Ndodh cudia ! Si rralle here me pare, emisioni fiks fare nuk ka gjetur mbeshtetje nga banoret e njesise Administrative Orikum per sa i perket rastit te denoncuar per mjekun e Qendres shendetesore Orikum Enrik Haxhiraj. Menjehere pas publikimit te emisionit ne televizion, banoret e krahines kane reaguar masivisht por cuditerisht jo per ndeshkimin e doktorit por ne mbeshteje tij duke kerkuar rikthimin e tij ne Qendren Shendetesore Orikum.
Mblidhen ne kohe rekord 850 firma nga qytetarit Orikumas ne me pak se 24 ore dhe keto firma mblidhen per njeriun e punes Doktorin e Qendres Shendetesore Orikum. Firmat jane mbledhur per ti dhen perkrahjen ne zonen tone doktorit te ri dhe profesionist qe na ka sherbyer me profesionalizem, mjekut Enrik Haxhiraj.
Enriku vjen pas 40 vjetesh si nje mjek i ri jo i zones! Ne duhet ta perkrahim dhe ta mbeshtesim sa me shume ne punen e tij.
Ai eshte mjeku i vetem qe e gjen ne cdo kohe dhe na ka sherbyer kudo duke shkuar ne cdo cep te Orikumit, Dukatit, Radhimes e Tragjasit
Nje ngjarje shume e vecante ka ndodhur sot ne qytetin e Vlores. Dy banore te qytetit te vlores njeri prej te cileve nga fshati Dukat kane gjetur nje djale te ri ne stolat e nje lulishte. Djali ka qene pa leke dhe i pa ngrene. Ata e kane ndihmuar dhe i kane dhene edhe disa te holla per tu ushqyer.
Ai deklaron para kameres : Kam ardhur para nente ditesh ne Shqiperi ne Vlore. Kam ardhe nga israeli. Kam ardhur te kerkoj nenen time te vertete qe e ka emrin Shpresa Gjozenelaj. Kam marre vesh nga prinderit qe me kane adoptuar kur kam qene i vogel. Une jam ketu dhe dua te di ku eshte mamaja ime, ca ben , ku jeton, kur kam lindur une ne cilen dite dhe ne cilin vit.
Une nuk leviz nga Shqiperia deri sa te gjej nenen time deklaron ai dhe kerkon ndihmen e banoreve.
U be objekt i emisionit fiks fare per shkak te denoncimit te disa banoreve te krahines por me sa duket doktor Enriku me punen e tij, me sjelljen dhe profesionalizmin te treguar ka fituar zemrat e banoreve te krahines ku punon dhe ata me sa duket duan qe doktor Enriku te mos largohet si doktor i tyre.
Ne Orikuminews eshte hapur nje sondazh per te pare reagimin e banoreve nese jane dakord qe doktor Enriku te penalizohet duke u larguar nga puna apo ai duhet te qendroje ne pune si doktor i krahines.
Shpresojme qe banoret te reagojme dhe te shprehin te lire mendimin e tyre.
Klikoni ne www.orikuminews.com dhe jepni mendimin tuaj me vote te lire dhe te fshehte!
Ja nje prej komenteve te banoreve !
Perse mundohemi te bejme keqe doktor Enrikut dhe te mos ta mbaim apo te na vi ndonje doktor pijanec apo ndonje moshatar! Doktor enriku dyet te plaket ne Orikum prandaj une mendoi te perpiqemi per mire per doktor Enrikun
Sepse ne gezoim qe e kemi fat nje mjek te till ..profesionist ne punen e tij dhe i pa lodhshem perher
E normal per mendimin tim qe askush nuk eshte prefeksion sepse vendi ku jetoim perdit na perball me persona me dhe pa kultur dhe ne mundohemi tu pershtatemi…ky vend ka nevoj per doktorra si Enrik Haxhiraj si nga profesioni ashtu dhe ana njerezore na ka qen prezence ne cdo orar dhe ne cdo kohe pa pertuar aspak
Pas ankesave te banoreve te Njesise Administrative Orikum emisioni fiks fare trajtoi rastin ne fjale ku u konstatuan abuzime me orarin e punes nga mjeku i Qendres shendetesore Orikum. Megjithate per kete rast jo te gjithe banoret jane ne te njetin mendim. Disa prej tyre fajesojne mjekun e disa te tjere mendojne se kjo eshte dicka e nxitur per arsye xhelozie apo konkurrence.
