Orikuminews

SPAK zbarkon ne Elbasan!Ja shenjestra e radhes!

Pas suksesit që pati me strategjinë e hetimit në Bashkinë e Tiranës, ku fillimisht sekuestroi telefona dhe kompjutera e çdo gjë që gjeti tek zyrtarët e Bashkisë dhe punonjësit e kompanisë “5D”, tashmë me sa duket prioritet i SPAK është bërë Bashkia e Elbasanit.

Mësohet se hetimi i një tenderi në Bashkinë e Elbasanit, ka sjellë sekuestrimin nga BKH të aparateve të telefonit, ndaj dy punonjësve të këtij institucioni që dyshohet se janë implikuar në veprimtari kriminale në paracaktimin e tenderave përmes korrupsionit.

Ndërhyrja e BKH është bërë ditën e djeshme, ku mësohet se fillimisht kanë shkuar në ambientet e bashkisë që drejtohet nga Gledian Llatja, duke sekuestruar një telefon tek një nga punonjësit që ka si funksion prokurimet publike në këtë bashki.

Gazetari Elton Qyno, raporton se punonjësit tjetër agjentët e BKH-së, i kanë dalë në rrugë dhe e kanë ndaluar, duke i komunikuar vendimin për sekuestrimin e aparatit të telefonit.

Pas përpilimit të proces-verbalit të sekuestrimit të aparatit telefonik, punonjësi i bashkisë është lënë i lirë.

Punonjësi i bashkisë nuk ka shfaqur rezistencë, por këto veprime lënë për të kuptuar se në SPAK, tashmë është duke u hetuar për një skemë nepotizmi me përcaktimin e tenderave publikë në Bashkinë Elbasan, të njëjtë me atë që ndodhi në Bashkinë e Tiranës, ku u arrestuan disa drejtorë të këtij institucioni.

Nuk dihet me saktësi se për çfarë procedure tenderuese bëhet fjalë, por tashmë është fakt që ky hetim ka vënë në shënjestër zyrtarë të bashkisë Elbasan.

SPAK zbarkon ne Elbasan!Ja shenjestra e radhes! Read More »

Ja sa miliardë njerëz arriti popullsia e botës(DETAJET)

Fondi i OKB-së për Popullsinë (UNFPA) njoftoi se India me popullsinë e saj që ka arritur në 1.441 miliardë është “vendi ku jetojnë më së shumti njerëz në botë”.

UNFPA publikoi Raportin e Statusit të Popullsisë Botërore 2024: “Jetët e ndërthurura, fijet e shpresës: Shëndeti seksual dhe riprodhues dhe përfundimi i pabarazive të lidhura me to”.

Popullsia e botës ka arritur në 8.119 miliardë njerëz ndërsa popullsia e Indisë është 1.441 miliardë, thekson raporti.

Më tej vihet në dukje se renditja e Indisë në vend të parë duke kaluar Kinën me 1.425 miliardë banorë, ka rol përmirësimi i situatës socio-ekonomike dhe ulja e vdekjeve të nënave.

Sipas të dhënave të OKB-së, popullsia e Kinës filloi të shënojë rënie pasi arriti në 1,426 miliardë në vitin 2022. Ekspertët parashikojnë se popullsia e Kinës do të bie nën 1 miliard deri në fund të këtij shekulli.

Në raportin e këtij viti tërhiqet vëmendja se pabarazitë në shëndetin seksual dhe riprodhues janë në rritje në mbarë botën.

Raporti vë në dukje se gratë në Afrikë kanë 130 herë më shumë gjasa të vdesin për shkak të komplikimeve nga shtatzënia dhe lindja sesa gratë në Evropë ose Amerikën e Veriut dhe se numri i vdekjeve të nënave gjatë shtatzënisë është deri në 500 herë më i lartë në vendet që përjetojnë krizë humanitare ose konflikt.

Ja sa miliardë njerëz arriti popullsia e botës(DETAJET) Read More »

Ja shqiptarët e deportuar nga Britania e Madhe që prej muajit janar

700 qytetarë shqiptarë janë deportuar nga Britania e Madhe drejt vendit tonë, gjatë periudhës janar-mars 2024.

Shifrat vinë nga Ministria e Punëve të Brendshme Home Office, ku thuhet se shqiptarët u riatdhesuan përmes 15 fluturimeve charter nga aeroporter Birminghamit dhe Luton në drejtim të Rinasit, raporotn Top Channel.

Të dëbuarit sipas Home Office janë të tre kategorive, ata të cilët përfundojnë dënimet në burgjet angleze, ata që kapen dhe rezultojnë se nuk kanë leje qëndrimi si dhe ata të cilëve u refuzohet azili. Ministria e Punëve të Brendshme Home Office ka marrëveshje ripranimi të emigrantëve, vetëm me dy vende në Europë, Shqipërinë dhe Rumaninë.

