Ne Radhime ka mjaft raste te cilat kane lene gjurme te pa shlyeshme ne kujtesen e njerezve
dhe jo vetem ne Radhime ,por edhe me gjere .
Gjat periudhes se luftes nacional çlirimtare ,ne nje nga bastisjet e bera nga pushtuesit
gjermane ne fshat ,kerkohej te merrej peng i biri i Hasan Pulos (Jahja Pulo ) i cili ishte gjiton me
Brahim Ramon ,ne te njejten kohe Jahjai ishte edhe afersisht ne nje moshe me te birin e Brahim
Ramos (Qani Ramo )
Brahim Ramo nuk lejoi qe te merrej djali i Hasan Pulos ,meqene se Hasani ka vetem ate djale
tha ai ,une po i jap gjermaneve tim bir Qaniun sepse une kam edhe te tjere. dhe siç tha ashtu edhe
beri ,gjermanet e moren te birin e tij ne vend te Jahjait dhe pas disa oresh e liruan ,kur moren vesh
se nuk ishte ai qe duhej.
Kur nuk e hoqi pushken nga supet e tij duke e pasur si shoqe te vertet ne te gjitha ngjarjet e kohes. Lindi ne Dukat me 1885 dhe e kaloi gjithe jeten e tij si blektor, por dashurine per atdheun dhe urrejtjen per armikun e kishte ne zemer, ne gjak, trashegim nga te paret e tij.
Ne luften e Vlores me 1920 Ahmeti ishte pjesetar i çetes se Dukatit dhe mori pjese ne luften e Llogorase kunder garnizonit te pushtuesve Italiane ne qershorin e atij viti.
Me shume bashkefshatare te tij me 6 Prill 1939 ai rrembeu armen e shkoi ne Vlore per te luftuar kunder fashizmit italian qe pushtoi vendin. Edhe pse i moshuar e perkrahu luften Nacional Clirimtare dhe shtepia e tij u be baze e strehimit te partizaneve.
I dogjen shtepine ne 05.081943. Sehit Sinani partizan nga tragjasi dhe Axhem Xhelili, djali i tij partizan ne kujtimet e tyre kane shkruar se si Ahmet Xhelili ne Shkurt te vitit 1944 ne stanin e tij, me zgjuarsi e gjakftohtesi shpetoi 13 partizane qe u rrethuan nga armiku. Por Ahmet Xhelili ose Xha Ahmeti siç i thoshnin, donte te bente edhe me shume prandaj ne Gusht te vitit 1944 ai rrembeu pushken e doli partizan duke u rreshtuar ne Brigaden e dymbedhjete, ne batalionin e dyte , kompania e dyte.
Kur Brigada e dymbedhjete po ndiqte kemba kembes pushtuesin gjerman nje njesit partizan i kompanise se dyte ku ishte dhe xha Ahmeti shkuan ne Qafen e perralit ne zonen e Dukatit dhe aty duke kaluar telat e garnizonit gjerman shpertheu nje mine ku xha ahmeti u vra. Ne lufte edhe do vriten thoshte ai. Ahmet Xhelili u vra per lirine e Shqiperise dhe ata qe vriten per atdhe nuk vdesin kurre.
Lindur ne 1885 , ra deshmor me 1944.
Eshte shpallur deshmor me vendim nr 97 date 22.09.1972.
Moti i terbuar i disa diteve me pare ne shkaktoi mjaft probleme ne Njesine Administrative Orikum. Dallget e fuqishme kane goditur pjesen e bregut te detit duke kaluar ne disa segmente edhe mbi rrugen e makinave por edhe trotuarin e kembesoreve.
Nje platforme vinxh e cila perdorej nga punetoret e rezervateve te peshkut ne Raguza, eshte nxjerre nga dallget e fuqishme ne bregun e Pashalimanit.
Njoftim per perfitimin e bursave nga fondi i mbeshtetjes studentore
Studentet me banim ne Njesine Administrative Orikum (Orikum,Dukat i Vjeter ,Dukat i Ri ,Tragjas dhe Radhime ) qe vazhdojne vitin e pare ne shkollat e larta mbi 10 km larg vendbanimit te tyre dhe qe kane burime te pamjaftueshme financiare, te paraqiten prane Zyres se Arsimit Bashkia Vlore per te marre shpjegimet e nevojshme per dokumentacionin qe duhet te paraqesin per perfitimin e bursave studentore .
