Irina

Spitali Memorial Rajonal Fier ka përfunduar plotësisht dhe do të jetë gati për t’u hapur së shpejti/ Manastirliu: Është padyshim një ndër spitalet me nivelin më të lartë të teknologjisë!

Spitali Memorial Rajonal Fier ka përfunduar plotësisht dhe do të jetë gati për t’u hapur së shpejti. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka prezantuar nga brenda spitalin e ri, i financuar nga qeveria e Republikës së Turqisë.

“Ky spital, një strukturë moderne me 150 shtretër, do të rrisë aksesin për shërbimet spitalore. Një spital i cili do të plotësojë nevojat e rajonit jugor të Shqipërisë por edhe do të kombinojë shërbimet, për të lehtësuar edhe për të krijuar akses më të shpejtë për shërbime të cilët janë të planifikuara dhe këtu, pra mund të krijohet një shpejtësi në marrjen e shërbimeve, por mbi të gjitha një shërbim të specializuar”, tha Manastirliu.

Spitali Memorial Rajonal Fier do të jetë spitali parë ku do të zbatohet autonomia spitalore, një mënyrë e re menaxhimi spitalor, për të cilën Manastirliu tha se do të bëhet dhe transferimi i dijeve nëpërmjet stafeve që kanë ardhur dhe do të vijnë.

“Ky spital do të materializojë vizionin tonë për sistemin e menaxhimit spitalor, që është autonomia spitalore. Ne jemi duke u përgatitur për gjithë ndryshimet e nevojshme për përfitimin e kartës së autonomisë spitalore nga spitalet që plotësojnë të gjithë kushtet e infrastrukturës dhe kanë dhe teknologjinë. Dhe ky është spitali ku do të aplikohet për herë të parë ky model. Është padyshim një ndër spitalet me nivelin më të lartë të teknologjisë. Jo vetëm se është teknologji e re, por edhe se transferimi i dijeve që do të bëhet nëpërmjet stafeve që po vijnë dhe janë duke ardhur nga Turqia”, tha Manastirliu.

Duke folur për stafin që do të shërbejë në këtë spital, Manastirliu tha se përzgjedhja ka qënë përmes një procesi transparent dhe meritokratik dhe në këtë spital do të shërbejnë 398 punonjës, ndërkohë që rekrutimi i personelit shëndetësor dhe administrativ vazhdon.

“Kemi filluar në fazën e parë të përzgjedhjes të stafit mjekësor dhe infermieror. Dhe do të kalojmë direkt në stafin administrativ. Por risia në këtë strukturë apo në këtë mënyrë të re menaxhimi të spitalit është që do të jetë një bashkëpunim dhe një menaxhim në bashkëpunim me kolegët turq. Janë në tërësi 398 punonjës në këtë spital dhe 56 prej tyre janë planifikuar që të vijnë nga sistemi shëndetësor turk, qofshin këta profesorë të shërbimeve të ndryshme dhe gjithashtu dhe stafi drejtues administrativ”, ka bërë me dije Manastirliu.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut.

Spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj./NOA.al

Spitali Memorial Rajonal Fier ka përfunduar plotësisht dhe do të jetë gati për t’u hapur së shpejti/ Manastirliu: Është padyshim një ndër spitalet me nivelin më të lartë të teknologjisë! Read More »

Rama: Luli si Xhafer Rrapushi, por me një ndryshim.Saliu dhe Likja janë krushq

Kryeministri Edi Rama në një takim në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë, u ndal tek arritjet që PS ka bërë në këto tetë vite dhe mundësisë për të vazhduar përpara me drejtimin e kësaj force politike

Ai tha se vota në drejtim të kundërt, do të thotë kthim mbrapa në kohë. Rama theksoi se Shqipëria është e bekuar prej Zotit, por është lënë në harresë, nga dora e mbrapshtë e robit.

