Irina

Rama mesazh pr ekës për nënën: ‘Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt,më mungon t merrësisht nëna ime Aneta’

Kryeministri Edi Rama, duke folur nga sheshi “Skënderbej”, ka falenderuar mbështetësit për besimin që i dhanë për një mandate të tretë në krye të qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha edhe disa fjalë emocionuese edhe për nënën e tij të ndjerë.

“Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndenjur pranë, me dashuri pa kushte dhe përkujdesje të paepur.

Dikush që më mungon tm errësisht dhe që po shpresoj se më sheh nga aty lart (ngre sytë nga qielli dhe e puth) nëna ime Aneta.”, tha Rama.

Rama mesazh pr ekës për nënën: ‘Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt,më mungon t merrësisht nëna ime Aneta’ Read More »

Basha thërret në takim drejtuesit politikë të PD në qarqe/ Çfarë po ndodh?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë pasditen e sotme një takime drejtuesit politikë të qarqeve.

Mësohet se takimi i kryedemokratit me drejtuesit e PD në qarqe do të zhvillohet në orën 18:30.

Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet, por numërimi i kutive të votimit është drejt fundit dhe rezultatet e deritanishme nxjerrin fituese Partinë Socialiste.

Basha thërret në takim drejtuesit politikë të PD në qarqe/ Çfarë po ndodh? Read More »

Cudi shqiptare, qytetari p ret pemën, la pa drita një ZAZ

Një incident i shkaktuar nga një qytetar ka lënë pa energji elektrike palestrën e shkollës së mesme “Sadik Stavaleci” në Mëzez, ku është ZAZ nr.29 duke shënuar cudine e radhës në këto zgjedhje.

Sipas OSHEE-së, mësohet se si pasojë e ndërhyrjes në linjën e tensionit të mesëm nga një banor, i cili ka pr erë pemën pranë linjës, në orën 13:07 u stakua linja 6kV Mëzez, e cila la pa energji ZAZ nr 29 në palestrën e shkollës.

OSSH vendosi në punë linjën e dytë rezervë dhe brenda 5 minutave objekti mori energji elektrike në orën 13:12.

Gjendja në ZAZ kur pajisjet ishin aktive ne kushte normale, rezulton në orën 13.14 minuta./NOA.al

Cudi shqiptare, qytetari p ret pemën, la pa drita një ZAZ Read More »

Përqafime mes socialistëve dhe demokratëve, PS fiton bindshëm në Gjirokastër dhe Sarandë (foto)

Kandidatët e Partisë Socialiste fitues në Gjirokastër janë përshëndetur me kundërshtarët e tyre hu mbës të Partisë Demokratike, pas mbylljes së votimit.

Blendi Çuçi e Mirela Kumbaro, janë përshëndetur dhe u kanë dhënë dorën në mënyrë paqësore kandidatëve të Partisë Demokratike Tritan Shehu dhe Dasho Aliko.

Ndërkohë në Gjirokastër nga numërimi i fletëve të votimit në 207 qendrat në qarkun e Gjirokastrës, nxorën fituese Partinë Socialiste, me 53.83 % të votave duke siguruar 3 mandate në këtë qark.

Ndryshe nga sa kemi parë në qarqet e tjera ku gara ka qenë shumë e ashpër, edhe në Sarandë duket se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike rezultati është mbyllur me përqafime.

Në mbyllje të procesit të numërimit në një nga KZAZ nr.90 në Sarandë, është parë edhe një përqafim miqësor mes dy “rivaleve”, ministres Anila Denaj dhe Ina Zhupës.

Socialistët kanë marrë 52.56 % të votave e ndërsa demokratët 33.84 %. Partia Socialiste fiton bindshëm me 7842 vota, ndërkohë që Partia Demokratike numëron 5051 vota, ndërsa LSI 1480 vota.
/NOA.al

Përqafime mes socialistëve dhe demokratëve, PS fiton bindshëm në Gjirokastër dhe Sarandë (foto) Read More »

Rezultatet/ Si janë ndarë deri tani partitë ku ka përfunduar numërimi

Pas bashkisë së Lushnjes ku fituese u shpall PS me një diferencë të thellë me PD-në.

Gjithashtu edhe në Roskovec dhe Delvinë dhe Finiq ka fituar PS-ja.

Nga të gjitha bashkitë ku është mbyllur numërimi, vetëm në katër prej tyre ka fituar PD-ja: Tropojë, Has, Mirditë dhe Klos.