Gjatë 2023 nga Britania e Madhe u dëbuan në total 2,501 shqiptarë ndërkohë pritshmëria e Home Office është për ta dyfishuar këtë numër deri në Dhjetor 2024. Shqiptarët e dëbuar nga Anglia futen në sistemin TIMS ku shënohet edhe arsyeja e dëbimit përfshi veprat penale për ata që kanë qenë të dënuar. Atyre u ndalohet futja në zonën Shengen për tre vjet pasi e kanë përdorur zonën Shengen për tu futur ilegalisht në Angli.

Statistikat tregojnë se vitin e shkuar kërkuan azil në Britaninë e Madhe 3,898 shqiptarë krahasuar me 17,340 gjatë 2022 prej të cilëve rreth 13,000 mbërritën me gomone.TCh

Ja shqiptarët e deportuar nga Britania e Madhe që prej muajit janar Read More »

Dite e trishtë për Eni Çobanin. Humb njeriun e dashur. Dedikimi prekës

Sot është një ditë e trishtë për Eni Çobanin. Juristja e njohur ka humbur miken e saj të shtrenjtë, e cila jetonte në SHBA. Eni e quan motër Migenën dhe ka shkruar fjalë zemre për humbjen e saj të parakohshme.

“Nuk do doja të shkruaja këto rreshta kurrë për ty motra ime Migen Dibra, por ikja jote më la pa frymë, po lotët e nënës tënde, tronditja e djalit tënd të mrekullueshëm më mbushën me lot dhe si ike pa më thënë dy fjalë nga ato që vetëm ti dije të më thoje plot dashuri. Mungesa jote do të jetë për mua e pazëvendësueshme dhe ti do të jetosh bashkë me ne mike e shtrenjtë”, shkruan Eni.

E trishtë/ Eni Çobani humb njeriun e dashur: U ndërpre në

“U nderpre ne mes nje jete e bukur dhe iku nga ne nje moter e shtrenjte si Migen Dibra. E dashur moter largimi yt kaq i shpejte e i papritur na la me zemer te thyer dhe na la pa fjale, por ne nuk do te harrojme kurre e do te kemi me vete çdo moment veshtrimin tend te bukur,zemren tende te bardhe dhe shpirtin tend te madh. Fjalet e tua te dashura prezenca jote dinjitoze do jene gjithmone motivuese dhe do na mbajne bashke perjete. Qofsh e xhenetit motra ime dhe shpirti yt u ndriçofte ne parajse”, shkruan Eni në një tjetër postim.

Dite e trishtë për Eni Çobanin. Humb njeriun e dashur. Dedikimi prekës Read More »

Gjuhëtari i famshëm: Marokenia i mësonte fëmijët të flasin shqip, emigrantët shqiptarë greqisht

Gjuhëtari Emil Lafe i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, u bëri apel të gjithë emigrantëve shqiptarë, që kudo shkojnë, ta marrin shqipen me vete. Lafe tha se i ka bërë përshtypje që fëmijët e një familjeje nga Dardha e Korçës, të lindur e rritur në Greqi, nuk e njihnin shqipen, ndërsa e kundërta kishte ndodhur me një familje shqiptaro-marokene ku fëmijët me baba shqiptar dhe mamanë marokene e flisnin shqipen rrjedhshëm.

“Më ka bërë diçka përshtypje, ndërsa kaloja pushimet në Dardhë të Korçës. Vijnë fëmijë që kanë lindur në Greqi dhe nuk dinë të flasin shqip. Nëna dhe babai bëhen përkthyes që ata të komunikojnë me gjyshërit dhe të tjerët. Është dhe një familje tjetër që jeton në Amerikë, me origjinë nga Dardha. Një djalë i asaj familjeje në Amerikë është martuar me një marokene. Marokenia ka gjuhë amtare arabishten, gjuhë shkolle frëngjishten dhe gjuhë pune anglishten. U martua me djalin shqiptar dhe mësoi edhe gjuhën shqipe. Sepse duhet të respektonte familjen e bashkëshortit dhe duhet të komunikonte me ta shqip. U bënë bashkë dy familje, njëra myslimane nga Maroku dhe një familje e krishterë nga Dardha. Ata vijnë nga Amerika në Dardhë dhe flasin shqip, ndërsa fëmijët e dardharëve flasin greqisht. Marokenia e mendon se fëmijët e saj duhet të dinë shqip sepse i përkasin një familjeje shqiptare. Ajo u flet fëmijëve të saj shqip, ndërsa nënat shqiptare me origjinë nga Korça, u flasin fëmijëve greqisht. Kjo duhet të ndryshojë, familjet shqiptare kudo shkojnë duhet ta ruajnë gjuhën e tyre”, u shpreh gjuhëtari Emil Lafe.

Gjuhëtari i famshëm: Marokenia i mësonte fëmijët të flasin shqip, emigrantët shqiptarë greqisht Read More »

‘Të kanë bërë magji”, si mashtroi të moshuarën dhe i vodhi 13 milionë lekë në banesë: ‘Nuk mbaj mend asgjë

E pazakonte është se mënyra se si ra pre e vjedhjes një grua në fshatin Zhamë të Lushnjës, ku autorja, e cila ishte një grua arriti të marrë lehtësisht nga shtëpia e familjes Ibraliu shumën prej 13 milionë lekë të vjetra.

