A keni menduar ndonjëherë pse japonezët janë kaq të dobët, edhe pse hanë kaq shumë oriz?
Forma e tyre fizike është rezultat i zakoneve të shëndetshme që ndjekin, duke filluar nga të ushqyerit te aktiviteti fizik.
Më poshtë po rendisim 5 sekretet e japonezëve që i bënë që të jenë elegantë, të shëndetshëm dhe jetëgjatë.
Një vakt me perime në të gjitha vaktet– Japonezët hanë shumë oriz dhe karbohidrate të tjera, por gjithmonë i shoqërojnë me një sasi të mirë të perimeve të stinës. Kjo i garanton ata që të ndjehen të ngopur duke ngrënë më pak, dhe duke i siguruar trupit të gjitha lëndët ushqyese që i duhen.
Pinë çaj jeshil- Është një pije e shëndetshme, tradicionale japoneze. Nuk është e pazakontë që japonezët të pinë 3 gota në ditë nga ky çaj diuretik, i pasur me antioksidantë dhe i aftë të përshpejtojë metabolizmin.
Nuk hanë yndyrë të ngopur– Suxhuk, ushqime të shpejta dhe ushqime të tjera industriale janë të pasura me yndyrna të ngopura, të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin tonë.
Konsumojnë shumë omega 3- Proteinat më të zakonshme në Japoni janë ato të peshkut dhe frutave të detit, shkruan noa.al. Këto lloj ushqimesh janë të pasura me omega 3, e cila luan një rol jetësor në shëndetin e trurit dhe zemrës.
Ecin– Japonezët janë një popull aktiv që ecin shumë. Kanë tendencë që të shmangin makinën dhe të shkojnë në punë në këmbë, ndërsa kohët e fundit moda e marrjes së të paktën 10.000 hapave në ditë është në modë: një zakon për të kopjuar. /noa.al
Sizmologët zbulojnë një vatër të re tërmeti në vend: Lëkundjet e fudnit nuk kanë lidhje me 26 Nëntorin
Instituti i Gjeoshkencave ka regjistruar prej 24 Shtatorit 20 lëkundje sizmike në vend, 15 prej te cilave me epiqendër në Belsh të Elbasanit.
Lëkundjet e shpeshta të tokës këtë fund Shtatori kanë rikthyer frikën e tërmeteve.
Sizmologët pranojnë se kjo është një zonë e re në hartën sizmike të Shqipërisë, por nuk i shohin ato të lidhura me lëkundjet e forta të vitit të kaluar.
“Është një zonë që ka një stil tektonik dhe një ndërtim gjeologjik ndryshe nga zona e Durrësit”, i tha Tv Kla, sizmiologu, Rexhep Koçi.
Pak e vështirë për shkencën e gjeologjisë sot që pas një ngjarjeje të shfaqur qoftë edhe të rastësishme apo të ndjekur në mënyrë rigoroze të parashikosh se çdo të vijë pas kësaj ngjarje”.
Tërmeti më i fortë i 36 orëve të fundit ishte ai prej 4.5 Rihter me epiqendër në Cërrik. Po sa të rrezikuara janë ndërtesat nëse lëkundjet sizmike janë më të forta?
“Ato ndërtesa që nuk janë ndërtuar brenda kushteve teknike të paktën ato kushte që ka pasur Shqipëria janë të rrezikuara, ato që janë brenda kushteve nuk rrezikohen”.
Vendndodhja e Shqipërisë mes 2 pllakave tektonike asaj Afrikane dhe Euroaziatike, e bën një zonë me aktivitet të lartë sizmik.
Ndaj sipas ekspertëve është domosdoshmëri që për të gjitha ndërtimet të aplikohet Eurokodi, por ky i fundit nuk është miratuar zyrtarisht.
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho i bën thirrje qeverisë shqiptare që të drejtojë sytë nga bizneset e drejtuara nga gratë, të cilat siç thotë ajo, kanë nevojë për mbështetje reale dhe jo propagandë!
Përmes një postimi në rrjeteve sociale, Xhixho thotë se tërmeti dhe pandemia i dhanë goditje të njëpasnjëshme sipërmarrjeve private, sidomos atyre të drejtuara nga gratë, qoftë në zona urbane apo rurale po përballen me sfidë për mbijetesë.
