Irina

Gruaja e dh unuar nga ish-bashkëshorti kërkon ndihmën e prindërve: ‘Mos më ndani nga fëmijët’

D huna në familje si fizike dhe psikologjike është një ndër fenomenet më shqetësues në shoqërinë shqiptare sidomos vitet e fundit.
Pavarësisht dhu nës së ushtruar në mënyrë të vazhdueshme, gratë shqiptare kanë fri kë t’i tregojnë të afërmve të tyre gjendjen në të cilën ndodhen. Paragjykimet e njerëzve dhe mentaliteti janë faktorë të cilët ndikojnë shumë që gratë e dh unuara të stepen dhe të mos kërkojnë ndihmë.
E tillë ishte dhe historia e Klodit që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, historia e një gruaje të fortë që kishte vendosur të largohej nga dhu na. Klodi në studio rrëfeu se familja e saj e kishte martuar me mblesëri që në moshën 18 vjeçare, pa miratimin dhe pëlqimin e saj. Sipas Klodit, ish-bashkëshorti i saj nuk punonte dhe nuk kujdesej për familjen, por të gjitha paratë i luante në bixhoz.

Gjithashtu Klodi shtoi se situata në familje ishte përke qësuar më shumë, pasi ish-bashkëshorti i saj kishte filluar të konsumonte alkool. Në këto momente ai kishte filluar të ushtronte dhu në të vazhdueshme mbi Klodin dhe dy fëmijët e tyre. Klodi e lodhur nga kjo situatë kishte vendosur që të largohej dhe kishte kërkuar ndihmën e prindërve të saj, Minushes dhe Ramazanit. Për shkak të mentalitetit dhe paragjykimeve, prindërit e saj i kishin kërkuar Klodit që të rikthehej me ish-bashkëshortin duke i dhënë një mundësi të dytë, por asgjë nuk kishte ndryshuar.

Për këtë arsye, Klodi kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” si një urë komunikimi me prindërit e saj për tu kërkuar ndihmë, por edhe se ajo nuk dëshiron që të rimartohet siç kërkojnë Minushja dhe Ramazani.

“Ju e dini tepër mirë se pse jam larguar nga ai, por dua të dini se nuk do i lë kurrë fëmijët me atë. Unë nuk dua të martohem përsëri, dua që të rris fëmijët e vetme dhe të punoj e të jetoj vetëm për ta. Prandaj dua që të më ndihmoni dhe jo të më kërkoni që të rimartohem”,- ishte kërkesa që kishte Klodi për prindërit e saj.

Nga ana tjetër prindërit u shprehën se dhe ata nuk dëshirojnë që vajza e tyre të dhunohet dhe se vendimi i saj për tu ndarë ishte i duhuri. Sipas Minushes dhe Ramazanit, Klodi duhet të vazhdojë jetën se është akoma e re dhe të krijojë një familje tjetër duke lënë pas të shkuarën.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me rrjetin e dyqaneve të parfumeve “Maison de Parfum” i ofruan Klodit që t’i paguajnë qiranë e shtëpisë dhe kopshtin e fëmijëve në mënyrë që ajo të jetë në gjendje që të rifillojë jetën sa më shpejt.

Gruaja e dh unuar nga ish-bashkëshorti kërkon ndihmën e prindërve: ‘Mos më ndani nga fëmijët’ Read More »

‘I martuar 3 herë dhe i d ënuar për dh unë në familje’/ Armando: Ja si është e vërteta…

Armando është bërë pjesë e Për’puthen +40 dhe ka sqaruar lajmet që kanë qarkulluar në lidhje me jetën e tij se ka qenë i martuar 3 herë dhe është dë nuar për dh unë në familje.

Ai ka marrë edhe dokumentin me vete për të vërtetuar se nuk ka qenë asnjëherë i martuar.

“Dua t’i hedh poshtë si një neveri e madhe dhe da shakeqe.

Nuk kam asnjë lidhje me ato që shikoni e dëgjoni në rrjete sociale. Jam i pa dënuar, i pamartuar më parë, jam arsimtar dhe dëshmoj të kundërtën edhe në dokumentacion.

Nuk kam qenë kurrë në jetën time i martuar. Nëse do isha, do të rezultoja i di vorcuar në dokumente zyrtare. Jam tip gazmor, i qeshur, e marr jetën me sportivitet dhe këtë herë ka qenë rasti për tu gajasur fare”, tha Armando.

