Orikuminews

Me ka ngelur qejfi me tragjasiotet qe nuk . . . ! Komentuesi shpreh indinjaten e tij, ja arsyeja !

Duket se mospjesemarrja masive e banoreve te fshatit Tragjas ne ceremonine e percjelljes per ne banesen e fundit te babait te nje tragjasjoti ka bere qe ai te shprehe indinjaten e tij hapur ne rrjetin social facebook. Ja si shprehet ai :

Komenti i plote: 

Mua me ka ka ngelur qejfi me tragjasiotet qe nuk me nderuan me pjesmarjen e tyre ne vdekjen e babait tim te nderuar DILAVER POLO mendoja se ishte djal i ketij fshati e itelektual i nderuar dhe pse vura nekrollogji ne fshate falenderoj te afertmite pak tragjasiote po tani e tutje nuk dua te di fare per Tragjasin.. me respekt ILDA DILAVER POLO ..

Me ka ngelur qejfi me tragjasiotet qe nuk . . . ! Komentuesi shpreh indinjaten e tij, ja arsyeja ! Read More »

Fshatit tim me histori (Dukatit) – Nga Servet Xhelili. (Poetet e krahines)

FSHATI IM NE HISTORI

Ju te rinj qe ngrihi sot,
Nje gje duhet te mesoni,
Dhe qe te behi te zot,
Ne histori te germoni,

Se ne jemi nga te rrallet,
Qe na kan patur zili,
Pompei me Jul Cezare,
Bizantinet me hordhi.

Emrin Dukat qe ne kemi,
Qe aq shum na ka lezet,
Para Eres,mund te themi,
Viti Dyqin e njezet.

Ne vitin Dyzet e tete,
Gjithnje para eres sone,
Vinte Jul Cezari vete,
Me ushtri e me tabore.

Vin per te thyer Pompein,
Te fiton luften mbi te,
Edhe tha te mos e fshehim,
Dukast,jane me ze,

Ndaj atyre u kerkoi,
Burra me trimeri shume
Me ta luften e fitoi,
Dhe Pompein e pergjujne.

Se ather gjith treva jone,
Sundohej vetem nga Duket,
Apo Dukas siç na thone,
Sot Dukat,po prap nga Duket.

Me von erdhen Bizantinet,
Me arm e ushtri te shumta,
Prap te ne kerkuan ndime,
Prap u perlasne te Duka.

Ndaj ata per nder te tij,
Dukat i thane monedhes,
Perandoret bizantine,
Mirenjohes dhe mirsjelles.

Dhe Dukati si monedhe,
Ather ne argjend dhe ar,
Per emer te Dukes u derdh
Dhe per trimerin e rrall

Ne shekull te njembedhjet,
Ka lindur kejo monedhe,
E be Kostandini vete,
Dhe Mihali menjehere,

Ne nje faqe t’ksaj monedhe,
Ata shkruan emrin Dukas,
Mirpo prap dhe kesaj here,
Filluan dhe Vendedikas.

Dhe ata prene me von,
Dhe e quajten Dukat,
Se atehere Dukas tone,
I kish shkuar nami larg.

Njmij dyqint e tethtekater,
Venedikasit e bene
Monedhen Dukat per hater
Ne vend nderi per ta vene.

Pastaj shum vende te tjera,
Ne Evrop te asaj kohe,
Po e njejt u pre monedha,
Dukat se tjeter nuk njohje.

Gjer ne te katermbedhjet,
Shekull para eres sone,
Dhe tek ne ishte prezent,
Monedha Dukat thone.

Pesedhjet Akçe Osmane,
Ishte vler e tij athere,
Vetem nje kok e Dukate,
Sa per pesdhjet jeniçere.

Pa shikoni çkrenari,
Dhe emer te mir qe kemi,
Pa mendoni o Rini,
Perpiqi veten te gjeni.

Te kthehi ku kemi qene,
Te vlerat dhe te vyrtytet,
Se siç ne e kemi zene,
çdo gje e mire po mbytet.

