Irina

“Politikanët rrënimtare të shëndetësisë të heshtin në këto kohë covidiane”/Kalo: Akuzat politike s’duhet të zbehin profesionalizmin e mantelbardhëve

Mjeku i njohur Tritan Kalo deklaron se “epidemitë kanë rrënuar dhe po rrënojnë shtete e sisteme të tëra, ndaj duhet të jemi kurdoherë të përgatitur për t’u përballur me to.

Kalo thekson se politikanët rrënimtarë të shëndetësisë publike, duhet të heshtin në këto kohë covidiane.

“Jo dhe vetëm jo partitizmit, militantizmit dhe politikbërjes së pabuktë e asfiksuese të mbrothësimit të vendit….po dhe vetëm po në çdo moment profesionalizmit, përkushtimit dhe humanizmit të mantelbardhëve. Politikanët rrënimtarë të shëndetësisë publike të pas 31 Marsit 1991 të të dy krahëve të politikës, si dhe ata drejtues jo vizionarë të QSUT “Nënë Tereza” të pas 1993, së paku duhet të heshtin në këto kohë covidiane”, deklaron mjeku i njohur.

Ai thekson se “ishin medikotriteti dhe partitizmi i tyre, ato që e dëmtuan në themel strukturën mirë-funksionale në aspektin epidemiologjik dhe jo vetëm, të të vetmit Shërbim Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Shqipëri, atë që njihej para viteve 1990 si Spitali Infektiv nr.4.

“Pulitikanët tanë në këto 30 vitet e fundit, shpesh njëlloj si edhe pulat e kanë futur “sqepin e tyre në të njëjtin ushqim”, duke prodhuar më pas politika jo të mbara, aromëmbytëse dhe rrënuese së paku për Lëminë e Përkujdesjes dhe Ndjekjes së të sëmurëve me Sëmundje Infektive, sektor në të cilën unë kuntribuoj që prej 2 Korrikut 1981…Sot me ndërhyrjet që po bëhen edhe pse disi të vonuara e të cilat duhen shpënë më tej, shpresoj se do të bëhet e mundshme që jo larg në kohë, të korrigjohen këto ndërhyrje të gabuara, si dhe të bëhet e mundur që Shërbimi Kombëtar i Sëmundjeve Infektive të plotësohet me të gjithë infrastrukturën e nevojshme të funksionalitetit të tij….profezionalizmi kurdoherë duhet të prevalojë mbi politizmin në shëndetësi…..së bashku me ju bashkëkombasit e mi, shpresoj se do ja dalim mbanë edhe në përballjen me COVID-19!!!”, deklaron mjeku Kalo./atsh

“Politikanët rrënimtare të shëndetësisë të heshtin në këto kohë covidiane”/Kalo: Akuzat politike s’duhet të zbehin profesionalizmin e mantelbardhëve Read More »

Horoskopi 13 prill, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Planetet ditën mund ta bëjnë ditën tuaj sot pothuajse të pamundur. Do karakterizoheni nga një ndjenjë e pajustifikueshme e ftohjes me partnerin tuaj. Kjo do ju shkaktojë shumë depression dhe mendime negative. Miqtë do t’ju habisin me praninë e tyre, programet dhe nismat e tyre.

Demi

Kalimi i Hënës në Bricjap ngre humorin dhe ju bën të keni një ditë të këndshme. Do jeni me fat sa i përket dashurisë, fëmijëve, dëfrimeve, miqësisë dhe gëzimit. Për beqarët, mjafton vetëm një pëlqim dhe do hidheni direkt në aksion. Entuziazmi dhe siguria do të jenë armët tuaja fituese!

Binjakët

Sot do keni lajme të rëndësishme sepse shenja juaj luan një rol të rëndësishëm në suksesin e nismave, në bashkëpunime dhe në fushën sentimentale. Vazhdoni të punoni derisa të arrini atë që keni planifikuar. Natyra juaj bujare do t’ju bëjë të ndiheni të plotësuar edhe në marrësdhënie me partnerin tuaj.