Nga ana tjetër, Xhixho thekson se bizneset kanë nevojë për partner strategjik siç duhet të jetë qeveria për t’i suportuar në një situatë të tillë. Ndaj vijon ajo, biznesi duhet dëgjuar, ndihmuar por kjo maxhorancë ka qasje armiqësore ndaj biznesit dhe nuk ka as aftësinë as vullnetin për ta mbëshetur.
“Bizneset e drejtuara nga gratë kanë nevojë për mbështetje reale dhe jo propagandë! Tërmeti dhe pandemia i dhanë goditje të njëpasnjëshme sipërmarrjeve private, sidomos atyre të drejtuara nga gratë, qoftë në zona urbane apo rurale po përballen me sfidë për mbijetesë. Mbështetja e munguar e qeverisë, përtej shfaqjes në televizione, ka sjellë reduktim të numrit të punonjësve, duke rritur papunësinë në radhët e Shqiptarëve, të cilët përpiqen të gjejnë shpresë dhe pse kjo e fundit venitet nga institucionet që drejtojnë sot vendin. 80% e bizneseve të drejtuara nga gratë u goditën rëndë. 1 në 5 kompani kanë reduktuar pagat ose shkurtuar punonjës nga puna. 50% e bizneseve kanë pësuar ulje fitimi. Bizneset shprehen se nuk kanë përfituar nga paketat fiskale dhe pagat e luftës. Bizneset kanë nevojë për partner strategjik siç duhet të jetë qeveria për t’i suportuar në një situatë të tillë. Biznesi duhet dëgjuar, ndihmuar por kjo maxhorancë ka qasje armiqësore ndaj biznesit dhe nuk ka as aftësinë as vullnetin për ta mbëshetur. Ne besojmë se vetëm fuqizimi ekonomik i gruas e mbi të gjitha sipërmarrjet e drejtuara nga gratë do mund ta zhvillojnë ekonominë dhe japin shpresë familjeve shqiptare. Së bashku mundemi”, u shpreh nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.
Gjatë paradites në vendin tonë do të mbizotërojnë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë herë pas here shira të izoluar.
Ndërsa mbrëmja do të sjellë një sistem të dendur vranësirash në territorin shqiptar, duke gjeneruar rrebeshe shiu të shoqëruar me stuhi afat-shkurtra ere.
Ndërkohë temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.
Era do fryjë e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim për rreth 4 orë me drejtuesit vendorë të Vlorës ku folën për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa para mediave u shpreh se do të kandidojë sërish në këtë qytet. Rama nuk la jashtë vëmendjes arritjet e qeverisë dhe u kujtoi banorëve gjithçka përjetonin për të bërë pagesat e tyre ndërsa premtoi se deri në fund të këtij viti, do të ketë shërbim online deri në 93% dhe njerëzit nuk do të jenë të detyruar të shkojnë në zyra.
“Kandidoj zyrtarisht në këtë qytet. Askush nuk mund të më ndajë nga Vlora. Mandatin e tretë do bëjmë më shumë se 2 të tjera. Ndryshimi ka një impakt të madh dhe më pas rrit pritshmëritë dhe natyrshëm krijon pakënaqësitë. Dikush që jeton në laget periferike të Vlorës, thotë çfarë është bërë po te unë nuk është bërë ende ajo që prisja dhe në këtë aspekt pritshmëria është rritur se më arë nuk ekzistonte. Ka akoma shumë gjëra për të bërë.
Nuk është objektiv në hava, sepse do ta arrijmë, në fund të dekadës së ardhshme Vlora të ketë mijëra turistë. Takimi me Doklen? Unë kam kohë që nuk e di çfarë thotë paraardhësi im, për moshën që ka duhet lënë në vetminë e tij. I gëzoftë nipat e mbesat. Shqipërisë nuk ka çfarë iu jep më. Unë personalisht nuk e di çfarë ka thënë, dhe as më interson. Është një person që duhet injoruar plotësisht.
Unë besoj se kemi bërë një transformim të madh të punës së administratës në tërësi me revolucionin digjital. Pra janë miliona vajtje ardhjet e kursyera për shërbime që duhet ti bënim duke u sorollatur. Nga ana tjetër nuk do të thotë që njerëzit nuk kanë të drejtë kur ankohen për administratën. Është një kantier i madh që vazhdon punën.
