Njoftohen te gjithe banoret e zones,bizneset dhe institucionet shteterore e vendore si dhe te gjitha shkollat e krahines qe duke filluar nga sot e ne vazhdim mund te bejne ne orikuminews njoftimet, lajmerimet, artikujt, shkrimet reklamimet dhe promovimet per cdo aktivitet te tyre. Orikuminews ne bashkepunim me faqen ne facebook ODTR(Orikum Dukat Tragjas Radhime) por edhe me disa faqe te tjera te zones percjellin tek banoret e zones te gjitha informacionet dhe aktualitetin e dites.
Mbi 80% e banoreve te krahines informohen rregullisht nga orikuminews dhe portalet me te cilat ne bashkepunojme duke u ndjekur nga mbi 8000 banore te krahines me vendodhje te ndryshme ne Orikum, Dukat, Tragjas, Radhime, Vlore, Shqiperi, Greqi, Itali e kudo ku ndodhen bashkekrahinoret tane.
Per te derguar njoftimet,lajmerimet, materialet, artikujt apo cdo informacion tjeter qe doni ta ndani me banoret e krahines jeni te mirepritur dhe mund te na kontaktoni ne adresat me poshte :
Ata e quajtën Dukatin, që i priti, fshat fisnik, por mirënjohja që treguan ndaj tij dhe Tragjasit, si pjesë përbërëse e krahinës së Dukatit, tregoi se edhe çamët janë po aq fisnikë sa kjo krahinë. Në rrugën kombëtare Vlorë-Sarandë, që kalon mes përmes Dukatit, në Qafën e Shën Thanasit të lagjes Gjyrat të këtij fshati, pikërisht atje, ku 65 vjet më parë, shumë çamë, viktima të gjenocidit famëkeq të shovinizmit grek, u pritën nga dukatasit dhe u shpërndanë në shtëpitë e tyre dhe në Tragjas, komuniteti çam i Vlorës, ndërtoi një Memorial Mirënjohjeje.
Ata që do të shkojnë në Llogorain e Dukatit, patjetër do ta shikojnë këtë stoli që i bëhet vlerave të larta njerëzore, dhembshurisë dhe njeridashjes, përurimi i të cilit u bë ditën e dielë më 7 qershor. Për të pritur si dikur, por tashmë në kushte të tjera, vëllezërit çamë, kishin dalë Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dukati zoti Mustafa Dedenika, Kryeplaku i fshatit Dukat-fushë zoti Mitat Berdo, Kryeplaku i fshatit Dukat-mal zoti Thanas Kapo, anëtari i pleqësisë Hajri Miftari, Kryetari i Këshillit Bashkiak të Orikumit zoti Selaudin Nelaj, si dhe nënkryetari i po këtij këshilli zoti Esat Ymeri, si dhe mjaft intelektualë e banorë të Dukatit. Ai gji fushe, ku frynte era me parfum pishash të Llogorait, e këndonte bilbili, kënga e të cilit përzihej me atë të gjinkallës nëpër rrafshinat e mbjella me grurë e misër, u mbush plot me çamë të ardhur nga Vlora, Fieri e nga shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Në sytë e më të moshuarve kishte lot…Ishin lot malli, kujtimesh të hidhura për atë rrugë të mundimshme shpërnguljeje gjakësore…
Por andartët e Zervës nuk u ngopën vetëm me shpërnguljen, ata donin zhdukjen e çdo gjurme krimi, zhdukjen e popullsisë çame duke dërguar nëpër burimet ku ata kalonin njerëz të armatosur që të mos i linin të pinin as ujë. Për këtë mizori u ndihmuan edhe nga ithtarët e kishës greke, të cilët i quanin çamët të paudhë e të pafe. Por ja, erdhi dhe Dukati, të cilit Zoti i pat falur shumë gjëra, edhe fushën, edhe malin, edhe lumin, edhe Llogorain, edhe dy dete :Jonin dhe Adriatikun, por mbi të gjitha mikpritjen bujare si virtyti më i lartë i shqiptarisë. “Jemi mbledhur sot këtu, për të kujtuar ato ditë që janë gdhendur në memorien tonë, kur populli dukatas priti dhe futi në gjirin e tij popullsinë çame të masakruar, të uritur, të zhveshur, të zbathur, dëbuar me forcë e dhunë nga shovinistët grekë. Këtë veprim sa human, aq dhe atdhetar e bën vetëm një popull fisnik, trim dhe i mençur.
