Irina

Rama: Ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë, duke miratuar kornizën negociuese

Kryeministri Rama e gjen “fajin” te punët e brendshme të Bashkimit Europian që Shqipëria nuk po avancon me procesin integrues.

Në konferencë me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, kreu i Qeverisë tha se një tjetër pr oblem ka dalë në horizont, ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Konferenca e parë ndërqeveritare është çështje e brendshme e Këshillit Europian, në një moment kur duket se ka një prirje më pozitive se asnjëherë tjetër, të brendshme, BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanike dhe përreth, që lidhet me ngë rçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Nuk mundem veçse të përsërisja të njëjtën gjë që ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë, duke miratuar kornizën negociuese”, tha Rama.

Duke e konsideruar Ballkanin Perëndimor si oborrin e brendshëm të Europës, ministri Roth tha se ka ardhur koha për të ecur përpara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./noa.al/

Rama: Ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë, duke miratuar kornizën negociuese Read More »

Gj ykata vendos për Tiren

Gjy kata Pen ale e Tiranës ka rrë zuar kërkesën e Tire Alldervishit për zëvendesim të masë së sigurisë nga “arre st në bu rg” në një masë më të butë.
Sanitarja Alldervishi u arr estua pas de noncimit nga emisioni Stop se kishte marrë një shume prej 8 milion lekësh nga vajza e një pacienteje të sëmurë me Covid.

Vajza e pacientes publikoi edhe disa mesazhe tr onditëse ku Alldervishi i kërkonte paratë ose i thoshte të gjente dikë tjetër më të lirë.

Gj ykata vendos për Tiren Read More »

Elton Iliriani përpiqet të demaskojë meshkujt shqiptarë: ‘Më kanë kërkuar o rgji’

Biznesmeni shqiptar i deklaruar si g ay, Elton Ilirjani, ka rrëfyer se janë të shumtë ata VIP-a shqiptarë të cilët i kërkojnë të takohen në hotele jashtë Tiranës, madje ka dhe nga ata që i kërkojnë or gji.

Gjithashtu Ilirjani ka treguar se meshkujt shqiptarë i afrohen pasi ai ka një status financiar dhe i kanë kërkuar para në shkëmbin të marr ëdhënieve se ksuale.

“Ka pasur meshkuj që më janë qasur për të bërë s eks dhe kanë kërkuar para.

Por unë nuk e kam bërë, meshkujt shqiptarë kur shohin qe ti ke status financiar, afrohen për interes.

Meshkujt shqiptarë më kanë kërkuar 10 mijë lekë të vjetra, 50 euro, ka pasur nga ata që kanë kërkuar dhe 6 mijë euro”- u shpreh ai për emisionin Expuls në Rtv Ora.

Elton Iliriani përpiqet të demaskojë meshkujt shqiptarë: ‘Më kanë kërkuar o rgji’ Read More »

Gjon Muharremaj tregon zhgënjimin me Alketa Vejsiun, në Zvicër pritet si hero, për Shqipërinë nuk ‘vlente’

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik ‘Gjon’s Tears” gjatë pasdites së djeshme zbriti në aeroportin e Zyrihut dhe u mirëprit nga fansat e shumtë.

Ai përfundoi i treti në Eurovision, event që u zhvillua në Roterdam të shtunën në mbrëmje me këngën e tij “Tout l’ivers”.

“Ndihem jashtëzakonisht i lumtur, sepse ishte një përvojë e pabesueshme, e cila përfundoi vonë. Isha shumë i përqendruar,”, tha Gjoni për Keystone-ATS, pasi mbërriti pasditen e së dielës vonë në Zvicër.

“Festova me pjesëmarrësit e tjerë dhe nuk fjeta. As nuk e di se si po qëndroj akoma në këmbë,” tha 22-vjeçari.

Kur u pyet për vendin e tretë, këngëtari me origjinë shqiptare që ka lindur Frajburg thotë se nuk është penduar.

“Për mua, gjëja më e rëndësishme ishte të isha në pesë të parët. Kisha nevojë për konfirmim nga profesionistët, por edhe që cilësia e punës sime të shihej. Në fund përfundova i treti dhe madje i pari në votimin e ekspertëve të jurisë”.

“Të gjithë artistët e tjerë votuan për mua, gjë që është shumë prekëse”, tha ai.

Gjon Muharremaj, shtoi se “gjëja më e rëndësishme për mua është të jem afër me njerëzit, të ndikoj tek ta, si dhe të demonstroj cilësinë time si artist, gjë që mendoj se arrita ta bëj”, thekson 22-vjeçari.

Ai thotë se është shumë i lumtur me fitoren e Italisë, sepse është një këngë shumë autentike, e cila ngjan shumë me të tijën. Sidoqoftë, ai personalisht priste të fitonte Lituania.