Kjo është një luftë e vazhdueshme, unë nuk dorëzohem por njerëzit duhet të bëjnë durim se nuk është e kollajshme. Por kjo nuk është potencialesh për PS por të përgjithshme. Për hir të vërtetës nuk është se jemi kursyer për njerëzit që kanë dështuar apo na kanë turpëruar, por është një luftë që vazhdon dhe kërkon kohën e vet. Administrata është ngrehinë dhe progresi i bërë këto vite është i kuptueshëm.
E keqja në këtë rast, e mira nuk ka fund kështu që njerëzit i kanë harruar radhat e pafundme në shi për të paguar faturat e OSHEE apo për të bërë një aplikim. Megjithatë kemi ende shumë për të përmirësuar për shërbimin online që të mbarojë kjo histori.
Deri në fund të vitit do fusim shërbime të tjera, pra 93% të shërbimeve dhe nuk do jetë e nevojshme të shkoni në zyra për të shkuar apo për të marrë mbrapsht. Do të shihet a jam apo jo në Vlorë. Vërtetë jam më i gjatë se të tjerët, por në këtë rast jam i barabartë”, u shpreh kryeministri.
Këshillohet që të bëni kujdes gjatë kësaj dite në raport me të tjerët. Vëmendje duhet treguar edhe në dashuri, pasi duke nisur nga e pasditja e së shtunës dhe të dielën, debatet do të shtohen. Mundohuni që të ruani qetësinë. Demi
Ju pret një ditë pozitive, pasi planetet do të jenë në anën tuaj dhe do ju ndihmojnë që të merrni diçka më shumë. Përfitoni për të zgjidhur probleme të mbetura pezull. Do të keni mundësi të shumta suksesi. Jeni në fazë rritjeje dhe gjërat do të ecin gjithnjë më mirë.
Binjakët
Jeni në një fazë të ndjeshme përmirësimi. Në raport me muajt e mëparshëm, ku keni përjetuar momente krize, tashmë më në fund do të merrni frymë lirish. Yjet më në fund janë në anën tuaj, edhe sa i takon ndjenjave. Pajtimet dhe riafrimet janë shumë të mundshme.
Gaforrja
Të lindurit e kësaj shenje janë duke përjetuar një fazë komplekse, ku do të ketë shumë situata të dyjëzuara në sferën profesionale dhe në jetën private. Me gjasë nuk jeni kuptuar dhe vlerësuar siç duhet. Në dashuri, me gjasë po pyesni veten nëse personi që keni në krahë, është i duhuri për ju. Bëni kujdes me polemikat.
Luani
Ju pret një ditë e komplikuar, ku mund të përballeni me tensione të shkaktuara nga sjellja juaj. Nëse doni që t’iu dalë e juaja me çdo kusht, mund të humbni kontrollin dhe të drejtën. E shtuna kërkon kujdes!
Virgjëresha
Do të keni mundësi që të bëni plane gjatë kësaj dite. Duke nisur nga e hëna, yjet do të jenë në shenjën tuaj dhe Mërkuri do ju ndihmojë në idetë që do të keni. Shumë shpejt do të keni mundësi që të rikuperoni në dashuri.
Peshorja
Do të ndiheni shumë konfuz gjatë kësaj dite dhe do të jeni të mbushur me pasiguri. Duhet të bëni edhe pak durim, pasi shumë shpejt gjërat do të zhbllokohen. E rëndësishme është që të gjeni pika të reja referimi. Lërini situatat që të rrjedhin spontanisht, pa u sforcuar. Në dashuri, do të ndiheni të sigurtë.
Akrepi
Do të keni mundësi që të përmirësoni raportin në çift. Ata që kanë përjetuar momente krize, duhet të përkushtohen më shumë për të gjetur intensitetin e munguar, shkruan noa.al. Fatmirësisht me ardhjen e tetorit yjet do të jenë në anën tuaj.
Shigjetari
Duhet ti kushtoni më shumë kohë aktivitetit fizik dhe shëtitjeve në natyrë. Gjatë ditëve të fundit, keni përdorur shumë kokën dhe shumë pak trupin. Në ditët në vijim, duhet të lodheni më shumë fizikisht dhe të çlodhni mendjen. Do ju vijë shumë në ndihmë gjetja e qetësisë.
