Orikuminews

Alarmante/7 ton mbetje rrezikojne Gjirin e Dukatit dhe plazhet e Radhimes ! Top Channel paralajmeron !

Top Chanel ka trajtuar me seriozitet problemin e mbetjeve te Njesise Administrative Orikum duke i kushtuar dhe nje shkrim te vecante. Ja artikulli i plote:

Që prej vitit 2008 kur mbetjet e Orikumit deti i riktheu në breg, pak është bërë për ta ndryshuar situatën. Qyteti i vogël turistik buzë Jonit vazhdon të depozitojë pa kriter mbetjet që shtohen sidomos në verë kur popullsia trefishohet prej pushuesve.

Mbetjet vazhdojnë të grumbullohen në periferi të qytetit në buzë të lumit të Dukatit. Prej vitesh është kërkuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura largimi i këtij vend grumbullimi, i cili është në afërsi të zonave urbane, si dhe të disa pikave arkeologjike dhe turistike.

Por deri më tani nuk është bërë asgjë , dhe këto mbetje depozitohen po në të njëjtin vend, dhe sa herë ka reshje shiu me rrjedhën e lumit të Dukatit përfundojnë në det. Bomba ekologjike me 7 mijë tonë mbetje në vit kanos brigjet e Orikumit dhe plazhet e Radhimes, dhe jo ndërhyrja e njeriut, por vetëm rastesia ka bërë që pamje si ato të vitit 2008 të mos përsëriten.

Top Channel

Alarmante/7 ton mbetje rrezikojne Gjirin e Dukatit dhe plazhet e Radhimes ! Top Channel paralajmeron ! Read More »

Shoqata “Shqipëria” nderon Margarita Xhepën, Vullnet Sinaj dhe Kujtim Gjonaj !

Albert Z. Zholi

Nderohen “Personalitet i Shoqatës Shqipëria” Znj. Margarita Xhepa (Nderi i Kombit), z. Vullnet Sinaj, deputeti i Vlorës, Kujtim Gjonaj (regjisor) “Mjeshtër i Madh”.

Shoqata “Shqipëria” nderon Margarita Xhepën, Vullnet Sinaj dhe Kujtim Gjonaj

Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar ,GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU, 10-vjetorit te shoqatës Qendrore Shqipëria Athine, dhe 1 vit nga themelimi i shoqatës Shqipëria Vlorë, kryesia e Shoqatës Shqipëria, dekoroi me titullin “Personalitet i Shoqatës Shqipëria” Znj. Margarita Xhepa (Nderi i Kombit), z. Vullnet Sinaj, deputeti i Vlorës, Kujtim Gjonaj (regjisor) “Mjeshtër i Madh”.

Aktiviteti u zhvillua nën moderimin e shkrimtarit të talentuar z. Albert Zholi, në Qendrën Rinore Vlorë . Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Prefekti i Qarkut Vlorë z. Flamur Mamaj, Kryetari i Shoqatës “Shqiëpria” Athinë z. Ilirjan Dhima, kryetari I Shoqatës Labëria dega Vlorë, z. Ahmet Demaj, kryetari i Klubit “Drita” z. Nase Jani, kryetari i Shoqatës “Petro Marko” Vlorë z. Myrteza Mara, poetë, shkrimtarë, aktorë, të qytetit të Vlorës, dashamirës të artit gazetarë lokal të qytetit të Vlorës, Drejtori i Institutit Politologjia, Dr. Sulejman Muça (që ndihmoi në realizimin e aktivitetit) dhe gjithë anëtarësia e Shoqatës “Shqipëria” dega Vlorë.

