Irina

Prof. Silvana Bala bën thirrje për mbajtjen e maskës: Jetën duhet ta mbrojmë me çdo kusht!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë mesazhin e mjekes së njohur, Prof. Silvana Bala,

“Jeta është e shtrenjtë. Atë duhet ta mbrojmë me çdo kusht! Vendose maskën të mbrosh jetën tënde dhe të të dashurve tuaj”, është mesazhi i Prof. Silvana Bala.

Ministrja Manastirliu shprehet se “mbajtja e barrierave mbrojtëse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura për çdo qytetar”.

Përdorimi i maskës në mjedise të mbyllura publike ul me 70% përhapjen e infeksionit COVID-19./atsh

Prof. Silvana Bala bën thirrje për mbajtjen e maskës: Jetën duhet ta mbrojmë me çdo kusht! Read More »

U tha se 21-vjecarja vdiq nga COVID, dalin analizat e familjarëve

E gjithë familja e viktimës më të re në moshë nga covid 19, 21 vjeçares kanë rezultuar negativ pas realizimit të tamponeve 13 ditë pas shtrimit të vajzës më të re të familjes.

E motra e saj në 20 korrik në një intervistë për Top Channel tregoi gjithë ecurinë e ngjarjes se si e motra u shtrua në spital e deri në momentin kur u njoftuan për ndarjen e saj nga jeta, por mbi të gjitha kërkonte një përgjigje se pse asaj të ëmës të atit dhe të fejuarit të saj iu bë tamponi 13 ditë më vonë.

3 ditë pas kryerjes së tamponeve Top Channel ka mësuar se të gjithë kanë rezultuar negativ dhe nuk janë të prekur nga Covid-19./tch

U tha se 21-vjecarja vdiq nga COVID, dalin analizat e familjarëve Read More »

Maska e deputetit shqiptar bën xhiron e botës, ““I love Allah”

“I love Allah”, Halit Valteri befason “botën”. Maska e deputetit bën jehonë në mediat turke: Baza e edukimit

Maska e cila mbante mbishkrimin “Unë e dua Allahun” e Halit Valteri që kishte vendosur ditën e sotme gjatë seancës plenare ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shqiptarëve por jo vëtëm pasi së fundmi për paraqitjen e tij kanë shkruar dhe mediat turke.

Ai është pyetur nga agjencia e lajmeve ‘Anadollu’, në lidhje me qëllimin dhe mesazhin e një maske të tillë ndërkohë deputeti i është përgjigjur se dashuria për Zotin, do të thotë të duash kombin, familjen dhe veten.

“Aty fillon baza e edukimit për të qenë i kujdesshëm dhe i denjë në komunitetin ku jetojmë dhe japim kontributin tonë.

Me njerëz që duan dhe adhurojnë Zotin do të kemi një shoqëri më të mirë e më të prirur të respektojmë, duam dhe ndihmojmë njëri-tjetrin”, theksoi Valteri.

Ky veprim i deputetit shqiptar nuk i ka shpëtuar as medias turke “Haber” ku ajo citon fjalët e Halit Valteri deklaroi se pika fillestare e edukimit drejt kontributit në shoqëri është pikërisht këtu (dashuria ndaj Allahut).

Ai deklaroi se njerëzit do të ishin më të prirur për të respektuar, dashuruar dhe ndihmuar njëri-tjetrin nëse do të besonin tek ALLAHU.

Maska e deputetit shqiptar bën xhiron e botës, ““I love Allah” Read More »

Beqaj: Mund të hapim edhe COVID 5 dhe 6, por mjekë dhe infermierë pa kufi nuk bëjmë dot.

Ilir Beqaj, ish-ministër i Shendetësisë dhe aktualisht deputet i PS, në një intervistë për emisionin ‘Në Fokus’ në TvT thotë se rritja e kapacitetit të testimeve nuk do të sillte ndonjë ndryshim të situatës.

Sipas tij qytetarët e kanë shpërdoruar situatën e lirimit të masave dhe duhet të bëjnë kujdes, sepse spitale mund të happen pafund, por po shkojmë drejt ezaurimit të mjekëve dhe infermierëve, të cilët kanë punuar prej 5 muajsh pa ndërprerje.