Gaforrja

Ditën e sotme do ndjeni këmbët e lodhra, me shumë mundësi nga reumatizma dhe hëna në Bricjap do shqetësojë harmoninë me njerëzit e afërt. Është e kotë të përpiqesh të gënjësh veten së nuk je e dashuruar, mund të lexohet në fytyrën tënde. Mbrëmje shumë e ëmbël për të gjithë ata që jetojnë një histori të fshehtë dashurie ose e duan dikë që për arsye të ndryshme është i paarritshëm.

Luani

Është koha për t’u marrë me fizikun dhe pamjen. Merreni veten më të mira dhe flini disa orë më shumë gjumë. Dilni për shëtitje në këmbë ose biçikletë. Në sferën private, ndryshoni qëndrimin tuaj ndaj partnerit: pavarësia e tepërt mund të merret si neglizhencë.

Virgjëresha

Do ju vijë një mundësi e jashtëzakonshme në dashuri dhe në miqësi. Hëna në fushën e pestë jus jell fat si për situatat familjare ashtu edhe për sferën private. Falë një atmosfere të bukur dhe humorit tuaj të qëndrueshem do kaloni një ditë shumë të bukur.

Peshorja

Hëna joharmonike dhe Mërkuri mund të ndërhyjnë bezdisshëm në programet e ditës. Mundohuni të mos e lodhni veten dhe mos u mërzisni më shumë seç duhet, nëse diçka nuk shkon ashtu siç e pret. Ruaj qetësinë dhe reago me filozofi! Drejtoni me kujdes, shmangni veshjen e një kostum të mirë spese ekziston rreziku për ta njollosur atë në mënyrë që mund të mos pastrohet kurrë.

Akrepi

Do jeni kuriozë, shkëlqyes dhe do të keni mundësi të ngjallni simpati kudo që të shkoni! Është momenti i angazhimeve intelektuale dhe interesave kulturore që rriten në mënyrë dramatike … Ata që ushtrojnë një sport do të ndiejnë dëshirën ta ushtrojnë atë në vende të ndryshme nga zakonisht, ku natyra është e pakontaminuar. Mundësi të shkëlqyera për beqarët.

Shigjetari

Ju doni të mësoni shumë dhe të kini shumë, por pa disa kompromisa të vogla nuk mund të arrini atë që doni, pra nuk mund të realizoni vetëm të gjitha projektet që lindin në kokën tuaj. Ju jeni si një mulli që bluan ditë-natë, falë Mërkurit në tranzit në shenjën e Dashi. Në dashuri marrëdhënia me partnerin është e shkëlqyeshme dhe erotizmi do mbizotërojë.

Bricjapi

Hëna dhe Urani në një pozicion të mrekullueshëm flasin për risi dhe rilindje. Udhëtimi për të cilin shpesh flasim nuk është vetëm një fjalim turistik, por mbi të gjitha një zhvendosje e çështjeve të rëndësishme edhe në sektorin privat. Bëhuni gati për të jetuar një lumturi të re në dashuri. Përveç vozitjes me kujdes, dëgjoni me kujdes fëmijët dhe miqtë.

Ujori

Hëna sot ju injoron, ndryshe nga Dielli, Mërkuri, Venera dhe Marsi. Do të jetë emocionuese të njohësh aspektet e partnerit që janë akoma të panjohura ose pak të njohura për ju, ose të shpikni një gjuhë të veçantë, një leksik alternativ që lejon vetëm jutë dy të komunikoni. Do ndiheni shumë krenarë për fëmijët tuaj: të zgjuar, të pavarur dhe madje edhe të pashëm. A jeni artistë? Do të bëni marrëveshje të shkëlqyera!

Peshqit

Do keni plot lajme të mira. Duhet të siguroheni se po shkoni drejt realizimit të disa projekteve që janë të rëndësishme dhe jo koti. Sot do ndjeni aromën e pranverës dhe, në zemrën tuaj, një ndjenjë të mrekullueshme paqeje dhe dashurie. Ju jeni të lumtur për atë që shihni rreth jush.

Horoskopi 13 prill, ja parashikimi i yjeve për ju Read More »

“Gëzuar Pashkët”/ Delegacioni i BE: Në këto kohë të vështira, le të mbushë kjo ditë shtëpinë tuaj me paqe, gëzim dhe solidaritet

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë uroi sot të gjithë shqiptarët, Gëzuar Pashkët.

Delegacioni i BE theksoi se, në këto kohë të vështira, le të mbushë kjo ditë shtëpinë tuaj me paqe, gëzim dhe solidaritet.

