Irina

Mëngjesi ideal për kocka të forta

Thuhet kockat se janë më të forta se çeliku, por njëkohësisht mund të dë mtohen fare lehtë.

Sëmundje të ndryshme që i prekin ato mund të shkaktojnë dë mtim dhe dhi mbje të tyre.

Artriti apo osteoporoza nuk janë më sëmundje të panjohura, pasi po prekin popullsinë gjithnjë e më shumë.

Prandaj nevoja për të qenë të kujdesshëm dhe të shëndetshëm është gjithnjë prezente.

Për të pasur kocka të forta nuk ju duhet të bëni asgjë të jashtëzakonshme, mjafton të ktheni ushqimin në aleatin tuaj më të mirë.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë se si ta nisni ditën plot vlera e minerale të cilat do të forcojnë kockat tuaja çdo mëngjes.

Ndiqni mëposhtë këshillat e nevojshme për t’i siguruar trupit tuaj një mbështetje të fortë e të shëndetshme.

Si të ndihmoni kockat
Një nga mineralet që ndihmon më shumë kockat është kalciumi të cilin për fat të mirë mund ta gjeni në shumë ushqime.

Për personat që vuajnë nga lloje të artritit është veçanërisht i këshillueshëm nga mjekët.

Megjithëse sasia e duhur e konsumimit të tij nuk është përcaktuar ende, ekspertët shprehen se rreth 1.500 miligramë në ditë të konsumimit të këtij minerali janë mëse të nevojshme për organizmin.

Këtë shifër mjafton ta ndani me 500 miligramë kalcium për çdo vakt.

Është e rëndësishme që këto sasi të ndahen midis vakteve, pasi trupi ka mundësi të përthithë vetëm 500 miligramë për çdo vakt.

Filloni nga mëngjesi që sa më parë trupi të sigurojë të gjithë vitaminat e nevojshme.

Mëngjesi i duhur
Vetëm një gotë qumësht përmban 300 mg kalcium të cilat mund ti merrni menjëherë në një vakt.

Për të arritur në masën e këshilluar 500 mg mund të shtoni edhe ndonjë produkt tjetër bulmeti në dietën tuaj.

Këtu mund të futet, pak djathë, gjizë, kos apo edhe perime si brokoli dhe lakrat.

Gjithashtu përveç, bulmetit kalciumin mund ta përfitoni edhe nga lëngu i freskët i portokallit.

Një gotë me lëng të freskët përmban 200-340 mg kalcium.

Ekspertët theksojnë të mos harroni të përfshini edhe vitaminën D tek dieta juaj.

Atë mund ta gjeni fare lehtë tek ushqimet të cilat janë të pasura edhe me kalcium.

Këtu futen sardelet dhe salmoni të cilat megjithëse nuk preferohen të konsumohen në mëngjes, mund ti lini për dy vaktet e tjera.

Pra, çdo mëngjes zgjidhni patjetër nga një gotë qumësht apo lëng portokalli, shoqëruar me ushqime të tjera bulmeti apo perime jeshile.

Kështu kockat tuaja do të qëndrojnë të forta për një kohë të gjatë dhe do të shërojnë vetëveten./AgroWeb.org

Mëngjesi ideal për kocka të forta Read More »

Iliri ja bën me ‘hile’ Gilbertës dhe e puth në buzë

Me sa duket çifti i parë në “Për’puthen +40” është konfirmuar. Iliri e ka kapi në pabesi Gilbertën gjatë takimit dhe në atë moment vendosi ta puthte. Ai iu shpreh Gilbertës në takim se i kishte munguar.

Iliri: E kam dashur prej kohësh. Mezi po prisja.

Konomi: Dyshova sa verë kishte pirë Iliri. Nuk të erdhi keq që ia more vjed hurazi atë puthje.

Iliri: Duke njohur tipin e Gilbertës… Pas largimit nga Gilberta po bëhesha pak i vrazhdë, nisa duh anin, shtova ne peshë dhe më pas rrezatova se vura re se diçka po ndihej në ajër se po ndryshonte.

Iliri ja bën me ‘hile’ Gilbertës dhe e puth në buzë Read More »

Përhapja e gripit të shpendëve/ Ministria e Bujqësisë merr vendimin e rëndësishëm

Ministria e Bujqësisë ka vendosur që të nd alojë tregtimin e shpendëve në tregjet e hapura, pasi përbëjnë rre zik për qytetarët.

