Irina

Lufta e Koplikut/ Meta: Simbol i qëndresës, atdhedashurisë dhe patriotizmit të pashoq

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 100-vjetorin e luftës në mbrojtje të kufirit veriperëndimor të Shqipërisë, e njohur si “Lufta e Koplikut”.

Meta shprehet se, “lufta heroike në mbrojtje të kufirit veriperëndimor të Shqipërisë, e njohur si “Lufta e Koplikut”, në zbatim të vendimeve të Kongresit të Lushnjës, është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë të shek. XX”.

“Kjo luftë është simbol i qëndresës, atdhedashurisë dhe patriotizmit të pashoq për mbrojtjen, deri në sakrificën më sublime, të integritetit territorial të shtetit shqiptar, të pavarësisë e sovranitetit të tij.

Në 100-vjetorin e kësaj lufte, kujtojmë me nderim e mirënjohje dhe përulemi para veprës së figurave të shquara të kombit, Bajram Currit e Ahmet Zogut dhe qindra heronjve malësorë nga Dukagjini, Kopliku, Gruda, Traboini, Kastrati, Shkreli, Gruemira, Bajza, Grizha, Buza e Ujit, luftëtarëve të paepur nga Plavë-Gucia, nga Kosova e nga Shkodra, si dhe vullnetarëve nga vise të tjera shqiptare, që, të frymëzuar nga ndjenjat më të lartë të atdhedashurisë, dhanë gjithçka për mbrojtjen e kufijve territorialë të Shqipërisë”, shprehet Presidenti.

Meta thekson se, “Malësia e Madhe, fisnike dhe e mençur, e cila mbajti peshë të rëndë në këtë luftë, edhe kësaj here dëshmoi se është krenaria dhe nderi i kombit. Lufta e Koplikut i dha një impuls edhe më të fuqishëm Luftës për çlirimin e Vlorës dhe mbarë Shqipërisë”. /atsh

Lufta e Koplikut/ Meta: Simbol i qëndresës, atdhedashurisë dhe patriotizmit të pashoq Read More »

Liqeni i Dushkut, peizazhi mahnitës që tërheq turistët

Liqeni i Dushkut ose siç njihet ndryshe liqeni i Zambakëve, i ndodhur në afërsi të fshatit Lenie, Gramsh në lartësinë 1105 m mbi nivelin e detit, është kthyer në një destinacion turistik vitet e fundit.

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur” publikoi sot fotografi nga liqeni i Dushkut, duke ftuar turistët ta vizitojnë atë.

Liqeni i Dushkut përfaqëson një liqen akullnajor me gjatësi rreth 800 m dhe gjerësi 400 m. Ka botë të gjallë të pasur, në të cilën dallohen sidomos zambakët e mëdhenj të ujit që njihen ndryshe si simboli i jetës, pasionit, dashurisë dhe pastërtisë. Gjenden edhe lloje të ndryshme peshqish, të cilët japin një shfaqje të mrekullueshme teksa shfaqen dhe zhduken përsëri pas zambakëve.

Duket sikur këtë liqen e ruajnë shumë mirë dhe i japin pamje akoma dhe më të bukur pishat të cilat gjenden në një sipërfaqe rreth 12 ha duke formuar një ekosistem tepër interesant liqenor e pyjor.

Periudha e pranverës dhe e verës janë më të përshtatshme për të vizituar këtë mrekulli natyrore./atsh

Liqeni i Dushkut, peizazhi mahnitës që tërheq turistët Read More »

Për gjithçka që na shkon mirë në jetë, duhet të falënderojmë Zotin!

Shpesh herë ne harrojmë të jemi falenderues për gjithçka që kemi dhe për çdo gjë që mund të jetë duke shkuar mirë.

Kemi gjithmonë prirjen ta përqendrojmë vëmendjen tonë tek problemet që na shkaktojnë stres çdo ditë.

Na duket sikur çdo gjë e keqe na ndodh ne dhe pyesim veten se pse na ndodhin pikërisht neve situatat e tilla. Pyesim veten se ku kemi gabuar për t’u ndëshkuar me mënyra të tilla.

