Orikuminews

Moti ne Orikum per fundjaven 3-4 Mars 2018.

Ky eshte parashikimi i motit ne Orikum per datat 2-3-4 Mars 2018 !

DitaOraReshjeTemp.Era
02.03.201811–12Light rain<1 mm15°7 m/s – Fllad i mirë nga jug
12–18Fair0 mm15°7 m/s – Fllad i mirë nga jug
18–24Partly cloudy0 mm13°4 m/s – Fllad i butë nga jug-juglindje
03.03.201800–06Fair0 mm12°3 m/s – Fllad i butë nga jug
06–12Partly cloudy0 mm11°2 m/s – Fllad i lehte nga jug-jugperendim
12–18Rain2 mm15°3 m/s – Fllad i lehte nga jug-jugperendim
18–24Partly cloudy0 mm12°2 m/s – Fllad i lehte nga jug-juglindje
04.03.201800–06Fair0 mm12°6 m/s – Fllad i mirë nga jug
06–12Partly cloudy0 mm11°2 m/s – Ere e lehte nga jug
12–18Cloudy0 mm15°2 m/s – Fllad i lehte nga perendim
18–24Rain1 mm12°1 m/s – Ere e lehte nga lindje-verilindje
05.03.201800–06Rain1 mm12°1 m/s – Ere e lehte nga lindje-juglindje
07–13Cloudy0 mm11°1 m/s – Ere e lehte nga lindje-juglindje
13–19Rain4 mm18°1 m/s – Ere e lehte nga veriperendim
19–01Heavy rain7 mm13°1 m/s – Ere e lehte nga veri

Moti ne Orikum per fundjaven 3-4 Mars 2018. Read More »

Kushtuar Radhimës së bukur – Nga Naile Lameborshi. (Poetët e krahinës)

Nga Naile Lameborshi.

RADHIMA

Je vërtet e bukur ??
A më dukesh mua ??
Mali, fusha, deti
Ullinjtë radhua

Për ty kush s’punon
Plaku dhe I riu
Studentët me radhe
Jugu e veriu.

Nga qytet I Vlorës
Anë edhe mbanë
Vijnë punëtori
Me dhjetëra urbanë.

Dora e njeriut
Plak edhe I ri
Të bëri RADHIMË
Jeshil me ulli.

Dhe në cdo sistem
Në cdo qeveri
Ti Radhima ime
Shumë begati.

Lum kush pruri cupën
Kush bëri krushqi
Radhim edukata
Me qytetari.

S’të del kush përpara
Shkollë dhe kulturë
Njihesh si e tillë
Në gjith Shqipërinë
Po dhe jasht kufirit
Flasin për tët bir

Vreshti yt I ëmbël
Që ëmëlson dejtë
Si ke popullsinë
Si je edhe vetë.

Agrumet e verdha
M pleksur me ulli
Hajde moj Radhimë
Burim mirësi.

Po lokalet radhë
Me arkitekturë
Dora e njeriut
Ta shton bukurinë

Po ty të pa zoti
Deti si kristal
Ishull dhe gadishull
Që I ke përball
Bukuri e rrallë.

Më thuaj Radhimë
C’kërkon më nga ZOTI ??
— nuk dua gjë tjetër
As sot as që moti.

  • Po kam Vec një plagë
    Kam një amanet
    Rënduan mbi mua
    Ligjet për ibret
    Pse kështu o shtet? ?

Pse më prishët vreshtin
Kapital I rëndë
Më dogjën Agrumet
Rrënjë e më rrënjë

Më dogjën ullirin
Vite shekullorë
S’ishin prekur kurrë
Pse more të gjorë

Vënde Vënde dukem
Nuse pa kurorë
Më mbuloi ferra
Pse s’më vini dorë ??

Shtohen dit për ditë
Makina avjonë
Më bëjnë pazare
Shumë më lakmojnë

Un jam shum e trëmbur
Dhe jam e fiksuar
KTHEU MOJ RINI
BOLL NË VËNË TË HUAJ.

shkruan për ty moj Radhimë
Që të gjith ata që dinë
Zenel Haiti për shekujt
Nekiu për historinë
Alketit Rama I spikatur
Nailea cilësinë
Selman lameborshi nga Moska
Për mallin tënd moj Radhimë

Kushtuar Radhimës së bukur – Nga Naile Lameborshi. (Poetët e krahinës) Read More »

Cfarë duhet të dini për fruthin ! Nga Qendra Shëndetesore Orikum.

