Irina

Policia e Shtetit po përgatitet për “zonat e gjelbra”/ Rama: Kërkohet vetëdijësim, mirëkuptim dhe bashkëpunim nga çdo qytetar

Policia e Shtetit po përgatitet për mbrojtjen dhe monitorimin e “zonave të gjelbra”, ku prej ditës së hënë do të lehtësohet lëvizja duke respektuar disa rregulla strikte.

Kryeministri Edi Rama tha sot se “Policia e Shtetit po përgatitet për ‘zonat e gjelbra ‘ dhe kërkon vetëdijësim, mirëkuptim, bashkëpunim nga çdo qytetar”.

Dy ditë më parë, Kryeministri Rama publikoi hartën e zonave të gjelbra, që përfshijnë qarkun Dibër, qarkun Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Pogradec, Përrenjas, Librazhd, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe bashkia Divjakë./atsh

Policia e Shtetit po përgatitet për “zonat e gjelbra”/ Rama: Kërkohet vetëdijësim, mirëkuptim dhe bashkëpunim nga çdo qytetar Read More »

“Zonat e gjelbra”/ Veliu: Zbatimi me përpikëri i masave kufizuese por edhe atyre lehtësuese, vendimtar

“Zbatimi me përpikëri i masave kufizuese, por dhe i masave lehtësuese është vendimtar për të minimizuar përhapjen e COVID-19”, deklaroi sot, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Veliu në zbatim të vendimit të komisionit ndërministror, ka vijuar inspektimin e masave për ngritjen e pikave të kontrollit, ku ndahet Tepelena me Mallakastrën dhe Vlora me Sarandën.

Gjatë inspektimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishte i shoqëruar nga drejtori vendor i Policisë Gjirokastër Perlat Vatoci dhe shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë Syrja Bello.

Nga Saranda, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Veliu ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë qytetarët se zbatimi me përpikëri i masave kufizuese, por dhe i masave lehtësuese është vendimtar për të minimizuar përhapjen e COVID-19, duke bërë të mundur shtimin sa më shumë të zonave të gjelbra.

“Mbas inspektimit të pikave të kontrollit që do të vendosen midis qyteteve të Tepelenës dhe Mallakastrës dhe në Llogora, aktualisht jemi në qytetin e Sarandës për të inspektuar punën që po bëhet në terren në zonën e gjelbër tashmë të bërë publike”, tha Veliu.

“Për të gjithë qytetarët e kësaj zone, kjo mundësi për të lëvizur lirshëm midis fashave për moshën e tretë nga ora 06:00 deri në orën 08:30 dhe nga ora 09:30 deri në orën 17:30 për pjesën tjetër të popullsisë është një mundësi që nuk duhet keqpërdorur, por duhet shfrytëzuar duke respektuar të gjitha normat e sjelljes dhe detyrimet të cilat janë përcaktuar tashmë për sa i përket distancimit social, por edhe për sa i përket pjesës tjetër të mënyrës së lëvizjes, të cilët nuk duhet të jenë jo më shumë se dy persona apo mosfrekuentimit të parqeve, lokaleve e vendeve publike”, u shpreh ai.

“Kjo mundësi e dhënë, përveç ndërgjegjësimit të qytetarëve do të pasohet me kontrolle dhe monitorime të cilat do t’i bëjë Policia e Shtetit dhe do të pasohen në rast se do të konstatohen, me masa administrative gjobë, njëkohësisht duke u implementuar edhe ndryshimet e fundit të Kodit Penal, pas hyrjes në fuqi”, theksoi Veliu.

Prandaj, shtoi Veliu, “duke përfituar nga mundësia do t’u bëja thirrje gjithë qytetarëve të zonave të gjelbra që të jenë të kujdesshëm, të jenë të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë në maksimum të gjitha këto detyrime, me qëllim që kjo situatë stabël tashmë në këto zona të gjelbra të jetë edhe në vazhdimësi, duke u dhënë mundësi edhe zonave të tjera pastaj që të implementojnë si në këtë fushë”.