Përfaqësuesi i Zvicrës Gjon Muharremaj, ka zbuluar më herët përvojën e tij në Festivalin e Këngës në vitin 2019, se si u ftua të aplikonte e më vonë nuk u përzgjodh që të ishte konkurrent.

Për “Abc e Pasdites”, këngëtari i njohur rrëfeu se pati komunikime me Alketa Vejsiun teksa u çudit nga përgjigjet që mori.

“Më kërkoi këngën për 4 ditë. Edhe ishte hajde apliko dhe pastaj më thirri disa ditë më vonë dhe më tha “Më fal Gjon, jeni 22 kandidatë dhe janë 20 vende. Më fal që nuk të thashë më herët, kemi ardhur shumë vonë tek ty, kënga është frëngjisht. Po ça është edhe më e çuditshme më tha do vish si i ftuar në Festival dhe nuk më ftoi, por s’ka problem”, është shprehur Gjon Muharremaj.

//NOA.al

Gjon Muharremaj tregon zhgënjimin me Alketa Vejsiun, në Zvicër pritet si hero, për Shqipërinë nuk ‘vlente’ Read More »

P olicia parandalon k onfliktit, dy shtetas po pë rplaseshin për motive pronësie

Po përpla seshin për motive pronësie, pol icia e Fierit parandalon
Pol icia e Fierit ka parandaluar një përshkallëzimin konf likti për motive pronësie. Në fshatin Kashisht, në Fier po ndodhte një kon flikt për motive pronësie mes dy shtetasve dhe se njëri prej tyre dispononte dhe ar më zja rri dhe si pasojë konf likti mund të përshkallëzohej në përdorimin e arm ëve të zja rri.

Shërbimet e Po licisë kanë bërë shoqërimin në Kom isariat të dy palëve të përfshira në ko nflikt, shtetasin Z. Rr dhe J. K.

Gjithashtu, bazuar mbi informacionet e marra se shtetasi Z. Rr. kishte fshehur një ar më zj arri në afërsi të vendit ku kishte ndodhur ko nflikti, shërbimet e Pol icisë kanë ushtruar kontroll dhe si rezultat kanë gjetur e sek uestruar një ar më zja rri aut omatik dhe mun icion luf tarak, të cilat dys hohet se i përkasin shtetasit Z. Rr.
Në përfundim të veprimeve të para het imore, nga specialistët për H etimin e Kri meve në Komi sariatin e Pol icisë Fier u bë arr estimi në flagrancë i shtetasit Z. Rr., 55 vjeç, banues në Kashisht, Fier.

Materialet i kaluan Pro kurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën pen ale “Mbajtja pa leje e arm ëve dhe munic ionit lu ftarak”.

P olicia parandalon k onfliktit, dy shtetas po pë rplaseshin për motive pronësie Read More »

Të jeni sa më energjik dhe aktiv, ja çfarë këshillojnë mjekët të konsumoni çdo mëngjes

Konsumimi i vezës në mëngjes është një ide shumë e mirë. Veza siç e dimë përmban shumë proteina, kështu ju merrni energji që në mëngjes.

 

Mjekët sugjerojnë këtë ushqim në mëngjes pasi përpos proteinës, ju ndihmon që të humbni kile. Kjo pasi veza ju ngop shumë dhe ju nuk do keni uri për të ngrënë më deri në vaktin e drekës.
Veza gjithashtu forcon sistemin imunitar dhe rregullon hormonin e tiroides. Po ashtu, ky ushqim parandalon infeksionet dhe ndërton një sistem të fortë imunitar. Sipas mjekëve, veza në mëngjes mbron trurin tuaj, kjo pasi përmbanë kolinë, që kujdeset për shëndetin e trurit.

Të jeni sa më energjik dhe aktiv, ja çfarë këshillojnë mjekët të konsumoni çdo mëngjes Read More »

Profesionet ku gratë u paguan më shumë se burrat në 2020-n/ Ja si ndikoi pandemia tek të ardhurat e tyre

Ndonëse në një vit të vështirë ekonomik, për shkak të pandemisë, gratë ia kanë dalë që të kenë rritje page më të lartë sesa meshkujt, duke ngushtuar hendekun mes tyre në pagesa.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se paga mesatare për femrat në vitin 2020 arriti në 51.7 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 4.6% në raport me vitin e mëparshëm.
Paga mesatare e meshkujve ishte 55.3 mijë lekë, duke shënuar një rritje minimale prej vetëm 0.7% nëraport me vitin e mparshëm.