Nje prej banoreve te zones shprehet ne kete menyre:
Po qytetaret e Orikum Dukat Tragjas Radhime nuk duhet te shikojne detajet e vogla te nje punonjsi te qendres shendetsore…se sa her del pi kafe pooor duhet te shikoin se sa her ka qen ky mjek jasht orarit te punes dhe prap na eshte gjendur pran e ka shpetuar jet …po normal ne nuk duam nje mjek te kulturuar ,te denj per punen qe ben …ne duam nga ata mjek qe te mos udrejtohemi dot ti themi cfar shqetesimi kemi…..e vetmja gje qe me ben te qesh dhe pse eshte per te qar eshte se ne si popull mundesit e mira qe na vin ne dor na duken te keqe dhe duam ti prishim…pooor notmalish kur njerzit e papun skan me ca te merren normal do merren me ata qe punoin dhe per te larguar lodhjen si ne cdo vend te botes kan te drejt per nje kafe….
Ky eshte grupi i pare i ushtarakeve qe, ne mars te v. 1949, u dergua ne ish-Bashkimin Sovjetik per te studiuar per kimi ushtarake dhe, kur u kthyen, ne shtator 1952, krijuan kuadrot e para kimike ne repartet ushtarake dhe ne Ministrine e Mbrojtjes. Nje vit me vone, me dt 23 nentor 1953, me urdher te minsitrit te mbrojtjes, u krijua Dega e Kimise, qe konsiderohet edhe si data e krijimit te Armes se Kimise te Ushtrise.
Guri Shyti Nga e majta ne te djathte, ne kembe: Tefik Meçe, Dule Merso, Zija Beqiri, Guri Shyti, Hasan Saliçe, Niko Lici, Loli Theodhori,. Ulur: Sherif Hushi, Memo Hsanaj, Gjysho Bnedo, Vangjel Mikeli, Sabaudin Kurti, Koço Todri dhe Mehmet Jeshili.
Palermo -Pasha Liman dhe ne nenujsit e asaj kohe.
………………………..
– “Pasha Liman, e diele ne dreke! Pas emisionit radiofonik, “Heroizmi i popullit tone ne shekuj”, duke ndenjur shtrire ne krevatet tona, Sh. me habiti me vetepergjigjen e pyetjes se tij. – E di cfare po mendoj? -me pyeti. – Sikur te plaste nje lufte tjeter…. Do kishim te pakten ca heroizma te reja..”
(Marre nga ditaret e mij te asaj kohe – Sh. shok i imi, oficer ne nendetese)
…………………………………………………………………………………………………………………………
Nga kurioziteti por dhe nga lidhjet personale me boten e nendeteseve, kam kerkuar e lexuar shume rreth Bazave Nentokesore te Marines neper bote. Ka shume pak material te publikuar per kete teme. Nje e famshme dhe shume e ngjajshme me Bazen e Palermos ne Shqiperi ishte Baza e Balaklavase ne Krime te Detit te Zi.
Per shume aresye sovjetiket, pavaresisht kostos se jashtezakoneshme, vendosen te ndertonin nje Baze te Nendheshme Nendetesesh, fare prane Sevastopolit, ne Balaklava te Krimese. Balaklavaja ishte nje qyteze e mbyllur ne fundin e nje gjiu te ngushte, shume te mbrojtur nga stuhite e natyres e syte e kurreshtareve dhe me e rendesishmja duket se plotesonte kushtet e mbrojtjes nga sulmet e berthamore aq afer te mundeshme gjate Luftes se Ftohte. Kjo zgjedhje per Floten Sovjetike te Detit te Zi ishte gati njelloj sikur ta kishte kete baze ne Detin Mesdhe i cili konsiderohej si teater shume strategjik i Luftes se Ftohte. Ne vitin 1953, Instituti i Projektimeve te Leningradit pergtatiti dhe coi para qeverise projektin e kesaj Baze Nentokesore . Vete Stalini personalisht u perkujdes deri ne detaje per kete projekt.
Realizimi i ketij projekti I mori Bashkimit Sovjetik te asaj kohe 8 vjet. Me 1961 Baza Nentokesore e Nendeteseve ne Balaklava u quajt e perfunduar. Emri i koduar i saj ishte”825 GTC”. Po ate vit, vete udheheqesi sovjetik I asaj kohe, Nikolay Khruschev vizitoi bazen ne fjale dhe ne mbarim te vizites, duke tundur duart, sic ishte ne tipin e tij, tha dicka qe nuk u harrua kurre. – Ai tha, se e gjitha kjo duhet t’ju jepej prodhueseve te veres per qilar!….Dhe ne fakt koha tregoi qe ruset do ta perdornin bazen e Balaklavase si nje baze ushtarake ne paqe por kurre per lufte…. Sot kjo Baze njihet si Muzeu Naval I Luftes se Ftohte!