Gjithashtu, theksoi ai, “për Sarandën dhe për zonën e Himarës dhe për gjithë zonën e bregdetit, duke qënë se janë zona të cilat lagen nga deti dhe do të jenë një mundësi për t’u shfrytëzuar nga pushuesit për të hyrë në det, bëj me dije se këto veprime janë veprime totalisht të ndaluara dhe nuk do të tolerohen në asnjë moment nga Policia e Shtetit, prandaj gjej një mundësi t’u bëj thirrje gjithë qytetarëve të mos kenë absolutisht asnjë tendencë që të frekuentojnë plazhet derisa të dalë një urdhër i dytë që të normojë mënyrën sesi do të trajtohet, mënyrën sesi do të veprohet me plazhet”.

Po kështu, shtoi Veliu, “për të parandaluar këtë mundësi, midis Sarandës dhe Gjirokastrës do të jetë përsëri një pikë kontrolli, e cila do të bëjë të mundur që asnjë nga qytetarët e Gjirokastrës apo të zonës së gjelbër në qarkun e Gjirokastrës të mos vijnë në Sarandë për të frekuentuar qoftë këtë zonë, por edhe për ta parë si mundësi për të hyrë në det”./atsh

“Zonat e gjelbra”/ Veliu: Zbatimi me përpikëri i masave kufizuese por edhe atyre lehtësuese, vendimtar Read More »

Bardhi: Qeveria ka dhënë ndihma për më pak se 10 mijë familje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh sot se, qeveria ka dhënë ndihma për më pak se 10 mijë familje për situatën e krijuar prej pandemisë.

“Rreth orës 21.00 të çdo mbrëmjeje, qytetarët shqiptarë ushqehen me një gënjeshtër të re nga Edi Rama. Përmes regjimit të facebook-ut, ai njofton se qeveria ka furnizuar me ndihma rreth 10 mijë familje në ditë, 250 mijë familje gjithsej që nga mbyllja e ekonomisë. Kjo është një nga talljet e tij të zakonshme me shqiptarët që po vuajnë pasojat e keqmenaxhimit të krizës”, u shpreh Bardhi.

“E vërteta është shumë larg asaj që propagandon Edi Rama çdo mbrëmje. Megjithëse numri i atyre që kanë mbetur pa punë, i atyre që kanë më pak të ardhura ose që nuk kanë fare të ardhura është rritur ndjeshëm, qeveria ka shpërndarë më pak 10 mijë pako ushqimore për 50 ditë. Më saktë, 9 059 pako ushqimore nga Rezervat e Shtetit, siç tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë për Mbrojtjen Civile”, shtoi Bardhi.

Kjo, nënvizoi Bardhi, “do të thotë se qeveria ka furnizuar me ushqime, mesatarisht, 3 familje në ditë për çdo bashki të vendit”./atsh

Bardhi: Qeveria ka dhënë ndihma për më pak se 10 mijë familje Read More »

Ndërron jetë 60-vjeçari në spitalin “Shefqet Ndroqi”, vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID-19.

60-vjeçari R.K nga Tirana ishte i shtruar në reanimacion prej dy javës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Pacienti vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet).

Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe bën thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë rregullat e vendosura.

Deri tani 28 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19, pavarësisht punës së madhe të stafeve mjekësore të spitaleve COVID./atsh

Ndërron jetë 60-vjeçari në spitalin “Shefqet Ndroqi”, vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese Read More »

Rama u përgjigjet akuzave të PD-së: Nuk ka tendera sekretë, as kontrata sekrete

Kryeministri Edi Rama i dha sot përgjigje të gjitha akuzave të bëra deri më tani nga opozita për menaxhimin e situatës së COVID-19

Përmes një videomontazhi, Rama komentoi akuzat e opozitës duke i vendosur përballë fakte dhe dokumente reale që vërtetojnë të kundërtën e akuzave.

Ai iu përgjigj të gjitha akuzave duke filluar që nga tenderat sekretë, tenderat për veshjen e mjekëve, blerjen e kiteve etj.

“Mirëmëngjes nga unë, Luli dhe shokët e tij”, shkruan Rama, ndërsa ndan videon që i përgjigjet akuzave të opozitës.

Rama tha se “nuk ka tendera sekretë, as kontrata sekrete. Procedurat e tenderimit të përdorura për COVID-19 janë procedura të miratuara ligjore, për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesa thelbësore të shtetit. Po të ishin sekrete, nuk do ishin publike”.