Studentë në nevojë konsiderohen:
1. Sipas kriterit ekonomik:
a) Studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 (dhjetë) km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore;
b) Secili nga studentët, i cili rezulton bashkëshort me fëmijë, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore;
c) Personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.
2. Jashtë kriterit ekonomik:
a) Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit;
b) Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;
c) Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;
ç) Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentave është 29.01.2018
shte vetëm gjashtë vjeç kur pa ti mjegullohej imazhi i nënës nëpër xhadenë e Dukatit, pranverën e vitit 1948. Fadil Çapo është sot 76 vjeç por e kujton si sot atë ditë… Na pret mjaft i emocionuar ne shtepine e tij pranë portit të Vlorës. Pyet se kush na ka treguar për historinë e tij… Shikimin e ka të mjergullt, duart i dridhën, njërën këmbë e ka prej druri sepse e ka humbur për shkak të diabetit. Dhimbja ka lënë shumë gjurmë në portretin e Fadilit. Por ai mban mënd mirë mundimet e jetës, qysh kur ishte fëmijë në Dukat, pa nënë dhe pa baba e më pas në kampet e internimit në Plug e Saver. Pjesa më e dhimbshme është padyshim ikja e nënës.
Dukat 1948. Në portën e madhe të familjes Çapaj dëgjohen trokitjet e forta dhe britmat e policëve. E zonja e shtëpisë, Valideja, me foshnjen dy muajshe në duar, del me nxitim për të hapur portën. “Ç’kërkoni?” i pyet. Policët hyjnë me furi brenda oborrit. Një prej tyre e nxjerr jashtë dhe i thotë ashpër “Do vish me ne”. Një tjetër nxjerr në rrugë edhe dy djemtë më të rritur: Eqeremin dhe Idaiun, mbi 14 vjeç. Tre fëmijët e tjerë më të vegjël, Fadili 6 vjeç, Floriana 7 vjeç dhe Lefteri 4 vjeç shohin të hutuar, pa kuptuar se çfarë po ndodh. Policët bastisin shtëpinë, mbyllin dyert me çelës dhe dalin jashtë duke shoqëruar me forcë nënën me foshnjen dhe dy të rinjtë, e më pas largohen. Gjithçka ndodh për disa minuta. Tre të miturit dalin tek porta e madhe dhe duan t’i ndjekin, por një prej policëve kthehet dhe iu bërtet të kthehen. Qëndrojnë tek porta e madhe duke ndjekur me sy nënën me foshnjen në duar dhe vëllezërit që ecin drejt qendrës së Dukatit.
Para shtëpisë së madhe të gurtë ka rënë heshtja. Një heshtje që fillon t’i trembë fëmijët. Lefteri fillon të qajë me dënesë, ndërsa dy më të mëdhenjtë, Flora dhe Fadili, mundohen ta qetësojnë edhe pse janë po aq të trembur sa ai. Mbyllin portën dhe ulen në shkallët e shtëpisë duke pritur me shpresën se nëna do të kthehet së shpejti. Pas orësh të tëra pritje, errësira ka rënë mbi Dukat dhe fëmijët fillojnë të mendojnë për t’u strehuar diku. Dera e shtëpisë është mbyllur, nuk mund të hyjnë. Aty përpara gjenden lëpushat ku çlodhen lopët kur vijnë nga kullota. Shtrihen të tre aty pa folur. Lefteri i lodhur nga e qara mbyll sytë dhe fle i pari, ndërsa Fadili dhe e motra edhe pse nuk flasin mendojnë të njëjtën gjë “Kur do të kthehet nëna?”.
Të nesërmen në mëngjes Fadili shkon me vrap për të hapur portën. Pret aty me sytë nga rruga për të dalluar ndonjë hije njeriu a ndonjë zhurmë, por asgjë nuk lëviz. Edhe pas disa orësh, kur dielli ka arritur në kupë të qiellit askush nuk po duket. E motra ndez një zjarr me dru dhe zjen disa misra që janë varur në hangarin e lopëve. Presin gjithë ditën derisa errësira mbulon përsëri fshatin.