Takimin e hapi moderatori z. Albert Zholi i cili i përshëndeti të pranishmit duke bërë dhe një prezantim për të tre personalitetet që do dekoroheshin. Pastaj z. Zholi ja dha fjalën kryetarit të Shoqatës Qendrore “Shqipëria” z. Ilirjan Dhima. Në fjalën e tij z. Dhima theksoi se sot më tepër se kurrë shqiptarët kanë më tepër nevojë, për bashkim, vëllazërim dhe bashkëpunim për të bërë bashkë vlerat e kombit në interes të shërbimit ndaj kombit. Më poshtë ai bëri një rezyme të punës së shoqatës në Athinë, ku vuri në dukje problemet e emigrantëve, punën e tyre të madhe në ndihmën ekonomike ndaj vendit, në punën për ruajtjen e traditave, kulturës dhe kryesisht në ruajtjen dhe mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve.

Ai solli përshëndetjet e shqiptarëve në Magra të cilët patën përmbytje nga shirat e shumta dhe falënderoi deputetin e Vlorës, z. Sinaj i cili u gjend pranë tyre duke i ndihmuar në vlera monetare. Më pas e mori fjalën kryetarja e shoqatës Shqipëria Vlorë znj. Edlira Kapllanaj e cila përshëndeti të ftuarit dhe i ftoi të pranishmit të shikonin filmin dokumentar ku ishte treguar qartë veprimtaria e Shoqatës Shqipëria Vlorë që nga themelimi i saj. Gjithë anëtaret e saj ishin në aktivitet. Ideatori dhe themeluesi është Kryetari i Shoqatës Qendrore Shqipëria Athinë Z. Ilirjan Dhima, theksoi ajo. Dr. Sulejman Muça në emër të Institutit të Politologjisë foli për domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes brezave që shoqata Shqipëria e ka moto të punës së saj.

Më pas moderatori z. Albert Zholi ftoi Prefektin e Qarkut Vlorë z. Flamur Mamaj, për ti dorëzuar dekoratën “Personalitet i Shoqatës Shqipëria” deputetit të Vlorës z. Vullnet Sinaj. Ndërsa dekoratën regjisorit, “Mjeshtër i Madh”, Kujtim Gjonaj ja dorëzoi Kryetari Shoqatës z. Ilirjan Dhima. Ai vuri në pah tek të pranishmit punën e madhe regjisoriale të Kujtim Gjonajt, që ka dhënë mesazhe të fuqishme me zë dhe figurë duke lënë duke e lartësuar artin kinematografik të Shqipërisë.

Mrekullia e emocioneve ishte “Nderi i Kombit” shqiptar, Zonja Margarita Xhepa që i ka dhënë artit dhe kulturës shqiptare, pjesë nga shpirti i saj. Dekoratë dijes së ekranit ja dorëzoi mes emocioneve dhe lotëve të gëzimit, Kryetarja e Shoqatës Shqipëria Vlorë, znj. Edlira Kapllanaj. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtu na drithëroi shpirtin me vargjet e të madhit Dritëro Agolli!

Faleminderit Margaritë e Madhe për çdo emocion të dhuruar dhe për risjelljen e poetit të shquar, këtij Kolosi të Madh që në vitet në vijim do të na mungojë me risi të tjera, do na mungojë fizikisht, por jo shpirtërisht, vepra e të madhit Dritëro do të mbetet e patjetërsueshme në mendjet dhe zemrat e çdo shqiptari që e do kulturën, artin dhe letërsinë. Nuk munguan shembujt e tjerë model që vazhdojnë të japin një kontribut të madh me veprën e tyre. E madhja Xhepa falënderoi Shoqatën Shqipëria duke theksuar punën e madhe dhe rolin që kjo Shoqatë ka në emigracion për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe traditave të popullit tonë. Gjatë recitimeve të poezive të Agollit gjithë të pranishmit nga fuqia dhe bukuria e interpretimit lotuan.

