Irina

Largimi masiv i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, DW sjell rrëfimet e të rinjve që ikin drejt Gjermanisë

Media gjermane DW i ka kushtuar një dokumentar largimit masiv të mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Ajo ka marrë rrëfimet e disa të rinjve në Tiranë që po ndjekin kurset intensive të gjuhës gjermane dhe më pas të emigrojnë.

“Në Shqipëri është përhapur fjala se sektori gjerman i shëndetësisë dhe kujdesit ka mungesë aftësish. Shumë punonjës të kualifikuar të kujdesit shëndetësor kanë vendosur të largohen për në Gjermani. Në Tiranë, 22- vjeçarja Alketa Kaja po kryen një kurs special të gjuhës gjermane për kujdesin shëndetësor dhe infermierinë për t’u përgatitur për jetën e saj të re. Një klinikë gjermane i ka ofruar një punë dhe po paguan tarifat e kursit”, thuhet në dokumentarin e DW.

Për kontrast nga ana tjetër DW prezanton edhe infermierët në zonat e thella malore të Shqipërisë së veriut, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë për orë të tëra në këmbë drejt pacientëve që kanë nevojë.

“Vetëm 50% e punonjësve të kujdesit shëndetësor të trajnuar në Shqipëri mbeten në vend. Njëri prej tyre është Kastriot Qehaja. Edhe pse puna e tij është e mundimshme dhe e paguar dobët, ai nuk dëshiron të largohet nga vendi i tij. Dikush duhet të kujdeset për të moshuarit, fëmijët e të cilëve kanë shkuar për të punuar në Evropën Perëndimore”, tregon DW.

Në dhjetë vitet e fundit mijëra mjekë e infermierë janë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë për shkak të kushteve të këqija të punës, rrogave të ulëta dhe pamundësisë për të bërë karrierë. Shihni më poshtë dokumentarin e plotë e DW.

Largimi masiv i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, DW sjell rrëfimet e të rinjve që ikin drejt Gjermanisë Read More »

10 të arrestuar në Korfuz, goditet banda e kokainës e drejtuar nga një shqiptar

10 persona kanë rënë në pranga dhe 9 të tjerë jana shpallur në kërkim nga policia në Korfuz, pasi akuzohen se funksiononin si një organizatë kriminale për të trafikuar kokainë.

Drejtuesi i grupit kriminal dyshohet se ishin një shqiptar 38-vjeçar dhe një 45-vjeçare, ndaj të cilave është ngritur një kallëzim penal për krijimin, drejtimin dhe anëtarësimin në një organizatë kriminale me qëllim trafikimin e kokainës, raporton Protothema.

Për shkatërrimin e grupit kriminal operacioni i policisë zgjati për dy ditë, ndërsa policia vuri në pranga 5 shqiptarë dhe 5 grekë.

Mes të arrestuarve është edhe një polic veteran, i cili u arrestua në vitin 2020 për grabitje. Me hetimin e tyre njëmujor dhe metodik, policia verifikoi plotësisht aktivitetin e spirales.

Të bashkëakuzuar, për pjesëmarrje në organizatën kriminale, janë edhe 9 anëtarë të tjerë, mes tyre 3 të burgosur me role të ndryshme në të, transportues, grumbullues, ndërsa në dosje janë përfshirë edhe 26 persona të tjerë, të cilët kanë blerë lëndë narkotike nga anëtarët e organizata.

Drejtuesi me origjinë shqiptare ishte përgjegjës për gjetjen e sasive të kokainës, organizimin e bërthamës drejtuese si dhe delegimin e veprimeve tek anëtarët e tjerë duke u dhënë atyre udhëzime për trafikun e drogës.

