Irina

“Për fansat e teorive konspirative”/ Kalo: Koronavirusi nuk është prodhuar nga dora e njeriut

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo thekson se “koronavirusi nuk është prodhuar nga dora e njeriut”.

Duke iu drejtuar fansave të teorive konspirative të Sars-Cov2 / Covid-19, Kalo ka publikuar edhe një pjesë të deklaratës së Shërbimeve Inteligjente Amerikane, të cilët dolën në përfundimin se koronavirusi nuk është prodhuar nga dora e njeriut.

“Për fansat e teorive konspirative të Sars-Cov2 / Covid-19. E thonë Shërbimet Inteligjente Amerikane dhe jo unë. Komuniteti i Shërbimeve të Inteligjencës së SHBA ka mbërritur në përfundimin se koronavirusi nuk është prodhuar nga dora e njeriut ose i modifikuar gjenetikisht “……” Ëashington – Komuniteti i inteligjencës amerikane ka përfunduar se koronavirusi ” nuk ishte i manbërë apo i modifikuar gjenetikisht,” por hetimet për origjinën e shpërthimit po vazhdojnë, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) tha të enjten”, shprehet Kalo duke shtuar se “i gjithë Komuniteti i Inteligjencës ka ofruar vazhdimisht mbështetje kritike për politikëbërësit amerikanë dhe ata që i përgjigjen virusit COVID-19, i cili ka origjinën në Kinë,” tha ODNI në një deklaratë”.

“Komuniteti i Inteligjencës gjithashtu ka konsensusin e gjerë shkencor se virusi COVID-19 nuk ishte i manbërë ose i modifikuar gjenetikisht.” (Nga: ” Inteligjenca amerikane thotë koronavirus ” jo i manmade ose i modifikuar gjenetikisht “. Olivia Gazis, CBC New 30.04.2020.)”, citon Kalo./atsh

“Për fansat e teorive konspirative”/ Kalo: Koronavirusi nuk është prodhuar nga dora e njeriut Read More »

Shqipëria ka hapur aktivitetin ekonomik më shumë se vende të tjera

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është një ndër vendet e pakta që ka lejuar rihapjen e aktivitetit ekonomik.

“Kemi hapur aktivitetin ekonomik më shumë se sa shumë vende të tjera. Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve nuk e kanë ende të mundur të shkojnë në punë. Në Itali nuk lëvizet ende nga një komunë në një tjetër dhe në Greqi, nuk lëvizet dot nga një prefekturë në tjetrën”, u shpreh Rama.

Kryeministri informoi më tej se edhe në bisedat e zhvilluara me kolegë kryeministra në Europë ka dilema dhe paraqitet e njëjta vështirësi në raport me vendimmarrjen.

“Kam folur sot me kryeministren e Danimarkës, gjerë e gjatë, e prapë e prapë, njësoj si në të tëra bisedat me miq e kolegë kryeministra nëpër Europë, e njëjta gjë. Të njëjtat dilema. Dhe e njëjta vështirësi në raport me vendimmarrjen, sepse në fund të ditës, nëse lufta merr për keq, përgjegjësinë e mbajmë ne, liderët, nuk e mban askush nga ata që nuk duan të kuptojnë, po vetëm të fantazojnë e të mallkojnë“, u shpreh Rama.

Ministrja e Shëndetësisë informoi për masat e reja lehtësuese, për zgjerimin e zonave të gjelbërta, për hapjen e aktiviteteve të tjera, më 4, 11 dhe 18 maj si dhe për lehtësimin e mëtejshëm të riatdhesimit.

Lidhur me këtë, Kryeministri apeloi qytetarët të zbatojnë rregullat, pasi theksoi ai, këtu nuk luhet me zjarrin, këtu nuk vihen baste, këtu nuk bëhet me hajt ta shofim të dali ku të dali.

“Këtu nuk mjaftojnë as ligjet, as Kodi Penal, as policia e as kontrollet, nëse nuk jeni ju, të gjithë roje të shëndetit tuaj e të familjes suaj”, theksoi Kryeministri./atsh

Shqipëria ka hapur aktivitetin ekonomik më shumë se vende të tjera Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 7 raste të reja, shkon në 773 numri i të prekurve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19, duke e çuar numrin e të infektuarve në 773 raste.

