Orikuminews

Të shikoj më ka ënda – Poezi nga Zhaneta Fisti (Poetet e krahinës)

Poezi nga Zhaneta Fisti

Të shikoj më ka ënda

Sorkadhe që ndrin si hëna
Sy e vetulla argjënda !
Kur më shkon parë tek tënda
Të shikoj e më ka ēnda.

Lastarja belin unazë
Ç’më bëre vashëz moj ngjalë
S’mē le të jetoj dynjanë
Ikën mend e kokës, vanë.

Bukuria më verboi
Sy e vetull më shajtoi
Do të dal parë tek kroi
Se zemra më shkatërroi

Shamia që mba në grykë
Flladi i verës e valvit.
Mbulon gjerdan e fildishë,
Ahh në krah kush të të kish.

Me ëngjëll të thellë kesh dalë,
Kopea më mori parë.
Ku dole a gjeç belanë,
Ikën forcat e më lanë.

Thëllëza tha mirmëngjes
Hapin lehtë e hedh mbi vesë.
Më tha djalë bën kujdes
Mos ja hiq mendjen kopes.

Mblodha veten,
shkova halë
Qëndro të këmbejm dy fjalë
Të kuptosh si e kam hallnë.

Që ditën që të kam parë
Kërkoj kurë e s’gjej dermanë
Vashëz të dua moj xhan
Këtë jet bashkë ta ndajmë.

Bënëm pjes se më çëmnde
Të bëj bé për kokën tënde
Jam besnik e më ke vlerë
Të kam lezetin në derë.

More çobani kopesë
Pyet plakun e senesë
Un përgjigje do të pres
Dua fjal e dua besë.

O bilbil po më beson
Zemra po mē shkatërron
Nga ti dua fjalë e besë
Të lidhemi për martesë.

Zhaneta Fisti

Të shikoj më ka ënda – Poezi nga Zhaneta Fisti (Poetet e krahinës) Read More »

Maya xhiron në Dukat klipin “Vëllait tim”. Ja ku janë bërë rregjistrimet. (Video+foto)

Kengetarja e mirenjohur nga Dukati Maya Alickaj, ka publikuar ne faqen e saj ne facebook nje pjese nga xhirimet e klipit qe do mbaje emrin “Vellait tim”. Me sa duket edhe ne videon e publikuar nje pjese e ketyre xhirimeve jane bere ne Dukat.

Nje pjese nga xhirimet e klipit “Vellait tim” – shkruan Maja.

Me poshte gjeni nje pjese te videoklipit.

Maya xhiron në Dukat klipin “Vëllait tim”. Ja ku janë bërë rregjistrimet. (Video+foto) Read More »

Laureta Petoshati dedikon vargje për babain i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Laureta Petoshati dedikon vargje për babain i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Nga Laureta Petoshati

Ti je loti im

Një diell i madh ngrohu gjithçka,
pastaj vendin e tij e zuri hëna,
një hënë e madhe, e plotë mbi qytet ra,
e mua po më përpëlitej zëmra.

E premte e zezë. Udha e kryqit ishte…
Unë lutesha për ty, ndërsa ti jepje shpirt,
hëna më e verdhë se vdekja po habiste,
në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë me të lumin Krisht…

Vdekja është shumë e ashpër, baba,
e do arkëmortin si kullë pa vrojtim,
të gdhendur, të rregullt sa më sʹka,
do rroba e këpucë të reja, për të fundit marshim.

Vdekja është shumë e rregullt, baba,
ka orare fikse, si ushtarak nën betim,
të bën si hëna, të pakapshëm, baba,
që herë zhduket e herë shfaqet si kujtim.
Tash e tutje baba, ti je loti im!

Laureta Petoshati dedikon vargje për babain i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Read More »

Alem Mehmet nga Tragjasi, të qanë Radhimë e Dukati. Nga Bedri Kabasha.

Pergatitur per orikuminews nga Bedri Kabasha.

