituar nga keto dhurata.
Biznesmeni i njohur , administrator i Hotel ‘Tragjasi’ dhe njekohesisht i firmes “Kolombo” Hasan Laba , ashtu si cdo vit , edhe kete here ka dhuruar ndihma monetare per 5 familje te dobeta ekonomikisht ne Tragjas si dhe me dhjetra gjela deti me rastin e Vitit te Ri.
Ne fjalen e tij Labaj tha se keto ndihma qe ia ka dedikuar banoreve te Tragjasit jane me shume mbeshtetje morale se sa materiale , duke qene se sot njerezit vuajne me shume kete pjese .
Kush na vrau ABC-në?!
(Shkollës së vjetër në Gjombit)
-1-
Dikush më tha: “Shkolla u plak,
Edhe ra me gjithë çati”.
E shikoj si i shushatur
Dhe me të unë bëj çudi
-2-
“Shkolla s’plaket, ore mik!”
I them unë më nge më nge.
Ajo lindi që të rrojë
Edhe rri gjithmonë e re.
-3-
Ajo mbushet me fëmijë,
Si të ishte zgjua blete
Ata gaz e cicërima,
Çdo mëngjes sjellin me vete.
– 4 –
Si nëna që ndan nga gjiri
Sa përcolli në çdo vit?
Ç’ djem i fali Shqipërisë
Shkollë e vjetër në Gjombit?
– 5 –
Ndaj bërtas me zë të ngjirur:
Kush e vrau shkollën time,
Që më njohu me ABC-në
Dhe më fali aq gëzime?!
– 6 –
Shkollën tonë kush e braktisi,
Si të ish opingë e grisur?
Kush na vrau ABC-në,
Kush nga mendtë qenka prishur?!
– 7 –
Kush e la që të lëngojë?
Kush e la që të vidhisitet?
Oh ç’më ngec fjala në gojë,
Dhimbja gjoksit më gremiset!
– 8 –
Si i mbyllët sytë o njerëz,
Para tempullit të fshatit?
Si e latë vatrën e dijes,
Nëpër kthetrat e xhelatit?!
– 9 –
Kur t’u pyesin stërnipat”
“Gjyshi im ku ka mësuar?”
A s’ më thoni ç’do t’u thoni?
Nuk do mbeti turpëruar?!
Kamber Delo Xhuveli eshte nje nga figurat e shquhara te kohes. Misioni i tij kryesore gjate gjithe veprimtarise se tij ishte bashkimi i patrioteve vlonjate e me gjere ne lu ften kunder sundimi satrat te turqve. Ai gjeti mbeshtetje tek te gjithe dhe lu ftoi se bashku me te gjitha forcat e tij gjer sa qe gjalle.
Lindi ne Tragjas ne vitin 1800. U edukua me mendime e ndjenja te larta patriotike e arsimdashese, prandaj mesoi punoi e veproi me trimeri e guxim ne jeten e tij. Kreu shkollen turke te kohes me rezultate te mira. Ishte mjaft i zgjuar dhe i pamshem. Ne Stamboll kryen shkollen e mesme dhe po aty kreu dhe akademine ushtarake me rezultate shume te mira.
Ne perfundim te studimeve i jepet grada major. Emerohet vali per Vloren e Beratin po sundimin anadollak e urrente. U lidh me Zenel Gjoleken, Rrapo hekalin, Celo Picarin, Mahmut Bej Vloren (Babai i Ismail Qemalit), Dervish Ali Dukatin, Mahmud Hoxhen (Shyti) nga Tragjasi. Mori pjese se bashku me ata ne shoqerine “Beselidhja e Shqiperise se jugut” me 1928.
Kamber Delo Tragjasi ishte ne kryesine e lidhjes sepse ishe edhe nje nga themeluesit e saj. Si gjithe trimat e tjere ai luftoi dhe udhehoqi cetat ne kryengritjet fshatare te vitit 1847. Ne betejat me te ashpra ne Sinje e ne Konisbale te Beratit, Kamber Delo me shpate te ngritur perpjetë e me nderime varrosi shume te rënë, midis tyre edhe 13 nga Tragjasi.
U betua se do tu merrte hakun duke shpartalluar taboret turke. Ai mbajti lidhje shoqerore e miqesore me shume familje patriotike vlonjate e vecanerisht me ato te Mahmut Bej Vlores, Axhi Muhametit, djemte e te cileve do hynin ne histori si figura madhore te kombit: Ismail Qemali themelues i shtetit shqiptar me 28 nentor 1912 dhe Osman haxhiu komandanti i luftes se Vlores me 1920.
Miqesinë me keto familje do ta vazhdonte nipi i Kamber Delo Tragjasit, Xhafer Xhuveli me Ismail Qemalin, Osman Haxhiun dhe historia shkroi . Per trimerine e Kamber Delo Tragjasit ne kryengritjen fshatare te vitit 1947, populli kendoi :
Kamber Delua vret e pret,
Shqiperise ju be kismet
Në Vlore veqil kush mbet
Dhe te vdekurit i gjet !
Te vargu i fundit del interesimi i vecante i Kamber Delos per trimat e rene ne luften kunder otomaneve dhe vleresimi i tyre. Shume prej patrioteve opozitar, agjentura turke iv riste ne pabesi. Kamber Delo, jo vetem qe mbeshteste luften kunder pushtimit turk por ndihmonte dhe merrte pjese direkt me ceten e tij si ndodhi ne Smokthine, ku Dulo Zoto trim dhe luftetar u ndihmua drejt per se drejti nga Kamber Delo ne lufte kunder osmanllinjve, prandaj dhe populli kendon:
Kamber Delo vret e pret
Dulo Zotos ju be kismet
Ky patriot e trim nuk u gjunjezua edhe pse turqi i moren te gjithe pasurinë, e internuan ne anadoll, e qorruan ne pleqeri por nuk e mposhten. Kamber Delo Tragjasi vdiq me 1882. Lajmi per vdekjen e tij u perhap ne te gjithe krahinen e dukatit , ne kazane e Vlores dhe te Beratit. Hidherimi pushtoi gjithe kazanë. Kush nuk qau dhe nuk uleriti sipas zakonit te laberise?
