Orikuminews

Orikumi feston fitoren-Gëzim Çapoj shtron darkë për ekipin dhe stafin. Nga Olsen Llambro.

Orikumi festë për fitoren-Nga Olsen Llambro

Pas fitores se të dielës në Sarandë, administratori i ekipit të Orikumit Gëzim Çapoj nuk është përmbajtur dot. Pas triumfit ai ka shtruar një darkë në një nga restorantet më të mira në Llogora. ‘Jemi në rrugën e duhur por duhet të vazhdojmë kështu pasi mbështetja ime nuk ju ka munguar dhe nuk do ju mungojë per asnjë çast. Vazhdoni me këto rezultate dhe besoj se në fund do arrijmë të ngrihemi në kategorinë e parë’, u tha lojtarëve administratori Capoj.

Ndërkaq autori i golit të dytë dhe të fitores  për Orikumin në sfidën e së dielës në Sarandë, Aleko Capoj u shpreh: ‘ Jam shumë i kënaqur që ekipi po harmonizohet. Tashmë, kjo fitore në Sarandë tregoi punën e trajnerit Sakaj.

Megjithatë, meritë ka edhe zv.trajneri Albert Haxhija, pasi e ka ndërtuar vetë këtë ekip që po ngjit shkallët nga viti në vit’. Ndërkaq, Orikumi pret të Dielën në shtëpi Skraparin e vendit të fundit. Dje skuadra ka qenë pushim dhe sot do zbresë në fushë për të nisur përgatitjet për takimin e së dielës.

Olsen Llambro.

Orikumi feston fitoren-Gëzim Çapoj shtron darkë për ekipin dhe stafin. Nga Olsen Llambro. Read More »

Moti ne Orikum per ditet ne vazhdim dt 22-23-24-25 Shkurt 2018!

Njihuni me motin ne vazhdim ne Orikum :

21.02.201813–18Heavy rain9 mm12°1 m/s – Ere e lehte nga lindje-verilindje
18–24Rain4 mm10°1 m/s – Ere e lehte nga verilindje
22.02.201800–06Rain showers2 mm10°1 m/s – Ere e lehte nga jug
06–12Partly cloudy0 mm2 m/s – Fllad i lehte nga jug-juglindje
12–18Partly cloudy0 mm14°3 m/s – Fllad i lehte nga jug
18–24Partly cloudy0 mm12°2 m/s – Fllad i lehte nga jug
23.02.201800–06Light rain showers<1 mm10°2 m/s – Fllad i lehte nga jug-juglindje
06–12Cloudy0 mm10°2 m/s – Fllad i lehte nga juglindje
12–18Partly cloudy0 mm16°1 m/s – Ere e lehte nga jugperendim
18–24Cloudy0 mm13°2 m/s – Fllad i lehte nga lindje-verilindje
24.02.201800–06Cloudy0 mm12°2 m/s – Fllad i lehte nga lindje-verilindje
07–13Rain2 mm11°1 m/s – Ere e lehte nga lindje
13–19Rain3 mm13°1 m/s – Ere e lehte nga veriperendim
19–01Light rain<1 mm11°1 m/s – Ere e lehte nga jug
25.02.201801–07Rain1 mm10°1 m/s – Ere e lehte nga jugperendim
07–13Rain showers1 mm10°1 m/s – Ere e lehte nga juglindje
13–19Rain showers4 mm12°2 m/s – Fllad i lehte nga jug-juglindje
19–01Heavy rain7 mm10°2 m/s – Fllad i lehte nga jug
26.02.201801–07Rain4 mm2 m/s – Ere e lehte nga perendim-jugperendim
07–13Light rain<1 mm1 m/s – Ere e lehte nga perendim-jugperendim
13–19Fair0 mm11°4 m/s – Fllad i butë nga jugperendim
19–01Light rain showers<1 mm1 m/s – Ere e lehte nga jug-juglindje
27.02.201801–07Heavy rain5 mm4 m/s – Fllad i butë nga jug
07–13Rain4 mm0 m/s – Qetesi nga jug
13–19Light rain<1 mm2 m/s – Fllad i lehte nga veri
19–01Rain showers1 mm3 m/s – Fllad i lehte nga veri-verilindje
28.02.201801–07Rain showers2 mm1 m/s – Ere e lehte nga lindje-verilindje
07–13Rain3 mm1 m/s – Ere e lehte nga veri-verilindje
13–19Rain3 mm4 m/s – Fllad i butë nga veri-veriperendim
19–01Snow4 mm3 m/s – Fllad i lehte nga veri-veriperendim
01.03.201801–07Snow1 mm2 m/s – Ere e lehte nga lindje
07–13Partly cloudy0 mm-2°2 m/s – Fllad i lehte nga lindje
13–19Partly cloudy0 mm3 m/s – Fllad i lehte nga veri-veriperendim
19–01Partly cloudy0 mm2 m/s – Fllad i lehte nga verilindje
02.03.201801–07Partly cloudy0 mm-2°2 m/s – Fllad i lehte nga lindje-juglindje
07–13Clear sky0 mm-1°2 m/s – Fllad i lehte nga lindje
13–19Clear sky0 mm2 m/s – Fllad i lehte nga veri
19–01Clear sky0 mm2 m/s – Fllad i lehte nga lindje-verilindje