I tillë njihet dhe do të mbetet në histori populli i Dukatit”-tha Halim Halimi, Kryetar i Shoqatës Atdhetare “Çamëria”-dega Vlorë, në hapjen e ceremonisë së përurimit të Memorialit të Mirënjohjes, kushtuar mikpritjes vëllazërore të banorëve të Dukatit dhe Tragjasit, ndaj popullsisë martire çame të larguar nga shovinistët grekë në vitin 1944, i cili më tej vijoi duke thënë se “lidhjet e Çamërisë me Labërinë janë të vjetra e historike. Le të kujtojmë Luftën e Janinës ku çamë e labë luftuan në një llogore, momentin e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë më 1912, ku krahina e Çamërisë u përfaqësua nga burrat e saj më të ndritur, apo Luftën Nacionalçlirimtare ku ranë në luftë kundër nazi-fashizmit djemtë e vajzat më të mirë të Çamërisë.
Dashuria, mikpritja dhe bujaria dukatase deri dje kujtohej nga banorët e Çamërisë nëpërmjet bisedave të gjyshërve e prindërve tanë, ku jo vetëm i hapi dyert e shtëpisë, por i ftoi dhe iu dha tokë për të banuar e jetuar bashkërisht, ndërsa sot e kemi të përjetësuar nga skulptori i talentuar çam Zeqir Alizoti, i cili nuk bëri gjë tjetër veçse e mishëroi në art këtë akt mikpritës të banorëve të krahinës së Dukatit, i cili do të kujtohet në vite e shekuj, brez pas brezi.” Ndërsa Ruhi Xhani, anëtar i Kryesisë së Shoqatës Atdhetare “Çamëria”-dega Vlorë, u shpreh në fjalën e tij se “Është bërë traditë që të përkujtohen data historike që lidhen me luftëra dhe të rënët në to. Por ky përurim që bëjmë sot është krejt i veçantë. Në këtë memorial që përurojmë sot, janë të shprehura dy nga vlerat që Zoti i ka dhënë njeriut: humanizmi dhe mirënjohja, që aq bukur i ka paraqitur artisti në këtë reliev . Këtu tregohet humanizmi i lartë i banorëve të Dukatit dhe Tragjasit, që bënë të pamundurën që çamët, të cilët u strehuan në shtëpitë e tyre, ta ndienin veten sa më mirë dhe nga ana tjetër tregohet populli çam që për 65 vjet me radhë, nuk e harroi asnjëherë, por e la në tregimet e tij brez pas brezi bukën që i dha Dukati dhe Tragjasi”.
“Këtu në Dukatin tënë /
ju nuk erdhët si të huaj /
një kafshatë në paçi ngrënë /
kini ngrënë kafshatën tuaj !/
Ta kujtojnë brezat tanë /
ta kujtojnë brezat që vijnë /
ç’bën vëllai për vëllanë /
ç’bën njeriu për njerinë ! ”- këndoi grupi polifonik i Dukatit vargjet e Hysni Kapo-Dukatit, me marrës Fatosh Likaj dhe këto vargje drithëruan të pranishmit. Studiuesi dhe historiani Sherif Tava nga Dukati, midis të tjerash tha: “Po e nis fjalën time me atë që shkruhet në historikun e Kuçit: “Në këto vite të vështira lufte, populli i Dukatit, u tregua mikpritës e vëlla i dashur, duke strehuar kurveleshas e kuçiotë me gjithë bagëtitë e tyre gjatë kohës së luftës me grekun 1912-1914.” Pra, siç thotë fjala e urtë : “Dardha nën dardhë bie , soja më sojë të shpie”, një mikpritje bujare u bënë prindërit tanë edhe vëllezërve çamë. Drama çame është e rrallë nga përmasat dhe egërsia. Edhe bishat janë më të mëshirshme se sa bandat gjakatare të Napolon Zervës.