Bricjapi
Jeni duke rikuperuar forcën tuaj. Do ju duhet të rigjeni një ekuilibër më të mirë, për të marrë përgjigje interesante, megjithatë shumë gjëra do të varen nga gjendja në të cilën ndodheni. Me afrimin e muajit tetor, të gjithë ata që janë duke jetuar një lidhje interesante, mund të vendosin që të hedhin një hap të madh.
Ujori
Do të jeni të pavendosur dhe konfuz gjatë kësaj dite. Përgjithësisht jetoni në një konfuzion që i keni krijuar vetes. Ajo që ka rëndësi vërtetë për ju, është që të vini në vend çështjet që kanë të bëjnë me punën dhe të mos e lini pas dore dashurinë. Nga pikëpamja sentimentale do të thirreni që të merrni vendime të rëndësishme.
Peshqit
Do t’iu duhet që gjatë kësaj fundjave të përkushtoheni në dashuri, për të mundësuar rikuperimin e saj. Gjithë ata që kanë jetuar momente krize, duhet të mundoheni që të afrohen me partnerin/en. Por nëse raporti ka probleme shumë të mëdha të pazgjidhshme, me shumë gjasë do ju duhet të bëni një zgjedhje përfundimtare.
Ambasada Kineze në Shqipëri ka dhuruar sot 150 “pemë miqësie”, me rastin e 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet.
Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding dhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës për Marrëdhëniet me Jashtë, Anuela Ristani, mbollën disa nga pemët në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.
Duke folur në ceremoni, Zhou tha se pemët, dhuruar përpara 71 vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, e cila festohet më 1 tetor, simbolizojnë miqësinë e përjetshme midis dy vendeve, kjo edhe me rastin e dy përvjetorëve.
Zhou tha se Tirana është një qytet i fortë dhe i gjallë. “Pavarësisht tronditjeve, disa tërmeteve dhe pandemisë COVID-19, banorët këtu gjithmonë përballen me sfida, vështirësi me guxim dhe solidaritet.”
Ambasadori kujtoi se në fillimin e shpërthimeve të COVID-19 në Kinë, bashkia e Tiranës nisi një fushatë për të mbështetur Kinën në betejën e saj, kundër pandemisë, duke refuzuar gjithashtu stigmatizimin dhe diskriminimin.
“Ne jemi shumë krenarë që kemi një mik të vërtetë si Shqipëria dhe po aq krenar për kontributet e fundit të Kinës, me pajisje mjekësore, në betejën e Shqipërisë kundër pandemisë,” – shtoi Zhou.
Zhou tha se Tirana po ecën përpara, në rrugën e zhvillimit. Ai tha se Kina është e gatshme të punojë së bashku me Shqipërinë dhe Tiranën, në promovimin e rimëkëmbjes së ‘gjelbër ekonomike’.
Në fjalët e saj, Ristani vlerësoi dhuratën e ambasadës kineze.
“Kjo është absolutisht një dhuratë shumë e veçantë për Tiranën, më e veçantë se në çdo vit tjetër, veçanërisht në këtë kohë të vështirë, kur nuk është e lehtë që të kemi miqtë tanë të pranishëm gjatë festimeve tona,” – tha Ristani.
Midis të pranishmëve në ceremoni ishte Shefi i Grupit Parlamentar të Miqësisë midis Shqipërisë dhe Kinës, Anëtari i Parlamentit, Bashkim Fino.
Fino falenderoi ambasadën kineze dhe ambasadorin në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, për ndihmën e vazhdueshme, që i është dhënë Shqipërisë.
Fino e quajti dhuratën e 150 pemëve një “ndihmë të madhe dhe kujdes të jashtëzakonshëm të treguar nga Ambasada Kineze”.
Presidenti Ilir Meta i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të bëra në distancë për lumin Vjosa.
Ai ka ndarë një fotografi ku shkruan mes “çunave të paparë” siç i quan ai, të rafting dhe eksplorimit të Vjosës, ku nuk kursen shigjetimet ndaj kreut të qeverisë.
“E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot!”, shkruan Presidenti.
Ky reagim vjen pasi më herët Rama tha se është dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, por shtoi se sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi “kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!”
Më tej tha se “Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme”.
Rama deklaroi se Ministria Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun Kombëtar.
“Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”, deklaroi në mbyllje Edi Rama. /noa.al