Ky vendim është marrë pas urdhërit të Ministrisë e Buqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ministria është shprehur se shanci për kalimin e gripit të shpendit tek njerëzit është një risk i ulët, por është marrë vendimi që të mbyllen tregjet e hapura që shiten shpendët, pasi mund të përbëjë rr ezik.

“Tregjet e gjësë së gjallë përbëjnë një rre zik sepse ne ju themi fermerëve që edhe në zonat e kuqe, por edhe në zonën e mbikqyrur që kafshët t’i mbajnë brenda kotecit ose të rrethuara me gardh në mënyrë që t’i ushqejnë vetë e njëjta gjë ndodh edhe me tregjet e gjësë së gjallë duke vajtur tufa të cilat mund të jenë të infektuara, infektojnë edhe kafshtë e tjera edhe në zonat që ne i kemi të pastra,” u shpreh Ermira Gjeci, zv.ministre e Bujqësisë për “news24”.

Kujtojmë që ditën e sotme 181 shpendë janë asgj ësuar nga veterinerët në Peqin, pasi nga kontrollet ka rezultuar se ato janë të infektuara me “gri pin e shpendëve”. Ata u kanë bërë thirrje fermerëve që të tregohen shumë të kujdesshëm në këtë kohë./shqiperiaime

Përhapja e gripit të shpendëve/ Ministria e Bujqësisë merr vendimin e rëndësishëm Read More »

Rrëfimi i gruas në studio/ Bashkëshorti i merr vajzën për tre muaj, nuk ia k then më

Në vitin 2016, rrjeti ku bënte pjesë Xheja zbu lohet dhe arre stohen 13 persona, midis tyre edhe Xheja.
Ajo u mbajt 24 orë në arr est, pas të cilit masa e sigurisë që u vendos për të ishte arr est shtëpie për një vit në shtëpinë e Elvirës, në Lezhë, të cilin e mbaron në vitin 2017.

Pas mbarimit të dën imit, Xheja vendos të largohet për një jetë më të mirë drejt Italisë dhe dëshironte që vajzën t’ia linte Elvirës.
Bashkëshorti nuk e pëlqeu këtë mendim të sajin, e kundërshtoi dhe e kër cënoi se do t’i bënte keq prindërve të Xhejes nëse ajo vepronte në mënyrë të tillë.

Rrëfimi i gruas në studio/ Bashkëshorti i merr vajzën për tre muaj, nuk ia k then më Read More »

Nishani: ‘Nëse Rama bëri mas akër zgjedhore’, ‘Basha po bën mask aradë zgjedhore’

Ish-presidenti Bujar Nishani ka lëshuar ak uza të forta ndaj Lulzim Bashës, pasi ka hedhur votën e tij për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Nëse Rama bëri mas akër zgjedhore”, tha Nishani “Basha po bën mask aradë zgjedhore”.
Nishani renditi edhe disa fakte që sipas tij e provojnë këtë gjë. Ai tha ndër të tjera se në Kavajë, përfaqësuesja e Edit Harxhit është kërc ënuar fizikisht pasi ka tentuar të ndalojë një anëtar që ka votuar disa herë edhe për familjarët e tij që nuk ishin prezent.

Pjesë nga deklarata e Nishanit:

Nëse më 25 prill kemi pasur një mas akër elektorale nga regjimi i Edi Ramës, sot kemi një mask aradë elektorale. Më vjen keq ta them se jam edhe unë përgjegjës për këtë. Kemi lejuar që projekti për shka tërrimin e PD-së të fitojë terren pak nga pak. Unë sot kam një mesazh për themeluesit e PD, për anëtarët e PD, për rininë që duhet të jetë sot vija e parë e udhëheqjes. Të gjithë ata që kanë marrë përsipër misionin e shk atërrimit apo kthimit të PD-së në një fasadë, kanë marrë përsipër një mision të pamundur. Gabojnë rëndë ata që mendojnë se mund ta marrin p eng PD-në, mund ta përçajnë dhe mund ta bëjnë një forcë false.

Po ju them shkurtimisht disa fakte, së pari s’ka pasur një garë të barabartë e të ndershme, kandidatët e tjerë s’kanë pasur asnjë mundësi reale. Kryetarët e PD nëpër rrethe kanë refuzuar të organizojnë takimet e kandidatëve të tjerë. Sot në degën e Devollit, nga 2 mijë anëtarë që ishte lista, sot ka përfunduar me 900 anëtarë. Në Gjirokastër, kandidati nuk është më në listë. Në Kavajë, përfaqësuesi i kandidates Edit Harxhi është kërc ënuar fizikisht, pasi tentoi të nda lojë një person që votoi 5 herë edhe për familjarët e tij që nuk ishin prezent.