Dhe ajo lotoi nga vargjet e përcjella. Ishin momente magjike. Më pas moderatori Zholi para të pranishmëve bëri një pasqyrë jo vetëm të Shoqatës Shqipëria por edhe të jetës artistike të Margarita Xhepës, punës së regjisorit Kujtim Gjonaj si dhe lidhjen e përhershme të deputetit Sinaj me komunitetin ku është zgjedhur deputet. Të tre të dekoruarit kanë vlera të veçanta në shoqërinë shqiptare pasi ata me punën dhe veprën e tyre kanë kthyer shpresën për shumë familje në nevojë. Sot më shumë se kurrë rritet përgjegjësia për të realizuar projekte më dinjitoze dhe për të përfaqësuar denjësisht me punë çdo shqiptar dhe shqiptare në çdo cep të Kombit! Në fund aktiviteti u mbyll me një valle të Gupit të valleve Vlonjate, të interpretuar nga 10 vajza të reja që ishin të veshura me flamurin kombëtar. Ky moment bëri që salla të shpërthente në duartrokitje. Të gjithë u ngritën në këmbë dhe shoqëronin me duartrokitje grupin e bukur të valleve të vajzave të reja. Flamuri kuq e zi mbizotëronte në gjithë sallën.

Një ambient tejet festiv dhe me mesazh të qartë patriotik: Ta duam atdheun! Ky aktivitet i zhvilluar në Vlorën heroike është një dëshirë e çdo aktivisti që të ofrojë të gjitha grupmoshat në aktivitete të tilla pasi nxjerrin në pah vlerat e këtij Kombi. Aktivitete të tilla tregojnë se të gjithë bashkë mund të realizojmë gjëra të mëdha, gjëra që mund të duken të vogla në dukje, por që janë shpresë dhe dritare për shumë të rinj! Ky aktivitet tregoi se bashkëpunimi i brezave, individ, komunitet pushtet lokal, njerëz të elitës dhe artit mund të sjellin risi, për të ndërtuar dhe projektuar të ardhmen e fëmijëve tanë! Është detyrë t’i mësojmë brezave të rinj ta duan artin dhe kulturën shqiptare dhe të bëhen njerëz të denjë të kësaj shoqërie! Një ndihmë modeste në këtë festë dha dhe Qendrës Rinore Vlorë dhe drejtori z. Ilir Nikaj një intelektual i përkushtuar dhe bashkëpunues. Kur aktiviteti po mbyllej të gjithë të pranishmit rrethuan artisten e madhe Margarita Xhepa dhe filluan të vallëzojnë valle tradicionale. Kënga, vallja, fotografitë vazhduan më shumë se një orë pas aktivitetit.

Shoqata “Shqipëria” nderon Margarita Xhepën, Vullnet Sinaj dhe Kujtim Gjonaj ! Read More »

Dymbedhjet milje ne det,dymbedhjet milje me hile.Akoma se njohet grekun,ka lindur e ngelet skile! Nga Adrea Vangjeli. (Poetet e krahines)

Dymbèdhjet milje nè det
Dymbèdhjet milje me hile
Akoma se njohèt grekun
Ka lindur e ngelet skile

Dymbèdhjet milje tradhti
Naj mor greku e pèrpiu
Ti o popull mos do thuash
Se fajin ta ka Saliu

Dymbèdhjet milje plot naft
Naj morèn me shumè inat
Firmosur mbi tavolin
Tu thaft dora o Bushat

Nuk mè duet politika
Qè shiti veç pèr njè vot
Nuk mè duhet as Evropa
Kur vendi im nuk ka zot

Po e shisni Shqipèrin
Por duart dot s”do ti lani
Se kush shet njè cop vatan
Do pèrfundoj si Toptani (Esat)

Mirè detin qè do te falni
Po dhe çamèt i mohuat
Ju baballarét e kombit
Pèr mbi gjak tè tyre shkruat

Kjo rilindja bèri namin
Kur Sala desh shiti detin
Po tani ç:pati mè thoni
Kaq rumpall e quan shtetin

Mos lozni me fat tè kombit
Dhe me eshtra tè ushtarve
Se mbi ju do tè rèndoj
Pèrher damka e tradhtarve

Ç”patèt qè e falèt detin
Na hèngrèt nè pabesi
Mirè pèr vete qè u dèndèt
Falni dhe nè gjitoni

Dymbedhjet milje ne det,dymbedhjet milje me hile.Akoma se njohet grekun,ka lindur e ngelet skile! Nga Adrea Vangjeli. (Poetet e krahines) Read More »

Ja cfare behej ne Orikum per kulturen para viteve 90! Sot, 44% e banoreve sipas anketimit …!