Kreu i qeverisë ka ironizuar opozitën dhe fushatën elektorale të Kreut të PD Lulzim Basha duke u shprehur se ai po sillet si Rrapush Xhaferi, por vetem me një ndryshim, ai ndryshi nga Xhaferri lëviz me makina të shtrenja.

“Ne këtu sot, natyrisht që kemi shumë arsye për t’i thënë vetes hajde. I themi vetes hajde ulemi sepse në fund të fundit shumë kemi bërë. Por, siç prindërit në një familje nuk mund ta bëjnë kurrë këtë, as ne nuk kemi të drejtë të flasim me gjuhën e lodhjes, gjuhën e mërzisë, të gjitha i kemi.

Unë jam i pakënaqur. Kush nuk është i pakënaqur, nuk ka asnjë shans të mos gjej motive të mos shkojë përpara dhe në këtë moment ndahen njerëzit, vazhdojnë me këmbëngulje përpara dhe mes atyre që janë të pakënaqëur dhe ulen në lartësinë që kanë arritur dhe duan majën që i kanë vendosur objektiv vetes. Ne tërmeti nuk na gjunjëzoi dhe të dalim nga tuneli i një pandemie që gjunjëzoi botën dhe ne Shqipëria që nuk jemi nga më të pasurit, më të zhvilluarit, sot jemi atje, në fashën e parë.

Si mund të themi boll, si mund të dëgjojmë ne atë zërin e brendshëm që shoqëron njeriun, çdo komunitetet, Komb, në komentet që sprovohet vendosmëria, në momentet kur sprovohet kurajo dhe durimi. Kemi bërë disa herë në historinë tonë mëkatin e dëgjimit të këtij zërit të brendshëm. Të gjithë na ftojnë të bëjmë një gjë, t’i shmangemi sfidës së vështirë, të mos vazhdojmë ngjitjen, por të fillojmë rrëshqitjen. Në kohën e Haxhi Qamilit njerëzit donin një drejtim dhe i mori i çoi pas berihait. Gati sa nuk na e thotë troç, nuk bëhet ky vend, Rrapush Xhaferri me autokolona makinash përshkoi të gjithë Shqipërinë dhe të gjithë e prisnin me këngë e valle.

I thoshte burrave shkoni në kafe, birrari, se më keni mua. Më jepni dy dhe u jap 4, luajtën mendsh burrat. Shitën bagëti, shtëpi, gratë e shkreta e ndienin që këtu ka diçka që nuk shkon. Kjo na ka penguar të ngjitemi në majën ku na ka parë Zoti kur bëri Shqipërinë. Është një vend kaq i vogël që i ka të gjitha. Preket nga dy dete, ka majat e maleve me dëborë gjatë gjithë vitit dhe ka brigjet fantastike jo vetëm të deteve, ka lumenj të shumtë, e liqene të panumërta. Unë mendoj që Zoti Shqipërinë e ka bërë ditën e diel kur ka qenë pushim. S’ka pasur shumë punë të tjera dhe e ka bërë për telha. Çfarë e pengon Shqipërinë të ngjitet në majën. Dora e mbrapshtë e robit, s’e ka lënë të ngjitet në majë.

Sepse vetë ne kemi rënë pre e atij zëri që thotë mos se është më e lehtë kjo punë, ju më jepni votën dhe unë ua bëj jetën fushë me lule. Luli është si Rrapushi, po me ndryshim, Rrapushi vinte me makina të vjetra, ndërsa ata vijnë me të shtrenjta. Brenda atyre makinave, na kanë thënë patronazhistët, janë ata që duan të hapin bingot, sepse jeta është e kollajshme, Luli s’ka bërë një punë deri më sot dhe vetëm është ngjit si ajo kukulla që mbahet me të mira.

E gjeti Saliu kukullën që t’ua nxjerri përpara dhe t’u thotë Partia e Re demokratike, është bashkuar edhe krushku, Meta dhe do bëjnë dhëndër Lulin. Ai thotë vetëm këtë më jep, sepse i di unë të gjitha. Po ndalem tek të gjithë tregtarët e Pazarit të Ri dhe të gjithë Shqipërisë. Pavarësisht, të gjithë këtu e kanë taksën zero, e kanë sot.