Kryetari ka një fr ikë, ndaj ai përpiqet të reduktojë numrin aktual duke e kufizuar te ata njerëz që vihen në rresht dhe votojnë symbyllazi. Kjo është një be tejë për demokracinë në tërësi. Shumica e demokratëve e shikojnë zemërthyer këtë de bat.

Rezultati i zgjedhjeve për fatin e keq është paracaktuar që në momentin që u përjashtuan kandidatë për të garuar. Në momentin kur u përcaktua data dhe koha për fushatë në mënyrë të njëanshme. Në momentin kur të gjitha resurset ishin vetëm në dispozicion të kryetarit dhe jo të kandidatëve të tjerë. Në momentin kur dhënia e listave u refuzua.

Nishani: ‘Nëse Rama bëri mas akër zgjedhore’, ‘Basha po bën mask aradë zgjedhore’ Read More »

Greqia jep lajmin e h idhur për shqiptarët

Greqia ka shtyrë masat deri më datë 21 qershor për kufirin me Shqipërinë.

Kuotat në Kakavijë bëhen 1500 kalime në ditë, ndërsa më herët ishin 400.

Kriteret për të kaluar kufirin me shtetin grek mbeten po të njëjta.

Greqia vijon të lehtësojë masat kufizuese ndërkohë që sezoni turistik ka filluar. Nga e shtuna ora policore e natës shkoi në 1:30 me 5:00 të mëngjesit, kurse nga 1 korriku u hoq fare.

Po ashtu restorantet mund të hapin ambientet e brendshme, por të ajrosura dhe me dy vendkalime. Muzika u lejua në zonat e ngrënies të cilët akomodojnë vetëm klientët e ulur në tavolina. U lejuan më shumë pjesëmarrës në teatro dhe aktivitetet që kanë për funksion të ofrojnë dëgjesa apo argëtime.

Sa për studentët, rinisën ushtrimet praktike, laboratorike dhe klinike të të gjithë semestrave. Gjithashtu kufiri për shërbimet e hotelerisë u rrit nga 100 në 300 klientë, nga 1 korriku.

Për dyqanet e telefonisë mobile mund të ketë njëkohësisht edhe 4 klientë në ambient të brendshëm.

Greqia jep lajmin e h idhur për shqiptarët Read More »

Rama paralajmëron socialistët: Pa razitët e injorantët t’i pastrojmë nga administrata

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se një objektiv i mandatit të tretë do të jetë revolucioni në administratë për të shpëtuar vendin nga punëtimet se shtet jashtë konkurrencës apo meritës.
Ai madje ka paralajmëruar të tijët se kjo është vija ndarëse për ta, mes të qenit socialist apo tradhëtar.

Rama nga ana tjetër thekson se është bërë shumë në këtë drejtim, por është i pamjaftueshëm nga aty ku do Shqipëria kërkon të jetë.

Sipas tij, në sektorin publik ka ende arrogantë, injornatë e parazitë që në emër të PS shfrytëzojnë postet për interesat e tyre.

‘’Platforma e Bashkëqeverisjes të ngrihet në nivel të ri, Të marrë vulë ligjore, detyruese për qeverinë dhe institucionet të cilat çdo qytetar që nuk merr përgjigje në kohë e cilësi, të ketë forcën të kërkojë përgjegjësi ligjore të drejtpërdrejtë.

Një shumicë që nuk i përgjigjet me kohë e cilësi çdo qytetari, nuk e çon dot këtë vend në atë nivel ku Shqipëria kërkon të jetë, mund të jetë, dhe do të jetë. Ta ndajmë mendjen, po e dëshirojmë Shqipërinë në majën ku shqiptarët na zgjodhën për herë të tretë, ta shpëtojmë këtë vend nga punësimet në shtet jashtë kritereve të konkurrencës e meritës. Ju takon të gjithëve këtu. Unë s’kam asnjë motiv më të madh, për të dhënë edhe më shumë se sa ky, i çlirimit të ministrive, institucioneve, agjencive, departamenteve, bordeve, nga tentakulat e interesave që mbrohen në emër të partisë e elektoratit, por gë rryejnë shtetin dhe pe ngojnë vetë misionin e PS.