Fshatit tim me histori (Dukatit) – Nga Servet Xhelili. (Poetet e krahines) Read More »

Jetoi ne kasollet e barinjve te Dukatit. Gjiri Anglezit mori emrin e tij, kush ishte aktori hollivudian!

Gjiri i Anglezit Një nga perlat e plazheve të jugut është edhe Gjiri i Anglezit në Karaburun. Pak kush e di që emri i gjirit u vendos nga banorët për shkak se vendi u përdor nga një Major Britanik për të sjellë armë dhe ndihma për luftëtarët shqiptarë. Ky major britanik ishte një aktor, që pas lufte do të kthehej në një nga ikonat e Hollivudit.

Sir Anthony Quayle njihet pak nga shqiptarët. Ose më saktë ndihet prej ekranit. Në filmin e mirënjohur Lorenci i Arabisë, ai luan rolin e kolegut të protagonistit. Quayle u kthye në një nga aktorët më të njohur në SHBA dhe Europë, si në film ashtu edhe në teatër. Por në rininë e tij, ai vendosi të ishte vullnetar në luftë. Iu bashkua misioneve sekrete të SOE dhe do të urdhërohej të shërbente në Shqipëri. Në vitin 1943, Quayle do të ngrinte shtabin e tij ushtarak në fshatin e Dukatit ku do të kalonte afërsisht 1 vit të jetës së tij, mes jetës në kushte të vështira në kasollet e barinjve dhe i kërcënuar për jetën nga gjermanët.

Puna në Shqipëri i dha mundësinë për karrierë ushtarake në Shqipëri dhe mori gradën Major. Ai kishte me vete edhe disa ndihmësa dhe oficerë të tjerë britanik. Më pas iu bashkua edhe një mision amerikan si dhe mjaft dezertorë italianë, mes tyre edhe një gjeneral, Infante. Majori Britanik ka lënë disa raporte mjaft interesante për jetën e tij në Dukat si dhe shkroi dy libra për eksperiencën e tij shqiptare, “8 orë larg Anglisë” dhe “Koha për të folur”. I pari u botua që në vitin 45 dhe tjetri në 48. Quayle nuk mbajti një qëndrim pozitiv për shqiptarët, madje nga këto libra të botuara, krejt naiv dhe duke dikur që Shqipëria u kthye në dikaturë, ai përmendi emrat e të gjithë shqiptarëve që e ndihmuan si familja Çela apo Meto të Dukatit. Këto familje u persekutuan nga komunistët shqiptarë.

Por përvoja e aktorit britanik në luftën shqiptare në 43 dhe 44 është unike. Ai krijoi një nga misionet më të mëdha ushtarake, dhe vepronte nga Dukati, në Llogara dhe Karaburun. Ai kërkoi që ndihmat nga deti të vinin në një gji të vogël, që u pagëzua më pas Gjiri i Anglezit si dhe në Gjirin e Gramës, vende të cilat ai i ka fotografuar me aparatin personal. Disa herë iu rrezikua jeta nga ndjekja gjermane por shpëtoi edhe falë ndihmës së banorëve të Dukatit.

Dukati ishte një zonë e cila mbështeste në masë të madhe Ballin Kombëtar dhe pavarësisht se Quayle mbështeste me armatime partizanët, ata asnjëherë nuk e penguan, përkundrazi e strehuan dhe e fshehën. Quayle tregon që një ditë pyeti 40 barinj në Dukat, dhe 39 prej tyre i thanë që mbështesin Ballin Kombëtar. Njëherë, në mes të dimrit, parësia e Dukatit i sjell një letër. Majori britanik u habit kur letra i kërkonte që ai të paguante taksën e fshatit, siç e paguanin të gjithë banorët.

Në fakt, pas lufte, përveç dy librave që shkroi në formë romani, aktori britanik nuk preferonte të fliste për eksperiencën në Shqipëri. Gjithsesi, ai ka një kontribut për luftën si dhe ka lënë gjurmë interesante në Shqipëri

Jetoi ne kasollet e barinjve te Dukatit. Gjiri Anglezit mori emrin e tij, kush ishte aktori hollivudian! Read More »

A njihet kafja pezull ne lokalet e Orikumit? Ja kuptimi i saj nga Olsen Llambro.