Edhe TVSH e kanë zero, më thoni ç’a tregtari është. Tregtar do të thotë të bësh llogari, jo që të bësh llogari dhe ajo të dali që taksën e ke 0 TVSH 0 dhe votën ia jep Lulit që ta bëjë 0.5. Jo vetëm që s’është 0.5, sepse Luli është një dardhë që e ka bishtin mbrapa. Dardhën e Lulit e ka parë Tirana. Ai i thoshte do të ulim çmimin e bukës, do e ulim. Kur ne vumë taksën 0 e vumë përpara dhe unë bëja gjëegjëza me Lalin dhe të tjerët dhe thash që do të bëj premtim më të madh se kjo, po si do e bëjë taksën më poshtë se 0. E bëri, tha do i jap 1 mijë euro në muaj të gjithë biznesit të vogël. Duhet të jesh vërtetë një njeri që të harrosh se si e ke hap dyqanin, se si e mban, si lufton përditë në dyqan që t’ia bësh hallall të djathtës, të gjithë këto të papritura.

Tirana e ka provuar, 4 vite, filluan gropat, dolën plehrat. Shumë njerëz thonë që s’do të kthehet mbrapa. Ore do të hapi bingot, do të vijnë drejtorët e policisë që nxirreshin për kriminelët. Ata gjendeshin zbuluar përballë kr iminelëve, i vr iste tr adhtia. Aty brenda janë ha jdutë, të doganave, tatimeve. Nëse ndodh ajo që s’ka për të ndodhur, nëse ndodh që ata të kthehen. Lulit i thotë hajde Gjino kaq e pate ti, e do të dali mbrapa Saliu dhe Iliri bashkë me farën e zezë që është Monika. Luli është dhëndri. Saliu dhe Liken ta kesh krushq për darkë. E ti thuash erdhëm ta marrim gocën. Tirana është në një test të madh karakteri”, u shpreh kryeministri./NOA.al

Rama: Luli si Xhafer Rrapushi, por me një ndryshim.Saliu dhe Likja janë krushq Read More »

Reagon konkurentja 64-vjecare e Për’puthen +40 pasi i publikuan video ‘n udo’: Nuk e caj kokën!

Luljeta është një nga konkurrentet që tërhoqi vëmendjen që në momentin e parë të prezantimit në “Për’puthen +40”.

E ftuar në “Shqipëria live”, Luljeta tregon një rast të pakëndshëm që i ndodhi në një udhëtim. “Po shkoja në një eskursion në Shkodër. Në autobus ishim 17 gra, vetëm gra. U zhv esha pa ndonjë gjë. Kur po ndërrohesha gjatë rrugës, dikush më kishte bërë video. Kam bërë shumë eskursione dhe kjo gjë nuk më kishte ndodhur”.

Ajo tregon se pasi videoja u publikua në rrjete sociale, të afërmit e saj u ndjenë keq. “Njerëzve të mi nuk u vjen mirë, ndërsa unë nuk e çaj kokën, se unë kjo jam. Nuk e di kush ma bëri këtë gjë”.

Sipas Luljetës, gratë paragjykojnë më shumë dhe kjo i duket e çuditshme. “Jam paragjykuar gjithmonë, por gratë komentojnë më shumë. Nëse femrat shajnë femrat, ç’të presim ne nga meshkujt?!”

Megjithatë, Luljeta shton se komente të tilla nuk do ta pengojnë të ketë stilin e saj. “Unë e kam bërë jetën si kam dashur. Ndaj nuk jam martuar, se nuk do isha veshur dot me ‘mini’ dhe të shkurtra”./NOA.al

Reagon konkurentja 64-vjecare e Për’puthen +40 pasi i publikuan video ‘n udo’: Nuk e caj kokën! Read More »

Meta sfidon Ramën pulikisht: Nëse merr 71 deputetë, i jap dhe mandatin e Presidentit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë një konference për shtyp të mërkurën deklaroi se është i gatshëm të largohet nga detyra nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i Shtetit gjithashtu kërcënoi kryeministrin që të mos prekë votën e lirë pasi do të ketë pasoja.
“Po licia të bëjë detyrën. Do të çoj një listë të personave në kër kim, të mbrojtur nga po licia.