…Shume larg nga Balaklava dhe nga Deti i Zi, ne nje tjeter vend mesdhetar, te tjere diktatore, ne nje lidhje te re “dashurie” me nje vend te madh e perseri aziatik, menduan e filluan te ndertonin nje tjeter Baze Ushtarako Detare Nentokesore. Kjo e kesaj radhe, ndryshe nga ajo e Balaklavase nuk ishte menduar per nendetese, por per Katera Silurues me Raketa. Dhe per kete pune qe zgjedhur Gjiu i Palermos ne jug te Shqiperise. Projekti i kesaj baze ishte nje bashkepunim kinezo-shqiptar, i papare e i padegjuar per vendet e Detit Mesdhe per nga kostua, volumi i punes qe do kryhej dhe fuqia ushtarake qe do instalohej ne te. …
Une kam shpenzuar disa vite si nenujes ne Bazen Nentokesore te Palermos.
Po cfare ishte ne te vertete Baza e Palermos?
Ne fakt asnjehere une nuk kam pare dokumenta zyrtare rreth megaprojektit te Palermos dhe megjithese kam ndenjur disa vjet atje me mungoi dhe deshira e eksplorimit te labirinteve te tij. As foto nuk ka shume dhe ish nenujsit duket sikur nuk kane kujtime te mira atje e vazhdojne te kujtojne Pasha Limanin si shtepi te pare e jo Palermon.
Ka shume shifra por ato vetem se do ta bejne me te trishtuar tregimin tim. Dija qe kishte shume ambjente te brendeshme si depo silurash, karburantesh, oficina riparimesh, salla dizel – gjeneratoresh, sisteme ajrimi, sisteme alarmi, sisteme zjarrefikese, sisteme komunikimi, zyra, vinca ure per te ngritur nga uji katerat qe nuk erdhen kurre e plot ambiente te tjera e pajisje teknike. Kishte dhe nje dalje te dyte nga veriu porta e te cilit ishte bllokuar nga prurjet shkembore te rrymave detare. Ne me te shumten e ambjenteve te brendeshme une nuk shkela kurre, tek ca se nuk me lehohej hyrja e tek ca te tjera se nuk kisha deshire.. Shume here e kishja pershkuar tunelin kryesor vajtje ardhje ne gjithe gjatesine e tij me qellimin aspak ushtarak apo eksplorues, thjesht per te dale ne krahun tjeter te malit e per te peshkuar ne ujrat me me shume peshk te atij krahu.
Mbas prishjes me kinezet projekti i Katerave me Raketa u be i pamundur duke provuar keshtu dhe njehere me shume, ne nje shkalle miliona here me te madhe vertetesine e proverbit se “Kali i huaj te le ne rruge”. M. Shehu, dyshi i diktatures, gjate nje vizite ne kete objekt, menjehere pas prishjes me kinezet tha se “partia po mendonte ta perdorte objektin per nendeteset”. Dhe keshtu bene! Dhjetra mijra ushtare xheniere, shumica bij te shtresave te persekutuara politiksht, germuan si skllever, nen uje e nen gure, prej mese 20 vjet ne shkembijte e Palermos. Sasira te medha fondesh u hodhen ne kete shpelle e cila ne mendjen time pervec panevojshmerise qe ne momentin e idese, devijimeve te projektit, e plot bemave te tjera ne fundin e viteve 80, e gjeti veten perfundimisht te paperdoreshme ….
Vajtja ime e pare atje ndodhi ne nje dite dimri te vitit 86, kur bashke me nje tjeter inxhinier nenujes, ishim urdherruar qe perdorur nje nga gjuajtesit detare te FLD, te benim disa matje te cilesive hidroakustike te gjiut te Palermos. Ishte nje dite vertet e keqe per te qene ne det;- nje dite gri, e ftohte me ere e lageshti te madhe, kur mua dhe shumicen e marinareve na kish zene deti e era e te vjellave te thartuara dukej sikur mbushte gjithe gjirin aspak mikprites te asaj dite te pare timen ne ate vend. Grija e kafte dhe e shpelare e brigjeve te lagura e te gurta te Palermos, ne ate dite te larget e te ftohte dimri, me la si pershtypje te pare nje ndjenje te thelle vetmie e trishtimi. Objektet tokesore te Bazes te futura neper gryka e rrekera plot ferra e gjemba, te gjitha te suvatuara keq me ate llacin rere trashe te atyre aneve, ushtaret-skllever rrobashqyer e te pluhurosur te xhenjos qe leviznin si te burgosurit ne xhirot e ajrimit e pak me poshte hyrja e betonte e bazes… Kishte vetem pak vende te gjelbra buze detit nga Baza e deri tek kalaja e Ali Pashes ne lindje dhe ca kaktuse gjembashume shkretetirash ne faqet lindore te gjiut per ti lene vendin me ne lartesi, drunjeve te vetmuar te valanidhit.