‘I martuar 3 herë dhe i d ënuar për dh unë në familje’/ Armando: Ja si është e vërteta… Read More »

Rama replikon me ndjeksit në rrjetet sociale/ ‘Për vete bën Pfizer, mësuesit le të ikin për ‘l esh’nga AstraZeneka

Lajmet e qarkulluara ditët e fundit nga mediat botërore, në lidhje me vaksinat e kompanisë AstraZeneca, kanë shqetësuar qytetarët shqiptarë, për vetë faktin, se 38.400 doza të kësaj kompania mbërritën mbrëmjen e djeshme në vendin tonë dhe do të përdoren për pedagogët dhe mësuesit.

Shqetësimet e tyre, komentuesit ia kanë shprehur vetë kryeministrit Rama, përmes komenteve në rrjete sociale.

E ky i fundit, nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje disave prej tyre.

Një llogari në “Facebook”, me emrin Genci Genci i ka drejtuar pyetjen kryeministrit:

“Po zoti kryeministër, bëni mësuesit dhe pedagogët, të tjerët le të vdesin. Ç’a janë këto se latë nam, pse nuk ka vaksinim si Evropa, nga mosha më e madhe e deri te më e vogla. Nuk e bëhet Shqipëria me këta jo”. Nuk ka munguar as kundërpërgjigja e kryeministrit, i cili shkruan:

“Ne po bëjmë fiks si të gjithë të tjerët që ta dish ti!”.

Ndërkohë, një përdoruese tjetër shkruan se vaksinën AstraZeneca e ka pezulluar e gjithë Evropa, ndërsa kryeministri Rama i përgjigjet kështu kësaj pyetje: “Ata kanë pezulluar një seri tjetër, ndërkohë që Britania e Madhe e plot të tjerë vazhdojnë, prandaj dëgjoje çfarë kam thënë e mos kërkoni të tërë shpjegimin e njëjtë tek e tek!”.

Kujtojmë se Organizata Botërore err Shëndetit, tha dy ditë më parë se shtetet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën AstraZeneca, nga frika se shkakton mpiksje të gjakut, pasi deri më tani sipas tyre nuk ka asnjë provë që kjo të jetë e vërtetë.

Rama replikon me ndjeksit në rrjetet sociale/ ‘Për vete bën Pfizer, mësuesit le të ikin për ‘l esh’nga AstraZeneka Read More »

Ndriçim konkurenti i Për’puthen + 40, zbulon mesazhin që i dërgoi ish gruaja

Ndriçim Gjeci është një nga konkurrentët e Për’puthen + 40 dhe ka zbuluar një prej mesazheve që i ka mbërritur pas prezantimit në program.

Ishte ish bashkëshortja e tij që i shkruajti duke i thënë:

“Pas shumë vitesh kërkimi falje, më pa në ekran dhe më tha “të mos jesh kaq i turpshëm”.

Unë jam pak i turpshëm si natyrë, por do përpiqem të jem vetvetja.”

Ndriçimi ka lindur në Kavajë ku po atje jeton dhe është 54 vjeç.

Ka një biznes privat ku dhe e menaxhon vetë.

Ndriçim konkurenti i Për’puthen + 40, zbulon mesazhin që i dërgoi ish gruaja Read More »

Gjyshja 62-vjeçare befason me reagimin e saj ndaj komenteve negative/ ‘Ik mbaj nipin e mbesën’

Shqipe Rexha, gjyshja 62-vjeçare ka treguar si ka reaguar ndaj komenteve negative pasi u bë pjesë e Për’puthen +40.

Në puntatën e parë të emisionit, Shqipja ka zbuluar se i merr të gjitha me sportivitet dhe jeton jetën ashtu sic i vjen.

“Më thotë dikush, mbaj nipin e mbesën se dukesh shumë e madhe. Të tjerë thonë që unë nuk eci dot 10 metra, ti qenke bob fare. Unë i kam marrë me sportivitet, jam e lirë dhe e jetoj jetën si më vjen. Kështu jam lindur e rritur, një familje që sheh gjithmonë larg”, tha Shqipja.