Lidhur me akuzën e PD-së se maskat mbrojtëse FFP2 qeveria i ka blerë me një shifër prej 6.5 euro, Rama tha se “maskat mbrojtëse FFP2 janë blerë me 4.14 euro”.

Sa i takon akuzës tjetër të PD-së se veshjet u blenë 28 euro një copë ose me trefishin e çmimit, Kryeministri u shpreh se: “qeveria bleu veshje mbrojtëse që quhen Tyvek, me një çmim 14.6 euro për të mbrojtur mjekët dhe infermierët në të gjithë Shqipërinë”.

Një tjetër akuzë e opozitës është se maskat me të cilat qeveria ka pajisur mjekët e infermierët në spitalin Infektiv kanë skaduar që në 2014.

Rama tha se “data e skadencës së maskave është 31/03/2023″, ndërsa paraqiti edhe dokumentin përkatës”.

Akuza tjetër e artikuluar nga opozita është se mbrojtëset për sytë njëpërdorimshme, çmimi i blerjes nga qeveria është 6 euro, më shumë se sa dyfishi.

Rama tha se “qeveria bleu mbrojtëse për sytë me çmim 4.4 euro/ copa”.

Opozita akuzon po ashtu se qeveria ka blerë kite për testimin e qytetarëve me 4-fishin e tregut, 21 mijë lekë të vjetra.

“Referenca doganore për kitin TR-PCR COVID-19, i përbërë nga një sërë kitesh për ekstraktim automatik kalibrues diagnostikues është 6.100 lekë/kiti, jo 21 mijë lekë”, tha Rama.

Akuzës së kreut të PD-së se stafi mjekësor nuk ka pajisjet minimale, Rama zgjodhi t’i përgjigjej me pamje reale nga ambientet spitalore.

Lidhur me pyetjen e PD-së nëse kompania e kontraktuar për shpërndarjen e ushqimeve nga qeveria ka eksperiencë të nevojshme në fushën e tregtimit të ushqimeve, Rama u shpreh se: “Kompania fituese për shpërndarjen e ushqimeve për familjet në nevojë është pjesë e një grupi të madh të mirënjohur biznesi të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që operon prej vitesh në fushën e tregtisë së ushqimeve. Kontrata u lidh jo me 1.5 milionë euro, por për vetëm 830 000 euro”.

Po ashtu, Kryeministri iu përgjigje edhe akuzës së Bashës se nuk është marrë asnjë masë që qytetarët të mbështeten financiarisht, duke sjellë në vëmendje dy paketat financiare të miratuara nga qeveria.

“Paketa e parë: Përfituan dyfishin e ndihmës ekonomike për tre muaj 63.510 familje. Përfituan pagë lufte sa paga minimale për 3 muaj 53.842 punonjës në biznesin e vogël. Pagesat vazhdojnë”, tha Rama.

Ndërsa nga paketa e zgjeruar, ai tha se përfitojnë një pagë 40 mijë lekë 176 mijë punonjës, 100 mijë në biznesin e vogël, 66 mijë në biznesin e madh, 10 mijë në sektorin e turizmit. Janë paguar 49 129 punonjës. Pagesat vazhdojnë./atsh

Rama u përgjigjet akuzave të PD-së: Nuk ka tendera sekretë, as kontrata sekrete Read More »

Shfaqje teatrale online për të gjithë familjen

Nëse teatrin nuk e ndjekim dot nga salla këto kohë, atëherë zini vendin më të mirë në shtëpinë tuaj dhe rehatohuni për të parë shfaqjen.

Teatri Metropol vjen çdo fundjavë në çdo shtëpi, për të gjithë familjen. Në bashkëpunim me RTSH Radio Televizioni Shqiptar, Teatri Metropol do të sjellë teatrin në shtëpi.

Çdo fundjavë, artdashësit do të kenë mundësi të ndjekin online disa shfaqje të përzgjedhura, falas në kanalin e Teatrit Metropol në Youtube. Sot do të nisin dy shfaqjet e para “Rrajët lëvizin” e bazuar në veprën e Ernest Koliqit dhe regji nga Rozi Kostani, sjellë në skenë në festivalin e dramës shqipe “MetroFest” në Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana.

Ndërkaq ditën e diel, në orën 11:00 për fëmijët do të transmetohet shfaqja, “Tullumbaci i kuq” e me autor Barry Kornhauser me regji nga Roerd Toçe dhe interpretim nga Erdet Miraka.