Si per ta bere edhe me te zymte kete situate po ato dite si nje lajm te ri, me kishin treguar dhe per nje vrases serial te kapur dhe te denuar me vdekje per nje seri vrasjesh horror midis ushtaresh te xhenjos.
E vetmja gje cuditerisht ndryshe qe vura re ne ate dite te pare por dhe ne ca vizita te mepastajme, ishte nje ushtar xhenjer me origjine nga Dukagjini, qe sa here ishte i lire, ulej gjithmone mbi nje gur te madh ne anen jugore te hyrjes se tunelit dhe kendonte kenget e vendit te tij…
Gjendja morale e nenujsave te asaj periudhe ishte tejet e rene. Duke qene vete nje nga ata e duke i njohur nga shume afer shoket e mij te nenujit, pa medyshje heronj te nje lloji te pashoq te fatit te tyre, nuk kam besuar kurre se ata ne shumicen e tyre mund te frymezoheshin e te shtyheshin te luftonin per motive ideologjike. Une e di qe ata si edhe une nuk ju besonin eproreve politike.
Ne ishim nje popull I tere i denuar me pune te detyruar. Para pak ditesh kur po lexoja nje artikull rreth vepres letrare te Visar Zhitit ne Itali pashe qe autori e quante poetin nje ish te denuar me pune te detyruar. Buzeqesha trishte me padijen e autorit. Poeti ishte i denuar me burg dhe i tere fisi e krushqia e tij bluhej nga mulliri i luftes se klasave, ndersa gjithe ne te tjeret nga frika e atij mulliri benim ate qe na urdheronin dhe jo ate qe donim. Keshtu ishte dhe puna jone e te qenit nenujsa!
Transferimin e Brigates se Nendeteseve nga Pasha Limani per ne Palermo besoj se te gjithe nenujsit e priten keq. E priten keq sepse ishte teknikisht dhe ushtarakisht i gabuar. Nenujsit per vete menyren e jetes se tyre ishin njerez te zgjuar e te lexuar dhe e dinin me mire se sa “te medhejte” e Tiranes se cfare ishte me mire per nendeteset. Pervec kesaj ne ishim mesuar me Pasha Limanin i cili na ishte bere gati si shtepia jone dhe ndjeheshim keq qe do ta linim. Gjiu I Vlores kishte qene nje laborator shume i mire stervitjeje per nenujsat, dhe popullsia per rreth kishte qene jashtezakonisht e dashur me ne. Uzina e Riparimit te Anijeve ishte afer per cdo problem teknik apo nevoje riparimi. Dhe tani me urdher nga lart duhej te iknim per fare! Ti linim te gjitha! Te linim me te mirat per te pasur me te keqiat. Baza e Palermos nuk kishte qene kurre e nuk do behej asnjehere e pershtateshme per Nendeteset. Dukej sikur po na conin atje qe te mos e linin bosh ate shpelle ku kishin harxhuar aq shume.
