Orikuminews

Tragjas, o fshati im, ku e ke njerezin. Ku i ke bijte e tu qe kane ikur s’di se ku ? Nga Hava Rrapi. (Poetet e krahines)

Tragjas, o fshati im
ku e ke njerezin
ku i ke bijte e tu
qe kane ikur s’di se ku

Jane shperndare ane e mbane
se hallet kurre sna u ndane
por zemer e shpirt aty e kane
i ka marre malli per vatane

Edhe pse sjam rrit atje
eshte fshati im more
fshati ku Im At kish lere
ku tani eshte mbuluar me dhe

Kujtoj me mall e nostalgji
fundjavave ne Lungari
loznim e kishte lezet
gumzhinte izvuari vertet

Kish respekt e dashuri
lezet e miqesi
tani gjerat ndryshuan
iken njerzit u harruan

Su ndame se deshem vete
na ndau kurbeti i shkrete
mallkuar pra qofte perjete
ndau te gjallet ..ne jet !!!

Tragjas, o fshati im, ku e ke njerezin. Ku i ke bijte e tu qe kane ikur s’di se ku ? Nga Hava Rrapi. (Poetet e krahines) Read More »

O Tragjasjote, ku jini, si harruat, pse nuk vini ? Nga Jazo Sinani(Maci). (Poetet e krahines)

O Tragjasjote, ku jini?
Si harruat,pse nuk vini?
Hajdeni,ju dua shume,
Ketu do gjeni rinine,
Do takoni babe e nene,
Do kujtoni vegjeline …

Te varret ne Mokorave,
Dola te te shoh kundruall,
Dhe jam ulur,kam pushuar,
Fillova te dredh duane,
Trup e shpirt te sakatuar,
Kur te pashe te ligeshtuar,
Te djegur,te perveluar…

Ka ardhur yt bir,se sheh?
Si fik faqet me jane rreshkur,
Se jam plakur e jam fishkur
Ke te drejte qe nuk me njeh,
Se dhe shume jam vonuar,
Por gjithmone te kam kujtuar

Por dhe ti fshat i dashur,
Qenke tretur dobesuar,
Spaska me porta me harqe ,
E me gure te latuar.
Dhe sarajet me dy kate,
Ferrat ti paskan mbuluar,
Ste shoh dot me lote ne faqe,
Mos me rri i ligeshtuar.

Kam ardhur te shuaj mallin,
Te shoh fushen edhe malin,
Te bredh sokaket e tua,
Nga Stavroi ne perrua,
Te freskoj ballin ne krua.
Te shoh shkollen e xhamine
Se me kujtojne rinine.

Te kerkoj te paret tane,
Tu gjej varret ku i kane,
T
u flas,tu ulem ne gjunje,
Tu them se kam ardhur une ,
T
u vendos nje pllake guri,
Qe te mos humbasin kurre.

Te dal tutje ne lemenj,
Te degjoj zile kembore,
Te shoh kopene ne brinje,
I terbojne cjepte percore,
Nga keng`e cules dyjare
Mikja te mos flere fare.

Te shikoj vajzat e fshatit,
Si thellezat monopatit,
Qe vijne duke kenduar,
Aty ne te perenduar,
Mbajne furkat neper duar,
Meskeputura si ngjala,
C`te shohe hena kur te dale!

Te takoj motrat e mia,
Me niper e mbesa plot,
Te mblidhen tek avllia,
Te kater te thinjur sot,
Ti puth ne balle te tria,
Do ikim pa vijme mot.

Tek bregu gjej babane,
Mbase mbledhur prane jane,
Ne kuvend nga cdo mehalle,
Si ogic ti qendroj prane,
Si dikur kur isha djale,
Malli shume me ka marre,
Kam kohe qe se kam pare.

Pastaj te clodhem ne krua,
Ku nisin rruget e tua,
Si blete zogjte ne rrepe,
Here ikin,vijne prape,
Keng`e tyre me deh mua,
Me kujton ate qe dua.

T`ulemi , hallet te qajme,
Dhe dertet bashke ti ndajme,
Plaget qe na la dushmani,
Me topa qe nga Sazani,
Nje per nje ti kam pastruar,
Ne brinje ne kraharuar.

Tek ti mbledh mrekullite,
Bukuria ,miresite,
Bujaria,trimerite,
Tundej mali nga bagetia,
Mbarsej fusha,pjelloria.
Te rrepet ,ne krojet e tua,
Pinte uje Perendia.

