Orikuminews

Orikum-Flasin banorët S.Gjika dhe A.Brahimaj për taksën e banesës së dytë.(Video)

Taksa e banesës së dytë, e cila do të tatohet nga fillimi i muajit prill, për banorët e Orikumit është një taksë e cila nuk mund të përballohet.

Banorët e Orikumit janë kundra kësaj takse, e cila do t’i rëndojë edhe më shumë këta banorë të cilët jetojnë vetëm me të ardhurat që nxjerrin në sezonin veror.

Jashtë kamerave shumë nga këta banorë shprehen kundër, por prononcimi i tyre përpara kamerave është me rrezik, pasi sipas tyre rrezikojnë vendin e punës, ose familjarët e tyre. Zona e Orikumit njihet si zonë turistike, dhe këta banorë që jetojnë këtu kanë mundur të bëjnë një banesë të dytë ku ta shfrytëzojnë sado pak në sezon, por taksimi i këtyre banesave është jo normale, pasi edhe çmimet e qerasë për sezon do të rriten, kjo do të thotë sipas banorëve, që edhe ata pak turist që do preferojnë të vinë në Orikum, duke parë çmimet e larta do të largohen ose në një vend tjetër ose jashtë shtetit, ku do të kërkojnë çmime më të ulëta si dhe shërbim më të mirë.

Spiro Gjika banor në Orikum shprehet se, nuk jam kundër taksës, por kjo taksë vendoset kur këtu në Orikum nuk mungon asgjë. Por Orikumi prej vitesh vuan mungesën e ujit të pijshëm, mungesën e energjisë elektrike , por më kryesorja është se në qoftë se në banesën time të dytë do të vendosej taksë, kjo banesë është e pa legalizuar , dhe shumë banesa në Orikum janë të pa legalizuara.

Adriatik Brahimaj, një tjetër banor, i cili ka disa banesa, shprehet kategorikisht kundër kësaj takes, pasi sezoni veror është vetëm 40 ditë dhe jot re katër muaj, kjo rrezikun që të mbyllen këto banesa dhe banorët të largohen jashtë shtetit për një jetë më të mirë.

Top Channel

Orikum-Flasin banorët S.Gjika dhe A.Brahimaj për taksën e banesës së dytë.(Video) Read More »

Orikum-Vijon aksioni për reformën e ujit. Rritet niveli i arkëtimeve.

Aksioni per reformen e ujit vijon me ritme edhe ne Njesine Administrative te Orikumit. Grupet e Ujesjelles Kanalizimeve jane te perqendruara ne te gjithe territorin e Njesise Administrative te Orikumit.

Reforma ka sjelle rritje te nivelit te arketimeve, si dhe hapje te kontratave te reja, ndersa ata qe nuk kane mundesi financiare, kane lidhur akt-marrveshjet per pagesat me keste.

Orikum-Vijon aksioni për reformën e ujit. Rritet niveli i arkëtimeve. Read More »

Edlira Gjoni – Ushqimi “vendçe” më i mirë në botë, në Dukat! Ka Mriz Zanash në Veri por ka dhe Mriz Pishash në Dukat.

Jo vetem njerzit dhe vendet e krahines tone jane te mrekullueshme por edhe ushqimi qe gatuhet ne krahinen tone eshte fantastik. Kete e thekson me se mire Edlira Gjoni e cila me kontributin e saj te gjitheanshem i ben jehone krahines tone duke e promovuar dhe reklamuar jo vetem brenda vendit por deri edhe pertej oqeanit.

Nga Edlira Gjoni:

Me Mrizi i Pishave, rruga Dukat-Llogora dhe Klasën unike 1985!

Kur më merr malli, vjen në tre forma: Njerëzit e mi (motra, babi, gjyshja). Vendet e mia (shtëpia dhe miqtë e ngushtë) dhe Ushqimi që njoh.