“Delegacioni i Bashkimit Europian i uron Gëzuar Pashkën të gjithë atyre që festojnë sot. Në këto kohë të vështira, le të mbushë kjo ditë shtëpinë tuaj me paqe, gëzim dhe solidaritet”, thuhet në mesazhin e urimit të Delegacionit të BE-së.

Besimtarët katolikë festojnë dhe kujtojnë sot një nga momentet më të rëndësishëm të besimit, ringjalljen e Krishtit.

Pashka është festa më e madhe në kalendarin liturgjik. Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, ku gjatë drekës mblidhet e gjithë familja, me një tryezë të mbushur plot me gatimet më të mira, për festuar ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit të tij.

Të premten Krishti kryqëzohet e më pas ndodh mrekullia, ai ringjallet. Në këtë festë nuk mungon simboli i saj, veza e Pashkës.

Pashka festohet nga shumë besimtarë katolikë në shumë vende të botës. Kjo është një ditë për të festuar me miqtë dhe për të kujtuar Lavdinë e Zotit./atsh

“Gëzuar Pashkët”/ Delegacioni i BE: Në këto kohë të vështira, le të mbushë kjo ditë shtëpinë tuaj me paqe, gëzim dhe solidaritet Read More »

Shpresa e jetës nga Shtëpia e Foshnjeve në Tiranë, përkujdesje dhe dashuri për fëmijët pa kujdes prindëror

Një tjetër shembull përkujdesje në kushtet e pandemisë së COVID-19 vjen nga Shtëpia e Foshnjeve në Tiranë, stafi i së cilës qëndron 24 orë i izoluar pranë fëmijëve pa kujdes prindëror duke i mbrojtur me përkujdesje dhe dashuri.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati solli sot rastin e Orjeta Hasanaj, prej një vitit drejtoreshë e Shtëpisë së Foshnjeve në Tiranë.

“E ka nisur punën si punonjëse sociale. Orjeta e Njësisë 1 kujdeset çdo ditë nëpërmjet komunikimit dhe masave që ka marr për fëmijët. Bashkë me të palodhurat: Afërdita Doçi, Miranda Nika, Valbona Nuri, Drita Sadria, Amanda Lleshi, Irma Karameti, Xhevahire Memia, Lorena Dragoi”, tha ai.

“Këto ditë kanë qenë të vështira për të gjithë, por në situata të tilla ndërthurja e punës së vështirë me emocione të bukura humori na ka ndihmuar të ecim para dhe këtë unë e përcjell çdo ditë dhe tek stafi im. Sfida jonë e përbashkët në këto ditë të vështira është të jemi çdo ditë pranë familjes sonë të madhe dhe engjëjve të vegjël të Shtëpisë së Foshnjës”, shprehet Orjeta.

Ajo thotë se “24 orë ne jemi pranë tyre me shpirt e me zemër pasi ne jemi familja më e madhe në botë”.

“Jemi izoluar dhe jemi zotuar që të jemi në çdo moment pranë fëmijëve pa kujdes prindëror dhe do t’i mbrojmë me përkujdesjen dhe dashurinë tonë. Unë rri në Shtëpinë e madhe të Foshnjeve! Ne do vijojmë të qëndrojmë dhe do të përkujdesemi për ta. Të lutem bëje dhe ti! Familja jote mund të jetë më e vogël dhe ti mund t’ia dalësh! Bashkë do ja dalim”, tha ajo./atsh

Shpresa e jetës nga Shtëpia e Foshnjeve në Tiranë, përkujdesje dhe dashuri për fëmijët pa kujdes prindëror Read More »

Edhe 2 mjekë mposhtin COVID-19/ Shkon në 32 numri i personelit mjekësor të shëruar

Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur nga COVID-19 e ka çuar numrin e personelit mjekësor të shëruar në 32.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur nga COVID-19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës. Shkon në 32 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 217 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID -19”, tha Manastirliu. /atsh

Edhe 2 mjekë mposhtin COVID-19/ Shkon në 32 numri i personelit mjekësor të shëruar Read More »

Masat ndaj COVID-19/ Veliu: Gjoba për shkelësit, qytetarët kanë qenë bashkëpunues

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i ftuar në një emision televiziv tha sot se Policia e Shteti është në gatishmëri prej një muaji për shkak të situatës së pandemisë nga COVID-19.