Skishin thene perendite,
Qe te digjeshin shtepite,
Ne djep foshnjat e gjirit,
Te gjalla ne varre grate.
Keto pune i beri djalli.
Breshkemadhi,Italiani
Dhe fecke derri gjermani,
U humbte nam
e nishani

Zot qe bere gjithesine,
Te lutem ndihmo dhe mua,
Duke me dhene fuqine,
Ta ndertoj edhe njehere,
Ashtu te rrij sic ka qene,
Tragjasin tone te bekuar,
Tragjasin tone te mire.

Te marr me vete rinine ,
Se keshtu e paska jeta ,
Me gaz te shkoje pleqerine,
Me djem e vajza si bleta,
Nje grusht dhe te marr,e dua,
Ta kem nga gjurmet e tua.

Dhe brezat qe do te vijne,
Te ta njohin historine,
Te kendojne trimerine,
Lart ta mbajne krenarine,
O Monument i Lirise!
O tribune e Laberise.

O Tragjasjote, ku jini, si harruat, pse nuk vini ? Nga Jazo Sinani(Maci). (Poetet e krahines) Read More »

Komentuesja ne orikuminews – Djemte e Dukatit nuk vene vetem me lope e me dhi ! Ti moj vajze . . . !

Pas publikimit ne orikuminews te letres se vajzes nga Orikumi e cila eshte e dashuruar me nje djale nga Dukati por nuk ka gjet ako a mbeshtetjen e familje, ka patur nje lume reagimesh nga banoret e krahines. Ata jane shprehur me komentet e tyre duke dhene mendimin apo sugjerimin per vajzen ne fjale.

Njeri prej komenteve vjen nga Silvana Dervishaliaj e cila shprehet ne kete menyre:

Thuaj mamit moj vajzë se djemtë e dukatit janë asgane, janë inteligjent, janë punëtor. Se në këto momente eshte pa punë besoj se nuk është për faj të tij. Djemtë e dukatit nuk vene vetëm me lope e dhi. Respekt të madh për ata që bëjnë këto punë. Zonjë e nderuar…. Qumenshtin, mishin, djathin e të tjera besoj se i hani në shtëpinë tuaj. E Orikumi është Dukat. Kështu që thuaj mamit të jetë krenare të bëjë një dhëndër nga dukati. Ti moj vajzë ndiq zemrën tënde. Të uroj gjith të mirat

Shkrimi i plote qe ka mberrit ne redaksine e orikuminews nga nje vajze e dashuruar me nje djale nga Dukati:

Mirmbrema orikumnews. Jam nje vajze nga Orikumi, jam ne vitin e pare te shkolles se larte, nuk po e them emrin e universitetit se kuptohet pastaj dhe sdua te prezantohem. Une kam disa muaj qe jam dashuruar me nje djale  i cili me pelqen shume dhe kemi krijuar nje lidhje. Para pak ditesh une vendosa ti them mamit sepse e kam ndare mendjen qe ai eshte djali qe une dua te krijoj familjen dhe te kaloj jeten. Por qe nga momenti qe i thashe mamit edhe pse ja solla verdalle e verdalle kane filluar problemet e mia qe po me shkaterrojne cdo dite. Djali eshte nga Dukati dhe jeton atje me familjen e tij. Ai ka mbaruar gjimnazin por nuk ka vazhduar shkollen e larte dhe e verteta eshte qe eshte pa pune ne keto momente. Nga ekonomia jane shume mire, edhe me shtepi shume te mire ne dukat. Une vet nuk e kam problem qe eshte nga fshati dhe pse jam lindur dhe rritur ne orikum se kam problem te iki dhe te jetoj ne dukat por mami ka filluar nje sherr te madhe dhe debatojme cdo dite per kete gje. Ajo me kerkon te shkeputem njeher e mire nga ai djale se sdo vesh ne dukat te ruash lopet dhe delet me thote. ke jeten para, vazhdo shkollen ke rrjedhe nga mend e kokes. me e keqja eshte po e mori vesh babi sdi si do ti perballoj te dy bashke. U be disa dite qe jam ne telash te madh por une e dua ate dhe nuk di si te veproj. Ai me ka premtuar qe do me ndihmoje ta vazhdoj shkollen se dhe vet e ka pas fiksim qe nuk e ka vazhduar. Po ju shkruaj te marr nje mendim nga moshataret e mi cfare me keshilloni te bej. Ju lutem dua mendime te sinqerta pa dorashka si ta mendoni por ju lutem jo tallje. Flm.