Fruthi eshte nje semundje virale shume infektuese ku nje person infekton nga 12-20 njerez te tjere dhe ka disa forma:

  1. Fruthi klasik me temperature dhe shenja katarrale (rrjedhje hundesh, sy te skuqur, kolle) shenjat e Koplik dhe rashin karakteristik
  2. Fruthi i modifikuar qe ndodh ne persona te vaksinuar ne te kaluaren por qe nuk kane zhvilluar nje pergjigje te mire imune me kundertrupat perkates, me fillim te zgjatur por me foma te lehta. Ka mundesi te jesh i vaksinuar dhe te semuresh me Fruth pasi njihet se ne 3-5% te rasteve vaksina nuk shkakton pergjigjen imune.
  3. Fruthi atipik ndodh ne persona qe jane vaksinuar ne vitet 60 me vaksine qe permban virusin e ngordhur por kjo nuk shihet me sot.
  4. Fruthi i rende
  5. Simptomat post infektive neurologjike si Encefalomieliti akut i diseminuar dhe Panencefaliti sub akut sklerotizues
  6. Komplikacionet nga Fruthi si pneumoni me qeliza gjigande dhe enecfaliti me trupa te perfshire nga Fruthi

Nga Dr. Silva Bino !

Cfarë duhet të dini për fruthin ! Nga Qendra Shëndetesore Orikum. Read More »

Njoftim- Ndahet nga jeta biri i krahines ! Orikuminews i shpreh ngushellime familjes.

Eshte ndare nga jeta banori i Orikumit Eduart Havari.

Eduart Havari ishte i biri i Xhevitit dhe Atikes i lindur ne Orikum ne Shkurt 1955.

Ka mbaruar gjimnazin ne Orikum dhe shkollen e larte per ekonomist ne Tirane.

Eduarti ishte babai i dy vajzave dhe ishte nje njeri i nderuar dhe i respektuar.

Redaksia e orikuminews i shpreh ngushellimet e sinqera familjes dhe te afermve.

Njoftim- Ndahet nga jeta biri i krahines ! Orikuminews i shpreh ngushellime familjes. Read More »

O botë shtazore me fytyrë njeriu, si nuk të prekin këta lotë çilimiu! Nga Zhaneta Braho.(Poetet e krahines)

Nga Zhaneta Braho

O botë shtazore
Me fytyrë njeriu…
Si nuk të prekin
Këta lotë cilimiu?

Po dhe Zoti c’bën
Se eshte i vertete
Pse si mbron fëmijet
Engjejt è vertete!?

Bote perendimore
Moj te rente flama
Nga armet e tua
U shua dynjaja.

Edhe pjesa tjeter
Qe te ben sehire
Si u mban vendi
Se shihni Sirine?!

Qe vriten perdite
Qindera edhe …mije
Por e tmerrshme eshte
Rruget …plot femije

Lufta e mallkuar
Jeten u ka nxirë
Kush vritet i vockël
Kush mbetet…jetime
Kane nderruar rolet

Kafsha eshte zbutur.
Njeriu eshte egersire
Duke thithur gjake
Ndihet me mire.

Ku eshte OKB_ja
Dhe gjithe politikanet
Perse e lejojne
Tè prodhohen armet??

Ata sy femijesh
S’ju dalin ne enderr?
O katile qe keni gure
E Jo zemer

O i pafajshem
Ah moj kreature
Ta dije keshtu boten
..me mire te mos lindje kurre

O botë shtazore me fytyrë njeriu, si nuk të prekin këta lotë çilimiu! Nga Zhaneta Braho.(Poetet e krahines) Read More »

Orikum/Turisti rregjistron(video) Abil Dalan Xhebron nga Dukati. Xha Abili – ‘Do hash ndonje shkop ti’.

Nje turisti te ardhur me pushime ne Orikum i ka bere shume pershtypje bereta qe mban ne koke Abil Xhebroj prandaj ka biseduar me ate dhe i ka marre nje interviste me videorregjistrim.

Biseda ka qene e fokusuar tek bereta qe mban ne koke Xha Abili. Sipas tij vetem tre veta e mbajne ne kete zone nje kapele te tille. Ai i pohon se jeton ne Orikum dhe eshte nga Dukati i Vlores.

Gjate videorregjistrimit Abili i eshte drejtuar nje te riu i cili e ka ironizuar per videorregjistrimin me shprehjen ‘Do hash ndonje shkop ti’ .

Video e plote.

Orikum/Turisti rregjistron(video) Abil Dalan Xhebron nga Dukati. Xha Abili – ‘Do hash ndonje shkop ti’. Read More »

Moti në Orikum datë 25 Shkurt 2018! Kujdes reshje shumë të dendura në këto orare !

Moti ne Orikum per daten 25 dhe 26 Shkurt.