Përpara viteve ’90 çdo fshat në zonë kishte një vatër kulture që planifikonte aktivitetet
kulturore-artistike, ndërsa në Orikum, në ndërtesën aktuale të bashkisë së sotme,
funksiononte shtëpia e kulturës “Ibrahim Kushta”, e cila ishte e pajisur me bibliotekë, sallë
tenisi, sallë shahu, si dhe një sallë kinemaje.

Jeta kulturore ka qenë shumë aktive si pasojë
edhe e shtetasve rus të cilët banonin në atë kohë në Orikum, për arsye të vendodhjes së
bazës ushtarake të Pashalimanit. Tashmë banorët kujtojnë me nostalgji sallat e vallëzimit
dhe aktivitet kulturore që zhvilloheshin në atë kohë. Kjo është fotografia e jetës kulturore
para viteve ’90 në qytetin e Orikumit.

Aktualisht paraqitet një tjetër pamje, fatkeqësisht mund të thuhet se jeta kultore është relativisht e varfër.

Ndër grupet folklorike të zonës mund të përmendim grupin e Dukatit i cili është një nga
grupet më të vjetra dhe pjesëmarrës që në festivalin e parë kombëtar folklorik të vitit 1968,
ku dhe fitoi medaljen e bronxtë. Ky grup merr pjesë në të gjitha Festivalet Folklorike
Kombëtare. Gjithashtu është i njohur dhe me treshen e Dukatit.

Grupi i Tragjasit është një tjetër grup i zonës, i cili është krijuar që në vitin 1967 dhe
përfaqëson trevën e fshatit të tij. Ky grup ka marrë pjesë rregullisht në Festivalin Folklorik
Kombëtar ku është vlerësuar edhe me çmime.

Sot bashkia nuk ka asnjë qendër kulturore. Në anketimin e realizuar me banorët e
bashkisë, rreth 44% e tyre janë të pakënaqur me programet artistike dhe kulturore që
ofrohen në bashki. Ndërsa, përsa i përket shërbimeve për të rinjtë, 42% e banorëve janë të
pakënaqur dhe 36% shumë të pakënaqur.

Ja cfare behej ne Orikum per kulturen para viteve 90! Sot, 44% e banoreve sipas anketimit …! Read More »

Largesite e sakta te fshatrave nga Orikumi ! Tragjasi eshte fshati . . . !

Qyteti i Orikumit mbetet komuniteti me numrin më të madh të popullsisë krahasuar me
fshatrat e tjerë të Bashkisë, ku dhe banon 38% e popullsisë totale të bashkisë. Dukati i Ri
është fshati më i madh për nga numri i popullisë.

Në përgjithësi zona e Dukatit është
karakterizuar në gjithë këto vite vetëm nga ardhje të reja të popullsisë. Fshati më i vogël
është Radhima me 954 banorë.

Ashtu sikurse në të gjithë rajonin, emigracioni në njësinë administrative të Orikumit ka sjellë
një levizje të popullsisë së zonës.

Në tabelën më poshtë jepen fshatrat të cilat bëjnë pjesë në njësinë admiminsitrative të
bashkisë Orikum si dhe largësitë e tyre nga qyteti i Orikumit. Të gjitha fshatrat e bashkisë
lidhen më rrugë automobilistike.

Fshati Largësia (km)
Dukat Fshat 11.6 km
Dukat i Ri 6.7 km
Tragjas i Ri 3.3 km
Tragjas i Vjeter 5.4 km
Pashaliman 4.7 km
Radhimë 5.5 km

Dukat fshati

 

 

Largesite e sakta te fshatrave nga Orikumi ! Tragjasi eshte fshati . . . ! Read More »

9 fakte per Radhimen qe Dukatit dhe Tragjasit nuk u vjen mire ! Nga A.Ramo

Ky material eshte pergatitur nga Arshi Ramo.