Shfaqja e fëmijëve “Tullumbaci i kuq” e shkruar nga Barry Kornhauser, vepra vjen këtë fundjavë në analin e Teatrit Metropol në youtube për spektatorin e vogël. Kjo shfaqje teatrale e cila flet për një burrë dhe një tullumbace të kuqe vjen në skenë jo nëpërmjet fjalës por nëpërmjet pantomimës, gjatë së cilës përcjell një sërë emocionesh te publiku.

Personazhi i vetëm njerëzor në këtë shfaqje është Plaku, i cili nuk flet më, pasi nuk ka me kë të flas. Ngjarja zhvillohet në apartamentin minimalist dhe dëshpërues të Plakut në Paris. Ai mund të mos ketë harruar si të flasë, por ka harruar si të luajë. Jeta e tij është e qetë dhe e trishtë dhe ai e ka pranuar këtë mënyrë jetese.

Trishtimi në hapat e tij të rëndë janë në kontrast të plotë me karakterin e tullumbaces, e cila është energjike, plot gjallëri, e shkujdesur dhe mjaft lozonjare. Të gjitha këto mjaftojnë për ta thyer ngurtësinë e Plakut. Kjo shfaqje flet për rizbulimin e ndjesisë së lojës dhe gëzimit./atsh

Shfaqje teatrale online për të gjithë familjen Read More »

Kategoritë më të rrezikuara nga COVID-19, si të zvogëlohet rreziku

Pensionisët dhe të sëmurët kronikë janë kategoritë më të rrezikuara nga COVID-19 ndërsa ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka sugjeruar mënyrat për të zvogëluar riskun nga prekja e infeksionit.

Virusi që shkakton COVID-19 pëhapet nga një person tek tjetri para se të shfaqen simptomat e sëmundjes.

Për të zvogëluar përhapjen e virusit vendosni maska në ambjente të populluara, mbani mbi 1 metër distancë, lani shpesh duart dhe dezifektoni objektet që prekni më shpesh’.
Ministria e Shëndetësisë nënvizon se më të rrezikuar nga infeksioni janë personat mbi 65 vjec, persona me gjendje shëndetësore me sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të mushkërive, asmë, diabet. Persona që janë në trajtim për kancer dhe persona me sistem imunitar të dobët.

Çfarë duhet të bëni nëse ju apo të dashurit tuaj janë të rrezikuar? Ministria e Shëndetësisë sugjeron që të shmangen kontaktet e ngushta me personat e tjerë. Shmangni vendet e populluara dhe qëndroni në shtëpi si dhe lani shpesh duart./atsh

Kategoritë më të rrezikuara nga COVID-19, si të zvogëlohet rreziku Read More »

Rama rithekson: Harroni lokalet e natës!

“Jeta e re” në bashkëjetesë me koronavirusin nuk do ketë më shtrëngime duarsh e plazh me grumbuj njerëzish, e lokale nate apo bar kafe që konsiderohen në gjithë botën për momentin vatra të rrezikshme infeksioni.

E gjithë ekspertiza e këshillat janë që të ruhemi seriozisht nga hapja e bareve restoranteve se janë vatër infeksioni i jashtëzakonshëm por i shohim të gjithë opsionet por duhet dhe pak durim”, tha Rama. Rama theksoi se edhe lëvizja me mjet privat do lehtësohet në ato zonat ku “do pilotojmë një hapje më të madhe”.

“Harrojeni normalitetin që kishim para kësaj, deri kur të dalë vaksina normaliteti s’do jetë më si ai i mëparshmi, futeni në kokë mirë, normaliteti i ri do jetë ndryshe, s’ka më dhënie dore, turru në autobus, restorante e bëj radhë sa të lirohet vendi, s’ka më shko në plazh atje dhe bëj transmetim me valë avujsh djerse e alkooli nëpër pub-e dhe ato beach bar-e, s’ka më nuk ekziston nuk mundet, por s’do rrimë të gjithë brenda do dalim e të bashkëjetojmë me atë rrezik në cdo hap.

Mjaftojnë pak për t’i bërë gjëmën gjithë popullit e pastaj e shikojnë mirë ata që thonë se kjo është përrallë”, u shpreh kryeministri

Rama rithekson: Harroni lokalet e natës! Read More »