10 të arrestuar në Korfuz, goditet banda e kokainës e drejtuar nga një shqiptar Read More »

Arrestohet shqiptari në Athinë, ja ku ishte fshehur 45 kg kokainë…

Një 45-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë greke, pasi iu gjet në banesë 45 kilogramë kokainë e pastër. Bashkë me kokainën, u sekuestrua një kallashnikov, një pistoletë dhe 146 fishekë, nga departamentit të anti drogës greke në banesën në Koropi të Athinës. Sipas policisë, lënda narkotike tregtohej nga shqiptari, i cili u arrestua pas informacioneve që policia greke kishte në rrugë operative. Shqiptari është Vaska Qirjako Leka, i datëlindjes 1979. Policia thotë se po heton për gjetjen e personave që Leka mund të ketë bashkëpunuar. Mbi pakot e drogës ishin logot NBA dhe Lebronjames, të dy emërtime të gjetura në shumë operacione të dy viteve të fundit çka tregon se kemi të bëjmë me një linjë të mirëorganizuar të trafikut të kokainës në Greqi.

Arrestohet shqiptari në Athinë, ja ku ishte fshehur 45 kg kokainë… Read More »

Ndarja nga jeta e biznesmenit, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’, në lidhje me ndarjen nga jeta në moshën 53-vjeçare të Dritan Mezinit, këshilltar i Fidel Yllit në Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Rama thekson se nuk e beson dot ndarjen nga jeta të Mezinit, i cili dje pasdite ishte ulur në një të njëjtën tryezën me të në Këshillin Ekonomik Kombëtar.

Reagimi i plotë i Ramës:

“Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante. Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumërespektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës.
Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe????”, shkruan Rama.

Ndarja nga jeta e biznesmenit, reagon Rama Read More »

Ndërron jetë në moshë të re sipërmarrësi Dritan Mezini

Mëngjesin e sotëm, sipërmarrësi Dritan Mezini, i cili u njoh me website që krijoi për të hapur për shumë mundësi për profesionistët me duapunë.com, ka ndërruar jetë.

Këtë lajm të rishtë, e njoftojnë miqtë dhe shokët e tij që kanë mbushur rrjetet sociale me njoftimin tragjik.

Dritan Mezini, një specialist IT dhe drejtor ekzekutiv i DM Consulting Services, ndërroi jetë nga një atak kardiak.

Dritani ishte një njeri sportiv, e fillonte ditën në kodrat e liqenit artificial me aktivitet fizik të jashtëzakonshëm dhe është e pabesueshme për të gjithë, sesi ka ndodhur kjo vdekje e beftë dhe e papritur, ndërkohë që nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

Dritan Mezini është sipërmarrës, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe bashkë-themelues i portalit online të punës dhe karrierës ‘’duapune.com’’.

Një dashamirës dhe promovues i madh i sportit në vendin tonë, duke përmendur këtu sportin e atletikës, notit, skive, futbollit dhe triathlonën.

Ai dha kontributin e tij modest për një shoqëri krijuese, ku sipërmarrja, Inovacioni, dhe biznesi social të përfaqësohej sa më mirë dhe sa më denjësisht nga të rinjtë, për të dhënë rezultatet e pritshme.

Me një përvojë të pasur mbi 25 vjet, Z. Dritan Mezini, solli ekspertizë të zëshme në fushën e transformimit dixhital, burimeve njerëzore dhe të menaxhimit të projekteve.

Dritan Mezini, është diplomuar nga Universiteti i Tiranës në degën e Informatikës.

Ai gjithashtu, mbante dy diploma Master – në Administrim Biznesi me përqendrim në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit (MBA-MIS) nga Universiteti i Illinoisit Perëndimor Ëestern Illinois University (ËIU) në Macomb, IL, SHBA dhe në Menaxhimin e Projekteve (MPM) nga Keller Graduate School of Management Keller Graduate School of Managment, në DeVry University DeVry University of Chicago, IL, SHBA.

Dritani ishte një anëtar aktiv i disa shoqatave profesionale dhe të biznesit. Ai mbante pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Shqipërisë (AITA), President i Shoqatës Rajonale Balkan Deti i Zi dhe Baltik (3B-ICT) të shoqatave të TIK, ishte alumni i programit të shkëmbimit Fulbright Netëork – the unofficialFulbright dhe ILVP, anëtar bordi i Shoqatës të Konsulentëve, anëtar Bordi i Protik Innovation Center Protik, Kryetar Bordi i Shkollës së Mesme Profesionale “Gjergj Canco”, antar i Komitetit Sektorial te TIK, si dhe trajner pranë Mjeshtëro Biznesin “Mjeshtëro Biznesin” të Vasil Naçit, Agna Leadership Academy Akademisë së Lidershipit AGNA, dhe Global Entrepreneurship Academy (GEA).