ALEM MEHMET NGA TRAGJASI

Alem Mehmet nga Tragjasi,
Medet fillozofi yne,
Te qane Radhim e Dukati,
Dhe gjithe kejo krahine,
Thone, qysh ka qene i jati,
Lumthi ata qe e njihne,
Po keta miq nuk i pati,
Keta miqe qe pate tine,
Davaja syne ja hapi,
Xhelo Dulja ne Smokthine,
E beri mik nga inati,
Qe se hodhi dot syrgjyne,
Ne krua, ne te dy rrepet,
Kan ardhur burra e gra,
Ngreu, mos rri ne te keqe,
O nuri Alem aga !

Dukat, Vlore.

1) Te kroi prane dy rrepeve ne Tragjasin e vjeter, ku mblidheshin populli ne mexhlis..

Kenge Popullore te Laberise
Bedri Kabasha
22.04.2018

Alem Mehmet nga Tragjasi, të qanë Radhimë e Dukati. Nga Bedri Kabasha. Read More »

Njësia Administrative Orikum lë në “Terr informativ” banorët e krahinës !

Sic jeni ne dijeni ne kohen kur funskiononte ish-bashkia Orikum, nje faqe interneti e menaxhuar nga Bashkia e asaj kohe ishte aktive dhe nepermjet saj banoret e krahines informoheshin here pas here me aktivitetet kryesore te Bashkise si punime, projekte, aktivitete te ndryshme, festa, informacione, lajmerime etj.

Sot, disa vjet pas shkrirjes se Bashkise Orikum dhe kalimit ne “Njesia administrative Orikum” faqja zyrtare e Bashkise Orikum eshte mbyllur dhe ky mjet shume i rendesishem informimi dhe komunikimi me komunitetin nuk funksionon me.

Njesia Administrative Orikum aktualisht disponon nje faqe ne facebook e cila nuk pasqyron rregullisht aktivitetet kryesore dhe te rendesishme qe ndodhin brenda Njesise tone, nuk percjell rregullisht informacione, njoftime apo lajmerime qe jane me rendesi dhe interes per komunitetin.

Pikerisht ne kete faze kaq shume te rendesishme parapergatitore per fillimin e sezonit nuk rezulton ose nuk pasqyrohet asnje aktivitet nga Njesia Administrative Orikum. Banoret nuk kane informacion cfare masash po merren nga Njesia Administrative Orikum per nisjen e sezonit veror, cfare po behet me nenstacionin e ri elektrik, cfare po behet me problemin e furnizimit me uje, si qendron problemi i mos realizimit te projektit per furnizimin me uje te krahines i cili nisi me aq buje, a jane realizuar te gjitha projektet e planizuara per vitin 2017, cilat jane projektet e planizuara per vitin 2018 per krahinen tone e shume ceshtje te tjera te rendesishme?

Per keto dhe per shume ceshtje te tjera nuk ka asnje informacion per komunitetin. Edhe pas interesimit qe eshte bere nga orikuminews per te marre informacione nga zyrtare te Njesise Administrative Orikum asnje pergjigje nuk eshte kthyer deri me tani. Vetem heshtje.

A eshte valle ne gjume Njesia Administrative Orikum apo qellimisht po le ne “terr informativ” banoret e krahines dhe gjithe komunitetin qe mbulon ?

Njësia Administrative Orikum lë në “Terr informativ” banorët e krahinës ! Read More »

Rruga Orikum-Radhimë, nis pastrimi i kanaleve anës rrugës.

Para pak ditesh eshte bere pjeserisht pastrimi i kanaleve anes rruges kryesore Orikum – Radhime. Nje skrep , nje kamion dhe disa punetore jane pare duke kryer pastrimin e nje pjese te kanaleve anesore te rruges kryesore qe lidh Orikumin me Vloren.

Me sa duket keto jane shenjat e para per pergatitjet qe po behen me qellim pritjen e sezonit veror 2018 ne Orikum. Ky vit pritet te shenoje numrin me te madh te pushuesve dhe turisteve qe do vizitojne krahinen tone, krahasuar me vitet e meparshme.

 

Rruga Orikum-Radhimë, nis pastrimi i kanaleve anës rrugës. Read More »

Njihuni me “Baken”, mjeshtrin nga Dukati që gdhendi “Kishën e Marmiroit”. Nga Zhaneta Fisti

Nga Zhaneta Fisti :

Mjeshtëria e lartë Bakes.