Komentuesja ne orikuminews – Djemte e Dukatit nuk vene vetem me lope e me dhi ! Ti moj vajze . . . ! Read More »

Muharrem Jazo nuk ndalet – Hapet ne tregun Europian. Ja biznesi bashkekohor me standarte konkurruese.

Nga Sejmen Gjokoli

“ ALB ADRIATICO”- NJË MODEL EUROPE

Muharrem Jazo, një nga bisnesmenët dukatas, ka plot 12 vite që jep e merr me industrinë e kultivimit dhe menaxhimit të peshkut.

Në një nga gjiret fantastike të Karaborunit ka ngritur fermën e akuakulturës të rritjes së koces së famshme të detit me emrin e gadishullit historik.

Më shumë se një dekadë më parë do ta niste bisnesin e tij në fushën e akuakulturës me një grup ivestitorësh të huaj por e ardhmja i takoi mendjes dhe aftësive menaxhuese të vendasve duke u bërë praktikisht dhe ligjërisht zotër të këtij bisnesi ujor.
Por jo vetëm në drejtim të prodhimit.

Ka më shumë se një vit që aty ndanë udhës nacionale ku fillon të shtrihet fusha e njohur e Dukatit, ngrihet godina e përpunimit dhe magazinimit të peshkut “ Alb Adriatico” e cila shënon një model të dukshëm të një bisnesi bashkëkohor.

E çertifikuar nga strukturat përgjegjëse e të kualifikuara të Bashkimit Europian tanimë trajtimi i prodhimit që vjen direkt nga ferma pak kilometra më tutje merr një tjetër dimesion e vlerë.

Falë këtij ivestimi por edhe standarteve bashkëkohore, tanimë tregut të brendshm i është shtuar edhe eksporti me jashtë, në vende të ndryshme të Europës ku peshku i Karaborunit konkuron denjësisht.

Me “Alb Adriatico”, Muharrem Jazo, krahas modelit, na ka dhënë edhe një shembull zhvillimi duke shfrytëzuar burimet natyrore e njerëzore të zonës së Orikum-Dukatit.

 

 

 

Muharrem Jazo nuk ndalet – Hapet ne tregun Europian. Ja biznesi bashkekohor me standarte konkurruese. Read More »

Letra ne orikuminews ! Jam nje vajze nga Orikumi.Jam dashuruar me nje djale nga Dukati por… !

Ky shkrim ka mberrit ne orikuminews dhe po e postojme sipas deshires se dergueses.

Shkrimi i plote:

Mirmbrema orikumnews. Jam nje vajze nga Orikumi, jam ne vitin e pare te shkolles se larte, nuk po e them emrin e universitetit se kuptohet pastaj dhe sdua te prezantohem. Une kam disa muaj qe jam dashuruar me nje djale  i cili me pelqen shume dhe kemi krijuar nje lidhje. Para pak ditesh une vendosa ti them mamit sepse e kam ndare mendjen qe ai eshte djali qe une dua te krijoj familjen dhe te kaloj jeten. Por qe nga momenti qe i thashe mamit edhe pse ja solla verdalle e verdalle kane filluar problemet e mia qe po me shkaterrojne cdo dite. Djali eshte nga Dukati dhe jeton atje me familjen e tij. Ai ka mbaruar gjimnazin por nuk ka vazhduar shkollen e larte dhe e verteta eshte qe eshte pa pune ne keto momente. Nga ekonomia jane shume mire, edhe me shtepi shume te mire ne dukat. Une vet nuk e kam problem qe eshte nga fshati dhe pse jam lindur dhe rritur ne orikum se kam problem te iki dhe te jetoj ne dukat por mami ka filluar nje sherr te madhe dhe debatojme cdo dite per kete gje. Ajo me kerkon te shkeputem njeher e mire nga ai djale se sdo vesh ne dukat te ruash lopet dhe delet me thote. ke jeten para, vazhdo shkollen ke rrjedhe nga mend e kokes. me e keqja eshte po e mori vesh babi sdi si do ti perballoj te dy bashke. U be disa dite qe jam ne telash te madh por une e dua ate dhe nuk di si te veproj. Ai me ka premtuar qe do me ndihmoje ta vazhdoj shkollen se dhe vet e ka pas fiksim qe nuk e ka vazhduar. Po ju shkruaj te marr nje mendim nga moshataret e mi cfare me keshilloni te bej. Ju lutem dua mendime te sinqerta pa dorashka si ta mendoni por ju lutem jo tallje. Flm.