Moti ne Orikum per ditet ne vazhdim dt 22-23-24-25 Shkurt 2018! Read More »

Arrestohet biznesmeni, kontroll restorantit në Radhimë. Sekuestrohet vaj hashashi dhe hashash çokollatë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë finalizuan operacionin ‘Portokallja’

Si rezultat i një pune proaktive dhe në kuadër të një procedimi penal, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
– Shahin Zanaj, 60 vjeç, banues në Vlorë;
– Kristaq Derraj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi iu sekuestruan sasi të konsiderueshme të vajit të hashashit dhe hashash të formësuar si çokollatë dhe pluhur.

Sasitë e kapura nga policia janë:
-49.7 litra vaj hashashi;
-17.5 kg hashash në formë çokollate;
-13.4 kg hashash në formë pluhuri;
– pajisje, të cilat shërbenin për prodhimin dhe përpunimin e vajit të hashashit;
– 4 automjete.

Njëkohësisht Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale.

Janë referuar në Prokurori materialet në ngarkim të shtetasit Shahin Zanaj, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Agjentët kanë evidentuar asetet në pronësi të tij:

Në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjthshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtyre shtetasve.

Në vijim, strukturat e Policisë së bashku me ato doganore janë duke bërë inventarizimin e aseteve, për të dokumentuar plotësisht veprën penale të pastrimit të produkteve që burojnë nga aktiviteti kriminal.

Duke përfituar nga mundësia, Policia e Shtetit fton çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe të ashpër.

 

Arrestohet biznesmeni, kontroll restorantit në Radhimë. Sekuestrohet vaj hashashi dhe hashash çokollatë. Read More »

Supriza e radhës nga Jeta Hamiti, por këtë herë ajo ka një “ngushëllim’ prekës! Ja kujt i dedikohet.

Nga Jeta Hamiti

Shenim nga poetja :

Me këte poezi do doja të ‘ngushëlloja’ të gjitha ato zemra që kanë provuar vetminë si pasojë e një dashurie te humbur apo nje personi qe eshte larguar dhe ju ka lenë zbrazëtinë si kujtim.

Kaq e hidhur është vetmia,
kaq mizore e pashpirt
Godet fort ndjenjat e mia
ështe e keqe, është e ligë.

Mjerë njeriu që e provon,
ështe trishtim që ska fund,
Asnjë zemër nuk gëzon
vjen e të pushton si luftë.

Ah… vetmi e hidhur je
zure vend ne jetët tona,
Te shum zemra bëre strehë
largohu ti dhe gëzimin lejona.

Sa shum zemra ke plagosur,
sa shum zemra i ke vrar,
dhimbja jo nuk ka te sosur,
krahasohesh me një varr.

As armikut si urohet
një mallkim sikundër ti,
Nga cdo gjë që të privohet,
e për asgjë të mos ket sy.

Sa shum dhimbje qe sjell ti,
sa shum brenga dhe pendime,
Vallë me thoni kush njeri
meriton te tilla dhimbje…?

Eshte nje burg qe ska mbarim,
ështe ‘ndeshkimi’ me i hidhur,
ështe e tmerrshme, eshte mjerim.

Zemër-vrarë e të plagosur,
shpirti më jo nuk ka jet,
Sa shumë zemra mban prangosur,
vjen nje kohë që lehtë të vret.

Jeta më nuk ka kuptim,
deri sot ti ke jetuar,
Oor kur vetmia gjen strehim
Eshtë e kotë për te vazhduar.

Supriza e radhës nga Jeta Hamiti, por këtë herë ajo ka një “ngushëllim’ prekës! Ja kujt i dedikohet. Read More »

Njoftim – Ndahet nga jeta banori i Dukatit. Ngushellime familjes!

Njoftim per ndraje nga jete-Ndahet nga jeta banori i Dukatit D.Dedenika.

Sot ne date 19 shkurt 2018, ne oret e para te mengjesit eshte ndare nga jeta banori i fshatit Dukat Dede Dedenika.