Veliu u shpreh se “policia është e angazhuar dhe e përfshirë për të siguruar të gjitha aktet normative që kanë dalë në funksion të fatkeqësisë dhe emergjencës, të gjitha vendimet e Qeverisë si dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që kanë synuar normimin e disa masave për të përballuar këtë pandemi”.

Duke folur për gjobat ndaj shkelësve të karantinës, Veliu tha se “nuk kemi pasur qëllim vetëm të ndëshkojmë, por të kufizojmë lëvizjet. Detyra jonë është që të informojmë, dhe qytetarët kanë qenë bashkëpunues, por ka pasur edhe individë për të cilët kemi përdorur gjobat”, – tha Veliu.

Veliu tha se gjobat janë vendosur për qytetarët që kanë shkelur fashat e orareve duke dalë jashtë, apo pa autorizim, që janë 4 363 gjoba në më shumë se një muaj.

“Kemi vendosur 1 624 masa për automjetet dhe veç masës së gjobës edhe bllokim automjeti dhe heqje leje drejtimi. 4 363 masa administrative për këmbësorët që nuk kanë respektuar detyrën për të marrë autorizimin për nevojat e tyre. Ka dhe qytetarë që kanë thyer urgjencat mjekësore. Janë 10 masa për thyerje të urgjencës mjekësore. 237 raste të masave në lidhje me qytetarët që nuk kanë mbyllur lokalet dhe baret”, – tha ai. /atsh

Masat ndaj COVID-19/ Veliu: Gjoba për shkelësit, qytetarët kanë qenë bashkëpunues Read More »

Lleshaj: Punonjësit e policisë do të kompensohen, mbajnë barrën pas bluzave të bardha

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë vizitës së sotme në Durrës ka zhvilluar një takim me drejtues dhe punonjës të Policisë vendore në qark, të cilët i falënderoi për gjithë angazhimin në përmbushje të detyrave.

Në takim, ministri Lleshaj tha se “vërtet duket sikur kemi sot dy herë më shumë polici. Në fakt, Policia është ai numër që ka qenë, por është shtuar prezenca, është shtuar koha e shërbimit për secilin prej jush. Kështu që gjej mundësinë që përmes jush t’i përshëndes dhe t’i falënderoj të gjithë punonjësit e Policisë për angazhimin që po bëjnë”.

Lleshaj u premtoi nga Durrësi punonjësve të Policisë së Shtetit se do merren masa për kompensimin financiar të tyre.

“Sigurisht, qeveria mban shënim për këtë, në kuptimin që ne do të marrim masat e plota për kompensimin e përpjekjeve tuaja, në kuptimin e orëve shtesë, të ngarkesës së madhe që po mbani, por prapë theksoj se ne mbajmë një barrë të madhe për këtë situatë, pas barrës që mbajnë punonjësit e bluzave të bardha. Por ju, bluzat blu po ashtu, mbani një barrë të madhe në këtë situatë dhe duhet të vazhdojmë me këtë intensitet”, theksoi ai.

Po ashtu, Lleshaj shtoi se “e rëndësishme është që Policia nuk është përgjegjëse vetëm për koronavirusin, por është përgjegjëse për të gjithë atë gamë detyrash, të cilat vazhdojnë të jenë në fuqi, lufta ndaj krimit, parandalimi i krimit, lufta ndaj fenomeneve të tjera, që cenojnë rendin e sigurinë publike e shumë e shumë përgjegjësi të tjera”./atsh

Lleshaj: Punonjësit e policisë do të kompensohen, mbajnë barrën pas bluzave të bardha Read More »

Pandemia/ E-group: Shqipëria mbyll një javë sipas pritshmërive dhe parashikimeve

E-group-i që funksionon pranë Akademisë së Shkencave pasqyron situatën e gjendja e pandemisë në Europë dhe në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, ku thekson se Shqipëria mbyll një javë sipas pritshmërive dhe parashikimeve, forcon vazhdimin e sheshimit të kurbës dhe fillimin e uljes së të sëmurëve faktikë.