Letra ne orikuminews ! Jam nje vajze nga Orikumi.Jam dashuruar me nje djale nga Dukati por… ! Read More »

C’ke o det qe s’the nje fjale,c’mermerine ato vale! C’ka qe nxin Karaburumi, Sazanit i digjet nuri! Nga Lorenc Dervishaliaj.(Poetet e krahines)

Orikuminews vijon permbledhjen dhe publikimin e krijimtarive te autoreve, shkrimtareve dhe poeteve te zones tone. Cdo krijues qe ka deshire te kete dritaren e tij ne orikuminews te kontaktoje ne redaksine tone dhe te na percjelle materialet qe deshiron ti permbledhe ne nje dritare te vecante nen emrin e tij ne portalin www.orikuminews.com. Ftojme gjithashtu drejtuesit e institucioneve ne krahinen tone, mesuesit dhe prinderit te percjellin materialet dhe krijimet e nxenesve me qellim per ti promovuar dhe motivuar ata. Kontakto ne:
E-mail : [email protected]
Mesazh : https://web.facebook.com/Orikuminews/
Mesazh : https://web.facebook.com/krahina.orikum

Poezi nga Lorenc Dervishaliaj

C’ke o det qe s’the nje fjal
C’mermerine ato vale
C’ka qe nxin karaburumi
Sazanit i digjet nuri

Si duron e s’cahet guri
Mori deti palce burri
Kurbetet pse nuk u shuan
Se shume zemra u lenduan

Vetetin lotet e syve
Ne zemra vulosen plage
syt e nenave verbuar
Qe s’pushojne po vetem qajne

Nenat me plage ne zemer
Nuset me duar ne gji
O kurbeti i mallkuar
S’mendove as per femij

Mermerisin dallget ashper
Ato s’flasin cfare kerkojne
Shikojn yjet si shkendija
Lotet si argjend pikojne

Mot me dallge si mavria
Hapen portat si lubia
Na u qepet nga shtepia
Qajne djepe e femija

Zot o zot ti mbledhim lotet
Botes nje veto ti shtojme
Te gjith mallin e kurbetit
Ne ure dheu ta ndertojme

L.D.

C’ke o det qe s’the nje fjale,c’mermerine ato vale! C’ka qe nxin Karaburumi, Sazanit i digjet nuri! Nga Lorenc Dervishaliaj.(Poetet e krahines) Read More »

Mësuesi nga Dukati i “Harruari” i pa Harruar qe u martua me italianen nga Sardenja dhe vdiq ne Itali. Nga Vitri Zyka

Mësuesi nga Dukati
I “Harruari” i pa Harruar
Për këtë shkrim mora shkas nga një pyetje që më bëri një miku im mësues e drejtues i shkollës 9 Vjeçare Matogjin për shumë vite, Agim Ruka.

Ai, i interesuar për historikun e kësaj shkolle, më tha: -A ke dëgjuar për një mësues nga Dukati Sheme Goxho? -I thash që do interesohem . Të them të drejtën ata që pyeta nga Dukati, midis tyre edhe disa mësues, nuk e njihnin dhe nuk kishin dëgjuar.
Sheme Ahmet Goxho ka lindur në Dukat më 27 Janar 1913. I ati, Ahmet Goxho, kishe 6 Fëmijë, më një ekonomi të dobët. Ajo që e rëndojë më shumë ishte vdekja e gruas së tij.

Gruaja e vëllait, Venetikja, ndërhyri në familjen e Sharrajve në Vlorë për ta dërguar Shemen atje për punët e shtëpisë ku vazhdojë edhe shkollën fillore dhe më vonë Sharrajt i nxorën burs për të vazhduar më lartë.
Në përfundim të studimeve ai doli mesues. Fillimisht u emrua mësues në Matogjin.

