Irina

Viti i ri shkollor/ Çfarë nuk lejohet në klasë? Flet ministrja Shahini…

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me vitin e ri shkollor që pritet të fillojë në shtator, i cili pritet të ketë vështirësi për shkak të pandemisë.

Shahini thotë se është përgjegjësi e drejtuesve të shkollave për të informuar prindërit lidhur me udhëzuesin e miratuar nga ministria.

Ndërkohë Shahini shton se çdo shkollë do të ketë kujdestar kati që do të sigurohet për respektimin e protokolleve të sigurisë.

Ajo gjithashtu i ka dhënë fund edhe dilemës së ndalimit të ushqimit në klasë, duke theksuar se ka dy rreziqe, e para heqja e maskës në klasë, dhe e dyta kontakti me duar.

FJALA E BESA SHAHINIT

Mënyrën si udhëzuesi do zbatohet, do ju informojë mësuesi apo drejtuesi i shkollës.

PYETJA: A do ketë mundësi online për ata fëmijë që duan të ndjekin mësimin në kushte shtëpie?

Patjetër. Edhe leksionet në RTSH, që do xhirohen paralelisht me mësimet në shkollë, si dhe platforma unike për mësimin online do jenë në dispozicion të nxënësve që nuk shkojnë dot në shkollë. Ka nxënës me sëmundje kronike. Këta fëmijë do punojnë me mësim online, dhe do ndjekin mësimet në RTSH, por duke mbajtur edhe kontakte me mësuesit.

PYETJA: Lëndët kryesore në shkollë, kush i përcakton lëndët kryesore?

Përcaktimi ndodh në kurrikul. Lëndët që kanë më shumë orë në javë, matematika, gjuha, lëndët e shkencave. Në shkollat më të vogla, me më pak nxënës, ku rruhet distancimi social, aty do ketë gjithë plani mësimor. Tek ato me turne, aty do të jenë lëndët kryesore kombinuar dhe me mësim online.

Edukimi fizik do kryhet jashtë ambienteve, jo si më parë, por mësuesi duhet të garantojë distancimin fizik.

Secila shkollë do ketë kujdestar kati që sigurohet për mbarëvajtjen e mësimit, protokollit. Të gjithë mësuesit do kenë rol në shkollë, edhe nëse lënda e tyre nuk zhvillohet si më parë.

PYETJA: Pse nuk lejohet ushqimi në klasë?

Paraqet rrezik. Nëse hahet në klasë duhet të hiqet maska. Rrezikohen të tjerët. Preket me duar dhe rrezikohen edhe mësuesi. Pra duhet të evitohet.

PYETJA: Dezinfektimi mes turneve?

Ka dezinfektim të thjeshtë dhe profesional. Ka dezinfektim ditor, që pastrohen klasat e tualetet. Mos hezitoni të na shkruani.

Viti i ri shkollor/ Çfarë nuk lejohet në klasë? Flet ministrja Shahini… Read More »

Disa prej arsyeve pse duhet të hani gjithmonë mëngjes

Mëngjesi është ndoshta vakti më i rëndësishëm për t’u konsumuar ndaj edhe nuk duhet neglizhuar.

Ka disa arsye se përse është e rëndësishme të hani mëngjes. Më poshtë po ju rendisim disa prej tyre.

Ngrënia e vaktit të mëngjesit do të forcojë metabolizmin dhe do të ruajë nivelin e sheqerit në gjak në masën e duhur gjatë gjithë ditës.

Një vakt i bollshëm në mëngjes ndihmon në furnizimin me energji të trupit tuaj, duke ju mbajtur aktiv dhe produktiv deri në drekë.

Një mëngjes me vlera të larta ushqyese zvogëlon rrezikun për të mbi ngrënë dhe për shmangien e dëshirave për të konsumuar shumë ushqim gjatë ditës.

Ngrënia e mëngjesit është një faktor që ndikon në uljen e sëmundjeve të zemrës.

Një vakt në mëngjes është i nevojshëm jo vetëm për trupin tuaj, por edhe për trurin. Ushqimi i konsumuar në mëngjes ndihmon në përmirësimin e përqendrimit dhe produktivitetit tuaj. /noa.al/

Disa prej arsyeve pse duhet të hani gjithmonë mëngjes Read More »

Basha: Leri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur menjëherë deklaratës së kryeministrit Edi Rama, mbi pretendimet dhe ironitë e tij, lidhur me kërkesën e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Me anë të një statusi në Twitter, Basha i kërkon Ramës që të bëjë transparencë lidhur me negociatat me Greqinë.