Gjyshja 62-vjeçare befason me reagimin e saj ndaj komenteve negative/ ‘Ik mbaj nipin e mbesën’ Read More »

Saimiri ka një mesazh për Merin/ Erdhi nga Gjermania për të gjetur nuse por iku vetëm

Saimiri është larguar në Gjermani, duke e mbajtur lidhjen në distancë me Merin, vajzën të cilën zgjodhi në “Love Story”.

Vazhdojnë dilemat dhe diskutimet nëse ai e ka zgjedhur realisht Merin, qoftë edhe për njohje, pas mbylljes së spektaklit.

Në një intervistë për mediat, Saimir tregon se lidhja në distancë është e vështirë dhe ka zbuluar një anë të Merit që nuk e njihte.

Saimiri tregon se Meri është nevrike, dhe sipas tij, kjo gjë nuk i shkon asaj.

“Edhe pse nuk jemi afër, sepse mua m’u desh të largohesha patjetër për në Gjermani, ne sigurisht që komunikojmë çdo ditë, disa herë në ditë”.

“Edhe do të përpiqem që të shihemi sa më shpejt. Meri është një vajzë e mrekullueshme dhe e njëjta si e njoha në ‘Love Story’, por kam zbuluar edhe një anë nevrike të sajën që mua më bën të qesh, sepse nuk i shkon. Lidhjet në distancë janë të vështira dhe tani do të duket sa e fortë është dashuria”, u shpreh Saimiri.

Meri ka treguar se ndodhet në Elbasan këto ditë, ndërsa Saimiri vazhdon jetën e tij në Gjermani. Nuk dihet si po e zhvillojnë ata njohjen, pas mbylljes së spektaklit, për të pretenduar në një martesë të mundshme, siç pretendoi spektakli me mbylljen e tij.

Në rrjetet sociale janë të shumtë ata që vazhdojnë të besojnë se Saimiri ose është lidhur me ndonjë vajzë tjetër, ose po tenton të lidhet këto ditë, qoftë edhe me ndonjërën nga pjesëmarrëset në ‘Love Story’.

/NOA.al

Saimiri ka një mesazh për Merin/ Erdhi nga Gjermania për të gjetur nuse por iku vetëm Read More »

Deklaratë e fortë nga Valbona Mezini: ‘Kandidatët në listat e PD i kanë dhënë 300-500 mijë euro Bashës’

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga kandidatja për deputete në Bindjen Demokratike, Valbona Mezini. Kjo e fundit në një intervistë televizive tha se kandidatët për deputet për zgjedhjet e 25 prillit në partinë PD, kanë paguar Bashën.
“Në ato lista kishte personazhe që nuk i kishte parë as pallati e as lagja, por që kishin derdhur para në llogarinë bankare të kryetarit. Ka pasur kandidatë për deputetë në 2017 që kur i lançonte kryetari nuk thoshte dot gjë përveçse është nënë e shkëlqyer dhe ka bërë tre kalamaj. Ka raste flagrante që vazhdojnë akoma. Duhet të kalojë diskutimi në këtë prizëm.
Të ndahemi nga e shkuara dhe të ndërtojmë një sistem tjetër. ky vend bëhet dhe ka shqiptarë shumë të mirë në këtë vend. Vetë kryetarët e partive për të bërë lekë kanë ngritur pazarin. Është hapur tregu politik. E kam parë nga afër. Ngriheshin në ajër disa persona kush kishte lekë. Deri në 300 mijë euro dhe 500 mijë euro është paguar për deputetë”, theksoi Mezini.

Deklaratë e fortë nga Valbona Mezini: ‘Kandidatët në listat e PD i kanë dhënë 300-500 mijë euro Bashës’ Read More »

Mevlani dhe Lediana bashkë në hotel?/ Ja fotoja që po bëhet virale në rrjet

Antonela iku nga studio ditën e sotme me lo t në sy duke brak tisur Mevlanin.

Po ashtu ajo tha se e do aq shumë Mevlanin, saqë tërhiqet dhe do e lërë atë të jetë i lumtur me Ledianën.

Kurse nga ana tjetër, në rrjet po qarkullon një foto, ku shihet Lediana dhe Mevlani në një hotel dhe thuhet se ata kanë fjetur bashkë.

Ndërsa Mevlani në studio pranoi se do të vazhdojë më shumë njohjen me Ledianën.

Mevlani dhe Lediana bashkë në hotel?/ Ja fotoja që po bëhet virale në rrjet Read More »