Irina

“Tani nuk është koha për politikë”/ Kim: Vlerësoj udhëheqjen e unifikuar të Metës, Ramës dhe Bashës, duhet të vazhdojë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim vlerësoi sot udhëheqjen e unifikuar të Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha, por shtoi ajo, kjo duhet të vazhdojë, pasi tani nuk është koha për politikë si zakonisht.

“Bisedova me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD Lulzim Basha për të vlerësuar udhëheqjen e tyre të unifikuar kundër COVID-19. Kjo duhet të vazhdojë. Tani nuk është koha për politikë si zakonisht”, tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

“Nuk mund të fitohet lufta pa unitet dhe disiplinë nga të gjithë liderët dhe të gjithë njerëzit, nga Shkodra, në Sarandë”, theksoi Kim.

“Masat e rrepta janë duke dhënë efekt dhe është e natyrshme të ndjehemi të lodhur, por duhet të qëndrojmë vigjilentë. Të gjithë ne – përfshirë Ambasadën e SHBA në Tiranë – duhet të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë për t’i mbajtur të gjithë të shëndetshëm. Jemi me ju. Rri në shtëpi”, u shpreh ambasadorja Kim./atsh

“Tani nuk është koha për politikë”/ Kim: Vlerësoj udhëheqjen e unifikuar të Metës, Ramës dhe Bashës, duhet të vazhdojë Read More »

Shenjat e horoskopit që transmetojnë më shumë lumturi për të tjerët

Personaliteti i këtyre shenjave të zodiakut është i jashtëzakonshëm, ato kanë aftësinë të shndërrojnë një ditë me shi, në një ditë të vërtetë pranvere, për njerëzit përreth tyre.

Zbuloni nëse jeni pjesë e tyre:

SHIGJETARI

Pa dyshim, Shigjetari është shenja më e lumtur nga të gjitha. Ndoshta është për shkak se ata kanë një sens të natyrshëm aventure dhe lirie. Kur ndjehen keq, ata kanë një mekanizëm të integruar të shpëtimit nga dhimbja, që i lejon të kthehen për të qenë sërish të lumtur.

LUANI

Pak a shumë si Shigjetari, këta njerëz janë tamam si fëmijë të lumtur. Ata kanë etje për pozitivitet dhe e gjejnë gjithmonë, pavarësisht se çfarë ndodh. Edhe pse ata mund të mos jenë në gjendje të eleminojnë me magji trishtimin siç bën Shigjetari, ata janë gjithësesi një nga shenjat më të lumtura të zodiakut.

DASHI

Duke përfunduar shenjat e zjarrit, Dashi është shenjë mjaft e lumtur. Ata kanë një prirje për t’u kujdesur për të tjerët. Zakonisht, ata e largojnë kollaj humorin e keq, pasi me vetëdije preferojnë të jenë të lumtur dhe të shkujdesur. / meb.al

Shenjat e horoskopit që transmetojnë më shumë lumturi për të tjerët Read More »

Rama citon Martin Luther King: S’jemi përgjegjës për këtë që po kalojmë, por do jemi nëse nuk bëjmë asgjë për ta ndryshuar

“Mund të mos jemi përgjegjës ne për situatën në të cilën gjendemi, por do të jemi, nëse nuk bëjmë asgjë për ta ndryshuar”, tha sot Kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të Marthin Luther King Jr, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Kryeministri zgjodhi këto fjalë të çmuara, për të përcjellë mesazhin e tij, ndërkohë që autoritetet shtetërore kanë marrë masa drastike duke kufizuar lëvizjen, si masë parandaluese për kufizimin e përhapjes së COVID-19. /atsh

Rama citon Martin Luther King: S’jemi përgjegjës për këtë që po kalojmë, por do jemi nëse nuk bëjmë asgjë për ta ndryshuar Read More »

Mjekja shqiptare në Itali: Besoj se jeta do të triumfojë, ndaj vendosa të shërbej në vendin fqinj

Mjekja Ornela Gelaj beson se jeta do të triumfojë, ndaj vendosi ti bashkohej ekipit mjekësor shqiptar për të dhënë kontributin në Itali.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar arsyen pse mjekja shqiptare vendosi të japë kontributin e saj në spitalin e Breshias.

Ornela Gelaj thotë se beson se jeta do të triumfojë ndaj edhe vendosi t’i bashkohej ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me COVID-19.