“Shumë apo pak teste kjo është relative. Edhe nëse do kishte teste më shumë çfarë do të ndryshonte? Unë besoj se njerëzit që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, që kanë nevojë për t’u intubuar nuk do ishte më i madh edhe në rast se testet do ishin më të shumta.

Kjo është një histori e kapërcyer. Numri i testeve nuk ka një vlerë më të madhe. Ajo që bën përshtypje është se Shqipëria ka një përqindje të lartë të rasteve të reja në raport me testet,”-deklaron fillimisht Beqaj.

Më pas ai flet për një ezaurim të mjekëve, ç’ka mund të sjellë edhe një mbyllje përsëri të vendit, por kjo gjithsesi mbetet e vështirë.

“Unë vetë mendoj se nuk mund të ketë më mbyllje. Sigurisht që ezaurimi i kapciteteve spitalore mund të na detyrojë të bëjmë edhe shtrëngesa të paimagjinueshme. Duhet përgjeshmëri. Mund ti kërkjojmë çdo gjë qeverisë, por një gjë nuk e zgjidhim dot. Nuk bëjmë dot rritje të numrit të mjekëve dhe infermierëve. Mund të hapim edhe COVID 5 dhe 6, por mjekë dhe infermierë pa kufi nuk bëjmë dot.

Edhe sot janë njerëz që prej 5 muajsh jetojnë me një ngarkesë të jashtëzakonshme,”-deklaroi Beqaj.

Ndërkohë për ecurinë e reformës zgjedhore Beqaj deklaroi:

“Unë besoj se opozita joparlamentare duhet të jetë e kënaqur se çfarë është pranuar me 5 qershor sot është bërë realitet. Këto ndryshime janë kërkuar nga miqtë dhe partnerët tanë. Në vijim të marrëveshjeve kemi edhe angazhime të tjera me opozitën parlaemnatere të cilët duhet të shohim edhe disa elementë të rinj. Unë nuk besoj se opozita jashtëparlamentare do të jetë aq naive sa të vazhdojë në këtë rrugë që ka nisur prej dy vitesh.”

Beqaj: Mund të hapim edhe COVID 5 dhe 6, por mjekë dhe infermierë pa kufi nuk bëjmë dot. Read More »

Këshilli Politik/ Miratohen detajet e “5 qershorit”, Gjiknuri: Opozita jashtëparlamentare refuzon dialogun për listat e hapura

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha në mbyllje të tryezës së sotme se kjo mbledhje shërbeu për të vijuar në mënyrë formale miratimin e detajeve të tjera që lidhen me marrëveshjen e 5 qershorit, ndërsa sa i takon ndryshimeve kushtetuese, opozita jashtëparlamentare nuk pranoi të diskutonte.

“Miratuam formalisht paketat e mbetura ligjore të marrëveshjes së 5 qershorit. Nga ana tjetër, unë konkludova që në vazhdën e takimeve të mëhershme të diskutonim dhe për hapjen e listave, por fatkeqësisht opozita nuk do ta trajtojë këtë çështje në Këshillin Politik, pavarësisht se thirrja e partnerëve dhe presidentit ka qenë në këtë drejtim”, – tha Gjiknuri.

“Ne kërkuam të vijojmë dialogun për këtë pjesë. Ne do të donim që për 30 korrikun të kishim një dakordësi edhe me opozitën jashtë parlamentit, por opozita jashtë parlamentit nuk pranon të diskutojë për këtë. Ajo që mbetet si pjesë e fundit e ndryshimeve në Kod ështe implementimi i të gjitha rekomandimeve të OSBE për depolitizimin e administratës zgjedhore. Ne ishim të gatshëm të vijonim diskutimet sot, por opozita nuk e shfaqi këtë vullnet dhe vijuam me detajet e tjera të marrëveshjes së 5 qershorit”, – tha Gjiknuri. /atsh

Këshilli Politik/ Miratohen detajet e “5 qershorit”, Gjiknuri: Opozita jashtëparlamentare refuzon dialogun për listat e hapura Read More »

Shkëlzen Berisha blen pasuri prej 1.8 milionë eurosh, Balla: Berisha e Basha kërkojnë pagë lufte, ty Covid-19 ta paska shtuar

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj lajmit mbi pasurinë e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha.

Sipas medies, edhe pse askush nuk e di se çfarë pune ka bërë djali i ish-kryeministrit, vetëm një nga pasuritë i vlen 1.8 milionë euro.