Ato banda gjakatare therën e grinë pleq e plaka, gra e fëmijë të pafajshëm. Me bajoneta grave shtatzëna u hapnin barkun dhe u nxirrnin foshnjat. Një vepër të tillë makabre u krye nga ithtarët e Megallo-idhesë dhe bëri që një popull i pambrojtur të linte trojet stërgjyshore e të kthehej në muhaxhir duke u futur në kufijtë e cunguar shqiptar të 1913. Erdhi këtu në Dukatin tonë, i cili pati luftuar me heroizëm kundër andartëve, të cilët kryen edhe vepra kriminale me popullin e Dukatit, siç ishte ajo me të birin e patriotit Hamit Selmani, që e zunë në befasi në stanin e tij dhe e masakruan duke i nxjerrë sytë e prerë kokën për tu hakmarrë për disfatën që pësuan në Llogora.” Më tej historiani Sherif Tava përmendi me radhë familjet dukatase që mikpritën çamët si : Mëhillaj, Xhelilaj, Hundaj, Kapo Murati, Laçe Havari, Avdul Kuteli, Isa e Ali Bozhani, Alem Mehmeti, Axhem Ymeri, Ali Miftari, fisi Likaj, Musa Bena, Çapoj, Alushaj, Belo Zeqiri, Haxhi Hasko, Veli Elmazi, etj. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Orikumit zoti Esat Ymeri, një nga pinjollët e familjeve mikpritëse tha se “Dukati nuk bëri asgjë më shumë se ç’bën një shqiptar i vërtetë, por pret me bukë, me kripë dhe me zemër !” Dukatasi Xhelo Bega, që edhe pse ishte fëmijë në vitin 1944, u bë një nga dëshmitarët okularë të eksodit biblik të çamëve dhe ka regjistruar në kujtesën e tij në hollësi ato ditë të vështira, duke treguar se : “Në fillim populli i Dukatit dhe pastaj edhe ai i Tragjas-Radhimës, në vitin 1944, i ka pritur çamët këtu, në këtë vend, në Shën Thanas, afër shtëpive të Mëhillajve dhe i kanë marrë nga dy apo tre familje në shtëpitë e tyre dhe kanë ngrënë e qëndruar së bashku për ditët e para dhe muajt e parë të eksodit kur ishte nevoja më e madhe. Populli çam, me pleq, fëmijë, burra e gra kishin udhëtuar më këmbë me ditë të tëra, nga vendi i tyre përgjatë bregdetit, më Qafë të Llogorait dhe zbritën në fushë të Dukatit ku jemi sot.
Unë isha i vogël dhe kur shkoja tek halla ime, tek vendi i quajtur “Varri me fik”, takoja karvanë të tëra grupe-grupe, që kishin kafshë të ngarkuara me rroba e orendi. Në mes të kafshëve ishin pleq e fëmijë, të tjerët më këmbë, shumë të rraskapitur. Fëmijët e vegjël kishin në duar kokrra murrizi që i hanin për të thyer urinë disaditore.” Të tilla kujtime patën shumë fshatarë të Dukatit. Ish mësuesi Elmaz Rodaku, madje, tregoi se ai qysh fëmijë e deri tani, njihte tre breza çamësh : “ Në brezin e parë ishte një burrë që i thërrisnin xha Sulejmëni, i cili nuk la më opinga të krahinës së Dukatit pa ndrequr. Brezi i dytë ishte ai që erdhi fëmijë, u shkollua apo punoi në fermën e Orikumit dhe brezi i tretë është ai i lindur këtu. Po çamët janë aq fisnikë dhe aq bukëdhënë sa edhe ne dukatasve, po të na ndodhte ajo gjëmë që u ndodhi atyre, ata do të kishin bërë të njëjtën gjë. Jemi vëllezër të një gjaku se jemi shqiptarë, do ta ndihmonim njëri-tjetrin se ne kemi ndihmuar dhe të huajt sipas zakonit shqiptar.” Mjaft prekëse ishin dhe fjalët e çamit 83 vjeçar Rexhep Daut Habibi, i cili pa mbushur 18 vjeç la fshatin e tij Volë në Çamëri dhe erdhi në Dukat. Ai, me sytë e mbushur me lot, me buzën që i dridhej tha : “Ecëm ditë e natë, të rraskapitur, na u tha shpirti dhe buza për një pikë ujë, por shpëtuam se u futëm në Dukat, në këtë vend të shenjtë. Lamë vatanë, gjetëm vatanë! Edhe këta të djegur nga lufta ishin, por ndanë copën e bukës me ne! Ju fëmijët tanë të dashur mos e harroni këtë vend të shenjtë, se ky vend na ka shpëtuar, se ne çamët që nga 1939 e deri në 1945 kemi hequr të zitë e ullirit. U lë amanet: Mos e harroni Dukatin! As Tragjasin mos e harroni, se atje kam punuar dhe ushqyer fëmijët! E kam akoma ndër dhëmbë bukën që kam ngrënë këtu! Populli ynë çam duhet të jetë i bashkuar me këtë krahinë!” Ndërsa zoti Gaço Baco, nga Tragjasi tha: “Në emër të popullit të Tragjasit, falënderoj ata që dhanë këtë copë tokë për këtë memorial.