65 vjecarja Jalldize Ibraliu e paralizuar, ishte vetëm në shtëpi kur një grua trokiti në derë dhe pasi u prezantua se vinte nga Tetova dhe kërkoi ujë. 65-vjeçarja tha se e vetmja gjë që kujton është se gruaja e panjohur nisi ti fliste për magji që i kishin bërë asaj dhe familjarëve dhe prej atij momenti nuk kujton asgjë. Ajo rrëfen se nuk e mban mend se si grabitën paratë, përveçse kur vërejti mungesën e tyre në shtëpi.

Jalldize Ibraliu: Hyri te porta, thashë mikeshë jo se nuk e njihja. Më tha vij nga Tetova, du içik ujë. I thashë nga Tetova vjen për ujë ti, nuk kam mundësi unë. A nuk sheh si jam? Pa depozitën që ishte aty, mbushi ujë. Më tha dalim çik në diell, më tha të paskan bërë magji. Ime më më tha është 80 vjeçe, më tha duan që të vrasin çunin, i thashë si di unë këto llafe. E s’mbaj mend më asnjë gjë. Nuk e di ça më bëri. Më duket sikur ia kam dhënë me duart e mia. Kur mori kthesën poshtë, u mendova ça më bëri kjo grua, e shkova drejt e te lekët. I kam pas te një kasetë e vogël, se dinte asnjë vendin e tyre. Mund të ishte 40 ose 30, nuk ishte moshë e thyer.”

Kamerat e sigurisë kanë pikasur gruan e panjohur nga Tetova që vinte me makinë dhe parkoi pranë banesës. Para se te hynte ne shtëpinë e familjes Ibraliu gruaja kishte tentuar te hynte edhe në shtëpi të tjera, por pa sukses.

Arif Ibraliu: Sipas kamerës, ajo ka ardhur dhe ka parkuar makinën poshtë atje. Duke qartë kur vjen nga ura. Ka shkuar edhe tek një shtëpi tjetër aty përpara dhe e kanë përzënë. Pastaj, ka ardhur direkt këtu.

Policia e Lushnjes ka nisur hetimet si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave te sigurise te shtëpive te fshatit me qellim identifikimin dhe arrestimin e autores se grabitjes

‘Të kanë bërë magji”, si mashtroi të moshuarën dhe i vodhi 13 milionë lekë në banesë: ‘Nuk mbaj mend asgjë Read More »

Sherr në Vorë, oficeri i ushtrise plagos me armën e shërbimit 34 vjecarin. I goditi me thike vellain..!

Sherr i rëndë me dy të plagosur në Vorë. Një 34-vjeçar ka plagosur me thikë një 24-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me vëllanë e vetë në makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në Vorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pasi Ergest Hoxha plagosi Klejdi Muzhaqin me thikë në krah, vëllai i këtij të fundit, Ermal Muzhaqi, oficer ushtrie, ka nxjerrë armën e shërbimit nga brezi dhe ka plagosur 34-vjeçarin.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa oficeri është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër).

Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sherr në Vorë, oficeri i ushtrise plagos me armën e shërbimit 34 vjecarin. I goditi me thike vellain..! Read More »

Shkencëtarët: Pritet tërmet i madh, mund të vrasë 40 milionë njerëz

Tërmetet janë dukuri natyrore që në pak raste parashikohen, por një shkencëtar ka paralajmëruar për një tërmet të fuqishëm

“40 milionë njerëz do të vdesin nga një tërmet i fuqishëm, i cili do të ndajë kontinentet, duke ndryshuar formën e planetit tonë përgjithmonë”,
Është ky paralajmërimi që vjen nga shkencëtari Keshe Warns, i cili thotë se kjo ngjarje do të jetë e pashmangshme.

Doktor Keshe Warns, i cili ka studiuar inxhinieri nukleare në Universitetin e Londrës thotë se tërmeti i fuqishëm, që ai e ka cilësuar si mega tërmet, do të ndajnë Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut, si dhe do të formojë cuname më disa metra lartësi.

Megjithëse nuk shpjegon se kur mund të ndodh kjo katastrofë ai mendon se tërmeti do të jetë me një magnitudë nga 20 deri në 24 ballë.

“Duke studiuar tërmetin e fundit që goditin Kilin, unë mendoj se ky tërmet që i ri do të jetë i pashmangshëm. Këto janë përfundimet e mia, ajo që ne kemi parë në shtatë ditët e fundit është këto janë tërmete të rrezikshme, të fuqishëm në magnitudë dhe që nuk kanë ndodhur më parë.” , thotë ai.

Pavarësisht se autoritetet amerikane nuk i besojnë fjalëve të këtij shkencëtari, ato janë vënë në gatishmëri dhe po trajnojnë njerëzit në rast të një situatë ku mund të bjeri tërmet.

Shkencëtarët: Pritet tërmet i madh, mund të vrasë 40 milionë njerëz Read More »