Dr. Marjeta Dervishi, specialiste pranë Institutit të Shëndetit Publik duke dhënë shifrat e përditësuara theksoi se “gjatë 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve nga COVID-19 ku sot rezulton se numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë prekur nga ky virus”.

“Nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 persona të dyshuar me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 8253 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 773 raste”, u shpreh ajo.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:
Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë 320 207
Shkodër 110 74
Krujë 105 11
Durrës 42 38
Fier 37 32
Kurbin 31 3
Korçë 19 19
Elbasan 18 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 12
Kavajë 9 9
Lushnjë 7 4
Vlorë 5 4
Pukë 5 4
Mirditë 5 3
Rrogozhinë 4 4
Tropojë 4 4
Berat 4 2
Mallakastër 1 1
Mat 1/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 7 raste të reja, shkon në 773 numri i të prekurve Read More »

Parashikimi i motit, e enjte 30 prill 2020

Moti sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të jenë të pranishme që prej orëve të para të të mëngjesit me intensitet të ulët e mesatar, kryesisht në perëndim e veriperëndim. Reshjet gjatë ditës lokalisht do të marrin impulse në kohë të shkurtër në formën e shtrëngatave me rrufe të izoluara me rrebeshe e breshër.

Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi e lehtë e gjatë momenteve me shtrëngata fiton shpejtësi mesatare, duke u pasuar nga valëzim në dete me forcën 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/19 re shi diell rrufe
Kukës 11/18 re shi diell
Lezhë 13/20 re shi diell rrufe
Dibër 9/17 re shi diell
Durrës 13/22 re shi diell rrufe
Tiranë 12/23 re shi diell
Elbasan 12/23 re shi diell
Berat 10/24 re shi diell
Vlorë 14/24 re shi diell
Korçë 9/17 re shi diell
Gjirokastër 10/20 re shi diell
Sarandë 12/22 re shi diell/atsh

Parashikimi i motit, e enjte 30 prill 2020 Read More »

Brataj: Masat e marra kufizuan më së miri kurbën

“Masat e marra e kufizuan më së miri këtë kurbë të sheshtë që u kontrollua deri në këtë moment”, tha drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skendër Brataj në një nga mediet e vendit.

“Përgjithësisht Ballkani ka një infektivitet më të ulët se sa Europa dhe bota. Çdo virus që del krijon edhe shtamet ose mutacionet. Derisa nuk e kemi të faktuar, unë mendoj që është një faktor, por mendoj se masat e marra e ndikuan këtë kurbë”, u shpreh Brataj.

Brataj tha se, “ky virus vjen për herë të parë, nuk e njohim. Që ti të arrish imunizimin duhet të kalosh 70 apo 80 përqind, nuk është gripi që vjen çdo vit dhe kap 10%. Ne nuk e dimë akoma përfundimin e kësaj sëmundjeje, sa është vdekshmëria , kush është terapia, dhe nuk kemi një vaksinë”.

“Çdo shtet bën atë programin ose fazën 2 që e quajmë tani që nga Italia, Franca, Gjermania e të gjitha me radhë. Sot për shembull pashë që Franca shtyn afatin e hapjes së shkollave. Deklaroi që nuk do ti hapë deri në fund të qershorit. Kampionatin e Futbollit e bllokoi. Nuk do të luhet më ndeshje deri në shtator. Ajo që deklaroi kryeministri francez ishte se kjo mbyllje shpëtoi 62 mijë jetë njerëzish”, u shpreh Brataj.

Brataj tha se “patjetër që ka rënë fuqia e virusit sepse virusi ka një periudhë sezonale në të cilën ka rritje, maksimumin dhe uljen e virulencës.

Më tej, Brataj tha se “ne kemi hyrë në infeksionin e virusit më përpara se disa shtete. Për shembull, Rusia është në rritje, në tmerr është tani edhe Afrika që është 45% rritje , bota është e vogël tani dhe ne nuk duhet të shikojmë çfarë kemi në shtëpinë tonë sepse nuk na lindi në shtëpinë tonë, na erdhi nga jashtë . Rusia e kaloi Kinën, 87 mijë të infektuar. Praga ishte qyteti i parë që u zerua nga arresti i vetë Çekisë dhe sot po hap universitetet, po hap masat”.