Ne jemi popull, do ta ndihmojmë njëri-tjetrin, por për çamët ka ardhur koha që të punojë edhe qeveria.” Në mes të lotëve, u hoq pëlhura që mbulonte memorialin. Të gdhendura me mjeshtëri shfaqeshin së largu tumanet e çameve që vinin dhe të labeve dukatase që i prisnin, qylafët që mbanin mijëra halle e mendime. Shoh Hajri Miftarin, dukatasin që qante e, pak më tutje tij, i përlotur vështronte çami Ibrahim Omeri. Dikur fëmijë, kur ndiznin zjarre, mësuan dhe këngët e njëri-tjetrit, po tashmë iu kujtua një këngëz që vinte nga Çamëria : “Ndezu, ndezu, karkagjon, / se vjen plaka të kërkon, / me një dorëzë rigon. / Ndezu, ndezu, karkagjon, / sa të vijë plaka, / me një barrë osaka.” Por, kur u shfaq ai memorial madhështor, i skulptorit të mirënjohur çam, Zeqir Alizoti, gjithçka, më vonë, u kthye në këngë. Grupi i Dukatit dhe grupi “Çamëria” u bënë bashkë. Fustanellat zbardhën Qafën e Thanasit si bora mbi Majën e Paliskës. Gryka e Berdo Berdajt gjëmonte një këngë që e kthente era në jehonë: “Çamëri, tokë e bekuar / O gurët që rrini zgjuar / S’pushon rënga, s’thahet loti / Pa vajt haka tek i zoti.” Plaku Ali Mëhilli, teksa rrinte me familjarët e tij, vëllezërit Qemal e Fatosh Mëhilli, të cilët dhuruan tokën e të parëve të tyre për Memorialin e Mirënjohjes, i thotë Dashamir Tahirit, financuesit të memorialit : “Biro, i dhe Qafës së Shën Thanasit në Dukat, një gjerdan të xhevahirtë, ndaj djemtë, të xhevahirtët si ty i dua, atje, në Kuvend të Shqipërisë, që të na zbukuroni vendin!” “Është një ndjenjë mirënjohjeje dhe dashurie kjo, që ne tregojmë për krahinën e Dukatit, që u ka bërë të mira gjyshërve e prindërve tanë, duke i pritur këtu dhe më vonë duke i shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre. Tani është ndryshe, tani të gjithë kemi plot dhe mund të bëjmë të mira, por atëherë kur ndodhi përzënia me dhunë e çamëve, ishin kohë tepër të vështira edhe për Dukatin.
Ai na e bëri nderin në kohën që nuk ka pasur as bukë për vete, ndau bukën dhe vatrën me ne. Është amaneti i të parëve tanë që të mos e harrojmë Dukatin, as lidhjet me të. Unë këtë gjë bëra, vura në vend amanetin e tyre, ashtu si do të punoj deri sa të kem frymë që ne të kthehemi në tokat tona në Çamëri.”- thotë Dashamir Tahiri, sipërmarrësi çam që ka sponsorizuar Memorialin e Mirënjohjes, këshilltar i PDI në Këshillin Bashkiak të Vlorës dhe kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë i kësaj force politike. Tej, kënga dhe vallja, shpërndaheshin si për të kaluar bashkë me makinat, Qafën e Llogorait e për të shkuar në Çamëri, si për tu thënë, ato vargje të rënda polifonie: “Gjyshërve iu këput syri / Nuk u tretën nga meraku / Thonë për trojet kurrë mos flini /Për ju ndezur rri oxhaku!” Publié par Dardan Leka à l’adresse 7/06/2009 09:32:00 PD Libellés : dukati, qameria, shqiperia, çamerija
Ajo lindi ne Dukat me 20 gusht 1855. Tete kishin kaluar, kur trimave te Dukatit u kishte kulluar palla gjak tek Ura e Hasan Beut ne Berat, ku u vrane 90 diva per te shpetuar vatanin nga menxyra turke. Edhe te afermit e saj u vrane ne kete beteje me se te pergjkshme. Bemat e ketyre trimave ia mbrujten zemren vajzes se vogel me dashurine per lirine e vendit e me urrejtje kunder turkut pushtues.
……………..
Nentor i eger, Nentor 1912. Si gjithe Dukati dhe Sadoja 57 vjecare degjoi se greket donin te merrnin Shqiperine Jugore: Dukatin, Vloren.
………..
Sadoja nisi ne lufte djemte. Kur i percolli i uroi: “Dyfeku ju befte top! Luftoni per flamurin kuq e zi te Skenderbej faqebardhit”. Gjemonin malet nga pushket e trimave. Sadon nuk e mbajti vendi. Djemte luftonin, ajo jo. Ngjeshi gjerdanin, rrembeu dograne e ju ngjit malit, duke ecur me vrap sikur te ishte vajze.
La pas perroin e Shkalles dhe doli ne Llogora, por ci pane syte valle?! Shume luftetare kishin lene frontin. Ne krye ishte komandanti, trimi Alem Mehmet Tragjasi. Lufta vazhdonte e rrepte ne Llogora dhe greku nuk hidhte dot as nje cap drejt dukatit.
-Tunjatjeta Alem Aga, -i thote Sadoja.
-tunjatjeta Sado Koshena.
-ku shkon me keta trima.
-ne fshat, nuk e perballoim dot grekun.