Ky shkrim interesant eshte bere nga Olsen Llambro !
Sencibilizim

U futëm me një shokun tim në një kafene të vogël dhe dhamë porosinë. Teksa po i afroheshim tavolinës tonë, dy persona u futën dhe shkuan tek kasa:

“Katër kafe të lutem. Dy kafe për ne dhe dy kafe pezull !”

Ata paguan kafetë, morën dy të tyret dhe u larguan. Unë pyeta shokun tim:

“Çfarë janë këto ‘kafe pezull’ mor vlla?!”

“Prit dhe do ta shohësh”, më tha ai.

Erdhën goxha njerëz. Dy vajza kërkuan dy kafe, paguan dhe ikën. U futën katër kolegë, si Gazetar dukeshin dhe porositën gjashtë kafe. Katër për vete dhe dy kafe pezull. Ndërkohë që vazhdimisht pyesja veten se çfarë janë këto kafe pezull, shijova motin me diell dhe pamjen e bukur të sheshit që ndodhej pranë kafenesë.

Në këtë moment, vjen një burrë i veshur keq i cili dukej si një lypës dhe pyeti me zë të ulët, “A ke kafe pezull?”

Është shumë e thjeshtë, njerëzit paguan paraprakisht kafetë për ndonjërin që nuk kishte mundësi ta paguante.

Tradita e kafes pezull nisi në Napoli, por u përhap në të gjithë botën dhe madje në disa vende përveç kafes pezull, mund të porosisësh ndonjë sanduiç apo një drekë të tërë pezull.

Mësimi:
Pavarësisht se nga vijmë apo çfarë traditash kemi, nëse një traditë ia vlen të përvetësohet atëherë mos hezito ta bësh tënden atë. O njeri, porosit një panine pezull për dikë që ka nevojë. Nëse nuk ke aq mundësi, dreqi ta hajë një çaj të ngrohtë pezull mund ta përballojmë pothuaj të gjithë ne. Mendo që dikush i ngrirë jashtë në të ftohtë, futet në kafene dhe shijon çajin pezull që ke porositur ti. A ka ndjesi më të bukur?

A njihet kafja pezull ne lokalet e Orikumit? Ja kuptimi i saj nga Olsen Llambro. Read More »

Ty babi me thon femite, te mbet ora ne Dukat! Te njerzit dhe te shtepite, ne Shata e ne Thilpat! Nga Servet Xhelili.(Poetet e krahines).

Nga Servet Xhelili

SHPIRTI ATY ME KA MBETUR

Me qellon shepesh,e me thone,
Miq e shok te mi te huaj,
Vendi yt a te mungon,
Se ke koh qe je larguar?

Me par se tu kthej pergjigje,
Dhe tu them ate qe ndiej,
Nje lemsh brenda me digjet,
Fjalet sikur i perziej.

E ndjej zemren qe me tkurret,
Sikur ma shtrydhin me dore,
Se jap veten,po kot mburrem,
E ndjej vrerin n’kraharor.

Me mungon,u them,dhe shume,
Shpirti,atje me ka mbetur,
Te vatani yn me vule,
Te varri i Babes se vdekur,

Te te afermit e mi,
Te njerzit qe desha shume,
Se nuk ika çilimi,
Kur u nisa,isha burre.

Atehere isha tridhjet vjeç,
I ri,por i bere burre,
Se dijta keshtu te jesh,
Djegur nga malli,si furre.

Ikme e koka na mbet mbrapa,
Te njerzit dhe Vendi yne,
Nga nuk shkela,e nga s’vajta,
Asnje vend s’ma mbushi syne,

Rri e rri e nganjehere,
Mendoj,per vitet qe shkuan,
Te vetmuar e te mjere,
Ne sofra me ju su shtruam,

Mbeme larg,te pergjeruar,
Larg daveteve,vakive,
Dhe te ndar dhe te harruar,
Te helmuar prej merzive.