“Unë besoj se jeta do të triumfojë, ndaj pranova menjëherë t’i bashkohem ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me COVID-19. Pavarësisht vështirësive, këtu mbizotëron fryma pozitive dhe do t’ia dalim për ta përballuar këtë situatë” -thotë doktoreshë Ornela Gelaj, pjesë e ekipit shqiptar që sot luftojnë në vijën e parë të luftës në spitalin civil të Breshias në Itali. /atsh

Mjekja shqiptare në Itali: Besoj se jeta do të triumfojë, ndaj vendosa të shërbej në vendin fqinj Read More »

Rama: Vetëm disiplinimi i plotë këtë javë, na hap shtegun për lehtësimet me pikatore

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zbatimi me rigorozitet i masave për frenimin e përhapjes së COVID-19 mund të na lejoje hapjen e shtegut për lehtësime në lëvizje, ndërsa paralajmëroi rritje të ndëshkimeve për shkelësit.

Rama publikoi foto të tregut në Kombinat në Tiranë, ku bashkia ndërhyri duke vendosur një sistem të ri dezinfektimi në hyrje daljet e tregut, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Mirë, vetëm disiplinimi i plotë këtë javë na hap shtegun për lehtësimet me pikatore. Brenda ditës sot, gati rritja e ndëshkimeve, që i hap rrugë lehtësimeve shkallë-shkallë në vijim”, deklaroi Kryeministri Rama.

Nisur nga pamjet e javës së shkuar, ku shfaqej një mungesë ndërgjegjësimi dhe zbatimi të rregullave në tregjet e kryeqytetit, ditën e sotme vihet re prezencë e forcave ushtarake dhe efektivëve të policisë, veçanërisht në tregun e Kombinatit.

Sot tregu i Kombinatit është hapur për blerësit me rregullat e reja të vendosura.

Qytetarët qëndrojnë tek rrathët e verdhë që shërbejnë për të ruajtur distancë.

Ka vetëm një hyrje dhe një dalje. Në hyrje të tregut qytetarëve u kërkohet autorizimi që kanë marrë leje për të dalë nga shtëpia dhe më pas i nënshtrohet dezinfektimit te tuneli.

Pasi përfundojnë pazaret, në dalje qytetarët i nënshtrohen sërish procesit të dezinfektimit. /atsh

Rama: Vetëm disiplinimi i plotë këtë javë, na hap shtegun për lehtësimet me pikatore Read More »

PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e opozitës për testime.

Rama shprehet se testimet janë detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit.

“PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit. Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42″, deklaron Rama.

Më herët, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se “testimi urgjent i personelit mjekësor në spitalet Covid, personelit mjekësor të urgjencave në QSUT, i stafit të laboratorëve, i mjekëve në qendrat shëndetësore duhet të jetë prioriteti 1 i Qeverisë”.

Ajo tha se testimi, gjurmimi, trajtimi dhe izolimi i rasteve janë mënyra e vetme për kufizimin e përhapjes së coronavirusit./atsh

PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit Read More »

30% e të prekurve me COVID-19 deri tani rezultojnë të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra, rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.

Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli u shpreh se “në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID- 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive’

Sipas shifrave të bëra publike prej saj, në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë. /atsh

30% e të prekurve me COVID-19 deri tani rezultojnë të shëruar Read More »

“Sa blejnë një maskë, të blejnë një bukë”, nisma e Ardiana Handraj artizanes nga Shkodra që qep maska falas

Ardiana Handraj, një artizane dhe rrobaqepëse në Shkodër ka marrë përsipër të qep maska falas, me moton, “Sa blejnë një maskë, të blejnë një bukë”.

Deputetja e Partisë Socialiste e qarkut Shkodër, Senida Mesi, ka pasqyruar nismën e zonjës Ardiana Handraj, e cila në këto kohë të vështirë të COVID-19, ka ndërmarrë një nisëm për t’u marrë shembull, duke qepur maska dhe duke i dhënë ato falas.

“Përshëndetje miq! Në këtë situatë të vështirë për të gjithë, duke u përballuar me virusin COVID-19, ç’mund të themi për gratë e vajzat në biznes dhe ato në linjën e parë të frontit, ato që sakrifikojnë çdo ditë për një familje e shoqëri më të mirë?”,- thekson Mesi

“Dua të promovoj punën dhe vlerësoj sakrificën e grave dhe vajzave në këtë periudhë por jo vetëm! Bëhu pjesë dhe ti e kësaj nisme dhe më shkruani! Do e filloj me Ardianën, një artizane dhe rrobaqepëse në Shkodër! Ajo ka marrë përsipër të qepë maska falas për ato që kanë nevojë. “Sa blejnë një maskë, të blejnë një bukë”- thotë ajo! Respekte për idenë dhe kontributin Ardiana Handraj!”,- tha Mesi./atsh

“Sa blejnë një maskë, të blejnë një bukë”, nisma e Ardiana Handraj artizanes nga Shkodra që qep maska falas Read More »