Rezultati në bashkitë ku është mbyllur votimi:

Delvinë:

PS- 2631 vota, PD-AN 1693 dhe LSI 547 vota

Finiq:

PS-1875 vota, PD-AN- 1195 vota, LSI- 167 vota

Lushnje

PS-9747 vota, PD-7705 vota, LSI-816 vota, PLDSH-182 vota

Roskovec

PS-6276 vota, PD-4944 vota, LSI-510 vota

Delvinë

PS-2631 vota, PD-AN- 1693 vota, LSI-547 vota

Këlcyra:

PS- 1750 vota, PD-AN-1070 vota dhe LS-509 vota

Memaliaj:

PS-3271 vota, PD-AN-1404 vota dhe LSI 100 vota

Përmet:

PS- 3648 vota, PD-AN-2024 vota dhe LSI 582vota.

Himarë:

PS-3447 vota, PD-AN- 1854 vota dhe LSI-341vota.

Pustec:

PS-867 vota, PD-AN-473 vota dhe LSI-168 vota.

Poliçan:

PS-3871 vota. PD-AN- 1045 vota dhe LSI 864 vota.

Kolonja:

PS- 3666 vota, PD-AN- 2299 vota, LSI 763 vota dhe PSD 68 vota.

Libohovë

PS- 1154 vota, PD-AN- 901 dhe LSI 201 vota.

Has:

PD-AN- 4576 vota, PS- 2735 vota

Tropojë:

PD-AN- 6443 vota, PS- 3094 vota.

Skrapar:

PS: 3 547 vota, LSI-2 174 vota, dhe PD- 776 vota.

Klos:

PD-AN- 3738 vota, PS- 3702 vota dhe LSI-171 vota.

Mirditë:

PD –AN- 5915 vota, PS-4864 vota dhe LSI- 1143 vota.

Dropull:

PS- 1531 vota, PD-AN- 592 vota dhe LSI 599 vota.

Cërrik:

PS- 8347 vota, PD-AN- 4227 vota dhe LSI-1205 vota.

Belsh:

PS- 5552 vota, PD-AN- 3946 dhe LSI 145 vota.

Librazhd:

PS-9952 vota, PD-AN- 5181 vota dhe LSI 790 vota.

Lushnje:

PS-9747 vota, PD-7705 vota, LSI-816 vota, PLDSH-182 vota

Roskovec:

PS-6276 vota, PD-AN-4944 vota, LSI-510 vota

Delvinë:

PS-2631 vota, PD-1693 vota, LSI-547 vota

Gramsh:

PS- 8117 vota, PD-AN 3983, LSI merr 796 vota

Prrenjas:

PS-5315 vota, PD-AN 2968 vota dhe LSI- 1234 vota.

Rezultatet/ Si janë ndarë deri tani partitë ku ka përfunduar numërimi Read More »

Qarku Kukës mbyll numërimin e votave, si ndahen mandatet

Qarku Kukës mbyll numërimin e votave një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Partia Demokratike ka siguruar dy mandate, ndërsa Partia Socialiste një mandat.

PD ka arritur që të marrë 62.27 % të votave krahasuar me 35.84 % të PS.

Sa i përket LSI, nuk ka marrë dot as 0.2 % të votave.

Has PD 4776 vota PS 2671 LSI 16 PSD 24 vota

Bajram Curri PD 6443 PS 3094

Kukës PD 12852 vota Partia Socialiste 8091.

Qarku Kukës mbyll numërimin e votave, si ndahen mandatet Read More »

Numërohen të gjitha kutitë e votimit në këtë rreth, kjo është ndarja e votave midis 3 partive kryesore

Në rrethin e Tepelenës ka përfunduar numërimi i 23 kutive të votimit.

Rezultati i këtyre 23 kutive nxjerr dukshëm në avantazh Partinë Socialiste, e cila kryeson me 3433 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 1431 vota dhe Lëvizja socialiste për Integrim 705 vota.

Sipas këtyre rezultateve PS është kryesuese edhe nëse votat e të dy partive të tjera, PD dhe LSI do të mblidheshin së bashku.

Numërohen të gjitha kutitë e votimit në këtë rreth, kjo është ndarja e votave midis 3 partive kryesore Read More »

Kryemadhi: Opozita e fiton deri në 90 mandate

Menjëherë pas përfundimit të votimit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka ngurruar të japë parashikimin e saj për rezultatet e këtij procesi.

Sipas Monika Kryemadhit, opozita e bashkuar fiton nga 85 deri në 90 mandate.

“Nuk duhet të lëshojmë asnjë milimetër, por përkundrazi ta çojmë procesin deri në fund, sepse çdo moment, çdo sekondë, është ajo që e çon Shqipërinë drejt Evropës.

Numrat që janë tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme të opozitës. Sot të paktën në projeksionet e LSI-së, opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate, ku forcë e parë dhe e padiskutueshme është Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim them që ka nga 28-30 mandate në kutitë e votimit, në të cilat shqiptarët kanë votuar sot”, është shprehur Kryemadhi.

Në orët në vijim pritet të nisë edhe procesi i numërimit të votave. /noa.al/

Kryemadhi: Opozita e fiton deri në 90 mandate Read More »