Shteti i kapur nga m afia të bëjë detyrë. Nuk dua asnjë pikë gj aku dhe loti të de rdhet për zgjedhje.

Nëse Rama merr 71 mandate në mënyrë demokratike do t’i jap dhe mandatin e presidentit. Ama nëse p rek dhe një votë nuk do të gjejë v rimë ku t’i futet”, u shpreh Meta.

Meta sfidon Ramën pulikisht: Nëse merr 71 deputetë, i jap dhe mandatin e Presidentit Read More »

Rama ironizon opozitën: Saliu dhe Likja krushq, Mona është fara e zezë!

Kryeministri Edi Rama në një takim në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë, u ndal tek arritjet që PS ka bërë në këto tetë vite dhe mundësisë për të vazhduar përpara me drejtimin e kësaj force politike

Ai tha se vota në drejtim të kundërt, do të thotë kthim mbrapa në kohë. Rama theksoi se Shqipëria është e bekuar prej Zotit, por është lënë në harresë, nga dora e mbrapshtë e robit.

“Ne këtu sot, natyrisht që kemi shumë arsye për t’i thënë vetes hajde. I themi vetes hajde ulemi sepse në fund të fundit shumë kemi bërë. Por, siç prindërit në një familje nuk mund ta bëjnë kurrë këtë, as ne nuk kemi të drejtë të flasim me gjuhën e lodhjes, gjuhën e mërzisë, të gjitha i kemi.

Unë jam i pakënaqur. Kush nuk është i pakënaqur, nuk ka asnjë shans të mos gjej motive të mos shkojë përpara dhe në këtë moment ndahen njerëzit, vazhdojnë me këmbëngulje përpara dhe mes atyre që janë të pakënaqëur dhe ulen në lartësinë që kanë arritur dhe duan majën që i kanë vendosur objektiv vetes. Ne tër meti nuk na gjunjëzoi dhe të dalim nga tuneli i një pandemie që gjunjëzoi botën dhe ne Shqipëria që nuk jemi nga më të pasurit, më të zhvilluarit, sot jemi atje, në fashën e parë. Si mund të themi boll, si mund të dëgjojmë ne atë zërin e brendshëm që shoqëron njeriun, çdo komunitetet, Komb, në komentet që sprovohet vendosmëria, në momentet kur sprovohet kurajo dhe durimi. Kemi bërë disa herë në historinë tonë mëkatin e dëgjimit të këtij zërit të brendshëm. Të gjithë na ftojnë të bëjmë një gjë, t’i shmangemi sfidës së vështirë, të mos vazhdojmë ngjitjen, por të fillojmë rrëshqitjen. Në kohën e Haxhi Qamilit njerëzit donin një drejtim dhe i mori i çoi pas berihait. Gati sa nuk na e thotë troç, nuk bëhet ky vend, Rrapush Xhaferri me autokolona makinash përshkoi të gjithë Shqipërinë dhe të gjithë e prisnin me këngë e valle.

I thoshte burrave shkoni në kafe, birrari, se më keni mua. Më jepni dy dhe u jap 4, luajtën mendsh burrat. Shitën bagëti, shtëpi, gratë e shkreta e ndienin që këtu ka diçka që nuk shkon. Kjo na ka penguar të ngjitemi në majën ku na ka parë Zoti kur bëri Shqipërinë. Është një vend kaq i vogël që i ka të gjitha. Preket nga dy dete, ka majat e maleve me dëborë gjatë gjithë vitit dhe ka brigjet fantastike jo vetëm të deteve, ka lumenj të shumtë, e liqene të panumërta. Unë mendoj që Zoti Shqipërinë e ka bërë ditën e diel kur ka qenë pushim. S’ka pasur shumë punë të tjera dhe e ka bërë për telha. Çfarë e pengon Shqipërinë të ngjitet në majën. Dora e mbrapshtë e robit, s’e ka lënë të ngjitet në majë.