“Leri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin”, – u shpreh Basha.

“Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë…,”- shkroi Basha, teksa i është përgjigjur kështu kryeministrit Rama, mbi çështjen e diskutueshme të detit.

/NOA.al

Basha: Leri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin Read More »

Ngjela: Shqiptarët kanë për kryeministër një individ, i cili asnjëherë nuk ka qenë me shqiptarët

OPINION NGA Spartak Ngjela

Shqiptarët kanë për kryeministër një individ, i cili asnjëherë nuk ka qenë me shqiptarët. Tani, po ky, mendon se ka forcë që të tjetërsojë territor shqiptar, dhe jo pak, por 12 milje detare. Të gjithë këta, janë një bandë që, pasi i vodhën shqiptarët dhe grabitën pasuritë e Shqipërisë, po duan të shesin edhe territor.

I.

Ku i ka hartat, dhe ku janë ekspertët për marrëveshjen që kërkon të bëjë kryeministri Rama?

Kryeministri thotë se është e drejta detare ajo që ia jep Greqisë këtë territor, po mirë: po Shqipërisë kush ia ka dhënë këtë territor?

Nëse ta jep E Drejta Ndërkombëtare, pse duhet marrëveshja me Shqipërinë?

Pse nuk ju flasin ekspertët shqiptarëve për këtë çështje?

Ku e njeh Rama të Drejtën Ndërkombëtare dhe hartografinë! Dhe, ai, as që e di që gjithçka e tillë është profesion.

Il.

Të gjitha këto ndodhin, sepse kjo marrëveshje e Ramës ka nëntekst të kuptueshëm: kryeministri socialist Rama, i trembur nga reforma antikorrupsion, po kërkon, që tani, të përfitojë azil politik në Greqi. Shkurt, ai kërkon t’i shesë territor shqiptar Greqisë në këmbim të azilit të tij politik në Greqi, që t’i shpëtojë kështu akuzës që pritet t’i ngrejë SPAK.

Po politika amerikane, a do ta lejojë këtë skandal, në një kohë kur ishte ajo që i kërkoi opozitës antiberishë prishjen e marrëveshjes Shqipëri-Greqi për detin, me padi në Gjykatën Kushtetuese?

Rama, i detyruar nga politika amerikane, e nënshkroi atëherë edhe ai padinë në Gjykatën Kushtetuese, kundër paktit Berisha.

Po tani?

Ja pyetjet, të cilave duhet t’u përgjigjet kryeministri aktual:

Ku ndryshon pakti Berisha nga pakti Rama për detin me Greqinë?

Ku janë hartat profesionale të shkallëzuara në perfeksion?

Përse, deri tani ai territor prej 12 miljesh detare ka qenë një territor shqiptar?

Këto 12 milje sipërfaqe detare, janë sovranitet territorial, apo shelf kontinental?

Mund të ketë dhe dhjetë pyetje të tjera si këto, por ne nuk ka çfarë na duhet, se ne shqiptarët kemi një aksiomë patriotike, e cila na thotë: sa herë tradhëtia kombëtare shet territor shqiptar te fqinjët pushtues tokash shqiptare, në Tiranë ngjallet Avni Rustemi. Edhe Esat Toptani, në Paris, me azil politik ishte.

Atëherë?

Zoti Ruçi, shpjegoja mirë Ramës këtë aksiomë, sepse, në Labëri ajo ka dalë.

/NOA.al

Ngjela: Shqiptarët kanë për kryeministër një individ, i cili asnjëherë nuk ka qenë me shqiptarët Read More »

Marëveshje për detin me Greqinë? Rama: Nuk ka ende nje të tillë, po punohet

Kryeministri Rama tha sot se deklarata e Kryeministrit të Greqisë për zgjerim të kufirit detar nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Në Vjenë, në një takim me gazetarët, kreu i Qeverisë u shpreh se me Greqinë po bisedohet, por ende nuk ka një marrëveshje për detin.

Sa i përket shtrirjes me 6 milje, sikundër pretendon edhe shteti fqinj, Rama thotë se kjo është një e drejtë e çdo vendi për ta bërë një gjë të tillë.

Në këtë pikë u shpreh se Shqipëria është shtrirë me 6 milje që në vitin 1990.