“Ju e dëgjuat planin e masave, pra fazën e dytë që do të hapen shkollat, do të bëhen provimet e maturës, por duhet ruajtur distancat. Siç e bëri Norvegjia. Norvegjia hapi në fillim kopshtet dhe tani po hap shkollat fillore, por nuk do të ketë më shumë se 10, 15 nxënës në shkollë. Kështu që janë të gjitha hap pas hapi që do të kontrollohen në mënyrë të rregullt”, u shpreh ai. /atsh

Brataj: Masat e marra kufizuan më së miri kurbën Read More »

Çelja e kopshteve private, Rama: Përgjigjja e ekspertëve është “jo”

Çështja e këngëtarëve në dasma si dhe ajo e çeljes së kopshteve private, do të shihet në në vijim në varësi të situatës së koronavirusit.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama duke theksuar se përgjigjja e ekspertëve është “jo” për hapjen e kopshteve, duke shtuar se “do të shikojmë në javët në vijim, java apo javët në vijim”.

I pyetur nga një qytetar për çështjen e dasmave, Rama tha se: “Duhet të bësh durim dhe të shpresojmë që më herët se vonë do të lirohet çështja e dasmave, edhe pse kam parë në disa vende që kanë lëshuar dasmat, por jo më shumë se 10 persona. Tani, këtë do ta shikojmë në proces”.

Në lidhje me aplikimin për pasaportat, Rama u shpreh se “e kemi thënë që çështja e dokumentit është një çështje ngrirë dhe çdo dokument që nuk është i ripërtërirë përtej afatit, sot quhet i vlefshëm në këtë moment. Por, ndërkohë është dhënë nga Ministria e Brendshme lajmërimi lidhur me rihapjen e procesit për kartat e identitetit dhe për pasaportat. Kështu që ndiqni përmes Ministrisë së Brendshme procesin. Është me lajmërim dhe kontakt, nuk është me sulemi të gjithë nëpër sportele, sepse do të ishte një katastrofë”./atsh

Çelja e kopshteve private, Rama: Përgjigjja e ekspertëve është “jo” Read More »

Rikthimi i maturantëve në shkolla/ Vrapi shpjegon si do të zhvillohen testimet në kushte pandemie

Pas vendimit të djeshëm të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë lidhur me rikthimin në bankat e shkollave vetëm të maturantëve, përsëritja e temave do të kryhet në klasa me jo më shumë se 15 nxënës.

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi në një nga mediet e vendit sqaroi edhe mënyrën sesi do të zhvillohen provimet e maturës, në kushtet e një situate jo normale.

Do të jenë 3 javë që do t’i dedikohen përsëritjeve që kanë lidhje me Maturën Shtetërore. Pra, nuk do të marrin tema të reja, tha ajo, ndërsa shtoi lidhur me testin e maturës se ky i fundit do të jetë i thjeshtëzuar. “Testi do të jetë më i thjeshtuar. 80% e testit është në nivelin e parë dhe të dytë dhe vetëm 20% e testit është në nivelin më të lartë. Kjo pikë nuk ka ndryshuar. Ne do të vazhdojmë ta kemi në 25% nivelin e kalueshmërisë”, – tha Vrapi.

Sipas saj, mënyra sesi do të zhvillohet testi i Maturës Shtetërore do të ndryshojë nga vitet e tjera, në kushtet e një pandemie.

“Në kushtet e një pandemie që ende nuk është e përfunduar, Ministria po merr të gjitha masat për të ruajtur jetën e maturantëve, sepse kjo është kryesorja. Në Maturën Shtetërore është e fiksuar distanca 1,5 metra, nuk do të jetë e populluar palestra, siç ka qenë më përpara. Është i detyrueshëm dezinfektimi i ambienteve. Kemi grupe për këtë pjesë dhe do të monitorojnë zbatimin rigoroz të kushteve të higjienës, që nga uji i rrjedhshëm në mjediset e tualeteve, dezinfektantët të cilët do të jenë edhe në tualete, edhe në mjediset e provimit dhe patjetër elementët e tjerë që kanë të bëjnë me maskat që do të mbajnë maturantët. Të gjithë mësuesit do të kenë maska që do të zhvillojnë orët e mësimit, orët e përsëritjes. Klasat nuk do të jenë më shumë se 10 deri në 15 nxënës, pra nuk do të jetë një klasë normale”, sqaroi Vrapi. /atsh

Rikthimi i maturantëve në shkolla/ Vrapi shpjegon si do të zhvillohen testimet në kushte pandemie Read More »

Kalo: E pamundur të manipulosh shifrat reale të të prekurve me COVID-19

Mjeku Tritan Kalo ka shpjeguar tendencën e ecurisë së rasteve me koronavirus në vendin tonë, duke e cilësuar kurbën në formën e sharrës e cila nuk është as e sheshtë, por nuk ka asnjë pikë shpërthimi ekstrem.