Te gjithe ishin te prekur e te pakenaqur nga kjo ikje.Trishtimi i ndarjes kish dite qe kish pllakosur ne Pasha Liman. ..Shikonim Zylon e klubit qe mezi i mbante lotet, kamarieret tona po ashtu, mbaj mend Kananin, shoferin legjendar te autobuzit te nenujsave, njeriu I forte qe i shkulte dhemballet e veta me daret e punes e qe i pire si gjithmone qendronte kembehapur ne sheshin para Komandes dhe zihej me vehten. Po ashtu punonjesit e KRAF qe nuk e fshihnin fare deshperimin e ndarjes. Besoja thellesisht qe kjo ishte vertet nje ndarje e keqe dhe dukej si goditja e fundit dhe e parikuperueshme kunder nendeteseve nga administrata e pa afte e militante e strukturave te shtetit te asaj kohe. Kane kaluar shume vite por edhe sot me behet sikur ne bankinen e Nendeteseve ne Pasha Liman, krahas njerezish te tjere qendronte i perlotur dhe shoku jone B.Sh. i cili kish kontribuar aq shume ne historine e teknikes se nendeteseve dhe se fundi ishte transferuar ne nje detyre tjeter. Ne e linim Pasha Limanin ndersa sirenat e trishtuara te percjelljes se Brigates se Nendeteseve , gjemonin gati deri ne Vlore ne ate mengjez te trishtuar per historine e kesaj Baze…
Ikem duke mbyllur keshtu realisht e perfundimisht historine e vertete te Nendeteseve ne Pasha Liman. Pak para ikjes tone shoku im, ish oficeri Sh. te cilit i takon fragmenti I ditarit ne krye te ketyre shenimeve, ishte denuar me 8 vjet burg per ulje te vigjilences ushtarake. Po ato dite kur ne kembezvarre po perpiqeshim te instaloheshim ne Palermo, roja i portes se tunelit, efektiv i Brigades se Nendeteseve zbrazi mbi xhenjerin dukagjinas qe kendonte tek porta e tunelit nje bresheri te tere plumbash. Akoma dhe sot e kesaj dite, si nje deshmi e absurdit qe nuk riparohet dot kurre, mbi betonin e Portes se Jugut jane gjurmet e atyre plumbave qe i moren jeten atij djali te gezuar
…………………………………………………….
… U desh shume kohe qe ne te gjenim njefare normaliteti ne bazen e Palermos, por kurre ate qe duhej.. Ngadale e ngadale filluam te ingranohemi ne jeten te njerezve te zgjuar e kulturuar te Bregut te Detit dhe te pakten une nje dite e ndjeva vehten nje nga ata. Sic e kam thene dhe kur kam shkruar per kengen “Vajze e valeve” “ une enderroja nje bote tjeter, enderroja lirine qe se kishim dhe keshtu shkoja buze detit e shtangesha ne enderren time. Shihja larg atje ku qiell e det beheshin nje, dhe me vehte thoja se atje eshte Amerika, enderra ime e lirise…
…. Punes ne Nendetese kisha filluar ti shmangesha por dhe eproret – shoke te mij -nuk kishin me qejf te kerkonin llogari… Shteti yne ishte vetemundur e veteshpartalluar ne menyren me te keqe te mundeshme duke ecur kunder ligjeve te natyres e te jetes..
Dhe njehere ishte per tu kujtuar thenia e fameshme e Nikolay Khruschev per Bazen e Balaklavase…Vlente njelloj dhe per Bazen e Palermos….!
…Une dhe shoket e mij vajtem djem te rinj e te bukur ne Flote dhe nje dekade e pak me vone po iknim te maturuar e te trishtuar e me bindjen e thelle se ai shtet i shpartalluar nga te gjitha anet duhej bere ndryshe. Une ishja nga te paret qe ika e te tjeret nje nga nje me prapa, por te gjithe te bindur se vendi yne kishte humbur shume vite, energji, rini e shpresa ne menyren me te keqe te mundeshme.. Iknim dhe linim pas historine e dhimbeshme te rinise tone, nje histori per fat te keq gjithmone te pergojuar nga politika e mentaliteti, nje histori qe per cdo komb tjeter do ishte histori krenarie…..
Nje liste ka dale ne qarkullim para nje muaji ne rrjetet sociale ne te cilen kane qene te listuar emrat e disa personave te etiketuar si spiuna. Para disa ditesh ka dale nje tjeter liste me disa emra te tjere te etiketuar si spiuna. Ne lidhje me kete ceshtje ka ardhe nje deklarate nga Kuvendi i Dukatit nepermjet faqes zyrtare ne facebook.
Statusi i plote i Kuvendit te dukatit
Ka dalë një listë spiunësh në qarkullim para 1 muaji. Lista ka emra qe thjesht kane firmosur por skane bere dëme, ka edhe emra spiunësh te vertete antidukatas e antishqiptare qe i kane sherbyer e vazhdojne t’i sherbejne atij rregjimi te shkuar dhe ketij rregjimi te sotem 27 vjecar. Krahina i ndan vete. Sot morem vesh qe keta spiunet e vertete kane pergatitur nje liste te re ku kane futur dhe emrat tane qe kemi qene kunder atij rregjimi dhe kunder rregjimit te sotem te mavropartive. Kete e kane bere qe te na barazojne me veten, por lista e tyre eshte e shtypur keto dite, ndersa ajo qe ka dale ne qarkullim para nje muaji eshte liste mbi 15 vjecare dhe kjo duket nga vjetersia e letres. Poshte spiunet! Poshte mavropartite dhe Byroja enveriste qe i ngriti. Vdekje armiqve te Dukatit dhe te Kombit Shqiptar!