‘’Deklarata e kryeministrit Mitsotakis për zgjerimin e ujërave territorialë të Greqisë nuk ka lidhje me ujërat tona territoriale. Nuk ka lidhje me marrëveshjen me të cilën ne po punojmë, por që nuk e kemi arritur me palën greke. Nuk ka lidhje me asgjë nga ato që janë thënë në mënyrë të qëllimshme ose nga padituria për të nxitur një shqetësim në mënyrë artificiale.

Pse nuk ka lidhje? Sepse shtrirja në 6 mile plus në ujëra territorialë është e drejtë e çdo vendi. Këtë të drejtë Shqipëria e ka ushtruar, ne jemi shtrirë në ujërat tanë territorialë m 6 milje në vitin 1990. E kemi ushtruar këtë të drejtë, e kemi depozituar në OKB në vitin 1990, Greqia nuk ka çfarë konteston. Atyre që pyesim që ku po shtrihen, po ju them se midis ujërave territorialë të vendeve ka ujëra të ndërmjetëm. Pra, njësoj siç ka midis vendbanimeve dhe midis shteteve për të kaluar, ka dhe rrugë për të kaluar në det, që janë rrugët e përbashkëta”, tha Rama.

Ata që kanë folur për marrëveshje të mirëfilltë, sipas Kryeministrit, e bëjnë nga padituria ose qëllimisht për të krijuar shqetësime.

Shtoi se marrëveshje të tilla nuk mund të bëhen në fshehtësi. /noa.al/

Marëveshje për detin me Greqinë? Rama: Nuk ka ende nje të tillë, po punohet Read More »

Ja viti kur në Shqipëri do ketë më shumë të moshuar se të rinj

Në vitet e ardhshme pritet që popullsia e Shqipërisë pritet të shënojë ndryshime. Pritet që popullsia në moshë të re të bjerë ndërsa do të rritet numri i të moshuarve në vend.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), divizioni për popullsinë, ka publikuar profilin demografik të Shqipërisë për vitin 2020, përmes grafikëve që paraqesin popullsinë e vendit, të ndarë sipas gruposhave.

Ndryshimet kanë filluar të jenë të dukshme prej vitit 1990 ndërsa shifrat pritet të përkeqësohen edhe më në 2100.

Në këtë grafik duket qartë se në vitin 1990, mbizotëronin moshat e reja dhe fëmijët nga zero deri në 5 vjeç.
Në vitin 2020 dominon grupmosha nga 25 deri në 35 vjeç, si për meshkujt, ashtu dhe për femrat.

Deri në vitin 2100, piramida e popullsisë do të përmbytet tërësisht dhe do dominojnë grupmosha mbi 65 vjeç.

E gjitha kjo shpjegohet me një ulje të lindshmërisë, rritjen e jetëgjatësisë dhe tendëncën në rritje për emigrim. Ndërsa po ashtu OKB parashikon për Shqipërinë një rënie të numrit të popullsisë. Ndërsa do vërehet edhe një sforcarje për krah pune në vitet e ardhshme kryësisht në sektorin e bujqësisë.

Ja viti kur në Shqipëri do ketë më shumë të moshuar se të rinj Read More »

Perit Vasili: Rama avokat i shkëlqyer palës greke dhe kundër interesave të Shqipërisë

Nënkryetari LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në rrjetin social Facebook është ndalur sërish te çështja e detit dhe Greqisë. Vasili shprehet se shqiptarët prisnin transparencë nga kryeministri Rama në moment tilla kur rr eziku i shitjes së detit shqiptar është fakt.

Lidhur me zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje, Vasili thotë se këtë të drejtë e ka edhe Shqipëria.

Postimi i Vasilit në FB

Rama si pazarxhi kufijsh dhe tr adhetia e tij per shitjen e Detit!

Shqiptaret ne momente te tilla kur rr eziku i shitjes se detit shqiptar eshte fakt prisnin trasparence nga Kryeministri.

Duke pasur ne konsiderate se Rama eshte i deklaruar si pazarxhi kufijsh shqetesimi mbarekombetar natyrshem behet ek sploziv.

Po shtersia e Kryeministrit, qe llogarine politike te vetes e vë perpara interesit te shqiptareve u shfaq hapur edhe kete here.

Bazuar mbi ligesine e injorances se qellimshme Kryeministri u paraqit pa asnje skrupull si nje avokat i shkelqyer pales greke dhe kunder interesave te Shqiperise, duke e kryer kete detyre me mire, me i motivuar por edhe me i pakujdesshem ne zellin e tij edhe se sa greket vete.

