Irina

Shërbimi në banka/ Lleshaj: Qytetarët me karta ID të skaduara do përdorin certifikatë personale

Qytetarët me karta ID të skaduara, do ta marrin shërbimin në banka, me certifikatë personale.

Ministri i Brendshem Sandër Lleshaj, njoftoi se, në shërbim të qytetarëve, të cilët nuk kanë mundësi të rinovojnë kartat e identitetit, pasi zyrat e aplikimit janë mbyllur për shkak të pandemisë COVID-19, i ka dërguar një shkresë Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë, për të vijuar shërbimet edhe në rastet kur vlefshmëria e kartës ka përfunduar në 2020.

“Qytetari do të paraqesë në sportelin e bankës për të marrë shërbimin, certifikatën personale të shkarkuar online nga e-Albania”- tha Lleshaj. Sipas tij, e gjithë kjo, deri në fund të emergjencës së pandemisë, kur do të rinisë prodhimi i dokumenteve të identifikimit./atsh

Shërbimi në banka/ Lleshaj: Qytetarët me karta ID të skaduara do përdorin certifikatë personale Read More »

Sondazhi nëse zgjedhjet do bëheshin nesër/ PS do merrte 51-55% % e vetme, PD 32-36%, LSI bie komplet

Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Partia Socialiste e vetme do të merrte 51-55% të votave, PD-ja 32-36%, LSI 2-4% dhe partitë e tjera 9-11%.

Në sondazhin e bërë në Shqipëri nga një kompani italiane publikuar mbrëmjen e së martës në Report Tv , vërehet se krahasuar me zgjedhjet e 2017 ku mori 48.3%, PS-ja ka një rritje të konsiderueshme duke kapërcyer në 51-55%.

Rritje ka edhe PD-ja, e cila nga 28.9% që mori në 2017, nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër do të merrte 32-36%. LSI-ja, aleatja kryesore e PD-së shkon pikiatë, pasi nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017, aktualisht gëzon vetëm 2-4% të elektoratit.

Përsa i përket partive të tjera, që në 2017 kishin mbështetjen e 8.8% të popullit, nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër do të merrin 9-11%. Kujtojmë që Roberto Baldassari paralajmëroi me parashikimet e tij rezultatet e zgjedhjeve të 2013, 2015 dhe 2017./atsh

Sondazhi nëse zgjedhjet do bëheshin nesër/ PS do merrte 51-55% % e vetme, PD 32-36%, LSI bie komplet Read More »

Rama citon Mbretëreshën Elisabeth II: Ditët më të mira do të kthehen

“Ditët më të mira do të kthehen. Ne do të jemi përsëri me miqtë tanë, do të jemi përsëri me familjet tona, do të takohemi përsëri”.

Ishin këto fjalë të Mbretëreshës Elisabeth II, që Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë të zbatohen masat kundër përhapjes së COVID-19, duke kufizuar më tej lëvizjen e qytetarëve, autoritetet shtetërore vazhdojnë t’i bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë të gjitha rregullat e distancimit social. /atsh

Rama citon Mbretëreshën Elisabeth II: Ditët më të mira do të kthehen Read More »

Manastirliu: Mirënjohje për punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë

Mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv në Tiranë janë sot më shumë se kurrë heronjtë tanë, pasi ndodhen në vijën e parë të përballjes me COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi sot një video nga puna e mjekëve dhe infermierëve në këtë spital, ku me përkushtim i shërbejnë pacientëve të konfirmuar me koronavirusin, që ka prekur gjithë vendet e botës.

“Mirënjohje për punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë të përballjes me COVID-19”, – shprehet Manastirliu.

Mjekët me maska dhe uniformat speciale, po punojnë pa u lodhur dhe janë gjatë gjithë kohës në shërbim të pacientëve./atsh

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/526227044763245/?t=0

Manastirliu: Mirënjohje për punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë Read More »

Rama: Falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës së qytetarëve, kemi rënie graduale të shtrimeve në spitale

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës së shkëlqyer të qytetarëve, në 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore COVID”.

“Shumë e rëndësishme: falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës suaj të shkëlqyer, 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore COVID”, iu drejtua Rama qytetarëve.

Rama tha se “ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur”.

Po ashtu, Kryeministri tha se duhet të vazhdojmë kështu, me durim të madh, sepse armikun e kemi pas çdo porte”.

“Po vazhduam kështu do të dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë, më të mirë, më të fortë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike”, tha ai./atsh

Rama: Falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës së qytetarëve, kemi rënie graduale të shtrimeve në spitale Read More »

Efektivët e Forcave të Armatosura në vijën e parë të betejës me COVID-19

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka shprehur sot mirënjohjen për efektivët e Forcave të Armatosura të cilët janë në terren në patrullimin në komunitet.

Balla tha se Forcat e Armatosura janë në vijën e parë në betejë me COVID-19.

“Mirënjohje vajzave dhe grave efektive të Forcës së Armatosur, të cilat janë në terren si pjesë e patrullimit në komunitet, për sakrificën dhe kontributin e tyre dhe të gjithë efektivëve dhe mjekëve të Forcës së Armatosur, shumë prej të cilëve janë sot në vijën e parë të betejës me COVID-19. Krenar për Forcat e Armatosura”, tha ai. /atsh

Efektivët e Forcave të Armatosura në vijën e parë të betejës me COVID-19 Read More »

Balla: Shenjat në fytyrën e Anxhela Murraj, shembull i sakrificës të përditshme në përballjen me armikun e padukshëm

Anxhela Murraj, është një prej shembujve të profesionalizmit në vijën e parë të betejës ndaj COVID-19.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke publikuar fotografik të Anxhela Murrajt, pas një dite pune, thekson se “shenjat në fytyrën e Anxhelës, janë prova e sakrificës së saj të përditshme në përballjen me armikun e padukshëm”.

“Personazh: Anxhela Murraj është shembull i përkushtimit dhe sakrificës për profesionin, çdo ditë në vijën e parë të frontit në shërbim të pacientëve të prekur nga COVID-19, në Spitalin Infektiv, me misionin për të shpëtuar jetë”,- thekson Balla.

“Shenjat në fytyrën e Anxhelës nga syzet dhe maskat mbrojtëse, pas një dite të gjatë pune, janë prova e sakrificës së saj të përditshme në përballjen me armikun e padukshëm e shumë të rrezikshëm. Mirënjohje Anxhela ty dhe të gjithë kolegeve dhe kolegëve të tu.”,- tha Balla. /atsh

Balla: Shenjat në fytyrën e Anxhela Murraj, shembull i sakrificës të përditshme në përballjen me armikun e padukshëm Read More »

Rama citon Albert Einstein: Vështirësia e prezanton njeriun me vetveten

“Vështirësia e prezanton njeriun me vetveten”, tha sot Kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të Albert Einstein, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Kryeministri zgjodhi këto fjalë të çmuara, për të përcjellë mesazhin e tij, ndërkohë që autoritetet shtetërore kanë marrë masa drastike duke kufizuar lëvizjen, si masë parandaluese për kufizimin e përhapjes së COVID-19./atsh

Rama citon Albert Einstein: Vështirësia e prezanton njeriun me vetveten Read More »