-ne fshat? po kush do te luftoje ne llogora? turp, turp! harram e paci gjirin e nenave! kini lene frontin, shoket dhe nderin e motrave dhe nenave t’ua marre i huaji. turp, pse keshtu bejne burrat?! shkoni e futuni ne citjane te grave te shpetoni lekuren.
Bashkia Vlore ka marre nje vendim per lirimin e siperfaqes se tokes qe do te perdoret per vorrezat e fshatit nga nje banor i cili e kishte zaptuar. Ne vendimin e saj bashkia vendos qe te lirohet siperfaqja e tokes e cila do te perdoret per vorrezat e fshatit Kerkove nga shtetasi Magrim Aliaj.
PER LIRIMIT TE SIPERFAQES SE TOKES QE DO Tit PERDORET PER
VAREZAT E FSHATIT” KERKOVE” ,Nit NJESINE ADMINISTRATIVE QitNDER,
TE ZAPTUAR NGA SHTETASI MAGRIP ALlAJ”.
Keshilli i Bashkise Vlore, ne mbledhjen e dates 26.10.2017 , bazuar ne ligjin
Nr.139/2015, “Per Vetqeverisjen Vendore”, neni 8,neni 9 , neni 54, ligjit 7501 date
19.07.1991 ” Per token” I ndryshuar me ligjin nr. 7715/1993 dhe ligjin nr.77631l993 ,
neni 21 pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga administrata e bashkise Vlore, VENDOSI:
1. Lirimit te siperfaqes se tokes qe do te perdoret per varezat e fshatit ” Kerkove” ,
ne njesine Administrative Qender, te zaptuar nga shtetasi Magrip Aliaj”.
2. Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Administrata e Bashkise Vlore.
3. Ky vendim hyn ne fuqi sipas ligjit nr.139/20 15, “Per Vetqeverisjen vendore”,
neni 55 pika 6.
Numan Sulo Bilani, u lind në Radhimë në vitin 1927.
Qysh fëmijë ai ndjeu vështirësitë e jetës. Pasi kreu
ciklin e ulët të shkollës në fshat, në vitin 1941 fillon
studimet në shkollën Tregëtare Vlorë, i regjistruar me
No. Amze: 804. I ndikuar nga veprimtarë ant ifashistë,
me të cilët banonte në lagjen “Lirim”, u aktivizua qysh në fillim me lëvizjen
an tifashiste në qytetin e Vlorës. Eshtë pjesëmarrës në Dem ostratën e Bukës
në Mars 1942 së bashku me shokët e tij të shkollës Tregëtare.
Duke u aktivizuar në aksione të ndryshme si shpërndarje traktesh,
grumbullime ndihmash për partizanët, etj. në mes rreziqesh pa fund, djaloshi
14 vjeçar, u burrërua para kohe. Aktiviteti i tij ra në sy të fa shistëve italianë,
deri sa një ditë, qëndrimi i tij në qytet dhe vazhdimi i shkollës u bë i
pamundur.
Prandaj në verën e vitit 1943, Numani detyrohet të hidhet në ile galitet, duke
qenë gjithmonë aktiv në veprimtarinë an tifashiste. Merr pjesë në lu ftën e
Drashovicës në Shtator 1943, duke treguar trimëri e guxim për vetë moshën
e re që kishte. Më pas vazhdoi aktivitetin brënda në qytet, pranë Komitetit
Qarkor të PK, deri më 28 Nëntor 1943, kohë të cilën u inkuadrua në radhët e
batalioneve të para të Brig. së V partizane.
Luftëtari i vogël, gjithmon dallohej për guxim e papërtueshmëri. E në një
përpjekie me pushtuesit na zistë në Dhjetor 1943, në Bolenë, bie trimërisht 16
vjeçari Numan Bilani, me fjalët e fundit: “Hakmarrje! Ne do të fitojmë!…”
Eshtrat e Numanit prehen në vorrezat e dëshmorëve, Vlorë.