Në një intervistë për një nga mediet e vendit, Kalo sqaroi se manipulimet me shifrat e të prekurve nga COVID-19 janë të pamundura. I pyetur nëse mund të kalojmë periudhën pandemike në muajin maj, profesor Kalo tha se është e rrezikshme të bëhen parashikime të tilla, kjo pasi nuk dihet fundi i saj por edhe fillimi i këtij virusi nuk është qartë i përcaktuar.

“Parashikime të tilla janë fatale po të bëhen, sepse e gjithë bota është përpara një infeksioni që nuk dihet kur e ka fundin, dihet kur e ka fillimin por edhe atë fillim nuk e ka qartë të përcaktuar, ka shumë abuzime në lidhje me fillimin e pandemisë. Tendenca që thuhet për përfundimin në fillim të majit dhe që bota po fillon të hapet, niset nga fakti se numri i të shtruarve, dhe të infektuarve kanë tendence pozitive në rënie çfarë dikton ekonominë të marrë frymë por mbi të gjitha të marrë frymë mendja njerëzore e cila e mbyllur në një paraburgim virusal e bën njeriun të ketë çrregullime psikologjike. Këto çrregullime tek ne janë të shtuara edhe nga ato që janë trashëguar nga tërmeti i 26 nëntorit”.

Në lidhje më protokollin e trajtimit të pacientëve në spitalin Infektiv, prof. Kalo tha se janë duke u ndjekur protokolle të njëjta me ato që ka përdorur vendet e tjera si Kina, Koreja por sidomos Italia dhe Shtetet e Bashkuara.

“Protokollet janë të depozituara në Ministrinë e Shëndetësisë, në Taskforcë, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive. Protokolli është hartuar mbi bazën e të dhënave në Kinë, Kore, sidomos mbi atë italiane. Operohet me të sëmurët duke dhënë ato medikamente në përputhje me gjykimin e mjekut dhe situatës klinike, biologjike dhe skenografike, që paraqiten tek pacientë të ndryshëm. Jepen medikamente qe janë provuar si të efektshme edhe në vende të tjera, por duhet të kemi parasysh që nuk kemi një medikament specifik që vepron drejtpërdrejt mbi koronavirusin”, tha Kalo.

Kalo sqaroi se “shifrat nuk mund të manipulohen kurrë, dhe kjo është e palogjikshme. Për sa i përket testimeve, numri në përqindje i testimeve varion nga 9-12 %. Gjermania ka përqindjen më të lartë në botë për testimet. Testimi nuk është ai që zgjidh problemin. Kryesore është që së pari, të mos neglizhosh ata që kanë simptoma, së dyti, të gjithë personat e kontaktit dhe të atyre të kontaktit të dytë, që janë ata rrethorë-periferikë, por që hipotetikisht mund të kenë patur kontakte me kontaktin e personit të sëmurë. Po ta bësh si duhet këtë lloj shtrirje testimi, pozitiviteti do të kalojë në vlera më të larta. Kryesore është të testohet cilësisht dhe të mos neglizhohet asnjë vatër që shfaq këto shqetësime”.

Në lidhje me shtimin e testimeve në vend mjeku Tritan Kalo deklaroi se do të ketë rritje të testimeve në vend por që zgjerimi i tyre varet nga 3 elementë siç janë : niveli i infektimit në vend, kapacitetet laboratorike dhe mundësia e sigurimit të kiteve.

“Jam në dijeni që do të ketë zgjerim të testimeve, të paktën me sa jam në dijeni. Grupet përcaktohen pak nga pak dhe zgjerimi i tyre bazohet në nivel infektimi, në kapacitete laboratorike, dhe në mundësitë e sigurimit të kiteve. Thelbësore në këtë situatë është ndërgjegjësimi i njerëzve. Kyçi i artë është tek përgjegjësia e qytetarëve”. /atsh

Kalo: E pamundur të manipulosh shifrat reale të të prekurve me COVID-19 Read More »