Mirëpo ne harrojmë të shohim paksa përtej problemeve që na shqetësojnë; harrojmë të mendojmë se çfarë po shkon mirë dhe ne nuk i kemi kushtuar vëmendjen e duhur; harrojmë të shohim përreth dhe të kuptojmë se familjarët dhe miqtë tanë janë mirë dhe kjo gjë nuk është pak. Problem nuk është të mos kesh lekë për të blerë gjërat që do. Problem nuk është të mos blesh gjërat që do, apo të mos japësh sot rezultate pozitive në punë. Problem është të kesh mjaftueshëm lekë, por sërish të mos kesh mundësi të kurosh një sëmundje. Çdo problem tjetër e ka një zgjidhje. Punët nëse nuk bëhen mirë sot, do të bëhem mirë nesër. Lekët nëse nuk i ke sot, duke punuar mund t’i kesh nesër. Ama shëndeti dhe lumturia nuk mund të ndreqen aq lehtë. Ndaj edhe konsiderohen si gjëra që paraja nuk i ble dot, sepse vlera e tyre nuk matet me kartmonedha.

Për këtë gjë ne duhet t’i jemi falenderues Zotit, për shëndetin tonë, për lumturinë tonë, si dhe për shëndetin dhe lumturinë e gjithë atyre që na rrethojnë, pasi këto janë gjërat më me vlerë. Le të mos harrohemi pas problemeve, duke mos u kujtuar për gjithë gjërat e mira dhe bekimet që Zoti na ka falur në jetën tonë. Le të mos e kërkojmë ndihmën e Zotit vetëm në ditët tona të vështira, por le t’i jemi Atij mirënjohës edhe në ditët tonë të mira. / bota.al

Për gjithçka që na shkon mirë në jetë, duhet të falënderojmë Zotin! Read More »

Horoskopi ditor/ Duhet të bëni shumë kujdes…

Dashi

Ju pret një e martë konfuze, por mos u shqetësoni, pasi gjërat do të sistemohen. Do të jeni mjaft pasionant gjatë kësaj dite. Në lidhjet e reja duhet shpirt përshtatjeje. Në punë, mos u druani që të kërkoni këshilla, nga ata që dinë më shumë.

Demi

Duhet të bëni shumë kujdes në dashuri gjatë kësaj dite, pasi ndikimi i kundërt i Hënës mund të shkaktojë përplasje, të cilat duhet ti përballoni me diplomaci. Situata do të vijë duke u përmirësuar në ditët në vijim. Në punë, do të shfaqni mungesë përqendrimi.

Binjakët

Mund të keni debate me partnerin/en, gjatë kësaj dite. Duket sikur ju keni dëshirë që ta vini në provë. Në punë, kjo është një ditë premtuese, ndaj mos shtyni asgjë për më vonë.

Gaforrja

Ju pret një ditë e mbushur me polemika, sa i takon raporteve ndërpersonale, ndaj mundohuni që të matni fjalët që do të thoni, edhe pse nuk duhet të hiqni dorë nga sqarimet. Në punë, duhet bërë qartësi lidhur me disa situata.

Luani

E marta do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon ndjenjave, ku ka disa sqarime të cilat duhen bërë. Në sferën profesionale duhet të bëni kujdes, para se të vendosni për një ndryshim.

Virgjëresha

Bëni kujdes në dashuri gjatë kësaj dite, pasi mund të përballeni me tensione me të lindurit e shenjës së binjakëve dhe shigjetarit. Në punë, një projekt i rëndësishëm duhet të ecë përpara me ndihmën e një mikut tuaj.

Peshorja

Mundohuni që të shmangni inatin. Në dashuri, do të keni dëshirë për të zyrtarizuar një raport. Kjo është një periudhë e rëndësishme, për të bërë zgjedhje të mëdha. Kujdes duhet treguar me punën, ku mund të ketë tensione, nëse nuk e përballoni në mënyrën e duhur.

Akrepi

Mundohuni që ta lini veten të lirë dhe të mos thoni jo për gjithçka. Do e keni Hënën në anën tuaj, gjë që do të favorizojë dashurinë, shkruan noa.al. Në punë, nuk duhet të lini asgjë pezull.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do të ndiheni plot me energji, ndaj mundohuni që ta përdorni në mënyrën e duhur. Do ju duhet të rishihni një marrëveshje apo çështje biznesi. Mundohuni që ta përmbyllni në favorin tuaj.

Bricjapi

Këshillohet që gjatë kësaj të marte të shmangni debatet dhe përplasjet, por më mirë gjeni një marrëveshje. Kjo vlen qoftë me njeriun e zemrës, por edhe me njerëzit që keni përreth. Në punë, do të nisë për ju një fazë më e mirë në raport me të kaluarën.

Ujori

Dita do të jetë nën ritmin e duhur, ku do të ndiheni të lodhur dhe kjo gjë mund të shkaktojë tensione në sferën sentimentale. Në punë, mundohuni që të nxirrni në pah anën tuaj më të mirë, por me kujdes.