Kryeministri flet jo me larg nga dje, per nje gjoja Mareveshje per Detin, qe na qenkesh bere gati e qe ishte shume e mire por “ar miku i brendshem” ja pengoi.

KM- ja thote:

“qyshse negociatat tona me palën greke po materializoheshin në një dokument konkret, bazuar mbi normat ndërkombëtare dhe të drejtën e detit.

Deformimi sk andaloz që iu bë asokohe një deklarate publike të Ministrit të Jashtëm grek për “zgjerimin nga 6 në 12 milje të ujrave detare të Greqisë” dhe s ulmi i orkestruar kundër marrëveshjes së re për detin”.

Shqiptaret nuk dine asgje per kete te ashtuquajtur Mareveshje te re te fshehte.

Ç’tra dheti ju ka mbajtur fs hehur shqiptareve Rama ?

Pse gjithmone lajmet shqiptaret i marrin nga deklaratat greke qe nga Ministri i Kashtem Kocias dikur e deri te Dendias sot?

Perse Ministri i Jashtem Edi Rama nuk udheheq grupin negociator per Marreveshjen e Detit nderkohe qe kur vjen fjala per kryesimin e OSBE shkon me vrap?

A mos Deti i Shqiperise eshte per Ramen vetem placke tregu ndersa kryesimi i OSBE instrument farse me i rendesishem?

Cfare permban Marreveshja e Re e fshehte per detin per te cilen flet Rama?

A mos ne baze te kesaj marreveshje te fshehte flet sot pala greke?

Nderkohe qe keto pyetje te renda nuk marrin pergjigje, Prof.Ksenofon Krisafi dje tha:

“Ështe alogjike dhe abs urditet i padiskutueshem qe te mendosh se Greqia do ta shtrije gjeresine e ujrave territoriale nga bregu i Korfuzit ne drejtim te Sarandes ne 12 milje detare.

Së pari nuk ka hapesire te mjaftueshme per kete gjeresi. Se dyti, ne baze te nenit te lartpermendur te Konventes per te drejten e detit, kete te drejte e ka ne te njejten mase edhe Shqiperia. Sipas kesaj logjike te ketyre “specialisteve per gjithecka” nuk del llogaria, sepse greket do te duhet te dalin disa km mbi kodrat e Sarandes, kurse shqiptaret do te kapercenin diku nga mesi i territorit tokesor te ishullit te Korfuzit” – thotë profesor Krisafi.

Rama i ka tra dhetuar shqiptaret dhe avokatia e tij e po shter ne mbeshtetje te deklaratave greke kontraston si nata me diten me me prononcimin profesional dhe atdhetar te Prof.Krisafit.

KM-ja si nje shites profesionist kufijsh, qe nga Shqiperia e deti ne Kosove nuk mungoi edhe kete radhe, qe tradhetine e tij ta vendoste mes po shtersise dhe injorances se qellimshme.

Perit Vasili: Rama avokat i shkëlqyer palës greke dhe kundër interesave të Shqipërisë Read More »

Moti/ Bëhuni gati.Çfarë pritet në Ballkan nga nesër?

Lajme të mira na vijnë nga sinoptikanët, sa i përket dy ditëve në vijim, 28 dhe 29 gusht 2020.

Referuar njoftimit të Shërbimit Meterologjik ushtarak bëhet e ditur se dy ditët që vijnë moti do të jetë i kthjellët dhe temperaturat do të jenë të larta.

Kështu nëse keni parashikuar që të kaloni fundjavën në plazh, moti është favorizues.

“Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen me një rritje të lehta nga 15°C në zonat malore deri në 22°C në ato të ulta. Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje prej 2-3 grad dhe temperatura nga 33°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulta”, thuhet ndër të tjera.

Njoftimi i plote I SHMU:

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë vijojnë edhe ditët me mot të kthjellët dhe të nxehtë. Por, duke nisur nga dita e nesërme gradualisht mbi rajonin e Ballkanit depërtojnë masat e nxehta nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë edhe nesër pritet mot i kthjellët në të gjithë territorin por njëkohësisht i nxehtë. Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen me një rritje të lehta nga 15°C në zonat malore deri në 22°C në ato të ulta. Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje prej 2-3 grad dhe temperatura nga 33°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulta.

Po kështu edhe dita e Shtunë do të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Era për këto dy ditë do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut kryesisht e lehtë dhe shpejtësi 1-10m/s.

Moti/ Bëhuni gati.Çfarë pritet në Ballkan nga nesër? Read More »