Si rrjedhojë e rritjes me ritme më të shpejta të pagave të grave në raport me atë të burrave është ngushtuar ndjeshëm hendeku në paga mes tyre. Në 2020-n, gratë paguheshin 6.6% më pak sesa burrat, në krahasim me 10.1% që ishte diferenca mes tyre një vit më parë, duke shënuar nivelin më të ulët që prej vitit 2014, kur raportohen të dhënat.
Profesionet ku femrat gratë më shumë sesa meshkujt, ia kalojnë në drejtim
Nga 36 grup-profesione që raporton INSTAT, vetëm në 4 prej tyre (Drejtues administrativë dhe komercialë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes; Punëtor të punimit të metaleve dhe montimit të makinerive), gratë paguhen më shumë sesa burrat dhe në tre të tjera shpërblimet mujore janë pothuajse të pabarabarta (Punonjës të ndërtimit; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës; Ndihmës në përgatitjen e ushqimit).

Edhe në 2020-n, “drejtueset administrative dhe komerciale” femra kanë vijuar që të jenë më të mirëpaguara sesa meshkujt në të njëjtën pozicion. Drejtueset femra marrin pagat më të larta nga të gjitha grup-aktivitetet për të dyja gjinitë. Në 2020-n, ato u paguan mesatarisht bruto në muaj me 166.4 mijë lekë (mbi 1,300 euro), ose 17% më shumë se meshkujt në pozicionet e drejtuesit administrativ dhe komercial. Megjithatë, në raport me vitin e mëparshëm, pagat e femrave drejtuese janë ulur lehtë me 2.2%.

“Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara” është grup-profesioni i dytë më i paguar për fermat, me 102.7 mijë lekë në muaj, por në këtë kategori meshkujt paguhen 15% më shumë.
Pas nivelit drejtues, më shumë paguhen “Specialistë të teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”, me 96 mijë lekë në muaj, ose 4.5% më pak sesa meshkujt. Ky është dhe grup aktiviteti që ka shënuar rritjen më të lartë të pagave në 2020-n (me 6.7%) i ndikuar nga kërkesa e lartë për shërbime të teknologjisë së informacionit në vitin pandemik. Edhe për “Teknikë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK)”, paga u rrit me 7.2% në 2020-n, duke arritur në 55 mijë lekë.

Në kategorinë e “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, i katërti më i shpërblyer, paga mesatare për femrat ishte rreth 87 mijë lekë, pothuajse në nivele të njëjta me meshkujt e po kësaj kategorie.

Krahas teknologjisë së informacionit, grup-profesionet që panë rritje më të lartë të pagave, si për meshkujt dhe për femrat ishin në sektorin e shëndetësisë.

“Specialistë të shëndetësisë” femra u paguan mesatarisht me rreth 59 mijë lekë, me rritje prej 6%. Meshkujt në të njëjtën kategori marrin 20% më shumë sesa femrat, ose mesatarisht 73.7 mijë lekë.
“Asistentë të specializuar të shëndetësisë”, femra u paguan me 48.7 mijë lekë, me rritje 6.7%. Meshkujt në po të njëjtën kategori paguhen 115% më shumë.
Për grup-profesionet e tjera, paga ka ndryshuar mesatarisht me +/- 2%.

Diferenca më e lartë në paga mes meshkujve dhe femrave është në sektorin e industrisë (27%) dhe atë të shëndetësisë (20%). Për pagat e detajuara sipas grup-profesioneve dhe gjinisë shiko grafikun: Paga mesatare mujore bruto sipas grup profesioneve dhe gjinisë, 2020.

Profesionet ku gratë u paguan më shumë se burrat në 2020-n/ Ja si ndikoi pandemia tek të ardhurat e tyre Read More »

Adoleshenti shqiptar u kërkon helikopterin ushtarëve amerikanë, ja cfarv u ofroi në këmbim…

Një adoleshent në Tiranë u ka “rrëmbyer zemrat” ushtarëve amerikane që ndodhen në Shqipëri në kuadër të misionit “Defender 21”.

Një video e regjistruar në Tiranë e tregon këtë gjë.

Teksa ushtarët ishin grubulluar në sheshin “Nënë Tereza”, gjatë ditës së djeshme, djaloshi u është afruar ushtarëve me një skateboard në dorë dhe u ka kërkuar që ta ndërronin me helikopterin e tyre.

Kjo kërkesë shkakoi të qeshura nga ana e ushtarëve.

BISEDA MES TYRE

Djali: Më falni, a mund ta shkëmbejmë helikopterin me skatebord? Është shumë i mirë.

Ushtari: A ke më shumë se një?

Djali: Mund të të gjej më shumë.

Ushtari: Do të të duhen shumë skateborde.

Djali:Po sikur të të jap bluzen time?

Adoleshenti shqiptar u kërkon helikopterin ushtarëve amerikanë, ja cfarv u ofroi në këmbim… Read More »