Por ta dini e me besoni,
Trupin kemi ktu ku jemi,
Ju ndoshta nuk e kuptoni,
Po shpirtin aty e kemi.

Ty Babi me thon femite,
Te mbet ora ne Dukat,
Te njerzit dhe te shtepit,
Ne Shata e ne Thilpat,

Ma thon e bejne shaka,
Se degjojn kur flas e them,
Sa te jem ne kte dynja,
Shpirtin atje do e kem.

Nje dit beharin qe shkoi,
Poshte ne Qyrakali,
Hyra n’varreza te shoj
Njerzit qe ishin aty.

Lotet mu mblodhen ne mjeker,
Dhe vreri me digj ne shpirt,
O zot po sa shume njerez,
Kishin ik e se kesh dit.

Bere sot Qyrakalia,
Si ndonje qytet me vete,
Ne po ndar nga njerezia,
Harruar neper kurbete.

Ah,e Ah,e Ah,e Ah,
Ah o shpirti kubetlliut,
S’vlejn kapital e para,
Sa vlen malli i njeriut.

çi duam miell dhe brume,
Dhe buken ne vend te huaj,
Kur mendojm si u kepume,
Nga rrenjet dhe trungu juaj.

Ty babi me thon femite, te mbet ora ne Dukat! Te njerzit dhe te shtepite, ne Shata e ne Thilpat! Nga Servet Xhelili.(Poetet e krahines). Read More »

U merzita mbreme me plaken – Nga i madhi Andrea Vangjeli :) (Poetet e krahines )

U mèrzita mbrèm me plakèn
Se s”mè dha lek nga pensioni
Ika dhe derèn e plasa
Dhe asaj ju ngre tensioni

Jam nè hall se jam pa punè
Sado qè punèn se dua
Ndaj dhe plaka èshtè nè hall
Njè e dy ziet me mua

Se unè dua lek pèr kafe
Dhe tè blej ndonjè baket
Se sa pèr hashashin s”dua
Kam akoma qè nga vjet

Ç”ti them plakès nuk e di
Unè i lutem po s”lèshon
Nga qè nuk dègjon dhe mirè
Del bèrtet dhe nè ballkon

Nuk tè jap asnjè kacidhe
Mè bèrtet qé nga ballkoni
Unè i themè qè futu brenda
Se po na dègjon gjitoni

Ajo vazhdon njè avaz
Nuk pushon e bèn kastile
Dhe mè thotè qè le cigaren
Se s”na dalin pèr ushqime

Dhe njè ditè u nevrikosa
Dhe i thash plakès dy fjal
Kur s”mè jep asnjè kacidhe
Kot thua qè mè ke djal

Fjalèt e mia goditèn
U prek plaka derdhi lot
S”dha e s”mori zbèrtheu qesen
Pezjeçen ma dha tè plot

Plaka ka pension tè mirè
Se ka punu doktoresh
Po si dalin ka tè drejt
I prish unè i çoj pèr lesh

U merzita mbreme me plaken – Nga i madhi Andrea Vangjeli :) (Poetet e krahines ) Read More »

Pane amaro ! Buke e hidhur ! Nga Zhaneta Braho. (Poetet e krahines)