“Zen, ke gjë për të thënë? Apo shpifje nga ato që pastaj në gjykatë dalin ndryshe edhe kjo? Eh mor Zen! Babi dhe Luli qajnë për ekonominë dhe kërkojnë pagë lufte, ty Covid-19 të paska shtuar pasurinë. Eh mor Zen, eh!”, shprehet Taulant Balla.

Sipas medies, përgjatë 15 viteve të fundit, askush nuk e di se çfarë pune ka bërë djali i ish-kryeministrit. Por, zërat flasin se Shkëlzen Berisha ka punuar shumë pak, ose aspak dhe se shumë benefite i ka siguruar nëpërmjet lidhjeve që krijonte nga i ati.

Media raporton se Shkëlzen Berisha ka me dhjetëra llogari bankare nga Shqipëria deri në Suedi dhe deklaron qindra mijëra euro të ardhura nga puna si konsulent. Sipas burimeve të medias, djali i ish-kryeministrit, që punon si konsulent, ka blerë një godinë, në afërsi të Tiranës, me një çmim prej 1.8 milionë euro. Burimet shtojnë për gazetën “Shqip” se pagesa është likuiduar menjëherë nga Shkëlzen Berisha, nëpërmjet një banke të nivelit të dytë. /atsh

Shkëlzen Berisha blen pasuri prej 1.8 milionë eurosh, Balla: Berisha e Basha kërkojnë pagë lufte, ty Covid-19 ta paska shtuar Read More »

25 vjeçari i shëruar: ‘Mos e fshihni, nuk është t urp të jesh in fektuar nga COVID-19’ (video)

Emir Useini është 25 vjeçar nga Tetova.

Lu ftën me virusin Covid 19 e ka fituar.

Ndërsa thotë se qytetarët e infektuar nuk duhet ta fshehin por duhet të tregojnë nëse janë pozitiv dhe se me këtë do të mbrojnë veten dhe të tjerët.

“Unë mendoj se qytetarët nuk duhet ta fshehin virusin, për arsye sigurie për të mos u inf ektuar edhe ndonjë tjetër dhe me qenë të gjithë të sigurt”, theksoi Emir Useini.

Mesazhi dhe xhirimet e Emirit janë bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë për të ngritur vetëdijen e qytetarëve dhe kujdesin e shtuar.

Për dallim nga dje që nuk kishte raste vd ekjesh, sot për fat të keq, Ministria e Shëndetësisë raporton për 10 raste që hu mbën betejën me Covid19.

“137 raste të reja janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit nga gjithsej 1437 teste të realizuara. Rastet e reja janë paraqitur në këto qytete, në Shkup 64 raste, në Shtip 19, Strugë 14, në Kumanovë dhe Tetovë nga 7 të inf ektuar, Gostivar 6, Ohër 5, Kërçovë 4, Sveti Nikollë 3, Manastir 2 dhe Radovish nga 2, në Prilep, Veles, Krushevë dhe Demir Hisar nga 1 të infektuar”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe e vlerësoi situatën epidemiologjike si përgjithësisht të qëndrueshme dhe se në repartet spitalore ka gjithnjë e më pak pacientë, kështu që tani për tani nuk ka nevojë për kufizime të reja.

25 vjeçari i shëruar: ‘Mos e fshihni, nuk është t urp të jesh in fektuar nga COVID-19’ (video) Read More »

Deputeti i njohur shfaqet në Kuvend,me maskë me mbishkrim fetar, ‘E dua Allahun’

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Halit Valteri është shfaqur sot me një maskë ndryshe, ku binte në sy një mbishkrim fetar.

Në maskën e deputetit shkruhej “I love Allah” (E dua Allahun). Deputeti i ka pozuar në Kuvend dhe e ka postuar foton në rrjetet sociale, ku ka marrë mjaft komente.

Valteri është ndër zërat e rinj të pakicës parlamentare, që u fut në Kuvend pas djegies së mandateve të Partisë Demokratike.

Valteri është ndër zërat e rinj të pakicës parlamentare, që u fut në Kuvend pas djegies së mandateve të Partisë Demokratike.

Deputeti i njohur shfaqet në Kuvend,me maskë me mbishkrim fetar, ‘E dua Allahun’ Read More »