Faleminderit për duartrokitjet por më shumë dua të bindem gjatë rrugës se kjo për ju është vijë ndarëse, mes të qenit socialist apo tr adhtar i PS. Hapa që keni hedhur me rekrutimet e mësuesve, po licëve, shërbimin civil janë domethënëse shumë krahasur nga sa e nisëm. Por pamjaftueshëm nga maja. Do të shtyjmë shumë më fort, përpara duke mbështetur pa rezervë çlirimin e mëtejshëm të sektorit publik nga par azitë, arr ogantë injorantë me interesa politike, të falura në emër të PS gjithmonë. ‘’- tha Rama.

Rama paralajmëron socialistët: Pa razitët e injorantët t’i pastrojmë nga administrata Read More »

Urimi super special i Stresit për ditëlindjen e të atit: . Babi të premtoj se një ditë do të bëj të ndjehesh krenar për mua,për djalin tënd të vogël për djalin tënd të pleqërisë,që të do sa e gjithë bota

Me rastin e ditëlindjes së babait të tij, reperi i njohur Stresi na ka njohur edhe njëherë me anën e tij të ndjeshme.

Ndryshe nga herët e tjera kur është mjaftuar me një foto dhe një caption në Instagram, kësaj here Stresi ka vendosur t’i shkruajë një letër të atit.Kjo pasi siç ai vetë tregon, është më i aftë t’i shprehë ndjenjat në letër, sesa t’i tregojë me fjalë.Nëse u bëtë kuriozë ta lexoni, Stresi e ka treguar edhe vetë në Instagram letrën e tij, ku shkruan:
“Happy birthday Babi
Shpresoj qe kjo leter te jete nje nga kujtimet me te bukura per ty Baba.E bej kete gjest edhe pse cdo dite te kam ne shtepi,edhe te shoh por duke me njohur e di se me se miri ato qe ndjej i them me se miri nepermjet fletes.
Prandaj doja te thoja qe te dua shume e je krenaria dhe shpresa ime.Kur te shoh aq te lumtur dhe qe ne cdo kohe rrezaton miresi dhe dashuri me ben te ndjehem dhe une i lumtur dhe krenar qe jam djali yt .

Nuk do te mjaftojne kurre fjalet per te shprehur dashurine qe kam per ty.I Dashur Baba un te kam treguar ne cdo moment qe te dua pafund,por sot do doja dicka te vecante te mbushur plot dashuri. Cdo femije do ndjehej i lumtur qe ka nje baba si ti,ashtu sic ndjehem dhe une.

Ti ke ditur te percosh tek ne nje fyme te ngrohte prinderore.Cdo dite e jetes time ka qene e lumtur dhe vazhdon te jete e tille … dhe a e di pse?? Sepse ne rrugetimin e jetes sime perkrah meje ,njeriu qe me ka shoqeruar gjithmon,je ti i i Dashur Baba. Falenderoj cdo dite Zotin qe me ka bekuar me dy prinder te mrekullueshem,jo se mamin nuk e dua ,natyrisht qe dhe ajo ze nje vend te rendesishem ne zemren dhe jeten time,po per ty eshte nje dashuri e pazevendesueshme.

Je i pakrahasueshem dhe energjik, plot jete,dhe ne cdo moment rrezaton respekt,dashuri,miresi,vlera dhe sic i thone asaj fjales “Te ka fal Zoti” Energjite e tua jane te pashtershme,nuk ke thene kurre u lodha dhe nuk ke thene kurre jo.Une tani jam i rritur e kam kuptuar qe jeta jote ka qene e mbushur me sak rifica ,por fale besimit, punes dhe aftesise tende ke arritur ketu ku je sot,dhe Zoti te ka shperblyer dhe a e di me cfare??

Me thesarin me te cmuar ne bote te ka bekuar duke te dhene nje familje te mrekullueshme ,plot jete.Uroj qe te jetosh sa me gjate dhe te shohesh frytet e punes tende te palodhur. Babi te premtoj se nje dite do te bej te ndjehesh krenar per mua,per djalin tend te vogel per djalin tend te pleqerise,qe te do sa e gjithe bota….e çbota them une krahasuar me dashurine qe kam,per ty bota duket shum e vogel.
Te uroj 100 vite Sali Lushaj”.

Urimi super special i Stresit për ditëlindjen e të atit: . Babi të premtoj se një ditë do të bëj të ndjehesh krenar për mua,për djalin tënd të vogël për djalin tënd të pleqërisë,që të do sa e gjithë bota Read More »