Prej disa kohësh ai ushtronte dhe jepte kontributin e tij ne zhvilimin e sportit, si këshilltar pranë Presidentit te Komitetit Olimpik Shqiptar Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH).

Gjithashtu, ai ishte përfaqesues i World Summit Awards, si Ekpert Kombetar i WWSA(WSA Global).

Dritan Mezini, ishte aktiv dhe në mjedisin e startup, inovacionit, diaspores, sipermarrjes në Shqipëri, rajon dhe me gjerë, si pjesëmarrës në juri, si mentor dhe trajner.

Dritani do t’i mungojë më së pari familjes së tij, bashkëshortes dhe fëmijëve që me ikjen e tij të parakohshme, u la një boshllëk të madh.

Por edhe miqve dhe shokëve të tij, që në këto 25 -26 vite të punës së tij profesionale ishin të shumtë.

Ndërron jetë në moshë të re sipërmarrësi Dritan Mezini Read More »

Aksident i rëndë në aksin ‘Levan-Tepelenë’

Aksident në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fratarit”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Ll.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Aksident i rëndë në aksin ‘Levan-Tepelenë’ Read More »

Ekz ekutimi me snajper i Sinomatit në Vlorë, a u ngatërrua objektivi? Zbardhen detaje të reja

Autorët e vrasjes së Gëzim Sinomatit në Vlorë, dyshohet se mund të kenë ngatërruar objektivin. Grupi Hetimor ka dyshime dhe po heton këtë pistë, pasi dyshohet se objektivi mund të ketë qenë Benard Sinomati, xhaxhai i Gëzim Sinomatit.

Gazetari Ervin Leka tha se automjeti tip “BMW x3” që u gjet djegur, dhe që u përdor nga vrasësit në Vlorë është vjedhur në Shkodër.

Makina tip “BMW X3 që u përdor për të kryer vrasjen e 23 vjeçarit Gezim Sinomati me snajper në Vlorë dhe që më pas u dogj nga autorët, rezulton që të jetë e vjedhur më përpara në Shkodër. Autoritetet kanë nisur një verifikim edhe në këtë qytet.

Sipas informacioneve, mësohet se vjedhja e kësaj makine në Shkodër ka ndodhur me 19 Tetor.

Ndërkohë targa e automjetit që u dogj rezulton se i përket një makine tip BMË që rezulton e regjistruar në qytetin e Kamzës.

“Targat nuk janë të vjedhura, por autorët i kanë dubluar duke krijuar një palë targa të njëjta dhe i kanë vendosur në makinën e tyre që kishin vjedhur në Shkodër. Grupi hetimor ka dyshime dhe po heton edhe pistën se autorët mund të kenë ngatërruar objektivin pasi kane dashur të qëllojnë Benard Sinomatin xhaxhain e Gëzim Sinomatit”, raporton gazetari Ervin Leka.

Ekz ekutimi me snajper i Sinomatit në Vlorë, a u ngatërrua objektivi? Zbardhen detaje të reja Read More »

Lajm i fundit/ FNSH dhe RENEA ‘blindojnë’ Vlorën, kontrolle për persona të shpallur në kërkim,detaje…

RENEA, FNSH dhe policia kanë blinduar qytetin bregdetar të Vlorës gjatë mbrëmjes së sotme në kërkim të personave me precedentë penalë.

VLORË- Qyteti bregdetar është blinduar nga policia, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA mbrëmjen e sotme (11 janar). Po zhvillohen kontrolle në automjetet luksoze, kryesisht ato me xhama të zinj.

Drejtuesit e automjeteve kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike. Njëkohësisht kontrollet bëhen edhe për kapjen e personave në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar.

Si rrjedhojë e kontrolleve është arrestuar 20 vjeçari i identifikuar si A.B pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.

Lajm i fundit/ FNSH dhe RENEA ‘blindojnë’ Vlorën, kontrolle për persona të shpallur në kërkim,detaje… Read More »