Një ish nxënës i tij Velo Malaj, sot 84 vjeç tregon se kemi patur dy mësues nga Dukati, Avdul Haskon dhe Sheme Goxhon.
Sheme Goxho, thotë ai, ishte burr serjoz, tepër punëtor dhe i mbante afër nxënësit, kërkone prej tyre dhe prindërve të tyre sjelle dhe bukurshkrim, kuptohet pa diferencuar edhe lëndët e tjera.
Në përfundim të vitit shkollor 1939-1940 e trasferojnë në shkollën e Vranishtit, ku nuk qëndrojë shumë, sepse përsëri e lëvizin në Kurveleshin e Sipërm, në Gusmar.

Vite të vështira në jetën e tij, por vite kënaqësie në prefesionin e mësuesit.
Nuk vazhdojë shumë sepse Seksioni i Arsimit në Prefekturen e Vlorës e thirrën për ta dërguar në Itali për tu përgatitur si officer. Fillimisht ai nuk pranoi, por duke e paralajmëruar për pushim nga puna, i cili në atë kohë merrte 7 napolona flori, shkoi në Itali.
Pa shumë të dhëna për periudhën e luftës, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore ai qëndroi në Sardenjë ku punoi si mësues.
Rreth moshës 35 vjeç u martua me një italiane nga Sardenja, ku lindi e rriti tre fëmijë një vajzë e dy djem, vajza Tereza ka përfunduar shkollën e lartë për gazetari, djali Feriku me arsim të mesëm mekanik në një qendër aviacioni, ndërsa djali i vogël Ahmeti ka përfunduar shkollën e lartë për ekonomi dhe i lauruar doktor i shkencave.

Sipas nipit të tij Xhumedi Goxho i cili e vizitoi në vitin 1994, ai ishte rënduar nga mosha, por dhe me një shëndet të dobët.
Xhumediu e ftoi të vinte në Dukat, por pyetjes që ai i bëri nipit të tij – A e ka marë seicili dheun e vet (pronën)? – Mori përgjigje negative.
Së bashku me lamtumirën, gruas dhe fëmijëve i dha lamtumirën edhe fshatit të tij Dukatit. Vdiq në vitin 1998.
I meriton këto rreshta për tu njohur edhe Sheme Goxho si vlerë e fshatit Dukat.

Vitri Zyka

Mësuesi nga Dukati i “Harruari” i pa Harruar qe u martua me italianen nga Sardenja dhe vdiq ne Itali. Nga Vitri Zyka Read More »

Hamit Selmani namlarte, burre i rralle ne Dukat. Nga Jeta Hamiti. (Poetet e krahines)

Hamit Selmani!

Hamit Selmani namlart,
burrë i rrall në fshatin Dukat.
Luftove me trimëri dhe besë,
atëherë kur s’kish më shpresë.

Kurrë nuk u dorëzove,
armikut përballë i dole,
s’njihje humbje doje fitore
dhe për të me gjakë luftove.

Luftove për një krahinë,
por nderove Shqipërinë.
Në Qafë të Llogorasë shkove,
sy patrembur nuk përtove,

me Grekun fort luftove
i përzure, i tmerrove.
Ti ishe burrë i fort,
për tët bir s’derdhe lot,

por hakun e more kokë për kokë.
S’u përkule, s’u rrëzove,
s’i njihje këto fjalë se ti ishe
nga ata burrat e rrallë
dhe armiku t’a kish sevdan.

Hamit Bej na nderove
me Plakun e Vlores sec bisedove,
një darkë bashkë kalove
për Shpalljen e Pavarsis bisedove,

fjala jote u dëgjua
nga c’do kush u respektua.
Për vete more lavdin,
ndërsa popullit i dhe lirin.

Hamit Selman more burrë
emri të është gdhëndur në gur
ndoshta meriton më shumë
dhe këtë s’ta them vetëm unë.

Nderove pasardhësit e tu,
i bëre të ndihen krenar
të mburren për ata që janë.

Dhe Shqipëria të lavdëron
se ti këtë e meriton.
Dukati burra ka shumë,
por emri yt ka shumë pesh
asnjëherë nuk do të vdes.

Veprat e tua nuk kanë të sosur
Dhe për këtë të falenderojmë,
famën tënde d’e zgjerojmë
dhe emrin tënd do ta ndricojmë.

Jeta Hamiti

Hamit Selmani namlarte, burre i rralle ne Dukat. Nga Jeta Hamiti. (Poetet e krahines) Read More »