E njëjta ditë pritje me portën hapur përsëritet. Të tre fëmijët ndjehen të uritur e të lodhur, por më shumë se çdo gjë i druhen frikës se ç’u bë me nënën, vëllezërit dhe motrën e tyre të vogël. Pas 7 ditësh dëgjojnë një zhurmë makine mbi xhade dhe dalin me vrap para portës. Nga lart po dukej vërtet një makinë që zbriste nëpër kthesa duke u anuar sa andej këtej. Fëmijët presin me ankth: Të jetë nëna në makinë?
Makina afrohet me ngadalë, por nuk po arrijnë të shquajnë asnjë të njohur. Pas pak kalon para tyre, plot me njerëz në karroceri dhe në fund të saj, mbështetur në spond Fadili arrin të dallojë nënën. Valideja i thotë diçka, por fëmijët nuk arrijnë të kuptojnë gjë. Fadili vrapon pas pluhurit që ngre makina për disa metra… Më pas makina zhduket pas një qafe dhe gulçima e saj shuhet. Lotët i rrjedhin në faqe. E kupton se nëna do të shkojë larg, shumë larg dhe do të vonohet shumë, shumë më tepër se këto 7 ditë.
Fëmijët kthehen tek porta dhe qëndrojnë aty për disa çaste. Nuk dinë asgjë se çfarë po ndodh. Mbi shtëpi dëgjohen zërat e disa njerëzve që kishin dalë për të parë makinën. Dikush prej tyre thotë: “E morrën dhe Validenë“.
Jeta në kasollën e Gani Çapos
U gdhinë e u ngrysën 20 ditë rresht të vetëm, duke ngrënë misra e duke fjetur në lëpushat e lopëve, rrëzë hangarit. Askush nuk erdhi t’i shihte si ishin, a ishin sëmurë, a kishin ngrënë, a kishin fjetur, a ishin gjallë…Askush nuk u hodhi përtej mureve një kore bukë. Askush nuk erdhi t’u tregonte se ku shkoi nëna dhe se ç’do të bëhej me ata tre të mitur.
Ditën e 21-të fëmijët që po rezistonin përballë urisë, vetmisë e frikës dëgjuan një të trokitur të lehtë në derë. Ishte Gani Çapaj, një bari që shpesh kulloste lopët e tyre, kushëri i familjes. Fadili shkoi tek porta dhe hoqi llozin. Ganiu hyri duke i parë me vëmendje të tre.
Si je Fadil? Mirë jeni?
Po, mirë, – iu përgjigj Fadili.
Do vini të rrini ca ditë andej nga unë?
Mirë, – i tha Fadili dhe mori për dore Lefterin e Florën.
Kasollja e Ganiut ishte prej kashte, e shtruar poshtë me baltë dhe ndodhej pak larg fshatit. Ganiu kishte edhe tre fëmijët e tij: dy vajza mbi 10 vjeç dhe një djalë moshatar me Lefterin. Të gjithë flinin në atë kasolle dhe ndanin atë pak bukë e qumësht, që Ganiu mund të siguronte sa për të mbajtur shpirtin gjallë. Fëmijët filluan të mësoheshin në kasollen e Ganiut.
Ditët u bënë javë, javët muajt e muajt vite. Fadili dhe e motra filluan shkollën, e më pas edhe Lefteri. Pas disa vitesh Fadili punonte duke e ndihmuar Ganiun e më vonë filloi punë si bari me delet. Megjithatë uria nuk iu nda kurrë të tre fëmijëve. Shpesh kur kulloste delet, hante Mërrajte, një lloj bari që e hanin edhe delet.
Kështu kaluan 12 vjet. Nuk kishte ditë që të mos mendonte për nënën. Gjithmonë ëndërronte “Ta takoj dhe njëherë pa pastaj le të vdes”. Mundohej të kujtonte mimikën e saj, qortimet, porositë, gatimet… “Ku ishte tani ajo?”. “A mendonte dhe ajo për ata?” “A do takoheshin ndonjë ditë?”…
Shpesh kur rrinte nën hijen e dushqeve dhe delet kullosnin poshtë, mundohej të parafytyronte si do të ishte çasti i takimit me të. Imagjinonte sikur ajo të vinte një ditë dhe të riktheheshin në shtëpinë e madhe bashkë me vëllezërit, motrat dhe babain…
Takimi me nënën pas 12 vitesh
Ishte pranvera e vitit 1960. Fadili sapo kishte mbushur 18 vjeç. Në mbrëmje Ganiu u kthye nga puna si zakonisht dhe e thirri mënjanë Fadilin. I kishin sjellë një letër ku shkruhej një porosi e Validesë për të: “Aman, thuaji Ganiut nëse fëmijët e mij janë gjallë, brenda mundësive të m’i sjellë t’i shikoj, nëse nuk janë gjallë m’i tregoni ku i kanë varret që t’u shkoj.”