Esati lindi në Dukat të ri (Vlorë) në Gusht të 1953. Rrjedh nga një familje e thjeshtë.Babai i tij Isuf Sinan Fisti ishte nje nga pjesë marrësit e parë të luftës Nacional Çlirimtare Shqipëtare,ku me mbarimin e luftës i dhanë titullin Veteran i Luftes. Thjeshtësia mbizotëronte në familjen Fisti.

E ëma e Esatit ishte nga Hamitajt e Radhimes, një grua e rrallë dhe me fisnikëri. Esati është fëmija i parë i babë Isufit. U shkollua ne Dukat. Qysh në vegjëli arti ishte i ngjeshur me qënien e tij, ndaj me shtufë fillonte te ndertonte ndonje diçka të vogël që zgjuante kureshtjen e njerëzve që e rrethonin. Kur mbaroi klasën e tetë filloi të punonte në kooperativën e bashkuar të Dukatit.

Në mbas ditet e verës kur ditët ishin të gjata,mbas orarit të punës kthehej në shtëpi me dëshirën e pa reshtur për të dedikuar pjesen e ngelur të ditës e rifilluar një zanat tjetër,atë të pikturës ose të gdhendjes. Kjo gje i kishte bëre të mundur që shume veta që e njihnin Esatin te shikonin artin dhe krijimtarite e tij dhe të flisnin për këtë temë dhe tek puna.

Shumë vajza te reja në atë kohë ishin jo vetëm kurjoze,por dhe të interesuara të shikonin në krijimet e tij Esatin. Vizatimet e papara nga bukuria, origjinaliteti dhe mjeshtëria bënë të mundurën që shum vajza të grumbulloheshin çdo mbasdite të prisnin pikturat nga duart e arta te Esatit në mbulesa, jastëk,çentro etj që ti qëndisnin për nusëri.

Një nga traditat Dukatase kjo “vajza kur rritej vazhdonte të përgatiste pajën për martesë”,por të stolisura të gjitha nga duart e saj. Bakja,siç e thërrasin të vëllezërit Esatin, është një artist i papare në Dukat. Në këtë rast Bake Esati ishte shum në ndihmë vajzave Dukatase me pikturimin e luleve direkt në copën për tu qëndisur. Një faktor i veçantë ky që vetëm mjeshtra zotërojnë. Në të njëjtën kohë gdhentëte në dru luge e sende të tjera për tu varur në mure, ku i dhuronte tek miqtë, shokët o kolegët e punës.

Prirja e artit ose pasjoni sic mund ta quajme ndryshe, e shtynte gjithmon të krijonte diçka. Ndaj për herën e parë vazhdoi me një Shqiponjë që ështe dhe simboli i Flamurit Shqipëtar. E gdheni shpendin në mënyrë të përkryer,i dha ngjyrat e duhura,e duhet të jet dhe sot mbi çatine e shtëpis së tij. Por ka gdhendur zorkadhe, delfinë,kollona e harqe nëper shtepi,oxhakë të zbukuruar me gdhendje.

Veprën e Kishës së Shenjtë të Marmiroit është kjo e fundit që tani po përfundon. Edhe pse nuk ka studjuar pikturë apo arkitekturë, Bakja e ushtron këtë zanat me mjeshtëri shume të lartë. Ai është një burrë që kërkon të punoj për të ecur përpara me ekonomine në familjen e tij,dhe pse kjo është e vështirë në gjithë zonën e Dukatit,sepse njerëzit nuk janë të punësuar.

Esati me dëshirë përballon çdo punë, mjaft që të jete e pastër e të jap frut dhe dinjitet, atë që çdo burrë i ndershëm e kryetar famije kërkon në bote. Bakja punon në ndërtim, në bujqësi dhe blektor kur e kerkon puna. Koha e lirë e tij kalon duke u zbavitur e krijuar me vizatime, gdhendje në dru dhe në allçi, të cilat i punon tek shtëpia e tij.