Sepse vetë ne kemi rënë pre e atij zëri që thotë mos se është më e lehtë kjo punë, ju më jepni votën dhe unë ua bëj jetën fushë me lule. Luli është si Rrapushi, po me ndryshim, Rrapushi vinte me makina të vjetra, ndërsa ata vijnë me të shtrenjta. Brenda atyre makinave, na kanë thënë patronazhistët, janë ata që duan të hapin bingot, sepse jeta është e kollajshme, Luli s’ka bërë një punë deri më sot dhe vetëm është ngjit si ajo kukulla që mbahet me të mira. E gjeti Saliu kukullën që t’ua nxjerri përpara dhe t’u thotë Partia e Re demokratike, është bashkuar edhe krushku, Meta dhe do bëjnë dhëndër Lulin. Ai thotë vetëm këtë më jep, sepse i di unë të gjitha. Po ndalem tek të gjithë tregtarët e Pazarit të Ri dhe të gjithë Shqipërisë. Pavarësisht, të gjithë këtu e kanë taksën zero, e kanë sot.

Edhe TVSH e kanë zero, më thoni ç’a tregtari është. Tregtar do të thotë të bësh llogari, jo që të bësh llogari dhe ajo të dali që taksën e ke 0 TVSH 0 dhe votën ia jep Lulit që ta bëjë 0.5. Jo vetëm që s’është 0.5, sepse Luli është një dardhë që e ka bishtin mbrapa. Dardhën e Lulit e ka parë Tirana. Ai i thoshte do të ulim çmimin e bukës, do e ulim. Kur ne vumë taksën 0 e vumë përpara dhe unë bëja gjëegjëza me Lalin dhe të tjerët dhe thash që do të bëj premtim më të madh se kjo, po si do e bëjë taksën më poshtë se 0. E bëri, tha do i jap 1 mijë euro në muaj të gjithë biznesit të vogël. Duhet të jesh vërtetë një njeri që të harrosh se si e ke hap dyqanin, se si e mban, si lufton përditë në dyqan që t’ia bësh hallall të djathtës, të gjithë këto të papritura.

Tirana e ka provuar, 4 vite, filluan gropat, dolën plehrat. Shumë njerëz thonë që s’do të kthehet mbrapa. Ore do të hapi bingot, do të vijnë drejtorët e policisë që nxirreshin për kriminelët. Ata gjendeshin zbuluar përballë kriminelëve, i vri ste tradhtia. Aty brenda janë ha jdutë, të doganave, tatimeve. Nëse ndodh ajo që s’ka për të ndodhur, nëse ndodh që ata të kthehen. Lulit i thotë hajde Gjino kaq e pate ti, e do të dali mbrapa Saliu dhe Iliri bashkë me farën e zezë që është Monika. Luli është dhëndri. Saliu dhe Liken ta kesh krushq për darkë. E ti thuash erdhëm ta marrim gocën. Tirana është në një test të madh karakteri”, u shpreh kryeministri.

Rama ironizon opozitën: Saliu dhe Likja krushq, Mona është fara e zezë! Read More »

Ija e Besit feston sot ditëlindjen

Ditën e sotme, feston ditëlindjen gjyshja e e Bes Kallakut, ose si e njohim të gjithë ne, Ija.
Aktori i humorit që në fillimet e tij e ka shprehur dashurinë e madhe që ka për ijen e tij, duke mos e krahasuar as me prindërit e tij.
Besi këtë vit, e uron ijen vetëm me një fjali, duke u kursyer me fjalët, por, siç thonë, fjalët e shumta fukarallëk dhe urimi në rrjetet sociale nuk tregon dashuri.
Urime Ditelindjen o Ija e t’gjithve! @ijabeskallakut”, shkruan ai.