28 Nëntor 1943. Me krijimin e formacioneve të para të Brigatës së V
partizane shumë radhimjotë u inkuadruan në të, ndërsa më vonë, në plot të
tjera, duke marrë pjesë me armë në dorë kundër pushtimit nazist, deri në
çlirimin e plotë të Atdheut. E ndër ta vazhduan ndjekien deri thellë në tokën
jugosllave. Ata qysh nga partizan i thjeshtë e deri drejtues kompanie e
batalioni, treguan se ishin njerëz të sakrificës, luftëtarë trima, të palodhur e
mbi të gjitha besnikë e të ndershëm. Radhima, duhet të krenohet me bijtë e
bijat e saj, që gjithmon kur i kërkoi nevoja, dolën në ballë, nuk u kursyen,
sakrifikuan edhe jetën e tyre… Ja lista e partizanëve radhimjotë:
1-Ali Bilani
2-Laze Tefa
3-Shero Dervishi
4-Ali Rroko
5-Memo Ruko
6-Veledin Ruko
7-Avdul Ramo
8-Mero Bego
9-Veli Kapo
10-Badi’ Dervishi
11-Numan Bilani
12-Velo Seferi
13-Bako Limo
14-Nuri Radhima
15-Xhevdet Lagji
16-Beqir Shuaipi
17-Nuro Vera
18-Xhezo Rroko
19-Cane Ramo
20-Prënjo Myftari
21-Xhuvel Ruko
22-Gjik Hyseni
23-Selman Ramo
24-Zaçe Bego
25-Hasan Pulo
26-Sheme Bilani
27-Zenel Hamiti
28-Hati’ Brahimi
29-Sheme Latifi
30-Zyhra Radhima
31-Hasan Imeti
32-Selfo Selimi
33- Brahim Sihati
34-Ismail Bilani
35-Hasan Ruko
36-Et’hem Rroko
37-Jaho Bejto*
38-Sadik Ramo*
39-Ali Radhima*
40-Sali Hyseni*
41-Skënder Brahimi
42-Xhemil Brahimi
Të tjerë radhimjotë, gjatë periudhës së luftës morën pjesë në luftime, prita
e përpjekie kur e lypi nevoja, duke treguar guxim, kurajo e sakrificë, si:
– Balil Bari – Barjam Veliu – Dervish Lulo
– Bush Kajtazi – Beqir Kajtazi – Sherif Havari
– Brahim Sihati – Mamudie Lagji – Beqir Isufi
– Muhamet Lagji – Shyto Koçi – Dalan Çelo
– Selfo Gumenica – Ahmet Zhegu – Fejzi Saliu
– Halil Lame – Arshi Bilani – Xhemil Ramo
– Ahmet Kojani – Ejet Piko – Adem Bilani
– Musa Muhameti – Myftar Musai – Dervish Abazi
– Selim Maze – Murat Novruzi – Isa Brahimi
Në vitin 1979, në sheshin para shkollës së vjetër në Majë të Bregut, gjatë
punimeve të bëra për sistemimin e oborrit të saj, u zbuluan disa varre. Var ri i
parë, ndodhej pranë gurit të Çarë, me drejtim L-P. Skeleti ishte pothuajse i
paprishur mbi një taban dolomiti të sheshuar.
E veçanta e këtij varri ishte se në iventarin e zbuluar ishte edhe një monedhë floriri me peshë 3 gr e
diametër 1.3 cm; si dhe një FIBUL e punuar në kockë. Fibula kishte një
gjatësi 12 cm, e zbukuruar me figura gjeometrike dhe në krye të saj ishte
gdhendur një kokë dhie pothuajse e njëjtë me atë të përkrenares së
Skënderbeut… Pesë metra më në jug të gurit të Çarë, gjatë gërmimeve u
zbuluan edhe tre varre të tjerë, që i takojnë të njëjtës periudhë, asaj romake.
Inventari i tyre flet se këtu kemi pasur të bëjmë me një qendër të banuar
urbane.
Nga objektet e gjetura në varrin e parë, u përcaktua se skeleti i
padëmtuar i përkiste një femre, në trupin e së cilës ishin vendosur me dhjetra
zbukurime që ruheshin në gjendje shumë të mirë dhe që të mahnisnin me
bukurinë dhe finesën e punimeve. Në falangjet e gishtrinjve qëndronin tetë
unaza me relieve të ndryshme, që për mendimin tonë kanë shërbyer si vula.
Në parakrahun e majtë kishte të vendosur një byzylyk argjëndi, i cili përbehej
nga katër rrathë dhe fillonte e mbaronte me kokë gjarpëri. Në të dy anët e
kafkës, tek pozicioni i veshëve rrathë të dyfishtë po prej argjëndi. Në pjesën e
kraharorit qëndronin dy karfica, ndërsa në pjesën e mezit u gjetën pafta brezi
dhe gjilpëra. Në fund të këmbëve ishte vendosur një lotore me lartësi 7 cm e
lyer me vernik kafe të errët. Lotorja ishte e zbukuruar nga një vargëzim i stilit
të grurit ose thekrës.
Varri i dytë i takonte një luftëtari, me skelet me gjatësi 186 cm. Inventarit të
këtij varri i takojnë një mburojë, dy kallca metalike e një përkrenare metalike;
të dëmtuara nga korrozioni. Në këtë varr u gjetën edhe dy monedha me
nënshkrimin “ORIKON”. Ndërsa në varrin e tretë u gjetën një shpatë, tre
maja heshtash e një kupë metalike. Në pjesën e jashtme të kupës, gjejmë të
punuar në mënyrë të përsosur relievin e trupit të një femre.