Mjetet i ka të kufizuara, por përshtatet sepse dëshira që e shtyn për krijimtarin e tij është e madhe. Arti për Mjeshtrin është si i themi ne Vlonjatët një fjale të urtë(si buka e gojës). Në këtë veprën e fundit Esati ka përdorur allçine për bazën e pastaj gdhendja në të gjitha detajet. Zbukurimet i bën me gurë të zgjedhur me shum kujde nga vet Bakja për të gjitha veprat që ai krijon.

Një karakteristik shum e veçanta e mjeshtërit është ajo : – Shikimi,përqëndrimi dhe vizatimi në memorjen e tij të gjith veprës në detaje. Pra nuk përdor fotografi të objektit. Me këtë të fundit, e duke përfituar që lindur e rritur në Pollogunja një nga zonat Dukatase që dhe sot është e banuar nga një pjes e familjeve të trashëguara Pollogunjase.

Esatit i lindte dëshira të vinte e rivinte në këtë vend të rrallë që siç i themi ne Dukatasit(e kemi në bisht të këmbëve)Bakja shkonte për të vizituar këtë vepër arti që flet për kohët e kaluara dhe historin e rrënjët e popullit Dukatas. Për të cilën flitet që lashtësia e ndërtimit të kësaj Vepre të Besimtarëve të Krishtere ëshë e ndërtuar rreth viteve 1200 o dhe më para akoma.

Nga Zhaneta Fisti

Njihuni me “Baken”, mjeshtrin nga Dukati që gdhendi “Kishën e Marmiroit”. Nga Zhaneta Fisti Read More »

Shkrimi i 1877/ A kanë të njëjtën origjinë korsikanët dhe shqiptarët?

ga Aurenc Bebja*, Francë

Në librin e Charles de Susini “La Corse et les Corses, Opinions et Documents”, botuar në Paris në vitin 1906, gjejmë në faqen nr. 353 të tij, një shkrim, të shkurtër por mjaft interesant, me titullin ‘Corses et Albanais’, i cili krahason korsikanët dhe shqiptarët. Në fakt, ky shkrim është realizuar disa vite më parë, më saktësisht në 1877, nga doktori rumun, Miculu Georgiade Obedenaru, i cili hipotetizon se një pjesë e korsikanëve mund të jenë pikërisht me origjinë shqiptare.

Në Korsikë kanë emigruar Pellazgët Trakë apo Pellazgët Shqiptarë ?
Duke marrë parasysh karakteristikat e racave të Korsikës, pranojmë se nuk janë Pellazgët Trakë, industrialistë, artizanë, tregtarë, por Pellazgët shqiptarë, ushtarë, mercenarë, shpatarë e plaçkitës, që erdhën të jetonin në Kyrnos-in e lashtë. Në fakt, ne e dimë mjaft mirë se disa korsikanë janë të guximshëm, luftëtarë të patrembur, por edhe mizorë dhe hakmarrës; Shumë prej tyre janë të prirur në grabitje. Në qytete, profesioni i xhandarit, policit dhe rojes së burgjeve i përshtatet veçanërisht kësaj kategorie korsikane.

Nga ana tjetër, ne shohim shqiptarët të pushtuar nga dashuria për luftë dhe dominim, dhe ku mbështetja e fisit është parësore ; ata janë të gjithë kushërinj. Prandaj, ne besojmë se, duke pasur parasysh ngjashmërinë e tipareve funksionale dhe aftësive intelektuale mes shqiptarëve dhe disa kategorive të korsikanëve, do të gjejmë me siguri analogjinë më të madhe mes karakteristikave morfologjike dhe anatomike të të dyja popullsive, kur të kemi në dorë një numër të mjaftueshëm vëzhgimesh antropologjike të realizuara me mprehtësi. Ndoshta, me kalimin e kohës, do të vëzhgojmë tek disa korsikanë, karakteristika të tjera të ngjashme me shqiptarët.
Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/shkrimi-i-1877-a-kane-te-njejten-origjine-korsikanet-dhe-shqiptaret/

Shkrimi i 1877/ A kanë të njëjtën origjinë korsikanët dhe shqiptarët? Read More »