Po, po, ushqimi. Dmth ushqimi im, vendçe, ushqimi më i mirë në botë, në Dukat! Ai që më kujton fëmijërinë, nënën, mamin, shoqërinë e vjetër, shtëpinë ku u rrita, zonën që ma bën zemrën mal. Ndaj mezi pres që kur të kthehem, të ha pak kulaç të ngrohtë të sapo dalë nga zjarri. Të mbrujtur nga duar të vërteta, jo nga makineri.

Ta shoqëroj me pak gjalpë të sapo-rrahur deleje. Aromë e shije që nuk di të të thotë: “Epo mjaft tani”! Se edhe po e le, në pjatë vjen yshmeri, me sasinë perfekte të kripës, djathit e vezës, pjekur ngadalë e në çdo petë në zjarr, jo në furrë.

Po ka edhe mish qengji e keci që është aq i njomë, sa duket sikur sapo e kanë marrë nga tufat në stanet maleve mbi lokal. E di si e bën arapashin ky mish? Më të shijshëm sesa mund ta shpjegojë ndonjë roman i tërë. Fakti që mielli i misrit bëhet në fushë e bluhet aty, i bën edhe më të parezistueshme kombinimet.

Po ca tule të pjekura në tel, me qepë vendi po i deshët, ose me piperka e perime që i bëjnë baçat plot?

Kurse uji i malit nuk ka nevojë për koment. As gryka e Çipave. Oxhak në dimër. Freskllëk në verë. Një kafe turke, një gotë raki, një gotë verë se kemi kantina e vreshta fushave,madje nga më të shijshmet.

Shkurt, më ka marrë malli për pak shtëpi dhe ndjehem sikur ulem në tavolinën e cdo shtëpie vendase.

Nuk ka vetëm Mriz Zanash në Veri. Ka edhe Mriz Pishash në Jug.

Fiks fëmijëria që më mungonte tek ushqimi që më pret sapo fillon ngjitja për në Llogara.

E keni djathtas sapo kalon Dukat-Fushën, drejt Llogarasë. Kush shkon para meje, shijojini ato kuleçë, yshmerë, tepsi furre e verë vendi edhe për mua.

Bravo ushqimi bio dhe tradita vendase.

Edlira Gjoni – Ushqimi “vendçe” më i mirë në botë, në Dukat! Ka Mriz Zanash në Veri por ka dhe Mriz Pishash në Dukat. Read More »

Banori i krahinës-Ju tregoj tre emrat e atyre që kontribuan për krahinën më shumë se cdo deputet e pushtetar.

Nuk jane te paket bashkekrahinoret aktive te cilet shprehin ne portalin orikuminews lirshem mendimet e tyre, idete, pikepamjet, sugjerimet por edhe verjetjet dhe ankesat qe kane ne lidhje me cesthje te ndryshme qe kane te bejne me krahinen tone. 

Fitim Pulo ka dhene mendimin e tij ne lidhje me tre emrat e bashkekrahinoreve te cilet ai mendon se jane tre intelektualet, humane qe nuk kane qene kurre pjese e politikes apo qeverisjeve vendore por kane kontribuar me shume se cdo deputet apo pushtetar ne sherbim te mireqenies ne krahinen tone.

Komenti i plote nga Fitim Pulo:

Hasan Laba ,Luan Gjomemo,Lavdosh Ferruni,intelektuale, humane,qe s’kane qene pjese e politikes,qeverisjeve vendore a cfardo pushteti,kane kontribuar me shume se cdo deputet, pushtetar e pushtet vendore ne Tragjas e krahine ne sherbim te miresenies se komuniteteve dhe ekologjise.
Perfundimisht,duhet hequr dore nga ‘tradita’ e ‘dallimeve’ apo e ‘servilosjrve’per intéressa personale à familiare,qe s’jane as fisnike e as normale ne nje komunitet ( qe vuajti ,edhe ne te kaluaren ‘dallimesh’ ‘klasore’,sidomos ketyre dekadave te fundit nga shfaqje koruptive,servilosje ndaj shefave e miqve apo per ‘renie’gjoksi’.