Peshqit

Do të ndiheni më të fortë këtë të martë, ndaj mos i shtyni vendimet dhe përballuni direkt me gjërat. Në punë do të keni mundësi të mirë, ndaj mundohuni që të kuptoni se çfarë dëshironi.

Horoskopi ditor/ Duhet të bëni shumë kujdes… Read More »

Fakte interesante dhe kuriozitete që duhet ti dini për Shqipërinë !

Në territorin e Shqipërise, pranë Shkëmbit të Kavajës ka ndodhur beteja e fundit midis Cezarit dhe Pompeit.

Kjo ka ndodhur në vitn 48 B.C dhe është mbyllur me fitoren e Cezarit.

Shkëmbi i Kavajes në antikitet njihej me emrin “Petra” .Pranë këtij objekti Cezari kishte ngritur kampin e tij.
P2. Shqipëria është vendi ku ndodhen tre liqenet tektonike më të mëdhenj, më të thelle dhe më të lartë të Gadishullit Ballkanik.

Këto janë Liqeni i Shkodrës, i cili shtrihet në veri perëndim të vendit me sipërfaqe 368 Km2 nga të cilat Shqipërise i takojne 149 km2. Në territorin e vet Shqipëria ka një gjatësi brigjesh të larmishme prej 57 km.

Liqeni i Ohrit gjendet në jug lindje. Ai ka një thellësi maksimale prej 289 metrash dhe një kthjelltësi majft të lartë. Izobata arrin në 22 metra. Për vlerat e tij natyre e historike liqeni I Ohrit është pjese e trashëgimise botërore të UNESCOS.

Liqeni i Prespes ndodhet gjithashtu në jug lindje të vendit në një lartesi 850 metra mbi nivelin e detit, duke përbërë liqenin më të lartë tektonik të Ballkanit. Brigjet e tij janë spektakolare dhe nëpërmjet rrjedhjes nëntokësore ai furnizon liqenin e Ohrit.

Duke lundruar nëpër liqenin artivicial të Komanit ju do të shijoni një pejzazh tipik “fiordesh” në zemër të Mesdheut. Ky liqen është formuar në vitin 1986 nga ujëmbledhësi i Lumit Drin, si pasojë e ndërtimit të Hidroçentralit të Komanit . Ai ka një sipërfaqe prej 12 km2 , me një gjatësi prej 34,5 km dhe një gjerësi brigjesh prej 50 – 60 metrash. Liqeni gjendet midis luginave dhe kanioneve me bukuri të rrallë. Brigjet shkëmbore bien thike mbi liqen duke krijuar pejazhe të mbrekullueshe. Lundrimi mbi ketë liqen lidh Shkodrën dhe Tiranën me qytetin e Bajram Currit dhe zonën e Tropojës.

Në shpellën e Pëllumbasit, e cila ndodhet pranë kryeqtetit të vendit janë gjetur skelete të ariut të shpellave (ursus speleaus). Ky i fundit ka jetuar rreth 400 mijë vjet me parë. Në të gjithë Europën njihen 5 shpella të tilla. Shpella gjendet në një distance prej 25 km larg nga Tirana . Eshtë e vendosur në grykën panoramike të Skoranës. Shpella është e ruajtur mirë. Ajo ka një gjerësi prej 10 -35 metra, lartësi 15 deri ne 40 metra dhe arrin deri në 300 metra gjatësi. Në shpellën e Pëllumbasit janë gjetur edhe mbetje të jetës humane.

Laguna e Karavastasë përbën pikën më perëndimiore në Europë ku folëzon Pelikani Kaçurrel (pelicanus crispus). Që prej vitit 1994 kjo lagunë është nën Konventen Ndërkombëtare të RAMSARIT. Vetë laguna ka një sipërfaqe prej 4.330 hektarësh, duke përbërë njëkohesisht edhe lagunën më të madhe të bregdetit shqiptar. Ajo përbën një prej 12 parqeve kombetare të Shqipërisë. Eshtë mjaft e këndëshme të observosh nga afër pelikanët ne fjale. Ata ulen zakonisht në një ishull të vogel ranor të lagunes i cili quhet ndryshe edhe “ ishulli i pelikanëve”. Pranë tij mund të shkohet me varkë. Këtu gjendet 5 për qind e numrit botëror të kësaj specie. Laguna e Karavastasë është një ekosistem mjaft i rëndësishëm natyror edhe për habitate të tjera.