25.02.201805–06Cloudy0 mm1 m/s – Ere e lehte nga lindje
06–12Rain1 mm10°1 m/s – Ere e lehte nga jugperendim
12–18Heavy rain12 mm12°4 m/s – Fllad i butë nga jug
18–24Heavy rain23 mm2 m/s – Ere e lehte nga verilindje

 

26.02.201800–06Heavy rain15 mm4 m/s – Fllad i butë nga veri-verilindje
06–12Rain showers2 mm1 m/s – Ere e lehte nga veri-verilindje
12–18Rain1 mm2 m/s – Ere e lehte nga veri
18–24Heavy rain5 mm2 m/s – Fllad i lehte nga veri

 

Moti në Orikum datë 25 Shkurt 2018! Kujdes reshje shumë të dendura në këto orare ! Read More »

Servet Xhelili në ‘hall’ të madh- Nuk lë cep të Dukatit pa përmendur në poezi ! (Poetët e krahinës)

Nga Servet Xhelili

ME MENDJEN KAM RAR NE HALL

Po,dhe mos qeshni me mua,
Mor po me gjithmend e kam,
Keto ment,me kane munduar
Ne hall te madh me to jam.

Naten kur bie per gjume,
Ment me marrin arratine,
Si ata zoqte ne turme,
Shtegetojne,e aty vijne.

I shoh kur ulen e prehen,
Ne Shata dhe ne Rodhine,
Duket sikur ato dehen,
Sikur s’do kthehen te vijne.

Here i shoh mbi Llogorane,
Here ndalen ne maj te Qores,
Pastaj posht marrin dynjane,
Deri ne qaf te Botores.

Prap kthehen e marrin larte,
Dhe s’ndalen se fluturuar,
Mbi Gerxhine e mbi Vastak,
Mbi Kozeren me bar shtruar.

Kthehen prap,ashtu siç jane,
Dhe zbresin te tatepjete,
E çlodhen mbi Sotiran,
I bukur por si xhehnet.

Ngrihen pastaj nga aty,
Dhe qendrojne ne Karroll,
Ballkon i fshatit,ku rri,
Fshatin e sheh si ne dore.

Ku nuk futet mendja ime,
Ku nuk shkel e bredh me kembe,
Ne thilpat ne lagjen time
Te shtepit ku kemi qene.

Dhe ne lem te Koçet vete,
Pastaj zbret ne Piçunar,
Dhe nga shtepit e xha Metes,
Ne Mazo qe esht perball,

I rremben kembet avash,
Duke len lemin e Koçet,
Per tu ngjitur ne Golash,
Ku jane pishat e moçme

Zbret ne Vris ku rrihnim fjolle,
Pinim shkume me lepender,
Njehere,pse nuk harroj,
Por i shoh ato ne enderr.

Skam çi bej mendjes rrebele,
Qe nga vendi im su nda,
Pellemb per pellembe shkele,
Dhe sa shume mend i mba.

S’u harroka Baç e Buçet,
Loja me cingle nagaç,
T’hedhurat tona mbi supe,
Ne lojen e arabas,

Po Koleka,atje larte
Mbi shtepi te bab Zeqirit,
Aty luanim me rrath,
Dhe prisnim dhite te vinin.

E shoh pastaj mendjen time,
Ne Kabdet dhe ne Shata,
Ather benim shpyllezime,
Me brigada te medha,

Ajo nuk harron te zbres,
Te ngjitet pastaj ne Ramje,
Neper fush,bere me djerse,
Qe ka te bukur pamje.

Le pastaj Pashalimane,
Ajo atje e humbet,
Prej magjis ne ato ane,
Prej atij te bukri det.

Ajo kercet e merr dhene,
Si e etur dhe e marre,
Frymen e mban ne Ravene,
Me ate parajs te rralle,

Edhe ne Karaburune ,
E kam pare e ka qendruar,
Te ulur mbi ata gure,
Perball Sazanit kundruall.

Mase tani e besuat,
Pse me mendjen jam ne hall,
Njezet vjet qe me le mua,
Vjen aty dhe shuan mall.

Sos vet qe mbete rrebele,
Dhe nuk shqitesh nga aty,
Po dhe shpirtin ma rrembeve,
Dhe mbetet aty te dy .

Ketu ku jam un nashtine,
Me late vetem si trup,
Me vjen keq,e me vjen mire,
Qe mallin andej me prut,

Ate mall mbartur ne vite,
Ju si zjarr ma kini ndezur,
Qe kur ika e kesaj dite,
Dashuri i kini hedhur.

Ndaj ky zjarr qe me djeg brenda,
Me ngroh,edhe me jep shprese,
Te kthehem se ma do zemra,
Qe te prehem kur te vdes.

SERVET XHELILI

Servet Xhelili në ‘hall’ të madh- Nuk lë cep të Dukatit pa përmendur në poezi ! (Poetët e krahinës) Read More »