Objektet e gjetura në këto varre, që sot ruhen në Muzeun Arkeologjik
Tiranë, na njoftojnë prej lashtësisë se në territorin e fshatit Radhimë, në
kohët antike ka jetuar një komunitet me nivel të lartë jetese”.
Novruz BARJAMI d.v.
Historian
Radhimë, Maj 1979
Historia e fshatit të Dukatit sot është më shumë se ekzistuese në mendjet e banorëve të zonës. Rrëfenjat flasin për këtë fshat si një nga më të mëdhenjtë në gjithë Shqipërinë. Udhëtimi në ditët e sotme bëhet lehtazi pasi janë rrugët e shtruara me asfalt, ndërsa më parë, njerëzit janë munduar ta bëjnë këtë rrugë në këmbë, ose me kuaj kush kishte mundësi, deri në qendrën e fshatit. Në këtë vend ishte këneta dhe kullotat e Dukatit dhe asgjë tjetër. I gjithë vendi ishte një pyll i përzier me hilqe, frashër, që e bënte të pakalueshëm për njerëzit. Këneta vetë, kishte puse dhe vende ku uji ishte deri 1 deri 2 metra ujë. “Ishte e pashfrytëzuar se e bënin vetë kushtet që kombinonte me detin dhe ushqehej dhe me puset vetë. Deri në vitin 1956 nuk kish gjë prej gjëje përveç një poste policie.
Për herë të parë u ndërtuan rreth 20 apartamente ku do strehoheshin rusët që do të vinin për bazën e Pashalimanit dhe shqiptarët gjithsej 72 familje të tyre”, thotë Selami, banor i fshatit. Qyteti i Orikumit është banuar që prej 2500 vite më parë, ndërsa dukati është banuar që në kohën e Ilirëve. Në fillim, gjithë fshati është marrë me blegtori. “Blegtoria ka qenë orientim kryesor. Ishte deti afër, por s’ka pasur peshkatarë të shquar. Blegtoria është të jesh edhe punëtor edhe dembel. Ka qenë e përhapur që në cep të Karaburunit deri në Llogara sipër. Kur u kolektivizua në vitin 1955 u grumbulluan fshatrat. Pastaj ishte nevoja e një qendre urbane dhe u krijuar Orikumi”, thotë Skënderi, blegtor i Dukatit. Fshati i Dukatit në blegtori është i dalluar ende sot. Dhia e zezë që vazhdon të rritet në kullotat e maleve të Llogarasë mban kurorën e mbarë Shqipërisë për cilësinë e mishit dhe prodhimin e qumështit.
Ndërsa, blegtorët gjenden përditë në male. Dita e tyre nis që me zbardhjen e diellit. I vetmi pushim është ai i drekës, ku edhe dhitë mbyllen për pak orë në stane. Pastaj, rutina vazhdon po njësoj. Sapo kalon piku i vapës, fillon edhe ngjitja në male. Llogaraja ka kullotat më të mira për dhinë e zezë, jo vetëm për shkak të bimësisë, por edhe të detit. Përmbajtja e jodit dhe përthithja e tij nga kafshët ndikon pozitivisht në pjellorinë e dhive të zeza të Dukatit. Tringëllima e këmborës njofton që jemi afër një kopeje. Tanush Bodoj, blegtorin më të madh të Dukatit e takojmë në mes të maleve. Ndonëse gjithë ditën në lëvizje ai nuk dukej i lodhur. “Mirë se erdhët. Më në fund miq për mua se vetëm dhi dhe cjep kam pasur deri më sot”, thotë Tanushi me humor, teksa ngrihet nga vendi ku ishte ulur dhe merr në duar shkopin e çobanit. Muzika labe e shoqëronte kudo. Simfonia e saj dëgjohej nga një radio e vogël, të cilën Tanushi e mbante përherë me vete. “Ja, kjo traditë na mban gjallë, si në muzikë dhe kudo. Blegtoria është një traditë më vete.
Brezat sa vijnë e ndryshojnë, por disa vlera duhet të mos i zhdukim”, thotë ai, ndërsa na tregon edhe për aktivitetin e tij në blegtori. “Unë kam pasur përherë në tufat e mia dhinë e zezë të dukatit. Është një racë autoktone, e cila duhet ruajtur. Ka ardhur në këtë vend që në vitin 1944 dhe që prej asaj kohe nuk është larguar. Megjithatë, numri i krerëve ka qenë më i madh. Numëroheshin rreth 120 mijë krerë dhi të zeza. Unë, sot kam në kopenë time rreth 1300 krerë, prej të cilave marr rreth 150 litra qumësht në vit nga një dhi. Është me leverdi, pavarësisht lodhjes që ka. Mbi të gjitha është traditë. Pjellshmëria e kësaj race është 97 % dhe kjo është pozitive. Nuk i shes dhitë e zeza të gjitha sepse i mbaj, i rinoj, i shtoj akoma më shumë. Ne, vlonjatët, jemi pak krenarë për gjërat tona. Kudo e tregojmë, por dhe e ruajmë të veçantën që kemi”. Dhia e Dukatit është me trup të shkurtër. Manteli i kësaj dhie është kryesisht i zi, për ka edhe individë të zinj me lara të bardha, apo krejtësisht me ngjyrë bezhë.