E vërteta e Irë. Në shumë shekuj i do Radhima të ardhurit por edhe ata që vinë e duan
detin, ajrin tonë, dheun tonë, edhe krushqitë tona. E duan Radhimën. Ne duam të ikin por ata
nuk ikin e duan qytetin Radhimë .
“Qyteti. E ndiej e shoh qytetin mbi Nufër dhe ndënë Shënagjergj dhe njerzit e shumtë do
të pinë ujë dëbore i ardhur nga përsipër kurse buka është grur e ardhur nga poshtë nga
fushat e gjëra më tutje.Selvia më atë anë të Xixës po u tha në majë e kalon, po u tha në rrënjë
ripërtrihet por po u godit në mes e mori në zemër dhe njerzit do ti shpëtojnë malet por prapë
do të kthehen te pellgu i Zi që gurgullon ujë dhe në buzë të detit me dallgë shumë.”(Çoban
Babai)

E vërteta e II të.Radhima është një vënd banim shumë i vjetër dhe është më përpara
Trojës, Babilonit dhe Ploçës por hajde mbushi mëndjen Dukatit 1200 vjeçar dhe Tragjasit
600 vjeçar. Sa për Sofën, Erihoin, Gjyratin dhe Shënjanin presëm bisedime.
E vërteta e III të. Eshtë një kufi shpirtëror Radhima. Një i pari ynë Asllan u fali çujet dhe
velënxat jabanxhinjve dhe vetë me fëmijët e tij dimëroi duke u ngrohur në vatër dhe në anë të
zjarrit. Kurse Brahim Sihati dha djalin e tij Qaniun për tu pushkatuar në vënd të një djalit të
vetëm Jaja Pulo. Edhe robërit italianë në vitin 1943 i mbajtim dy dhe tre për dere. Kudo në
çdo mëhallë në çdo derë ka diçka bashkësie,dhëmbshurie, durimi dhe lëshese, diçka e tillë,
një mëndje e ndritur dhe një shpirt i gjërë.

E vërteta e IV-të. Në Radhimë djali merr çupën e bukur dhe të ndershme. Vajza merr
jetesën dhe krahët e fortë. Po kërkoi dhëndërri pjesë tek vjerri i pasur aty fillon evgjitëria dhe
po kërkuan nipërit pjesë sdo kishte më mbiemër mashkullor, rracë dhe mëhallë.
E vërteta e V të. Radhima ngarkesën e mba mbi shpatulla. Gratë fëmijët i ngrenë kaç dhe
bucelat me ujë i ngrenë me tërkuzë. Burrat dashin dhe dyfekun i hedhin mbi supet.Kanë
shumë mushka samarjare por rrotën, rrukullisjen dhe tragën e qerres nuk e njohin.
Radhimjotët nuk e duan shumë baltën, buallin dhe vallton por më shumë duan gurin,
sorkadhen dhe shtigjet. Ata duan shumë shtigjet në male, meandret e lumit dhe dallgët e
egëra në det. I duan të gjithë por më shumë njeri tjetrin. Radhimjotët i duan kthesat dhe
këngën labe, kazmën dhe pushkën dhe ata duan për ti pushtuar lartësinë e mëndjes dhe të
punës dhe kanë dëshirë ta harrijnë gjithë botën si njerës të mirë në mes të njerëzisë. Radhima
ime mba mbi shpatulla të gjitha kalimet dhe të gjithë njerëzinë në botë.