 

Banori i krahinës-Ju tregoj tre emrat e atyre që kontribuan për krahinën më shumë se cdo deputet e pushtetar. Read More »

Ja kush janë 10 bashkëkrahinorët që u vlerësuan në 2012 me certifikten “Mirënjohja e ODTR”. Orikuminews në bashkëpunim me grupin ODTR do vazhdojë këtë traditë.

Ne vitin 2012 grupi ODTR (Orikum Dukat Tragjas Radhime) vleresoi me certifikaten “Mirenjohja e ODTR” 10 prej anetareve te shumte te cilet kane demostruar vlera te larta shoqerore duke u bere nje shembull i mire per te gjithe banoret e krahines, nepermjet aktivizimit ne tematikat e diskutuara ne grupin ne facebook, shprehjen e mendimeve ne menyre te lire dhe te hapur duke ngritur zerin per kerkimin e se drejtes qytetare si dhe per kontributin e dhene ne fusha dhe aspekte te ndryshme qe kane lidhje te drejteperdrejte me zonen tone.

Redaksia e Orikuminews ne bashkepunim me grupin Orikum Dukat Tragjas Radhime do vazhdoje kete tradite duke perzgjedhur cdo vit dhe duke vleresuar me certifikaten “Mirenjohja e ODTR” 10 banoret e krahines te cilet do te jene aktiv ne portalin orikuminews dhe ne grupin ODTR duke demostruar vlera te larta shoqerore e duke u bere nje shembull i mire per te gjithe banoret e krahines, nepermjet aktivizimit ne tematikat e diskutuara,dhenies se opinioneve, ideve, shprehjes se mendimeve ne menyre te lire dhe te hapur duke ngritur zerin per kerkimin e se drejtes qytetare si dhe per kontributin qe do japin ne fusha dhe aspekte te ndryshme qe kane lidhje te drejteperdrejte me zonen tone.

Ja kush jane 10 bashkekrahinoret tane qe u vleresuan me Mirenjohja e ODTR” ne vitin 2012:

Ja kush janë 10 bashkëkrahinorët që u vlerësuan në 2012 me certifikten “Mirënjohja e ODTR”. Orikuminews në bashkëpunim me grupin ODTR do vazhdojë këtë traditë. Read More »

Edlira Gjoni adreson pesë pyetje “pa” përgjigje!

Edlira Gjoni ne asnje moment nuk qendron indeferente kur vjen puna te padrejtesite. Ajo reagon dhe shpreh opinionin e saj si nje qytetare e denje dhe shume aktive. Ja reagimi i saj i fundit nepermjet nje statusi ne facebook.

Nga Edlira Gjoni:

Çuditet njeriu duke parë zhvendosjen e ngjarjeve në Tiranë.

  • Pse prona private e konçesionarëve quhet publike?
  • Si ka mundësi që për reagimin qytetar ndaj vjedhjes, u arrestuan 23 persona e u dënuan 11, brenda pak orëve?
  • Po pse për Gërdecin, me 26 viktima, pasi kane kaluar 10 vjet, nuk ka as të burgosur, as fajtorë?
  • Pse për 21 Janarin nuk ka të dënuar? Apo gjykata punon vetëm për të ndëshkuar fakirët?
  • Pse nuk ka gjykata punë lavdëruese 24 orëshe për dosjet me mijër faqe për drogën?
  • Pse janë ende në politikë e në ekran abuzuesit e shkelësit e ligjit në vend?

Shqipëria si Bolivia e 1985-ës, e kapur. E rrënuar. Pa dritë jeshile me sjellje “drejtësie” si këto.