Një karakteristikë tjetër e këtij individi të botës shtazore në dallim nga speciet e tjera, është edhe fakti se femrat dhe meshkujt janë të pajisur me brirë, gjë që u jep atyre një pamje tërësisht të veçantë. “Në tufën time janë më së shumti femra, por kohët e fundit kam shtuar edhe cjepët. Mbaj rreth 80 cjep çdo vit. Shitja, më tej ka rendimentet e saj, por deri më sot ka qenë në nivele të mira. Unë, shes rreth 400 keca në vit. Përafërsisht një kec mund të më japë rreth 6000 lekë. Keci është 10 kg më e madhi në peshë, por është sipas periudhës. Mesatarja e peshës është 8 kg. E rëndësishme është që ka kërkesë. Jo vetëm mishi i dhisë, por edhe qumështi tregtohet. Djathi ka kërkesë akoma më tepër sepse e përpunojmë vetë në mënyrë artizanale, pa baxho. Njerëzit vijnë dhe e kërkojnë në shtëpi. Nuk ka si bulmeti që bën vetë”, thotë Tanush Bodoj.
Kërkesa për certifikim
Një prodhim i mirë, megjithëse njeh shitje duhet të japë edhe siguri. Agronomi i fshatit të Dukatit, Selim Askoçela thotë se veçantia e këtij fshati në mbarështimin e dhisë së zezë të Dukatit si edhe prodhimit të mishit dhe bulmetit të marrë prej tyre, duhet të marrë një pullë të kontrolluar, e cila të tregojë prejardhjen e produktit dhe cilësinë e tij. “Raca e tufave është e përzier, por dominon dhia e zezë. Ka prodhimtari të lartë. Dukati i ka marrë përmasat dhe mendohet të kapë shifrat e periudhës së mëparshme duke plotësuar nevojat. Kemi hedhur idenë që zona të bëhet jo vetëm turistike, por edhe të ketë patentën e saj në produkte, duke garantuar prodhim të kontrolluar dhe e certifikuar. Të njihet me emrin e Dukatit”, thotë Selim Askocela.
Trim Askocela: Blegtorët po tregojnë kujdes për dhinë autoktone
Cilësitë pozitive të dhisë së zezë së Dukatit, e mirënjohur në gjithë vendin për vlerat e saj si në prodhimin e qumështit dhe të mishit duket se janë nën një kujdes të mirë. Blegtorët zotërojnë mesatarisht 700 krerë dhi në fermat e tyre. Megjithatë, edhe pse me një eksperiencë të gjatë në këtë fushë, sërish kujdesi për kafshët duhet t’i kalojë një personi të specializuar. Trim Askocela, veterineri i zonës, tregon rëndësinë që ka kjo racë e rrallë e dhisë si edhe përse blegtorët po kujdesen kaq shumë për mbarështimin e tyre. “Nuk janë thjesht kafshë dhe sektor blegtorie për këtë vend. Është traditë e rrallë, e cila duhet ruajtur. Mbi të gjitha, ka vlera të mëdha dhe shumë fitim. Është me leverdi për fermerin pavarësisht vështirësive që ka.
Në krahasim me dhitë e tjera normale, këto të Dukatit prodhojnë më shpejtë dhe kanë prodhimtari më të lartë. Në periudhën e majit është mishi më i kërkuar se në atë periudhë zhvillohet dhe bimësia. Faktori i rëndësishëm është edhe fakti që ndodhet buzë detit sepse ndikon shumë jodi i detit. Edhe kur janë në shtim, riprodhim i nxit të kenë prodhim më të shpejtë se ai normal. Ndër të tjera, bimësia është shumë e zhvilluar dhe e përshtatshme për dhitë e zeza. Ka shkurre dhe përrallë që janë shumë të nevojshme për një ushqim të shëndetshëm”, thotë veterineri Askocela. Ndër të tjera, ai shton se edhe kujdesi që tregojnë çobanët e dhive ndaj mjedisit është një faktor që përbën rëndësi, duke theksuar që nuk ka pasur raste zjarri si në zonat e tjera të vendit. “Çobanët edhe janë kujdesur mirë për zonën. Nuk kemi pasur raste zjarri. Vështirësia e terrenit është e madhe, duke qenë se zona ndodhet rreth 1100m mbi nivelin e detit”, përfundon Trim Askoçela.