E vërteta e VI të. Radhima ka një kufi verior në një varr të para bërë në Shashicë, varri
Mehmet Halil tek gorricë e tharë. Mandej zbret një përrua më tej Kishës Jonufër. Kurse
kufiri përrua vris është kufi Begotare dhe as një herë musha fshaçe. Mushaja është shumë
tutje në një luftë për disa shekuj me Kaninën. Në jugë Radhima ndahet me Tragjasin tek një
varr i parabërë nga Miftar Musai dhe plus një kërrabë vënd më tutje. Nuk kemi pasur as një
grindje me Tragjasin. Në lindje rjedhja e ujrave malore, maja e Telave dhe maja Asllan
(Mazhar) dhe pa as nje grindje me Mazharin dhe Lapardhanë. Në perëndim ndan deti ose
3001m. në pikat Ramec Zhapovel. Diku përtej derdhjes Izvuar kalon me toka Hasan Imeti dhe
Musa Kolunçi dhe për këto toka Musai ka nxjerrë edhe koburen por edhe tani se kush e
ngatërron atë zonë. Tek ura, Xhezo Ilazi kalon t’hu lumit ,ndoshta pjesë vjerre, por nuk ka
patur ngatërresa. Kurse Sazani është i Dukatit dhe një pjesë e Shashicës është e Radhimës.
Në kufitë kush ka blerë tokë ose kush ka marrë tokë p. sh. Abas Gega quhet i Dukat dhe Dino
Limua quhet nga Radhima.Edhe historikisht kemi pasur shqetësime nga të tjerët për tokën
,nga mendjemadhësia e Kaninës dhe persona të dukatë.

E vërteta e VII të. Radhima është tipik në botë që ka shumë musha..Këto toka të ardhura
nga komuniteti primitiv ose të dhuruara nga njerës të mirë kishës, xhamisë ose bashkëjetesës
është turp dhe gjynah dhe me zakon shumë e ndaluar që të ndahen si toka shteti. Komunizmi
inaçi dhe demokracia borgjeze nuk duhet ti ngacmojë këto toka të shënjta p. sh, Ramecin.
Edhe po u shit lekët i merr fshati për të bërë xhaden, kishën, xhaminë dhe një urë në det. Në
100 shtëpi në Radhimë kam edhe unë pjesë në të përbashkën dhe në nderin e lartë të fshatit
tim. Këtu ka pjesë edhe fëmija në bark të nënës si një ekonomi e ardhur brez pas brezi. Sa
qeveri do të vinë nuk mund të ndajnë mushatë e fshatit se duhet të ishin ndarë që shekuj më
parë. Kjo qeveri nuk është më e mirë nga ato qeveri që kanë kaluar dhe nuk është më e keqe
se ato që do të vinë. Qeveritë venë dhe vinë kurse mushatë e fshatit dhe Radhima mbeten në
vënd.

E vërteta e VIII te. Ku ta gjejmë të popullohet dëndur ky vënd i mbarë. Në vijën Radhimë
– Orikum për pesëdhjet vjet arriti popullata nga 500 në 15.000 vetë. Ky popullim erdhi në
disa dallgë dhe për disa arsye.U krijua një fermë Derri, u krijua Baza Ushtarake, u krijua
një ferme Rinia dhe në 10 vjeçarin e fundit sulm për të mbërthyer Buze Detin. Ne 50 vjet që
do vinë te tjere , shpresohet për një popullim 50.000 – 100.000 banorë si Vend Turistik.
Dhëntë zoti dhe kështu u bëftë.

E vërteta e IX te. Jonufra – Xhon Nufri – De Radhoi – Gjithmonë duhet të administrohen
në Orikum, si pozicion vëndi, si histori e lashtë, si sedër e njerzëve të mirë. Ka efkoli të
zgjërohet rruga, të udhëtohet me skaf dhe me det dhe Jonufra kundrejtimin dhe përparimin e
ka në jugë. Nuk ka punë Kanina me Jonufrën edhe italianët edhe gjermanët edhe rusët postbllokun
e vunë në Kala. Çdo mendim që Radhima ti kalojë Vlorës nuk është i drejtë. Radhima
historikisht, shpirtërisht, ekonomikisht, me krushqi dhe rracë është me Dukatin dhe
Tragjasin. Dhe e ka për turp të shitet nga Orikumi për në Vlorë. Kohët ndryshojnë kurse
Jonufra, Petruna, Sazani dhe Bishti i Gjuhës janë të Krahinës Dukat.

9 fakte per Radhimen qe Dukatit dhe Tragjasit nuk u vjen mire ! Nga A.Ramo Read More »

Rikthehet pas 24 oresh energjia elektrike ne Orikum por problemi qendron . . .!