Nuk kishte lajm më të bukur për Fadilin, Florën dhe Lefterin. U bënë gati për t’u nisur që të nesërmen. Ganiu kishte folur me shoferin e kooperativës, Ahmet Alushin dhe ai ishte treguar i gatshëm menjëherë për t’i çuar fëmijët tek Valideja, në kampin e Plugut, Lushnje.
Të nesërmen në mëngjes Shoferi, Ganiu dhe të tre fëmijët u nisën. Pasi udhëtuan gjithë paraditen, arritën në qendër të fshatit Plug. Fadili po shihte rreth e rrotull për nënën, por të gjitha gratë nga larg dukeshin njësoj: të veshura me të zeza dhe shami të bardha që punonin nëpër arra duke prashitur me shata. Ganiu zbriti dhe pyeti disa fshatarë: “Jemi nga Dukati i Vlorës. Duam të takojmë Velide Çapon se këta janë fëmijët e saj.” Dikush nga ata iu përgjigj: “Shkoni pyesni te punëtorët atje, ato gratë me shami të bardha”.
Fadili e dëgjoi, u hodh vrik nga karroceria dhe u nis me vrap drejt parcelave. Ndaloi para një kanali të madh vaditës plot me ujë. Nga aty i thirri një gruaje:
Si jeni mirë? Do të pyes për një grua. E njeh një Velide Çapon?
Gruaja matanë kanalit kishte pranë një vajzë të vogël rreth 12 vjeçe, që po i mbante shatën. E vështroi me kujdes dhe i tha:
Hajde këtej more djalë. Hajde këtej nga rruga.
Fadili mbërriti me një frymë dhe u afrua përballë gruas, ndërsa vajza po e shihte me vëmendje.
Gruaja e pyeti:
Për çfarë e do Velide Çapon?
E duan ca nga Vlora, nga Dukati, – iu përgjigj Fadili.
Gruaja disi e menduar, me një hije dyshimi e pyeti përsëri:
Cili është?
Është Gani Çapo, – iu përgjigj përsëri Fadili.
Po ti i kujt je?
I Gani Çapos, – ia ktheu menjëherë.
Jo more djalë, se Ganiu nuk ka djalë kaq të madh, e kundërshtoi gruaja me hezitim.
Ndërkohë vajza përbri i pëshpëriti gruas pranë veshit:
Mama, mos është Fadili ky, se ka atë shenjën në buzë që më ke treguar?
Mos je ti Fadil, more djalë?
Unë, Fadili jam, – iu përgjigj djali me zërin që i dridhej.
Valideja shtangu, nuk e mbajtën më këmbët dhe u lëshua përtokë. Fadili me Teftën iu hodhën sipër duke lëshuar mbi të lotët rrëke. Ganiu me dy fëmijët e tjerë nxituan hapat kur i panë ashtu. Velideja filloi të përmendej, ndërsa Ganiu po i fliste me zë të ulët:
Mos u mërzit. Ja t’i prumë fëmijët. I ke shëndoshë e mirë. Ja Fadili, Flora, Lefteri.
Nëna hapi sytë dhe i shikonte fëmijët e hutuar. Iu kapte duart, i ledhatonte në fytyrë… Ndërsa ata e shihnin të përlotur.
Fadil Çapo dhe motrat e vëllai më i vogël qëndruan me nënën në Plug, nuk u kthyen më në Dukat. Dy vëllezërit më të mëdhenj Eqeremi dhe Idaiu vuajtën dënimin në kampet e punës dhe burgjet e Spaçit e Burrelit. Fadili nuk e pa më kurrë të atin, Veledin Çapon, i cili ishte një nga krerët kryesorë të organizatës antikomuniste “Rilindja Kombëtare”. Veledini u dënua me dënim kapital bashkë me shumë burra të tjerë nga Dukati, por mundi të arratisej në vjeshtën e vitit 1948 pas përndjekjes që iu bë nga regjimi. Pas ribashkimit me nënën Fadili jetoi në Plug, në kushte të vështira, por bashkë me familjen. Aty ai krijoi edhe familjen e vet.