Gjuha shqipe mendohet se ka për bazë pellazgjishten. Këta të fundit janë bartës së kulturës se neolitit dhe fillimit të pokës së bronxit në territorin e Shqipërisë. Zbulime të kësaj kulture janë gjetur në Podgorie, Kolsh etj. Tezat te cilat mbështesin vazhdimësinë iliro – pellazge janë instensifikuar sidomos në shek XVII. Një prej studiusve më të rëndëisishëm të kësaj teze ka qenë albanologu i shquar J.G.Han.

Në Durrës ndodhet amfitheatri roman i cili për nga madhësia është i dyti në Ballkan. Amfitheatri u ndërtua në shek I. A.D., në periudhën e perendorit romak Hadrian. Ai ka një kapacitet prej 15 – 20 mijë shikuesish. Për nga stili i ndërtimit ngjason me monumentet e Pompeit dhe Kapuas në Itali. Në shek X në galeritë e tij u ndërtua një “kapele” e cila shquhet për mozaikët e rrallë muror.

Një pjese këngëve të krahinave të jugut të Shqipërisë këndohet pa instrumenta muzikore. Ky lloj interpretimi quhet “iso – polifoni”. Kjo e fundit është “Pjesë e kryeveprave të trashëgimise orale të njerezimit” dhe mbrohet nga UNESCO si vlerë boterore. Iso polifonia këndohet në pjesën jugore të shqipërisë të njohur si “Toskëria”. Veçanërisht kjo formë e interpretimit është e njohur në krahinën e Labërisë. Zakonisht në Shqipëri gjatë muajit nëntor në qyteti e Vlorës zhvillohet “Festivali Folklorik Kombetar i iso – polifonisë”.

Qyteti antik i Butrintit, i përmendur nga poeti Virgjil në poemën e tij “Eneida” dhe i njohur ndryshe si një “ Trojë e dyte”, së bashku me qytetin muze të Gjirokastrës janë të përfshira në listën e trashëgimisë Botërore të UNESCOS.Butrinti ishte një qytet i fortifikuar i fisit të Kaonëve, një prej fiseve më të mëdha të Ilirisë së jugut. Rrënojat përbëhen nga teatri, tempulli i Asklepiusit pagëzorja, fortësa veneciane, portat etjGjirokastra është një prej qyteteve kryesore të Shqipërisë së jugut . Ajo është shpallur “Qytet Muze” e njohur ndryshe eshe me emrin “Qyteti i njëmijë shkallëve”. Sipas një legjende popullore qyteti eshte krijuar nga një princeshë me emrin Argjiro. Ajo çfarë tërheq më tepër vizitorin në Gjirokastër janë shtëpite prej guri të cilat ngjajnë me kështjella të grumbulluara njëra mbi tjetrën.

Heroi Kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti , njihet si “mbrojtës i krishtrimit Europian. Busti dhe emtri I tij gjendet në shumë prej qyteteve të Europës. Ai organizoi një rrezistencë të suksesëshme për 25 vjet me rradhë duke i ndalur Otomanët të vazhdonin invazionin e tyre drejt perëndimit. Ai i theu tre here Otomanët gjatë rrethimeve të Krujës në 1450, 1475 dhe 1467.

Fakte interesante dhe kuriozitete që duhet ti dini për Shqipërinë ! Read More »

Manastirliu zbulon planin e ri: Do t’iu shkojmë qytetarëve shtëpi më shtëpi

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi ditën e sotme se ministria ka përgatitur planin e radhës për të përballuar fluksin e rasteve të reja të Covid-19. Sipas këtij plani në periudhën vjeshtë- dimër do të dyfishohen ekipet shëndetësore në terren, duke siguruar në këtë mënyrë ndihmën në shtëpi për të gjithë pacientët Covid, duke respektuar protokollin e masave të sigurisë.

Njoftimi i plotë i ministrisë: COVID19, Manastirliu: Dyfishojmë ekipet e lëvizshme të urgjencës për shërbimin në banesë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në kuadër të forcimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19, ka deklaruar nga Urgjenca Kombëtare se do të dyfishohen ekipet e terrenit për shërbimin në banesë për qytetarët e prekur nga COVID19.