Dede Dedenika ka lindur ne Dukat Vlore.

Ceremonia e percjelljes se tij per ne banesen e fundit do te behet ne ne vorrezat e Dukatit neser ne date 20 Shkurt 2018.

Nisja do behet nga Vlora ne oren 09:00.

Njoftimi u be per orikuminews nga Ramen Bitraj.

Njoftim – Ndahet nga jeta banori i Dukatit. Ngushellime familjes! Read More »

Fitorja e Orikut. Komentuesi thumbon ne orikuminews – ‘Mase na ben ndonje çik buk Gezimi’.

Fitorja e Orikut kunder Butrintit e cila e garanton Orikun ne vendin e dyte te renditjes ne Kategorin e Dyte, Grupi B, i ka gezuar dhe entuziazmuar shume banoret e krahines dhe sidomos tifozet e Orikut.

Ne nje prej artikujve te postuar ne faqen zyrtare te orikuminews nje prej banoreve e ka percjelle gezimin e tij me nje koment ne facebook duke u shprehur ndoshta edhe me pak ironi -‘ Mase na ben ndonje çik buk Gezimi…’!

Patjeter qe komentuesi ben fjale per Presidentin e ekipit Oriku Zotin Gezim Capoj i cili ka qene me pare Kryetar i Bashkise Orikum dhe eshte gjithashtu nje prej biznesmeneve te krahines tone.

Komenti i plote :

Fitorja e Orikut. Komentuesi thumbon ne orikuminews – ‘Mase na ben ndonje çik buk Gezimi’. Read More »

Ne qender te Orikumit 450 Euro m/2. Ja apartamentet e fundit per shitje.

Apartamente, Garazhde, Njësi Tregëtare.
Të gjitha me Hipotekë.
Të gjitha hapësirat ndodhen buzë bulevardit kryesor një Njësisë Administrative Orikum -Vlorë dhe me dalje në rrugët anësore.

Zonë me perspektivë zhvëllimore, ideale për kë dëshiron një pronë në zonë të vogël urbane dhe fare pranë zonave turistike më të bukura. (Vlore vetem 17 minuta me makine, Radhime vetem 7 minuta , Llogora 25 minuta)

Plazhi i Orikumit vetem 5 minuta larg.
Ndertimet ne qendren e njesise Administrative te rrethuara nga nje sere sherbimesh.

Vendodhja: Bulevardi “Princesha Rugjinë”
#Apartament 1+1 dhe 2+1
#Vëndparkim 21mt/2 dhe 40mt/3
#Dyqane

Apartamente me sipërfaqe të ndryshme.
Ashensor, me punime cilësore dhe të disponueshëm.

Cmimi 450€/m2
I diskutueshëm.
Pranohen edhe propozime për ndërrime me banesa në Tiranë. (Brënda Unazës së Madhe)

Kontakt: [email protected]

 

 

 

 

 

 

Ne qender te Orikumit 450 Euro m/2. Ja apartamentet e fundit per shitje. Read More »

Komentuesi në orikuminews-‘Kënga e shtruar Tragjasjoçe e abandonuar dhe nuk arrihet dot nga pasardhësit’.

Pas publikimit ne orikuminews te nje artikulli ku behej fjale per kenget e Grupit te vjeter te Tragjasit te publikuara ne youtube kane ardhe disa reagime nga banoret. Njeri prej tyre shprehet se Tragjasi ka patur kengetare te rralle sidmos brezi i Gjon Likos qe ka kenduar kengen e shtruar tragjasjoce.Sipas tij ky variant kenge ka qene i vecante dhe aktualisht eshte abandonuar por edhe eshte i paarritshem nga brezat e rinj.

Komenti i plote:

E bukur kenga edhe grupi i mire.Tragjasi ka patur kengetare te rralle,sidomos brezi i Gjon Likos qe kendonte kengen e shtruar tragjasjoce(e vecante thuajse e abandonuar apo dhe e pa arriteshme nga pasardhesit ?). Me motivet e kenges se viteve ’70 ka shume yje Tragjaso,por emigracioni ka larguar nga aktivitetet artistike sikurse talenti Tartar Avduli ,qe i pergjigjet cdo varianti te polifonis labe.Tartari jeton ne Itali dhe ka mundesi te jete prezent ne konkurimet e grupit etj…Personalisht kam debolese motivin e vjeter te kenges dge desheroj te kendohet nga brezi i sotem. Per kete variant profesor te mire jane me te moshuarit,Nuro Ferati sidomos si hedhes i rralle ne kenge

Komentuesi në orikuminews-‘Kënga e shtruar Tragjasjoçe e abandonuar dhe nuk arrihet dot nga pasardhësit’. Read More »