Edlira Gjoni adreson pesë pyetje “pa” përgjigje! Read More »

Ja cfarë nuk dini për Shpellat e Velçës, do habiteni ! (foto)

Shpellat e Velçës

Statusi i objektit: Janë shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë me vendim nr. 1886, datë 10.06.1973.
Viti/koha e ndërtimit: Periudha e Neolitit (7000-3100 para. Kr).
Vendndodhja: Fshati Velçë, Bashkia Selenicë.
Përshkrimi: Fshati i Velçës është i vendosur në anën e djathtë të lumit Shushicë, rreth 40 km në juglindje të Vlorës. Shpellat Neolitike të Velçës (Neoliti i vonë) janë të vendosura në një faqe shkëmbore mbi fshatin e sotshëm dhe janë një ndër vendbanimet e para prehistorike të zbuluara në vendin tonë, në periudhën midis dy luftrave botërore. Ato u vizituan nga prehistoriani italian Luigi Cardini në vitin 1936, i cili në vitin 1937 kreu gërmime brenda shpellës numer 2 ose të quajturën “Shpella e Maçit” dhe në koridorin e “Shpellës Kala”. Nga kuadratet e gërmimit që realizoi, gjeti depozitime materialesh prehistorike të periudhës së neolotit të vonë. Materialet litike përbëheshin nga çekanë guri, vegla stralli si prehëse, maja heshte dhe vegla prej kocke, ndërsa qeramika përbëhej kryesisht nga qeramika e zbukuruar me pikturim, si dhe ajo me incizim. Qeramika e pikturuar e lidh Velçën me kulturat e bregut të Jonit, ‘Maliqin I’ në pellgun e Korçës, si dhe me sitet Hagios Nikolaos e Astakos të Akarnanisë në Greqinë Jugperëndimore. Në vitin 1954 një grup arkeologësh shqiptar të Muzeut Arkeologjik-Etnografik, nën drejtimin e prehistorianit Frano Prendi kryen sondazhe në “Shpellën e Skotës”, ku përveç materialit neolitik u gjet qeramikë e bronzit të vonë dhe hekurit të hershëm.

Bibliografia: K. Francis et Ali., Explorations in Albania, 1930-39. The notebooks of Luigi Cardini, Prehistorian with the Italian Archaeological Mission. The British School at Athens, 2005, f. 99-160; D. Mustilli., Relazione preliminare sugli scavi archeologici in Albania (1937-40). RAI, Rendiconti della classe di scienze morali e storiche, Roma 1942, f. 681-684; F. Prendi., Neoliti dhe Eneoliti në Shqipëri, Iliria 4, 1976, f. 21. 121; M. Korkuti., Qytetërimi Neolitik dhe Eneolitik në Shqipëri, ASHESH, Tiranë 2000, f. 214-215.

Funksioni: Vendbanim prehistorik, sot monument kulture.

Hyrja: Pa biletë.

Itinerari: Drejt shpellave neolitike të Velçës mund të shkohet me çdo mjet transporti, duke ndjekur rrugën automobilistike që nis nga qyteti i Vlorës dhe të çon drejt fshatit Velçë, në një distancë rreth 40 km.

Ja cfarë nuk dini për Shpellat e Velçës, do habiteni ! (foto) Read More »

Përkujtimore: Si sot 18 vite më parë, babi nga ne je ndarë. Dedikimi i banores së krahinës për babain dhe nënën e ndarë nga jeta.

Ky eshte dedikimi i bashkekrahinores Sade Troqe per dy prinderit e saj te ndare nga jeta.

Nga Sade Troqe:

Si sote 18 vjete me pare,
Babi nga ne je ndare,

Ike e me le vatane
na le me koken menjane

Me helmove shpirte e xhane,
Me le ne brenge shume malle.

Me lote ne sy te dy u ndame,
kur me nise me the nje fjale.

Bije tu befte e mbare,
Se kur te kthehesh sme gjen te gjalle..!

9 Shkurt e 7 Prill mos ardhesh kurre,
se mua me kini helmuar shume.

Me more nene e baba,
me ndave te gjalle me ta,

Fizikisht ju jeni larguar,
Po ne zemren time jeni te paharruar.

Sa te jeme edhe te rroje,
Une kurre nuk ju harroj.

Keni qene dhe mbeteni gjithcka per ne,
Perjetesisht te paharruar babi e nena ime.

Përkujtimore: Si sot 18 vite më parë, babi nga ne je ndarë. Dedikimi i banores së krahinës për babain dhe nënën e ndarë nga jeta. Read More »