Jemin Veli Bodo ishte gjyshi im nga babai.
Si sot 19 vjet me pare, ne mengjesin e dates 8 Janar te vitit 1999, nderroi jete ne moshen 89 vjecare, ne shtepine e tij ne fshatin Dukat te qytetit te Vlores.
Dua te kujtoj sot dhe te ndaj me te gjithe te afermit tane pervjetorin e tij te 19.
I paharuar qofte kujtimi i tij.
Jo vetem si nje familjari yne i dashur, por si nje njeri qe na ka lene pas nje trashegimi te pasur. Mbi te gjitha , virtyte dhe vlera te medha njerezore.
Ai eshte njohur si nje nder njerezit me bujare ne te gjithe zonen e Dukatit; me shpritmadhesi dhe sens drejtesie ne te parit te gjerave; me nje inteligjence te lindur e te admirueshme edhe nga ata, qe inteligjencen dhe dijen e kane zhvilluar nepermjet shkollimit apo leximit; me nje tolerance njerezore mbi normalen dhe mbi te gjitha, me nje dashuri vllazerore e familjare te rralle. Nuk ka shembull me te mire per tu ndjekur, sesa jeta e ketij njeriu, qe ne cdo hap te jetes se tij, te gjykuar e te paragjykuar si nje tolerance deri ne naivitet, na ka treguar aq perunjesisht se sa e shenjte eshte familja, nena, babai, motra, vellai, femijet, niperit apo mbesat. Madje edhe atehere kur te dashurit tane na lendojne apo cenojne gjate jetes se tyre ne nje menyre ose tjeter, me apo pa dashje.
Nuk ka sot per mua personalisht shembull me te mire sesa jeta e ketij njeriu, i cili jetoi mes ekstremesh dhe zgjedhjesh te medha, te cilat nuk i gjykoj por i vleresoj pafundesisht.
I paharruar qofte kujtimi yt, gjysh i dashur dhe uroj qe nje dite, ne pervjetore te tjere te kujtimit tend, ne mos kemi permiresuar vetveten ne lidhje me tolerancen dhe zemergjeresine, te cilat lidhen ngushtesisht me individin dhe nuk mund te trashegohen gjenetikisht, te kemi mundur te pakten qe te cojme ne vend amanetin tend per Shen-Vasilin dhe Shen-Janin.
Nese nuk do te na falesh dot qe nuk mund te ishim aq te mire dhe me vlera te medha njerezore sa ty ne jetet tona, te mundesh te pakten te na bekosh qe u munduam dhe sakrifikuam deri ne fund per te drejten dhe te verteten.
Vetem atehere besoj se do arrish te gjesh paqe dhe te prehesh i qete prane te dashurve te tu, nenes Fatime, babait Veli, vellait tend Sadik, bashkeshortes tende te urte Sadikes, kunates tende Inxhi, si dhe te gjithe pasardhesve te familjes tuaj qe nuk jane me, ku disa prej tyre, u larguan prej nesh shume me heret se c’duhej.
Ne Radhime ka mjaft raste te cilat kane lene gjurme te pa shlyeshme ne kujtesen e njerezve
dhe jo vetem ne Radhime ,por edhe me gjere
Ka ndodhur shume afer ne kohe ,vetem disa vite me pare varrezat e fshatit Radhime ishin ne
gjendje te mjerueshme ,brenda tyre futeshin dhen, dhi ,lope kuaj ,gomere e çfardo ,megjithese
familjaret kryenin shpenzime per mirmbajtjen individuale te varrezave te te afermve te tyre ,shume
shpesh u duhej te perserisnin pune dhe te ri shpenzonin ,perveç kesaj ato ishin te mbuluara nga
shkurret ,xina,perralle e driza etj.
Arshi Bilani me iniciativen e tij perballoi shpenzimet per rrethimin dhe pastrimin e tyre ,si
dhe devijimin e rruges jashte teritorit te varrezave .Kostua e pergjitheshme ke ketij ndertimi kapi
shifren 22 000 000 leke te vjetera.