Ija e Besit feston sot ditëlindjen Read More »

Rama tallet me Metën: President diversant, del me kapuç te Gjiri i Lalëzit dhe na quan ne fuksa

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi akuzave të Presidentit Ilir Meta në lidhje me patronazhistët. Rama tha se Meta është president diversant, që del i maskuar edhe të Gjiri i Lalzit njësoj si Hamit Matjani kur zbarkonte në Shqipëri.
“Likja vdes për video dhe i duket se të gjithë i bëjnë video. Çfarë fajin kanë kur presidenti div ersant shkon te Gjiri i Lalzit me kapuç në kokë. Kjo është për të qeshur e për të vënë kujën”, tha Rama.

Rama tallet me Metën: President diversant, del me kapuç te Gjiri i Lalëzit dhe na quan ne fuksa Read More »

Basha: ‘T’ua kthejmë vendin njerëzve, qytetarëve shqiptarë

Pogradeci ishte ndalesa e radhës të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në fjalën para qytetarëve të Pogradecit, Basha tha 25 prilli është dita që Shqipëria t’u kthehet shqiptarëve.

Për këtë, kreu i opozitës bëri thirrje që të gjithë se bashku pa përjashtim, të djathtë e të majtë, që më 25 prill të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar për ndryshimin, për të votuar numrin 9.

Fjala e plotë e kryetarit të PD-së para qytetarëve të Pogradecit.

Lulzim Basha:

Mirë se ju gjejë vëllezër dhe motra, mirë se ju gjejë të rinj e të reja, zonja dhe zotërinj, pogradecare dhe pogradecarë mirë se ju gjejë! Çfarë nuri keni sjellë sot Pogradecit. Çfarë numri përcillni sot gjithë Shqipërisë. Me gëzim, me buzëqeshje sepse e dini se e diela është dita juaj. Dita e pogradecarëve, dita e shqiptarëve, dita e ndryshimit, dita e fitores. Ka zbritur njësoj si ky muzg i bekuar , nuri i fitores me shpirtrat e pogradecarëve dhe të korçarëve, të vlonjatëve e të shkodranëve. Nga Durrësi në Tiranë, nga Gjirokastra në Tropojë, anembanë Shqipërisë zemrat janë mbushur me shpresë, me besim me mendimin e madh për ta bërë këtë të diel ditën kur Shqipëria i kthehet shqiptarëve. E prek këtë gëzim, e prek këtë frymëzim magjepsës, këtë emocion të patregueshëm, e shoh në sytë e nënave të Pogradecit dhe mbarë Shqipërisë. E dëgjoj në zërin e rinisë së mrekullueshme të këtij qyteti dhe sytë e përlotur nga gëzimi të prindërve dhe gjyshërve tanë. Sepse unë e di, ju e dini, të gjithë shqiptarët e dinë se e diela është dita e fitores së madhe. E fitores më të madhe që Shqipëria dhe shqiptarët kanë korrur ndonjëherë. Sepse është dita e bashkimit të zemrave tona. Pas 8 viteve të gjata dështimesh, pas 8 vitesh të gjata vuajtjesh, 8 vite kur një liqen i tërë me lotët e nënave dhe baballarëve është mbushur dhe është zbrazur disa herë nga zemrat e plagosura edhe dhimbja prej emigracionit, prej korrupsionit që varfëroi të gjithë shqiptarët për të pasuruar një njeri dhe një grusht njerëzish. E pra 8 vite të gjata vuajtje. Tani po i afron fundi. Dita e ndryshimit po afron. Dita e fitores po afron. Për çdo shqiptar, për gjithë ju vëllezër e motra, për të gjithë pa përjashtim, të djathtë e të majtë, që më 25 prill me kokën lartë dhe zemrat plot besim do të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar për ndryshimin, për të votuar numrin 9. Paniku dhe frika e Edi Ramës nga humbja e thellë që e pret e ka shtyrë atë drejt krimeve dhe drejt gënjeshtrave, por ai nuk e ndal dot më, nuk e ndal dot më të pandalshmin ndryshim që do Shqipëria, që kanë nevojë shqiptarët, që kërkon rinia dhe bashkë do ta bëjmë realitet. Kjo perlë, kjo perlë që është qytet dhe është poezi në zemrën e çdo shqiptari e di fare mirë se çfarë ndieni ju banorët e këtij qyteti fisnik dhe ju të gjithë fermerët e zonave përreth, që jeni në këtë zonë të bekuar, të bekuar nga zoti dhe 8 vite me radhë jo vetëm nuk ia keni ndierë të mirat punës tuaj, por e keni futur kokën gjithmonë poshtë e më poshtë. Ata zhyteshin në luks dhe ju s’kishit ujë për të pirë. Ata pasuroheshin dhe djemtë e nënave tona shkonin në emigracion. Kjo është Shqipëria e 8 viteve të Edi Ramës dhe kështu e ka mbajtur për 8 vite vendin pe ng të mashtrimeve dhe gënjeshtrave, peng të aferave të tij korruptive. Dhe tani guxon, guxon të vijë e të kërkojë edhe 4 vite të tjera. E dëgjuat të gjithë skandalin e drejtorit të legalizimeve që tha le t’ja marrim votën e pastaj do ja prishim shtëpitë 100 mijë shqiptarëve, 100 mijë familjeve shqiptare. 8 vjet më parë premtoi legalizim falas, por ky është Edi Rama i vërtetë ai që mundin dhe djersën e një jete të tërë, tuajën dhe të prindërve tuaj do ta shk atërrojë. Por në fillim t’ju mashtrojë, t’ju marrë votën, t’jua prishë shtëpitë pa dëmshpërblim. Ky është Edi Rama i vërtetë, dështimi i 8 viteve që tani kërkon të hyjë përsëri në shtëpitë e pogradecarëve dhe shqiptarëve, mbylljani derën, mbylljani derën dhe dritaret. Hapini zemrat tuaja, çlirojeni gëzimin e fitores së thellë sepse Shqipëria nuk është e Edi Ramës, nuk është e këtij grushti njerëzish që e kanë shtrydhur deri në palcë dhe na kanë varfëruar dhe na kanë bërë kombin më numrin më të madh të emigrantëve në botë. Jo, ky është Pogradeci i pogradecarëve. Ky është vendi ynë, është vendi i të rinjve tanë, i prindërve tanë dhe ne së bashku do të punojmë që pasurit e bekimet e Shqipërisë ti gëzoj çdo shqiptarë, që pasuritë e bekimet e Pogradecit dhe të Korçës ti gëzojnë pogradecarët dhe korçarët dhe shqiptarët. Ky është vendi ynë. Le ta marrim në dorë fatin tonë duke votuar numrin 9. Për ti dhënë fund pl agëve të këtyre 8 viteve. Për t’jua ngritur kokat prindërve tanë të gjy mtuar nga varfëria dhe p oshtërimi. Le të votojmë numrin 9. Për të hapur derën e mbyllur të Europës, për të bërë të mundur atë që duan të gjithë shqiptarët, hapjen e negociatave, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Është në dorën tonë. Është në dorën tuaj dhe në 25 prill Pogradeci do ti kthehet pogradecarëve, Shqipëria do ti kthehet shqiptarëve dhe e ardhmja e fëmijëve tanë, dritës së syve tanë nuk do të jetë më në duart e atij që i vodhi 8 vite Shqipërisë. Ushto pra rini e Pogradecit. Ushto qytet i Lasgushit dhe këndoje këngën e fitores, fitores të pandalshme të çdo shqiptari sepse bashkë e të bashkuar ne do të sjellim ndryshimin duke votuar numrin 9. Pogradeci fiton! Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9! Shqipëria Fiton! Zoti ju bekoftë!/noa.al/

Basha: ‘T’ua kthejmë vendin njerëzve, qytetarëve shqiptarë Read More »