Pane amaro
Buke e hidhur’!!!
( I shkruaj keta vargje per vete. . e per ke gjendet Brenda
Sepse .. jetojme e ” mire jemi”
Por ruhet Aty rruga e tera!!!
Nuk ish deti qe na ftoi
Ishem ne qe e perqafuam krahe _ hapur
Me femijet e vegjel, e valixhen prej druri ne dore
U nisem Duke kthyer shpinen_ zemer plasur!!!!
Secili nga ne enderronte si do ishte;
Dikush ..nje gjysem heneze e ngarkuar,
Nje tjeter shihej” si nje tapete lutjesh”(preghiere
E dikush tjeter ngjashmerine..me nenen..kish menduar!!!
Por joo!..asgje nuk ish keshtu è lehte,
Erdha…por jam naive ” nuk kuptoj asgje,
Ndihem” pergjegjese” per shikimin e tyre mbi mua
Nuk shoh asnje fytyre te njohur,..nuk me flet asnje
Jam” fajtore”. Se..jam e huaj!!!
Shikimi im i dhembur atyre u thote ;
Nga mua mos tju zere tmerri
Jam pjestare i kesaj bote njerezore
Un Te gjithe femije emigranti jemi!!!
Mos ma perplasni porten ne fytyre
Lluqete e zinxhir asaj mos i vini,
Une nuk ” jam rreziku,…jam ne rrezik
Kerkoj nje jete dinjitose…me se miri!!!
Rrezikova e lash gjithshka mbrapa
Per te ja permiresuar…Tim biri!!!!
Eshte mekat te mos e ndihmoj,..sepse
* Eshte nje gure xhevairi
Ai per ju ketu dò kontriboje
E une… Te ja shoh….airin !!!
Nuk eshte faji..yne
Ish Hena qe na tha”
Jashte ketij vendi ,eshte nje tjeter toke
E ne me femije ne kra”
U nisem ” ne nje tjeter bote!!!
Te tradhetuar nga ” merkatua”
Si sende..perplasur..neper Evrope!!!
Nuk eshte qe ka ardhur momenti
O politikane ju marshin te nderroni?;!!
Te ndahet copa e bukes e…zjarri
e te ftohtit e femijeve …te riparoni?!!
Te kam qendruar fedele politike
Qendrome Dhe ti mua
Bastun per pleqte e tjere me perdore
E jeten time ke shperdoruar!;!
Ikem te rinj
Ndoshta …do kthehemi te vjeter
Por gjithshka do jete ndryshe
.. Vetem pene..e leter!!

Pane amaro ! Buke e hidhur ! Nga Zhaneta Braho. (Poetet e krahines) Read More »

Dukati me burrëri, Tragjasi me ideal, Radhima me edukatë të mirë burrat dhe gratë. Nga Naile Lameborshi. (Poetet e krahines)

Dukati

O Dukat me rrënjë shumë
O Dukat me burrëri
Jo krahina po as Vlora
Jo për besë nuk ka si ti

Si në luftën edhe në paqe
Dhe sot në demokraci
Ti o popull I Dukatit
Je për të paturpshme zili

Strehove në shtëpi tënde
Atë që quhej armik
Bëre burg me vite radhë
I dukati burr I rrallë

Për Karaburunin
Të dhunuan pasurinë
Dukati spranon mashtrime
Të lidhur me njëri tjetrin
Ne nuk bëjmë tolerove
Hiqu shtet mos bëj gabime
Nuk është jotja vatra ime
Lini pazaret e liga
Se Dukati nuk mba miza

I dukati refugjat
Punon dit e punon Nat
I ndodhi një taksirat
Puthi të voglin elat
E burgosën për një llaf.
Po ai nuk është bonjak
Se ka lindur në Dukat.
Se Dukati nuk ka vdekur
Nuk duam padrejtësi
Dhe u ngritën që të tërë
Fshace dhe prefekti I ri
Në Shqipëri e Itali
Në konsullatën e Vlorës
Se ishte një paturpësi

Po kur u vjen një I vdekur
Nga fqinjët në Itali
Me traget në Shqipëri
Grusht bashkuar vjen Dukati
Po e pret birin e tij
Qajnë burrat dridhet toka
Habitet në traget bota

Kënga jote e vecanta
As Radhima as Tragjas
Kënga dyshe kënga treshe
Ndryshe ishe ndryshe mbete

Dukati që lindi burra
Dhe traditat nuk harron
Të rroni degë më degë
Se jini popull me vlerë

Krahina quhej DUKAT
PO U NDRYSHUA MË PAS
LE TA MARRIM EMRI PRAP

Dukati me burrëri
Tragjasi me ideal
Radhima me edukate
Të mirë burrat dhe gratë
Dhe të mirë nga tabjat
Kultura suksese pati

Dukati me burrëri, Tragjasi me ideal, Radhima me edukatë të mirë burrat dhe gratë. Nga Naile Lameborshi. (Poetet e krahines) Read More »