Qysh prej pasdites se mbremshme  fshatrat e kesaj Njesie Administrative Orikum kane pasur mungese te energjise elektrike. Energjia eshte nderprere gjate nates se mbremshme dhe kjo nderprerje ka vijuar gjate gjithe dites se sotme.

Gjate dites se sotme  energjia eshte rikthyer disa here por ky rikthim ka qene shume i shkurter.

Burime per orikuminews bejne me dije qe kete pasdite energjia eshte rikthyer ne fshatrat e munguara zone por energjia rezulton te jete shume e dobet.

Njesia Administrative Orikum eshte nje prej Njesive qe ka nderprerje te shpeshta te energjise elektrike dhe ky eshte nje problem shume shqetesues per banoret.

Rikthehet pas 24 oresh energjia elektrike ne Orikum por problemi qendron . . .! Read More »

Investimi i munguar ne shkollen ‘Balil Pelari’ Orikum – Nga Marjeta Xhemali

Nga Marieta Xhemali

INVESTIMI I MUNGUAR NE SHKOLLEN “BALIL PELARI”

Edhe pse shkollat ne pergjithesi kane qene ne fokus te shtetit vitet e fundit,duke ndermarre reforma te shumta te cilat kane prekur gjithe sistemin arsimor,perseri ka shume per t’u deshiruar.

Realisht shkolla 9- vjecare “BALIL PELARI”ORIKUM ka nje sere problemesh zgjidhja e te cilave kerkon angazhim maksimal.
Infrastruktura ne kete shkolla mbetet nje nga problemet me te medha,e cila ndikon drejteperdrejte ne cilesine e mesimdhenies.
Duhet pranuar qe ka pasur perpjekje nga drejtoria e kesaj shkolle,stafi i mesuesve,bordi i prinderve dhe komuniteti.
Mungesa e investimeve dhe nderhyrjes ne vite ka shqetesuar drejtorin e kesaj shkolle Baki Mustafai i cili i eshte drejtuar per kete anetarit te bordit te shkolle si dhe dhe keshilltarit te bashkise vlore Z. HAMZA KUTELI, i cili e ka marre me shume seriozitet dhe perkushtim kete kerkese.

Duke vleresuar dhe duke qene i ndergjegjshem per rendesine e cilesise se ambienteve te brendshne dhe te jashtme te shkolles Z.HAMZA KUTELI ka vene ne levizje dhe ka folur nga afer me disa nga bizneset e zones.

Fale ketij bashkepunimi shkolla iu nenshtrua nja rikonstruksioni gjate periudhes nje vjecare 2016-2017 duke perfshire :rregullimin e dyerve dhe dritareve te demtuar,pajisjen e bibliotekes me rafte te reja,ndertimin e kendit sportiv,sigurimin e ujit 24 ore si dhe vendosjen e emrit te madh te shkolles.

Z.HAMZA KUTELI inspektoi nga afer punimet ne shkolle duke shprehur bindjen dhe deshiren se do te inicioje gjithmone e me shume sfida te tilla.

“Nje njeri i pasur nuk eshte domosdo i zgjuar” por lista e biznesmeneve te meposhtem qe kontribuan per shkolle provon te kunderten,sepse ata kane vendosur shume dashuri na ate qe kane dhene.

1-SOFO KUTELI
2-MUHARREM JAZOJ
3-BENDO GABA
4-GEZIM CAPO
5-IRVAN JAZO
6-SHERIF DURMISHI
7-IRVAN JAZO
8-SHERIF DURMISHI
9-LAVDOSH KULLURI
10-PERLAT HASANBASHA
11-CLIRIM MUSARAJ
12-ENGJELLUSH VANGJELI
13-EDMOND PECULI
14-ILIR ALICKA
15-FESTIM BEDINI
16-NEXHIP HYSOLAKOJ
17-KADRI GODAJ

Investimi i munguar ne shkollen ‘Balil Pelari’ Orikum – Nga Marjeta Xhemali Read More »