E-group shprehet se “një javë më parë, në deklaratën e saj publike, Akademia e Shkencave (nëpërmjet komisioneve të saj të përhershme: komisioni i mjekësisë dhe ai i matematikë-informatikës), paralajmëroi, duke vlerësuar dhe sintetizuar të dhënat, “rolin përcaktues të kësaj periudhe për ecurinë e mëtejshme te pandemisë”.

“Shtimi me 17 të prekur të rinj i numrit tërësor të të sëmurëve gjatë ditës së fundme përbën një rritje prej 4 për qind. Kjo rritje është në vijimësi të logjikës së ecurisë gjatë javës që po mbyllim, me një mesatare rritjeje ditore prej 3.8 për qind. Këto janë ritme karakteristike të fazës se sheshimit të kurbës së rritjes” shprehet E-group.

Po ashtu për situatën në Itali, E-group shprehet se “dje, në Itali dhe specifikisht në Lombardi, Milano e Bergamo, u shënjuan gjegjësisht rritjet prej 2.7 për qind, 2.27 për qind, 2 për qind dhe 1 për qind. Por, në dallim nga Italia, deri tani ritmi i shërimeve në vendin tonë është shumë më i lartë. Shifrat gjegjëse janë 45 për qind dhe 22 për qind. Kjo dinamikë e treguesve ka bërë që Shqipëria të hyjë më shpejt në fazën e daljes nga pandemia. Gjatë javës që po mbyllim treguesit e pandemisë tek ne kanë ecur sipas pritshmërive dhe parashikimeve që janë bërë edhe prej Akademisë së Shkencave, komisionit të përhershëm të mjekësisë, të atij të matematikë-informatikës dhe të anëtarëve të E-group-it tonë “Në ndjekje të pandemisë”.

E-group shprehet se “gjatë javës në vazhdim kërkohet vazhdimi i të njëjtave masa kryesore dhe i së njëjtës përkujdesje, me qëllim që rritja të mbahet nën 3 për qind.Në shkallë botërore dje u shënjua një rritje prej 5.8 për qind, nga 5.6 për qind që u raportua një ditë më parë. Kjo për shkak të gati dyfishimit të numrit të të prekurve të rinj në Britaninë e Madhe (8.680 të infektuar të rinj, kundrejt 4.200 të infektuarve një ditë më parë). Britania e Madhe dhe Rusia janë në fazën e zgjerimit të pandemisë, me 9 për qind deri në 18 për qind rritje në ditë.

Për sa i përket situatës në SHBA, E-group shton se “në SHBA dje u shënjua indeksi më i ulët i rritjes: 7.1 për qind, nga 7.7 për qind një ditë më parë. Por ndërkohë, për fat të keq, humbja e jetëve njerëzore ishte përsëri në nivelet më të larta, me 2.035 veta. Treguesit e lartë të vdekshmërisë mbeten shqetësues edhe per vendet kryesore europiane, ndonëse këta tregues, përveç Belgjikës, dje shënjuan ulje. Kjo u vërtetua në Francë, Spanjë, Itali, Holandë dhe Gjermani. Pritet që kjo tendencë të theksohet në ditët e ardhshme”.

Po ashtu E-group shton se “Europa në tërësi ka shënjuar një rritje të të prekurve të rinj në kufijtë nën 5 për qind. Konkretisht, në Spanjë, Gjermani, Zvicër dhe Austri ky tregues u dëshmua gjegjësisht në nivelet 3.3 për qind, 3.3 për qind, 2 për qind dhe 2.4 për qind. Shmangie të kuptueshme përbëjnë treguesit e Francës dhe Holandës, me 6 për qind. Ndërsa Belgjika, me 6.7 për qind rritje gjatë ditës së djeshme, po njeh një tendencë jostabilizimi”.

“Shërimet në vendet europiane, ku dhe përhapja e pandemisë është më e gjerë, ndonëse me ulje gjatë ditës së djeshme, si trend janë në nivele të kënaqshme. Arritja e shërimeve në nivelet 46 për qind në Zvicër, 44 për qind në Gjermani, 35 për qind në Spanjë dhe mbi 22 për qind në Francë, përbën një tregues pozitiv, çka përshpejton daljen e Europës nga faza e pikut”, shprehet E-group. /atsh

Pandemia/ E-group: Shqipëria mbyll një javë sipas pritshmërive dhe parashikimeve Read More »