“Tirana mbetet vatër e nxehtë, por ndërkohë jemi duke u përgatitur për përgjigjen ndaj situatës në të gjithë vendin. Në këtë moment jemi duke ndërtuar edhe më shumë skuadra mobile për pacientët me COVID19, pra skuadra të lëvizshme të cilat do të ofrojnë ndihmën në banesë sipas protokolleve, sipas gradës së sëmundshmërisë, për ata të cilët do të kenë nevojë për asistencë në shtëpi, apo për transferimin në spital, sipas protokolleve. Përgjatë vjeshtë-dimrit, do të dyfishojmë ekipet tona të terrenit”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar punën e madhe që kryehet nga Njësia e Koordinimit dhe ekipet e urgjencës kombëtare, Manastirliu tha se po përballohet një fluks i konsiderueshëm i qytetarëve të prekur nga SARS COV2.
“Janë mbi 500 thirrje në ditë janë vetëm për Covid19 në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Nga ana tjetër Urgjenca Kombëtare vijon që të japë shërbime edhe për gjithë patologjitë e tjera. Edhe kjo falë një pune dhe një organizimi shumë të mirë, të bërë nga ana juaj, me gjithë spitalet”, tha Manastirliu.

Duke kërkuar nga qytetarët t’I referohen strukturave shëndetësore, sipas sistemit të referimit, Manastirliu tha: “Dua të bëj një thirrje për të gjithë qytetarët, për të komunikuar me numrin unik 127 kur kanë shenja të sëmundjes sepse e dinë ekipet e urgjencës se si duhet të veprohet dhe spitalet ku dërgohen qytetarët si dhe për informacion mbi COVID19, për kontaktet me mjekun e familjes, duhet të lidhet me numrin falas 0800 40 40. Situata është serioze dhe duhet ta përballim duke zbatuar sistemin e referimit”, tha Manastirliu.

Aktualisht në Urgjencën Kombëtare priten 540 thirrje në ditë vetëm për COVID19, ndërsa kryhen rreth 50 shërbime/ ditë në banesë. Që prej fillimi të epidemisë janë mbi 1 mijë qytetarë që janë dërguar për trajtim spitalor, ndërsa në total janë 2411 qytetarë të prekur nga SARS COV2 që kanë marrë trajtim nga urgjenca kombëtare në banesë dhe janë transferuar në spital dha janë mbi 100 mijë thirrje për COVID19 të pritura gjatë kësaj periudhe të epidemisë.

Manastirliu zbulon planin e ri: Do t’iu shkojmë qytetarëve shtëpi më shtëpi Read More »

27 vite në sistemin e drejtësisë/ Gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj jep dorëheqjen

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen. Pas 27 vite shërbim pranë sistemit të gjykatave në Shqipëri, Malaj ka vendosur të largohet me argumentin se nga data 1 gusht do të nisë një marrëdhënie të re pune.

Malaj dorëheqjen e tij e ka zyrtarizuar përmes një shkrese drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ka falenderuar ata që i kanë qëndruar pranë.

“Kam patur privilegjin të punoj në disa gjykata të vendit tim dhe të jem kryetar në Gjykatën e Apelit Tiranë, dhe të lë gjurmë positive në karrierën time. Prandaj, ndjehem krenar për vete, kolegët, por mbi të gjitha familjen tim…”, shkruan Malaj.

“Duke patur parasysh se dorëheqja nga detyra dhe mbarimi i statusit të magjistratit është një proces automatik, i detyrueshëm, një algoritëm, kam pranuar gjithashtu edhe heqjen dorë nga ky status. Unë jam plotësisht i bindur në ushtrimin nga ana juaj të kompetencave kushtetuese dhe ligjore për të pranuar dhe vijuar sa më shpejt me këtë kërkesë, pasi detyra e re më kërkon që ky vendim të merret sa më shpejt të jetë e mundur. Askush nuk është i pagabueshëm, as unë, por i kam qëndruar besnik Kushtetutës”, shprehet Malaj.

Tashmë lidhur me këtë vendim të z. Malaj pritet të shprehet dhe KLGJ. /atsh

27 vite në sistemin e drejtësisë/ Gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj jep dorëheqjen Read More »

Spaho: Sot u provua se Meta ka respektuar Kushtetutën

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho në një deklaratë për mediet tha se “sot u provua botërisht se Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën”.

Spaho shprehet se “sot mori fund maskarada antikushtetuese e Edi Ramës kundër Presidentit të Republikës dhe akteve të tij të drejta për të mbrojtur zgjedhjet demokratike dhe për të respektuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur”.

“U provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikë për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisë kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit”, theksoi ai.

Spaho shtoi se “votimet moniste antikushtuese vitin e kaluar provuan gjithashtu se Edi Rama është një pakicë. 85% e shqiptarëve e refuzuan qeverisjen e tij. Kjo mazhorancë refuzuese mezi po pret të vulosë me votë rotacionin politik dhe ndryshimin për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë”. //atsh

Spaho: Sot u provua se Meta ka respektuar Kushtetutën Read More »