Vdiq kamber Delo Tragjasi
Ulerin ujku ne brinja
Ulerin e çkuli fshanë
Per Kamber Delo Tragjasnë
Burra te tille te shquar që luftuan per kombin, nuk vdesin kurrë. Emri dhe veprat e tyre nuk kane për tu shuar në shekuj. Kamber Delo Xhuveli ishe me kulturë për kohën. Zotëronte gjuhën turiqsht, arabisht dhe persisht. Patriotë të tillë jane dhe do tëjenë nderi i kombit.
Brezat duhet të mësojnë shumë nga ata që gjithë jetën ja kushtuan vetëm mëmëdheut, flamurit kundër okupatorit për liri dhe pamvarësi. Ky përkushtim e ky qëndrim stoik i shqiptarit të jep forcë e krenari.
Marrë nga libri ‘ Tragjasi Burim patriotizmi’ me autor Halo Sinani
Nje shkrese e firmosur nga SH.A Ujesjellesi Vlore u ka mberritur ne shtepi nje pjese te madhe te banoreve te zones. Kjo shkrese eshte nje njoftim perfunimtar ne emer te ujesjellesit per detyrime te prapambetura ne vite qe sipas ujesjellesit banoret e zones i kane ketij institucioni.
Cudia qendron ne faktin qe ne disa fatura te paraqitura prej banoreve te zones per orikuminews te cilat jane paguar rregullisht prej tyre nuk rezultojne me detyrime te prapambetura por cuditerisht u ka mberritur ne deren e shtepise kjo shkrese qe i njofton per detyrime te prapambetura.
Shkresa qe ka mberritur ne shtepite e banoreve eshte pa vule dhe pa emrin e drejtuesit te ketij institucioni. Qe nje shkrese te quhet zyrtare duhet te mbaje emrin e drejtuesit, firmen e tij dhe vulen e institucionit.
Pershendetje At_ Dhe
Pershendetje krahine
Me mall e nostalgji
Te shkruan nje bije
rrokullisen vitet si guret e lumit
e njeri mbas tjetrit shkojne ata pa zhurme
Por ATA Jane vetem ..numra
Rendesi ka qe jetohen
e Lene mbresa kujtime e gjurme !!!
Pershendetje vend_ lindje pershendet Dukat
Ti je pjesa ime
Nena..Dhe im” ate
Pershendetje te ngrohte
Ju dergoj nga kurbeti
Neper naten e dimrit
ta sjelle era e ngrohte. e detit
Eshte. malli per nenen
Qe me lindi e rriti
Malli per babain
Qe njeri me pregatiti
Aty mesova A_B_C..ne
Me mesuesit e mi te ngrohte
Qe percollen tek une dashurine per dije
E qe tek femijet
E kam perciell sot!!
Pershendetje o tradita
Qe S” kam per tu harruar
Aty….kur njeri…qante
per tjetrin nuk kish te gezuar
Aty ku njehere è nje kohe
Edhe televisori mungonte
Dhe mesues Skenderi ne lagje
Miresevini_ na thoshte!!
Te pakten nje here ne vit
Shihnim festivalin ekenges
Ne vocerraket eMigjenit ..kembe..baltosur
Por ATA nuk e prishnin…zemren!!!!
Aty qe Dhe pse jetoja
Jo me shume se 20 vjet
Por ndihesha e rende sì plumbi
E ketu si nje pupel è lehte!!!
Aty ku Dhe guri te duket jastek
Aty ku Dhe alumini
Shkelqen si argjende
Aty ku kenga e dasmes
hapej gati nje jave perpara
Aty ku per mire a per keq
Cellesat i kish mehalla
Aty ku burrat e rralle
E hidhnin vallen ne gjunje
Aty ku portat mbashin hapur
E frika nuk njihej kurre!!!
Aty ku gjemon e bukur kenga labe
e nenat Tona qajne me bejte
Aty nga ju toka ime
Kam marr gjithshka me vete!!!
Vijon votimi per zgjedhjen e tre personaliteteve te vitit per Njesine Administrative Orikum. Votimi po zhvillohet ne grupin ne facebook Orikum Dukat Tragjas Radhime. Cdo anetar i grupit duhet te shkruaje tre emra prej listes se propozuar. Deri ne keto momente tre me te votuarit jane Muharrem Jazo, Edmond leka dhe Gezim Capoj. Ne vendin e kater eshte Emiljana Shaho e ndjekur nga Adriatik Ferrunaj dhe Florika Rodakaj.
Te gjithe banoret jane te lire te shprehin voten e tyre duke votuar tre emrat qe deshirojne te jene presonalitete te vitit per zonen tone per vitin 2017.
Reshjet e dendura te shiut naten e mbremshme kane bere qe Lumi i Izvorit te bashkohet me perroin e Dukatit duke dale nga shtrati ne nje nivel shume te larte. Pas daljes nga shtrati uji ka pushtuar vrullshem fushen e stadiumit te Orikumit.
Nga Njesia Administrative Orikum eshte bere pastrimi i kanaleve dhe situata eshte normalizuar.